Amin Ahsan Islahi www.vizion-islam.com


Njė nga keqkuptimet mė tė zakonshme tė kohėve tė sotme ėshtė supozimi se mjafton pohimi i besimeve tė caktuara tė njė njeriu, qė ai tė shpėtojė. Kjo bėhet duke mohuar dhe duke mos marrė parasysh veprat e mira dhe parimet morale. Fillimisht ky keqkuptim u kufizua nė sekte tė caktuara. Megjithatė, tani ka hyrė nė gjithė trupin e besimtarėve kėshtu qė ėshtė e vėshtirė tė dėnohet.

Pavarėsisht nga popullariteti i tij, duhet tė pohojmė se ky keqkuptim ėshtė nė kundėrshtim me mėsimet e Kuranit dhe Sunetit tė profetit. Pothuajse nė ēdo rast kur Kurani e kėshillon njeriun tė besojė, ai kėrkon nė tė njėjtėn kohė qė njeriu tė bėjė vepra tė mira. Prandaj ėshtė e qartė qė kėto dyja ndėrthuren me njėra tjetrėn. Nga ēdo besimtar pritet qė ai tė bėjė vepra tė mira. Pėr shembull:



“E, besimtarė tė vėrtetė janė vetėm ata, tė cilėve kur pėrmendet Allahu u rrėnqethen zemrat e tyre, tė cilėve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi dhe qė janė tė mbėshtetur vetėm te Zoti i tyre. Dhe tė cilėt falin (rregullisht) namazin dhe nga ajo me ēka Ne i furnizuam, ata japin. Tė tillėt janė besimtarė tė vėrtetė”. (El-Enfalė: 2-4)



Kurani e krahason imanin me njė pemė frutore qė i ka rrėnjėt e thella, degėt tė pėrhapura dhe qė prodhon fruta nė tė gjitha stinėt:



“A nuk ke kuptuar se si Allahu bėri shembull: fjalėn e mirė si pema e mirė qė rrėnjėt e saj janė thellė (nė tokė) e degėt e saj janė lart. E qė me vullnetin e Zotit, ajo e jep frutin e vet ēdo kohė”. (Ibrahim: 24 – 25)



“Pema e mirė” nė ajetin e mėsipėrm nėnkupton imanin. Rrėnjėt e saj tė thella nėnkuptojnė besimin qė depėrton thellė nė natyrėn njerėzore. Me fjalė tė tjera, nuk ėshtė diēka sipėrfaqėsore pa rrėnjė, apo diēka qė mund tė nxirret nė sipėrfaqe me lehtėsi. Nė njė kontrast tė madh me tė ėshtė mosbesimi qė nuk ka baza tė sigurta (Ibrahim: 26). Besimi ėshtė si njė pemė e fortė qė nuk shembet nga stuhitė. Pėr mė tepėr ai jep fruta nė ēdo stinė. Degėt e tij tė pėrhapura krijojnė hije dhe strehim pėr tė gjithė. Kėtu aluzioni u referohet bekimeve qė rriten nga jeta fetare e njė besimtari. Ata qė janė nė kontakt me tė, marrin shumė pėrfitime prej tij. Kėto pėrfitime tregohen nė jetėn praktike dhe pohojnė besimin e tij. Ai e ndihmon besimtarin tė arrijė lartėsimin dhe madhėshtinė ashtu si deklarohet nga Allahu: “...te Ai ngrihet fjala e mirė (besimi) dhe veprimi i mirė, e Ai i pranon” (Fatir: 10). Nga ky ajet mėsojmė se fjalėt e mira ngrihen, por kanė nevojė pėr mbėshtetje, qė sigurohet nga veprat e mira. Duke e marrė me kėtė kuptim, besimi mund tė krahasohet me hardhinė qė lulėzon sapo tė mbėshtetet – pa mbėshtetje nuk mund tė rritet mirė, ndoshta fare.

Duke u kthyer tek analogjia e mėsipėrme, mund tė themi se besimi i vėrtetė ėshtė pjesė e bindjes sė plotė ndaj profetit (paqja dhe bekimet qofshin mbi tė). Sjellja e njė njeriu duhet tė japė fakte tė shumta pėr besimin e tij. Nėse pohimi i besimit tė njė njeriu nuk provohet nga emulacioni i modelit tė profetit, ai njeri nuk ka besim. Nuk mund tė themi se ai qė nuk mund ta provojė besimin e tij nga kėto fakte, nuk mund tė konsiderohet njė besimtar.



Kurani thekson:


“Pėr Zotin tėnd jo, ata nuk janė besimtarė (tė asaj qė tė zbriti ty, as tė asaj para teje) derisa mos tė tė zgjedhin ty pėr tė gjykuar nė atė konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tėnd) tė mos ndiejnė pakėnaqėsi nga gjykimi yt dhe (derisa) tė mos binden sinqerisht”. (En Nisaė: 65)


Ajeti i cituar u drejtohet hipokritėve tė cilėt bėnė njė shfaqje tė pėrqafimit tė Islamit, sepse u frikėsuan nga fuqia e tij qė po rritej shpejt. Megjithatė ata ruajtėn marrėdhėnie tė afėrta me hebrenjtė brenda dhe rreth Medinės dhe kishin akoma pushtet tė kufizuar politik, sepse akoma nuk ishte shpallur plotėsisht shteti islamik. Kėta hipokritė i ēuan ēėshtjet e tyre nė gjykatat hebreje dhe jo tek profeti (paqja dhe bekimet qofshin mbi tė), duke shpresuar se me anė tė rryshfetit dhe mjeteve tė tjera tė padrejta, do tė kishin mundėsi tė ndikonin tek gjykata dhe vendimi do tė ishte nė favorin e tyre. Besimi kėrkon qė ata ta marrin profetin (paqja dhe bekimet qofshin mbi tė) si sunduesin mė tė lartė dhe t’i binden urdhrit tė tij. Nėse ata nuk veprojnė kėshtu, pretendimi i tyre pėr besimin nuk mund tė pranohet. Kurani e pėrmend kėtė pikė diku tjetėr:


“Besimtarė janė vetėm ata qė i besuan Allahut, tė dėrguarit tė Tij, e pastaj nuk dyshuan dhe pėr hir tė Allahut luftuan me pasurinė dhe me jetėn e tyre. Tė tillė janė ata tė vėrtetit”. (El Huxhuratė: 15)



http://www.vizion-islam.com/rubrika_...ID=4&artID=553








shenim

*Amin Ahsan Islahi (1904-1997) ishte njė nga dijetarėt kryesorė tė nėnkontinetit indian. Ai pėrpiloi njė koment me nėntė volume tė Kuranit dhe ėshtė autor i shumė librave. Ligjėratat e tij shprehėse dhe shkrimet pėr dauan (thirrjen islamike), shtetin islamik dhe pėr tema tė tjera, kanė frymėzuar breza tė tėrė tė muslimanėve tė rinj.