Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Mbytja e Pėrmetit - Qako Mantho

    Materiali i kėsaj teme ėshtė dėrguar nė adresė tė Forumit Shqiptar nga "papastath".



    Mbytja e Pėrmetit
    30/10/1933

    Bėrė prej: Qako Mantho

    Botuar nė Korēė: Shtyp-Kartoleria PEPPO-MARKO 1934


    Kėtė librė tė vogėl me Emrin "Mbytja e Pėrmetit" ja u dedikonj
    Kryetarit Komisionit mbledhjes Ndihmave
    Z. Nėnprefekt Tefik Orgockės
    sė bashku me anėtarėt e tij,
    tė cilėt nė kėtė rast nuk kursyen
    energjin e tyre.
    Dhe Dok. tė kėsaj bashki Z. Musa Ohri
    qė me energjin e tij ngriti mė kėmbė
    mbrenda javės tė gjith tė dėmtuarit
    rėndė tė pėrojt


    Parėthėnie

    Pėr hidhėrimin qė ndjeva prej katastrofės pėrmbysjes Pėrmetit qė u shkaktua mė datėn 30 Tetor 1933, u mejtova t'ju parashtronj kėndonjėsve tė mi tė dashur tė afėrt e tė largėt kėtė libėr vjershe tė vogėl, e cila u tregon gjat e gjėrė ngjarjen tue u pėrfunduar me 28 viktimė dhe shkatėrimin e 20 e ca shtėpive pa themel.

    Ēdo libėr sjell nėnėshkrimin e autorit - Ri-shtypja ndalohet.
    Shpjegim: Ky libėr ėshtė dhuruar pėr forumin nga fėmijėt e autorit. Por ėshtė pėr tu pėrmendur fakti se nė vitin 1933 tė drejtat e autorit nė Shqipėri egzistonin.


    Mbytja e Pėrmetit

    Mė 30 tė Tetorit
    Dit e zezė ish e hėnė
    Nė mėngjes posa u gdhi
    Gjith natyra seē u nxi.

    Zurie po frnte errė
    tunte shtėpi edhe pemė
    Tė shohim se ē'to tė nxjerė
    Po shiu zuri tė bjerė.

    Shiu zuri i shtruar
    Po pastaj m'i tėrbuar
    Me breshėr tuke bashkuar
    Dhe natyra u bė sterė
    Ah o Zot ē'to tė na nxjerė.

    Ora 9 por sa ra
    Zunė shira mė tė mbėdha
    Mė ē'do cep e mė ē'do kėnd
    u bė lumė mė ē'do vėnt.

    Nė dyqanė tek po rinim
    As njeri me sy nuk shinim
    Nė pėr dyer kishim dalė
    Dhe me zemėr dyke qarė.

    Por pikat qė na pikonin
    Dhe mallin na e rėzonin
    Se gjė tjatėr nuk pamė
    Nė pėrua seē ngjanė.

    Njė zė i naltė u digjua
    Qė thėriste ku mė je
    Nėpėr shi e nėpėr vijė
    Nuk shihte iē pėrdhe.

    E Janaqit ish ajo
    Qė aljmėroj gjithė pazarė
    Dhe erdhi si e tėrbuar
    Pėr shtėpitė qė i ranė.

    Pėroj zuri tė vinjė
    Me tallaze oshėtimė
    E shtėpi zuri tė shtierė
    Njerėzinė t'i rėmbenjė.

    Shtėpinė e Kriqes mė parė
    Hodhi gurėt me valė
    E gjysėm e saj rėzoj
    Fėmija mezi shpėtoj.

    Dhe gjysmė e saj mbeti
    ėsht shpėtimi i kėtij qyteti
    Se ajo qė qe ndalojti
    Ujė nga Shėn Kolli s'shkojti

    Po Sotir Bostanxhiu
    Ku ishte ky derėziu
    Qė shtėpinė ia rėzoj
    Ēupen ja mori e shkoj.

    Ēupėn e kėtij e mori vija
    Tatėpjetė nga shtėpija

    Dhe atje dolli mėhalla
    Tė habitur nga hatara
    E zune dhe e hoqėn zvara
    Duke larguar nga vala.

    Naum Mjeshtrit iu rėzua shtėpia
    Atje brenda qe fėmija
    Dėm i math gjeti fakirė
    Me shtėpi e me fėmijė.

    Dua tė them pėr Pilo Malė
    Nga shtėpija ku ka dalė
    Dhe tani nė Milka ri
    Mbeti shkretė pa shtėpi.

    Shtėpi e tija nukė ra
    Po nga shirat u ēa
    Dhe inxhineri s'e la
    Brenda mos bano i tha.

    I ziu Lipe Miēoli
    Le ēupėn qė i a mori
    Po i mbushi shtėpinė
    Me gurė dhe llumbėtirė.

    Foti, Lazit, Thodhorė e gjorė
    Qė dolli pa shami n'dorė
    Atje brenda dhe tri gra
    Nuse ēupa tė mbėdha

    Kalicėn dhe Erazminė
    Velo mė mbylle shtėpinė
    Ku e le Vangjelė e gjorė
    Qė po vjen me shkop nė dorė.

    Dy tre vjet nė erėsirė
    Nė shtėpi plot me ysmet
    Tani hoqe lemerinė
    Pa pandehurė ē'tė gjet.

    Ku ishtej Spiro Berberi
    Plak tetė dhjet e ca vjet
    Bashkė me tė shoqen e tija
    I mori pėroj i shkret.

    Po Janule derėzinė
    Kėtij i mbylle shtėpinė
    Le shtėpitė qė i shkuan
    Po tė kish shpėtuar gruan.

    Nuk di tė ngushėllonē
    Kur t'u veē e kur t'u shkonē
    Qysh tu thuash vetė tė ronē
    Keto punė s'janė shaka
    Me lemerira tė mėdha

    Tej pėrtej pėroj po shtrihet
    Edhe dėmet vazhdojnė
    Mure ledhe edhe baēa
    Tė gjitha po i rėzojnė.

    Tani themi pėr Vangjelė
    Vangjel Rushėn atė plak
    Nė kohė tė pleqėrisė
    Tė dalė nėpėr sokak.

    Mė tė pėrtejmė Paska Leshica
    Dhe atija i ra pika
    Le malli qė i shkoj
    Po as njeri nuk i shpėtoj.

    Ne Janinė dhe nė Athinė
    E shkove kohėn simvjet
    Deri sa e shėrove
    Dhe solle nė Pėrmet.

    Po tani kėto lemerira
    Janė plagė sa tė ronē
    Grua, nuse dhe fėmija
    Ja ahlla mė marē o Zot.

    A po s'qan pė ēiliminjtė
    Qė me'ta kishte zbavitė
    Me atė tė vogėl djalė
    Q'e mbanje nėpėr dyqanė.

    Dhjetė dit kishte pa bukė
    Edhe kokės dyke rėnė
    Qaje nėnė atė djalė
    Qaje se e qajnė tė tėrė

    Nasho tė kėrkon shoqnia
    Edhe rjeshti militar
    Ku janė fjalėt e tua
    Tani u mbuluan nė var.

    Nga do vinje edhe shkonje
    Gjithėnjė qeshnje dhe kėndonje
    Mėrzi nė trup mė s'ndjenje
    Pa lodhur gjithnjė dėfrenje.

    S'tė qėnka sosur kusuri
    Nga djali dhe nga burri
    Edhe ēupa per martesė
    Na edhe kjo tė tė vdesė

    Nga kjo pritnje pleqėri
    Tė mernje dhėndrin nė shtėpiz
    Qaj e Nakes 2 e 3
    Qaje Nashon Nipn' e zi.

    Tej pėrtej se ē'u vėrvita
    Ne Kost Papa Nastasi arita
    Shtėpinė fėmijėn zunė
    Dhe Ngjelin brenda nė ujė

    Agllainė dhe Meropin
    Gonene edhe Panajotin
    Aman o Zot se shomė dot
    Gra ēupa fėmijė plot.

    Ergatėt me vrap i vumė
    tre katėr orė nė punė
    Ngjelin mezi shpėtuam
    Tė gjallė nga shkėmbenjt e xnuar

    Kur ron shumė pėr ēudi
    Vdes kėshtu me lemeri
    Nėnte dhjet vjet njė grua
    Pėr Katinėn mė thua.

    Pėr ēudi Hasim Kalasa
    Atė ditė qe nė shtėpi
    Ishte fati atyre
    qė shpėtuan pas tij.

    Shtėpija u mbush me rėmė
    Edhe ujėt po lundron
    Hasim kryetar i Bashkisė
    Hipi nė ēati tė shtėpisė.

    Pa pastaj edhe tė tjerė
    Pandeliu me fėmijė
    Edhe Zoti i shikoi
    Uji q'atėhere pushoj.

    Shtėpitė e tjera ranė
    Vetėm ajo qėndroj
    Shyqyr i lutem Zotit
    Pėr kėta qė na shpėtoj.

    Njeriu nuk ruhet
    Nga ajo qė ėshtė thonė
    Ē'taksirat ishte pėr mushke
    Tė vintej djali azėrtė

    Qantej Coli me Stathaqin
    Peēi bir ku je o djalė
    Rrap mė rrap mė je munduar
    Nėpėr ujėra mė ke shkuar.

    Qan Xhoxhi me ulėrimė
    Vėlla Peēi ku je tinė
    Fėmija tė janė shtruar
    Qan grua e zeza pa pushuar.

    Kofe tė qajnė fėmija
    Ēap i mblith tė gjith tok
    Grua ēupe dhe fėmija
    I mbyti kjo katastrof

    Nuk di i ziu burė
    Kur mbetet me ēiliminj
    Nuk di si t'i mbledhė
    Duan t'ėmėn pa durim.

    Ujėt sa po vjen po shtrihet
    Dhe fabrikėn dyke zėnė
    Penxhere dyer dyke shtytur
    Edhe mjell dyke mbytur.

    Dėmi math gjeti hata
    Thes me mjell nuk la.

    E hėnė e zezė shkoi
    dhe e marta tash u gdhi
    Nė pėr tė gjithė sokakėt
    Thėrite tellal i zi

    Bura djem tė gjithė ē'janė
    Tė venė xhandėrmari.

    Pa pushim tė gjithė vanė
    Se pazari mbylur ish
    Me kazm e lopatė nė duar
    Muar pėrpjetė pėruan.

    Tani zunė tė kėrkojnė
    Njė nga njė njerėz tė nxjerin
    Nusen e Manto Mjeshtrit mė parė
    Me dy foshnja nė duar
    Njė ish ēupė nje ish djalė
    I mori pėr tė shpėtuar.

    Pa pastaj edhe e vjera
    Mė poshtė edhe tė tjera
    Atje ish Kalic e mjerė
    Velja po mbahesh nė dorė.

    Kėto duall tė shkonin
    Dhe me vrapin nxitonin
    Po shtėpitė zune u ēanė
    Dhe qė n'atė kohė ranė.

    Kėtė ditė janė gjetur
    Pesėmbėdhjetė tė mbytur
    Dhe nė Shėn Kollė i shpunė
    Nga tė psallurit zunė.

    Dhe lutja me tė mbaruar
    Koha pastaj kish kaluar
    Nė Shėn Mariė pėr tė shpėnė
    Mė mirė nesėr t'i lenė.

    Nga retė e zeza s'she njeri
    E mėrkura porsa u gdhi
    Djelli rėzėt i rėzoj
    Kambana zuri gjėmoj.

    Muhamedanė tė Krishterė
    Tė gjithė se ē'u mblodhėm
    Pa pushim tė gjithė vamė
    Sillokrevatėt i hoqėm

    Shėn Marisė i u drejtuam
    Me viktimat dyke qarė
    Dhe nė shesh posa i shpumė
    Pamė varet me radhė.

    S'mbet njeri q'atje tė ishte
    Tė mos bėnesh pėr tė qarė
    Kur sheh priftėt qė kėndonin
    Kėta njerėz me radhė.

    Lipe Miēoli me Ulinė
    Qanin ēupė Erazmine
    Po Gorja me Paskalė
    Cinė tė qanin mė parė.

    Tė gjithe nga sėkėlldia
    Zunė po shkonin me radhė
    S'duronin dot nė Shėn Maria
    Se u vintej pėr tė qarė.

    Komisjoni u formua
    Prej deputetit tė Pėrmetit
    Dhe i zellshim u tregua
    Se s'humtej kohėn pa punė.

    Kryetar i komisionit
    Nėn/Prefekt Tefk Orgocka
    Dhe tė tjerė anėtarė
    Nėnpunėsė qytetarė
    Pėr shėmbėll reth komandanti
    Toger Kole Radovani
    Ka punuar pa reshtur
    Dhe njerėzinė i ka mbledhur.
    Dhe mė ē'do shtėpi i vė
    Nxjer njerės edhe gjė
    Shohim lajme tė vėrteta
    Nė letra dhe nė gazeta
    Nė Pėrmet seē ngjau
    Ngjau vallė nga Allahu.
    Ndihmat zunė e po vinė
    Nga gjith anėt e Shqipėrisė
    Tė mjeruarit ndihmojnė
    Pėr vėllazėrit kur dėgjojnė
    Tė gjithė vėllazėn sa jani
    Lekėn mos e kursei
    Se kjo kėtu qė ngjau
    Ishte shkruar nga Allau.




    Shirat kane zene qe me 18 Tetor diten e Shen Llukanit dhe pa reshtur po bien, por me 30 te atij muaji diten e Hene po sa u ngdhi zune e po frynin errea te medha duke tundur shtepi e peme, pas tyre zuri nje shi i shtruar dhe kur erdhi ora 9 ne mengjes shiu zuri te shtohet dyke u bashkuar me bresher te holle e te shumte. Ujrat zune e po shtoheshin sa gjithe populli nuk mund te delte nga shiu i shumte dhe nga vijat qe tani te themi me mire perrenj. Ne ate kohe Peroj i Bardhe nga ujrat e shirazve zuri te vinte pa mase dyke sjelle rrepe te medhenj e gurre te shumte, dhe nga ngushtica e vendit qe e kishin mbledhur shtepiakesit dyke bere shtepira me cimento e qerec si dhe baca e avllira u shtrengua te pelcase ne rruget e tjera te Varoshit dhe e tere ana e Perjojt tej e pertej zuri te shkateroje me menyra me te keqe brenda 5 minutave, kurse tregu e te shumte nga shtepiakesit nuk dinin sec kisthe ngjare. Ne ate kohe erdhi shoqja e Janaq Koste Papanastasit dhe lajmeroj te shoqin e saj si dhe tere tregun per ardhjen e Perjot Bardhe dhe nje Zonjushe lajmeroj Autoritetet e Nen-Prefektures qe u mbyne. N'ate kohe Z. Nen Prefekt Tafik Orgocka dhe Reth Komandanti i Gjindarmerise Toger Kol Radovani dhe gjithe zyrtaret e tjere dualle dhe vrapuan ne buzen e Perjot ashtu dhe gjithe populli e tregetaret lane dyqanet e tyre hapur dhe shkuan perpjete varoshit qe te shinin sec ngjau. Por Rruget e qytetit ishin mbushur me njeres qe kerkonin femijen e shkolles femnore e mashkullore se shiu tash kishte mbetur dhe ne mbetjen e shiut Peroj zuri te mbese se reket e tija jane te shkurtera. Tani Z Nen-Prefekt dhe Togeri i Gjindarmesis si dhe gjithe personel i Gjindarmerise dhe i tere populi zune te nxjerin te mbyturit dhe te shpetojne te plagosurit. Ne ate kohe populli u nda dhe gjindarmeria ne te gjitha shtepite qe kishin nevoje per te nxjere njeres qe s'qene te mbytur fare si dhe mobilla shtepie te atyre shtepive qe qene buze Perojt dhe gjysme te prishura. Ne ate kohe kemi nxjere t'emen e Fore papajt, t'emen e Kuli Kasapit, dy cupat e Janul Kacimbros, te shoqen e SUlo Kovacit, si dhe t'emen e te shoqen e Pilo Pogacit jo te mbytura. Por shumica e popullit ishin tue u munduar qe te nxirnin NGjeli Papanastasin i cili ndenji me shume se 5-6 ore ne uje brenda dhe te tjere tue nxjere mobilla shtepie nga shtepite gjysme te prishura, si ne shtepine e Mantho Kovacishtit, Ollge Kuli Kasapit, Cac Puravellit etj. Brenda kesaj dite u gjetne te mbytur Erazm Lipe, Kalica Avram Kovacishti, te cilat u nxuar dhe u shpune direkt ne Kishn e Shen Kollit, ku ne ate kishe u bene lujtet e shpetimit per tere naten nga ana e Zevendes Mitropolise Protosingiell Agathangiellit, Ikonom At Sotirit dhe At Aleksit.

    Perpara se te flasim per nxjerjen e personave te themi me mire rjedhjen e demeve qe solli Perj Permetit.
    Ky Perua me emrin Peroj i Bardhe ose Peroj i Mullinjve perbehet prej rrekeve te malit Dhembel dhe i tere permblidhet mbi Permet dmth permbi mulline e pare dhe qe atje filloi te beje deme dyke u rezuar dy tre qint fidane Repesh te mbedhenj te mullinjve e te Teqese e me poshte prishjen e shtepise Kriqes ku banonin dy familje Cac Puraveli dhe Sotir Bostanxhiu e te cilve u bene deme ne mall (placka). Prane atyre shtepive Peroj gjeti pengime te mbedha nga gjsyma e shtepive qe qe e re dhe hodhi gure e Repe te mbedhenj mbi depon e ujit dhe ashtu ndaloi ujet te mos shkonte nga shen Kolli se per ndryshe do te qene rrezuar dhe mbushur me ujra dhe remra shume stepi te tjera. Gjith ashtu zuri te demtoje shume shtepi dhe dyke cdukur me gjith themel pa u njojtur vendi i shtepive si Naum Mjeshtrit, Thodhor Minollajt, Las Panotit ish me qira Mantho Kovacishti, Vangjel Vinjaut me qira, nga Foti stefani, Januk Kacimbros, Spiro Frashrit, Vangjel Kushes, Pilo Pagarit, Paskal Leshnica me qira nga Asimaqi, si dhe shtepit ku banonin dy familje e Make Kapuranit dhe Kofia, Vellazeris K. Papaostasi, dhe Paskal Frashrit e Thanas Bostanxhiut.

    Si dhe shume shtepi te tjera qe u mbushne me remra e gure. Pershembull Llukan Hotoves, Misto papajt, Ollge Kasapit, Pilo Malit, Lipe Micolit, vendin e Fore papajt, Vnagjel samarxhiut, Perikli Frashrit, Nako Maxharit, Aleksander Shulles, Naum Tavanxhiut, Pandeli Bostanxhiut, Mal Sheqerxhiut dhe Fabriken e Miellit, si dhe shume bostane e kopshra.

    Ne mbremjen e kesaj dite u formua nje komisjon nen kryesin e nenprefektit Z. Tefik Orgockes, Komandanti i Gjindarmerise Toger Z. Kol Radovani, Zevendes Mitropolit Protosingjel Agathangjelit etjereve dhe keta pa humbur kohe muar te demtuarit dhe u siguruan ne per shtepira e u jepnin ushqim mas personave te cdo familje, dhe si kujdestar te pernarjes te ushqimeve ish Androki Angjelidhi dhe Loni Kristidhi. Me te nesermen dmth te marten ne mengjes degjoheshe Telal ne gjithe rugget e tregut e te Varoshit i vene prej personelit te Gjindarmerise i cili thosh qe burra e djem te vene ne Gjindarmeri per te mare kasma e lpata neper duar per te nxjere personat e mbytur. Populli pa reshtur vajti dhe punetoret ishin te shumte dhe gjindarmeria i ndahu ne te gjitha shtepite qe ishin mbytur dhe zune te nxjerin ne shtepin e Nano meshtrit t'emen e tij, te shoqen dhe dy femije te zptuar prej memes tyre per shpetim. Spiro Frasherin te vjerin e Janul Kaimbros, te shoqen dhe te rene e Paskal Leshices, te shoqen e Ngjeli Papanastasit, Cupen e vogel te Janaqit si dhe t'emen e tyre Katine, si dhe shume mobbla shtepie nga gjithe shtepite e mbytura. Keta persona sa u nxuar i shpune ne kishen e Shen Kollit bashke me te dy te tjeret. Dhe ne oren 3 mbas dreke rane kembanat dhe tere qteti e populli vajten ne kishe ashtu dhe gjithe autoritetet ku u bene lutjet e prehjes se shpirtrave prej Protosingjel Agathangjelit dhe prej dy Prifterve te tjere. Ne mbarim mbajti fjal i perndercmi Protosingjel ku i cfaqi popullit hidherimin e math. Ne mbarim te fjales deshne te mernin viktimat per te varrosur por koha kishte kaluar dhe shiu binte, atehere Z. Nenprefekt i foli popullit qe varimi te behet diten e Merkure.

    Te merkure por sa u gdhi sualle Peci Zguralecin me cupen e Janul Kacimbros qe i kishte spene lumi ne Dragot afer Tepelenes te cilet u shpune ne Shen e Premte. Ne kete dite pa populli i Permetit diel dhe qiellin e kthejllte, ku prej shume ditesh me pare nuk shikoheshin gje pervec shi e re te zeza. Ne ora 8 kambanat e qytetit zune e gjymonin, dhe i tere populli vrapoi ne te dy kishet dhe muare viktimat duke qare, te cilet u shkuan per here te fundit neper zallin e perjt per ne Shen Meri. Atje pame varet me radhe dhe priftet qe kendonin viktimat duke vene nje nga nje deri ne Nr 15.

    Tash nuk mund te deftenj me shkrim e me goje po vetem dine ata qe e pane me sy kete funeral, mbasi populli i Permetit deri me sot nuk ishte pare ndonji hidherim te ketile. Mbas mbarimit te varimit populli dhe gjindarmeria filluan prape te nxjerin personat e tjere te mbytur qe kishin mbetur pa u zbuluar, dhe kshu dita dites po zbulonin persona te bmytur si te bijen e Ngjelit me djalin e saj, Katerina Frasherin, te shoqen e Vangjel Rushes, te shoqen e Janul Kacibros, te shoqen e Vasil Vinjahut, Nasho Rushen, te shoqen e Kofes dhe pas dy javesh sualle nga Dragoti te mbytur sherbetoren e Janul Kacibros e pas muajit gjetne djalin e Gore paskalit. Tash kane mbetur pa u gjetur tri cupa.

    Ne kete rast pervec Popullit te Permetit i cili e ndjeu kete hidherim per se afermi por nuk harohet dhe hidherimi qe ndjeu cdo shqiptar si brenda e jashte Atdheut, te cilen gje e defryen letrat e telegramet e shumta te tyre dhe ndihmat qe po japin per te mjeruarit e Permetit.



    Vjersha qė meret pas zėrit lapēe
    mbi mbytjen e Pėrmetit


    Ora 10 pa njėzet
    ...Me det o Pėrmet me det
    Shiu vu e pėrj det
    ...Me det o Pėrmet me det
    Dolli ujė mbi Pėrmet
    ...Me det o Pėrmet me det
    Ēu mbytnė njėzet e tet
    ...Me det o Pėrmet me det
    Gjashtė seē patnė kėsmet
    ...Me det o Pėrmet me det
    Duallė prapė nė selamet
    ...Me det o Pėrmet me det
    Dhe kėta qė kanė mbet
    ...Me det o Pėrmet me det
    Nė pėr miq dhe hanevet
    ...Me det o Pėrmet me det
    Kalojnė dimrin e shkretė
    ...Me det o Pėrmet me det
    Jah haman o Zot ēi gjet
    ...Me det o Pėrmet me det
    Jepu tani pak garjet
    ...Me det o Pėrmet me det

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    FIORI
    Me origjine jam nga Permeti, tamam tamam nga fshati me emer te cuditshem Badelonje.Elexova me dhimbje materialin per mbytjen e Permetit ne 1933,,domosdo me erdhi keq per viktimat por dhe per te gjith ate popull fukara.GJate leximit me bene pershtypje solidariteti i popullit dhe gadishmeria e te gjitheve per ti ardhur ne ndihme te demtuarve.
    Nje gje tjeter te bie ne sy paraqitja me vertetesi e katastrofes nepermjet poezise dhe prozes.Ndersa ajo qe me pelqeu me shume eshte shqipja e paster e perdorur
    ne te gjith materialin , imagjinoni qe eshte shkruajtur me 1933.Per mua ky material eshte shembull per gazetaret e tanishem analfabet

  3. #3
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Une desha te permend se kjo nuk ka qene hera e vetme qe Perroi i Bardhe ka permbytur Permetin. Historite e pleqve tregojne per histori te llahtarshme qe e kane zanafillen qysh ne lashtesi. Permeti eshte rrafshuar kush e di se sa here nga ky Perrua. Per tu permendur eshte puna vullnetare e aksionisteve te krahines ne kohen e regjimit te Enver Hoxhes, duke ndertuar prita me gure dhe duke e vene Perroin e Bardhe nen kontroll. Permeti ka perjetuar shume fatkeqesi natyrore duke qene se eshte nje qytet qe ēahet permes nga Vjosa e eger dhe eshte ne kembet e hijerendit Dhembel. Ku pėrrenjte derdhen fuqishem ne Vjose. Pa i permendur fatkeqesite dhe masakrat e shkaktuara nga lufterat duke filluar me Turqit qe e kane djegur disa here, pastaj me andartet Greke ose "luftetaret e shenjte te Vorio-Epirit" dhe deri tek Nazistet qe e dogjen 3 here me radhe Permetin
    Por Permeti rilindi perseri pas ēdo fatkeqesie bashk me trendafilat e tij te famshem qe rimbine nga hiri dhe shkrumbi i shtepive Permetare
    I uroj jete te gjate strofulles se Shqiptarizmes
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

Tema tė Ngjashme

  1. At Stath Melani dhe patriotėt e tjerė Orthodoks tė Pėrmetit!
    Nga flory80 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-10-2012, 19:17
  2. Pėrmeti i Edit'h Durhamit: Ndėr vendet mė tė bukura nė botė
    Nga dardajan nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 05-06-2012, 17:49
  3. Dilemat e Kastriot Myftarajt.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 16:23
  4. Mbytja e Titanikut dhe muzikantėt tanė!
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2006, 21:14
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •