Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 59 prej 59
  1. #51
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Rexhep Qosja: Pse Berisha e nėpėrkėmb Akademinė e Shkencave

    Kur kryeministri nėpėrkėmbė Akademinė e Shkencave
    Qeveria e Shqipėrisė i ka paraqitur Kuvendit njė projektligj tė ri pėr disa reforma tė reja nė Akademinė e Shkencave tė Shqipėrisė. Nuk kam dėgjuar se deri tani keni shprehur mendim nė lidhje me kėtė projekt – ligj. Nė qoftė se ėshtė kėshtu a mund tė na e thuani tani mendimin nė lidhje me kėtė ēėshtje shumė tė debatueshme nė qarqe politike e intelektuale nė Tiranė.

    Para afėrsisht njė viti Qeveria e Sali Berishės ka bėrė njė projekt-ligj qė ka nxitur diskutime e pakėnaqėsi pėr reformėn e Akademisė sė Shkencave. Pa paragrafet qė i ka quajtur jokushtetuese Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, ky projektligj ėshtė miratuar nga Kuvendi dhe ka marrė fuqinė e ligjit. Prej Akademisė janė nxjerrė institutet shkencore, kurse Akademisė dhe anėtarėve tė saj u janė imponuar disa kufuzime tė tė drejtave, qė nuk njihen nė veprimtarinė e akademive tė shkencave a tė shkencave e tė arteve nė botė. Ky ligj ėshtė pėrgatitur dhe ėshtė miratuar pa bashkėpunimin e Akademisė,madje nė kundėrshtim me vullnetin e anėtarėve tė saj. Qeveria dhe Kuvendi i Shqipėrisė pa ligj dhe me ligj e kanė cenuar autonominė e Akademisė sė Shkencave.
    Tani, pas afėrsisht njė viti, Qeveria e Sali Berishės pėrgatit njė projekt – ligj tė ri pėr Akademinė, me tė cilin e shkel edhe mė fort autonominė e cenuar tė Akademisė dhe ia ēon Kuvendit pėr, si ėshtė thėnė, miratim me procedurė tė shpejtuar!

    Shtrohet pyetja: pse qeveria e kryeministrit Sali Berisha u bė aq shpejt e pakėnaqur me ligjin e para njė viti qė kishte bėrė vetė dhe pėrgatiti tani projekt-ligjin e ri, qė duhet tė miratohet me procedurė tė shpejtuar nė Kuvendin e Shqipėrisė?

    Pėrgjigja ėshtė dėgjuar jo vetėm prej disa anėtarėve tė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė.
    Pakėnaqėsia e kryeministrit tė Shqipėrisė, Sali Berisha, me Akademinė e Shkencave tė Shqipėrisė edhe pas reformės paranjėvjeēare ka degjeneruar nė pezm kur ajo Akademi ka zgjedhur kryetar me shumicė tė votave anėtarin e saj, ish-kryetarin e Shqipėrisė, Rexhep Meidani. Ish-kryetari i Shqiipėrisė, tani, kryeministėr i Shqipėrisė, Sali Berisha, ka shumė mosdurim pėr disa akademikė mes tė cilėve duket edhe pėr Rexhep Meidanin dhe kėtė mosdurim e ka dėshmuar duke qenė nė pushtet dhe duke qenė nė opozitė me shumė sulme ndaj tij. Tė bėhet ai kryetar i Akademisė e Sali Berisha kryeministėr – e kjo nuk mund tė ngjajė! Pėr kėtė arsye kryeministri trillon ligjin e ri me tė cilin vė nė sprovė Akademinė e Shkencave tė Shqipėrisė, Gjykatėn Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė, Kuvendin e Shqipėrisė dhe opinionin intelektual shqiptar! Me kėtė projekt-ligj tė ri caktohet Komitet qeveritar pėr reformėn e sėrishme, urgjente tė Akademisė pa pajtimin dhe pjesėmarrjen e Akademisė nė pėrbėrjen e tij, i cili:
    e para, i nxjerr prej funksionit nė Akademi anėtarėt e saj mbi shtatėdhjetė vjeē e kjo domethėnė i kthen nė nėpunės shtetėrorė;
    e dyta, zgjedh anėtarėt e rinj tė Akademisė sė Shkencave;
    e treta, zgjedh Kryesinė e Akademisė, dhe
    e katėrta, zgjedh kryetarin e Akademisė, domethėnė ndėrron Rexhep Meidanin,
    Teknologji pushtetore alla Xhugashvilli!
    E gjithė kjo domethėnė se Akademia bėhet zgjatim politik dhe administrativ i Qeverisė! E gjithė kjo domethėnė se Akademisė i shuhet edhe pavarėsia simbolike e lėre mė reale! Ėshtė e qartė: Sali Berisha do tė bėjė Akademi tė veten, qė do ta pėrdorė pėr nevojat e veta politike!
    Nuk ka ka dyshim se frytet e kėtij qėllimi mund tė jenė shumė tė zeza: i sillet dėm i madh veprimtarisė shkencore nė Shqipėri dhe komprometim nė sytė e inteligjencisė shkencore e politike evropiane. Partizanėt e kryeministrit Sali Berisha po e akuzojnė Akademinė se ėshtė e organizuar si akademitė shkencore nė Bashkimin Sovjetik. E kjo s’ėshtė e vėrtetė. Akademia e Shkencave e Shqipėrisė ėshtė e organizuar nė mėnyrė plotėsisht identike si Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovės, kurse kjo Akademi ėshtė e organizuar nė mėnyrė plotėsisht identike si akademitė e shkencave e tė arteve nė Slloveni, nė Kroaci, nė Maqedoni, nė Mal tė Zi, qė askush, kurrė,nuk i ka quajtur tė organizuara sipas modelit tė akademive nė Bashkimin Sovjetik.
    Lexova disa shkrime nė tė cilat nxihet fort Akademia e Shkencave e Shqipėrisė dhe nxihen akademikėt e saj – shkencėtarė me vepra tė rėndėsishme e me prestigj krijues, shkencor dhe artistik nė Shqipėri dhe jashtė saj. Por, ėshtė shumė e ēuditshme pse kėta autorė nuk e akuzojnė me asnjė fjalė “reformuesin” e Akademisė, ish – sekretarin e organizatės sė Partisė sė Punės nė Fakultetin e Mjekėsisė nė Universitetin e Tiranės, kryeministrin e Shqipėrisė, Sali Berisha!
    Mendja e shėndoshė e thotė se projekt-ligji i bėrė nga Qeveria e Sali Berishės, i shtyrė pėr sprint miratim nė Kuvendin e Shqipėrisė, nuk duhet tė miratohet. Opinioni shqiptar, inteligjencia shqiptare, rinia shqiptare, deputetėt nuk do tė duhej tė lejojnė qė njė ligj i tillė, ligj skandal, qė aq rėndė cenon pavarėsinė e institucionit mė tė lartė shkencor tė kombit shqiptar, qė aq rėndė cenon lirinė dhe fyen dinjitetin e akademikėve, tė kalojė nė Kuvendin e Shqipėrisė.
    Liberté, égalité, fraternité

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Nje vizite ne faqen e Akademise se Shkencave te Shqiperise

    http://www.academyofsciences.net/bord/senate.htm

    The actual members of the Senate are:

    1 Acad. Josif Adhami Physician
    2 Acad. Dritero Agolli Writer
    3 Acad. Selaudin Bekteshi Physician
    4 Acad. Hamit Beqja Pedagogue
    5 Acad. Teki Bicoku Geophysicist
    6 Acad. Tish Daia Musician
    7 Acad. Besim Daja Architect
    8 Acad. Bedri Dedja Pedagogue
    9 Acad. Shaban Demiraj Linguist
    10 Acad. Andromaqi Gjergji Ethnologist
    11 Acad. Skender Gjinushi Mathematicien
    12 Acad. Bardhyl Golemi Electrical Engineer
    13 Acad. Farudin Hoxha Construction Engineer
    14 Acad. Ismail Kadare Writer
    15 Acad. Hekuran Mara Economist
    16 Acad. Hysen Lacej Agriculture
    17 Acad. Luan Omari Lawyer
    18 Acad. Mentor Permeti Agriculture
    19 Acad. Petraq Pilika Mathematicien
    20 Acad. Ylli Popa Physician
    21 Acad. Bajram Preza Physician
    22 Acad. Kristaq Prifti Historian
    23 Acad. Dhimiter Shuteriqi Literary Scholar
    24 Acad. Eduard Sulstarova Geophysicist
    25 Acad. Teki Tartari Biologist
    26 Acad. Alfred Uci Aesthete
    27 Acad. Zija Xholi Philosopher

    ----------------------------------------------------

    Nga keta akdemik me aktivet jane te ndjeret :

    Dhimiter Shuteriqi, Bedri Dedja , Selaudin Bekteshi dhe ndoca te tjere (ndjes paēin)

    (Mos me thoni qe bej humor te zi, sepse nuk e kam fajin une qe me ner me thene Akademia e Shkencave e ka aktualizuar faqen e saj per here te fundit ne 2001)

    ----------------------------------------------------

    Akademiku Skender Gjinushi (ne liste i XI) megjithese qe prej 20 vjetesh eshte ne politike (minister arsimi i Enver Hoxhes, kryeparlamentar etc.) dhe mund ta kete te veshtire te te zgjidh nje ekuacion te grades dyte, perseri ka bere nje sere publikimesh ne fushen e matematikes.
    P.sh.
    -Teorine e "Dushkut" ne zgjedhjet 2001
    - Teorine e "Megadushkut" 4 vjet me vone

    ----------------------------------------------------



    nejse vazhdojme gallaten





    The Scientific Institutions in the Academy of Sciences

    Institute of History

    Institute of Nuclear Physics

    Institute of Linguistic & Literature

    Institute of Hydro-meteorology

    Institute of Folk Culture

    Institute of Biological Researches

    Institute of Archeology

    Institute of Seismology

    Institute of Informatics & Applied Mathematics

    Center for Geographic Studies

    Center for Albanian Encyclopedic Dictionary

    Center for Hydraulic Researches

    Center for Art Studies


    Pyetja per 1 000 000 $

    Sa prej ketyre instituteve eshte turp qe te perfitojne para nga taksapaguesit shqiptar???


  3. #53
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Nuk ke nevoje ti biesh larg e larg ja ku eshte faqja shqiptare e akademise
    http://www.akad.edu.al/

    ja ku jane dhe akademiket tane
    http://www.akad.edu.al/permbajtja/anetaret.htm

    Po te lexosh ne kete faqe do te gjesh dhe programet , aktivitet dhe te gjithe veprimtarine e kesaj akademie. Kjo akademi e themeluar me 1972 dhe eshte reformuar me 1992. Pse kujtohet tani sala per bolsheviket e akademise dhe ne 1992 dha aprovimin e vet te plote per te, pse deri ne 1997 nuk vuri dore?? Kjo eshte thjesht nje loje politike per te pasur ne varesi te qeverise dhe akademine e shkencave, ne ē'vend te botes demokratike eshte para qe komisioni per zgjedhjen e akademikeve te rinj te kryesohet nga zv kryeministri???Nuk di qe zoti Oketa te jete ndonje shkencetar me fame boterore apo kombetare, maksimumi eshte nje specialist ne fushen e BERISHIZIMIT te Shqiperise, e ēuarjes se vendit drejt nje diktature te re.

    Anėtarė tė Senatit (Akademikė)
    1 Adhami Josif Mjek
    2 Agolli Dritero Shkrimtar
    3 Beqiraj Gudar Matematikan
    4 Beqja Hamit Pedagogji - Psikologji
    5 Bicoku Teki Gjeofizikan
    6 Bulo Jorgo Studjues i historisė sė letersisė
    7 Daja Besim Arkitekt
    8 Demiraj Shaban Gjuhėtarė (ish Kryetar 1993-1997)
    9 Gjergji Andromaqi Etnologė
    10 Gjinushi Skender Matematikan
    11 Golemi Bardhyl Inxhinier elektrik
    12 Frashėri Kristo Historian
    13 Haxhimihali Dhimiter Kimist
    14 Hoxha Farudin Inxhinier ndėrtimi
    15 Kadare Ismail Shkrimtar

    16 Mara Hekuran Ekonomist
    17 Meidani Rexhep Fizikant
    18 Misja Vladimir Ekonomist
    19 Xholi Zija Filozof
    20 Omari Luan Jurist
    21 Permeti Mentor Agronom
    22 Pilika Petraq Matematikan
    23 Popa Ylli Mjek
    24 Preza Bajram Mjek
    25 Prifti Kristaq Historian
    26 Puto Arben Jurist
    27 Sulstarova Eduard Gjeofizikan
    28 Tartari Teki Biolog
    29 Thomai Jani Gjuhėtar
    30 Uēi Alfred Filozof -Estet

    Akademia e Shkencave e Shqipėrisė ka anėtarė nderi dhe anėtarė tė jashtėm.

    Anėtarėt e Jashtėm tė ASHSH mund tė jenė dijetarė tė shquar me shtetėsi joshqiptare dhe kombėsi joshqiptare, qė kanė dhėnė njė kontribut tė madh shkencor nė fushat e shkencės lidhur me botėn shqiptare. Shtetas me shtetėsi joshqiptare, por me kombėsi shqiptare mund tė jenė gjithashtu anėtarė tė jashtėm tė ASHSH.
    Prof. Alain Ducellier Francė
    Prof. Antonio La Pergola Itali
    Prof. Eric Hamp SHBA
    Prof. Idriz Ajeti Kosovė
    Prof. Ferid Murati SHBA
    Prof. Mark Krasniqi Kosovė
    Prof. Rexhep Qosja Kosovė
    Prof. Rexhep Ismaili Kosovė
    Prof. Ali Aliu Kosovė
    Prof. Luan Starova Maqedoni
    Prof. Victor A. Friedman SHBA
    Prof. Francesco Altimari Itali
    Prof. Bernd J.Fisher SHBA
    Prof. Peter Bartl Gjermani
    Prof. Pierre Cabanes Francė
    Prof. Halili Inalēik SHBA
    Prof. Razvan Teodorescu Rumani
    Prof. Georges Castellan Francė
    Prof. Gunnar Svane Danimarkė
    Prof. Wilfried Fiedler Gjermani
    Prof. Andre Guillou Francė
    Prof. Jean Aubouin Francė

    Anėtarėt e Nderit tė ASHSH mund tė zgjidhen shkencėtarė tė shquar me shtetėsi joshqiptare, tė cilėt kanė dhėnė kontribut tė rėndėsishėm nė shkencėn botėrore nė pėrgjithėsi dhe nė shkencėn shqiptare nė veēanti, si bashkėpunėtorė tė ngushtė tė institucioneve kėrkimore-shkencore shqiptare.


    Herbert Mang Austri
    Peiter J.D.Drenth Hollandė
    Matea Matevski Maqedoni
    Yves Quere Francė
    Momir Djurovic Mal i zi



    Anėtarėt qė nuk jetojnė
    Aleks Buda (1911-1993) prof. nė fushėn e historisė - Kryetar i ASHA (1973-1993)
    Androkli Kostallari (1922-1992) prof. nė fushėn e gjuhesisė
    Bedri Dedja (1930-2004) prof. nė fushėn e pedagogji-psikologjisė
    Dhimitėr Shuteriqi (1915-2003) prof. nė fushėn e letersisė
    Eqrem Ēabej (1908-1980) prof. nė fushėn e gjuhesisė
    Fejzi Hoxha (1909-1992) prof. nė fushėn e mjekesisė
    Hajredin Kumbaro (1920-1999) prof. nė fushėn e metalurgjise
    Kolė Paparisto (1914-1980) prof. nė fushėn e botanikės
    Kolė Popa (1913-1993) prof. nė fushėn e kimisė - zėvendėskryetar (1973-1993)
    Mahir Domi (1915-2000) prof. nė fushėn e gjuhesisė
    Petrit Gaēe (1927-1996) prof. nė fushėn e mjekesisė
    Petrit Radovicka (1920-1991) prof. nė fushėn e energjitikes - Zėvendėskryetar (1973-1991)
    Selaudin Bekteshi (1917-2004) prof. nė fushėn e mjekėsisė
    Sotir Kuneshka (1912-1991 prof. nė fushėn e fizikės
    Stefanaq Pollo (1923-1996) prof. nė fushėn e historisė
    Tish Daija (1923-2003) prof. nė fushėn e muzikės
    Zef Kakarriqi (1916-1986) prof. nė fushėn e veterinarisė

    Zija Kėlliēi (1919-1982)
    prof. nė fushėn e ndėrtimit
    Qdhise Paskali(1903-1985) Skulptor
    Hysen Laēej(1935-2005) Agronom
    Liberté, égalité, fraternité

  4. #54
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anėtarėsuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Pėrtej Gramozit, gati pėr luftė
    Postime
    535

    Thumbs down

    Eh ēa bohet kėtu, i kushtohet njė temė e tėrė ca pleqve qė nuk mbajnė mė brekėt lidh.

    Iku lavdia e Akademisė kur vdiq Aleks Buda e Eqerem Ēabej. Kėta tė tjerėt janė ca midhje qė nuk vlejnė pėr asgjė. Sot mė shumė se kurrė na duheshin akademikė agresivė e jo ca pleq qė kujdesen se mos humbin pesionin.

    Futuni njė herė tek faqja tyre. Ka vite qė nuk freskohes. Pastaj me kėt plerėn qė kan vu si kryetar do shkojė gjithmonė e mė mbrapa.

  5. #55
    Citim Postuar mė parė nga Dragut Lexo Postimin
    Eh ēa bohet kėtu, i kushtohet njė temė e tėrė ca pleqve qė nuk mbajnė mė brekėt lidh.

    Iku lavdia e Akademisė kur vdiq Aleks Buda e Eqerem Ēabej. Kėta tė tjerėt janė ca midhje qė nuk vlejnė pėr asgjė. Sot mė shumė se kurrė na duheshin akademikė agresivė e jo ca pleq qė kujdesen se mos humbin pesionin.

    Futuni njė herė tek faqja tyre. Ka vite qė nuk freskohes. Pastaj me kėt plerėn qė kan vu si kryetar do shkojė gjithmonė e mė mbrapa.
    Me vjen shume keq qe mendon se kjo teme nuk duhet t'ju kushtohet ketyre figurave te shkences shqiptare qe sipas teje qenkan thjesht "ca pleq qe nuk mbajne me mbathjet lidh." Eshte shume e vertet qe ndoshta keta shkencetar jane mjaft te moshuar dhe ndoshta roli qe kane ne akademine e shkencave mund te mos jete aq sa i ishte dikur, por ajo nuk do te thote qe ata duhen hequr prej saj. Cfaredo mentaliteti qe keta shkencetar te kene dhe sado qe te jete disi e prapambetur per disa, ata jane prape njerez qe i kane kushtuar nje jete te tere shkencave. Hmmmmmmmmm......te them te drejten nuk e di sepse dituria e tyre mund te mos quhet aq e vlefshme per disa parafoles ketu kur 1+1=2 dhe ashtu ka qene para 100 vjetesh dhe ashtu do jete dhe mbas 100 vjetesh te tjera. Epiteti, metafora, dhe krahasimi, ngelen te njejte. Ligjet e Newtonit nuk besoj te ndyshojne. Prandaj mendoj se keta shkencetar te moshuar duhet ta japin doreheqjen kur ata mendojne se jane ne nje moment ne jeten e tyre qe nuk mund t'i ofrojne shume kesaj akademie dhe vete shkences shqiptare. Eshte vertet absurde dhe nje turp i madh per Shqiperine qe politika te ndikoje ne dicka kaq te rendesishme si shkenca. A nuk jane te lodhur shqiptaret me lojra femijesh qe politikanet tane bejne????????!!!!!!!!!!!!!!!

  6. #56
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Pieter Drenth kėrkon nga qeveria shqiptare tė tėrheqė mbrapsht projektin e saj pėr shkrirjen e Akademisė sė Shkencave. Nė letrėn e tij, Drenth ve nė dukje se arsyeja e shqetėsimit tė tij qėndron pikėrisht “nė sulmin ndaj vlerės thelbėsore tė njė Akademie Shkencash: pavarėsinė e saj”.
    Drenth nuk e njeh historine shqiptare dhe historine e Akademise te Shkencave te Shqiperise sic duhet, pasi po ta kish te qarte do ta kuptonte qe Akademia e Shkencave te Shqiperise u ngrit "me urdhrin e Partise" jo ne kohen e lirise por ne kohen e "Partise dhe Shokut Enver" ku liria per shqiptaret manifestohej vetem ne formen e nje njeriu te trembur qe duartroket dhe brohoret "Parti Enver Jemi Gati Kurdohere". Ashtu si Drenth nuk e di qe emrat e shume akademikeve te kesaj akademie jane emeruar jo si rezultat i punes shkencore por si rezultat i lidhjeve farefisnore dhe klanore te ketyre intelektualeve me kliken komuniste ne pushtet. Kjo ishte e vertete ne kohen e xhaxhit Enver, kjo eshte e vertete edhe sot kur Ramiz Alia kerkon te emeroje ne krye te Akademise se Shkencave dhendrin e keshilltarit te tij te famshem, ish-presidentin e emeruar po nga Ramiz Alia, Rrexhep Mejdani.

    Te presesh nga akademiket tane te shkencave te reformojne vetveten ne pavaresi te plote eshte njesoj si ajo fjala "prit gomar tė mbijė bar".

    Albo

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Ne qofte se antaret e te ashtuquajtures Akademi Shkencash do te kishin qofte edhe nje fije nga ajo madhesi, qe pretendojne se e kane per arsye te titullit qe mbajne, ateher duhet te dilnin ne nje konference shtypi qe ne 1992 dhe te thonin (pak a shume):

    Te dashur bashk-kombas,

    meqenese prej 20-vjetesh ne nė menyre aktive apo pasive vepruam apo lejuam me deshire apo nga frika qė tė perēudnohet:
    gjuha, historia, letersia, tradita, kultura e kombit tonė,
    kemi vendosur nė unanimitet tė plotė tė dorzojmė titullin Akademik.

    Qoftė e thėnė / dashtė zoti qė dėmi i shkaktuar te mos jetė i parregullueshem.
    Prandaj edhe atyre shkencėtareve qė do na pasojnė , ju urojmė shumė shumė suksese.

    ------------------------
    ------------------------

    Por ata kėrma komuniste jo vetėm qė nuk e shohin krimin qė kanė bėrė, perkundrazi edhe para vdekjes jargaviten me jargė helmi.


  8. #58
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Akademia si ka qenė, si ėshtė dhe si duhet tė jetė

    • Apollon Baēe

    Synim i shkrimit ėshtė parashtrimi nė prag tė reformimit tė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, i parimeve dhe objektivave ...themelorė qė duhet tė ndjekė ajo. Kėto parime dhe objektiva po i paraqes ashtu siē i mendoj, pa pretenduar pėr patentėn e zgjidhjes sė problemit. Nė tė kundėrt, qėllimi i tij parėsor ėshtė ngacmimi i debatit, shpalosja e ideve dhe pėrzgjedhja e tyre si kusht, sine qua non, pėr arritjen e njė strukture sa mė tė efektshme. Do dėshiroja qė problemet e shtjelluara nė te tė kundroheshin si probleme tė mendimit shkencor shqiptar dhe jo thjesht tė stafit akademik.
    Sot pas njė tranzicioni tė mundimshėm, nė pėrzgjatjen e tė cilit ka pjesėn e saj edhe mefshtėsia e mendimit shkencor, ka nisur kristalizimi i Unit Kombėtar dhe i ekonomisė tė modelit perėndimor. Shqipėria, e cila tashmė mund tė quhet anėtare e NATO-s, ndodhet nė paradhomėn e BE-sė. Kjo kėrkon ripozicionimin e kėrkimeve shkencore nė drejtim tė njėsimit me standardet teknologjike, etike dhe kulturore evropiane dhe paraprirjen e zhvillimit tė pritshėm nga mendimi shkencor. Sipas Testamentit tė Ri "I pari ishte logosi", fjala nė kuptimin e mendimit. Vetėm pas saj nisi procesi i krijimit.
    Si i tillė procesi i konsolidimit tė mendimit shkencor ėshtė "imperativ", nė kuptimin e gjithanshėm tė kėsaj fjale: i domosdoshėm, thelbėsor, urgjent dhe urdhėrues. Detyra dhe pėrgjegjėsia pėr kėtė konsolidim i takon sė pari Akademisė sė Shkencave, forumit mė tė lartė tė mendimit shkencor shqiptar. Ndėrkohė Akademia ėshtė nė gjendje fluide, nė njė pritje tė zgjatur tė reformimit dhe riformimit tė saj. Ansambli akademik, i ripėrtėritur nė 80 % tė tijin, paraqet ende njė bashkėsi tė pahomogjenizuar dhe kryesorja pa objektiva dhe programe nė pultin e komandimit.
    Me ndryshimin rrėnjėsor tė skemės, me shkėputjen nga tutela tė institucioneve nė vartėsi, Akademia u ēlirua nga pėrgjegjėsia e drejtimit tė tyre shkencor dhe njėkohėsisht u privua nga merita e arritjeve shkencore tė kėtyre institucioneve. Sot ajo nuk mund tė fshihet mė pas konferencave dhe botimeve tė tyre.
    Nėse akademia do vazhdonte ta konceptonte veten thjesht si udhėheqėse projektesh, nėpėrmjet stafit tė saj tė ngushtė, pėrkatėsisht si OJQ, si organizatė jo qeveritare/ qeveritare, si bashkėorganizuese konferencash dhe hartuese librash, kjo do ta kthente atė nė njė bashkėsi "robotronėsh" me statusin e dikurshėm tė Lidhjes sė Artistėve dhe Shkrimtarėve. Si e tillė, ajo do tė ishte njė stoli mjaft mė "honorifike" se akademia e shkuar, do zhgėnjente shpresat e qeverisė, e cila i mirėbesoi asaj vetėrregullimin dhe perspektivė logjike pas rivegjetimit do tė kishte fikjen pėrfundimtare.
    Padyshim qė botimi dhe konferencat janė produkt dhe pjesė organike e jetės akademike, por ato produkte derivate, jo qėllime pėr justifikimin e qenies. Prioritet absolut i Akademisė nuk ka si tė jetė prodhimi individual, i cili mund tė kryhet dhe kryhet fare mirė edhe jashtė suazės sė saj. Prioritet absolut i saji ėshtė organizimi dhe drejtimi i kėrkimeve pėr zhvillimin ekonomik, teknologjik, social dhe shpirtėror tė Kombit: Orientimi i kėrkimit shkencor ndaj kėrkesave parėsore dhe mundėsive pėr arritjen e rezultateve maksimale; koordinimi i veprimtarisė shkencore nė shkallė kombėtare, paraprirja e strategjive afatgjata nga studimet disiplinore dhe ndėrdisiplinore; pjesėmarrja nė hartimin e politikave qė nxisin zhvillimin shkencor; gjetja dhe stimulimi i metodikave bashkėkohore, tė bazuara nė ligjet e zhvillimit te natyrės dhe shoqėrisė; bashkėrendimi i procesit didaktik me kėrkimin; mbėshtetja e korpusit ekzekutiv nėpėrmjet impulseve sugjerues; konferencat, jo thjesht jubilare por tematike, pėr probleme tė rėndėsishme tė zhvillimit tė Kombit; seminaret, emisionet dhe debatet publike pėr mendimin dhe kėrkimin shkencor.
    Nė kėto kushte nuk kėrkohet lėmimi a pėrshtatja e skemave tė trashėguara, por rikonceptimi rrėnjėsor i objektivave dhe krijimi i mekanizmave tė duhur pėr vėnien e tyre nė jetė. Figurativisht Akademia nuk ėshtė mė njė lokomotivė, e cila pas lėvizjes sė levės nis rrugėtimin, por njė lokomotivė e cila duhet konstruktuar dhe montuar nga e para. Si e tillė ajo nuk kėrkon njė staf drejtues makinistėsh komodė, por njė staf drejtues konstruktorėsh vizionarė dhe kryesorja tė sprovuar nė menaxhimin e suksesshėm shkencor.

    Nga krijimi deri mė sot

    Pėr tė shmangur gabimet dhe shkaqet e gabimeve nė tė ardhmen, parashtrimi i parimeve dhe objektivave pėr tė ardhmen kėrkon sė pari shqyrtimin e tyre nė tė shkuarėn. Gabimi mund tė jetė gabim vetėm njė herė. I ripėrsėritur ai ėshtė faj.
    Akademia e Shkencave lindi nė vitin '72 si vitrinė shkencore e regjimit komunist dhe sufler i ekonomisė sė planifikuar. Ndonėse me model arketipin sovjetik, plazmuesit e saj u pėrzgjodhėn nė baraspeshė: tetė intelektualė me formim perėndimor, kryesisht apartiakė- tetė intelektualė me formim lindor, kryesisht partiakė. Si i tillė edhe raporti ideologji dhe ekonomi komuniste/imazh kombėtar dhe progres shkencor ishte po nė ekuilibėr. Synimin e njohur si "diplomaci nėpėrmjet shkencės", partia-shtet e arriti nėpėrmjet caktimit nė krye tė Akademisė tė njė shkencėtari me formim perėndimor, nga e vetmja fushė e shkencės me korife Shqipėrinė, nga albanologjia.
    Akademia i shėrbeu kėrkesės bazė tė partisė-shtet, "organizimit tė veprimtarisė shkencore... nė pėrputhje me nevojat e ekonomisė dhe kulturės sipas udhėzimeve tė Partisė dhe shtetit", si vitrinė elegante dhe hallkė e dobishme e ekonomisė sė centralizuar. Brenda kėtij kuadri, partia-shtet pėrfitoi mbėshtetje ideologjike dhe sugjerime ekonomike dhe Akademia mbėshtetje financiare dhe strehė nga shiu acid partiako-burokratik. Por vetėm pesė vjet pas krijimit, autarkia e "mbėshtetjes nė forcat tona" dhe impulset shkatėrruese qė partia-shtet i flaku turmės, "Kur flet klasa, hesht burokracia, Luftė kundėr shfaqjeve tė huaja", e zėvendėsuan logjikėn shkencore me "iniciativat e masave", e kthyen Akademinė nė klaxon tė regjimit dhe ja zhbjerrėn rolin e mecenatit tė shkencės. Si e tillė ajo e priti rrėzimin e diktaturės me integritet dhe autoritet tė rrėnuar.
    Pas simbiozės me partinė-shtet, Akademia nuk kėrkoi dialog me shtetin e ri duke u kapsuluar si fosil i shtetit tė vjetėr. Ndonėse e njihte shembullin e simotrės ēeke, e cila kėrkoi dhe pėrfitoi nga shteti mbėshtetje financiare pėr vetėreformim, ajo nuk shfaqi kurrė njė dėshirė tė tillė, veēanėrisht e pakuptueshme kjo pėr tetė vitet e pushtetit tė majtė, kur kishte nė pėrbėrje eksponentė politikė tė kėtij kahu.
    Akademia nuk e kapi kuintesencėn e sistemit tė ri, i cili krahas parimit themelor, lirisė sė individit, dallon thelbėsisht nga sistemi i shkuar pėr vlerėsimin e sendeve dhe fenomeneve sipas peshės sė tyre reale dhe jo asaj propagandistiko-virtuale. Kjo i viktimizoi edhe institutet nė vartėsi, njė pjesė e tė cilėve nuk arriti tė hyjė nė lojėn e ekonomisė sė tregut dhe njė pjesė tjetėr u bė lojė e interesave tė ēikėrrimta tė tregut. Si e tillė akademia pushoi sė qeni gjenerator dhe zbatues idesh dhe zinxhiri u shpėrbė nė hallka tė veēuara.
    Pasojė e kėsaj shpėrbėrje ishte mefshtėsia pėr zhvillimin ekonomik dhe ngjarjet e mėdha tė Kombit, me shembull mė tė freskėt Kosovėn: Ndėrkohė qė Serbia vazhdon ta sjellė pėrqark botėn e mbėshtetur nė Memorandumin e Akademisė sė saj, ndėrkohė qė kjo Akademi vetėm nė tre vitet e fundit shkroi dhe financoi 820 libra dhe artikuj pėr Kosovėn, Akademia e Shqipėrisė dhe institutet e saja nuk hartuan as edhe njė platformė tė argumentuar pėr Kombin dhe Kosovėn. Kėto dhe e kthyen Akademinė nė objekt reformimi dhe jo subjekt vetėreformimi, siē dhe i takonte tė ishte, me pasojė humbjen e pjesėve qė edhe mund t'i kishte ruajtur, si institutet e albanologjisė. Ripėrsėris se kėto mangėsi nuk i theksoj pėr tė gjetur kush e theu gotėn, por pėr tė shmangur thyerjen e gotės sė re.


    Gjendja e sotme

    Akademia arriti nė ditėt tona si objekti i famshėm kantian "njė send mė vete, pėr vetveten". Si e tillė vendimi i pushtetit pėr riformulimin e saj ishte thjesht njė domosdoshmėri.
    Dy nga shkaqet kryesore tė kthimit nė "send mė vete, pėr vetveten", ishin mosdėshira e futjes nė hard disc-un e saj, nė statut, e dy programeve bazė: Programit tė dekalcifikimit, kufizimit tė moshės sė anėtarėve, dhe programit tė depolitizimit, bllokimit tė infiltrimit nė strukturat e saja tė politicos-ve.
    Kėto dy tabu i shprishi kuadri i ri ligjor. Nėpėrmjet mekanizmit tė kufizimit tė moshės, ai theu guaskėn e kalcifikimin, duke i hapur rrugė fluksit tė mendimit dhe energjisė sė freskėt, nėpėrmjet mekanizmit tė depolitizimit bllokoi transferimin nė te tė konfliktit politik tė ditės. Si tė tillė thėnien e kreut tė ekzekutivit "kjo reformė ėshtė tėrėsisht apolitike", e perceptoj si vullnet pėr kthimin e Akademisė sė Shkencave nė faktor kombėtar, me totem tė vetėm Kombin.
    Faktorin e tretė dhe vendimtar, vetėreformimin, kuadri ligjor ia besoi intelektit dhe ndėrgjegjes sė ansamblit tė ri. Parė nė kėtė plan, nėse sipas pėrkufizimit tė Universitetit tė Yale-s "truri ėshtė materia qė ka fituar koshiencėn e vetvetes", Akademisė i takon tė fitojė koshiencėn e ndėrgjegjes shkencore tė kombit dhe pėrgjegjėsinė morale qė rrjedh prej saj. Kjo kėrkon faktorizimin sa mė tė shpejtė tė Akademisė sipas silogjizmit: Qė akademia tė faktorizohet, asaj i duhet autoriteti dhe prestigji. Qė Akademia tė jetė autoritare dhe prestigjioze, ajo duhet tė arrijė rezultate tė dukshme dhe konkrete. Qė Akademia tė arrijė rezultate tė dukshme dhe konkrete, ajo duhet tė ketė objektiva tė qarta, strukturė adekuate dhe drejtim dinamik.
    Ritmet e sotme tė zhvillimit kėrkojnė paraprirjen e tij sa mė tė shpejtė nga mendimi shkencor, pėrkatėsisht faktorizimin dhe vėnien sa mė tė shpejtė nė efikasitet tė Akademisė. Duke iu rikthyer sėrishmi pėr kėtė figuracionit me lokomotivėn si tėrheqėse tė mendimit shkencor, pėr lėvizjen para tė lokomotivės mjafton njė e pesta e fuqisė qė mund tė zhvillojnė motorėt. Fuqia e plotė kėrkohet vetėm nė nisje, pėr shkėputjen fillestare. Njė aludim ky sė pari pėr vetė Akademinė dhe mė tej pėr shtetin, i cili ndjeu domosdoshmėrinė e riformimit, mė saktė formimit tė saj.


    Drafti

    Sipas frazės mė kėmbėngulėse tė statuteve akademike, thuaj tė ripėrsėritur nė kalk, "Akademia, si bashkėsi dijetarėsh me kualifikim tejet tė lartė, ka pėr detyrė themelore mbėshtetjen dhe koordinimin e aktiviteteve kėrkimore- shkencore tė pranuar si tejet tė rėndėsishėm pėr zhvillimin e Kombit". Jashtė ēdo dyshimi ky duhet tė jetė edhe objektivi i Akademisė sė Shkencave, institucionit mė elitar tė shkencės shqiptare. Ndėrkohė kėrkimi shkencor shqiptar shquan pėr efektivitet tė ulėt dhe impakt minimal nė zhvillimin e vendit. Ai ndodhet i shpėrndarė nė njėsi tė vogla dhe tė pakoordinuara, tė cilat jo rrallė kryejnė dhe rikryejnė tė njėjtin studim; metodika kėrkimore ėshtė nė cak ose jashtė standardeve bashkėkohės; angazhimi nė hartimin e strategjive afatgjata i mefshtė, bashkėpunimi ndėrkombėtar individual dhe rastėsor, kėrkimi universitar ende nė shpėrgėnj. Si i tillė kėrkimi shkencor qėndron dukshėm pas ritmeve tė zhvillimit tė vendit. Ndėrkohė qė ai duhet tė ishte nė ballė dhe ta paraprinte zhvillimin.
    Pėr ta riparuar kėtė prapambetje dhe pėr tė pėrmbushur detyrėn e saj themelore, "mbėshtetjen dhe koordinimin e aktiviteteve kėrkimore tė pranuar si tejet tė rėndėsishėm pėr zhvillimin e Kombit", Akademia duhet tė respektojė teknologjinė bashkėkohore tė kėrkimit shkencor. E pėrshtatur nga The research Methods Knowledge Base kjo skemė mund tė pėrmblidhet nė kėto zėra:
    1. Sensorizim (mbledhje dhe stokim informacioni).
    2. Elaborim (pėrpunim informacioni dhe skicim draft- prioritetesh).
    3. Dedektim (zbulim defektesh dhe sinjalizim i korpusit ekzekutiv).
    4. Sinkronizim (bashkėrendim impulsesh me korpusin ekzekutiv)
    5. Projektim (organizim hartimi projektesh prioritare).
    6. Konduktim (dėrgim informacioni dhe projektesh nė njėsitė ekzekutive).
    7. Katalizim (ndihmesė nė pėrshpejtimin e vėnies nė jetė).
    Zbatimi i njė skeme tė pėrafėrt nga Akademia Kineze e Shkencave e ka kategorizuar kėtė Akademi si "epiqendėr tė bum-it ekonomik kinez".
    Njė skemė e tillė bazohet domosdoshmėrish nė vendimmarrjen kolegjiale dhe zgjidhjet e bazuara nė logjikėn shkencore, jo nė urdhrat administrativė; nė veprimtarinė transparente dhe gjithėpėrfshirjen, jo nė vetėprivilegjimin e njė stafi tė ngushtė. E tėra kjo kėrkon frymė ekipi, team spirit.
    Pėr zbatimin e saj, pėrveē krijimit tė njė stereotipi dinamik qartėsisht tė dallueshėm nga i pari, kėrkohet njė strukturė diametralisht e ndryshme nga e trashėguara. Pėrmbledhtas mendoj se stafi i ri duhet tė ngulmojė nė:
    1. Ndryshimin e strukturės ekzistuese, tė pėrshtatshme pėr menaxhimin administrativo- burokratik tė institucioneve nė vartėsi, por krejt tė papėrshtatshme pėr menaxhimin e kėrkimit mbarėshkencor. Pėrkatėsisht shpėrthimin e uniteteve artificialė tė fushave krejtėsisht tė largėta dhe shndėrrimin nė unitete dinamikė profesionalė dhe krijimin e njėsive tė specializuara pėr menaxhimin e projekteve.
    2. Gjetjen e dialogut tė munguar me shtetin nė drejtim tė ndihmės pėr krijimin e strukturės sė re, pajisjen me mekanizmat e duhur ligjorė dhe nėnligjorė, orientimin e veprimtarisė sė Akademisė ndaj prioriteteve shtetėrore, dhėnien Akademisė tė tagrit tė konsulentit zyrtar pėr problemet e kėrkimit shkencor.
    3. Hartimin dhe miratimin e njė statuti sipas modelit tė Magna Carta-ve akademike, ku tė sanksionohet programi, objektivat, parimet etike dhe modus vivendi-i i Akademisė.
    4. Bashkėrendimin e aktivitetit, veēanėrisht pėr problemet madhore tė Kombit, me Akademinė e Shkencave dhe Arteve tė Kosovės, bashkėpunimin intensiv me akademitė, institucionet ndėrkombėtare tė specializuara pėr mbėshtetjen e aktivitetit shkencor dhe qendrat e mundshme donatore.
    5. Pėrpilimin e listave tė hierarkisė shkencore, krijimin bazuar nė kėtė hierarki tė rrjetit sensorial pranė kėshillave shkencore tė institucioneve kėrkimore dhe universiteteve, pėrfshirjen e kėtyre institucioneve dhe universiteteve nė jetėn e Akademisė dhe depozitimin e informacionit tė vjelur nė njė data-base interaktiv tė shkencės shqiptare.
    6. Monitorimin dhe katalizimin e sintezės mėsimdhėnie- punė kėrkimore, duke u bazuar nė prioritetin maksimal qė shteti pėrgatitet t'i kushtojė studimit universitar, qenien e mbi 60% tė stafit akademik profesorė universitarė dhe aderimin nė sistemin e Bolonjės, i cili vitet e dyta ja kushton punės sė pavarur kėrkimore.
    7. Komunikimin intensiv mediatike, me synim njohjen e plotė nga tė interesuarit tė pėrmbajtjes, arritjeve, dhe ecurisė sė shkencės shqiptare.
    Pėrfundime
    Nė mbyllje dėshiroj tė ritheksoj se pėr zhvillimin e sotėm dhe tė nesėrm, pėr konsolidimin e Unit Kombėtar dhe pėr integrimin e Shqipėrisė nė bashkėsinė evropiane ku asaj i takon tė jetė, ėshtė mė se i nevojshėm njė institucion elitar shkencor me ide dhe forcė pėr t'i vėnė nė jetė kėto ide. Nėse kėtij institucioni do t'i mungonte vizioni, kolegjialiteti, dinamizmi dhe ai do ta konceptonte veten thjesht si institucion "honorifik", trau virtual nė supet e tija do tė ishte tejet i lehtė. Nėse ky institucion do ta konceptonte veten si pjesė tė Kombit, tė zgjedhur nga Kombi, me mision prosperitetin e Kombit, trau do tė ishte mjaft i rėndė. Ai do mund tė mbahej vetėm nga njė bashkėsi qė do ta kundronte kėtė detyrė si nder dhe detyrim moral para Kombit.

    Panorama

  9. #59
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Si nuk duhen zgjedhur akademikėt

    Artan Fuga

    Nė orėt qė vijnė, shumė shpejt pra, Akademia e Shkencave e Shqipėrisė do tė mbledhė Asamblenė e vet pėr tė pranuar nė gjirin e saj anėtarė tė rinj. Pavarėsisht se ėshtė njė akt nė parim i gėzueshėm, them me bindje, mbėshtetur nė argumente tė pėrsėritura shumė herė, nė forma tė ndryshme, brenda institucionit, kurdoherė tė padėgjuara, se procedurat e kėtyre zgjedhjeve janė tė kapėrcyera nga koha, tejet tė vjetra, tė bazuara nė modele zgjedhjesh qė nuk kanė tė bėjnė me mjediset shkencore, e mbi tė gjitha, qė mund tė prodhojnė jo vetėm padrejtėsi.
    Ku qėndrojnė kundėrshtitė shumė serioze qė paraqes? Po i bėj tė njohura paraprakisht qė nga njėra anė tė mos flas pas faktit tė kryer, pra pa dobi shoqėrore, dhe e dyta, qė tė mos e qortoj veten se e ngrita zėrin pas procesit tė votimit. Pra, sikur nuk e kam pasur hallin te normat, por thjesht te rezultati. Kėto qė them po i paraqes pra, pavarėsisht se cili do tė zgjidhet dhe pėrpara se tė dalė rezultati.
    Komisioni qė ishte ngritur pėr shqyrtimin paraprak tė dosjeve dhe bėrjen e njė renditje paraprake tė kandidatėve, ku bėja pjesė edhe unė, nė planin formal akademik, nuk kishte pothuajse asnjė kompetencė shkencore pėr t’i shqyrtuar dhe vlerėsuar dosjet e paraqitura. Nuk kishte juristė ndėrkohė qė ka kandidatura nga fusha e jurisprudencės, nuk kishte ekonomistė ndėrkohė qė ka kandidatura nga fusha e ekonomisė, nuk kishte psikologė, specialistė tė punės sociale dhe sociologė tė kulturės, ndėrkohė qė ka kandidatura nga kėto fusha. Nė kėto kushte kishin humbur krejtėsisht parimet etike tė vlerėsimit shkencor sepse analiza paraprake e punės dhe e kėrkimit e kontributit shkencor do tė bėhej nga persona qė nuk kanė asnjė kompetencė nė fushat pėrkatėse, ndonėse figura tė shkencės shqiptare nė fushat e veēanta dhe tė kufizuara ku kanė punuar.
    Mos harrojmė atė qė shkruante dijetari madh Gustav Le Bon njė shekull mė parė : « Dhjetė akademikė nė fushėn e tyre janė akademikė, kurse dhjetė akademikė jashtė fushės sė tyre tė studimit nuk janė mė akademikė. »
    Duhej sikurse kam theksuar qė thirrja pėr tė kandiduar pėr vendet e hapura nė Akademi tė pėrcillej zyrtarisht nė tė gjitha kėshillat shkencore dhe senatet e dekanateve dhe universiteteve tė vendit, si edhe tė qendrave kėrkimore e shkencore tė tij. Duhej tė bėhej njė fushatė publike e gjerė dhe intensive nė mėnyrė qė komuniteti shkencor tė njihej me vendet e hapura, fushat dhe kriteret e pranimeve.
    Rezultati ėshtė se nė fushėn e jurisprudencės ėshtė paraqitur vetėm njė kandidat, po ashtu, mesa shihet, edhe nė fushėn e kimisė. Ekonomistė nga Fakulteti i Ekonomisė tė Universitetit tė Tiranės, mė i madhi nė vend, nuk shoh asnjė tė paraqitur si kandidaturė, sigurisht e them kėtė pa pasur asgjė me kandidaturat e tjera tė ardhura nga kjo fushė.
    Vetėm kaq individė tė interesuar paska pėr tė qenė anėtarė tė Akademisė ?
    Mjerė ne atėherė !
    Kuptohet se fushata e informacionit publik nuk ka qenė nė parametra tė mjaftueshme.
    Ndėrkohė kam ngritur edhe shqetėsimin qė vendet tė mos hapeshin sipas fushave klasike dhe tė ndara, brendadisiplinore tė shkencės, gjithmonė e mė tė tejkaluara, arkaike, por tė jepnim sinjalin e vendeve tė ndodhura e formuluara brenda hapėsirave ndėrdisiplinore dhe tė hapura tė dijes.
    Por, problemi tani hėpėrhė ėshtė te ēėshtjet e formės.
    Si mund tė mos iu kėrkohet kandidatėve pėr nė Asamble tė bėjnė nga njė referat me shkrim lidhur me kuptimin koherent tė veprės sė tyre shkencore, pėr hipotezat, terrenet, problematikat, gjendjen nė shkencėn e sotme ndėrkombėtare nė fushat ku punojnė ? Si do ta masim atėherė cilėsinė e punės sė tyre?
    Ky referat me shkrim i kėrkohet sot edhe njė doktoranti tė thjeshtė dhe jo mė njė akademiku, i cili ka rastin tė sintetizojė punimet e bėra, qė pa kėtė mbesin tė shpėrndara dhe pa lidhje midis tyre.
    Si mund tė mos iu kėrkohet kandidatėve tė vijnė pėr ta paraqitur gojarisht para Asamblesė rezultatin dhe kontributin e tyre shkencor?
    Kanė njė rast pėr t’iu pėrgjigjur pyetjeve qė akademikėt kanė nevojė tė bėjnė pėr t’u sqaruar.
    A nuk do tė ishte ky njė rast solemn dhe serioz pėr tė nxitur debatin pėr kėrkimin shkencor dhe shkencėn shqiptare ? Kėtu mund tė ftohej edhe njė publik shumė mė i gjerė pėr tė parė dhe mėsuar sesi i shtrojnė dhe i trajtojnė ēėshtjet e kėrkimit shkencor akademikėt. Do tė ishte njė shkollė metodologjike e pakrahasueshme me asgjė.
    Si do tė vlerėsojė Akademia ata kandidatė qė punojnė nė ato fusha pėr tė cilėt ajo nuk ka specialistė nė gjirin e saj ? Si do tė vlerėsojė ekonomistin, specialistin e shkencave tė komunikimit, tė punėve sociale, tė sociologjisė sė kulturės, juristin, etj., pa pasur specialistė nė kėto fusha?
    Kėtu ka vetėm njė rrugė. Duheshin ftuar oponentė tė jashtėm pėr tė bėrė reēenca tė thella cilėsore mbi bazė kriteresh rreptėsisht shkencorė. Pėrndryshe kush nga akademikėt do tė ishte i qetė nė shpirtin e tij dhe nė koshiencėn e vet shkencore, nė moralin e tij qytetar se ka dhėnė njė votė tė fshehtė nė njohje tė plotė tė veprimtarisė shkencore tė kandidatit ?
    Askush !
    A mund tė jetė njė proces votimi nė Akademinė e Shkencave tė Republikės sė Shqipėrisė si njė proces votimi thjesht politik, ku qytetari nė fshehtėsi jep votėn pėr deputetin e vet? Por edhe nė komunikimin politik ne sot kemi shumė mė tepėr arritje se nė komunikimin akademik. Tė paktėn nė fushatat elektorale, kandidatėt e partive politike e paraqesin veten e tyre publikisht, kurse ne si akademikė ia kemi kursyer vetes kėtė mundim.
    Gjynah !
    Thonė se: « Kam tė drejtė, por ja qė duhet bėrė njė rregullore ».
    Pikėrisht !
    Nė fillim duhet bėrė njė rregullore e mirė pranimesh dhe pastaj duhen bėrė pranimet. Kemi pasur pafund kohė pėr kėtė. Thuhet se « nuk parashikon gjė ligja. » Pikėrisht, kur ligja nuk ndalon, ajo lejon tė bėhen rregullore si duhet. Pėrndryshe nga proces akademik pėrzgjedhjesh figurash shkencore mund tė rrezikojmė tė biem nė trafiqe influencash qė nuk kanė tė bėjnė me shkencėn.
    A nuk do tė ishte e drejtė qė tė gjithė ata qė vijnė nga rrethet universitare, tė kishin nė dosjet e tyre edhe mendimin e kualifikuar tė departamenteve, kėshillave shkencore, kėshillave tė profesorėve, tė senateve, etj., tė fushave ku ata punojnė? Sigurisht, askush nuk mund ta kundėrshtojė kėtė. Pėrndryshe ne do tė pranojmė kurrikulum vitae tė kandidatėve, ku nuk ka asnjė dokument zyrtar qė tė provojė deklarimet e bėra nga ata vetė.
    A ėshtė vėrtet bashkėpunėtor nė njė institucion tė huaj shkencor? A jep vėrtet mėsim nė njė universitet tė huaj ? A ėshtė botuar vėrtet kumtesa e tij nė aktet e njė konference shkencore? A ėshtė vėrtet revistė shkencore ajo ku ka botuar artikujt e tij? Kush i ka certifikuar ata si artikuj shkencorė?
    Dosjet janė pa kėto elemente formale ndonėse nuk ka asnjė arsye pėr tė mos i besuar kolegėt e nderuar. Por dosjet janė dokumente zyrtare dhe duhet t’iu pėrgjigjen kritereve formale.
    Nuk e kanė fajin kandidatėt.
    Ata na janė pėrgjigjur mbi bazėn e imazhit qė kemi tek ata.
    E ka pėrgjegjėsinė administrata qė i ka shpallur tė pranueshme kėto dosje nė gjendjen si janė.
    Prandaj bėj thirrje tė mos nxitohemi si akademikė. Tė shtyjmė kėtė mbledhje tė papėrgatitur dhe tė mos nxitohemi pėr tė bėrė zgjedhje, mbėshtetur thjesht te vota e fshehtė.
    Shkenca nuk ka sekrete, as nuk mund tė administrohet nė ato forma qė administrohet opinioni publik. Shkenca ėshtė njė debat publik i hapur qė ka rregullat e veta, gjuhėn e vet, etikėn e vet. Dallimin midis shkencės dhe opinionit Platoni e ka bėrė dymijė pesėqind vite mė parė.
    Tjetėr ėshtė « doxa » dhe tjetėr « logosi ».
    Tė nxjerrim njė herė njė rregullore tė saktė. Tė pėrpunojmė procedura korrekte, jo inkoherente dhe qė mbėshteten jo nė kompetencat shkencore, por nė moskompetencat shkencore, tė heqim dorė nga trajtimi burokratik dhe administrativo-formalist i vlerėsimit shkencor.
    Komuniteti i shkencėtarėve dhe i intelektualėve do tė na vrojtojė sesi do ta zgjidhim kėtė problem. E do tė marrė shembull. Publiku do tė na shohė sesi do tė veprojmė. E do tė na gjykojė.
    Le tė marrim pra vendime me transparencė para shoqėrisė.
    Mos harrojmė, ėshtė fjala pėr ata qė do tė marrin nė dorė Akademinė nė dhjetė apo njėzet vitet e ardhshme. Ata kanė tė drejtė t’iu thonė kolegėve tė tyre nė atė kohė se janė zgjedhur me dinjitet, jo pėrzgjedhur fshehurazi, nė mėnyrė joshkencore.
    Akademia nuk ėshtė prona jonė qė mund ta pėrdorim si tė duam, ėshtė vlerė publike.
    Unė e thashė dhe e shpėtova shpirtin tim.
    Nuk kam ndėrmend tė hyj nė debate tė kota qė nuk kanė tė bėjnė me thelbin e ēėshtjes.
    Jam gati pėrkundrazi tė bashkėpunoj fort nė mėnyrė qė tė kemi procedura dinjitoze pranimi pėr akademikėt e rinj.
    Shpresoj ende deri nė ēastin e fundit para se ngjarja tė ndodhė nė parimet e arsyes qė akademikėt e nderuar i kanė tė shenjta.

    (Anėtar i Akademisė sė Shkencave)

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema tė Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  3. Peticion per Akademine shqiptare te Shkencave
    Nga Borix nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 09-04-2009, 11:41
  4. Pėrgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 06-05-2008, 18:09
  5. Zhvillimet e fundit politike
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 01-08-2002, 14:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •