PDK të distancohet nga deklarata Nano-Berisha
Nga Zef Bushati
Drejtor i Marredhenieve me Jashte ne PDK
Partia Demokristiane duhet të distancohet nga takimi dhe deklarata e përbashkët Nano-Berisha. Njëkohësisht PDK duhet t'i bëjë thirrje kryeministrit Berisha, kryetar i PD‑së, që të jetë më serioz e të respektojë institucionin e Presidentit të Republikës. Personalisht nuk e shoh zgjidhjen e krizës tek deklarata butaforike e spektakolare e dyshes Nano‑Berisha, por tek pjesëmarrja aktive në tryezën e thirrur nga Presidenti i Republikës
Kjo formule e cila iu ofrua elektoratit shqiptare nëpërmjet dy "kundërshtarëve" 16 vjeçarë politikë, tregoi më se miri se të gjitha akuzat e Berishës ndaj Nanos kanë qenë një propagandë elektorale ashtu siç kanë qenë të gjitha qëndrimet e Nanos ndaj Berishës. Deputetët demokristianë kurrsesi nuk duhet që votën e tyre ta japin për Nanon President mbasi në të kundërt do të kishin shkelur kështu programin e partisë dhe do të kishin hedhur baltë mbi gjithë veprimtarinë politike anti komuniste të demokristinëve të persekutuar e vrarë egërsisht në burgjet famkeqe komuniste.
Kryeministri dhe kryetari i PD-së Berisha mendoj se gaboi edhe kësaj here ashtu siç ka gabuar duke bashkëpunuar me të tjerë ekpsonentë që kanë ndikuar jo pozitivisht në zhvillimet demokratike në Shqipëri e në veçanti në luftën kundër korrupsionit. Zgjidhja e krizës nuk do të arrihet për aq kohë sa palët të mos mendojnë për të realizuar zgjedhje të lira të drejta dhe të ndershme por për zgjedhje të pandershme të manipuluara e me çertifikata fallso.
Krijoni Kontakt