-
Klarinetisti "Nokja i Beratit", Novrus Vengo
INTERVISTA/ Flet klarinetisti famoz Nokja i Beratit (Novrus Vengo)
Sulltanėt nė harem e pėrdornin klarinetėn si vegėl magjike
Modeli im ėshtė Gjeneral Gramafoni
Albert ZHOLI
Atė tani e identifikojnė me Halitin e Beratit, klarinetistin qė ėshtė bėrė me famė nė filmin Gjeneral Gramafoni . Pėr kėtė arsye edhe Noken nuk i flasin nė emėr Novrus Vengo, por Nokja i Berait. I bėshėm, serioz, plot fuqi, ai kur tė shtrėngon dorėn duket si ata burrat e sertė, por tė ndjeshėm tė filmit nė fjalė. Berati qyteti i klarinetės sė bashku me Tepelenėn, Pėrmetin dhe Gjirokastrėn pėrbėjnė njė kuartet nga ku kanė dalė klarinetistėt mė tė shkėlqyer shqiptarė qė kanė tronditur dhe platetė e botės. I tillė ėshtė dhe Nokja, madje ai ndihet mė krenar kur i flasin Nokja i Beratit pasi e identifikojnė me qytetin e lashtė tė 1001 dritareve, ku historia e kėngės ėshtė po aq e bukur sa e luftės.
Kur ka filluar Nokja ti bjerė klarinetės?
Eh, tamam, tamam, kur isha 19 vjeē, por edhe mė parė skishte dasma qė nuk shkoja pėr tė parė klarinetistėt. Se si mė dukeshin. Mė dukeshin trupmėdhenj, tė fortė, tė ditur. I shikoja dhe nuk ngopesha. Klarineta nė duart e tyre dukej e bindur verbėrisht. Por edhe nė shtėpi kur dėgjoja muzikė dėgjoja vetėm kur kishte me klarinetė. Nuk e di se ēmė ngjiti me tė. Ndoshta qė qyteti ynė ka shumė tė tillė, apo filmi Gjeneral Gramafoni i dha emėr Qytetit tonė dhe e bėri tė njohur si qyteti i klarinetės. Pas atij filmi unė u lidha dhe mė shumė me klarinetėn
Por para se tė merrje klarinetėn nė dorė me se stėrviteshe?
Me kallam. Pra, bėja klarinetė ose Piza me kallam. Njėlloj si fyej tė vegjėl, por me aq vrima sa klarineta. Me to stėrvitesha. Ishin mjeti i parė mėsimor.
Kush ju thirri pėr herė tė parė Nokja i Beratit?
Mė ka thirrur Irini Qirjako nė Maratonėn e parė tė Kėngės Popullore. Unė kisha punuar disa herė me tė dhe mė ngatėrronte mbiemrin. Njė ditė mė thirri o Nokja i Beratit dhe qė atė ditė ashtu mė thėrrasin tė gjithė?
Si ka qenė pėr ju pjesėmarrja nė maratonė?
Maratona e Kėngės Popullore ka diēka shumė tė mirė. Sė pari, ajo zhvillohet nė tė gjitha trevat shqipfolėse gjė qė i ka bėrė shqiptarėt tė njohin tė gjithė kėngėtarėt e vetė. Sė dyti, kėngėtarėt popullorė nė kėto maratona kanė shkėmbyer goxha eksperienca me njėri-tjetrin. Kjo ka bėrė qė tė gjithė tė ecim pėrpara.
Pse ėshtė bėrė kaq vegėl e pėlqyer klarineta?
Unė kam lexuar shumė pėr klarinetėn. Thuhet se ajo ka ardhur nga Turqia, ku dhe sulltanėt nė harem si vegėl muzikore tė parė kanė pasur kėtė vegėl magjike. Ėshtė e pėlqyer pėr forcėn e tingujve, pėr timbrin, pėr tė veēantat e tingujve. Asnjė vegėl muzikore nuk ka tinguj aq tė fortė. Ajo duket sikur lėshon tinguj ujėvare qė dėgjohen kilometra larg.. Pastaj me tė mund tė bėsh dhe lėvizje tė tilla sipas llojit tė tingullit, tė qash bashkė me klarinetėn. Eh magjia e saj ėshtė e pashpjegueshme.
Ke menduar ta ndėrrosh me ndonjė vegėl tjetėr?
Jo, asnjėherė. Unė i bie edhe veglave tė tjera, por atė qė atė jep klarineta sta jep asnjė tjetėr. Pastaj tė jemi tė sinqertė nė Shqipėri klarineta ėshtė super, e pazėvendėsueshme. Edhe nė dasmat mė elitare ajo pėrdoret. Kur dėgjohen tingujt e saj dasma do sdo ndizesh.
Po nė Ēamėri a pėrdoret klarineta?
Posi jo. Nė gjithė Ēamėrinė. N.q.s nė gjithė jugun ka klarinetė. Fizarmonikė dhe def, nė Ēamėri ka edhe violinė.
Ju thoni nė gjithė jugun, po nė Shqipėrinė e Mesme nuk ėshtė kaq e pėrdorur?
Ėshtė por jo sa nė jug. Nė Shqipėrinė e mesme pėrdoret mė shumė fizarmonika dhe defi.
Keni bashkėpunuar shpesh herė me Petrit Lulon?
Po. Me Petritin jam jo vetėm mik, por edhe bashkėpunėtor. Shkojmė bashkė nė shumė aktivitete. Petriti tė magjeps. Zėri i tij shkon shumė me klarinetėn. Duket se ai zė ka lindur enkas pėr klarinetėn. Zėri i tij bilbil, edhe klarineta si bilbil.
Jeni gjithmonė nė lėvizje ndiheni i lodhur?
Se di. Se kam ndjerė lodhjen. Ja sa kam ardhur nga njė aktivitet dhe tani me vrap nė Sarandė. Kur kam nė dorė klarinetėn, mė ikėn lodhja si me magji.
Keni shkuar nė shumė vende, ēfarė tė veēantė kanė femrat shqiptare nga tė huajat?
Sepse mė duken mė me kėmbė nė tokė. Mė origjinale.
Ēfarė bėni nė kohėn e lirė?
Shoh futboll, ose dal me shokėt. Pak kohė kemi tė lirė, por kryesorja ja kushtoj familjes. Jemi bėrė kurbetēinj me shtėpinė (qesh).
Jeni grindur keq me ndonjė njeri?
I ruhem sherrit. Unė dua tė pėrhap gaz, hare, gėzim. Mė ka ndodhur qė kam parė shumė tė dehur, qė mė vijnė dhe tė mė diktojnė se ēfarė tė marr me klarinetė, por i shmangem me lezet. Nga sherri asnjė tė mirė nuk ke.
Po vetė si i keni marrėdhėniet me rakinė?
Mendohet se klarinistėt pinė. Nuk ėshtė e vėrtetė. Po pive ske fuqi dhe tė merret fryma. Rrallė heq ndonjė teke kur jam nė kohė tė lirė. Pija po tė mori tė vuri poshtė.
Marrėdhėniet me librin?
Tė tė mos gėnjej, si kam tė mira. Smė lė ajo e ngrata, ma ka marrė mendjen.
Ndihesh i vlerėsuar?
Besoj se po. Pak klarinetistė ka Shqipėria qė pėrmenden me emėr.
Shprehja jote e preferuar?
Zoti ta bėftė dritė!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt