Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Shėn Mamasi - 2 shtator

    Shėn Mamasi



    Parathėnie

    Shembuj tė shenjtė dhe tė lavdishėm, heroikė dhe tė patrembur shfaqen brenda valės sė martirėve tė viteve tė para tė Krishtėrimit. Kisha e Krishtit ka pėr t'u treguar fėmijėve tė saj shembuj praktikė tė tė moshuarve dhe tė rinjve, burrave dhe grave, fėmijėve dhe vajzave tė reja, qė me ballin lart ecėn drejt rrugės sė martirizimit.
    Njė nga kėta shembuj tė shenjtė ėshtė dhe ai i Shėn Mamasit.
    I ri, shumė i ri nė moshė, adoloshent akoma, u bė i denjė tė martirizohet pėr dashurinė e Krishtit dhe t'i japė Atij ēfarė kishte mė tė shtrenjtė, vetė jetėn e tij.
    Por kjo ėshtė gjėja mė e mrekullueshme dhe e pėrkryer nė jetėn e krishterė.
    Duke i dhėnė njeriu jetėn e tij Krishtit dhe aq mė shumė kaq tė parakohshme, kur Ai e fton, fiton dhe nderin dhe lavdinė e njerėzve, por mė kryesorja fiton jetė tė pėrjetshme e tė lumtur dhe lavdinė e Mbretėrisė sė Perėndisė. Ky ėshtė dhe mesazhi qė na sjell ky libėr i vogėl, i dashur lexues, dhe na tregon rrugėn qė tė ēon nė lavdinė e vėrtetė qė nuk mund tė na e marrė askush. Shembulli i Shėn Mamasit, na flet pėr atė qė dhe Apostull Pavli thekson nė mėnyrė tė veēantė: Mė imitoni mua, bėhuni si unė te Krishtit.


    Lindja prej prindėrve tė shenjtė

    Shėn Mamasi lindi nė Gangra, qytet i Paflagonės mė 260. Prindėrit e tij quheshin Theodhot dhe Rufina. Ishin qė tė dy shpresėtarė dhe kishin origjinė nga patricėt vendas. E donin shumė Krishtin dhe nuk e fshihnin besimin e tyre. Nė ēaste tė vėshtira qė tė krishterėt kishin pėrndjekje tė ashpra, i ngushėllonin dhe u jepnin forcė atyre.
    Kur e mori vesh kėtė udhėheqėsi i qytetit tė Aleksandrisė, urdhėroi dhe i ēuan para tij Theodhotin dhe i bėnte presion tė flijonte tek idhujt. Kishte urdhėr mbretėror tė vdisnin me tortura ca tė krishterė qė nuk bindeshin tė flijonin tek perėnditė, por Theodhoti as nuk donte tė dėgjonte. Qeveritari donte ta dėnonte, por pengohej sepse nuk kishte tė drejtė tė torturonte sa rridhnin nga patricėt, nėse mbreti nuk jepte leje tė veēantė. E dėrgoi pra nė Qesari tė Kapadohisė, tek sundimtari Faust. Ky njeri i ashpėr dhe joshpresėtar e mbylli Theodhotin nė burg bashkė me gruan e vet, e cila do tė lindte Shėn Mamasin.
    Atje nė burg ku ishin tė dy, nėse kishin frikė dobėsinė njerėzore, i luteshin Perendisė dhe i thoshin:
    "Zot, tė jemi mirėnjohės dhe tė lavdėrojme, sepse na bėre tė denjė tė gjendemi nė burg pėr emrin tėnd tė Shenjtė. Na ndihmo qė tė mos mundemi nga armiku, nga djalli."
    Perėndia dėgjoi lutjen e tyre dhe Theodhotin e mori afėr tij nė atė ēast.
    Rufina lindi atė ditė brenda nė burg dhe menjėherė vdiq. Kėshtu foshnja e vogėl u gjend i vetėm midis trupave tė vdekur tė prindėrve tė shenjtė tė tij.


    Adoptimi dhe trajtimi i krishterė

    Por Perėndia qė paramendon pėr tė gjithė, dėrgoi engjėllin e tij, nė trajtėn e njė tė riu dhe urdhėroi njė grua shpresėtare qė e quanin Amia me mbiemėr Matrona, tė kėrkonte trupin e Shenjtorėve. Sapo ia kėrkoi, sundimtari ia dha. Ajo i varrosi me nderime nė kopshtin e vet.
    Foshnjėn e adoptoi dhe kujdesej pėr tė si djalė tė vetin pasi nuk kishte fėmijė tjetėr, as burrė. Fėmija e thėrriste gjithnjė "mama", prandaj dhe u quajt Mamas. Kur u bė pesė vjeē Amia e dėrgoi nė shkollė pėr ta edukuar.
    Shumė shpejt i kaloi shokėt e tij nė shkollė, sepse ishte i zgjuar dhe i kishte pasion mėsimet. Nė atė kohė, nė krye tė mbretėrisė sė Romės, ishte Aurilani qė ishte armik i tė krishterėve.
    Nė pėrndjekjen qė organizonte, i detyronte tė gjithė tė flijonin jo vetėm burrat dhe gratė, por dhe fėmijėt e vegjėl. Kujtonte se fėmijėt pėr shkak tė moshės sė tyre tė vogėl, do ta mohonin lehtė besimin.
    Fėmijė tė tjerė zakonisht bindeshin dhe zbatonin urdhrin e perandorit, por sa ishin bashkėnxėnės me Mamasin, qė sigurisht nuk flijonte, ndiqnin shembullin e tij. Kur Mamasi u bė 15 vjeē, vdiq "nėna" e vet qė e kish adoptuar. Dhe Mamasi trashėgoi gjithė pasurinė e Amias.


    Pėrballė sundimtarit

    Pas Faustit, nė Qesari u bė sundimtar Dhimokriti, njė njeri joshpresėtar qė adhuronte idhujt. Sa mori informata pėr Mamasin d.m.th. qė jo vetėm nuk adhuronte idhujt, por pengonte dhe bashkėnxėnėsit e tij, u egėrsua dhe urdhėroi ta sillnin menjėherė tek ai.
    E pyetėn aty para sundimtarit, nėse vėrtet ėshtė i krishterė dhe nėse ndikonte dhe tek shokėt e tij. Mamasi pa nguruar iu pėrgjigj;
    - Unė, arhond, padis errėsirėn e thellė tė padijes suaj. Latė Perėndinė e vėrtetė dhe besuat nė idhuj e demonė. Kurrė nuk do tė mohoj Krishtin tim dhe nuk do tė ndalem sė udhėhequri nė shpresėtari sa tė mundem.
    Dhimokriti e kuptoi se me tė butė nuk do tė mund tė bėnte asgjė dhe urdhėroi ta ēonin nė altarin e perėndisė Rapid dhe tė flijonte pa dėshirėn e tij.
    Mamasi nuk iu tremb kėrcėnimeve por i tha:
    - Nuk ke pushtet tė dėnosh, as tė kėrcėnosh atė qė u ushqye nga njė nėnė me famė, Amia, dhe qė trashėgoi njė pasuri kaq tė madhe.
    Sundimtari duke dėgjuar kėto dhe i informuar se Mamasi rridhte nga njė familje patricėsh vendas, e dėrgoi tek Aurilani tė lidhur me hekura duke i shkruar nė letėr dhe veprimet e tij. Perandori pėrdori shumė djallėzi tek fėmija. Herė e frikėsonte dhe herė i premtonte ēmime dhe dhurata tė ēmuara, duke i thėnė:
    - Nėse ti, djali im, flijon tek Serafimi i madh, pas kėsaj do tė trajtohesh si mbret dhe do tė qėndrosh bashkė mė ne nė pallat dhe pėr kėtė shumė njerėz do tė tė admirojnė dhe do tė tė mburrin.
    - Kurrė mos u bėftė, o mbret, tė nderoj idhujt pa ndjenja dhe pa shpirt. Habitem si ju u bėtė kaq tė pamend, sa tė pranoni t'u faleni idhujve. Ndalo pra, kėrcėnimet dhe premtimet e mėdha, se duke mė munduar do tė mė bėsh bamirėsi, sepse fitimi im ėshtė tė vdes pėr Krishtin.


    Tortura

    Aurilani u zemėrua e dha urdhėr ta rrihnin. Nga goditjet, trupi i tij ēahej, por djali duronte pa nxjerrė zė. Nė kohėn e torturės, mbreti provoi ēdo pėrpjekje pėr ta ndryshuar me qetėsi djalin. I thoshte:
    - Thuaj vetėm me gojė se flijon dhe menjėherė do tė tė liroj nga ēdo dėnim.
    - Kurrė, o mbret, nuk do tė mohoj as me gojė e as me zemėr Mbretin e vetėm tė vėrtetė, Krishtin. Dhe tortura tė panumėrta nėse do tė sajosh pėr mua, asgjė nuk do tė fitosh. Tė falėnderoj shumė, sepse me kėto tortura mė sjell afėr Krishtit. Dhe unė lutem mos lodhen duart e xhelatėve sepse, siē po shoh, bėhen pėr mua shkak tė mirash tė mėdha.
    Duke parė urtėsinė e madhe tė martirit Aurilani urdhėroi ta zhvishnin dhe t'i digjnin trupin me llambadha. Kėshtu dalngadale do digjej trupi i tij. Por qirinjtė e ndezur admirojnė atletin e besimit dhe flaka e linte tė paprekur. Nė vazhdim e goditėn me gurė, por ai prapė nuk dėmtohej. Aurilani habitej dhe nuk dinte ē'gjė tjetėr tė pėrdorte. Mė nė fund urdhėroi t'i lidhnin nė qafė njė sferė prej plumbi dhe kėshtu ta hidhnin nė mes tė detit. Ndėrkohė qė ishin duke e ēuar martirin nė det, u shfaq njė engjėll i Zotit me trajtė tė frikshme dhe i kėrcėnoi ushtarėt me zė njerėzor. Ata u trembėn, e lanė martirin dhe ikėn. Engjėlli e kėshilloi Shenjtin tė ngjitej nė malin e Qesarisė dhe tė rrinte atje. Mamasi u ngjit me tė vėrtetė nė mal dhe qėndroi atje. Nė njė kohė prej 40 ditėsh ndėrtoi dhe njė kishė nė atė vend, ku e kishte zakon tė lutej.


    Ushqehej me qumėsht kafshėsh tė egra

    Ēdo ditė shkonin tek Shenjti, me fuqinė hyjnore, kafshė tė egra. Mamasi milte qumėshtin e tyre dhe e bėnte djathė. Nga ky hante dhe ai vetė dhe pjesėn tjetėr ua ēonte tė varfėrve nė Qesari dhe ua ndante. Atėherė nė Kapadohi ishte sundimtar dikush qė quhej Aleksandėr.
    Ishte njeri i ashpėr dhe jo i respektuar. Ai dėgjoi pėr Mamasin dhe dėrgoi ushtarė qė ta kapnin. Martiri parashikoi me ndihmėn e Hirit tė Shenjtė ardhjen e tyre dhe doli pėr t'i pritur. Dhe me tė vėrtetė, u takuan nė rrugė dhe ushtarėt e pyetėn:
    - Mos e di ku ndodhet Mamasi?
    - Tani pėr tani, miqtė e mi, duhet tė ēlodheni. Zbritni nga kuajt tuaj dhe urdhėroni tė hani. Pastaj do t'jua tregoj Mamasin.
    Atje ku hanin bukė me djathė, erdhėn si zakonisht kafshėt e egra pėr t'u mjelur nga Shenjti. Sa i panė ushtarėt, u trembėn shumė dhe duke lėnė bukėn, vrapuan tek Shenjti pėr t'i ndihmuar. Shenjti u dha zemer dhe duke lėnė bukėn dhe duke dashur t'i lironte nga ēdo lloj preokupimi, u tha:
    - Unė jam Mamasi qė ju kėrkoni. Shkoni pra nė Qesari dhe do tė vij edhe unė shpejt.
    Ushtarėt u habitėn dhe ikėn menjėherė, sepse u bindėn se ky njeri do t'u thoshte vetėm tė vėrtetėn.


    Tortura tė reja

    Shėn Mamasi u nis nga mali dhe i arriti ushtarėt nė tė hyrė tė qytetit. E ēuan pra tek Aleksandri, i cili sa e pa i tha:
    - Ti je shumė i dėgjuari magjistar Mamasi?
    - Unė jam Mamasi, shėrbėtor i Krishtit. Ai shpėton tė gjithė sa i besojnė dhe bėjnė dėshirėn e tij. Por dėnon pėrjetėsisht magjistarėt dhe adhuruesit e idhujve. Megjithatė pėr ē'arsye dėrgove ushtarė dhe mė sollėn kėtu?
    - Sepse nuk mund tė kuptoj, me ē'magji afron kafshėt e egra dhe i drejton sikur tė kenė logjikė.
    - Kush i shėrben Perėndisė sė vetėm tė vėrtetė, i pėrbuz magjitė dhe idhujt. Duhet tė shohėsh, se megjithėse janė kafshė pa logjikė, respektojnė Krishtin dhe nderojnė shėrbėtorėt e tij. Pėrkundrazi, ju qė keni dhe mendtė dhe shihni edhe shembullin e kafshėve, nuk doni tė njihni tė vėrtetėn.

    Sundimtari nuk dinte ēfarė tė thoshte tjetėr, vetėm i bėnte presion Shenjtit, duke i thėnė:
    - Pse kundėrshton urdhėresat mbretėrore dhe na shan pa turp? Por megjithatė do ta mėsosh tė drejtėn me torturat dhe dėnimin.
    Nė atė ēast urdhėron ta varin dhe ta copėtojnė me forcė.
    Shenjti duronte sikur nuk ndjente asnjė dhimbje. Kėrkonte vetėm ndihmė nga Zoti, duke ngritur sytė lart nga qielli.
    Aleksandri duke parė martirin guximtar tė mos gjunjėzohej nga torturat dhe dhimbjet, urdhėroi dhe e zbritėn qė aty. Pastaj pėrgatitėn njė furrė pėr ta hedhur brenda.


    Nė furrėn e zjarrit

    Sa tė pėrgatitej furra, sundimtari e vuri Shenjtin nė burg, qė tė mendohej mė mirė dhe tė ndėrronte mendje.
    Nė burg martiri gjeti edhe dyzet tė krishterė tė tjerė tė burgosur. Dhe si iu lut Perėndisė, u zgjidhėn prangat e tyre, u hapėn dyert e burgut dhe tė krishterėt dolėn.
    Shenjti qėndroi vetėm, i forcuar nga engjėlli i Zotit, pėr torturat qė do tė pėrballonte. Midis tė tjerash, u pėrgatit pėr furrėn. Sundimtari e ftoi martirin dhe i tha:
    Sigurisht, do tė ketė arritur koha tė mendosh pėr interesin tėnd. Shikoje furrėn! Nėse nuk ndryshon, furra po tė pret.
    - Unė, sundimtar, ta thashė dhe mė pėrpara vendimin tim. Pse lodhesh pa arsye? Jep fund nė sa fillove dhe mos u vono. Atėherė sundimtari e hodhi nė furrėn e ndezur.


    Tek egėrsirat. Martirizimi i shenjtit

    Pastaj e hodhėn tek egėrsirat, qė tė pėrpėlitej. Nė stadium, lanė njė leopard dhe njė ari qė t'i vėrsulen.
    Ariu iu afrua dhe iu fal, ndėrsa leopardi iu hodh tek supet dhe e lėpinte.
    Kėto mrekulli ishin tė mjaftueshme tė ndryshonin dhe gurėt, por Aleksandri ishte aq i ashpėr sa nuk shikonte asnjė nga mrekullitė qė po ndodhnin.
    I dha urdhėr, pra, sundimtari njėrit prej njerėzve tė tij, qė ta vriste Shenjtin. Ai mori njė shigjetė me majė me tri thika tė hekurta dhe ia kaloi Shenjtit nga njė anė e trupit nė tjetrėn. Martiri i mbante vetė me duart e tij tė brendshmet qė pikonin gjak. Iku nga stadiumi, siē ishte i ēarė, dhe eci pėr njė farė kohe deri sa arriti nė njė shpellė.
    Atje e dorėzoi shpirtin e vet tek Ai qė u ndan dhuratat fituesve, tek Zoti.

    Kisha jonė e kremton kujtimin e tij mė 2 shtator.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. 11 Shtator 2001 - 11 Shtator 2012!
    Nga tani_26 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 11-09-2012, 13:08
  3. Katalog shenjtorėsh
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-06-2004, 15:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •