Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    55

    Data: 29/01/2007, ora

    Prezantohet kandidati i PD-së në Shkodër, Lorenc Luka
    Kandidati demokrat premtoi para bashkëqytetarëve se qeverisja transparente do të jetë në themelin e administratës lokale, pas zgjedhjeve të 18 shkurtit dhe se “Duart e Pastra” do të ndikojnë ndjeshëm në qeverisjen e Bashkisë së Shkodrës


    Drejtues të koalicionit të djathtë “Aleanca e Madhe”, të kryesuar nga kryeministri Sali Berisha, prezantuan dje në një miting entuziast në Pallatin e Sportit të qytetit të Shkodrës, kandidatët e mazhorancës për kryetarë komunash dhe bashkish në rrethin e Shkodrës.

    Në një atmosferë festive, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, njëkohësisht edhe nënkryetare e PD-së, tha se “sot është një ditë e bukur, jo vetëm se jemi në një miting të veçantë, por sot, për herë të parë, kam parë një qytet që është kthyer në kantier, një qytet ku janë hapur një seri rrugësh, të cilat do të shndërrojnë Shkodrën në një qytet të vërtetë”. “Kjo është përgjigjia më e mirë që u japim atyre që përbuzën për vite me radhë Shkodrën”, tha Topalli. Më tej, kryetarja e Kuvendit tha se “gjatë qeverisjes së PS-së, niveli i investimeve në Shkodër ka qenë zero, ndërsa qyteti vuante 20 orë pa drita, në 24 orë”. “Ne sot vijmë para jush me premtimet e mbajtura, shtuam rrogat e pensionistëve dhe arsimtarëve, shtuam sigurinë, kursyem 600 milionë dollarë, rritëm investimet, nënshkruam MSA-në dhe morëm një ftesë për Samitin e ardhshëm të NATO-s”, tha znj.Topalli.

    “Ju keni parë se e majta ka pasur vetëm një filozofi: të bllokonin reformat, të mos nënshkruheshin marrëveshjet. Ne kemi mundësi t'i themi atyre se reformat do të ecin përpara dhe ju ftoj të votoni për kandidatët e mazhorancës në të gjitha komunat dhe Bashkinë e Shkodrës”, vijoi më tej ajo. Duke marrë fjalën para të pranishmëve, kandidati për Bashkinë e Shkodrës, Lorenc Luka, tha se ndjehet i nderuar për të kandiduar në emër të PD-së dhe koalicionit të djathtë në zgjedhjet vendore të 18 shkurtit. Duke vlerësuar projektet e qeverisë shqiptare për zhvillimin e Shkodrës, Luka tha se, “përmes tyre synohet kthimi i qytetit në një metropol për veriun e vendit”. “Kërkoj votën e gjithë shkodranëve për të garantuar zhvillimin e Shkodrës”, tha zoti Luka, ndërsa premtoi se “qeverisja transparente do të jetë në themelin e administratës lokale, pas zgjedhjeve të 18 shkurtit”. “Duart e pastra do të ndjehen ndjeshëm në qeverisjen e Bashkisë së Shkodrës dhe ne do të jemi bashkudhëtarë të përhershëm me ato që i duan të mirën qytetit tonë”, tha zoti Luka. Gjatë fjalës së tij, kandidati i mazhorancës premtoi shtimin e ambienteve të gjelbra, përmirësimin e shërbimeve për qytetarët, ndriçimin e rrugëve, si dhe rikonstruksione të shkollave. “Zhvillimi i turizmit do të jetë në qendër të vëmendjes së Bashkisë së Shkodrës, sikundër do të kemi si objektiv zgjidhjen e problemit të familjeve që jetojnë në banesat e ish-pronarëve”, tha zoti Luka. Ndërsa kryetari i PLL-së, Ekrem Spahia, duke përshëndetur të pranishmit tha se “Shkodra ka treguar, ndër dekada, shpirtin demokratik dhe antikomunist”. “Vota juaj ka qenë gjithmonë pro së djathtës dhe fitorja e mazhorancës së djathtë në Shkodër, nuk diskutohet. Ju do të jeni flamurtarë të fitores së të djathtës në zgjedhjet e 18 shkurtit”, tha zoti Spahia, në fjalën e tij. “Vota juaj për Lorenc Lukën dhe të gjithë kandidatët e së djathtës është një votë për demokracinë”, tha zoti Spahia. Duke përshëndetur të pranishmit, kryetari i PDR-së, Genc Pollo, njëkohësisht edhe ministër i Arsimit dhe Shkencës, tha se “është koha për një vendim të rëndësishëm, jo vetëm për Shkodrën, por për të gjithë Shqipërinë. Kjo rrugë që kemi nisur sëbashku, është koha të konfirmohet edhe në 18 shkurt”. “Ne kthyem faqen në 3 korrik dhe kjo faqe duhet të vazhdojë”, tha zoti Pollo, ndërsa theksoi se “sot, bashkë me kryeministrin, inauguruam edhe një shkollë për komunitetin rom”. “Ne duhet të vazhdojmë në rrugën e reformave, të atyre reformave që kërkojnë ndërkombëtarët”, tha zoti Pollo, duke shprehur bindjen në fitoren e mazhorancës në zgjedhjet e ardhshme vendore. Ndërsa kreu i PDK-së, Nard Ndoka, tha se “Shkodra i ka dhënë shumë demokracisë dhe së djathtës”. “Ne ofrojmë alternativë më të mirë zhvillimi se kundërshtarët tanë politikë dhe e majta, për tetë vjet, e ka parë Shkodrën si një kamp përqendrimi. Sot, ne i themi së majtës se e meritojmë Shkodrën, pasi kemi alternativat e zhvillimit për të”, tha zoti Ndoka. Duke përshëndetur të pranishmit, nënkryetari i PR-së, Neritan Alibali, tha se “18 shkurti është kapitulli i ri i kontratës së firmosur nga kryeministri Sali Berisha, me qytetarët shqiptarë”. “Ne vijmë këtu, duke u përulur para Shkodrës dhe duke falenderuar këtë qytet për rezistencën ndaj së keqes e për mbështetjen që i jep integrimit euroatlantik të vendit”, tha zoti Alibali.

    Re. Po.

  2. #22
    Ja nje nga mashtrimet skandaloze te berishes:

    Sheklli, 29-01-2007

    Berisha premton thkimin e pronave në Shkodër
    A. Dushi

    SHKODËR - Kryeministri Sali Berisha hapi dje fushatën zgjedhore në Shkodër, i shoqëruar nga drejtuesit e partive të koalicionit të djathtë. Fillimisht ata kanë ndaluar në hyrje të qytetit, ku inauguruan fillimin e punimeve për rehabilitimin e rrugës hyrëse. Më pas, Berisha ka inauguruar përfundimin e punimeve të shkollës 9-vjeçare në lagjen "Liria", duke vijuar me një tjetër inaugurim, atë të rrugës tek Parku i Mallrave, e cila lidh rrugën e Zonës Industriale pranë kryqëzimit tek Reparti i Zjarrfikëseve, me pjesën tjetër tek Drejtoria e Policisë Shkodër. Ndërsa në Pallatin e Sportit "Qazim Dervishi", është bërë prezantimi i kandidatëve të koalicionit të djathtë për njësitë vendore të Rrethit të Shkodër. Këtu kanë përshëndetur drejtues e përfaqësues të partive aleate, Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, kandidati i PD për Bashkinë e Shkodër, Lorenc Luka dhe kryeministri e kryetari i PD-së, Sali Berisha. Ky i fundit, ndër të tjera u shpreh se, "së bashku do të inaugurojmë Parkun Industrial, gjeneratorin e fuqishëm të punësimit të qytetarëve të Shkodrës. Unë zotohem sot, se qeveria do të bëjë çdo përpjekje, që 2007 të ndajë shqiptarët përfundimisht nga mungesa e dritave. Shkodra 24 orë ujë dhe drita, Shkodra e urbanizuar është zotimi ynë për ju. Qytetarë të Shkodrës! Ne jemi angazhuar në një beteje të madhe, në një reformë të madhe: reformën e pronësisë. Dua t'u siguroj se qeveria disponon të gjitha mundësitë për t'i kthyer plotësisht, për të kompensuar plotësisht pronën pronarëve, sikundër është e vendosur të kompletojë me shpejtësinë më të madhe procesin e legalizimit, si kushtin më kryesor për paqen dhe stabilitetin social, për kompletimin e reformës së pronësisë".

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Historiku i shkurtër i LDK-së, 1989-2004
    Nga Arb në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. Qeveritaret nuk paguajne taksat vendore
    Nga Duaje Siveten në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2009, 12:38
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 15:45
  4. Mbahen zgjedhjet vendore në Maqedoni, pjesmarrja 45%
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 23-03-2005, 23:41
  5. Strategjia e opozitës në zgjedhjet lokale
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •