Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    Si mund të hy në kompjuterat e rrjetit

    Si mund te kem akses ne kompjuterat e lidhur ne rrjet!
    Dmth , nje rrjet ku ka nje server dhe kompjuterat e tjere jane te lidhur te gjithe me njeri tjetrin , serveri ka n je program per in ternet cafe , ky program te lejon te hapesh kutine"RUN".

  2. #2
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    Menyra me e mire edhe me e thjeshte per te bere kete eshte perdorimi i File Sharing ne WorkGroup. Gjeja e pare eshte te kontrollosh nese kompjuterat jane brenda nje workgrupi po marim shembullin workgrupi "ForumiTest"

    Nese nuk di te shofesh se ne cfare workgrupi jane pjese kompjuterat bej kete gje ne cdo kompjuter.

    Kliko me butonin e djathte te mous mbi My Computer edhe shko ne properties. Ne properties kliko tabin Computer Name edhe shiko Workgrup Nese Nuk eshte emri qe deshiron atehere kliko ne butonin Change edhe ndrysho emrin e workgrup edhe shkruaj "ForumiTest" (ky eshte gjithmone emer i mare sa per shembull) Pasi te kesh bere keto ndryshime ristarto cdo kompjuter qe ti ben ndryshime.

    pasi te kesh bere kete gje sigurohu qe cdo kompjuter ka emer edhe IP te ndryshme. Edhe gjithashtu shenoi emrat e kompjuterave ne nje flete edhe nga kompjuteri jot edhe kliko ne start pastaj ne run. atje shkruaj CMD edhe ne comand prompt perdor ping me emer kompjuteri psh "ping pc001". nese keto teste kalojne me sukses atehere je ne regull edhe mund te kalosh ne ne fazen e dyte

    Krijo nje user ne kompjuterin tend edhe fute ne grupin e administratoreve. Pastaj shko ne cdo kompjuter edhe aktivizo File Sharing per cdo drejtori qe ti kerkon te kontrollosh. nese nuk di si te aktivizosh sharing atehere kontrollo ne forum se ka shume tema ne forum per kete gje. kjo eshte faza e dyte e procedures.

    Faza e trete eshte caktimi i privilegjeve per cdo drejtori qe ti kerkon edhe te caktosh se cilet usera te kene akses. Eshte e qarte qe do lesh userat lokale edhe duhet te sigurosh qe te shtosh userin qe ti krijove ne kompjuterin tend. per kete gje duhet te caktivizosh Simple File Sharing ne cdo kompjuter. kjo behet duke hapur my computer edhe shkone menyne Tools > Folder Options. Ne folder option shko ne tab View edhe ne fund te lishtes caktivizon Use simple File Sharing. kliko apply edhe pastaj kliko ne ok Tani nga ky moment nese shkon ne properties te nje drejtorie do shofesh nje tab te ri Security.
    Kliko ne kete tab edhe do shofesh nje pjese ku thote Grup or User Names. Aty mund te heqesh ose te shtosh userat qe kane akses ne kete drejtori. Kliko ne butonin add edhe ne ate pjese ke nje vend ku mund te shkruash username aty shkuraj emrin e userit qe ti krijove ne menyren
    emrikompjuterit\useri_qe_krijove edhe kliko OK nga ky moment ke akses ne te gjith ato kompjutera qe ti ke bere ndryshimet.

    Per ta patur me kollaj per veten atehere eshte mire te krijosh Nje Network Drive per cdo kompjuter. Kjo behet duke hapur my computer edhe kliko ne Tools e me pas Map Network Drive. aty shkruaj drejtorine ku ti ke bere share \\kompjuteri\drejtoria edhe me poshte ke nje Connect using a Diferent name
    aty shkruaj emrin e userit tend edhe password nese i ke vendosur nje password.

    Nese ke ndonje pyetje atehere mos nguro te pyesesh

    Ardi
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 04-11-2006 më 08:29
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  3. #3
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    Vazhdimi i fotove!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  4. #4
    Falemnderit per informacionin , mesova dicka qe se dija fale teje!

Tema të Ngjashme

  1. Rreziqet dhe mbrojtja e rrjetit pa tel
    Nga benseven11 në forumin Trajnim & leksione
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-07-2008, 11:26
  2. Komuniteti shqiptar i rrjetit
    Nga Davius në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-12-2006, 21:22
  3. Konfigurimi i kartës së rrjetit në freebsd
    Nga lavdimii në forumin Përdoruesit e Unix
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-11-2006, 20:52
  4. Hapja e emailit të punës jashtë rrjetit të kompanisë
    Nga boraa në forumin Rrjeti kompjuterik
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 02-07-2005, 15:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •