Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 57
  1. #1
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    Olldashi: Votoj Nanon president

    Olldashi deklaron hapur mbėshtetjen pėr Nanon President. Berisha e la hapur mundėsinė e Nanos pak ditė mė parė

    Olldashi: Votoj Nanon President

    Fillon tė marrė trajtė skenari i mazhorancės pėr tė kaluar ngėrēin e zgjedhjes sė presidentit vitin e ardhshėm

    Anila Rama

    “Votoj Nanon President”. Deklarata e papritur e Ministit tė Brendshėm, Sokol Olldashi u hodh dje nė emisionin “Zonė e Lirė” nė mesnatė. I pyetur nga gazetari Arian Ēani a do ta votonte Fatos Nanon nėse Partia Socialiste do ta paraqesė si kandidaturė pėr president nė zgjedhjet presidenciale tė 2007-ės, ministri Olldashi pohoi me plot gojėn se do t’ia jepte votėn ish kreut tė PS-sė. Kjo deklaratė e ministrit tė Brendshėm duket se vėrteton zėrat e kohėve tė fundit, sipas tė cilave maxhoranca do ta mbėshtesė Nanon pėr president me qėllim shmangien e vėshtirėsive nė zgjedhjen e presidentit dhe pėr pasojė zgjedhjet e parakohshme. Deklarata e Olldashit nuk duket spontane, pasi vetėm pak ditė mė parė kryeministri Sali Berisha, nuk mohoi mundėsinė e votimit tė Nanos si president nga ana e maxhorancės. Berisha, i pyetur nga gazetarėt, nė raportin njėvjeēar tė qeverisjes, la tė hapur mundėsinė e votimit tė Nanos. Ai nė mėnyrė diplomatike u pėrgjigj se “unė e bėra detyrėn time duke e nxjerrė nga dera Nanon, por Rama po e kthen nga dritarja”. Shtegu i lėnė hapur nga ana e kryeministrit Berisha pėr mundėsinė e zgjedhjes sė Nanos nė postin e Presidentit tė Republikės, u pėrforcua mbrėmė nga deklaratė e ministrit tė Brendshėm, Sokol Olldashi. Kjo ngjan me njė skenar tė maxhorancės pėr tė rrėzuar skemėn e opozitės e cila ka deklaruar vazhdimisht vendosmėrinė e saj, pėr tė mos dhėnė konsensusin pėr zgjedhjen e Presidentit vitin e ardhshėm. Partitė e opozitės kanė nėnshkruar njė marrėveshje ku bien dakord pėr tė provokuar zgjedhje tė parakohshme, kur tė vijė momenti i zgjedhjes sė presidentit. Vetėm pak kohė mė parė, ish-kryeministri Fatos Nano, ėshtė rishfaqur nė skenėn politike. Ai ka akuzuar kryetarin e Partisė Socialiste, Edi Rama, ndėrsa ka mbajtur qėndrim tė ngrohtė ndaj kryeministrit. Fatos Nano ka pasur vazhdimisht si synim, zgjedhjen e tij nė postin e Presidentit tė Republikės. Kėtė, ai e ka artikuluar publikisht disa herė. Synimi i tij, ka qenė zgjedhja nė kėtė post qė pas zgjedhjeve tė vitit 2001. Skema e pėrdorur nga PS nė atė kohė, i dha numrat e nevojshėm pėr tė realizuar qėllimin, por opozita i kontestoi fort zgjedhjet si tė manipuluara. Presioni i opozitės sė atėhershme dhe i ndėrkombėtarėve, detyroi PS-nė e drejtuar nga Fatos Nano qė tė pranojė njė kandidaturė konsensuale pėr president, qė ishte Alfred Moisiu.



    30/09/2006

    Shekulli

  2. #2
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    E vetmja menyre qe Nano te votohet president nga maxhoranca eshte nqs behet votimi i hapur. Megjithate, nqs ky votim per president behet i fshehte ateher votat qe Nano do marri nga PSja do jen me pak se votat qe Berisha humb nga maxhoranca.

    Megjithse zgjedhja e Nanos si president do ishte nje katastrofe per Shqiptaret mbare, sepse ai eshte nismetari i te gjitha te keqijave ne SHqiperi. Por mendoj qe opozita e sotit eshte shum her me e keqe dhe do perseriste te gjitha tmerret me te dhimbshme te shqiptareve nqs asaj i ecen fjala e saj primitive, qe do mohonte zgjedhjen e nje presidenti konsensual.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anėtarėsuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    671
    Populli voton Berishen qe te shporre Nanon e Berisha voton per Nanon qe te ruaje karrigen. Besoj se kuptohet qarte se sa shume mendojne per popullin keta politikanet tane. O popull, mos votoni me per keta palaco cirku qe kane 15 vjet qe tallin ****** me ne dhe mendojne vetem per xhepat e tyre.
    Po te jete burre i mire ai Pellumb Qazimi, i fut nje grusht shteti dhe e mban pushtetin nja 5 vjet sa te riciklohet komplet klasa politike dhe pastaj te organizoje zgjedhje te lira. Vetem keshtu mund te shpetojme nga Berisha me Nanon.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anėtarėsuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    o brari ti duhet te jesh i pari qe duhet te maresh armet e tja numrosh ne lule te ballit sali berishes
    nuk ndihesh ndopak sikur ta kane futur
    Po ju te tjeret qe skeni len gje pa shkruar per Nanon tani qe eshte vet berisha qe e mbeshtet si ndiheni..???
    duhet hapur nje sondazh per kete teme..
    po shkoj ta bej..

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Jak' o dit' e uruar! Qe lint nga perendon, At' an' e ke ndritur, E ne pse na harron?
    Postime
    140
    Do te ishte nje akt imoral nqs Kryeministri Berisha dhe mazhoranca do te zgjidhnin Fatos Nanon president. Do te ishte nje zhgenjim per te gjith dhe humbje fatale per Berishen ne politik. Per kto arsyje, nuk eshte e mundur ce Berisha te mbeshtes kandidaturen e Fatos Nanos per president. Kto prononcimet e Olldashit nuk jan gje tjeter vecse te bien percarje ne rradhet e opozites, mes forcave pro-Nano dhe pro-Rama.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Djal_Lacjan : 30-09-2006 mė 12:22

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Jane te gjithe njesoj nga i pari deri tek i fundit politikanet tane.
    Duhen shporrur te gjithe sepse jane pjelle e te keqes dhe asnjehere nuk kane menduar per popullin e shkrete.
    Kane perēare popullin,po armiqesojne vellain me vellain per politike.
    Ky eshte realitetit shqiptar dhe ta mohosh do te thote te luash me te ardhmen e kombit.
    Nuk ka rrugedalje me Berisha,Nano,Rama sepse mendojne vetem per xhepat e tyre dhe te njerezve qe i lepihen perdite.
    Duhet qe populli te marre ne dore fatin e tij perndryshe as per 100 vjet nuk do ta ngrejme koken nga pluhuri.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  7. #7
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anėtarėsuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450
    O njerez. Po pse lodheni kot. Po eshte vendose kjo more. Tosi do behet president. Eshte i vdekur ky muhabet. Kjo eshte loja qe po ben Saliu, bashke me Tosin e me urdherat e te dexheneruarit RAMIZ komunistit. Phutttt kesaj politike te ndyre....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DEN_Bossi : 30-09-2006 mė 13:41

  8. #8
    Ne te shkuaren e afert pas-komuniste, Ramo na zgjodhi si rival Namikun, sa per te lare m.u.n.e me shurre, e ai te zgjidhej "demokratikisht" prezident.

    Me pas, Sala as nuk e mori mundimin (mbase nuk ia mbajti) per te vene nje kandidature rivale.

    Mbasandaj, me koncencuc, vane e vune Alfredin, duke menjanuar procedurat kushtetuese me ane te koncencucit, dmth duhet te kuptoni se konsensusi midis dy kapove eshte edhe mbi kushteture, kapish?

    Po te jete se do te vihet nje kandidature tjeter perkraj Tosit, dhe votimi te behet sipas kushtetutshmerisht, gjasat jane qe te fitoje nje kandidat si Namiku, e jo Tosi, apo Ramo si ahere ne ato fillime

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Konti I Bences

    ESSE Nga Kabil Bushati-editor

    KONTI I BENCES

    Me ne fund,pas pesqind e pesdhjete vjetesh heraldika e aristokracise shqiptare merr tjeter konfiguracion. Ne relievin e saj shtohet edhe nje steme hijerende. Ajo e Kontit te Bences, Fatos Nano. Historianet kujtuan se kjo heraldike merrte fund me ate gjeneralit trim skenderbegian, Kont Uranit.Por historianet e mesjetes paskan gabuar.Heraldika shqiptare nuk paska vdekur, perkundrazi u ringjall fuqishem,tashti ne mileniumin e ri. Nje rast unikal ne bote. Ndaj historianeve,punonjesve te Muzeut Historik shqiptar,akademikeve, Ministrit te Oborrit te Naltmadhnise nuk u mbetet gje tjeter vecse te regjistrojne e te vendosin ne stende,stemen e cuditshme te kontit te fundit arberor.
    Nje steme e thjeshte. Ne nje sfond roze,dy shpata te kryqezuara,mbi to nje shishe xhini ku shkruhet: PS do te fitoje...Asgje me teper.
    Pa dyshim qe lexuesit do te pyesin. Perse konti yne ka marre mbiemrin e nje fshati te humbur te Tepelenes?Jane dy aresye. E para se konti ne fjale ka vuajtur rrumbullak kater vite te rrasta ne burgun famoz te Bences si i denuar ordinier per vjedhje ndihmash humanitare.Dhe e dyta,qendron ne faktin se Benca ka lidhje me historite e Ali Pashe Tepelenes,guvernatorit te Janines.
    Dikush pyet se ku ndodhet tani Konti i Bences,Fatos Nano. Sonte ai ka braktise Shqiperine dhe ndodhet ne Monte Karlo e po luan kumbar si herojt e Stefan Cvajkut. Ne rulete ka vene shuma marramendese devize te blerte e si gjithnji me konteshen Xhoana po pi xhin. Ne njeren dore mban goten me lengun jetedhenes ndersa me doren tjeter shterngon te mbathurat e konteshes.Pasi sigurohet se asgje nuk ka ike nga shalet e konteshes,me gishtin e keputur tenton t’i gudulise piken erogjene G. Se konti eshte ashik. Bile qerrata ashik. E ka nise guiden qe ne Budva,per te vijuar ne Bari dhe sonte ka vendose qe t’i vije hakut konteshes ne qytetshtetin e Monte Karlos.
    Nuk duhet te harrojme se ka qene per nje kohe te gjate udheheqesi i rozalinjeve shqiptar. Ai nuk mban mend se sa here ka qene kryeminister i Shqiperise. Bile edhe sikur shteti yne te hape nje konkurs dhe te jape nje shperblim per ate qe jep me saktesi te dhena se sa here Nanoja ka qene kryeminister,ma do mendja se askush nuk do te jete ne gjendje te jape pergjigje precize.Por nje gje mund te them me saktesi se qe nga viti 1990, Nano eshte bere kryeminister i shqiptareve, sa here i ka dashte trapi. Ka vjedhur e ka stervjedhur, po sa i ka dashte trapi. E ka nise karrieren me biciklete kineze grashe ne Institutin e Marksizem Leninizmit me drejtoreshe Nexhmijen dhe sot nuk di sa pare ka, nuk di sa vetura ka dhe nuk di sa autobuze e helikopterre disponon kontesha epshore. Pra kemi te bejme me nje Baltazar Kose te dyte.
    Heroi i yne ka pase vetem nje fatkeqesi.Ka operuar ne Turqi organet e fshehta gjenitale, si me thene me shqip hallatet. Dhe ka mbete monokoqe. Pra,ne vesh mund te thirret edhe Konti Monokoqe.
    Mirpo,si thojne nga Shkodra,cdo e keqe ka nji te mire mbrapa. Pikerisht se eshte monokoqe,ai i dhimbset kryeministrit aktual Berisha. Kesaj radhe,ndryshe nga kur ishte president ai eshte treeguar me zemergjere me Nanon.Nuk e ka fute ne burg per bemat e gjemat e tij.Nuk e nxorri ne pension. Perkundrazi e beri deputet te Sarandes. Packa se sarandjotet nuk e kane pa me asnjehere ne qytetin e tyre piktoresk.Deputeti Nano eshte shndrruar ne deputet korespondent e sarandjoteve nuk u ka mbete gje tjeter vecse te cmallen me fotografite e tij te vendosura ne postera ne fasadat e ndertesave.Nga Nano Saranda trashigon prej 15 muajsh vetem fotografine e tij.Se Konti Nano eshte edhe fotozhenik.
    Ne te radhe,vjen nganjehere ne Shqiperi,hedh ndonji shashke tymce kunder Edi Rames qe i ka zene vendin e liderit te PS-se.blegerine dy a tri here dhe iken e merr dhene. Neper Europe e Azi.
    Ka vetem nje enderr Konti yne i Bences.Te behet me cdo kusht President i Republikes.Presidenca eshte e vetmja kala qe nuk ka arrite te pushtoje Fatos Nano.Sepse vetem kjo zanat i ka mbete pa e bere.Te tjerat i ka provuar dhe ua ka pare hairin,si di vetem ai. Gojet e liga thojne se ka bere marreveshje me Berishen dhe vitin tjeter do te zgjidhet President.(Por si gjithnji,sic thoshte Molieri dikur: fjale Imzot,vetem fjale).Mirpo ne Shkoder thojne se ku asht za,nuk asht pa gja.Sepse Shqiperia me sa duket do te vazhdoje edhe nje dekade qe te drejtohet nga ish komunistet e konvertuar ne socialiste. Dhe i ndjeri Pjeter thoshte se, socialistet nuk jane socialista por specialista. Dhe,a ka kala qe nuk e marrin komunistat?
    Gjithsesi deri ne pranveren e ardheshme,Konti i Bences do te vijoje vakancat jasht shtetit. I pa prekur ne asnje qime floku.Se eshte deputet. Dhe mandati i deputetit ne Shqiperi ka fuqi magjike,mund te vjedhesh ,mund te vrasesh e mund te mashtrosh dhe mos te te hyje asnji gjemb ne kembe.Sepse,jemi i vetmi vend ne bote ku hajdutodeputetat mbrohen me ligj...si monumentet e kultures.Nuk na mbetet gje tjeter vecse te presim nese do te realizohet profecia e Enver Hoxhes qe thoshte:a ka kala qe nuk marrin komunistat. Dhe Presidenca asht torra e fundit qe synon te pushtoje Konti i Bences.

    gazetashkodra.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #10
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anėtarėsuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    ku eshte Nano ?

    nga Shekulli

    Doni njė faj tė Nanos? Ua futi ne gjak korrupsionin tė gjithėve. I bėri tė gjithė kandidatė pėr hajdutė. Ju duket gjė e vogėl? Apo ju duket pėr tė qeshur? Se sa e vogėl dhe pėr tė qeshur ėshtė, e dinė ata fukarenjtė qė japin paratė e gjakut, pėr njė vulė nėpėr zyra a pėr njė vizė nė konsullata. Kaq kam pėr tė thėnė nga Fieri. P.S. Meqė ra fjala, dini gjė ju tė “Shekullit”, ku ėshtė shoku Nano? Nuk e kemi parė mė as nė TV as nė gazeta, qė kur bėri ato deklaratat... Jo pėr gjė, po kėtej nga Fieri janė bėrė merak.... (Bujar -SMS nė 0692061489)

    I dashur Bujar! Me thėnė tė drejtėn, ėshtė njė nga pyetjet mė tė vėshtira qė na kanė ardhur. Tė gjesh Fatosin, nuk ėshtė shumė e lehtė! Nuk ka qenė e lehtė, as kur normalisht duhej tė ishte nė zyrėn e Kryeministrit, nė qendėr tė Tiranės, e jo mė tani qė ka njė vit qė luan hapa-dollapa. Gjithsesi, disa informacione mundėm ti mbledhim…Ish-kryeministri socialist, Fatos Nano, ėshtė parė nė Montekarlo, dy ditė pasi lėshoi nė median e Tiranės akuzat e tij pėr drejtuesit e partisė qė ka drejtuar mė parė vetė. Dy tė rinj emigrantė shqiptarė (jetojnė nė Paris) gjatė njė vizite tė tyre nė kryeqytetin Monako, i kanė shkruar Shekulli-Kontakt nga adresa e-mail corneliuscanton@royalėinds.com. Ata na shkruajnė se e kanė parė ish-kreun e PS (i njohur pėr pasionin e tij pėr hotele luksoze dhe lojėra fati) nėn shoqėrinė e bashkėshortes sė tij dhe tė njė personi tė tretė. Edhe nga disa telefonata dhe vėzhgime qė kryem pas kėtij mesazhi, rezulton se Fatos Nano, ėshtė larguar nga Tirana pas deklaratave tė tij. Ai nuk gjendet nė zyrat e tij nė Dy Kullat nė bulevardin e Tiranės. Nė PS nuk e njohin vendndodhjen e tij aktuale. Montekarlo, vendi europian me vetėm 2 km katror sipėrfaqe dhe rreth 35 mijė banorė, njihet nė Europė si parajsa fiskale dhe ėshtė vendi me kazinonė mė tė frekuentuar nga tė pasionuarit prej kumarit. Pas Montekarlos, Nano ėshtė parė nė Budva, qytet gjithashtu i njohur nga frekuentuesit e kazinove. Kurse dje, deputeti i Sarandės ėshtė parė nė Bari tė Italisė, ku ka festuar nė fund tė kėtij turi edhe ditėlindjen e tij (ka lindur nė 16 shtator ’52)
    Pas njė viti arratie, nuk dimė i dashur Bujar, nėse mund ta quajmė kėtė periudhė si “zhdukjen e radhės” sė ish-kreut socialist. Ajo qė dihet me siguri, ėshtė qė edhe gjatė viteve qė ishte nė krye tė ekzekutivit shqiptar, Nano largohej shpesh nė udhėtime tė gjata private, shpesh pa lėnė adresė. Destinacionet e tij, ishin zakonisht vende tė njohura pėr jetė luksi. Nė jo pak raste, deklaratat zyrtare nė emėr tė tij, bėheshin nga staf i afėrt nė Departamentin e Informacionit. Dy nga arratisjet mė mbresėlėnėse tė 54-vjeēarit Nano, janė ato tė kryera nė dy ditė tragjedish kombėtare. Nė fund tė vitit 2004, Nano dhe bashkėshortja e tij u fotografuan nė njė buzuk nė Selanik, ditėn qė nė Shqipėri ishte shpallur ditė zie kombėtare pėr viktimat e njė aksidenti ku gjetėn vdekjen 16 nxėnės. Gjatė periudhės si kryeministėr, Nano u filmua nga njė kamera nė aeroportin e Rinasit, duke u kthyer nga njė udhėtim i gjatė. Ai qėndroi nė Rinas vetėm 2 orė dhe mė pas i hipi avionit pėr ta lėnė sėrish Shqipėrinė, ndėrkohė qė nė Tiranė sapo kishte nisur tė hapej lajmi pėr mbytjen tragjike tė njė motoskafi tė nisur drejt Italisė nga Vlora, ku humbėn jetėn 21 shqiptarė dhe u zhdukėn trupat e 7 tė tjerėve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga thorgal : 01-10-2006 mė 02:57

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrėfej kujtimet e mia mbi lėvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Sa prifterinj paguan Serbia dhe sa kisha nderton ajo?
    Nga _Mersin_ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 10:03
  3. Bashkim Fino kandidati i sė majtės pėr president
    Nga shefqeti11 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 07:59
  4. Ēfare ndodh nese zgjedhjet i fiton mazhoranca?
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 14-02-2007, 16:16
  5. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •