Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    FMN paraljmëron Shqipërinë kundër marrjes së borxheve

    FMN (Fondi Monetar Nderkombetar) paralajmeron Shqiperine kunder marrjes se borxheve te tjera komerciale


    Sipas Istvan Szekelyt, drejtues i vizites se IMF ne Tirane, Shqiperia nuk mund te perballoje borxhe te tjera komerciale. Ky paralajmerim per qeverine erdhi si rrjedhoje e fjalimeve midis IMF dhe qeverise sone ne lidhje me buxhetin e 2007 ne Shqiperi. Ne nje kohe kur kabineti i qeverise sone nenshkroi marrveshjen per 418 milion euro me Bechtel Enka, (bashkepunimin Amerikano-Turk), per ngritjen e segmentit Rrëshen-Kalimash (ne autostraden Durrës-Kukës), Szekely thote se kufiri i borxheve per shtetin eshte 50milion euro ne vit. Autoritetet qeveritare shqiptare nuk kane indikuar se si do ta financojne kete projekt, por sipas Szekely marrja e nje borxhi kaq te madh nuk eshte nje zgjedhje e zgjuar.


    Southeast European Times
    27/10/2006
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 27-10-2006 më 20:58

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Zv/ministri Shehu, shprehet se në rast të privatizimit të “Albtelecom”, 60 mln euro do të shkojnë për financimin e rrugës, duke ulur kredinë në 170 mln

    Qeveria, kredi tregtare për Durrës-Kukës

    Për ndërtimin e rrugës, qeveria kërkon të marrë 230 mln euro kredi me terma tregtarë



    Qeveria shqiptare është e vendosur që për financimin e rrugës Durrës-Kukës, të marrë kredi me terma tregtarë. Lajmin e ka bërë të ditur ekskluzivisht për “Shekullin”, zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu. Sipas tij, kredia prej 230 milionë eurosh do të merret në tregun preferencial. Kreditë me terma tregtarë në tregun preferencial kanë një kosto shumë më të ulët se ato që merren në tregun e lirë. “Normat e interesit të një kredie me terma tregtarë në tregun preferencial, janë 1-3 për qind më të larta nga kreditë me terma të but,a që ne marrim aktualisht nga donatorët”,- u shpreh Shehu. Ndërkohë, ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kërkuar më tepër kujdes nga ana e qeverisë, në lidhje me mënyrat që po përdor për financimin e investimeve publike. “Rruga Durrës-Kukës mbetet një projekt prioritar për vendin tonë dhe askush nuk mund të vërë në dyshim rëndësinë dhe përfitimet ekonomike, që do të sjellë ndërtimi i kësaj rruge. Megjithatë, qeveria duhet të gjejë një formulë hibride, ku të integrohen burimet e brendshme të financimit me kredinë ndërkombëtare”,- është shprehur Malaj për gazetën. Sipas tij, rritja e investimeve publike nëpërmjet rritjes së borxhit të jashtëm është një metodë, e cila nuk garanton sukses dhe mund të rëndojë ekonominë e vendit. Borxhi i jashtëm aktualisht përbën rreth 17 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto, ose e shprehur në vlerë kjo rreth 1.6 miliardë dollarë. Këto kredi janë marrë të gjitha gjatë 15 viteve të fundit dhe kanë financuar një numër shumë të madh projektesh të realizuara në vendin tonë. “Për një segment prej 57 kilometrash, 600 milionë dollarë duke përfshirë edhe tunelin janë një kosto e rëndë për Shqipërinë”,- vazhdon Malaj.

    Kredia
    Në tregun ndërkombëtar të kredive operojnë një sërë institucionesh financiare, të cilat ofrojnë kredi me terma preferenciale. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Europiane e Investimeve dhe Banka e Detit të Zi, janë institucionet më të njohura që operojnë me kredi me terma preferenciale. “Detyra jonë si qeveri, është që të zgjedhim se cila prej këtyre do të na ofrojë normat më të ulëta të interesit”,- deklaron zëvendësministri Shehu. Qeveria shqiptare parashikohet të ketë nevojë për financime në rrugën Durrës-Kukës, në 6-mujorin e dytë të vitit 2007. Gjithsesi, sipas Shehut, kjo do të varet shumë edhe nga privatizimi i Albtelekomit. “Një privatizim i Albtelekomit brenda 6-mujorit të parë të vitit të ardhëm, përveçse do të ulte shumën e borxhit me 60 milionë euro, do të shtynte edhe kohën e marrjes së këtij borxhi”,- pohoi Shehu. Privatizimi i kompanisë më të madhe të telefonisë fikse në vend, me ofertën aktuale prej 120 milionë eurosh, do të rriste me 60 milionë euro financimin nga buxheti i shteti për rrugën Durrës-Kukës. Kështu që nga 230 milionë euro kredi që kërkohen të merren aktualisht, shuma mund të ulet në 170 milionë euro.

    FMN
    Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar qeverinë shqiptare, që të ketë kujdes me kreditë që merr në tregun ndërkombëtar. “Fondi nuk është shprehur asnjëherë kundër ndërtimit të kësaj rruge. Detyra jonë është që në tregun preferencial të arrijmë të gjejmë financuesin që ofron normat më të ulëta të interesit”,- u shpreh Shehu, duke hedhur poshtë çdo konflikt të mundshëm me FMN, për marrjen e një kredie kaq të madhe me terma tregtarë. Sipas tij, kredia prej rreth 230 milionë eurosh është brenda limiteve të vendosura nga vetë FMN-ja, për kreditë tregtare që mund të marrë Shqipëria brenda një viti.

    Rruga Durrës-Kukës
    Rruga Durrës-Kukës-Morinë parashikohet të jetë rreth 115 kilometra e gjatë dhe në pjesën më të madhe të saj, do të ndërtohet si një autostradë me 4 korsi, me standardet e vitit 2005 të Bashkimit Europian dhe në pjesën tjetër sipas standardeve CNR4, të njohura tashme si standardi bashkëkohor europian, me konkretisht ai italian. Për koston totale të ndërtimit të kësaj rruge janë dhënë shifra të ndryshme, por specialistët parashikojnë që ajo të kushtojnë rreth 600 milionë euro. Segmenti Kalimash-Rëshen, është edhe pjesa më e rëndësishme dhe me koston më të lartë e kësaj rruge. Projekti parashikon ndërtimin e një autostrade me gjatësi 57 kilometra, me 4 korsi dhe një tunel 6 kilometra dhe llogaritet të kushtojë rreth 460 milionë euro, prej të cilave, 50 për qind do të financohen nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër me kredi.





    Shekulli

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    FMN në Tiranë për “detyrat e shtëpisë”

    Misioni i FMN-së, i cili ka mbërritur në Tiranë për përgatitjet e programit për vitin 2007 për Shqipërinë, është takuar dje me ministrin e Financave, Ridvan Bode, si dhe me anëtarët e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë. Shefi i misionit, Istvan Szekely, tha pas takimit me deputetët, se ka marrë prej tyre mbështetjen, që buxheti vitit të ardhshëm do të kalojë për miratim në Parlament, brenda afateve kohore. Ministri Bode, i ka kujtuar shefit të Misionit, se projekt-buxheti i vitit të ardhshëm ka përfunduar dhe kësaj jave do të shkojë për diskutim në Kuvend. Në përfundim të vizitës së Misionit të FMN-së, me 6 nëntor do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp, ku do të bëhen publike çështjet e miratuara për t’u zbatuar vitin e ardhshëm, nga qeveria shqiptare.


    Shekulli

  4. #4
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Në nëntor zyrtarizohet, nëse qeveria do të marrë më shumë kredi me terma tregtarë

    Durrës-Kukës, qeveria në dorë të FMN-së



    Fondi Monetar Ndërkombëtar do të bëjë publik javën e parë të nëntorit, qëndrimin e tij mbi mundësitë e qeverisë shqiptare për të marrë më shumë kredi me kushte tregtare, të cilat do të përdoren për rrugën Durrës-Kukës. Shefi i Misionit të FMN-së, Istvan Szekely, pas një takimi me anëtarë të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave u shpreh për median, se pas diskutimeve me qeverinë shqiptare, do të bëhet zyrtar qëndrimi i Fondit për këtë çështje. Kërkesa e anëtarëve të Komisionit të Ekonomisë, është paraprirë edhe nga deklaratat e bëra nga zyrtarë të qeverisë shqiptare gjatë punimeve të FMN-së në Singapor, muajin e kaluar, ku kanë kërkuar që ky institucion të jetë më fleksibël, përsa i përket marrjes së kredive me terma tregtare nga ana e qeverisë shqiptare, për financimin e autostradës më të gjatë në vend. Ndërkohë që shefi i misionit të FMN-së është shprehur se borxhi nuk është e vetmja mundësi për financimin e rrugës, duke i kujtuar qeverisë shqiptare kufijtë e lejuar të marrjes së huave, sipas marrëveshjeve të nënshkruara mes dy palëve. “Ne jemi dakord me qeverinë shqiptare, për totalin e shifrës së investimeve të parashikuara në buxhet; pastaj, është detyrë e drejtë e qeverisë për të vendosur se si do të shpenzojë fondin e investimeve, për çfarë projektesh dhe se si do t’i harxhojë ato, si dhe për të vendosur prioritetet e saj, lidhur me projektet që do kryejë. Brenda limiteve dhe kufizimeve për të cilat kemi rënë dakord me qeverinë shqiptare, ka një buxhet për investimet, si dhe ka një kufi për huamarrjen dhe brenda këtyre limiteve duhet gjetur edhe mundësia për gjetjen e financimeve të projekteve të vendit”,- tha Szekely. Projekti i rrugës Durrës-Kukës, ka një kosto prej afro 500 milionë eurosh, duke u bërë kështu projekti me koston më të kushtueshme në vend. Aktualisht, puna ka nisur në segmentin e fundit, Kalimash-Morinë, me fonde të buxhetit të shtetit, ndërkohë që shumë shpejt pritet të fillojë nga puna ndërtimi i aksit Rrëshen-Kalimash, me një kosto prej 418 milionë eurosh, por nuk është bërë akoma publike, se ku do të sigurohen fondet për ndërtimin e saj. Qeveria ka negociuar me Bankën Botërore, e cila ka shprehur gatishmërinë e saj për të financuar pjesë të kësaj autostrade, por akoma nuk janë përcaktuar huatë dhe termat e tyre.

Tema të Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Vlerësimi për Luftën Nacional Çlirimtare Shqiptare
    Nga Kryeplaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 05-11-2007, 20:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •