Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 52
  1. #11
    DIZER_7 Maska e dizer7
    Anëtarësuar
    24-05-2006
    Vendndodhja
    EARTH
    Postime
    176
    Ja nje hap shume i madh qe do mbylli gojerat e atyre qe mendonin se ceshtja came nuk do hapet. Ja pra qe edhe u hap, edhe u njoh nga beshkimi evropjan. Kjo eshte nje dite shume e madhe per popullsine came dhe te gjithe shqipetaret. mE DIPLOMACI BEHET CDO GJE.

    SHQIPERIA MBI TE GJITHA !
    Po Do Paqe, Behu Gati Per Lufte!

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    671
    Citim Postuar më parë nga unikkatil
    Urime, është ngjarje e shënuar dhe turp për Atë delegacionin shqiptar që ka prit ta marr iniciativën i huaji.
    Inisiativen e ka marre Ilir Meta.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Citim Postuar më parë nga PRI-LTN
    Inisiativen e ka marre Ilir Meta.
    Bravo i qofte lir Metes
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  4. #14
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga PRI-LTN
    Inisiativen e ka marre Ilir Meta.
    Perse nuk e mori kete insiative socialisti ILIR META kur ishte kryeminister
    i shqiperise??ngaqe socialistet shqipetare ishin mish e thua me pasokun
    e cila ishte ne pushtet ne nje kohe me ILIR METEN!perse e la per tani??
    apo kur je ne opozite ke kredibilitet me shume!!?

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    671
    Citim Postuar më parë nga Behari
    Perse nuk e mori kete insiative socialisti ILIR META kur ishte kryeminister
    i shqiperise??ngaqe socialistet shqipetare ishin mish e thua me pasokun
    e cila ishte ne pushtet ne nje kohe me ILIR METEN!perse e la per tani??
    apo kur je ne opozite ke kredibilitet me shume!!?
    Behar, mbase ke te drejte. Une nuk eshte se kam ndonje simpati te madhe per Meten, por di qe ka qene i pari qe e ka permendur ceshtjen came ne Athine.

  6. #16
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga PRI-LTN
    Behar, mbase ke te drejte. Une nuk eshte se kam ndonje simpati te madhe per Meten, por di qe ka qene i pari qe e ka permendur ceshtjen came ne Athine.
    OK!dasht zoti e zgjidhet ne interres te camerise kjo ceshtje>
    por une jam pak pesimist ngaqe grekerit shquhen per
    antishqiptar!

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-07-2006
    Postime
    170
    Citim Postuar më parë nga medaur
    Bravo i qofte lir Metes
    Po ce o kaq keq paskan mbetur keta sternipat e Pirros, sa qe per te drejtat tyre dhe ne emer te tyre te kene pranuar te prononcohen per here te pare nepermjet nje palo komunisti si ay pafillua aty siper dhe se po e kane lene me gjithe mend ne dore te tyre, atehere vate edhe kjo pune!

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Jak' o dit' e uruar! Qe lint nga perendon, At' an' e ke ndritur, E ne pse na harron?
    Postime
    140
    Shtetësi greke dhe kthim në trojet etnike, ka qenë premtimi që mori PDI nga PE

    "Shtetësi greke për çamët"

    Ekspertët do të përqendrohen mbi historinë dhe ligjshmërinë, në të mirë të çështjes çame

    Shekulli

    Shqiptarët çamë etnikë të dëbuar e masakruar nga grekët, në fund të Luftës së Dytë Botërore, thanë dje në Tiranë, se deputetë të Parlamentit Europian u kanë premtuar se do të punojnë në dy linja të rëndësishme, në kuadrin e zgjidhjes së çështjes së tyre. Tahir Muhedini, kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Integrimm saktësoi se shkuarja lirshëm në krahinën etnike shqiptare të Çamërisë dhe mundësia e rifitimit të shtetësisë greke, e hequr në 1953-të, janë dy prej çështjeve për të cilat do të punojnë eurodeputetët. Muhedini paraqiti dje së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Amos Dojaka dhe zyrtarë të tjerë të partisë, rezultatet e vizitës së mesjavës në Parlamentin Europian. Muhedini iu përgjigj pyetjes së “Shekullit” për dy çështje; Së pari, interesin për rikthimin e shtetësisë greke dhe së dyti, vlerësimin nëse plotëson Traktati i Miqësisë me Greqinë i vitit 1996, të drejtat e zgjidhjes së çështjes së çamëve. Muhedini saktësoi fillimisht, se shtetësia ishte në interes dhe se për këtë ishte angazhuar eurodeputeti gjerman me origjinë greke, Jorgo Chatzimarkakis. Ky eurodeputet ka marrë përsipër që të bisedojë me qeverinë greke, sipas raportimit të PDI-së, për të parë nëse mund të bëhej diçka për kthimin e shtetësisë, e cila në mënyrë kolektive u është hequr çamëve shqiptarë etnikë në vitin 1947 nga Greqia dhe në vitin 1953, nga Kuvendi i Shqipërisë (madje, rreth 70 për qind e çamëve kanë ditëlindje të “përbashkët” 1 janarin e atij vitit). Muhedini, sakaq, tha dje se Traktati i Miqësisë i vitit 1996 nuk ka funksionuar asnjëherë dhe se ka qenë inekzistent, duke mos afruar asnjë hapësirë për kthimin e pronave, ndërsa shtoi se “ky është hapi i parë i rëndësishëm, në rrugën e vështirë të realizimit të amanetit të të parëve tanë”. Kryetari i PDI-së, shtoi se në Parlamentin Europian “nuk çuam dosje për ullinjtë dhe për pronat, por për zgjidhje politike”. Muhedini saktësoi gjithashtu, se “për herë të parë në historinë politike shqiptare, një delegacion i një partie shqiptare arriti të shprehë shqetësimin 62-vjeçar të popullsisë çame në Parlamentin Europian” dhe se “për herë të parë, përfaqësues të Parlamentit Europian dëgjuan drejtpërdrejtë zërin dhe kërkesat e popullsisë çame nëpërmjet një partie politike, e cila ka në betejat e saj kryesore zgjidhjen demokratike të këtij impasi historik të Çamërisë”. Kthimi i shtetësisë nga Kuvendi i Shqipërisë, do ta detyronte Greqinë të lejonte shqiptarët e dëbuar në trojet etnike, pavarësisht vendimeve të stisura të gjykatave për kohëzgjatjen e banimit (kupto: të dëbimit) jashtë vendit (Greqisë), me ç’rast mbi 30 vjet prona humbet.
    Dosja
    Janë të paktën 8 referenca të studiuesve ndërkombëtarë, që e kanë trajtuar çështjen çame dhe jo shqiptarë, të cilat i janë përmbledhur në një material dokumentar në dosjen e dorëzuar deputetëve europianë. Materialet janë marrë mes të tjerëve nga studiuesit Miranda Vikers, Tom J. Winnifrith, Xhejms Petifer i Akademisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar. Dosja në “përmbajtjen e saj ka analiza politike ekspertësh ndërkombëtarë për historinë dhe rrugët e zgjidhjes së këtij problemi, të lënë në harresë”,-tha Muhedini. Ai e quajti “premtim shumë të rëndësishëm” që ka marrë delegacioni që bisedoi në kuadrin e takimit të 13 parlamentar (25-26 tetor) BE-Shqipëri, për një seancë dëgjimi me të dyja palët, çamët dhe grekët, në PE dhe po kështu, mundësinë e miratimit të një rezolute për çështjen çame. Mundet që i gjithë aktiviteti të shënojë rritje brenda këtij viti, përfshi trajtimet historike dhe juridike. Për këtë të fundit, pra, për të punuar mbi çështjen, ka dy ekspertë të historisë dhe juridiksionit. Ata do të shqyrtojnë të gjitha detajet historike dhe ligjore për të mundësuar zgjidhjen e çështjes, që sipas Muhedinit, duke u nisur nga takimet me eurodeputetët, ka “bërë vetëm shkronjën “A” nga 36 të tjera që ka alfabeti dhe kanë mbetur edhe 35”. “Kemi marrë mbështetjen nga eurodeputetët për çështjen dhe po kështu edhe për trajtimin të saj historik. PE, do ta ketë në konsideratë çështjen shumë serioze çame”,- tha Muhedini. Çështja e deportimit të çamëve nga krahina etnike shqiptare e Çamërisë, është njohur nga Kombet e Bashkuara, që nëpërmjet UNRRA-s (ish-Komisariati i Lartë për Refugjatët, sot UNHCR), i patën dhënë qeverisë së Tiranës 26 milionë dollarë, në gusht të vitit 1948, në formë ndihme për refugjatët që vinin nga Greqia. Çamëria, me të katër rajonet e saj të mëdha: Janinë, Thesporti, Artë (ish-kryeqendra kur trupat e greke pushtuan krahinën në 1986) dhe Preveza), iu dha Greqisë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në 1913 dhe përfundimisht në Konferencën e Lozanës, në 1923.

    ---------------------------

    KE: Shqiptarë çamë, në veri të Greqisë

    Shekulli

    Një raport "i hershëm" (për kërkimet në komunitetin shqiptar në Greqi, organizuar nga "European Bureau", vëzhguar nga Commission of the European Community) për gjendjen e pakicave në Shqipëri dhe në Greqi, pohonte se në këtë të fundit “ka një popullatë thelbësore shqiptarësh të njohur si “çamë” në veri të Greqisë”. Grupi raportues përbëhej nga Antonio Belushi (Itali), Ricardo Alvares, Joseph San Sokasao, Kolom Anget, Havier Boski (Spanjë), E. Angel, Stefan Moal , Robert Marti (Francë), Onom Falkona (Holandë), Volfgang Jeniges (Belgjikë), Kol O'Cinseala (Irlandë). Ata ishin nga 4-10 tetori 1987 në Greqi, për të studiuar ekzistencën e elementit shqiptar dhe ruajtjen e etnicitetit dhe gjuhës së tyre.

    --------------------------

    Uashingtoni, interes për çamët

    Shekulli

    Ambasadori amerikan Kliford Bond në OSBE, kishte tërhequr vëmendjen këtë javë se Greqia nuk përmbushte standardet për pakicat, ku përfshinte shqiptarët etnikë. Reagimi i Athinës ishte negativ dhe mbështetej në deklarimin e përhershëm se nuk ka pakica, këtë rast shqiptarë, por duke u thirrur në ndonjë gabim për emigrantët. Më parë, në 20 qershor 2002 u zhvillua seanca dëgjimore në Komitetin amerikan të Helsinkit në lidhje me të drejtat e njeriut në Greqi, ku flitet dhe për çështjen e pronave çame. Senatori Smith, gjatë debatit, senatori Smith tha se me gjithë arritjet e demokracisë greke, “ende ekzistojnë shqetësime në lidhje me të drejtat e minoriteteve, lirinë fetare, lirinë e shtypit, si dhe për çështjen shumë serioze të trafikut të njerëzve”,- ku ka përmendur si të prekur edhe shqiptarët. Kurse, Këshilltari i stafit të Komitetit amerikan të Helsinkit, Chadwick R. Gore, pyeti tri përfaqësuesit grekë në seancë, përfshi Panyote Dimitras (Komiteti i Helsnikit) mbi çështjen: "Do të dëshiroja të pyesja për një tjetër grup etnik, të cilit nuk mendoj se i kushtohet shumë vëmendje: çamët. Do të dëshiroja të dija rreth kësaj eksperience unike me pasojë dëbimin e tyre në 1940, (dhe) pamundësinë e tyre për t’u kthyer në Greqi për t’iu plotësuar kërkesa e tyre e drejtë për rikthimin e pronës. Do të dëshiroja të dija, se çfarë mendon ndonjëri prej ju të treve në lidhje me këtë çështje, dhe nëse shikoni se mund të bëhet diçka për ta ndrequr”.

    --------------------------

    Baronesha Ludford, interpelancë me Oli Rehn

    Shekulli

    Pjesëtarja e Dhomës së Lordëve në parlamentin britanik, Barnoesha Sara Ludford do të kërkojë interpelancë dëgjimore me Komisionerin e Zgjerimit të Bashkimit Europian, Oli Rehn, për çështjen çame. Baronesha Ludford ka premtuar ta bëjë këtë, pasi u informua se Partia për Drejtësi dhe Integrim kishte korrespondencë me komisionerin Rehn, andaj do t'i kërkonte atij të sqaronte se çfarë ka ndërmend të ndërmarrë Komisioni Europian për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Po kështu, eurodeputetët Marco Pannella dhe Marco Cappato të Partisë Radikale Italiane, si dhe disa anëtarë të Grupit Liberal Demokrat të PE, premtuan se do të shihnin mundësinë e propozimit të një Rezolute Parlamentare, ku të kërkohej me terma urgjencë, hapja e dialogut midis Athinës dhe Tiranës, me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të popullsisë çame dhe pranisë ndërkombëtare.

    --------------------------------

    Muhedini: Asnjë copë letër nga Tirana, te ndërkombëtarët

    Shekulli

    "Parlamenti Europian është i angazhuar për zgjidhjen e çështjes çame",- tha dje Tahir Muhedini, kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Integrim, por që e ka përballur këtë me mos vëmendjen e thellë të qeverive të Tiranës përgjatë 62-vjetëve. “Që nga viti 1945 dhe deri sot që flasim, asnjë dokument zyrtar, që është minimalja, nuk është paraqitur për t’iu prezantuar ndërkombëtarëve për këtë komunitetet kaq të vuajtur. PE, tha se ishte pa dije, se nuk kishte dijeni për këtë. Asnjë parti nuk ka çuar asnjë copë letër për çështjen çame për 62 vjet”,- tha Muhedini. Ai mandej përkujtoi se eurodepuetja Doris Pak, kishte mbetur e befasuar, se si kishte mundësi që zyrtarët e Tiranës më parë nuk ia kishin parashtruar këtë çështje. Po sipas Muhedinit, Pak premtoi se do të ndërhynte që Greqia të lejonte kthimin e çamëve për të vizituar trojet e tyre. Sipas Muhedinit, Pak kishte thënë se “unë marr përsipër, që minimalisht, këta shqiptarë çamë që kanë lindur në Greqi, të shkojnë lirshëm në trojet e tyre”. Muhedini e citoi eurodeputeten Pak, të ketë premtuar se do të influenconte në mundësimin e vajtjes së popullsisë çame në atdhe dhe sigurisht, në nderimin e varreve të të parëve të tyre. Por, Muhedini vërejti se në diskutimin e kësaj jave në PE, të gjithë deputetët e delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë, kishin qenë në një mendje për çështjen. Delegacionin kuvendar e udhëhiqte deputetja Majlinda Bregu dhe përbëhej nga Rexhep Uka, Arjan Madhi, Ilir Meta, Ferdinand Xhaferri, Skënder Gjinushi dhe Ermelinda Meksi.

    -------------------------------

    ÇAMËT-OLI REHNI

    Oli Ren, njohu çështjen çame


    Shekulli

    Franco Frattini i ka përcjellë për shqyrtim dosjen e Partisë për Drejtësi dhe Integrim, Komisionerit të Zgjerimit, Oli Ren. Zyra e Fratinit, Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, sipas PDI-së, ka njoftuar në 8 qershor se dokumentacioni i monitorimit të marrëdhënieve greke dhe shqiptare në lidhje me çështjen çame, ishte në kabinetin e Renit. Në dosje janë përfshirë një kopje në italisht e këtij dokumenti (të monitorimit), Memorandumi i Qershorit 2006, për të cilin PDI dëshiron që të jetë mirëkuptimi, Memorandumi i Emigrantëve Çamë në Shqipëri dërguar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në vitin 1947, raporti i gjendjes së minoriteteve në Greqi dhe në Shqipëri si dhe evidenca të paraqitura nga profesori James Pettifer i Akademisë së Mbrojtjes të Britanisë së Madhe. Mandej;
    Dirk Lange, shefi i kabinetit të Renit, i ngarkuar nga Komisioneri i Zgjerimit ktheu përgjigjen:
    Dëshiroj t’u falënderoj për letrën adresuar Komisionerit Frattini nga Ju, në datë 29 mars, e cila bën fjalë për çështjen e popullsisë çame. Ashtu siç shkruhet edhe në letrën e dërguar në datë 12 prillin e kaluar nga zyra e Komisionerit Frattini, marrëdhëniet me Shqipërinë do të hyjnë në kompetencat e Komisionerit Rehn. Madje Komisioneri Rehn më kërkoi t’u përgjigjem. Komisioni është në dijeni për çështjen relative të popullsisë çame dhe për më tepër, është plotësisht i informuar për çështjen e rishikimit të të drejtave të anëtarëve, në veçanti të drejtat për pronën e konfiskuar në fund të Luftës së Dytë Botërore. Komisioni mendon se një çështje e tillë, duhet të jetë në thelb me natyrë bilaterale ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Por, përveç kësaj, Komisioni do të vazhdojë të ndjekë me vëmendje zhvillimet e situatës dhe do të vazhdojë të ngrejë zërin për një avancim të dialogut ndërmjet dy shteteve, për të arritur në një zgjidhje të favorshme të çështjes.
    Dirk Lange, Shef Kabineti
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 01-11-2006 më 01:20

  9. #19
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    A ka çamë që jetojnë në Greqi edhe sot??

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    671
    Citim Postuar më parë nga unikkatil
    A ka çamë që jetojnë në Greqi edhe sot??
    Jane camet e krishtere.

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  3. Kryeministri belg për krijimin e Shteteve të Bashkura të Evropës
    Nga Davius në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 16:41
  4. Kornologjia e BE-së
    Nga StterollA në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-05-2004, 02:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •