Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 45
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Alo - Nuk të dua më!

    E lë i fejuari, var veten 24-vjeçarja

    Korçë-Telefonata e shkurtër me të fejuarin që punonte si emigrant në Selanik të Greqisë, e ka shokuar një 24-vjeçare nga fshati Gjonomadh i Korçës dhe e ka nxitur që ajo t’i japë fund jetës pa e përtypur divorcin që ai i ka kërkuar në telefon dhe pse ajo e ka kërkuar për gati një gjysmë ore për t’i marr shpjegime rreth këtij vendimi, i dashuri nuk e ka ngritur celularin, por e ka lënë...

    Ngjarja

    Telefonata ka qenë tepër e shkurtër dhe e prerë, sipas familjarëve dhe të afërmve të vajzës.Pas telefonatës rrufe që ka bërë dhëndri i ri nga Selaniku i Greqisë se “shiko ndonjë tjetër se me mua nuk ke më punë” 24-vjeçarja Ana Bramkllari ka vënë në dijeni prindërit, ku lajmin e parë ia ka dhënë babit Xhaferrit dhe e ka sqaruar se i fejuari e kishte lënë përgjithmonë. Nga lajmi Ana është tronditur dhe e ka bluar gjithë natën se si do ta kalonte këtë mynxyrë në fshatin e largët prej 24 km nga Korça ku ajo banonte dhe para tre muajsh kishte shpallur fejesën me një djalë nga Tirana. Dhëndri ka qenë me origjinë nga fshatrat e Oparit dhe nga viti 1993 kishte zbritur për të jetuar ne fshatin Sovjan të Korçës, zonë fushore dhe para një viti ai kishte ndërruar konak me familjen e tij dhe banonte ne Tiranaë, ku e motra e viktimës kishte hyre si mblesë, për të fejuar motrën e vogël.

    Familjaret

    Babai i 24-vjeçares Xhaferri tepër i tronditur nga fatkeqësia që i ka ndodhur shprehet se” pasi vajza është vënë në dijeni nga ish “maskarai” nuk e menduam që nuk kishim të bënim me një miqësi të re dhe të rregullt. Telefonata që ime bijë ka bërë, ka qenë herën e fundit e shkurtër dhe e ka dëshpëruar time bije,por që nuk ma priti mendja se ajo do të flijohej duke varur veten. Për gati një gjysmë nate ka qenë tepër e tronditur dhe shqetësuar megjithëse ne si prind u munduam që ta qetësonim,që ajo ta harronte atë histori. Por…na ndodhi ngjarja.

    Vetëflijimi

    Për tërë natën 24-vjeçarja e ka kaluar pa gjumë dhe ka qenë nën kujdesin e prindërve, por orët e natës nuk kanë sosur që të ulin dhe qetësojnë vajzën e katërt të Xhaferr Bramkallarit, në fshatin Gjonomadh pas asaj telefonate të bërë nga i fejuari. Kur të dy prindërit të lodhur nga kjo dhimbje janë qetësuar paksa ,vajza ka shkuar në haur dhe ka hequr litarin e mushkës nga samari dhe ka përgatitur këndin për vetëflijim duke e kaluar atë në qafë dhe i ka dhënë fund jetës, por ka qenë babai që ka kontrolluar veprimet e së bijës se a kishte rënë për të fjetur, por kur pa se ajo mungonte në shtratin që flinte që prej 24-vjetësh, ka zgjuar bashkëshorten dhe janë nisur për ta kërkuar. E kanë gjetur hapur derën e haurit dhe janë drejtuar, por kanë parë vajzën të varur, ende me trupin e ngrohtë pa jetë. Ishte ora 5 e 30 e mëngjesit, kur ata kanë gjetur vajzën. Edhe pse janë munduar të japin ndihmën e parë, nuk kanë arritur dhe e kanë dërhuar vajzën në shtëpi për t’i bërë nderimet e fundit.

  2. #2
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Kjo eshte nje tragjedi per familjen

    Kshu eshte kur prinderit i msojne femijet te jene teper strikte dhe te mbyllur.. Ajo ka qene e mbuluar me idene se tani skishte me nder a ku i dihet ca ka menduar.. Veprimi mo i gabuar qe nje njeri mund te beje eshte te mos pranosh dhuraten qe Zoti na ka dhon "Jeten"


    Gjithsesi.. Ngushellime familjes

    Zemrushja
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  3. #3
    Mi lav ja. Maska e Eminemka
    Anëtarësuar
    27-06-2004
    Vendndodhja
    Boston,Ma ( me white-shefqetin--shadow))) :)
    Postime
    464
    ca behet kshu pupupupu
    “Sometimes it's the smallest decisions that can change your life forever.”

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Epo bohet ca sbohet dhe goldjani le ta lexoj i cik para se ta na hap temen " a u ka bere vaki sa te rilidheni te ndaheni". Ne fakt ai me boni qe e solla kete lajm dhe goldjan lexoje ate paragrafin e fundit ne te zeza.

  5. #5
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    Citim Postuar më parë nga Zemrushja
    Kjo eshte nje tragjedi per familjen

    Kshu eshte kur prinderit i msojne femijet te jene teper strikte dhe te mbyllur.. Ajo ka qene e mbuluar me idene se tani skishte me nder a ku i dihet ca ka menduar.. Veprimi mo i gabuar qe nje njeri mund te beje eshte te mos pranosh dhuraten qe Zoti na ka dhon "Jeten"


    Gjithsesi.. Ngushellime familjes

    Zemrushja


    tani e paska fajin familja !!! jo mi jo se fajin e ka ai plera qe nuk ka guxim ti jap shpjegim per ate qe ka bere edhe ajo qe ka vrare veten ka shume faj !!!sic e the edhe ti zoti njehere te jep jeten !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  6. #6
    ** ParT oF mY LiFe ** Maska e LoveLyBruneTT
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    *** Same plaCe I was Last niGht ***
    Postime
    805
    O my ..............

    Ceshte kjo tregjedi keshtu more, si ore shkon vajza ne lule te rinise var veten per nje palo burre.........Ngushellime nga ana ime per familjen e vajzes por mendoj se vajza ka pasur nje mentalitet jo te pasur si nga ana shpirteterore edhe nga ajo familjare perderisa i lindi ideja per te varur vehten.

    Mendoj se Ai djali nga opari s'ka per ti qeshur buza kurre ndonjehere sido qe ti shkojne punet , se shef Ai lart.

    Nje keshille te vogel per te gjithe Ato vajza / gra qe jane ne pozita te tilla ( dhe sidomos ato nga fshatrat e largeta)
    Jeta nuk falet apo hidhet ne Dhe per cfaredo Halli Fatkeqsie apo problemi qe mund tju kete dhene Fati . ..... Nuk ka asnji ne kete bote aq te vlefshem sa te Fusni vehten ne Dhe.

    Life Goes On....
    ****************************************

  7. #7
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    eshte e lehte te flisni ne pozita komode per ju !!! po do doja te ishit edhe ju per nje moment jo ne usa apo ku di une ne vend te asaj goce edhe flisnim bashke pastaj !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  8. #8
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Cka behet mer keshtu paaaa smar mer mendja pffffffffff

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e DESA
    Anëtarësuar
    17-06-2006
    Postime
    71

    Shum keq !!!

    Me vjen shume keq per vajzen qe ka varur veten dhe per prindrit e saj. Shume fatkeqsi e rende dhe te gjith fajin e ka ish i fejuari i saj i cili e ka lene ate pa asnje arsye dhe duke qene shum larg saj sikur ajo te ish ndonje kafshe dhe jo njeri me ndjenja.

  10. #10
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Prandaj te them sas fajin disi e ka shoqeria e atyre fshatrave qe jane shume te prambetur.. dhe familja do sdo do e nxisi fmine te rrije ne nje tetel te forte..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •