Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Raport per lirine e shtypit, Shqipëria në vendin e 80-të

    rganizata e gazetarëve "Reporterë pa kufij", ka publikuar raportin e përvitshëm për shkeljet e të drejtave të lirisë së shtypit.

    Në raport kritikohen Koreja e Veriut, Eirtrea, Turkmenistani, Kuba dhe Kina, si vende që nuk e njohin lirinë e shtypit.

    Por gjithashtu kritikohen edhe demokracitë perëndimore, madje vetë vendet anëtare të BE-së.

    Në këtë liste me 168 shtete, Shqipëria renditet në vendin e 80, ndërkohë që vihet re se Maqedonia, Kosova, Serbia e Mali i Zi renditen disa vende para saj.

    Në përgjithësi gjithë vendet evropiane përvec Turqisë renditen para Shqipërisë, e cila pasohet vetëm nga shtete afrikane dhe aziatike.

    Në krye të listës si gjithnjë qëndrojnë vendet skandinave, ku shtypi është tërësisht i lirë. Megjithatë ulje ka pësuar në listë Danimarka, pas kërcënimeve që kanë pësuar mjaft gazetarë pas publikimeve të disa karikaturave të profetit Muhamed.

    SHBA renditet në vendin e 53 për shkak të tensionimit në rritje të marrëdhënieve të qeverisë së Bushit me median. Sipas raportit, tashmë cdo gazetar që shkruan për terrorizmin, presidentit Bush i duket i dyshimtë.

    E vecantë është edhe ngjitja në listë e Bosnje-Hercegovinës, nje vendi te sapodala nga lufta, qe renditet në 20 vendet e para ku shtypi është i lirë.


    A1TV
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    keshtu e filluan kanibalet luften kunder berishes pas 92-shit..se kinse ska liri shtypi.. dhe asnje here nuk ndejti zp si athere e si sot te cfryje shpifje per berishen nat e dite dhe ne fund lirine qe kerkuan e kishin dashur jo per shtyp se ai nuk i mungoje po per te pire gjak njerzish..

    dhe duallen luizet e caushet..

  3. #3
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Shume gabim e kane renditur Shqiperine ne vendin e 80-te.Shqiperia jone ka shtypin me te lire ne bote apo lirine e te shprehurit,te hudhjes se plehut, te plehut qe del nga plehu qeveritar me te madhin ne bote...Se sa ka liri shtypi te shqiperise po shihet edhe ne keto "tunelet" virtuale shqiptare(forumet)...por s`ka gje...aty ku s`guxon te flasesh apo te shkruash,te heshtesh duhet te guxosh besoj...dhe kjo mjafton ne kohera te turbullta si keto te sotmet...

  4. #4
    shqiptar Maska e eagle's son
    Anëtarësuar
    17-10-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    161
    hahahahahahaha

    liri shtypi ne shqiperi? nuk behet fjale kurrkushi, perjashto kohen e monizmit kur ka pasur vetem ca pacavure si zp, bashkimi e futja kot me nje fjale dhe qe kuptohet lehte qe vetem shtyp te lire nuk mund te kete pasur, ne kete periudhe pluralizmi, ndryshe nga ajo qe flitet apo trumbetohet, shtypi shqiptar eshte shume larg te qenit i lire

    ketu cdo gje eshte e lidhur ngushte me interesat e pronarit, qe ka interesa me deputete te spektreve te ndryshem politke apo te te njejtit spekter dhe nese boton dicka qe padashje i prek nje fije floku shokut deputet te pronarit fluturon nga puna dhe ceshte me e keqje nuk je i siguruar dhe nese ke fat, je i siguruar por si page baze merret paga minimale e lejuar nga ligji ndersa pjesa tjeter trajtohet ne formen e shperblimeve dhe kjo qe botueset te evitojne taksat apo te paguajne sa me pak siguracione te mundshme per gazetaret
    por keto jane probleme te shqiperise ne teresi

    shtypi ne shqiperi, qe ne hapat e pare "demokratike" te tij eshte nen nje diktature sa as vete gazetaret nuk e cojne zerin per te mbrojtur te drejtat e tyre dhe jane nen meshiren e botuesve-tenderiste qe shrytezojne pushtetin e gazetes per te perfituar sa me shume tendere nga shoku bashkiak apo minister (qe nese nuk jep tender behet armik...)
    sa liri ka ë...
    proud 2 be me, the eagle's son

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    g,shqip
    --

    Rama: Qeveria, sulm mafioz medias



    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaron se qeveria po ushtron një presion mafioz ndaj medias, duke cenuar lirinë e saj. Sipas tij, liria e medias dhe e shprehjes në Shqipëri është e kërcënuar dhe përditë e më shumë po ngushtohet hapësira e lirisë nga autocensura. Gjatë një takimi me studentë të Gazetarisë dhe Gjuhë-Letërsisë, zoti Rama prezantoi raportin vjetor të "Gazetarët pa Kufi", i cili e klasifikoi Shqipërinë 18 vende më poshtë se raporti i vitit të kaluar. Në këtë drejtim, Rama iu referua edhe sulmit që i është bërë kompanisë "Top Media", duke vlerësuar se ky sulm nuk është i vetmi dhe nuk është i lokalizuar, pasi shumë biznesmenë ndodhen në momentin kur mendojnë seriozisht të tërhiqen nga bizneset e tyre përballë presionit.


    ------------------------


    ore ..mo me lini te genjej..

    ju ka qelluar juve ne shqiperi apo qe jini jashte e kini sac qe te shikoni nje gazete shqiptare apo televizion shqiptar.. ku te mos duket fytyra e edvinit ne cdo edicion lajmesh apo faqe te pare gazete duke folur e share berishen.. me fjalet me te ndyra..?

    un jo i her.. sa her hap tv satelitin pa dal edvini aty ska ber vaki..

    dhe ankohet enveristi edvin se.. po u shtypka shtypi..
    cfar krokodili..
    mjeshter..

  6. #6
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Patjeter qe fytyra e atij preverti do dali, kur te gjitha mediat jane pjella te tije apo te bisneseve te "suksesshme" te ndimuar nga edvin egersira.
    Ne nje artikull ne GT sot, Baze fishkellen keto media "te pamvaruara", qe jane kapur prej ko*** nga edvini dhe vampire te tjere...........
    desha te fus ketu vetem paragrafin e fundit se vertete mu duke i goditur......

    Baze shkruan:
    "Se fundi, mund te themi se nje perparim serioz eshte bere. Tashme kemi media shume agresive ndaj qeverise, ne krye te te cilave eshte “Top Channel” dhe media te tjera, te balacuara si “TV Klan” apo “Vizion Plus”,
    Por nuk kemi media te forta kunder opozites. Dhe ky eshte nje progress, qe I perket qeverise. Vetem nje vit me pare, media ishte thuajse e gjitha ANTIOPOZITARE."

    Ja keshtu......

  7. #7
    Lirite ecin paralel me njera-tjetren.
    Shqiperia eshte shteti me i fundit qe lejoi lirine e fjales ne Europe. Si rrjedhoje eshte mese e kuptueshme se ajo nuk ka se si te jete nder shtetet me te zhvilluara te fjales dhe shtypit te lire.
    Njehere isha ne nje seminar ne Austri ne vitin 1995 dhe nder te tjera me pyeten se si ndjehesha aty?
    Ju pergjigja se asgje tjeter nuk me ben pershtypje, pervec te qenit krejtesisht i lire!
    Liria e shqiptareve ka qene dhe mbetet nje proces i veshtire, sepse nuk mjafton vetem miratimi i ligjeve qe njeriu te njehet me te vertete i lire.
    Liria ka nevoje per tradite dhe ne per fat te keq nuk e kemi ate. Ne kemi traditen e mbytjes se lirise dhe te fjales se lire.
    Te mesuar ne nje jete karantine, te rritur dhe te edukuar pa liri kolektive dhe individuale, zor se mund te pretendohet me teper.
    Ata qe i bejne keto krahasime, nisen nga liria absolute qe ka tradite ne shumicen e vendeve europiane.
    Mirepo harrohet se ne e fituam kete liri vetem ne vitin 1992.
    Megjithate kjo nuk do te thote se nuk duhen shpejtuar hapat per te mberritur standartet me te larta te lirise.
    Liria dhe te mesuarit per te bashkejetuar me te, kerkon kohe dhe mund!
    Ajo duhet te mekohet qe tek femija i porsa lindur, ne kopshte, ne shkolla e kudo, ne menyre qe te krijohet tradita.
    A ka liri shtypi dhe fjale te lire ne Shqiperi? A ka liri ne pergjithesi tek shqiptaret?
    Ligjerisht po!
    Praktikisht ajo eshte e cunguar!
    Eshte e cunguar nga shume faktore e nder to mund te permend:

    - kultura e ulet shoqerore, tipike per shoqerite pasdiktatoriale,
    - niveli i ulet i medias ne pergjithesi,
    - niveli i ulet i gazetareve,
    - reminishencat e diktatures nga drejtuesit e pushtetit,
    - mungesa e tradites se fjales dhe shtypit te lire,
    - kontrollimi i nje pjese te mediave nga biznesi, krimi i organizuar,
    pushtetaret etj.
    - lufta e paprincipe politike qe reflektohet dhe ne shoqerine shqiptare e
    ketu nuk ben perjashtim as media etj.

    Liria ne pergjithesi eshte nje beteje e vazhdueshme dhe si e tille ajo nuk quhet kurre e fituar dhe e mbaruar.
    Fakti se Shqiperia eshte nje shtet europian dhe shoqeria shqiptare aspiron te behet nje anetare e Europes, eshte dhe nje aresye me shume per te besuar se e ardhmja e lirise ne pergjithesi dhe asaj te shtypit e medias ne vecanti ka per te qene nje kerkese dhe nje standart i domosdoshem per t'u plotesuar, qe te meritohet anetaresia ne boten e lirive universale.

    Si pozita ashtu dhe opozita, por dhe gjithe shoqeria shqiptare duhet te ndjehen te shqetesuara per nivelin e lirive. Por ky shqetesim nuk duhet te perdoret aspak si kapital politik, por duhet te sherbeje si nje program kombetar per te ardhmen.

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  4. Pa zgjidhjen e çështjes shqiptare s’ka stabilitet në Ballkan
    Nga biligoa në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 12-06-2009, 15:54
  5. Treguesi i ri i Lirisë së Shtypit: Shqipëria 107 nga 194
    Nga Dr Rieux në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-05-2005, 05:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •