Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    652

    Vendimi per Kosoven jashte Keshillit te Sigurimit

    Vendimi per Kosoven jashte Keshillit te Sigurimit, per te penguar Rusine dhe Kinen te perdorin veton

    Ora: 19:35
    Nga I.K.



    NJU JORK (24 Tetor) -Vendimi pėr statusin e Kosovės mund tė merret jashtė Kėshillit tė Sigurimit, kėshtu qė disa vende do ta njohin individualisht ‘Kosovėn si shtet tė pavarur’. Eshte ky pohimi zyrtar qe vjen nga njė zyrtar i lartė i administratės amerikane, Kristofer Ho, drejtor i sektoriut pėr Evropėn Qendore dhe Jugore. Sipas burimeve te aferta me Grupin e Kontaktit, kjo kthesė nė zgjidhjen e statusit tė Kosovės ka ndodhur pasi Rusia dhe Kina mbrojnė qėndrimin se duhet respektuar sovraniteti dhe integriteti territorial i Serbisė dhe se do tė shfrytėzojnė tė drejtėn e vetos nė Kėshillin e Sigurimit.

    "Deklarata pėr statusin e Kosovės do tė dalė nga selia e Kombeve tė Bashkuara nė Ist River dhe do t'u lihet individualisht shteteve. Kėshilli i Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara nuk mund tė pėrcaktojė sovranitetin e shtetit, atė e pėrcaktojnė shtetet e tjera sovrane nė kontaktet bilaterale", ka thėnė Ho nė takimin kushtuar negociatave pėr Kosovėn.

    Ndersa eksperti i sė drejtės ndėrkombėtare Tibor Varadi ka thėnė pėr gazetėn "Politika" tė Beogradit se ėshtė i saktė pohimi i Kristofer Ho qė Kėshilli i Sigurimit nuk krijon sovranitet. "Kėshilli i Sigurimit, pra as Ahtisari, nuk mund mund tė krijojė njė shtet sovran. Por tė ndash Kosovėn, megjithatė nuk do tė ishte nė pėrputhje me tė drejtėn ndėrkombėtare


    (Kosova/Balkanweb)
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Mendoj qe Rusia e Kina, ne momentin e fundit, nese nuk votojne per pavaresine e Kosoves, atehere do abstenojne dhe Keshilli i Sigurimit do e pranoj Kosoven shtet te pavarur e sovran. Mirepo, nese vertete ngulin kembe keto dyjat, atehere do behet keshtu sic ka thene Ho, dhe SHBA, BE, etj. do e njohin individualisht. Per ne kjo eshte e rendesishme qe SHBA e BE te na njohin si shtet, pastaj gradualisht edhe keto tjerat do detyrohen te na njohin. Megjithate, kam shume besim qe Rusia e Kina ne momentin e fundit nuk do perdorin veton kunder.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Mendoj se ndersa Kina edhe mund ta pranoj pavaresine e Kosoves, Rusia nuk do te votoje deri ne fund dhe eshte kohe e humbur te merresh me Rusine.
    Jam dakord me dodonin se rendesi kryesore ka qe te njihet pavaresia e Kosoves nga SHBA dhe BE dhe per kete do te duhej vazhduar puna nga qeveria e Kosoves dhe nga kosovaret.
    Ka gjithashtu rendesi qe, nese Rusia do te vendose veton, te punohet qe te njihet Kosova nga sa me shume vende antare te OKB. Nese arrihet qe te izolohen Rusia dhe Serbia ne qendrimin e tyre kunder pavaresise se Kosoves, ka per te qene fitore. Koha dhe realiteti i situates kane per ta vulosur pastaj pavaresine e Kosoves.
    E drejta vonon, por nuk harron!

Tema tė Ngjashme

  1. Krimet komuniste nė Shqiperi
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 375
    Postimi i Fundit: 03-01-2024, 15:54
  2. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  3. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  4. Intervista e Prof. Dr. Sali Berishės nė gazetėn " Express"
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:37
  5. Aldo Bare: Dokumentat do t’i bėjmė nėpėrmjet Gjermenit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 21-05-2007, 00:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •