Llapi a je me PDK-ne apo me LPK-ne? Tema sikur eshte per LPK-ne!
Megjithate do te vazhdoj ti them nja dy fjale ne vazhdim, sa per a bere temen pak me terheqese;
Kosova si pjese e pandare e trungut shqiptar, ka pas historikisht nje levizje shume te forte nacionaliste dhe vecanerisht kjo ka qene shume e organizuar gjate viteve e Luftes se II-te Boterore.
Mirepo fati i keq i Kosoves dhe i gjithe kombit shqiptar ka nisur atehere kur Ali Kelmendi ne fillim e me pas Dushan Mugosha e Miladin Popovic mbeshteten dhe nxiten krijimin e levizjes komuniste ne Shqiperi.
Nacionalizmi shqiptar u mbyt me gjak nga kjo levizje komuniste gjate kesaj lufte dhe pas saj.
Enver Hoxha dhe Tito e kryqezuan kombi shqiptar dhe e vendosen ate ne mes te dy zjarreve.
Nuk ka qene asgje e rastesishme!
Aty ne Drenice, ne malesine e Gjakoves, ne Karadak, ne Tetove e Gostivar e ne mbare veriun shqiptar Enveri dhe Tito vendosen izolimin, percarjen, vellavrasjen, spiunazhin, propaganden ideologjike, mashtrimin, vrasjet, pabesite etj.
Ne vend te atij nacionalizmi te shendetshem te Lidhjes se II-te te Prizrenit, Enveri subvencionoi dhe pergatiti aradhen e "nacionalisteve" te kuq.
E pare ne prizmin kombetar, Enveri i dha goditjen fatale nacionalizmit te paster shqiptar, duke e zevendesuar ate me pseudonacionalizmin komunist.
Regjimi i tij punoi gjate gjithe viteve te luftes ideologjike me Titon, qe te krijoje njeriun e "ri" andej dhe kendej kufirit.
Enver Hoxha gjeti piken me te forte te shqiptarit te Kosoves - atdhedashurine dhe deshiren e pashuar per bashkim kombetar dhe e perdori ate per interesat ideologjike dhe per jetegjatesine e pushtetit e tij antikombetar.
Pikerisht kjo ka qene vepra me antikombetare e regjimit komunist, sepse e perlyu ndjenjen e forte kombetare me teorite e tij te cmendura staliniste dhe krijoi nje tip te "ri" nacionalizmi - enverizmin kosovar.
Sa nga naiviteti e sa te perfshire nga enderra shekullore per bashkim kombetar, enveristet kosovar dolen me platforma nga me te ndryshmet e me levizje nga me te ndryshmet, te cilat vecse sa e shtuan coroditjen mbare kombetare.
Brenda kufinjve te Shqiperise, Enveri ishte tiran, ndersa jashte kufinjve te saj, ai ishte nje "bace"!
Propaganda ishte shume e ethshme dhe arriti efekte te cilat ende sot e kesaj dite jane shume te forta nder shqiptaret enveriste te Kosoves.
Ndersa Enveri e kishte kthyer Shqiperine ne nje kamp te madh perqendrimi, elemente drejtues te enverizmit kosovar ftoheshin ne Shqiperi dhe priteshin me te gjitha nderimet, duke ju paraqitur atyre nje tablo krejtesisht te rreme te regjimit.
Perjashtuar elementeve drejtues (atyre qe sot jane ne sfera drejtuese te disa partive politike ne Kosove), pjesa me e madhe e enveristeve kosovare ndoshta nuk kane ditur kurre se Shqiperia ishte nje ferr, nje burg, nje kasaphane.
Enveri i poshteroi shqiptaret enveriste te Kosoves!
Ai e shfrytezoi ekzistencen e luftes ideologjike me Jugosllavine, per ti vene shqiptaret kunder njeri-tjetrit.
Ai krijoi variantin antishqiptar te luftes se klasave brenda llojit si ne Shqiperi ashtu dhe ne Kosove.
Perfundimi i tere kesaj vepre antishqiptare eshte ekzistenca sot e kesaj dite te rrymes qe ende frymon me emrin e tij dhe qe ne forma e permbajtje perdor po ato mjete te cilat ua mesuan me aq zell mesuesit e tyre ideologjike, qe ndonese kane vite qe kane vdekur fizikisht, vazhdojne t'u fusin tmerrin ende dhe sot shpirterisht.
Sa me shpejt qe rryma enveriste kosovare te distancohet njehere e pergjithmone nga fantazmat enveriste, aq me mire per Kosoven e per mbare kombin shqiptar!
Eshte turp per Kosoven qe fantazma e Enverit te mbaje ende peng Kosoven!
Eshte turp qe disa shqiptare te Kosoves, ende vazhdojne te genjehen ne shekullin e 21-te nga atavizmat e coroditura enveriste!
Sot nuk ekziston as Tito e as Enveri, as titizmi e as enverizmi.
Nuk ekziston Lufta e Ftohte e as telat me gjemba qe ndanin shqiptaret mes veti.
Ne nje situate te tille te vazhdosh te urresh njeri-tjetrin dhe te propogandosh enverizmin si ne periudhen e viteve '48-'91, nuk eshte gje tjeter vecse antikombetarizem!
Enverizmi ka qene komunizem.
Komunizmi nuk ka patur e as ka asgje te perbashket me nacionalizmin, por eshte e kunderta e tij.
Rrjedhimisht enverizmi eshte antikombetarizem.
Eshte koha qe te kuptohet se te mbrosh sot Enverin dhe enverizmin, eshte njejte sikur ti vesh kazmen enderrave te bashkimit kombetar, eshte po ashtu nje perbuzje e thelle per ato mijera shqiptare te pushkatuar, te vrare e masakruar e te perndjekur nje jete te tere, per breza te tere qe mbeten pa rini, per mijera kufoma qe u treten neper burgje e kampe pune.
Eshte perbuzje shume e madhe pe shqiptaret e Shqiperise qe provuan per 50 vite sistemin antikombetar te "bace" Enverit.
Enverizmi le ti mbetet historise dhe se kaluares.
Krijoni Kontakt