Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e larguar Maska e Studenti-Te
    Anėtarėsuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    Ne pluhur
    Postime
    215

    Sexy profesorėt


    Sexy profesorėt




    Studentėt, tė cilėt vijojnė studimet nė universitete tė ndryshme shqiptare, mendojnė se mėsimdhėnėsit e tyre janė tė pamoralshėm. Kėtė qėndrim e kanė dhėnė 428 prej 1.204 studentėve pjesėmarrės nė sondazhin e realizuar nga tablloidi virtual studentor “Studentet.Info”, nė tė cilin ishin vėnė katėr alternativa pėr tė vlerėsuar personalitetin e njė mėsimdhėnėsi: se ai me moral qėndron shembullor, mirė, mjaftueshėm dhe i pamoralshėm.

    Mė sė shumti klikime janė bėrė nė alternativėn e fundit. 35 pėr qind janė deklaruar ta kenė kėtė pėrgjigje, ndėrsa vetėm tre pėr qind mė pak e kanė vlerėsuar moralin e profesorėve si shembullor. Ndėrkaq, mes dy pėrgjigjeve diametralisht tė kundėrta ishin vėnė alternativat e ndėrmjetme, “mirė” dhe “mjaftueshėm”, pėr tė cilat studentėt janė pėrcaktuar 18 pėrkatėsisht 13 pėr qind


    Pos mundėsisė sė votimit, disa nga studentėt kanė paraqitur edhe opinionet e tyre, pjesa mė e madhe e tė cilėve kanė treguar raste konkrete, duke pėrdorur edhe emra, por edhe mėnyrėn e abuzimit qė bėjnė profesorėt.

    Studentėt kanė vlerėsuar se profesorėt e tyre nė kohėn mė tė madhe tė jetės janė tė rrethuar nga studentė tė rinj dhe shumė tėrheqės, tė cilėt i trajtojnė ata me respekt dhe adhurim, por meqė nė shumicėn e rasteve kėto dy komunitete gjenden shumė afėr njėri-tjetrit, ndodh qė kjo marrėdhėnie tė jetė deri nė njė pikė qė quhet “shumė speciale”. Prandaj, shumė studentė kanė konsideruar se ėshtė shumė e nevojshme qė tė denoncohen kėta profesorė, tė cilėt i shfryjnė epshet nė universitet.

    Rami Mislimi, moderator i “Studentet.Info”, i tha gazetės “Iliria Post” se qėllimi kryesor i ēdo sondazhi qė realizohet nė kėtė ueb faqe studentore ėshtė qė tė arrihet tė kuptohet bilanci i sė vėrtetės. “Kėtu kemi dashur tė shohim sesi ėshtė sjellja e profesorėve nė tė gjitha universitetet shqiptare, pėrfshirė edhe ato nė Kosovė, dhe i kemi krijuar mundėsinė studentit qė pa ndėrhyrė nė komentin e tij, ta lėmė pėr tė parė revoltėn e tij ndaj disa prej profesorėve tė pamoralshėm, tė cilėt aq shpesh zihen nė gojė pėr veprat qė bėjnė, por qė ndaj tyre asnjėherė nuk merren masa”, u shpreh Mislimi.

    Sondazhe tė tilla tha se do tė ketė edhe nė tė ardhmen, ku do t’u theksohen edhe emrat e profesorėve, pėr tė cilėn gjė shpreson se do tė ndikojė sadopak nė zbardhjen e rasteve dhe padrejtėsive qė bėhen nė universitete, qė fatkeqėsisht ndodhin kudo ku ka shqiptarė. Tė dhėnėn e paraqitur nė kėtė tablloid virtual duket ta konfirmojė edhe njėri ndėr shumė rastet qė ngjajnė nė Universitetin e Prishtinės. Njėra nga studentet e vitit tė dytė nė Departamentin e Psikologjisė ėshtė shprehur tė jetė viktimė e njė prej profesorėve, qė kategorizohet si i pamoralshėm.

    Ka tri afate radhazi qė nuk e kalon nė provim, pa ia treguar arsyet. Ja rrėfimi i saj: “Unė kam hyrė nė provim, por profesori dėshiron tjetėr gjė nga unė dhe jo dijen qė kam pėr lėndėn. Kur nuk mė kaloi nė provim tė parėn herė, unė kėrkova sqarime edhe pėrgjigja e tij ishte se nė afatin e ardhshėm duhej t’i lajmėrohesha para datės sė provimit. S’e bėra kėtė dhe prapė nuk mė kaloi.

    Tek para afatit tė tretė, unė i telefonova dhe ai mė ftoi nė banesė pėr ta kaluar natėn bashkė dhe natyrisht se kėtė nuk e bėra dhe nuk kam arritur as sot ta kaloj provimin”. Kėshtu ėshtė rrėfyer studentja e vitit tė dytė, e cila ia tregoi emrin e profesorit redaksisė, por deshi tė mos i publikohej meqė nuk e ka dhėnė provimin. Ndėrkaq, bazuar nė studimet e viteve tė fundit, ēdo profesor nė karrierėn e tij pėrballet me dilema erotike nė kontekstin e detyrės profesionale. Kėto marrėdhėnie janė nga mė tė diskutuarat dhe shpesh janė aktivitetet mė tė dėmshme qė mund tė ndodhin nė aspektin profesional.

    Studentėt vlerėsojnė se atraksioni erotik mundet tė ketė pasoja shumė serioze tė shkeljes sė etikės dhe kjo varet nga drejtimi qė do tė marrin ngjarjet.

    Nė vende tė ndryshme tė botės kėto probleme janė zgjidhur nėpėrmjet ligjeve tė shumta dhe etikės profesionale, ligje tė cilat nuk e inkurajojnė lidhjen erotike ndėrmjet profesorėve dhe studentėve, sepse kėto lloj lidhjesh janė shfrytėzuese dhe dėmtojnė gjykimin e tė dyja palėve. E megjithatė, kėto lidhje, siē duket, nuk janė edhe aq tė rralla nė shoqėrinė shqiptare nė pėrgjithėsi.

    Ndryshe, tablloidi virtual “Studentet.Info” ėshtė themeluar nė vitin 2004, si organ informativ i pavarur pėr studentėt shqiptarė, drejtuesit e tė cilit synojnė qė ta rrisin vetėdijen e studentit, duke i informuar ata nė bazė tė standardeve profesionale.

    “Ndryshe nga viti i kaluar, tani kemi arritur tė kemi njė numėr tepėr tė madh tė vizitorėve, dhe mund tė them se afėrsisht bėhen mė se 18.000 vizita nė ditė. Prandaj, kemi krijuar njė vullnet nė vete dhe po bėjmė njė punė tė palodhshme pėr tė sjellė sa mė shpejt shėrbime nga mė tė ndryshmet pėr studentėt, duke filluar nga informimi, organizimi i debateve nė forum, hapėsirės pėr opinione, e tek argėtimi”, pėrfundoi Mislimi.

    Nga: Besnik KRASNIQI

  2. #2
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Shume e vertet eshte se disa profesore shqiptare (flas per fakultetin ekonomik te Tiranes) jane te pamoralshem fare..

    Sdua te permend emra por..

    profesori i matematikes, statistikes, menaxhimit, marketingut.. etj etj etj

    Profesora shume shume ngacmues ndaj studenteve shqiptare.. mos guxonin te shkretat te visheshin mire.. se.. kercenim me sy direkt..

    ku ka arrit shkolla jone.. per te ardh keq
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  3. #3
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Ehh aman,ti zemrushe thua qe studentet nuk guxojne te vishen mire sepse i shofin me sy profesorat.
    Po mire shoket e klases dhe shkolles do i shofin se vishen ne menyre provokuese,po Profesorat nuk e kane me vete thu e ? (flas per ata ne moshe te re) Ti me mire thuaj qe te vishen normal dhe jo provokuese pasi po shkojne ne shkolle dhe jo ne pub ose party

    Po jap nje shembull sa per dituri:

    Nje here kur une isha ne praktike pedagogjike po beja apelin dhe nje vajze erdhi cike me vonese.Kur hyri ne klase i thashe te ulej por fatkeqesisht nuk kishte karrige te lire sepse kisha dy klasa njekohesisht dhe ishte e mbipopulluar klasa,kshu qe vajza ne fjale nuk kishte ku te ulej.
    C'beri do thoni ju?! Ajo pa te keq erdhi dhe u ul tek preheri im duke me thene: Profesor po ulem ketu pasi nuk kam vend ku te ulem.

    Ps: Ka Profesore po ama ka edhe "Studente"

    Lindi

  4. #4
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ka raste te tilla jam dakord por ka edhe profesor te mire qe nuk bejne keto pune po jan te ralle pra duhet kujdes

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e muchachita
    Anėtarėsuar
    10-10-2006
    Postime
    3
    Nese nuk do ta kisha pare nga afer fenomenin nuk do ta kisha besuar, por eshte shume e vertete (po them disa se jo e gjithe jane te atille) se ka profesore abuzues ne Fakultetet tona ku me pak e ku me shume. Kjo eshte ceshtje shume delikate dhe nuk ka te beje dhe aq shume me veshjen sesa me karakterin, moralin, apo gjykimin e personave qofshin keta studente apo profesore. Gjithsesi duhet bere dicka per te shmangur ose me mire te zhduken te tilla situata ne shkollat tona.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Jam me mendimin e Albanez eshte menyra provokuse qe bejne studentet tek profesoret keshtu qe nuk mendoj se cdo gje behet edhe e ka fajne nje pale dmth.Profesoret.Kur nje studente vete me mini fund te shkolle eshte llogjike qe te do ta shikojne me menyre tjeter.Kjo eshte menyra me e thjesht qe bejne per te marr unversitetin mendoj.

  7. #7
    i/e larguar Maska e Studenti-Te
    Anėtarėsuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    Ne pluhur
    Postime
    215
    Mir ketu besoj se nuk flitet per studentet te cilet jane te tipit ngacumese apo provokuese me veshjet ekstavagante qe e cmend trurin e profesorit.
    Mendoj se ketu ka te beje pikerisht me sjellen e profesorit pavaresisht se si jane studentet. UNe do te isha kategorisht dhe do te ndermerja masa te repta ne raste te tilla sikur te drejtoja ndonje instuticion hetues.
    Mirpo ne jemi fajtor per gjithcka te gjithe kemi pare te gjith ndegjojm asnjher nuk meremi me nje problem te pakten zbardhjen e emrave te till ku edhe familja e tyre ti injoroj dhe tju vij turp pastaj prej femijve ne shtepi se Babi i tyre ka keqperdor studentet ne menyren me cnjerzore dhe le te shoh se edhe gruen qe e ka ne shpi mos ti afrohet e keshtu duhet pikerisht ne te bejem kete.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar mė parė nga AlbaneZ
    C'beri do thoni ju?! Ajo pa te keq erdhi dhe u ul tek preheri im duke me thene: Profesor po ulem ketu pasi nuk kam vend ku te ulem.

    Lindi

    Tani ti albanezo po qahesh se ishte ajo e rend? apo te boni reaksion ulja e asaj ne preher...

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    per albanez

    ore profesor po si i lejoni keto gjera ?apo smundeni ti ndaloni se jua ka qefi dhe vete si profesora qe jeni .shiko cflet petagogu,pa mendoni cflet studenti .?
    po po vjen kulmi me duket . .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alnosa : 28-10-2006 mė 15:31

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    alnosa kulmi ka ardh me kohe jo po vjen
    une jam me mendimin e albanez ka shume te drejte

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Selman Riza
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 20-12-2009, 12:31
  3. Komentet per profesoret.
    Nga *~Rexhina~* nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 27-12-2005, 10:07
  4. Kur studentėt detyrohen tė blejnė libra nga profesorėt e tyre
    Nga StormAngel nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-10-2004, 09:31
  5. Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 18-10-2003, 14:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •