(Marre nga BBC Shqip)
Një miliarder ka ofruar ofron një çmim 5 milionë dollarë në vit për udhëheqësin afrikan që do ta lëshojë pushtetin në mënyrë demokratike.
Të enjten do të behet prezantimi zyrtar i çmimit, që në vlerë monetare, e kalon dhe Çmimin Nobel Për Paqe.
Çmimi do të shpërblejë udhëheqëist afrikanë që kontribuojnë në përmirësimin e gjendjes në vendet e tyre.
Ai është donacion i një manati në fushën e telekomunikacioneve, Mo Ibrahim, dhe do t'i afrohet vetëm atij presidenti, që do t'ia kalojë pushtetin në mënyrë demokratike pasardhësit të tij.
Çmimi shperson të adresojë disa nga problemet më të pamenaxhueshme të Afrikës: si të binden udhëheqësit e saj të mos pasurohen nga fondet e shtetit apo që ngurrojnë të largohen nga pushteti.
Kushte
Zgjedhja e metodës demokratike për t'u larguar nga posti është vetëm njëra prej pengesave që duhet të kapërcesh para se të shqyrtohesh si kandidat për ta marrë këtë çmim.
Universiteti Harvardit pastaj do të analizojë më tej se si dhe sa i kanë shërbyer ata vendeve të tyre gjatë kohës që kanë qenë në post.
Mo Ibrahim, që po përdor pasurinë e tij personale për të financuar këtë inisiativë thotë se paratë e tij nuk do të shkojnë dëm.
"Udhëheqësit afrikanë duhet të përballen me shumë probleme dhe nëse udhëheqësit afrikanë ia dalin të nxjerrin nga varfëria rreth 10 milionë vetë gjatë kësaj periudhe kohore, një gjë e tillë do të ishte e mrekullueshme. "
Në një rast të tillë, shtoi ai, shuma e parave të këtij çmimi do të ishte shumë simbolike.
Mo Ibrahim ka siguruar mbështetje ndërkombëtare për çmimin.
Nelson Mandela e ka përshkruar atë si shembull për botën.
Krijoni Kontakt