Mire ceshtja Cameve, por tani avash avash po na kthen dhe popull te pabese ? Besa eshte gjeja me e shenjte e shqiptarit, dhe per ty camet jane te pabese sepse besen e tyre ja kishin dhene memedheut ku ne nje menyre te cuditshme u gjeten brenda saj, por nen mbikqyrjen e nje shteti tjeter ? Kjo qenka pabesia came ?Postuar më parë nga Albo
Pabeset me te medhenj ne globin tokesor jane vecse Greket dhe Romaket(Italianet). Jane ata qe gjithmone kane lonjetur me besen tone, jane ata qe gjithmone kane perfituar nga fara jone, dhe jane ata qe sot e kesaj dite me lloj lloj menyrash mundohen te na gjymtojne. Por ti nuk i ke syte ne ball, i ke tjeter kund.
[qoute]
Harmonies trimi qe fshihet pas emrave anonime ne forum, camet jane pjese e "minoritetit grek" ne Republiken e Shqiperise pasi nuk ishin refugjate ne Greqi ishin shtetas greke para se te deboheshin. Dhe jo te gjithe camet jane debuar nga Greqia, ata qe jane debuar jane vetem nje minoritet, pasi ka came ne Greqi sa te duash. Shume nga gjusherit e stergjysherit e atyre cameve te debuar kane luftuar krah per krah grekerve per clirimin e Greqise, 1 shekull perpara se Shqiperia te fitonte pavaresine e saj.
[/quote]
E ketu gabohesh ti mor djale. Ato qe kane luftuar kane luftuar per shpetimin e Hyllerise se tyre, ishin po ata qe me votat e tyre per pak sa arriten ta RIvendosin gjuhen e te pareve ne gjith Morene e Peloponezin, por qe me vone u shtypen nga patriarket orthodhokse. Camet nuk mund te jene kurre minoritet grek. Camet jane pjese e pandashme e fares Shqiptare(gege,toske,lab(p) dhe Cameriot)
Atehere perse pellet Greqia per pjesen tjeter te Qipros duke qene se ajo eshte "juridiksion" dhe pjese e shtetit turk ? A nuk pellet se kujton ose hiqet sikur ka te drejten historike ?Kerkesa kryesore e cameve nuk eshte kthimi i pronave por riatdhesimi ne Greqi duke u njohur perseri shtetesine greke dhe rrezimin e akuzave gjyqesore per tradheti kombetare. Demshperblimi apo rikthimi i pronave eshte derivat i njohjes se shtetesise greke.
Edhe camet kane te drejten historike te jene atje. Cdo gje tjeter kalon ne plan te dyte.
Sikur Qeveria shqiptare dhe ajo greke po perjetojne "marredhenie te shkelqyera". Sikur Greqia ka rreth 90 % te ekonomise shqiptare ne dore. Kur do vije ky lloj bashkepunimi i madh qe ta shofin njeri tjetrin pa "dyshime" ? Apo kur ta bej Sala rregjistrimin e popullsise ?Ceshtja came nuk zgjidhet as me presione nderkombetare as me tregimi me gisht te fajtoreve. Ceshtja came do te zgjidhet shume kollaj vetem atehere kur qeveria shqiptare dhe ajo greke te kene arritur ate shkalle bashkepunimi dhe mirekuptimi, qe nuk le me vend per frike e dyshime per njeri-tjetrin. Camet duhet te shkojne e te protestojne perpara kryeministrise shqiptare dhe para ministrise se jashtme shqiptare, pasi vetem qeveria shqiptare mund te ndermjetesoje zgjidhjen e problemit me palen greke. Dhe sa me shume shtohen vizitat e burrave te dy shteteve, sa me shume shtohen projektet e bashkepunimit me interes dy-palesh, aq me me e afert eshte dita e zgjidhjes se ceshtjes came. Ne nje Greqi qe perballet me legalizimin e 600 000 emigranteve shqiptare, riatdhesimi i nje grushti camesh eshte hic asgje.
Shyqyr ti qe ke arritur shpetimin.Edhe brezi i shqiptareve te lindur e thinjur ne bunkerin komunist me emrin Shqiperi keshtu si ty mendon: fajin na e kane ata lart, jo ne poshte. Ndryshimi vjen nga lart poshte e jo nga poshte lart, apo jo? Duhet te kesh patjeter nje post e nje karrike per te kontribuar per vendin tend?! Dhe une jam "provinciali" e jo ti qe edhe pse jeton prej dy dekadash ne Perendim nuk ke mundur te shkundesh mentalitetin prej te cilit u largove.
Albo
Krijoni Kontakt