Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Gjenerali Petrit Dume dhe kuajt..

    Lajme nga Dosier

    Lajme nga Dosier

    “Ju rrėfej pasionet e Petrit Dumes”
    Pasioni i Shefit tė Shtabit pėr hipizmin dhe dashuria e tij pėr kuajt e racės

    Autori i Lajmit: Leonard Veizi

    Njė nga dėmtimet e mėdha, qė solli furia e nxjerrjes sė grupeve armiqėsore gjatė ndėrtimit socialist tė vendit dhe, pa asnjė bazė loigjike, ėshtė ajo e shkatėrimit tė Qendrės Riprodhuese nė Lazaret, e cila ishte ngritur nėn kujdesin e veēantė tė ish-shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, Petrit Dumes. Vetėm duke u mbėshtetur nė idenė, se “Petrit Dume shėtiste me kalė tė bardhė pėr qejfet e tij”, pas urdhrit pėr ekzekutimin e gjeneralit tė njohur tė ushtrisė, erdhi dhe njė urdhėr i dytė, i shkatėrimit tė asaj qė cilėsohej se kishte lidhje me grupin e tij “puēist”. Por, duket se jo ēdo gjė qė relatohej deri nė instancat mė tė larta tė partisė e tė shtetit, ishte pikėrisht ashtu. E nė rastin konkret, shteti kishte vetėm humbje, pasi deri nė atė kohė, kuajt e racave tė famshme nuk kishin ekzistuar nė Shqipėri, ndėrsa vetė Qendra Riprodhuese, kishte mundur qė tė mbarėshtronte pėr njė kohė relativisht tė shkurtėr mė shumė se 300 ekzemplarė. Njė nga specialistėt e ish-Qendrės Riprodhuese, majori nė pension Qamil Gjonbibaj, gjatė njė rrėfimi pėr gazetėn “Ballkan”, rrėfen pėr punėn e tij nė gjenerimin e racave mė tė gjohura tė kuajve, si dhe pėr njohjen me ish-shefin e Shtabit tė Pėrgjithėshėm tė Ushtrisė, Petrit Dumen.
    Ju keni punuar me Petrit Dumen. Cili ishte pėr ju gjenerali qė u pushkatua nga regjimi?
    Gjeneral Petrit Dume ishte i rreptė nė kėrkesė llogarie, por mjaft i dashur dhe komunikues ndaj tė tjerėve. I disiplinuar dhe mjaft kėrkues ndaj vetes si nė paraqitjen e jashtme ashtu dhe botėkuptimin e tij si oficer. Kėtė pasqyrė e reflektonte edhe tek vartėsit. Thjeshtėsia dhe sinqeriteti i tij, me shumė takt e finesė, e rrezatonte tek tė pranishmit. Pyeste dhe merrte shumė mendimet e tė tjerėve, sidomos ato tė specializantėve tė fushave tė ndryshme tė veterinarisė e tė kalorsisė (nė rastin konkret, kur lindnin probleme) dhe kurrė nuk i kundėrshtonte nėn hijen e “unit” apo tė postit qė kishte. Hante ushqim nė mencė me oficerėt dhe me ushtarin mė tė thjeshtė, apo siē thuhej nė atė kohė “njėherėsh nė gavetė me ushtarin”. Kishte shumė dėshirė tė argėtonte dhe tė luante me ushtarėt, nė ēdo lloj sporti e aktiviteti. Mirėpo, gjithė kėto cilėsi, sjellje dhe dukuri tė sinqerta e pa bujė, s kishte se si tė mos linte gjurmė dhe mbresa tek ne, oficerėt e rinj, siē isha unė nė vitet 1971-1974.
    Nė cilat lloj sporti ushtrohej mė tepėr ish-shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm?
    Ai kishte hobi dhe pasion tė gjitha llojet e sporteve dhe tė gjitha i ushtronte. Por sportin mė pėrzemėrt dhe mė fisnik (siē e cilėsonte ai vetė) kishte atė tė kalėrimit-hipizmit. Kjo ėshtė aq e vėrtetė, sa qė kur ishte student nė Akademi nė Moskė, pasi mbaronte programin zyrtar, bėnte disa kilometra udhėtim pėr t u stėrvitur mbi kuaj, nė njė fermė qė ishte shumė larg shkollės dhe kur kthehej, qėndronte deri vonė natėn pėr tė studiuar pėr tė nesėrmen.
    Ēfarė urrente mė shumė gjenerali?
    Petrit Dume urrente shumė gėnjeshtarėt dhe frikacakėt. Pėr kėtė shpesh herė thoshte: “Ēdo cilėsi tjetėr negative tek njeriu, mund tė zhduket, ose tė riparohet, ndėrsa frika, ose gėnjeshtra ka mundėsi tė jenė tė trashėguara, prandaj nuk zhduken kollaj. Kėto cilėsi, na prishnin shumė punė dhe gjatė luftės. Apo jo doktor Reshiti”, i drejtohej komandantit tė repartit, Reshit Shtėpani.
    Gjatė kalėrimit, a e dėgjonte gjenerali fjalėn e specialistit?
    Kur kalėronte, sidomos kur dilnim nė terrene tė thyera me ne qė e shoqėronim mbi kuaj, bisedonte lirshėm dhe sillej tamam si shok i sė njėjtės moshė. Ishte shumė i bindur ndaj kėrkesave tė shoqėruesve si pėr shembull: “Tani nuk duhet tė ecim me trok, por me hap”, apo “S duhet tė bėjmė mė tepėr malore se janė djersitur kuajt”, etj.
    Ishte i zoti nė fushėn e hipizmit?
    Ishte njė kalorės mjaft i mirė dhe zotėronte shumė mirė elementėt teknikė tė ecjes me kalė. Madje, komunikonte shumė mirė edhe me kalin. Kuajt me tė cilėt kalėronte i kishte ndarė sipas detyrave dhe destinacionit, qė i pėrshtatej temperementit tė secilit kalė. Kėshtu pėr shembull, pėr tė dalė nė terren pėr qėllime rikonjicioni se ku do tė stėrvitej Shtabi Pėrgjithshėm i Ushtrisė, apo ndonjė repart zbulimi, ai kalėronte hamshorin me emrin “Nakllon”, qė e kishte shumė pėr zemėr. Pėr raste festash dhe parakalime ceremoniale, pėrdorte kalin me emrin “Ēarli”, ndėrsa kohėt e fundit, pėrdorte dhe pelėn me emrin “Nakavalja”, e cila ishte njė perlė e vėrtetė pėr nga bukuria dhe vlera racore qė kishte. Por, nė stėrvitjen pėr kapėrcime pengesash, pėrdorte pelėn me emrin “Nazhenka”, e cila ishte njė pelė arabe, “Naukėn”, tė bijėn e Nakavales, por dhe vetė Nakavalen. Kėto dhe vetėm kėto krerė ishin ato me tė cilat stėrvitej Petrit Dume, tė rekomanduara nga vetė specialistėt.
    Si erdhėn nė Shqipėri kėta kuaj me vlera tė mėdha racore?
    Ishte viti 1957, kur marrdhėniet tona me ish-Bashkimin Sovjetik ishin tė konsoliduara dhe po vazhdonin tė forcoheshin gjithnjė e mė shumė. Nė atė kohė, po xhirohej filmi “Skėnderbeu”. Pėr realizimin e disa sekuencave tė kėtij filmi, nė Shqipėri erdhėn dy kuaj, Ēarli i racės “Alltekin” qė ishte njė kryqėzim i racave gjakpastėr arab me gjakthjeshtin anglez dhe Parku i famshėm i racės gjakpastėr arab i linjės Ruso-Polake. Qė tė dy kėta kuaj ishin tė pajisur me ēertifikata individuale, ku ishin tė shėnuara tė gjitha tė dhėnat gjeneologjike dhe kishin lindur dhe ishin rritur nė fermėn e famshme “Tverskaja Konji Zavod” nė Bashkimin Sovjetik. Kjo fermė, pėr nga rėndėsia dhe puna shkencore qė kryhej nė tė, ishte me famė botėrore. Mė pas erdhėn dhe 36 kuaj tė tjerė.
    Ku u stacionuan kėta kuaj?
    Fillimisht kjo tufė u vendos nė Burrel. Kėtu njėri nga tre hamshorėt bazė e racės arabe, i quajtur “Kaprizi” u dėmtua dhe “vdiq”, pa lėnė trashėgimtar tek ne. Dy tė tjerėt, Naklloni i famshėm me baba Kapotin dhe Filantropi i madh me baba Pribojn, nė tė ardhmen do tė linin pas trashėgimtarė tė shumtė, meshkuj e femra. Edhe sot e kėsaj dite, nipat e stėrnipat, mbesat dhe stėrmbesat e tyre i kemi tė ruajtur me dokumenta tė rregullta gjenetike dhe me ta punojmė e stėrvitemi me kalorės e kalorėse tė apasionuar, pavarėsisht nga mosha.
    Cili ishte roli i Petrit Dumes nė sjelljen e kėtij kontigjenti kuajsh tė rrallė?
    Tė gjithė kuajt erdhėn me ndėrhyrjen e drejtpėrdrejtė tė Gjeneralit. Pėr tė bindur kėdo lexues, qė do tė marri nė dorė kėtė intervistė, se sa meritė dhe kontribut tė veēantė qė kishte Petrit Dume, qė solli kėtė bėrthamė kuajsh me famė botėrore nė vendin tonė, mjafton tė sjellim nė kujtesė kėto fakte: nė atė kohė vendi ynė shpenzonte fonde shumė tė mėdha pėr tė marrė nga jashtė 2-3 krerė damazė (meshkuj) race pėr kafshė tė ndryshme pėr pėrmirėsimin racor tė blektorisė tonė. Kėshtu pėr shembull janė blerė dema race, deshė, derra, cjepė, e deri dhe kėndezė e lepuj, ashtu siē janė blerė dhe hamshorė tė racave “Nonius”, “Haflinger”, apo gomar tė racės “Martinga Franga” nga Italia. Ndėrsa, Petrit Dume kėtė tufė kuajsh, i solli pa fonde, e pa i shpenzuar shtetit shqiptar asnjė qindarkė.

    (vijon nesėr)


    Ky lajm ėshtė publikuar: 21/10/2006

    Rusėt kėrkuan tė helmonin kuajt e dhuruar
    Cili ishte sekreti i fermės Ruso-Polake me famė botėrore “Tverskaja Konji Zavod”

    Autori i Lajmit: Leonard Veizi
    Gjatė rrėfimit tė tij, Qamil Gjonbibaj thotė se Petrit Dume kishte njė meritė tė jashtėzakonshme, pasi nė vitin 1957, futi nė Shqipėri 36 krerė, mes tė cilėve 16-17 krerė tė racės “Gjakpastėr Arab”, tepėr tė kėrkuar pėr vlerat e tyre tė Rralla. Kjo racė, nė bashkėkryqėzim me racėn “Gjakthjeshti Anglez” kanė ndikuar nė formimin e tė gjitha racave tė botės. Njė gjė e tillė ėshtė dokumentuar nė njė studim tė Doktorit tė Shkencave, Myslym Selenica. Kėshtu, pėrfaqėsues tė bashkėkryqėzimit janė pėrftuar racat “Orlovi” i madh dhe “Alltekini” i famshėm. Fillimisht, nė Shqipėri, nga ferma e famshme “Tverskaja Konji Zavod” erdhėn dy kuaj, tė cilėt do tė shėrbenin pėr tė luajtur nė filmin artistik “Skėnderbeu”. Kėta kuaj ishin Ēarli i racės “Alltekin”, i cili kishte Akademi Ushtarake nė fushėn e kalėrimit dhe Parku i racės “Gjakpastėr Arab”, i cili kishte pėrfunduar dy Akademi Ushtarake, si dhe mbante ēmime nė garat e hipizmit. Tė dy kėta kuaj, si dhe 36 krerėt e tjerė qė erdhėn mė pas mbetėn nė Shqipėri. Qamil Gjonbibaj thotė se gjeneral Petrit Dume, duke shfrytėzuar momentet mė tė mira tė miqėsisė Shqiptaro-Ruse, kėrkoi 36 kuaj tė racave tė pastra, me qėllim realizimin e njė filmi tjetėr me temė historike, gjė qė nuk u realizua kurrė. Duhet theksuar fakti tjetėr qė nga ferma e madhe e me famė botėrore, e futjes dhe mbarėshtrimit tė kuajve, siē ishte ferma e famshme “Tverskaja Konji Zavod”, mund tė blinin kuajt tė racave tė pastra, vetėm shtete qė kishin potencial tė lartė ekonomik. Kėtė tė vėrtetė e mėsojmė vetėm nėpėrmjet njė gazetari francez nė vitet 88- 89, kur ai erdhi pėr njė vizitė nė Shqipėri. Gjithsesi, me prishjen e marrėdhėnieve Shqiptaro-Ruse, edhe ferma “Tverskaja Konji Zavod”, u bė e ndjeshme nė kėrkesat e saj pėr kthimin e kuajve tė racės. Natyrish, kėta kuaj nuk ishin blerė, por vetėm ishin dhėnė hua pėr relizimin e njė filmi. Por nė atė kohė, Petrit Dume dha urdhėr qė asnjė nga kuajt tė mos kthehej nė bazė. Me iniciativėn e tij ai dėrgoi radiograme, ku pretendonte se pėr shkak tė mos aklimatizimit, kuajt e ardhur nga Bashkimi Sovjetik kishin “vdekur” nė Shqipėri. Por njė gjė tė tillė, administrata sovjetike nuk e besoi. Pėr shkak se kuajt ishin tė rrallė, ata nuk mund tė toleronin qė kjo racė e pėrpunuar tė mbetej nė njė vend tė vogėl si Shqipėria, e cila nuk kishte shpenzuar asnjė rubėl pėr blerjen e tyre. Kjo ėshtė dhe njė pjesė tjetėr e historisė, qė majori i kavalerisė Qamil Gjonbibaj e rrėfen eskluzivisht pėr gazetėn “Ballkan”.

    URDHRI
    Si u mbrojten kuajt e racave tė pastra
    “Ferma ruso-polake “Tverskaja Konji Zavod” mbahej sekret njėlloj si stacionet, ku pėrpunoheshin lėndėt radioaktive si puna e uraniumit. Ndaj dhe sovjetikėt ishin tė ndjeshėm qė 38 kuaj tė racės sė pastėr, mes tė cilėve dhe 16-17 “Gjakpastėr Arab” tė mbesnin nė Shqipėrinė armike. Nė kėtė mėnyrė, sovjetikėt angazhuan tė paktėn dy agjentura, me qėllim zbulimin e vendeve, ku qėndronin kuajt dhe helmimin e tyre. Nė kėtė mėnyrė do tė asgjėsohej dhe fara e zgjedhur e kuajve tė racave tė pastra, pėr tė cilėt ferma me famė botėrore kishte vite qė punonte pareshtur. Por, njė gjė e tillė ra nė erė tė ish-shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, i cili dha urdhėr tė menjėhershėm qė tė gjithė krerėt e kuajve tė racės tė shpėrndaheshin nė njėsi tė veēanta tė ushtrisė dhe nė terrene sa mė tė largėta. Nė vitin 1965, kur pretendohej se ēdo gjė ishte harruar, Petrit Dume dha urdhėr qė tė rimblidheshin kuajt, pėr tė formuar njė qendėr tė re”, rrėfen pėr gazetėn “Ballkan”, major Qamil Gjonbibaj.

    Major Qamil Gjonbibaj

    Petrit Dume



    Ky lajm ėshtė publikuar: 21/10/2006

    gazeta balkan

    -------

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Qamil Gjonbibaj thotė se gjeneral Petrit Dume, duke shfrytėzuar momentet mė tė mira tė miqėsisė Shqiptaro-Ruse, kėrkoi 36 kuaj tė racave tė pastra, me qėllim realizimin e njė filmi tjetėr me temė historike, gjė qė nuk u realizua kurrė
    Duhet theksuar fakti tjetėr qė nga ferma e madhe e me famė botėrore, e futjes dhe mbarėshtrimit tė kuajve, siē ishte ferma e famshme “Tverskaja Konji Zavod”, mund tė blinin kuajt tė racave tė pastra, vetėm shtete qė kishin potencial tė lartė ekonomik. Kėtė tė vėrtetė e mėsojmė vetėm nėpėrmjet njė gazetari francez nė vitet 88- 89, kur ai erdhi pėr njė vizitė nė Shqipėri
    Nuk ka qene vetem kjo momente por ne ate kohe ka patur ca koka si P. Dume apo B. Balluku qe vlersoheshin dhe kishin nje autoritet te madhe ne vendet Lindore.
    Nuk mendoj kemi qene ndonje vend me potencial te madh por ka patur ministra sovjetik qe kishin shoqeri te ngushte me kta ushtrise sone pasi kane mbaruar bashke neper akademi,

    Fillimisht, nė Shqipėri, nga ferma e famshme “Tverskaja Konji Zavod” erdhėn dy kuaj, tė cilėt do tė shėrbenin pėr tė luajtur nė filmin artistik “Skėnderbeu”. Kėta kuaj ishin Ēarli i racės “Alltekin”, i cili kishte Akademi Ushtarake nė fushėn e kalėrimit dhe Parku i racės “Gjakpastėr Arab”, i cili kishte pėrfunduar dy Akademi Ushtarake, si dhe mbante ēmime nė garat e hipizmit
    .

    Kuaj me akademi biles me dy akademi dicka fantastike. Une i kam qejf kuajt dhe kjo eshte dicka e mire. Sma merr mendja qe mund te eksitojne sot keshtu lloj fermash apo akademi. Kurse ne Shqiperi as qe nuk mund te flitet. Mos harrojme qe P Dume ma merrja 1/2 ushtrise e vente ne sherbim te kuajve. Dhe mjerr ata po tu ndodhte dicka kuajve.

    “Ferma ruso-polake “Tverskaja Konji Zavod” mbahej sekret njėlloj si stacionet, ku pėrpunoheshin lėndėt radioaktive si puna e uraniumit. Ndaj dhe sovjetikėt ishin tė ndjeshėm qė 38 kuaj tė racės sė pastėr, mes tė cilėve dhe 16-17 “Gjakpastėr Arab” tė mbesnin nė Shqipėrinė armike. Nė kėtė mėnyrė, sovjetikėt angazhuan tė paktėn dy agjentura, me qėllim zbulimin e vendeve, ku qėndronin kuajt dhe helmimin e tyre
    Une e lexova kete artikull dhe me pelqeu. Nuk e di sa i vertet mund te jete. Por pak a shume eshte nje mesage apo nje prove qe qe disa koka te prera ne shqiperi kane qene vertet te mdhenje.

  3. #3
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Artikull teper interesant. Pergezime hapesit...

    Nje pyetje kam une.. A ekzistojne akoma kto raca?
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Njė gjė e tillė ėshtė dokumentuar nė njė studim tė Doktorit tė Shkencave, Myslym Selenica.
    do eksitonin nese kta doktor profesorat te jen te gjall por sma merr mendja se ka fonde as ke ne as ne rusi.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ishte dhe me titullin Hero i Popullit i ngrati gjenerali Petrit Dume.. per merita ne luften Partizane.. por shoket partizane ne plenum nuk e kursyen.. ne pushkatim e cuan..
    Ky ishte respekti i shokve enveriste partizane per luftaret e luften e anti-fashistet..
    Ja benin heronjve ate qe sju a kish bere as SIMI me Gestapon..
    Gestapo edhe mund ta kish rrahur ndonje partizan te kapur ..edhe mund ta kish pushkatuar.. por ..Gestapua enveroiste jo vetem i pushkatonte pa qene gjendje lufte por u a syrgjynoste dhe femijet e grate dhe nenat plaka .. ne pafundesi..

    I madhi Azem i dha fund ketyre monstruoziteve te regjimit "anti-fashist" te Enverit..
    nuk e gezoj e shkreta e bija e petrit Dumes.. e bija e komandantit te famshem partizan.. te batalionit HAKMARRJA ate pak liri e demokraci mbas 30 vitesh internime sepse kelishet enveriste te xhelatve e vrane me tritol tek VEFA.. te mjeren Vera.. dhe u gezuan enveristet nga ky aksion spektakular i bandes se tyre Hakmarrja.. me arapo vampiro shyto ..edvino stervino brace igllo.. tosko-luiza..

    keshtu punet..

    kanibalet nuk kan brire..o vagu i nysit..

    ja me mend si ty jane..
    njeriut i dhimbset dhe nje kale qe thyen kembet apo qe eshte i semure e ska goje te tregoje.. (po shyqyr kemi doktore e doktoresha sot) e jo me njeriu..

    prandaj le te sherbeje ky shkrim per gjeneralin qe dal nga dale pa u influencuar nga khmer ruzhet qe ke ne fis.. formo Njeriun tek vetja jote e mos dil ne pension si kanibal..

    nje jete ka sejcili..
    eshte e tmerrshme ta mbyllesh si vampir..



    si flinin ata shoket e plenumit..?
    Nuk e mendonin qe shoku x apo y .. naten po rrihej ne biruce.. nga benet koleket e hekuran Isa enver Ramizit.. sikur te mos ishin heronj e te punes e luftes..sikur te mos ishin njerez ..baballare.. bij nenash.. por si te ishin dyshek kashte.. ushtari..

    si ka mundesi edvini sot ne 2007 var shpresat qe te fitoj pushtet me votat e enveristave te vjeter a te rinj si megi e vag nysat..

    ku te con kjo barbaro obskurantizem..

    ??
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 28-10-2006 mė 05:35

  6. #6
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    me ka qelluar ta njoh nga afer Major Qamilin dhe eshte njeri qe i heq kapelen.
    Shpesh me tregonte plot pasion per lidhjen qe kishte pas gjenerali me kuajt.

    E respektoj kete njeri pasi kishte vite qe punonte ne BATALIONIN E SIGURIMIT dhe njihej si nje njeri i punes dhe shume i drejte ne vendime.

    Une besoj se shteti duhet ta respektoje ate brez ushtarakesh. I kane dhene vitet e jetes se tyre ketij vendi qe dite pas dite po i zhgenjen jashtezakonisht.


    RESPEKTE Major QAMILI
    vari leshte

  7. #7
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Dicka teper interesante

    Eshte fakt i pamohueshem se kontributi i gjeneral Petrit Dume ne fushen e mbarshtrimit te kuajve ne periudhen e pasluftes ka qene i madh.Por perveq se ishte shume i dhene pas kuajve Petrit Dume ishte nji nga tifozet me te flakte te skuadres se Partizanit. Ne kohen kur ai ishte ne pushtet Partizani duhej patjeter te fitonte ose do e pesonte nga gjenerali si ne rastin kur kjo skuader pasi humbi nje ndeshje me Besen ne Kavaje.Inatin e kesaj humbje gjenerali e derdhi mbi futbollistat qe e bene ne kembe dhe me vrap tere rrugen nga Kavaja deri ne Tirane.Po keshtu ky gjeneral i detyronte futbollistat e Partizanit qe me 50 kg rere ne shpine ti ngjiteshin malit te Dajtit.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    o brari muhabeti dhe tema ishte per kuajt ti na e kthe per gomaret si sala. Nje gje ta dish enveri dhe sala ngjajne shume se te dy elemninuan shoqerine.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Pse u vra prej shokeve te vet Petrit Dume, kjo s'e ban hero, por viktime. Ai qe viktime e rruges ku kishte hy. Bani krimet me shoket e vet e mandej e pesoi prej tyne. E zakoneshme per gjitha vendet komuniste. E gjora Vera Dume qe pasi vuejti prej shokeve te babes ne internim ne Grabjan gjet vdekjen prej do terroristave te rij ne Tirane.

    Te jesh hero i luftes ēlirimtare don me thane se ke ba shume luftime me pushtuesit...por ēka ka mbete prej aktivitetit te tij jane veēse terrori e krimet mbi shqiptare.

    Kujtohet mire si udheheqes i terrorit ndaj popullsise SHQIPTARE prej Mirdites deri ne Kelmend.

    Po ju sjell nji pjese prej kujtimit te nji te pranishmi ne ngjarje prej nji shkrimit te Mergim Korēes (ku per kenaqesine tuej permenden edhe kuajt):

    Ishte ditė e djelė. Vjen para repartit, atėhere nėnkolonel, Petrit Dumja, i hipur mbi njė kalė arab tė hazdisur tė kontrollonte repartin tonė qė kishte tri orė i rrjeshtuar nė pritje tė vizitorit tė nderuar. Zbret nga kali dhe fillon e ecėn para rrjeshtit tė parė t’ushtarėve duke pyetur, herė mbas here, ndonjerin syresh ...sssi, ssi ee e ke emrin ti ? E kėshtu i erdhi radha edhe ushtarit Dodė Miri nga Kelmendi. Ai ish njė djalė mė i gjatė se ne tė gjatėt e repartit. Shum’i pashėm e fjalė pak. Tek ia mėsoi emrin Petrit Dumja i thotė : ... ee e dd di ti sss ss se ttt ty tt ta kam vrarė bb baban’ee edhe xhaxhanė ? E Doda krenar i pėrgjigjet : “ E si mor nuk e dikam. Po jo vetėm bab’edhe axhė, po ti na ke vra nāndė mashkuj t’ konakut shoku nėnkolonel e s’kem na se si me t’harrue ty ! ”
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shkodra13 : 28-10-2006 mė 12:11

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    shkodra 13 ne qofte e vertete kjo atehere petro paska qene nje cop BQ pa burrni.
    aka ndonje kale(apo gomar) sot qe mban emrin e petros per kujtim?

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lista e 813 personave nė kėrkim nga Interpoli
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. Gjenerali Agim Shehu emerohet Drejtor i Investigimit te tatimet
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 09-12-2008, 13:01
  3. VMRO-DPMNE dhe PDSH formojne qeverine e re
    Nga Cimo nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 302
    Postimi i Fundit: 05-07-2008, 05:22
  4. Shqipėria pėrballė ndėrgjegjes sė gjymtuar tė saj
    Nga Shėn Albani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 12:27
  5. Gjenerali i Natos: Nato mbetet e perkushtuar ndaj Kosoves
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2004, 19:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •