Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 52
  1. #21
    Perjashtuar Maska e gjongjini
    Anëtarësuar
    08-06-2006
    Vendndodhja
    Mbrapa diellit.
    Postime
    15
    Po, jo te gjithe çamet u perzune nga Greqia. Ata qe kane mbetur atje u detyruan te konvertoheshin ne fene ortodokse. Problemi eshte se kane frike te falsin hapur per origjinen e tyre per shkak te represionit historik qe kane kryer qeverite greke mbi ta.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Citim Postuar më parë nga gjongjini
    Po, jo te gjithe çamet u perzune nga Greqia. Ata qe kane mbetur atje u detyruan te konvertoheshin ne fene ortodokse. Problemi eshte se kane frike te falsin hapur per origjinen e tyre per shkak te represionit historik qe kane kryer qeverite greke mbi ta.
    UNE KAM NJE FAMILJE KETU NE GJERMANI JANE AFER jANINES VEC TI DEGJONI C SHQIPE FLASIN ;ATE TE MESJETES ;MJALTE ME DUKET SE NXJERRIN NGA GOJA MJALTE,vetem se edhe tani kane frike te thone se jane shqiptare ,kur i ngacmon traumatizohen ,por gjuha e tyre me kenaq sikur kam fituar miliona euro ,me bllok ne dore shkoj e shenoj fjalet.psh germen q se kane shume te perhapur si ne psh .nuk thone - kam qare por -kam klahur.sdi cte them, kam mbledhur me qindra fjale e vazhdoj ti mbledh perdite, jane njerez te mrekullueshem.
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Ceshtja came eshte ceshtja me prioritetin me te ulet ne agjenden e dy vendeve pasi numri i cameve te debuar nga Greqia eshte i vogel krahasimisht me numrin e emigranteve shqiptare ne Greqi, ashtu si problemet legale dhe logjistike te dhenies fund te kesaj ceshtje jane te paperfillshme si nga pala greke edhe nga pala shqiptare. Dy pengesat kryesore per zgjidhjen e ceshtjes came kane qene:

    a) historike - pabesia e cameve ndaj shtetit grek dhe genocidi i shtetit grek ndaj tyre.
    b) klima e maredhenieve midis dy shteteve, shtetit shqiptar dhe atij grek.

    Dhe ne kohen qe jetojme, kur maredheniet midis dy vendeve jane te shkelqyera dhe eshte kaluar nga shkalla e mirekuptimit miqesor ne nje bashkepunim dypalesh konkret, pyetja e vetme qe shtrohet eshte kjo:

    - A kane nxjerre vete camet mesimet e tyre historike?


    Fatkeqesisht, pengesa me e madhe per zgjidhjen e ceshtjes came ne kete pike nuk eshte as shteti grek e as shteti shqiptar, jane vete camet me veprimet e qendrimet e tyre. Ne vend qe te heshtin e ti drejtojne shqetesimet e qendrimet e tyre prane ministrise se jashtme shqiptare dhe burrave te shtetit shqiptar, perfaqesusesit e vetem dinjitoze te ceshtjes came, keta zgjedhin perfaqesimin e njerezve pa pushtet te kallepit te Ilir Metes apo Sabri Godos.

    Dhe gabimi i dyte i cameve, ose mesimi i historise qe ata nuk kane nxjerre ende sic duhet, eshte se nese nje dite Athina do ti hapi dyert e saj per ish shtetasit e saj te debuar, camet nuk do te marshojne drejt Athines si shqiptare, por si shtetas greke. Sa me shume came deshmojne per popullin grek vuajtjen e debimin e tyre nga Greqia, edhe pse ishin shtetas greke si ata, aq me shume rritet ndergjegjesimi i opinionit publik grek mbi nevojen e riatdhesimit te cameve ne shoqerine greke. Por camet nuk po mundohen te fitojne simpatine e shoqerise greke ne vuajtjen e tyre, ata po insistojne ne "lojen e fajit" dhe "zgjidhje nderkombetare" te ceshtjes came qe nuk ka per te ndodhur ndonjehere pasi ceshtja came eshte nje problem kufitar lokal qe do te zgjidhet vetem sipas protokollit zyrtar te shtetit shqiptar dhe atij grek.

    Albo

  4. #24
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Sipas logjikes se perdorur ne shkrimin e siperm, as shqiptaret ne Maqedoni nuk do duhej te kishin te drejtat e tyre sepse kane qene te pabese ndaj shtetit te Maqedonise, bile ne vitin 2001 u cuan edhe ne kryengritje gjithepopullore. Apo, irlandezet e veriut, skocezet, etj. nuk do duhej te kishin te drejtat e tyre, sepse jo vetem qe kane qene te pabese ndaj Anglise, por e kane luftuar ate (per lirine e tyre normalisht) me shekuj e shume raste te tjera si ky neper bote.

    Po te pritet nga zemergjeresia greke, shqiptaret atje dhe problemi cam asnjehere nuk mund te zgjidhen, sepse po te ishin zemergjere ata, nuk do vinte as deri tek problemi ne plan te pare, pra nuk do kishte okupim te Camerise, e as debim, gjenocid, e masakra masive te cameve. Vetem detyrimi nderkombetar dhe ate nga SHBA-te dhe BE-ja mund dhe do zgjidhin kete problem.

    Camet, duhet te kerkojne ndihmen e gjithe shqiptareve, si te pozites ashtu edhe te opozites e te gjitheve ne pergjithesi, sepse problemi cam eshte i te gjithe shqiptareve jo vetem i ministrise se jashtme te qeverise se sotshme, dhe te gjithe shqiptaret duhet te ndihmojne me te gjitha mundesite ne zgjidhjen e ketij problemi dhe te te gjitha problemeve tona kombetare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 30-10-2006 më 02:45
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anëtarësuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Çamëria shqiptare

    Krahas shkallës së ndërkombëtarizimit të Malësisë shqiptare në Mal të Zi, pa dyshim mund të thuhet se edhe Çamëria shqiptare në Greqi, ka hyrë axhendën procedurale të ligjshme të ndërkombëtarizimit. Këtë konstatim tonin, e provon edhe deklarata me përmbajtje historiko-politike e kryetares së Asamblesë së Parlamentit të Evropës, Doris Pak, që “ Çamët të rikthehen në trojet e tyre”(www.alb-shkenca.org, 27.10.2006).

    “Zyrtarizimi i çështjes çame për herë të parë nga ana e Parlamentit Evropian” ka rëndësi historike, për shkak se qeveria e Greqisë më nuk ka kurrfarë gjasësh teorike, as praktike, që ta heshtë moszgjidhjen e problemit të minoritetit të Çamërisë, ashtu siç parashikojnë e drejta ndërkombëtare dhe institucionet dhe organet juridike legjislative të Këshillit të Evropës, përkatësisht të Bashkimit Evropian(BE), që i referohen respektimit dhe zabtimit të drejtave dhe lirive të njeriut. Në këtë kontekst fokusohet edhe e drejta e shqiptarëve çamë që të rikthehehn në shtëpitë e tyre stërgjyshore të Çamërisë shqiptare. Tanimë përpjekjet më se 60-vjeçare të çamëve që të rikthehen në trojet e tyre të Shqipërisë Etnike, së shpejti do të bëhen realitet i vërtetë, sepse kërkesat dhe ankesat e ligjshme të veprimtarëve, të shoqatave dhe të asociacioneve të ndryshme të Çamërisë si në Tiranë, ashtu edhe në diasporë (Turqi, Amerikë, Evropë, Australi, Argjentinë etj.) nuk kanë vetëm karakter kombëtar, por edhe ndërkombëtar. Si në aspektin historik, juridiko-politik dhe demokratik kjo ka peshë të veçantë, sepse shqiptarët çamë do të jenë të ndihmuar edhe nga Evropa, edhe nga Amerika, edhe nga OKB-ja, si dhe nga OSBE-ja, që të rikthen në vendlindjen e tyre atërore-Çamëri në Greqi.

    Fare nuk është e rëndësishme se si do të “ndjehen emocionalisht” dhe, si pritet të reagojnë politika dhe diplomacia zyrtare greke lidhur me zyrtarizimin e çështjes çame në instancat e Parlamentit Evropian. E rëndësishmja është që ky akt ndërkombëtar nxori në shesh të pavertetën historiko-politike dhe diplomatike të qeveritarëve dhe të historianëve grekomëdhenj se “çështja çame është inekzistente”(!?)

    Ky hap i zyrtarizimit ndërkombëtar i çështjes çame nga ana e Parlamentit Evropian, si dhe i ngritjes së çështjes së Malësisë shqiptare në Mal të Zi, në planin gjithëkombëtar shqiptar, do thotë se, tanimë as Tirana nuk mund të qëndrojë më pasive dhe indiferente as ndaj zgjidhjes së çështjes së minoritetit çam, as ndaj zgjidhjes së statusit të minoritetit shqiptar në Mal të Zi, pavarësisht nga llogaritë dështuese dhe, përfitimet lukrative të deritashme të politikës dhe të diplomacisë së rezervuar ekonomiko-tregtare të Shqipërisë demokratike(1990-2006) ndaj çështjes së pazgjidhur shqiptare në Ballkan.

    Faza fillestare e ndërkombëtarizimit të çështjes shqiptare me status minoriteti në Mal të Zi dhe në Greqi, është faktor i rëndësishëm për arritjen e kompromisit politik ndërmjet shqiptarëve, grekëve dhe malazezëve. Për më tepër, ky është faktor garantues me interes reciprok, edhe për realizimin e të drejatve minoritare greke, serbe, malazeze në trojet e Shqipërisë Etnike në Ballkan. Pra, zbatimi i parimit të reciprocitetit universal juridik ndërkombëtar ndaj pakicave kombëtare të theksuara, do të ndikojë pozitivisht në krijimin, në ruajtjen, në zhvillimin, në stabilitetin dhe në sigurinë e shteteve multietnike, pluraliste dhe demokratike në Ballkan.

    Shkruan Prof, Dr. Mehdi Hyseni

    Marre nga www.al-today.com

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Jak' o dit' e uruar! Qe lint nga perendon, At' an' e ke ndritur, E ne pse na harron?
    Postime
    140
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Ceshtja came eshte ceshtja me prioritetin me te ulet ne agjenden e dy vendeve pasi numri i cameve te debuar nga Greqia eshte i vogel krahasimisht me numrin e emigranteve shqiptare ne Greqi, ashtu si problemet legale dhe logjistike te dhenies fund te kesaj ceshtje jane te paperfillshme si nga pala greke edhe nga pala shqiptare. Dy pengesat kryesore per zgjidhjen e ceshtjes came kane qene:

    a) historike - pabesia e cameve ndaj shtetit grek dhe genocidi i shtetit grek ndaj tyre.
    b) klima e maredhenieve midis dy shteteve, shtetit shqiptar dhe atij grek.

    Dhe ne kohen qe jetojme, kur maredheniet midis dy vendeve jane te shkelqyera dhe eshte kaluar nga shkalla e mirekuptimit miqesor ne nje bashkepunim dypalesh konkret, pyetja e vetme qe shtrohet eshte kjo:

    - A kane nxjerre vete camet mesimet e tyre historike?


    Fatkeqesisht, pengesa me e madhe per zgjidhjen e ceshtjes came ne kete pike nuk eshte as shteti grek e as shteti shqiptar, jane vete camet me veprimet e qendrimet e tyre. Ne vend qe te heshtin e ti drejtojne shqetesimet e qendrimet e tyre prane ministrise se jashtme shqiptare dhe burrave te shtetit shqiptar, perfaqesusesit e vetem dinjitoze te ceshtjes came, keta zgjedhin perfaqesimin e njerezve pa pushtet te kallepit te Ilir Metes apo Sabri Godos.

    Dhe gabimi i dyte i cameve, ose mesimi i historise qe ata nuk kane nxjerre ende sic duhet, eshte se nese nje dite Athina do ti hapi dyert e saj per ish shtetasit e saj te debuar, camet nuk do te marshojne drejt Athines si shqiptare, por si shtetas greke. Sa me shume came deshmojne per popullin grek vuajtjen e debimin e tyre nga Greqia, edhe pse ishin shtetas greke si ata, aq me shume rritet ndergjegjesimi i opinionit publik grek mbi nevojen e riatdhesimit te cameve ne shoqerine greke. Por camet nuk po mundohen te fitojne simpatine e shoqerise greke ne vuajtjen e tyre, ata po insistojne ne "lojen e fajit" dhe "zgjidhje nderkombetare" te ceshtjes came qe nuk ka per te ndodhur ndonjehere pasi ceshtja came eshte nje problem kufitar lokal qe do te zgjidhet vetem sipas protokollit zyrtar te shtetit shqiptar dhe atij grek.

    Albo
    Intensifikimi i mardhenieve me "Greqin moter" dhe ruajtja e mardhenieve te shkelyera ce gezojm ne me te tani per tani duhet te jete me prioritare sesa te kujdesemi dhe te ju dalim zot "miqve tan Cam". Pajtohem me ty.

    Te heshtin Camet sipas teje, edhe shteti Shqiptar eshte i heshtur per kete Ceshtje. Menjefjal t'ja fusim nje t'pallume vetvetes. Boll i mjerum eshte kombi Shqiptar, po me pranu leksionet e ndritshme ce jep ti ne do te ishim edhe dhjet her me te mjerushem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Djal_Lacjan : 30-10-2006 më 21:31

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e harmonies
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    181
    Dhe gabimi i dyte i cameve, ose mesimi i historise qe ata nuk kane nxjerre ende sic duhet, eshte se nese nje dite Athina do ti hapi dyert e saj per ish shtetasit e saj te debuar, camet nuk do te marshojne drejt Athines si shqiptare, por si shtetas greke.
    Camet nuk kane arsye qe te marshojne mbi Athine as si shtetas greke dhe as si shtetas shqiptare. Ata do te marshojne vetem drejt pronave te tyre prehistorike, legjitime. Ndoshta mund te bejne edhe nje marshim te vogel ne Phili, nese e kerkon nevoja.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    pabesia çame? hajde llogjike hajde.
    a kane nxjerre çamet mesimet e tyre historike?nuk ma mer mendje se kane harruar se çkane heq nga felliqesirat e napolonit.kesaj rradhe do rrine urte.
    ja ke fut kot plako po nejse kur te prekin atje ku sduron eshte normale.
    uji do rrjedhe atje ku ka pas rrjedhur.
    Ndryshuar për herë të fundit nga skampin : 31-10-2006 më 23:46

  9. #29
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    O Albo c'fare lloj hashishi perdor ti mer vlla?Ti flet si ata qe i quanin jugosllavet "vellezer" dhe kosovaret "shoke".Ti dukesh se paske shkopin magjik per te zgjidhur c'do problem.Pse nuk shkon te hedhesh kandidaturen per kryeminister dhe te shpetoje Shqiperia nje here e mire?Albo, je provinciali me i kulturuar qe shkruan ne kete forum,por provincial do te mbetesh edhe shtate lekure te nderrosh.

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Sipas logjikes se perdorur ne shkrimin e siperm, as shqiptaret ne Maqedoni nuk do duhej te kishin te drejtat e tyre sepse kane qene te pabese ndaj shtetit te Maqedonise, bile ne vitin 2001 u cuan edhe ne kryengritje gjithepopullore.
    Te dalesh e te protestosh per te drejtat humanitare qe te mohoen nuk eshte njesoj si te bashkepunosh me pushtuesin ne dem te shtetit ne te cilin ke luftuar dhe jetuar per 1 shekull. Nese greket kane bere emer ne histori per dinakerine e tyre, cemerit kane bere emer ne histori per pabesine e tyre.

    Camet nuk kane arsye qe te marshojne mbi Athine as si shtetas greke dhe as si shtetas shqiptare. Ata do te marshojne vetem drejt pronave te tyre prehistorike, legjitime. Ndoshta mund te bejne edhe nje marshim te vogel ne Phili, nese e kerkon nevoja.
    Harmonies trimi qe fshihet pas emrave anonime ne forum, camet jane pjese e "minoritetit grek" ne Republiken e Shqiperise pasi nuk ishin refugjate ne Greqi ishin shtetas greke para se te deboheshin. Dhe jo te gjithe camet jane debuar nga Greqia, ata qe jane debuar jane vetem nje minoritet, pasi ka came ne Greqi sa te duash. Shume nga gjusherit e stergjysherit e atyre cameve te debuar kane luftuar krah per krah grekerve per clirimin e Greqise, 1 shekull perpara se Shqiperia te fitonte pavaresine e saj.

    Kerkesa kryesore e cameve nuk eshte kthimi i pronave por riatdhesimi ne Greqi duke u njohur perseri shtetesine greke dhe rrezimin e akuzave gjyqesore per tradheti kombetare. Demshperblimi apo rikthimi i pronave eshte derivat i njohjes se shtetesise greke.

    Te heshtin Camet sipas teje, edhe shteti Shqiptar eshte i heshtur per kete Ceshtje. Menjefjal t'ja fusim nje t'pallume vetvetes. Boll i mjerum eshte kombi Shqiptar, po me pranu leksionet e ndritshme ce jep ti ne do te ishim edhe dhjet her me te mjerushem.
    Ceshtja came nuk zgjidhet as me presione nderkombetare as me tregimi me gisht te fajtoreve. Ceshtja came do te zgjidhet shume kollaj vetem atehere kur qeveria shqiptare dhe ajo greke te kene arritur ate shkalle bashkepunimi dhe mirekuptimi, qe nuk le me vend per frike e dyshime per njeri-tjetrin. Camet duhet te shkojne e te protestojne perpara kryeministrise shqiptare dhe para ministrise se jashtme shqiptare, pasi vetem qeveria shqiptare mund te ndermjetesoje zgjidhjen e problemit me palen greke. Dhe sa me shume shtohen vizitat e burrave te dy shteteve, sa me shume shtohen projektet e bashkepunimit me interes dy-palesh, aq me me e afert eshte dita e zgjidhjes se ceshtjes came. Ne nje Greqi qe perballet me legalizimin e 600 000 emigranteve shqiptare, riatdhesimi i nje grushti camesh eshte hic asgje.

    O Albo c'fare lloj hashishi perdor ti mer vlla?Ti flet si ata qe i quanin jugosllavet "vellezer" dhe kosovaret "shoke".Ti dukesh se paske shkopin magjik per te zgjidhur c'do problem.Pse nuk shkon te hedhesh kandidaturen per kryeminister dhe te shpetoje Shqiperia nje here e mire?Albo, je provinciali me i kulturuar qe shkruan ne kete forum,por provincial do te mbetesh edhe shtate lekure te nderrosh.
    Edhe brezi i shqiptareve te lindur e thinjur ne bunkerin komunist me emrin Shqiperi keshtu si ty mendon: fajin na e kane ata lart, jo ne poshte. Ndryshimi vjen nga lart poshte e jo nga poshte lart, apo jo? Duhet te kesh patjeter nje post e nje karrike per te kontribuar per vendin tend?! Dhe une jam "provinciali" e jo ti qe edhe pse jeton prej dy dekadash ne Perendim nuk ke mundur te shkundesh mentalitetin prej te cilit u largove.

    Albo

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  3. Kryeministri belg për krijimin e Shteteve të Bashkura të Evropës
    Nga Davius në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 16:41
  4. Kornologjia e BE-së
    Nga StterollA në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-05-2004, 02:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •