mendoj te hap kete teme dhe ta shtrojme si çeshtje.
te gjithe jemi ne dijeni se çfare po ndodh ne rajonin e Lindjes se Mesme. tortura dhe keqtrajtime ne vite. po ashtu edhe bombardimet qe beri Izraeli ne Liban gjate muajit Korrik.
si thoni a eshte e drejte politika qe po ben SHBA ne Lindjen e Mesme. ajo si shikohet si nje shtet qe perfaqeson lirine dhe demokracine por a duket e drejte roli qe ben ajo ne Lindjen e Mesme duke bere rolin e shurdh-memecit dhe ne shume raste duke e perkrahur fshehtas dhe haptazi Izraelin. nderkohe ne jemi partizant me te flakte te Amerikes. aq e vertete eshte kjo sa nje urdher te jape ajo dhe te thote qe te gjithe shqiptaret te hidhen ne gremine ashtu do te behet.
a nuk jemi ne populli qe ka vuajtur nga shtetet fqinje. a nuk eshte Shqiperia qe u therrmua ne shtetet fqinje duke pasur rol kryesor shtetet perendimore.
e duke qene keshtu qe ne vetem per ate vit "mallkojme" Perendimoret dhe pastaj i bekojme pafundesisht ata.
po ashtu per mendimin nese ne vitet e para pas Pavaresise nese Shqiperia njohu nje Esat Pashe Toptani sot e gjitha politia dhe te gjithe politikanet e saj eshte nje Esat Pashe Toptanizem i mirefillte.
jemi nje vend qe jemi vendosur ne ankand dhe problemi eshte se se kush ofron me shume per kete vend. dhe duke i hequr çdo te drejte dhe çdo vlere shqiptareve dhe jo çeshtje te dores se dyte por objektet me te rendesishme kombetare. pra me pak fjale shitje e interesave kombetare per interesa vetjake-materiale dhe ne vazhdim te kesaj jemi bere ushtaret me besnike te shteteve te tilla si SHBA ndonese keto shtete ishin ato qe na trajtuan si pitja ne tepsi ku me thike u ndane territoret duke i dhene fqinjeve tane.
pra a eshte e drejte perkrahja e kesaj politike qe behet ne fushen nderkombetare duke qene qe shtete te tilla si Palestina po perjeton te njejten histori siç e perjetuam ne para 95-100 viteve me pare. e nese shtetet e tilla qe perkrahen shtetet perendimore ne copetimin e saj dhe qe patriotet shqiptare benin çmos asokohe te gjenin mbeshtetje nderkombetare si duhet te jemi ne ne syte e palestinezeve duke qene se ne duke perkrahur verbtazi amerikanet i kemi dhene nje grusht te forte te gjithe atyre qe u perpoqen per te pasur keto kufinj qe kemi ne sot.
ju ftoj ne mendimin tuaj.
pershendetje nga shkodrani_1980
Krijoni Kontakt