Njė takim nė Tiranė me rezonancė nė Prishtinė
21 dhjetor 1998
Sot pasdite, rastėsisht nga njė radiostacion privat, mora vesh se nė hotel "Rogner" u realizua nė dukje krejt papritur njė takim i dyshes qeveritare Majko e Meta me dyshen opozitare Berisha e Pollo. Nė mėngjes u ndodha te zyra e Kryeministrit Majko, por ai as mė dha shenjėn mė tė vogėl pėr kėtė takim.
Ambasadorja amerikane M. Lino qė u ndodh sot pasdite nė zyrėn time nė kohėn kur zhvillohej takimi, ishte nė dijeni tė tij. Nuk e ndjeva veten aspak mirė kur njė ngjarje politike kaq tė rėndėsishme nuk e dinte ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, por e dinin pėrfaqėsuesit e huaj diplomatikė nė Tiranė. Si puna ime, tė befasuar, u ndodhėn edhe anėtarėt e tjerė tė kabinetit qeveritar, Kryetari i Kuvendit dhe nuk jam i sigurt nėse e dinte edhe Presidenti. Mbi tė gjitha nuk e dinte as edhe kryesia e Partisė Socialiste.
Takimi, duke ardhur krejt papritur, shkaktoi pėshtjellim nė tė dyja kampet politike. Ai u realizua nė kulmin e retorikės konfliktuale midis qeverisė e opozitės, qė kėtė herė ishte shkaktuar edhe nga njė grevė urie dyjavore e rreth 90 studentėve nė Qytetin Studenti qė ishte mė se e qartė qė ishte organizuar nga PD-ja. Nė mėnyrė publike, si iniciatore dhe ndėrmjetėsuese e takimit, u shpall Shoqata e Studentėve tė Dhjetorit (tė vitit 1990), e cila ėshtė e njohur pėr prirjen e saj pro Partisė Demokratike.
Unė jam pothuaj i sigurt qė ky takim spektakolar, pėr mėnyrėn se si u organizua dhe kohėn qė u zgjodh pėr ta realizuar, nuk mund tė ishte vepėr e kėsaj shoqate, e cila nuk pėrfaqėsonte ndonjė zė tė fuqishėm dhe me autoritet nė opinionin publik shqiptar. Nė qoftė se nuk ėshtė kjo shoqatė, atėherė cilėt janė organizatorėt e vėrtetė tė kėtij takimi? Kush kishte interes qė ky takim tė bėhej dhe pėrse? Kėto pyetje implikojnė pėr mendimin tim tri palė: zotin Berisha, Kryeministrin dhe zėvendėsin e tij e disa pėrfaqėsues tė trupit diplomatik nė Tiranė (ambasadorja Lino e SHBA-sė, ambasadori Spatafora i Italisė dhe ambasadori Everts i OSBE-sė).
Pėrse Berisha ishte i interesuar?
Mendoj pėr disa arsye: strategjia e tij e bojkotit tė Parlamentit, e tensionimit tė situatės dhe e destabilizimit tė vendit pėr tu rikthyer nė pushtet me dhunė dėshtoi. Si ministėr i Jashtėm jam nė dijeni tė plotė pėr izolimin e tij nga faktori ndėrkombėtar. Eliminimi i tij nga jeta politike shqiptare ishte bėrė objekt diskutimi. Nė kėto rrethana, shefit tė opozitės i duhet njė arsye e fortė qė tė rikthehet nė Parlament, qė tė braktisė sheshin "Skėnderbej", qė e ka marrė me qira pėr muaj tė tėrė. E kuptoi vetė, apo e ndihmuan tė tjerėt ta kuptojė, kjo ėshtė njė ēėshtje tjetėr. Unė mė tepėr mendoj se ėshtė e dyta.
Po Majko me Metėn pse ishin tė interesuar ta bėnin kėtė takim? A e morėn vendimin vetė, apo ua imponuan tė tjerėt? Nė parim takimi ishte i rėndėsishėm, i domosdoshėm e i dobishėm. Ai i shėrben uljes sė tensioneve dhe zhvillimeve normale demokratike nė Shqipėri. Nga kjo pikėpamje tė gjithė e mbėshtesin dhe nuk ka pse mos tė mbėshtetet. Probleme tė tilla madhore nuk u takojnė vetėm njė apo dy njerėzve, por tė gjithė forcave politike. Majko dhe Meta e dinė shumė mirė kėtė dhe ata pavarėsisht se kryesojnė qeverinė nuk mund tė mbajnė mbi supet e tyre njė pėrgjegjėsi kaq tė madhe pa marrė miratimin e kryesisė sė PS-sė. Atėherė dikush tjetėr i ka shtyrė, mbėshtetur e inkurajuar pėr ta bėrė kėtė takim "historik".
Kush ėshtė apo cilėt janė?
Kam arsye tė besoj se kėtė takim e kanė nxitur e organizuar amerikanėt, pėrmes ambasadores Lino, nė bashkėpunim edhe me Spataforėn e Dan Everts. Jo rastėsisht sot ambasadori italian mė tha se Berluskoni kishte pranuar njė ftesė tė Berishės pėr tė ardhur nė Shqipėri, porse ai e kishte kėshilluar qė do tė ishte mė mirė tė vinte me ftesė tė Kryeministrit Majko dhe me kėtė rast takonte edhe Berishėn. Sipas Spataforės, Majko kishte pranuar ta bėnte ftesėn. Edhe ambasadori i OSBE-sė, Everts, erdhi e mė pyeti se ēfarė mendimi kisha nėse kryetari i ardhshėm i radhės sė OSBE-sė, ministri i Jashtėm norvegjez, Knut Volebek, gjatė vizitės sė tij nė Tiranė mė 9 janar 1999, mund tė takonte Sali Berishėn? Mė tha se do tė shkonte tė bisedonte me shefin e opozitės dhe do ti kėrkonte tė bėnte gjeste tė tilla qė tė ndryshonin nga veprimet e deritanishme nė rast se dėshironte tė takonte Volebekun.
Ky takim, qė u pėrshėndet nga Uashingtoni menjėherė pas pėrfundimit tė tij, synon patjetėr forcimin e stabilitetit politik nė Shqipėri edhe nė funksion tė zhvillimeve nė Kosovė. Ky synim u bė i qartė edhe nė fund tė takimit kur tė dy palėt deklaruan se do tė mbanin qėndrime tė pėrbashkėta ndaj Kosovės. Amerikanėt mendojnė se afrimi i forcave kryesore politike nė Tiranė do tė ndikojė edhe nė afrimin e faktorėve politikė shqiptarė nė Kosovė. Majkos dhe Berishės u ėshtė kėrkuar qė tė moderojnė qėndrimet e liderėve tė Kosovės dhe ti nxisin ata pėr tė krijuar njė grup tė ri negociator gjithėpėrfshirės, i gatshėm pėr tu ulur nė bisedime me Beogradin pėr tė nėnshkruar njė marrėveshje kalimtare pėr statusin e Kosovės.
Nuk ėshtė e rastit qė takimi Majko-Berisha u bė njė javė pasi nė 14 dhjetor dėshtoi njė mbledhje nė Vjenė, e iniciuar nga amerikanėt midis liderėve kryesorė tė Kosovės, pėrfshirė UĒK-nė me pėrfaqėsues tė Grupit tė Kontaktit. Synimi i kėtij takimi ishte pikėrisht krijimi i grupit tė ri negociator kosovar. Po nė 14 dhjetor, pas vrasjes nė kufirin me Shqipėrinė tė 35 ushtarėve tė UĒK-sė, midis tė cilėve edhe drejtues tė saj nga njėsi tė ushtrisė jugosllave mori fund armėpushimi i pėrkohshėm. Kjo ngjarje u pasua menjėherė me vrasjen e gjashtė tė rinjve serbė nė njė kafene tė Pejės. UĒK-ja u distancua nga pėrgjegjėsia pėr kėto vrasje.
Krijoni Kontakt