o moderator a ja ndrron dot titullin temes.. ne..
Iken Ylli i Enverit vjen Xhepi i Edvinit..
----------
ja cthote ki kaco myftaraj.. ne gaz.. SOT
..
Akademia e Shkencave, aneks i Fondacionit Qemal Stafa pas zgjedhjes sė Meidanit kryetar nė 8 nėntor
09 November 2007
Nga Kastriot Myftaraj
- Ndoshta vetia mė e keqe qė u kultivoi diktatura komuniste tė pėrkėdhelurve tė saj ka qenė arroganca. Kėtė veti demonstruan dhe tė pėrkėdhelurit e Enver Hoxhės qė sot janė anėtarė tė Akademisė tė Shkencave dhe qė para dy ditėsh zgjodhėn Rexhep Meidanin kryetar tė Akademisė sė Shkencave.Madje me kėtė gjė ata e kapėrcyen Enver Hoxhėn pėr sa i pėrket arrogancės. Kur u krijua Akademia e Shkencave nė Shqipėri nė vitin 1972, Enver Hoxha nuk vuri nė krye tė saj njė person me karrierė politike, por njė person me karrierė shkencore, Aleks Budėn. Kjo zgjedhje pėr hir tė sė vėrtetės dukej mjaft e arsyeshme se Aleks Buda ishte historian dhe albanologjia ishte fusha e shkencės, ku Akademia e Shkencave e Shqipėrisė mė sė shumti duhej tė pėrqendrohej. Nuk do tė kishte pasur kuptim qė nė Shqipėri tė zgjidhej nė krye tė Akademisė sė Shkencave njė njeri i shkencave tė natyrės, se nė kėto lloj shkencash Shqipėria e vogėl nuk kishte dhe nuk mund tė kishte shkencėtarė tė spikatur. Tė vetmit shkencėtarė qė mund tė nxirrte dhe tė nxjerrė edhe sot Shqipėria ishin albanologėt, dhe i tillė ishte edhe Aleks Buda. Pėr Aleks Budėn mund tė kesh vėrejtje se nuk kishte arritur tė merrte dot diplomėn nė Austri, ku bėri studimet e larta, apo se nuk arriti qė tė shkruante dot njė libėr, as para dhe as pasi u bė kryetar i Akademisė sė Shkencave, por kjo ėshtė njė ēėshtje tjetėr. Zgjedhja e tij, nė parim, ishte e arsyeshme dhe e gjetur. Aleks Buda, edhe pse sigurisht qė ndiqte vijėn politike tė regjimit nė studimet dhe veprimtarinė e tij para dhe pas marrjes sė postit nė krye tė Akademisė, megjithatė nuk ishte i angazhuar formalisht nė politikė, nuk ishte jo mė anėtar apo kandidat i Komitetit Qendror tė PPSH, por as anėtar i PPSH. Nėse edhe diktatura komuniste, qė e kishte politizuar shkencėn, ishte treguar e kujdesshme pėr mos tė vėnė nė krye tė Akademisė sė Shkencave njė person me profil tė lartė politik, aq mė tepėr duhej tė ndodhte kjo gjė nė periudhėn paskomuniste, kur shkenca duhet tė jetė e depolitizuar. Akademia e Shkencave ėshtė forumi mė i lartė shkencor i vendit, qė jep ose supozohet tė japė, verdiktin shkencor pėr ēėshtje tė shkencave tė ndryshme nė kuadrin shqiptar, disa nga tė cilat janė shumė delikate dhe qė krijojnė debat tė madh politik, si ato tė historiografisė. Akademia e Shkencave, nė dorėn e njė personi politik mund tė shndėrrohet nė njė instrument tė politikės sė ditės, duke e stimuluar transferimin e konfliktit politik nė fushėn shkencore. Dhe kėtu nuk e kam fjalėn vetėm pėr shkenca si historiografia, por edhe pėr energjetikėn, ekonominė, bujqėsinė etj. Akademia e Shkencave i ka mjetet, si ato administrative, ashtu dhe ato financiare pėr tė bėrė dhe kontrolluar praktikisht hierarkinė intelektuale tė studiuesve shkencorė nė Shqipėri. Prandaj do tė ishte absurde dhe e rrezikshme qė nė krye tė Akademisė sė Shkencave, nė periudhėn paskomuniste tė vinte njė njeri, qė veē karrierės shkencore ka dhe njė karrierė politike tė profilit tė lartė, madje karriera politike e tė cilit vazhdon ende. Rexhep Meidani ėshtė pikėrisht njė njeri i tillė. A ka qenė President i Republikės i zgjedhur nga Partia Socialiste, si njė njeri i Partisė Socialiste, jo si njė njeri apolitik. Kur Rexhep Meidani u zgjodh President i Republikėn, nė vitin 1997, ai ishte numri 2 i PS (sekretar i pėrgjithshėm), post qė e la kur hyri nė zyrėn e kreut tė shtetit. Por pasi i mbaroi mandati presidencial nė vitin 2002, Meidani u rikthye nė PS, duke kandiduar nė dy kongrese radhazi tė kėsaj partie, nė 2003 dhe 2005 pėr postin e kryetarit tė PS, nė fillim pėrballė Fatos Nanos dhe pastaj pėrballė Edi Ramės. Sot Meidani ėshtė anėtar i Asamblesė tė PS, ekuivalenti i Komitetit Qendror tė PPSH-anėtar i tė cilit nuk ishte paraardhėsi i Meidanit nė krye tė Akademisė nė kohėn e diktaturės komuniste. Nė 29 shtator tė kėtij viti, Rexhep Meidani u zgjodh kryetar i bordit tė Fondacionit politik «Qemal Stafa» i krijuar pranė PS pėr tė formėsuar mendimin politik tė kėsaj partie. Nė takimin promovues tė kėtij fondacioni foli kryetari i PS, Edi Rama. Drejtori i fondacionit ėshtė njė tjetėr anėtar i Asamblesė sė PS, Saimir Tahiri. Pra, Meidani mbetet shumė i angazhuar nė politikė. Kjo e bėn atė jokompatibėl me postin e kryetarit tė Akademisė sė Shkencave. Tė zgjedhėsh Meidanin nė krye tė Akademisė sė Shkencave do tė thotė qė tė bėsh njė gjė qė nuk ka guxuar ta bėjė as Enver Hoxha. Me Rexhep Meidanin nė krye, Akademia e Shkencave do tė shndėrrohet nė njė aneks tė Fondacionit «Qemal Stafa» tė PS. Jo rastėsisht mbledhja e Akademisė sė Shkencave qė zgjodhi Rexhep Meidanin kryetar tė Akademisė u mbajt nė datėn 8 nėntor. 8 nėntori ėshtė njė datė me konotacion historik, pasi lidhet me themelimin e Partisė Komuniste Shqiptare nė 8 nėntor 1941. Shumica e akademikėve qė zgjodhėn Meidanin janė dinozaurė tė shkencės sė regjimit komunist dhe aparatēikė tė tij, kėshtu qė ata nuk mund ta bėnin rastėsisht kėtė gjė. Aq mė tepėr kur po zgjidhnin kryetar tė Akademisė kryetarin e bordit tė Fondacionit «Qemal Stafa» tė PS, kur dihet qė Qemal Stafa ka qenė njė nga ata qė themeluan PKSH nė 8 nėntor 1941. Akademikėt enveristė kanė dashur tė japin njė mesazh kuptimplotė dhe arrogant. Tashmė kryetari i Akademisė dhe dy akademikė janė dhe kryetar dhe anėtarė tė bordit tė Fondacionit «Qemal Stafa», Rexhep Meidani, Luan Omari dhe Dritėro Agolli. Kryetari i Akademisė sė Shkencave, Rexhep Meidani ėshtė nė konflikt interesash me kryetarin e bordit tė Fondacionit politik tė PS, «Qemal Stafa», Rexhep Meidani. Si do tė mundet qė Akademia e Shkencave tė stimulojė studime serioze e tė paanshme pėr historinė e Shqipėrisė, si pėr Luftėn e Dytė Botėrore, ashtu dhe pėr periudhėn e komunizmit, kur kryetari i Akademisė sė Shkencave e ka identifikuar veten intelektualisht me emrin e Qemal Stafės. Kur ėshtė njė fakt historik se brenda sė majtės komuniste shqiptare nė prag dhe gjatė Luftės sė Dytė Botėrore kanė ekzistuar dhe janė ndeshur dy rryma, njė marksiste dhe njė leniniste-staliniste. Kėto dy rryma ishin njėra kominterniste, staliniste, ekstremiste, prosovjetike, ndėrsa rryma tjetėr ishte marksiste, antifashiste por antileniniste dhe mė tepėr antistaliniste, ishte pėr njė komunizmi refraktar ndaj Moskės, ishte pėr njė komunizėm tė moderuar, properėndimor. Nė kėtė debat dhe konflikt tė madh brenda lėvizjes komuniste shqiptare, qė precipitoi deri nė luftė civile, nė krahun leninist-stalinist, kominternist, ekstremist, prorus bėnin pjesė si liderė Ali Kelmendi, Enver Hoxha, Qemal Stafa, Vasil Shanto, Hysni Kapo etj. Nė krahun antistalinist dhe antileninist, tė moderuar, tė ashtuquajtur trockist, antisovjetik bėnin pjesė si liderė Zai Fundo, Zef Mala, Aristidh Qendro, dhe mė pas edhe Sadik Premte, Anastas Lulo, Sejfulla Malėshova etj. Nė kėtė debat dhe konflikt vlerat tė cilat duhej t’i evokonte e majta shqiptare paskomuniste e shekullit XXI, i pėrkasin krahut kundėrshtar me Qemal Stafėn dhe Enver Hoxhėn, ndėrsa antivlerat i pėrkasin krahut tė Qemal Stafės dhe Enver Hoxhės. Nė kėtė debat, komunistėt e moderuar shqiptarė, tė cilėve u vihej nga kundėrshtarėt ekstremistė epiteti «trockist», pavarėsisht se sa lidhje kishin me idetė e Trockit, mbronin tezėn se nuk duhej luftuar pėr vendosjen e sistemit komunist nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, siē e kėrkonte manuali i Kominternit, se kjo ishte antimarksiste, pasi nė Shqipėri qė ishte njė vend i prapambetur agrar, ku klasa punėtore ishte shumė e vogėl, instalimi i komunizmit, pėr tė cilin Marksi dhe Engelsi ishin shprehur kategorikisht se duhej instaluar vetėm nė shoqėri tė zhvilluara industriale, do tė ēonte nė njė dėshtim tė pėrbindshėm tė kėtij sistemi nė rrafsh politik, shoqėror, ekonomik, me pasoja katastrofale pėr vendin. Prandaj, kėta komunistė tė moderuar ishin kundėr udhėzimeve tė Kominternit qė kėrkonte qė komunistėt ta pėrdornin luftėn antifashiste si kamuflim pėr tė luftuar pėr marrjen e pushtetit, duke pėrdorur pėr kėtė qėllim dhe antifashistėt jokomunistė qė donin tė luftonin sinqerisht kundėr pushtimit fashist. Krahu ekstremist, kominternist, i komunistėve shqiptarė, njė nga liderėt e tė cilit ishte Qemal Stafa, e bėri tė qartė qė nė rezolucionin e Mbledhjes themeluese tė PKSH, nė nėntor 1941, se synonte tė bėnte nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nėn maskėn e luftės antifashsite, atė qė tentuan tė bėjnė Karl Liebknecht dhe Roza Luxemburg nė Gjermani nė 1918-1919, pra luftėn leniniste pėr tė marrė pushtetin. Nė kėtė rezolucion thuhet: «Njė nga ligjet themelore tė zhvillimit tė partisė sė tipit tė ri, tė partisė bolshevike, ėshtė lufta nė dy fronte kundėr gabimeve tė vetvetes dhe veēanėrisht kundėr tentativės sė krijimit tė grupeve dhe lufta pa pajtim kundėr armikut tė klasės». (cituar sipas: «Dokumente kryesore tė PPSH», botim i Institutit tė Historisė sė Partisė pranė Komitetit Qendror tė PPSH, Tiranė 1960, Volumi i parė, dokumenti nr. 1, f. 19). Qemal Stafa ishte njė nga ata qė e firmuan kėtė rezolucion, nė emėr tė Komitetit Qendror tė PKSH, pre shtatė anėtarėsh, qė doli nga mbledhja themeluese e partisė. Me kėtė dokument tė firmuar dhe nga Qemal Stafa, PKSH, qė nė dokumentin e saj themelues shpallte sė pari luftėn civile nė radhėt e lėvizjes komuniste nė Shqipėri, si njė luftė e stalinistėve kundėr tė komunistėve tė tjerė qė konsideroheshin si trockistė dhe qė nuk pranonin vijėn staliniste tė Kominternit, qė e kishte qendrėn nė Moskė. Me kėto rreshta tė rezolucionit, dokumentit themelues tė PKSH, pėrgėnjeshtroheshin tė gjitha parimet e shpallura publikisht nga PKSH pėr bashkim tė popullit shqiptar pa dallim ideje, krahine dhe feje, nė luftėn kundėr pushtuesve fashistė. Por e vėrteta ishte se nė rezolucionin themelues tė PKSH, qė gjatė luftės nuk u publikua (u publikua pėr herė tė parė nė vitin 1960), nė Shqipėri, nė fakt shpallej lufta kundėr atyre qė kishin ide tė ndryshme nga komunistėt stalinistė, si brenda lėvizjes komuniste, ashtu dhe jashtė saj. Faji i vetėm i kėtyre njerėzve ishte se nuk pranonin diktatin e komunistėve stalinistė. Qemal Stafa do tė ishte njė nga firmėtarėt e rezolucionit tė Konsultės sė parė tė Aktivit tė PKSH, tė mbajtur nė prill 1942, ku thuhet: «Tė luftojmė pa mėshirė grupin e 'Zjarrit', trockistėt Zai Fundo, Aristidh Qendro, Niko Xoxi dhe tė gjithė armiqtė e partisė, tė ēilėt pėrpiqen nė ēdo mėnyrė tė pengojnė punėn e partisė». (cituar sipas: «Dokumente kryesore tė PPSH», botim i Institutit tė Historisė sė Partisė pranė Komitetit Qendror tė PPSH, Tiranė 1960, Volumi i parė, dokumenti nr. 9, f. 64) Rezolucioni i prillit 1942 mbyllet me fjalėt: «Rroftė partia bolshevike dhe shoku Stalin!» Tė ashtuquajturit trockistė ishin komunistė qė ishin antifashistė, por faji i tyre ishte se ishin edhe antistalinistė. Faji i Zai Fundos dhe tė ashtuquajturve trockistėve tė tjerė ishte se ata ishin deziluzionuar nga stalinizmi pas spastrimeve masive tė pėrgjakshme tė tij, dhe nuk e pranon kėtė komunizėm brutal. Faji i tyre ėshtė se ata nuk besonin tek strategjia staliniste e pėrēuar nėpėrmjet Kominternit qė lufta botėrore duhej pėrdorur nga partitė komuniste, qė nėpėrmjet ekspedientit tė antifashizmit, tė merrej pushteti dhe tė vendosej regjimi komunist nė vendet ku vepronin kėto parti. Tė ashtuquajturit trockistė si Zai Fundo, zjarristėt, e mė pas Anastas Lulo dhe Sadik Premte besonin se nė kushtet e Shqipėrisė qė ishte njė vend i prapambetur kryesisht fshatar, gjysmė-feudal dhe patriarkal-fisnor, nuk mund tė vendosej komunizmi, pasi do tė dėshtonte dhe prandaj nuk duhej pėrdorur lufta antifashiste pėr marrjen e pushtetit nga komunistėt, por duhej bėrė njė aleancė e sinqertė me antifashistėt jokomunistė, ndėrsa sa pėr ardhjen nė pushtet tė komunizmit kjo i duhej lėnė sė ardhmes, kur vendi tė pėrparonte dhe tė shndėrrohej nė vend borgjez nga vend feudo-borgjez (sipas terminologjisė komuniste). Pra, faji i tė ashtuquajturve trockistė shqiptarė ishte se ata donin qė sloganet zyrtare tė PKSH qė tė bėhej luftė antifashiste, nė aleancė me jokomunistėt, pa dallim ideje dhe ēėshtja e pushtetit tė zgjidhej pas lufte, tė merreshin seriozisht dhe jo siē bėnte PKSH, qė i shikonte si «gjethe fiku» qė mbulonin lakuriqėsinė e politikės sė saj pėr pushtet. Duket qartė se pėr PKSH, armiqtė ideologjikė, tė ashtuquajturit trockistė, qenė mė tė rrezikshėm se pushtuesit e huaj fashistė, pasi PKSH e abandononte parimin e shpallur pėr bashkim pa dallim ideje, nė luftė kundėr pushtuesve fashistė pėr hir tė luftės kundėr kėtyre kundėrshtarėve ideologjikė. Lufta kundėr tyre nuk ishte luftė antifashiste, por luftė kundėr tė ndryshmėve ideologjikė, luftė e stalinistėve kundėr antistalinistėve. Si mund tė bėjė ose stimulojė Akademia e Shkencave studime serioze pėr kėtė periudhė tė historisė, duke pasur pėr kryetar njeriun qė e ka Qemal stafėn si idol intelektual. Qemal Stafa ėshtė firmėtar i kėrkesės qė bėnė themeluesit stalinistė tė PKSH nė adresė tė Kominternit nė Moskė qė partia e re tė pranohej si anėtare e Kominternit. Pra ata nuk kishin krijuar thjesht njė parti komuniste, por njė parti staliniste, prosovjetike. Diktatura komuniste staliniste nė Shqipėri nuk erdhi befasisht nė 1944, por ajo u projektua qė nė 1941, nė dokumentin themelues tė firmuar edhe nga Qemal Stafa dhe erdhi duke u pėrgatitur nė dokumentet e firmuar edhe nga Qemal Stafa nė 1942, para se tė vdiste dhe qė u zbatuan nga shokėt e tij nė 1943, 1944, dhe mė pas deri nė 1990. Por Rexhep Meidani nuk ka as kredenciale intelektuale pėr t’u bėrė kryetar i Akademisė sė Shkencave, se ai ėshtė pėr nga profesioni fizikan, ose mė saktė mėsimdhėnės fizike. Fizika nuk ėshtė njė shkencė ku Shqipėria mund tė ketė arritje aq tė mėdha, sa tė vejė njė fizikan nė krye tė Akademisė sė Shkencave. Nė Shqipėri njė fizikan nuk mund tė jetė njė kėrkues shkencor i shquar dhe me emėr nė rrafsh ndėrkombėtar; i tillė mund tė jetė vetėm njė albanolog. Dhe Rexhep Meidani nuk ėshtė njė fizikan i shquar, as nė rang europian, as nė rang ballkanik, madje nuk ėshtė as fizikani mė i shquar nė Shqipėri. Rexhep Meidani ka shkruar disa tekste deskriptive pėr fizikėn, por kėto gjėra bėhen duke pėrdorur literaturė. Rexhep Meidani, pėr shkak tė angazhimeve tė veta politike, ka gati dy dekada, qė pothuajse e ka abandonuar profesionin e vet, pėr shkak tė angazhimit politik, edhe pse nuk heq dorė nga mėsimdhėnia, ēka tregon papėrgjegjshmėri profesionale, se ai nuk ka kohė ta pėrmbushė siē duhet kėtė detyrim qė ka marrė. Rexhep Meidani nuk e ka as reputacionin pėr tė mbajtur njė post kaq tė lartė, siē ėshtė ai i kreut tė Akademisė sė Shkencave. Rexhep Meidani ėshtė i vetmi njeri nė historinė e politike botėrore tė vendeve ku ka pluralizėm politik, qė ka qenė kryetar i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve pėr zgjedhje parlamentare, duke qenė njėherėsh dhe kandidat nė zgjedhje si pėrfaqėsues i njė subjekti politik qė konkuronte nė zgjedhje. Nė vitin 1991, Meidani ka qenė edhe kryetar i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve pėr zgjedhjet e para pluraliste tė 31 marsit 1991, por edhe kandidat pėr deputet i Frontit Demokratik qė ishte aleat i PPSH dhe kryesohej nga Nexhmije Hoxha. Nė tė njėjtėn kohė Meidani ishte dhe anėtar i Kėshillit Presidencial qė krijoi Ramiz Alia para zgjedhjeve. Ėshtė ironi e madhe se Rexhep Meidani tashmė zuri vendin nė krye tė Akademisė sė Shkencave tė Ylli Popės, qė u bė kryetar i Akademisė nė vitin 1997, i dekretuar nga Presidenti i atėhershėm i Republikės, Rexhep Meidani. Ylli Popa ėshtė kardiolog dhe sjellja e tij nė krye tė Akademisė ishte po aq e pėrshtatshme nga pikėpamja profesionale sa ajo e Meidanit sot, pėr arsye qė i kam shpjeguar mė lart. Por Ylli Popa erdhi nė krye tė Akademisė sė Shkencave pėr tė kėnaqur Janullatosin, se Ylli Popa ishte nė krye tė njė delegacioni tė intelektualėve kristianė ortodoksė qė nė 1991 shkuan nė Greqi pėr ta ftuar Janullatosin qė tė vinte nė krye tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Sot Popa voton pėr Meidanin qė t’i zejė vendin nė krye tė Akademisė sė Shkencave! Kjo ėshtė maskaradė e neveritshme! Me Rexhep Meidanin nė krye tė Akademisė sė Shkencave, ky forum i lartė shkencor, tashmė duhet tė bėjė studime pėr tė ndryshuar zonėn kohore ku gjendet Shqipėria, duke na ēuar nė njė zonė kohore me Rusinė, siē ka bėrė tėrthorazi Rexhep Meidani me njė ligj qė ka dekretuar kur ka qenė President i Republikės. Rexhep Meidani kur ka qenė President i Republikės nė vitin 2000 kur ėshtė miratuar ligji nr. 8607, dt. 27. 4. 2000, «Pėr statusin e dėshmorit tė atdheut», ku bėhet e qartė se shteti shqiptar njeh ligjėrisht 9 majin si ditėn ndėrkombėtare tė fitores mbi fashizmin. Qė nga viti 1945 e nė vazhdim, gjatė «Luftės sė Ftohtė», si dhe pas saj deri mė sot, dita e fitores mbi fashizmin ka qenė e ndryshme nė Perėndim dhe nė Lindje. Nė SHBA dhe nė pjesėn tjetėr tė Perėndimit, nė Europėn Perėndimore, si ditė e fitores mbi fashizmin do tė njihej 8 maji, ndėrsa nė ish-Bashkimin Sovjetik dhe nė pjesėn tjetėr tė vendeve qė ishin nė orbitėn sovjetike, pra nė vendet brenda «perdes sė hekurt», si ditė e tillė do tė njihej 9 maji. Kjo diskrepancė (mospėrputhje) erdhi pėr shkak se nė Moskė nuk e pranuan aktin e kapitullimit tė Gjermanisė naziste qė u nėnshkrua nė Reims nė territorin e kontrolluar nga britaniko-amerikanėt, nė 7 maj 1945 dhe qė hynte nė fuqi tė nesėrmen nė 8 maj, edhe pse nė kėtė akt firmoi dhe njė pėrfaqėsues sovjetik. Rusėt sajuan njė ceremoni tjetėr kapitullimi nė Berlin, nė shtabin e forcave sovjetike, po nė 8 maj, por qė nė momentin e nėnshkrimit nė Moskė, pėr shkak tė ndryshimit tė zonės kohore, kishte hyrė tashmė dita e 9 majit. Kėshtu qė nė Bashkimin Sovjetik, qė prej vitit 1945, dhe nė vendet satelite tė tij, si dhe nė Rusinė pas-sovjetike sot, si dita e fitores mbi fashizmin njihej dhe njihet zyrtarisht 9 maji. Ndėrsa nė vendet perėndimore aleate tė koalicionit tė madh antifashist tė Luftės sė Dytė Botėrore, si ditė e tillė njihej dhe njihet zyrtarisht 8 maji. Nė vendet e NATO, njihej dhe njihet 8 maji si V-day, ndėrsa nė vendet e Traktatit tė Varshavės njihej 9 maji. Shqipėria komuniste njihte si ditė tė fitores mbi fashizmin 9 majin, si kur ishte e lidhur me Moskėn, ashtu edhe kur u shkėput prej saj. Pas viteve 1961 dhe 1968, kur Shqipėria nuk kishte mė marrėdhėnie diplomatike me Bashkimin Sovjetik dhe kur doli nga Traktati i Varshavės, duhej tė ishte rregulluar anomalia e ditės qė njihej si dita e fitores mbi fashizmin. Kjo edhe pėr faktin se Shqipėria ishte nė njė zonė kohore tė ndryshme nga ajo e Moskės, dhe se, kur nė 8 maj 1945 nė Berlin u nėnshkrua sė dyti akti i dorėzimit tė Gjermanisė naziste, nė Shqipėri dhe Tiranė kishte qenė po 8 maj, dhe jo 9 maj si nė Moskė! E megjithatė Shqipėria vazhdonte tė mbetej me orėn e Kremlinit, si pas vitit 1945, ashtu dhe pas vitit 1961 dhe vitit 1968! Por, edhe sipas ligjit tė vitit 2000, tė dekretuar nga Presidenti i kohės Meidani, nė Shqipėri njihet zyrtarisht 9 maji si dita ndėrkombėtare e fitores mbi fashizmin. Kjo do tė thotė praktikisht se Shqipėria e vitit 2000 dhe ajo e tashme e vitit 2007, ka qenė dhe ėshtė e sinkronizuar me Moskėn, me Rusinė, historikisht. Por kjo nuk ėshtė njė ēėshtje thjesht historike, sepse nė Rusinė e sotme trashėgimia e Luftės sė Dytė Botėrore kėrkohet tė pėrdoret si instrument i politikės sė jashtme sovjetike, duke eksploituar sentimentet e trashėguara nė kėto vende nė grupe tė caktuara tė popullsisė, qė kėrkohen tė pėrdoren si lobing qė me apo pa vetėdije vepron nė dobi tė politikės sė jashtme ruse. Kur parlamenti shqiptar me shumicė socialiste dhe Presidenti i kohės Meidani i impononin Shqipėrisė 9 majin, nė vitin 2000, nė mėnyrė mjaft domethėnėse, vendet ish-komuniste ose tė dala nga shpėrbėrja e Bashkimit Sovjetik, qė tashmė kanė hyrė nė NATO dhe nė Bashkimin Europian, si Estonia, Letonia, Lituania, Polonia, Republika Ēeke, Hungaria, Rumania, Sllovakia, nuk e njohin mė 9 majin si ditėn ndėrkombėtare tė fashizmit, por njohin si tė tillė 8 majin. Me kėtė ndryshim, kėto vende kanė bėrė jo thjesht njė korrigjim historik, por edhe njė gjest simbolik pėr tė treguar se ato janė shkėputur pėrfundimisht nga Rusia dhe nga era ruse, duke u shkėputur nga ora historike e Moskės. Socialistėt shqiptarė dhe Presidenti i kohės Meidani e dinin kėtė gjė. Kjo mund tė ishte njė arsye qė Meidani ta kthente ligjin, por ai nuk e bėri kėtė gjė. Kėshtu, me ligjin e vitit 2000, qė mbetet nė fuqi dhe sot, nė vitin 2007, Shqipėria ėshtė sė bashku me Rusinė, Bjellorusinė, Ukrainėn, Serbi, Malin e Zi, Maqedoninė, vendi qė njeh 9 majin stalinist, rus, si ditė tė fitores mbi fashizmin. Tashmė qė Rexhep Meidani erdhi nė krye tė Akademisė sė Shkencave, gjuhėtarėt e kėsaj Akademie duhet tė zgjidhin enigmėn e mbiemrit tė kryetarit tė tyre tė ri. Rexhep Meidani deri nė vitin 1997 e ka mbajtur mbiemrin e vet me “j”, pra Mejdani. Kėshtu ėshtė mbiemri i tij nė botimet qė Meidani ka bėrė me emrin e tij, nė dokumentet qė ka firmuar si pedagog, nė kandidimin e tij pėr deputet nė 1991, nė dokumentet qė ka firmuar si kryetar i KQZ nė 1991 etj. Nė vitin 1997, kur Meidani u bė president i Republikės, zyra e shtypit e Presidencės dha njė njė njoftim pėr mediat ku thuhej se mbiemri i Presidentit ėshtė “Meidani”, pra jo me “j”, por me “i”. Se si ėshtė e mundur qė ky njeri qė ishte dhe intelektual, u kujtua nė moshėn 53 vjeēari se mbiemri i tij ishte “Meidani” dhe jo “Mejdani”, siē e kishte mbajtur deri mė atėherė, ky mbetet ende njė mister. Atėherė Presidenca nuk sqaroi se ē’kuptim kishte fjala “Meidani”, kur dihej se fjala “Mejdan” ėshtė turqisht dhe ka kuptimin e sheshit, dhe ėshtė mbiemėr shumė i pėrdorur nga romėt, duke qenė dhe mbiemri i kryetarit tė shoqatės sė tyre qė nga viti 1991 dhe deri mė sot. Fakti qė kryetari i shtetit kishte tė njėjtin mbiemėr me atė tė kryetarit tė shoqatės sė romėve bėri qė tė kishte komente bizarre nga media pranė opozitės, madje dhe nė qarqe nė PS ku Meidani nuk shihej me simpati. Me sa duket kėto komente bėnė qė kryetari i shtetit tė ndėrronte njė gėrmė tė mbiemrit tė vet. Nuk dihet nėse Rexhepi e ka ndryshuar emrin nė mėnyrė formale, pra gjyqėsisht apo nė mėnyrė informale, thjesht me anė tė njoftimit pėr mediat. Tashmė qė Rexhep Me(j)idani ėshtė kryetar i Akademisė sė Shkencave mbetet tė zbulohet nėse kjo gjė shpreh paragjykimin e tij ndaj komunitetit rom. Rexhep Meidani u zgjodh kryetar i Akademisė sė Shkencave nė njė puē akademik, se tė pranishėm nė mbledhjen qė zgjodhi Meidanin ishin vetėm 18 akademikė. Nėse ky ėshtė kuorumi i nevojshėm pėr tė hapur mbledhjen, kjo mbetet mister se nuk ka tė dhėna tė publikuara pėr atė se sa ėshtė numri i akdemikėve sot. Nėse hap faqen on-line tė Akademisė sė Shkencave atje shikon se ka 27 anėtarė tė rregullt tė Akademisė sė Shkencave, por nė kėtė listė figurojnė dhe ata qė kanė vdekur prej vitesh, deri edhe prej muajsh, si Tish Daija, Dhimitėr Shuteriqi, Bajram Preza, Bedri Dedja, Teki Tartari etj. Merret vesh, Akademia e Shkencave, sė cilės nuk i mungojnė paratė, nuk pėrditėson as faqen e saj nė Internet, dhe jo mė tė merret me punė shkencore. Apo mos dinozaurėt e shkencės komuniste ndjekin pėr kolegėt e tyre shembullin e Enver Hoxhės, pėr tė cilin duhet tė ketė vetėm datėlindje? E vėrteta ėshtė se nė faqen zyrtare on-line tė Akademisė sė Shkencave mungojnė dhe anėtarė tė rinj tė pranuar, si Jorgo Bulo, Vladimir Misja, Arben Puto, Gudar Beqiraj etj. Rexhep Meidani mori 16 vota, ēka do tė thotė mė pak se gjysma e numrit tė pėrgjithshėm tė akademikėve. Rexhep Meidani u zgjodh me votat e dinozaurėve enverianė tė shkencės marksiste-leniniste si Luan Omari, teoricien i shtetarisė tė regjimit komunist dhe ish-anėtar i komisionit pėr hartimin e Kushtetutės monstruoze tė vitit 1976, Hamit Beqjes, teoricienit tė moralit komunist dhe ish-aparatēikut tė Komitetit Qendror tė PPSH, Ylli Popės, Alfred Uēit, carit tė estetikės komuniste, Kristo Frashėrit, njeriut qė ua ka paraqitur shqiptarėve Miladin Popoviēin si kriter tė sjelljes sė shqiptarit patriot, Vladimir Misjes, serbit me shtetėsi shqiptare, qė ka shkruar kohėt e fundit njė libėr shumė nostalgjik pėr Rusinė dhe qė ia ka dhėnė me shumė kėnaqėsi votėn Meidanit qė e ēoi Shqipėrinė nė njė zonė kohore me Rusinė. Si pėr honor ndaj traditė, pėr t’i vėnė zgjedhjes sė Meidanit vulėn e Komitetit Qendror tė dikurshėm, si instanca supreme miratuese, Meidani mori dhe votat e tre akademikėve ish-anėtarė tė Komitetit Qendror tė PPSH, Skėnder Gjinushi, Dritėro Agolli dhe Farudin Hoxha. Madje Dritėror Agolli dhe Luan Omari janė dhe anėtarė tė bordit tė Fondacionit «Qemal Stafa», ku kryetar ėshtė Meidani. Akademikėt qė votuan Meidanin pėrbėjnė njė simbiozė tė ēuditshme tė enveristėve tė konvertuar nė janullatistė dhe sorosianė. Aq me kėnaqėsi e ka marrė Meidani zgjedhjen nė krye tė Akademisė sė Shkencave, sa qė natėn e zgjedhjes, pasi u kthye nga restoranti ku festoi kėtė eveniment, u ul nė kompjuter dhe pėrditėsoi jetėshkrimin e vet nė enciklopedinė on-line Wikipedia, duke futur tė dhėnė se u zgjodh kryetar i Akademisė sė Shkencave. Shumė nga gjėrat qė ka shkruar nė kėtė artikull pėr Rexhep Meidanin, sinqerisht nuk do tė kisha dashur t’i shkruaja kurrė, por njerėzit si ai tė befasojnė me arrogancėn dhe cinizmin e tyre, duke bėrė gjėra si kjo e zgjedhjes nė krye tė Akademisė sė Shkencave. Duke u zgjedhur Rexhep Meidani nė krye tė Akademisė sė Shkencave me votat e dinozaurėve tė shkencės marksiste-leniniste, bėhet pėrfundimisht e qartė se shkenca shqiptare do tė mbetet nė sarkofagun e ndėrtuar nga regjimi i dikurshėm me fantazmėn e Qemal Stafės si gardian tė saj, si eufemizėm politik pėr tė kamufluar kultin e ringjallur tė Enver Hoxhės nė PS dhe nė Akademinė e Shkencave. Duke zgjedhur kryetar Rexhep Meidanin, akademikėt-dinozaurė bėnė vetėvrasje kolektive intelektuale dhe institucionale tė Akademisė sė Shkencave. Zgjedhja e Meidanit nė krye tė Akademisė sė Shkencave ėshtė njė gjė e papranueshme, dhe Presidenti Topi, i cili ka atributin kushtetues pėr ta dekretuar ose jo zgjedhjen e bėrė nga senati i Akademisė, nuk duhet qė ta dekretojė Meidanin si kryetar tė Akademisė sė Shkencave. Presidenti Topi i ka tė gjitha arsyet pėr ta bėrė kėtė gjė, duke filluar qė nga fakti qė Meidani ėshtė njė person aktiv politikisht, qė nuk ka profilin shkencor tė pėrshtatshėm pėr kėtė post, pa harruar faktin qė ka shprehur nė njė farė mėnyre paragjykime racore. Nė vitin 2001, njė libėr i botuar nga Shtėpia botuese «Toena», ku pėrfolej pėr kėtė gjė Presidenti i saj kohe Meidani, u tėrhoq me ngut nga qarkullimi prej botuesit Fatmir Toēi, i vėnė nė dijeni nga Presidenca, madje Toēi i kėrkoi falje Meidanit se nuk e dinte kėtė detaj tė pėrmbajtjes sė librit dhe se autori nuk ia kishte bėrė tė ditur atė. Ky episod anekdotik vlen sot sa pėr tė treguar se kryetari i tashėm i Akademisė sė Shkencave ka ushtruar praktikisht censurė pėr tė fshehur aspektet e padėshiruara tė figurės sė tij. Pėr tė argumentuar mosdekretimin e Meidanit nė krye tė Akademisė sė Shkencave, Presidenti Topi thjesht duhet t’i referohet njoftimit qė dha gazeta e PS, «Zėri i Popullit» tė nesėrmen e zgjedhjes sė Meidanit nė krye tė Akademisė. Nė njoftimin e «Zėrit tė Popullit» ( datė 9 nėntor 2007, f. 10), Meidani quhet ish-Presidenti i Republikės i zgjedhur me propozim tė PS qė «kohėt e fundit drejton pranė PS fondacionin “Qemal Stafa”.
Krijoni Kontakt