Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 30
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    anti mafi.. jeni ca ju ..qe sic duket nuk jeni pak.. ne pd.. qe doni me pjek geshtenja me leshin e mullaqeve te nanos..
    pse aq gomar kujtoni ju eshte nanua i thanasit..

    degjo ktu djale..
    ne se njef ndonji se une nuk njoh asnji as per fare.. qe e njef bamir topon.. i thuaj.. ti thote bamirit.. mos fli gjum o tutkun.. se edvin meto ceko gjinushi cdo dite po luajn me ty e se cdo dite antaresojne mijra zorraxhij an e kend shqiperise per tja dh.jere 3 korrikun popullit shqiptar..
    ne se bamiri nuk ben pjes te te fjeturit.. qe permend gazidedja.. ai duhet te zgjohet e ta marri shqiperine pellemb per pellembe.. e ti trimeroje e tu jap zemer demokratve.. e ti bashkoje te gjithe per te mbrojtur voten dhe fitoren e 3 korrikut.. sepse..po troket 97-ta e re.. bile jo vetem po troket po ka hapur deren me dy kanatat..
    nuk e shpeton pd-ne shtimi i ushtareve ne liban e afganistan sic rrehet berisha.. por celnikosja e demokratve ne shqiperi.. solidariteti me njeri tjetrin qe te perballojne ato mijra bandat hakmarrja qe i ka bere gati edvin klos meto ceko mejdani..
    ne se ai skupton.. po e quaj hajvan tirone.. ne se ai e kupton dhe qellimisht fle dhe e paralizon pd-ne athere qenka .. gje tjeter qe me vjen zor ta them.. se nuk e pres nga ai te jete dhe ai nje tartobiq tako ngjelo kopliko ndok cekoist.. me qitje te larget..
    ca shenja po i jep..jo te mira..

    keshtu cun..



    vjen era fund 96 -e e mars 97 -te..
    apo nuk te punoj hundet as tyja..
    nejse i ri je po mos u rrej se nano punon per pd-ne..
    nano edvini petro koci pandushi taku ndoka etjetj.. tashme jan ne nji autobus me ramiz nexho mejdan zabit brok qose jakup halit at..e brace dade makbule arapo shyto caushet..

    qashtu.. dhe vre kho..

    me kthe pergjigje ne se ke komunikuar me ndonji qe ka kontakt me bamken ..

  2. #12
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Brari, do t'i a percjelle une kete "amanetin" tend, Bamir Topit! Pastaj ti do te dekoroheshe nga PD me medaljen "Pishtar i Demoracise"! Kurse nga Akademia e Shkencave, poashtu do te dokoroheshe, per zbulimin e nje dialekti te ri te shqipes se shkruar, qe vetem bastardet si ti e kuptojne!!!

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    jakup .. ku e ki mbarue shkollen per "marinar" adhahile..

    e di se e kie ba gati "piven" per mue.. e di..

    cfar kalibri ki mendue ti dhe shtabi me perdor?

    por sa te jem do ju a qes horlliqet.. te jesh i sigurte..

    kish shum kuptim vota e 3 korrikut or qosist kanibal enverist qe ke shkreh kallash mbi vajza e djem shqiptar.. sic kish kuptim dhe ne kosov qe populli votoj rugov shallin e jo ty jakup kallashin..

    sigurisht qe e kini po.rdh voten e popullit dhe e kini marr pushtetin me mjeshteri.. cak fak pa shum zhurm kte radh.. dacin e pshurret sejdiun e kini ble epa pare bile.. e tjeret po ju tuten.. por ka trima kosova qe nuk po tuten prej jush..

    nuk do mujni me i vra te gjithe..

    po ju mblidhet litari..
    sallakmoisi-u nuk mundet tju shpetoj perjet..

    a te ze gjumi naten o makbeth..
    hmmm..

  4. #14
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    hahahahaa, fenomenal je. Shkollen e kam kryer ne Shqiperi (studimet). Ah, sa per "piven ne banak", nuk je kaliber ti, jo! Ti je vetem nje kotesi e kote.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    marinar.. cfar roli ke pas ne vrasjen e kolonel ahmet krasniqit o njohes i rrugicave te tiranes..?

    po ne arratisjen e jahos a ndihmove ndopak?

    trego se ti sje ashtu krejt hajvan..

    je i "shkolluar" ne kurse speciale..

  6. #16
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga Brari
    marinar.. cfar roli ke pas ne vrasjen e kolonel ahmet krasniqit o njohes i rrugicave te tiranes..?

    po ne arratisjen e jahos a ndihmove ndopak?

    trego se ti sje ashtu krejt hajvan..

    je i "shkolluar" ne kurse speciale..
    Brari,

    Ne shtatorin e vitit 1998, kur eshte vra Ahmet Krasniqi, une, kam qene ne Kosove, duke u perball me ushtare,police dhe paramilitar serb. Ne shtator te atij viti, pas dezertimit te idolit tend Tahir Zemes, se bashku me shume epror ushtarak dhe 2500-3000 ushtare te tij, ne u rrethuam, ne Rrafshin e Dukagjinit, me nje rrethim qe ne gjuhen ushtarake njihet si rrethimi ne tre rrathe, d.m.th rrethim i hekurt. Ne ate kohe Serbia, po mendonte se i dha grushtin perfundimtare UÇK-se, por u genjye keq. Por, shpirti liridashes i luftetarve te UÇK-se, arriti me sukses t'i perballoj kesaj ofanzive serbe me mbi 20.000 njerez qe Serbia i kishte mobilizuar.

    Dua te jeme i sinçerte. Po te isha pyete une, dhe po te isha ne Tirane, ne ate kohe dhe ne ato rrethana, nuk do te ndalesha vetem me nje vrasje.

    Ti, me mire eshte qe nuk e njhe realitetin te strukesh!

  7. #17
    Gazeidedja eshte lakonik ne te folur, por edhe pietjet jane lakonistike.

    Dakord qe pushteti u muar me revolucion ne '97, nuk ka dyshim kush per kete.

    Edhe sherbimet e huaja kane qene aktive si asnjihere tjeter, por kjo nuk do te thote se ato nuk punojne ende sot.

    Me fitoren e 3 Korrikut mbi ata qe instiguan dhe moren pushtetin me revolucion, ka edhe nje paradoks qe spjegimin me te afert e gjen ne nje kompromis te Berishes, i cili mund te jete bere para zgjedhjeve: futja ne kabinetin qeveritar te protagonisteve te 28 Majit '96, e pastaj te revolucionit '97.

  8. #18
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Gazi eshte njeriu m ekompetent per te sqaruar ndodhite e 97es---ai tha drejte qe PSja e kishte shum te lehte te bente nje puc shteti pasiqe turmat ishin te dalura fare jasht kontrollit., eshte nje kob qe ne shqiperi ka njerez si PSja qe ben nje gjenocid ne shqiperi dhe se prap ata akuzojne dhe ngerrthasin se do i mesojne Berishes edhe nje mesim tjeter si 97, kete e ka then vet Edi Rama dhe Ilir Meta ----kta jan kriminelet qe veshen me te zeza gjith shqiperine kur e gjith bota ishte ne te bardha.

    Edhe nje krahasim te vogel do kishe bere mes Gazit dhe Klosit---Klosi duket nje langaraq rrugesh qe per nje vit abononim le digitalb do i kishte shit gjith shqiperine UDBse.

    Me beri pershtypje edhe pergjigja e Gazit me "no comment" kur Fevziu e pyeti Gazin ne do kishte ulur turmat me force dhe represion---ai u pergjigj qe Zoti Berisha nuk pranoi te bente nje gje te tille pasiqe pretendonte qe ky i fundit mund ta zgjidhte problemin ne rrug paqesore. Besoj qe do kishin vdek nja 20 apo 30 Zan Causha edhe pastaj Shqiperia nuk do kishte hum njerez te pafajshem dhe ne halle te veta.

    Mallku qofshin firmat piramidale dhe PSa me to, mallku qofshin 1000 her.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Rd
    --

    Pas ekzekutimit, ka patur edhe deklarata nga dëshmitarë okularë për autorin e vrasjes, por ato nuk u morën asnjë herë për bazë


    Pse Prokuroria mbylli dosjen e vrasjes së ish-kryetarit të SHIK-ut të Lushnjes


    Vrasja e ish-kryetarit të SHIK-ut të Lushnjes duket se nuk ka shqetësuar aspak Prokurorinë që ka mbyllur hetimet me kohë. Ish-kryetari i SHIK të Lushnjes, 40-vjeçari Bashkim Shkurti, u ekzekutua më 11 maj 1998, vetëm një vit e gjysmë, pasi ishte larguar nga detyra, pas ardhjes në pushtet të socialistëve me kryengritje të armatosur. Ish-kreu i SHIK u vra mbërmjen e 11 majit të vitit 1998 sapo kishte dalë nga një lokal në qendër të qytetit, pranë shtëpisë së tij. Policia shkoi me vonesë në vendngjarje, ndërsa trupi i ish-kreut të SHIK-ut u dërgua nga kalimtarë të rastit menjëherë në spitalin e qytetit dhe më pas është dërguar për në Tiranë ku edhe dha shpirt.

    Vrasja e ish-kreut të SHIK-ut ngjalli panik në qytetin e Lushnjes, por çuditërisht hetimet u mbyllën. Mos vajtja e policisë në kohën e duhur në vendin e krimit dhe mbyllja e hetimeve, të le të dyshosh se vrasja e ish-kreut të SHIK-ut është kryer nga vetë shteti i asaj kohe. Ata që e morën pushtetin me grykën e pushkës nuk kursyen as gjakun e punonjësve të shtetit. Pas ekzekutimit të ish-kreut të SHIK-ut ka patur edhe deklarata nga dëshmitarë okularë për autorin e vrasjes, por ato nuk u morën asnjë herë për bazë nga Prokuroria.

    Një dëshmitar ka bërë të ditur se fjalët e fundit të Shkurtit kur ai po dërgohej për në Spitalin Ushtarak në Tiranë kanë qenë: "Ishte një djalë i gjatë, bukurosh, me flokë të zeza dhe pa maskë. Sytë i kishte shumë të zinj". Prokuroria nuk arriti të zbulojë as llojin e armës së krimit, megjithëse në vendngjarje u gjetën disa gëzhoja dhe ato u sekuestruan nga policia e asaj kohe. Dosja e vrasjes së ish-kreut të SHIK-ut të Lushnjes është mbyllur, ndërsa kreu i akuzës së këtij qyteti është shprehur para dy ditësh për mediat, se familjarët nuk janë interesuar për hetimet. Nuk kuptohet se çfarë interesimi kërkon ky kryeprokuror kur dihet se është vrarë një ish-punonjës i lartë i shtetit dhe dosja është mbyllur.

    Tashmë është mëse e qartë se, vrasja e ish-kryetarit të SHIK-ut të Lushnjes, Bashkim Shkurti, ka qenë e porositur nga lart. Të gjithë ata që e njihnin në Lushnje Shkurtin, kanë folur fjalët më të mira për të, si një njeri pa probleme dhe me reputacion në publik. Nëse Prokuroria do të kishte kryer hetime të plota për vrasjen e tij, sigurisht që vrasësi do të ishte gjetur, por mesa duket kjo dosje është mbyllur për të mos shkaktuar probleme në qarqet e zyrtarëve të shtetit të asaj kohe.

    Ish-kryetari i SHIK, Gazidede, deklaroi në një intervistë televizive për vrasjen e dy drejtuesve të SHIK-kut të Lushnjes dhe atë të Vlorës mban përgjegjësi direkte shteti i asaj kohe. Gazidede akuzoi Klosin për vrasjen e dy ish-drejtuesve të SHIK dhe kërkoi rihapjen e hetimeve për të venë para drejtësisë vrasësit.

    --



    tirana observer

    --

    Flet Sanije Shkurti, bashkëshortja e ish-kreut të SHIK-ut të Lushnjës, Bashkim Shkurti

    "Dua drejtësi për bashkëshortin tim"

    Dorina TOPOLLAJ

    Prej tetë vitesh, në çdo hap që ka hedhur ka pyetur veten, përse dhe kush. "S'di asgjë për vrasjen e burrit tim, dhe deklarata e Bashkim Gazidedes më ra si bombë", thotë me lot në sy, Sanije Shkurti, bashkëshortja e ish-kreut të SHIK-ut të Lushnjës, në vitet '92-'97. Dy ditë më parë, në emisionin "Opinion" në TV Klan, Bashkim Gazidede deklaroi se Fatos Klosi kishte vrarë kryetarin e shërbimit informativ të Vlorës dhe të Lushnjës. Deklarata e shefit të bashkëshortit të saj, e ka kthyer Sanijen tetë vjet më parë, në ato ditë të errëta, kur humbi njeriun më të shtrenjtë në jetë. Në një intervistë për gazetën "Tirana Observer", ajo tregon se si u vra Bashkim Shkurti, krismat në rrugicën e shtëpisë dhe fjalët që u përhapën për vrasësin në atë kohë. Si i njeh Bashkim Gazideden dhe Fatos Klosin, heshtja prej tetë vitesh dhe apeli për drejtësi.

    Çfarë menduat në çastin kur ish-kreu i SHIK, Bashkim Gazidede, deklaroi se bashkëshorti juaj është vrarë nga Fatos Klosi?
    U trondita jashtë mase. Po ndiqja me vëmendje emisionin "Opinion", siç e ndjek gjithmonë, dhe nuk e prisja një deklaratë të tillë. Menjëherë më shpërthyen lotët.
    A kishit dëgjuar më parë ndonjë lidhje mes vrasjes së bashkëshortit tuaj dhe Fatos Klosit?
    Jo, kurrë.
    Çfarë menduat në ato momente?
    Mendova se Gazidede e ka pasur tim shoq punonjës të vetin, dhe nëse unë e njihja si bashkëshort dhe si prind, ai e njihte nga ana e punës. Në këtë anë, ai dinte për të, më shumë se unë.
    A keni kontaktuar me z. Gazidede pas kësaj deklarate për të mësuar ndonjë gjë më shumë?
    Jo s'kam kontaktuar. Unë s'kam mundësi të kontaktoj me të.
    A e njihni personalisht z. Gazidede?
    Jo. S'e kam takuar ndonjëherë.
    A kujtoni çfarë ju thoshte bashkëshorti juaj për të?
    Bashkëshorti im s'tregonte asgjë për punën e tij. E shumta që mund të më ketë thënë për Gazideden, është në rastet që është vonuar dhe unë e kam marrë në telefon, më thoshte se ishte në mbledhje me shefin.
    A e njihte bashkëshorti juaj kryetarin e SHIK-ut të Vlorës, Shkëlqim Agolli?
    Po, e njihte. Më kujtohet që kur ai u vra, bashkëshorti im shprehu keqardhje shumë të madhe për të. Fliste me konsiderata shumë të larta për këtë njeri.
    A keni njohje me Fatos Klosin?
    Jo, kam dëgjuar për të vetëm nga televizori pasi u bë shef i Shërbimit Informativ.
    A keni bërë ndonjëherë kërkesa në prokurori apo në SHIK, për të mësuar në lidhje me hetimet për vrasjen e bashkëshortit tuaj?
    Jo, s'kam bërë. Humbja e bashkëshortit për mua qe një dhimbje shumë e madhe, dhe pas kësaj tragjedie për familjen time, unë jam munduar të rris dy fëmijët e mi të mbetur jetimë, dhe të kujdesem për vjehrrën e cila u sëmur rëndë pas vdekjes së Bashkimit. Në këto tetë vite ka qenë një heshtje totale për këtë çështje, dhe nëpërmjet jush i kërkoj organeve kompetente të vënë drejtësi. Në këto tetë vjet, në çdo hap që kam hedhur kam menduar, përse dhe kush. Unë nuk e di nga më ka ardhur kjo e keqe, dhe kam pasur frikë për familjen time. Prandaj çdo gjë që thuhet më duket e habitshme, pasi s'di asgjë. Shpresoj që me ardhjen në pushtet të kësaj partie, diçka do të bëhet. Por për asgjë s'kam garanci. Gjthmonë rri me shpresën se një ditë do të mësoj të vërtetën.
    Si e morët vesh lajmin për vrasjen e tij?
    Unë isha në kuzhinë duke gatuar, kur dëgjova disa krisma. Prisja të vinte Bashkimi, pasi djali e kishte kërkuar se kishte një problem. Zakonisht nuk vinte aq herët në shtëpi. Atëherë ishte maj, dhe ishte ora rreth 8. 20 e darkës. Sa dëgjova të shtënat dola menjëherë jashtë. Pashë Bashkimin të vrarë, e pastaj s'kujtoj gjë, se rashë pa ndjenja.
    A ju kishte treguar bashkëshorti për ndonjë shqetësim në lidhje me punën e tij?
    Jo. Bashkimi ishte kyç. Nuk tregonte asgjë të punës në shtëpi. Unë as kolegët e tij s'i njihja. Ishte gjithmonë i qeshur dhe i qetë.
    Bashkëshorti juaj punonte në arsim deri në vitin 1992. Si u emërua bashkëshorti juaj në SHIK?
    Më kujtohet që e thirrën në Tiranë, dhe kur u kthye më tha se ishte emëruar në një detyrë të re.

    Prokurori Hazbiu: Dosja s'është mbyllur, është pezulluar

    Dosja e Bashkim Shkurtit është pa motiv dhe pa autor. Prokurori i Lushnjës, Artan Hazbiu, në një intervistë për "Tirana Observer" deklaron se dosja është e pezulluar. Ndërkohë u bën thirrje të gjithë njerëzve që mund të dinë diçka për vrasjen e ish-shefit të SHIK-ut, të ndihmojnë organin e akuzës në zbardhjen e ngjarjes.
    Z.prokuror, çfarë dini rreth vrasjes së Bashkim Shkurtit?
    Megjithëse nuk kam qenë prokuror në Lushnjë në atë kohë, pasi këtu jam prej 10 muajsh, kemi një dosje të plotë rreth kësaj ngjarjeje me të gjithë elementët e hollësishëm të ngjarjes. Vrasja ka ndodhur rreth orës 20 e 15 minuta, të datës 11 maj, të vitit 1998. Bashkimi ka qenë shoqëruar me një shok në xhiro me biçikletë dhe sapo është ndarë me të për të marrë rrugën e shtëpisë, as 100 m kur është ngjitur në rrugicën e shtëpisë vrasësi apo vrasësit kanë shfrytëzuar errësirën dhe faktin që megjithëse rrugica është pranë qendrës, në atë kohë nuk ka pasur kalimtarë. Di që policia lushnjare e ka vlerësuar krimin dhe ka ardhur në vendngjarje fill pas 15 minutash. Ka kryer me imtësi të gjitha veprimet procedurale, si dhe janë marrë për ekspertim 2 gëzhojat e gjetura në vendngjarje. Pas ekspertimit doli se gëzhojat kanë qenë 7.62 mm dhe përdoren ose nga pistoleta TT ose nga automatik PMSH.
    A ka pasur dëshmitarë okularë në ngjarje dhe a janë pyetur të gjithë?
    Sigurisht në dosje disponojmë dëshmi të gruas dhe disa dëshmitarë të tjerë. Janë pyetur imtësisht të gjithë, pasi çështja është mbajtur nën hetim në grup. Si përfundim, të gjithë nuk kanë dhënë asnjë emër konkret apo të dyshuar, por thjesht dëgjuam krisma këtu, krismat erdhën këtej etj. Me gjithë punën kërkimore të oficerit të Policisë Gjyqësore, Florian Binjaku, apo të prokurorit të çështjes, nuk nxorëm asnjë motiv dhe asnjë autor.
    Si vendosët më pas?
    Në këtë mënyrë vendosëm pezullimin e hetimit.
    Çdo të thotë kjo?
    Çështja do të vazhdojë të hetohet nga Policia Kriminale. Hetimet do të vazhdojnë tashmë edhe në rrugë konfidenciale nga oficerë të Policisë Kriminale me dosje gjurmimi. Dosja nuk quhet dhe nuk është e mbyllur, por tani për tani e pezulluar. Kjo do të thotë që për çdo rrethanë apo për çdo element të ri, për çdo fakt, prokuroria do të rinisë hetimet.
    Ka thashetheme se vrasësi është vrarë vite me vonë dhe se e di gjithë Lushnja?
    Ne merremi me fakte dhe jo me supozime. Nëse dikush di diçka, atëherë është mirë të ndihmojë organin e akuzës, për të vendosur së bashku drejtësinë.
    Aurora Damini

    Jeteshkrimi

    Emri: Bashkim
    Mbiemri: Shkurti
    Vendlindja: Lushnjë
    Vitlindja: 1952
    Gjendja civile: I martuar, baba i dy fëmijëve
    Arsimi: I lartë
    Diplomohet në vitin 1974 për Matematikë-Fizikë në Universitetin e Shkodrës
    Eksperienca në punë: Pas mbarimit të fakultetit, emërohet si mësues e më pas si drejtor në Fiershegan të Lushnjës.
    1992-1994 Emërohet shef i Shërbimit Informativ në Lushnjë
    1994-1995 Emërohet shef i Shërbimit Informativ në Durrës-Kavajë
    1995-1997 Emërohet shef i Shërbimit Informativ në Lushnjë
    1998- Emërohet shef personali në Bashkinë Lushnjë
    Në 11 Maj të vitit 1998 vritet nga një autor që s'është identifikuar

    .................................................. ................................. Krye

    INTERVISTA/ Flet Abedin Agolli, babai i ish-kreut të SHIKU-t të Vlorës

    "Djalin ma vranë me një thikë në zemër"

    Gëzim ASHIMI

    KORÇE - Gati 10 vjet më parë është vrarë në rrethana ende të paqarta, një prej drejtuesve të SHIK-ut në Vlorë, Shkëlqim Agolli. Ndërkaq, familja e tij ende nuk di shkaqet dhe rrethanat në të cilat ai humbi jetën. Babai i tij 77-vjeçar, Abedin Agolli, duke folur për gazetën "Tirana Observer" tregon se, si djali i tij ka filluar punë në Shërbimin Informativ Kombëtar dhe se si mësoi për vrasjen e të birit pas largimit në Greqi. I mbetur i vetëm, pasi prej 10 muajsh nga një aksident i ka vdekur edhe gruaja, plaku 77-vjeçar flet për historinë e djalit të tij, por pa hedhur dyshime se ai mund të jetë vrarë për shkak të detyrës.
    Kur ka filluar punë djali juaj si punonjës i Shërbimit Informativ Kombëtar?
    Shkëlqimi ka filluar punë në vitin 1993 si punonjës i SHIK-ut në Korçë. Ishte mësues për Matematikë dhe Fizikë, por e braktisi shkollën për shkak të djegies së shkollës nga një trazirë e fundvitit 1991. Këtu në SHIK shkonte mirë me punë, por shokët i kishte thuajse të gjithë ish-sigurimsa, madje një prej tyre e kishte provokuar, sa deri në vitin 1988, mua, Abedin Agollin, më kishte pasur në evidencë për shkak të letrave anonime që bëheshin për mua.
    Kur u transferua nga Korça?
    Nga Korça u transferua fillimisht në Pogradec, ku punoi për gati 4 muaj dhe në datën 1 shkurt të vitit 1997, filloi punën si kryetar i SHIK-ut për qarkun e Vlorës. Çdo 2 javë vinte në shtëpi. Më kujtohet se donte të takohej me studentët e grevës së urisë në Vlorë, por që nga Tirana e lajmëruan të mos takohej se mund të pësonte ndonjë të keqe. Shkëlqimi u tërhoq dhe shpëtoi nga ky zjarr i parë në Vlorë.
    Si u kthye nga Vlora në Korçë?
    Unë lidhesha në telefon me djalin tim dhe di që ai ka shpëtuar falë shoferit të tij, një djalë vlonjat, emri i të cilit nuk më kujtohet, por që e konsideroj si djalin tim. Shkoi të merrte rrobat në banesën ku rrinte diku tek Uji i Ftohtë së bashku me shoferin, kur dëgjoi krisma nga selia e SHIK-ut në Vlorë. Aty i ka thënë shoferit "shef, deri më sot të kam dëgjuar unë ty, tani do të më dëgjosh ti mua. Të mos shkojmë tek zyrat e SHIK-ut se do të vritemi". Megjithatë, në errësirë shkuan dhe panë vlonjatët që kishin vënë një kamion për mbrojtje dhe qëllonin me automatikë mbi 20 punonjës të SHIK-ut.
    Shkëlqimi nuk tentoi të futet në godinën e SHIK-ut?
    Jo, që andej shoferi e çoi në Llogora, në një rrugë që lidhej më tej me Gjirokastrën. E morën me helikopter dhe e çuan në Tiranë nga ku më mori në telefon përsëri rreth mesnatës. Që nga Tirana shkoi në Gramsh, ku mori gruan dhe tre fëmijët, dy vajza e një djalë dhe duke gdhirë data 1 mars e pashë në shtëpi.
    Para se të largohej në Greqi, a ju dëshmoi për periudhën që kishte kaluar në Vlorë dhe ditët e fundit të qëndrimit atje?
    Kur e kam pyetur nëse kishte bërë gjë të keqe në detyrën e tij, mu përgjigj "asgjë të keqe baba". Nga Korça u largua ekzakt në datën 19 qershor të vitit 1997, pasi gjatë 3 muajve të qëndrimit në Korçë u pajis me një vizë greke. Më tregoi se ishte pajisur me vizë 3-mujore në ambasadën greke në Tiranë dhe tha se do të nisej në Greqi. E pashë me sytë e mi se vizën e kishte me emrin Shkëlqim Agoli, ndonëse kishte edhe një pasaportë të dytë me emrin Anesti Agolli.
    Kur e morët vesh lajmin e vrasjes së djalit tuaj?
    Ditën që kishte mbushur 3 muaj qëndrimi në Greqi, vjen djali i xhaxhait të tij, Refat Agolli, që rri këtu në Korçë dhe më dha lajmin e hidhur. Nuk di si e përmbajta veten. (Plaku 77-vjeçar përlotet lehtas poshtë syzeve të tij dhe tregon shenjat e dhimbjes). Pas tri ditësh e sollën të vrarë.
    Ku ishte vendosur djali juaj në Greqi?
    Shkëlqimi ishte vendosur në Athinë, ku javën e fundit të qëndrimit atje kishte filluar punë si elektricist. Kur e sollën trupin pashë se ishte qëlluar me një goditje të vetme thike në zemër. E kishte hequr thikën vetë apo ai që e vrau kjo nuk dihet, por kam dëgjuar se një mjek është shprehur se mund të shpëtonte po të kishte thikën në trup, pasi i rrodhi shumë gjak. E kanë vrarë në banesë, në ora 2.00 pasdite, pasi kishte ardhur nga puna. Kishte një konflikt me të shoqen, por si të gjithë burrat me gratë.

    Dyshimet për vrasjen

    Plaku 77-vjeçar tregon se në Greqi nuk ka bërë asnjë përpjekje, për të zbuluar diçka më tepër për vrasjen, pasi nuk ka pasur as mundësitë financiare. "Jam interesuar tek një prokuror këtu në Korçë, por ai mu përgjigj se ne i kemi këtu kriminelët dhe nuk i ndjekim dot dhe jo të kryejmë hetime në Greqi. Nuk di nëse deshi të mbulonte hetimet për këtë vrasje apo jo, por më tej nuk jam interesuar" pohon 77-vjeçari. Ndërsa shton se unë nuk di që djali im të ketë bërë keq, por vetëm mirë gjatë punës së tij. "Ka qenë ndonjë lloj hakmarrjeje apo jo nga vlonjatët sikurse janë hedhur dyshime, apo është përfolur në shtyp në kohën kur ai u vra, nuk mund të them, sepse ekzekutimi i djalit tim në Athinë ka mbetur për ne si familje, një mister" mbyll bisedën babai i Shkëlqim Agollit.

    Shkelqim Agolli

    EMRI: Shkëlqim
    mbiemri: Agolli
    Vendlindja: Korçë
    GJENDJA CIVILE: I martuar, ka tre fëmijë
    Arsimi: Ka mbaruar Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Matematikë-Fizikë.
    Ka punuar si mësues për Matematikë dhe Fizikë në fshatin Beras, por e braktisi profesionin për shkak të djegies së shkollës nga një trazirë e fundvitit 1991.
    Në vitin 1993 - Ka filluar punë si punonjës i SHIK-ut në Korçë.
    Tetor 1996 - U transferua në Pogradec.
    1 shkurt 1997 - Filloi punë si kryetar i SHIK-ut për qarkun e Vlorës.
    19 qershor 1997 - U largua nga Korça për në shtetin fqinj, Greqi.
    Për tre muaj ka qëndruar në Athinë, duke punuar si elektricist. 19 shtator 1997 - Gjendet i vdekur në banesën e tij në Athinë të Greqisë.

    .................................................. .................................

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    marinar..

    kafe smund te pi me persona per te cilet kam bindje se jan vrases ose dirigjent vrasjesh ose solidar me vrasjet.

    kur them vrasje mendoj jo vrasje te arkanit por te sabahetes ahmetit azemit smajlit ukes drinit xhemes etj..

    sa per rrethimet qe thua..
    serbia nuk ka rrethuar as ty as kupin as thaqin as idriz togerin.. sepse ju skini qen kurre formacion luftarak qe rrezikoni qofte minimalisht fuqine ushtarake te serbise.. apo i prishni asaj ndonje plan e operacion ushtarak..

    arsyet pse ju kini qene nje vrim ne uje nga pikpamja ushtarake i dini ju me mire se une..
    serbise i ka interesuar qe ju te ekzistoni.. qe ju te deklaroni se jeni.. se ju jeni .. se ju jeni shume..se ju kini shum brigada.. se ju kini krye shum aksione dhe se ju kishit clirue territore..
    serbia i trembej shume deklarimit se ju nuk jeni kerkushi ushtarakisht sepse i mbetej asaj pergjegjsia per tymin e zjarrin mbi kosove e genocidin qe po e bente aq rehatshem e aq bukur te justifikuar..mbi miljona shqiptare..
    ne kte pike ju dhe serbia bashkoheshit shum organikisht..
    as ju as serbia nuk e donit te verteten.. pra qe uck eshte formacion ushtarak i pa perfillshem..
    arsyet pse ju dhe serbia bashkoheshit ne kte pike i dini ju shum mire e kjo eshte nji nga pikat me delikate qe ju nuk kini toleruar tju a analizoj kush..
    ne hage prokurori e vuri me shpatulla per muri jakup demagogin.. vec duke i cituar komunikatat qe vet kupi kishte shperndare ne media me ane te dubel agjenteve tip baton.. dhe kupi skish ku me lujt ma e tha..
    propogand ka qen or zotni ajo pun e u zgerdhi..
    dihet shkencerisht se mashtrusit kur kapen mat qeshin..
    nejse..

    po loja juaj i ka kushtuar shum kosoves.. e kte ju e dini mire prandaj dhe si armik kryesor nuk kini as arkanin as sllobon... por analizen e ngjarjeve.. aty ju ste falni.. prandaj ju vrisni..
    pra o marinar i rrethumi.. ti kur ske qen ne ndonji rrethim.
    serbia nuk ju ka rrethuar se po tju rrethonte juve.. pushonte fabrika e komunikatave e kjo do ta detyronte serbine te ndalonte genocidin.. te ndalonte ate cka ishte kryedetyra shekullore e serbise.. spastrimi i kosoves nga rraca shqiptare..
    prandaj shtabi serb ka qen shum i kujdeshem qe edhe popullin shqiptar ta perzente nga vatrat dhe juve tju linte shtigje qe te funksiononte kosov preshi apo linja jakup-baton.. e cila ishte eldorado per shtabin serb.. pra burimi i propogandes se ka uck..se ajo asht shum e forte me 700 brigada e se prandaj ne serbia kina sjell ktu vec do polic e do ushtar..
    e ne fakt serbia skish do polic e do ushtar por kishte vertet nje ushtri te rregullt te afte ta kryente detyren e akademise serbe.. te shplarjes njiher e pergjithmon te hesapeve me autoktonet shqiptare te kosoves.,
    ata qe skishin ushtri.. ishin femijet shqiptar grat shqiptare pleqt shqiptar..
    e ajo pak ushtri uck-iste qe ekzistonte ishte vec njesitet qe ruanin jakup lim thaqat e fabriken komunikat-prodhuese.. pra shtabistet enveriste.. per te ikur sa andej kendej ne rrugen qe ja hapte serbia.. qe ky shtab te kishte mundesi te fabrikonte idene se.. ka uck.. se serbia ka me ke lufton ne kosov.. se ju bota skini pse nderhyni se na i dalim zot vet.. e kjo fabrik do ti duhej planit serb te ekzistonte deri sa te mbetej i fundit shqiptar ne kosove.. pra te paralizohej cdo nisme nderkombetare per nderhyrje.. duke ju mbajtur juve ne "prodhimtari te efektshme komunkatash" pordhamane." por me vlere te pa cmushme per serbine.. e me vlere tragjike per shqiptaret..
    kto i ka kuptuar populli prandaj nuk ju dha vote..
    ben sikur cuditet qosja qe pse nuk morren vote "qlirimtaret"..

    jo marinar .. Clirimtaret marrin vote ne Kosove.. por "qent e kqij qe ja bin ukun ne torishte katundarit" nuk marrin vote..

    ktu eshte krejt esenca e asaj cka ndodhi e ndodh ne Kosov..dhe burimi i vrasjeve..
    ju doni ta varrosni te verteten..
    qe shtabi enverist ne tiran zyrih e drenic.. nuk ka pas ndermend kurre LUFTEN.. por lojen e luftes..
    prandaj ndodhi ajo cka ndodhi..
    prandaj Uollkeri i cili e zbuloj te verteten..pra qe ju UCK e enveristave.. po lunit ko.qesh me popullin tuaj.. pra qe ju ishin formalitet i nevojshem vetem per serbine..
    prandaj plaku amerikan tha..
    Cfar uck-je.. serbia po vret civila se uck nuk ka..
    sepse ka dhe "ka" jan dy kuptime te ndryshme..ne filozofine ushtarake..
    Ather klintoni i tha blerit.. ai popull po mbytet ..ta shpetojm..


    dialogu Nano-Abdi eshte nje thesar per te kuptuar filozofine tuaj..

    Populli i kuptoj gjerat..prandaj Klarket Klintonet u priten me lot e lule..




    i veshur si grue iku abaz poeti ajdin.. qe mbante kallash para gjunjve e mjeker ala ceguevar ne takim me hollbrukun.. diku ne decan ..

    keshtu kini ik te gjithe.. ju enveristet..
    e trimnin e kini tregue nder kafiqa te tropojes Kukesit e tiranes..
    Milo ne kujtimet e tij ju a zbulon..se ku kan qene shoku gjarperi me shok Kupin..



    dhe ne fund..
    a e dini ju enveristet se ka ndodh me ju nji cudi..
    duke mashtruar kaq vjet ju kini fillu me besu se vertet kini luftue..
    e pranon shkenca kte lloj fenomeni..

    hej moj grue..tha kola.. dal ne mjes i fus i rren ne kafe te madhe e ne dark e besoj dhe vet..

    ju krejt besoni se kini luftue..

    Luften e kan mbajt mbi shpin vec populli .. ata te pambrojturit..

    ..dhe konkluzioni ..

    Serbia sju ka rrethue kurre ju shtabo komunikat-beresit...e jo Liri beresit sic mashtron kupi ne librin e tije..
    Ajo ka perdorur KOSEN..

    pra nga veri lindja e filloj.. operacionin ushtarak.. e duke zbritur posht.. e duke lene te hapura dy rrjedhje.. han elezin e morin kuksin..
    Pra.. dajak bajonet zjarr nga siper e ikni ketu poshte..
    pra operacion Zbrazjeje.. e asgjesimi..
    ne han elez shkarkonte shqiptaria per ne gligorovi.. e ne morin kuks shkarkonte po shqiptaria per ne nano-pandushovi..
    e ti bot..mbaji me shnet qe..ku ikie shqiptaret e mbetur..hajt jepjuni buk e azil e mos na cani kryt ma me probleme shiptare..
    ne kosov ska ma shqiptar.. asht krye kjo ceshtje..

    ja kte bet juve..

    mirpo nuk u pajtue klintoni me blerin me kte maskarallyk serb..

    e shpetuan shqiptaret..

    prandaj ju mbetet keq mbas nderhyrjes natos.. te pa lavdishem.. tuj dorzu armet nepr ushtar te indis greqis e tuj u a shti gishtin ne prapanic.. e pastaj ju u bat trima mbi drina..
    faqezinj..




    kosoven e ka cliruar nato..dhe liri-beres jan klinton klark ollbrajt xhim oullkerat e jo ju kup lim shim qose bedri islam frajerat..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 29-10-2006 më 04:48

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "CIA ndihmoi Gazideden të strehohet në SHBA"
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 03-04-2009, 13:14
  2. Gazidede: Kush e krijoi marsin 1997
    Nga Albmaster në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-10-2008, 16:12
  3. Bashkim Gazidede, ish kreu i SHISH kthehet në Shqipëri
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 20-05-2006, 09:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •