Benno ty te paskemi gallaten grupit!
Pse s'thua. Me shkatarrove duke qesh me ato pershkrimet e tua.
Por ti kthehemi seriozitetit.
Vleresoj shume komentet e Estelles si dhe te Ilirit (albanian Design). Eshte e qarte dhe ai do mbese edhe qellimi jone qe tja kalojme sa me mire ne ket turne por edhe sa me lire. Duhet me fillu me te vertete me mbledh adresat e anetareve te forumit qe do te mundeshin te na hapnin konak.
Sapo morra ate kushon tim ne Philadelphia dhe me tha qe Rezo as mos e diskuto ate fjale se tek mu kane vend nja 8 veta me ndejt. Ja te tille na duhen edhe ne qytetet e tjere. Vleresoj bujarine e Albanian Design qe na e hapi deren e tij.
Dua tju tregoj tani dicka per udhetimin tim qe pata kete vere ne Eastcost USA nga Philly deri ne Toronto, Canada.
Nga ato 2 jave qe isha atje asnje nate nuk fjeta ne Hotel, nuk me la bujaria shqiptare te bija ne toke per asnje nate te vetme.
Ne Philly naten e pare fjeta tek nje shoqja ime me vellain e saj dhe me pas tek kusho im 3 dite. Ne Hartford, Connecticut tek kusherira ime nga Baba ku me mbajti gati 6 dite. Ne Toronto nje nate ke disa Tironsa cuna nobel te Islington Avenue-s si dhe disa nete tek kusho tjeter ne Toronto.
Dua te them qe po e organizuam mire ket pune nuk na bie metermend te flejme asnje nate jashte. Nuk eshte halli jovetem tek kursimi, por tek pervoja e njohjes me shqiptare te tjere qe punojne e jetojne ne cdo cep te Amerikes me te cilet na lidh nje gje e perbashket, Jeta dhe puna jashte vendit tone.
Prandaj dhe une kam filluar te thurr nje harte te Amerikes ku do vendos bazat tona ne qytetet qe do kemi njerezit tane.
Ju ftoj te gjitheve qe te me jepni emrin e qytetit dhe shtetit ku jeni, apo keni mendimin se mund te kalojme naten tek shoket e miqte tane!
Pershendetje Rezi
Krijoni Kontakt