Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 59
  1. #21
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Nuk qendron puna di apo sdi un Turqisht, por meqe e permende si shembull duhet ta dish se per cfare flet. Mendoja se kishe jetuar ne Turqi apo dije Turqisht duke qene se ishe shume i sigurte ne vetvete, andaj tu ktheva ne at menyre. Ne Turqi nuk ka MRTKS-ra sic ka tek ne. Eshte e vertete qe tek ne ka shume ministri, dhe kjo gje ka ndodhur edhe ne shtete te tjera te Ballkanit. Psh ne Maqedoni ka patur 27 ministri deri para 3 viteve, kjo sepse nuk binin dakort ne asnje gje dhe vetem krijonin vende kot. Turqia sa per dijeni, tek ai shkrimi siper ka dhe per Pyjet Ministri. Tek ne keto gjera nuk ekzistojne.

    Tani ti thua qe Akademia nuk na duhet, nderkohe qe simboli intelektual i cdo shteti eshte Akademia. Perse ky simbol eshte i bere shterp tek ne, kjo nuk do te thote qe akademia te shkaterrohet. Un ta shpjegova me rastin e Moikomit, apo nese do te shkosh me tutje ke patur dhe intelektuale te tjere si Dhimiter Pilika qe jane menjanuar qellimisht. I vetmi qe i ka qendruar harbuterise ka qene Kristo Frasheri, dhe per nder te tij, ajo Akademi duhet te kete ate nenemertim, dhe jo te shkaterrohet. Po i ngrejme buste Hajdarave me shoke, e mos jemi ne gjendje te financojme nje botim ? Nuk e besoj. Por dhe te gjithe nuk do jene si Kristo Frasheri, apo Moikomi apo Pilika. Ka dhe te tjere qe kerkojne nje fare financimi qe te mbijetojne.

    Nese gjendja jone e Akademise eshte ku therret qameti ky eshte alarm per ta reformuar jo per ta hequr fare si institucion. Sa per ato qe thua se studimet vijne nga ata qe nuk i perkasin akademise, kjo eshte e vertete, por ama vetem tek ne ndodh ky fenomen gjeresisht. Deri ne vitet 80 Akademia Jugosllave qe numer 3 ne BOTE, dhe nese Jugosllavia do vazhdonte duke rrespektuar te gjithe si ne kohen e Titos sot akoma do haheshe me akademite e Amerikes e Rusise. Kane prodhuar kaq shume saqe ty nuk ta pret mendja. Sado shpifje mund te kene bere ne Histori, Akademia e tyre ka qene tmerresisht e forte ne fushat e tjera, sidomos Matematike e Fizike ku sot e kesaj dite studentet e tyre bejne namin neper Universitetet e Botes, dhe levizin ne GRUP me nje qellim te caktuar, ndersa tek ne ka mbetur cdo gje ne nje lloj suksesi individual dhe asgje me teper. Nuk besoj te duhet shume qe te merret vesh kush e meriton titullin Akademik apo jo. Psh para nja nje jave ne Universitetin e Tetoves u hapen Arkivat dhe u pane se sa mijera diplloma ishin fallco duke sjellur nje acarim tek gjendia politike, por qe ishte i nevojshem. Tek ne blerja e dipllomes eshte kthyer ne mode. Te sulmosh "Akademine" per kete gje, eshte njesoj si te akuzosh "Terrorizmin" sic ben Amerika. Keto jane "koncepte", dhe si rrjedhoje, armiku eshte i padukshem, ose qellimisht behet i padukshem qe te abuzohet me argumentat qe parashtrohen per veprimet e ndryshme te nje shteti ndaj nje shteti tjeter, apo ndaj nje institucioni. Prandaj dhe aty e bera me BOLD qe esht akt antikombetar, jo sepse do dalin papune disa palaco qe smeritojne te jen atje.

    Nesje shume u zgjata me kete teme, por dijeni qe po shkohet drejt rrenimit te shqiperise dhe ngulitjes se klases politike dhe femijeve te tyre ne shqiperi, pak a shume nje feudalizem modern, duke qene se akoma as prona e asgje spo ndahet e as e ka syrin te ndahen, nderkohe 5 % rri dhe krekoset Pubeve, Miss Globeve, Buzuqeve Greke, dhe Kazinorave qe kane hapur per intereset e tyre. Kjo gangrene mafioze nuk do e kete jeten e gjate, dhe breket do i dalin kur Europa te vendose se cdo behet me Ballkanin. Ne si gjithmone do jemi te papergatitur per shancin historik.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #22
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    O ciklisto,duket qe je lexues i rregullt i Z.P. se edhe ti shkruan ne stilin e tyre.
    Fjalet qe perdorni me teper jane shkaterrim,dhunim,persekutim,vjedhje,diktature,sht ypje,vrasje,tradheti,injorance,maloke,shpellare,ce cene,veriore,spiune,kriminele dhe keshtu me rradhe, te gjitha lidhen me Sali Berishen.Ju mer vlla e shihni c'do gje me syzet e partise dhe ngjyrat e Edi B***es.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 25-10-2006 mė 19:15

  3. #23
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Un nuk i perkas dhe nuk dua t'ja di per asnje parti ne Shqiperi. Ndersa ne pergjithesi kam patur rrespekt(po e them kete duke qene se me ke mveshur preferenca qe une kurre nuk i kam shfaq) te jashtzakonshem per Arber Xhaferrin dhe Fehmi Aganin. Te tjeret jane njerez qe duhen mbyllur ne cmendi, nga Sala e deri tek Nano. Por shof qe argumentat ju kane shteruar. Si rrjedhoje e vetmja gje qe ju mungon eshte karikaturimi i personazheve qe flasin me llogjike duke i mveshur atyre atribute qe kurre si kane shfaqur.

    Mos ki merak Murik, bashke ne forum do flasim kur Fatos Nano te behet president. Duro dhe pak se vete dora e Sali Berishes do ta bej.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #24
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Identiteti kulturor dhe shkatėrrimi i Akademisė sė Shkencave
    Prof. dr. Sokol Axhemi

    Tė gjithė e kemi ndjekur me vėmendje, shqetėsim, pėrsiatje e hulumtim shoqėror, kolektiv apo individual, debatin e fundit, ku personalitete tė shquar tė kombit tonė, pėrfaqėsues elitar tė mendimit shkencor e kulturor shqiptar, kanė rrekur tė shtjellojnė e hulumtojnė tezat e njohura tashmė pėr opinionin e gjerė publik. Njėkohėsisht, po nėpėr kafene apo zyra tė ndryshme, dashje pa dashje, jemi pėrfshirė duke debatuar e diskutuar mbi ēėshtje tė tilla tė rėndėsishme. Pasi diskutuam pėr ta, ndodhėn tėrmete tė ndryshme nė vend e pėrsėri tė gjithė u morėm me to, sidomos pasi studiuesit e Institutit tė Sizmologjisė dhanė informacionin shkencor mbi to. Ekspedita tė ndryshme arkeologjike shqiptare dhe tė huaja, nėn ombrellėn e pėrbashkėsisė qė shoqėron shkencėtarėt, po gjurmojnė e gėrmojnė anekėnd vendit nė gjurmėt e lashtėsisė historike tė prejardhjes sonė. Njė ditė, nė media tė ndryshme u shpėrnda lajmi i daljes nė dritė tė revistės “Studime Historike”, ku studiues e shkencėtarė tė ndryshėm vazhdonin tė jepnin kontributin e tyre mbi historinė e vendit tonė. E po kėshtu, libra e monografi pasurojnė pėrditė e mė tepėr stendat e bibliotekave e tė librarive anembanė vendit, e me kėnaqėsi i bėjmė vend nėpėr shtėpitė e memoriet tona, e njėkohėsisht ndjehemi krenare pėr kėto visare qė lexojmė.
    E mund tė zgjatesha mė tepėr, pėr tė diskutuar nė lidhje me prodhimtarinė shkencore tė studiuesve tanė. E, krahas profesoratit, pjesė pėrbėrėse e universiteteve tona, njė pjesė e rėndėsishme e kėtyre prodhimtarėve janė pėrfaqėsues autentikė tė kulturės sonė kombėtare, pjesė pėrbėrėse e sistemit tė nderuar e tė respektuar tė Akademisė sė Shkencave tė Republikės sė Shqipėrisė, tė cilėt kanė ngritur lart nė arenėn ndėrkombėtare, shkencėn shqiptare. Jo mė kot, mjaft prej tyre sot zbukurojnė faqet e ndryshme tė shtypit shkencor ndėrkombėtar, e madje vlerėsohen e stimulohen nga to.
    Por, fatkeqėsisht, marrim vesh se qeveria dhe disa zyrtarė tė saj, nė mėnyrė tė hapur apo nė mėnyre tė nėndheshme, vendosin tė shkatėrrojnė shtėpinė e kėtyre prodhimtarėve dinjitozė e tė respektuar nėpėr auditorėt shkencorė botėrore, pikėrisht njė nga monumentet mė tė rėndėsishme tė kulturės sonė kombėtare, siē ėshtė realisht Akademia e Shkencave. Dhe kjo, jo vetėm pėr atė ēfarė ajo i ka dhėnė kombit e kulturės sonė kombėtare gjatė gjithė historisė sė saj, apo pėr faktin tjetėr, qė nė momente kruciale tė kombit, personalitetet e saj ditėn tė krijojnė entourage shkencor e patriotik, teksa mbrojtėn historinė tonė, e ku antishqiptarėt e pagjumė te fillim viteve ‘80 derdhėn dozat e helmit dhe tė mallkimit ndaj atyre qė mbrojtėn kulturėn, historinė dhe gjenezėn e ne tė gjithėve, e qė sot pa pikė turpi kėrkojmė ta pėrbaltim, nėpėrkėmbim, apo mė keq, ta ēojmė drejt ankandit, por edhe pėr faktin e vazhdimėsisė sė punės sė vyer qė kėto shkencėtarė vazhdojnė tė bėjnė edhe sot.
    A ka probleme realisht sot, nė mbarėvajtjen, funksionimin apo menaxhimin e kėtij institucioni madhor? A i ėshtė pėrgjigjur krejtėsisht e nė mėnyrė shteruese, ajo vetė apo nė mėnyrė konkrete institucionet e varėsisė saj, zhvillimeve tranzitive nėpėr tė cilat ka kaluar vendi ynė? A ka pasur nepotizėm, klientelizėm, nė emėrimin dhe punėsimin e stafeve tė ndryshme nė tė. A ka pasur rėndim apo mbingarkesė, nė rekuizitėn ndihmėse apo personelin laboratorik e ndihmės tė punės shkencore. A ka pasur analiza nė drejtim tė punės sė realizuar apo detyrave pėr tė ardhmen. Mund tė shtojmė edhe mjaft pyetje tė tjera, nė lidhje me funksionimin e kėtij institucioni, i cili pėr atė qė ka mend nė kokė duhet ta quajė vital e solid, pėr kulturėn e njė kombi.
    Kemi dėgjuar profesorėt e nderuar, tė cilėt kanė nxjerrė nga duart e tyre, kryeministra e ministra, kėshilltarė e deputetė, drejtues tė rangjeve tė ndryshėm, qeveritarė qė vijnė e ikin, drejtues tė saj, qė e kanė pohuar vetė njė gjė tė tillė, qė e kanė menduar nevojėn e njė ridimensionimi menaxherial tė saj. Madje, kanė shprehur gatishmėrinė e tyre dhe tė stafeve qė pėrfaqėsojnė, se janė tė gatshėm pėr t’u futur nė udhėn e reformimit apo rishikimit tė mbarėvajtjes sė institucionit tė tyre. E, nuk ka se si ne tė gjithė, tė mos besojmė se ata janė vetė tė aftė ta bėjnė njė gjė tė tillė, normalisht me ndihmėn e shtetit qė di tė kuptojė dhe qeverisė, qė di tė ndihmojė. Por, asnjėherė nuk mund tė pranohet nga tė gjithė ne, qė gėrshėrėt e papėrgjegjėsisė apo mediokriteti e impotenca intelektuale e mjaft shtetarėve tanė, do tė ndėrhyjė me autoritet fals, e dhunė ndaj pasurisė sė krijuar nė vite, e qė ėshtė tėrėsisht pjesė e dinjitetit tonė kombėtar
    E dimė tė gjithė, se fusha tė caktuara apo institute tė veēanta, duhet tė ishin mė aktive nė dhėnien e ekspertizės sė tyre, nė lidhje me zhvillimet qė ndodhen nė Shqipėri, nė mėnyrė tė veēantė nė drejtimet ekonomike e menaxheriale tė fushave aktive jetėsore e ekonomike tė vendit. Ashtu siē jemi koshientė se mjaft prej tyre, gjatė kėsaj periudhe e vazhduan punėn me devotshmėri, tek u pėrballėn me promovimin e njė sėrė debatesh shkencore nė histori, gjeografi, gjuhėsi, arkeologji, etj., e madje duke prodhuar konferenca shkencore kombėtare e ndėrkombėtare, ekspedita tė pėrbashkėta, e duke i dhuruar kulturės e dijes sė kombit tė tyre libra tė shumtė, monografi shkencore etj. E, nė kėtė sens, Akademia jonė e Shkencave pėrbėn pasurinė kombėtare tė tė gjithėve ne qė kemi zgjedhur tė ruajmė emrin e lashtė tė SHQIPES.
    Opinioni publik duhet tė jetė mė i ndjeshėm ndaj problematikave tė njė lloji tė tillė, qė ndonėse nuk na prekin personalisht nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė xhepin tonė, na prekin tė gjithėve, nė momentin kur institucione themelore qė lidhen me kulturėn tonė kombėtare, shkatėrrohen apo preken nė mėnyrė tė turpshme apo me inate. Meritė apo xhelozitė personale ndaj njėrit apo tjetrit, duhet t’i lėnė vendin urtėsisė nė zgjidhjen e problemeve, e ecjen pėrpara tė zhvillimit tė shkencės e kulturės sonė kombėtare. Bashkime mekanike apo ristrukturime institucionale, pėr t’i gjetur vendin njėrit apo tjetrit institucion, nuk pėrfaqėsojnė gjė tjetėr, por merimangėn e zezė dhe njollėn e turpit qė do tė marrin pėrsipėr pėrpara historisė, ata qė do ndėrmarrin njė veprim tė tillė.
    Nė tė njėjtėn kohė, duhet tė theksojmė se Akademia e Shkencave e Shqipėrisė ėshtė shtėpia e shkencėtarėve, socialistė e demokratė, LSI-istė e demokristianė, socialdemokratė e republikanė, e shkencėtarėve, qė me punėn e tyre i kanė dhėnė e vazhdojnė t’i japin kombit tė tyre, vendit tė tyre. Jo rastėsisht’ mjaft prej tyre janė pjesė e katalogėve dhe enciklopedive botėrore, anėtarė reputativė tė mjaft komisioneve ndėrkombėtare, ekspertė tė fushave tė ndryshme, tė njohur nė Evropė e mė gjerė. Pa folur pėr trashėgiminė e madhe qė na nderon tė gjithėve, me Ēabejn, Buden, Pollon, Kostallarin, Dedjen e qė gjenerohet pėrditė nga Popa, Omari, Beqja, Sulstarova, Mejdani etj.
    E, ne tė gjithė duhet tė pėrkrahim nė kėtė moment shkencėtarėt tanė tė nderuar, t’i rimotivojmė ato pėr tė prodhuar mė tepėr nė tė ardhmen pėr vendin e kombin tonė, pėr kulturėn tonė kombėtare. Njėkohėsisht, ne duhet t’i themi publikisht atyre, qė tė jenė mė aktivė, sidomos nė dhėnien e ekspertizės sė tyre tė aftė pėr problemet e ndryshme qė shqetėsojnė vendin.
    Vetėm nėpėrmjet mendimit tė tyre, prej ekspertėsh tė aftė dhe tė zotė, indipedent e shkencor, ne tė gjithė pėrfitojmė, e kombi ynė rritet e gjeneron nė vite, kulturė e dinjitet kombėtar. Prandaj, ėshtė i rėndėsishėm roli i monumentit tė rėndėsishėm, pasurisė kombėtare tė brezave, qė mbart nė emėrtimin e vet AKADEMIA E SHKENCAVE E SHQIPERISĖ. Dhe tė gjithė pa dallim, duhet ta mbrojmė atė, pozitarė e opozitarė, njerėz tė thjeshtė e intelektualė, qeveritarė e shtetarė, duke dhėnė provėn tonė tė madhe para historisė, e lidhur gjithmonė me identitetin tonė kulturor.

    Shekulli
    20/09/2006

  5. #25
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Akademia e Shkencave perplas mazhorancen me opoziten
    E Merkure, 25 Tetor 2006
    Korrieri

    Komisioni parlamentar i Mjeteve te Informimit Publik ka degjuar mendimet e perfaqesuesve te Akademise se Shkencave, mbi projektligjin e propozuar nga qeveria, i cili pretendon reformimin e ketij institucioni. Perfaqesuesi i Akademise ne mbledhjen e djeshme, Luan Omari, ka kundershtuar nismen e re te ekzekutivit, duke theksuar se ne kete menyre rrenohet ky institucion kaq i rendesishem dhe jetik per ekzistencen e nje kombi. Nga ana e tij, nenkryetari demokrat i komisionit, Ylli Pango, vleresoi si te drejta verejtjet e akademikeve, duke theksuar se shume nga aktivitetet dhe puna e Akademise ka qene pozitive dhe e frytshme. Por ai ka theksuar se ekzistojne disa institute te Akademise, funksionimi dhe organizimi i te cileve duhet rivleresuar. Oponences se akademikeve i eshte bashkuar edhe opozita. Kryetarja e komisionit, deputetja socialiste Valentina Leskaj, ka sulmuar kete projektligj. Ajo ka theksuar se opozita mbeshtet reformen ne kete institucion, por kjo nisme perben shkaterrimin e Akademise shqiptare te Shkencave. Ajo deklaroi se ky projektligj eshte diskriminues ne disa nene te tij. Leskaj theksoi se “ky ligj ka nene diskriminuese. Ne nje nen te ligjit thuhet qe personat qe jane mbi 75 vjec mund te jene akademike, por s’kane te drejten e votes dhe lidhja e votes me moshen eshte nje nen absolutisht diskriminues dhe nuk mund te pranohet ne nje shoqeri demokratike”.

  6. #26
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Me duhet te pranoj faktin qe ne lidhje me kete ceshtje jam ne erresire (ose troc ne injorance) mgjth per kete pune eshte forumi dhe anetaret qe sjellin ceshtje te tilla dhe na sensibilizojne.

    A ka mundesi te na shpjegoje ndonje, Cyclo psh qe hapi temen, se cfare kerkon te beje ligji i ri?! (Per punen e moshes qe lexova me lart nuk jam dakort. Ne Akademine Franceze psh anetaret qendrojne per - jete, ose ne Supreme Court ne US po ashtu, gjyqtaret jane perjete, vetem nqs kerkojne te terhiqen vete.) I solla si shembull sepse nuk me duket e arsyeshme kufiri i moshes 75 vjec.

    Edhe dicka tjeter, bera "google" Akademia e Shkencave Shqiptare. Faqja e internetit eshte kjo: Akademia e shkencave
    Me beri pershtypje qe eshte ne anglisht dhe jo ne shqip. Dhe hera e fundit qe ishte sistemuar si faqe ishte ne 2001.

    Institucionet jane si me poshte:

    The Scientific Institutions in the Academy of Sciences:

    Institute of History (Instituti i Historise)
    Institute of Nuclear Physics ( ... i Fizikes Berthamore)
    Institute of Linguistic & Literature ( ... i Linguistikes dhe Letersise)
    Institute of Hydro-meteorology (... i Hidro-meteorologjise)
    Institute of Folk Culture (... i Kultures Popullore)
    Institute of Biological Researches (... i Kerkimeve Biologjike)
    Institute of Archeology (... i Arkeologjise)
    Institute of Seismology ( ... i Sizmologjise)
    Institute of Informatics & Applied Mathematics (... i Informatikes dhe Matematikes se aplikuar)
    Center for Geographic Studies (Qendra e Studimeve Gjeografike)
    Center for Albanian Encyclopedic Dictionary ( ... i Fjalorit Enciklopedik Shqip)
    Center for Hydraulic Researches (... i Kerkimeve Hidraulike)
    Center for Art Studies ( ... i Studimeve te Artit)

    Duke pasur parasysh keto institute, cfare kerkon te beje ligji i ri? Ke do te shkrije? Ndoshta e anashkalova, apo nuk e vura re, por ne postimet e sjelle ketu, nuk permenden specifikat.

    Edhe dicka tjeter, lexova nder te tjerash ne web-site, se Akademia e Shkencave ben publikime vjetore, revista etj. Do ishte mire sikur te ishin ne shitje permes internetit, jo vetem qe do kishin gjeneruar te ardhura, por shqiptaret e interesuar ne diaspore do kene mundesi te abonohen. Por vura re, se disa nga keto publikime te pakten ne vitet 80 ishin ne anglisht dhe frengjisht (meqe ra fjala kishin fituar disa cmime ) por nuk lexova te ishin ne shqip. Ndoshta sepse ishin gjate diktatures.

    Keto ishin disa mendime te miat. Me sakte konstatime dhe pyetje. Do isha mirenjohese nqs dikush do kete mundesine te sqaroje hapat konkrete qe do te ndermare projekt-ligji i ri.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 27-10-2006 mė 15:33

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Akademia e Shkencave Shqiptare duhet te jete elita e mendimit shqiptar, por Akademia e Shkencave shqiptare nuk ka qene dhe nuk eshte elita e mendimit shqiptar. Do tu pyesja se cfare librash e botimesh keni lexuar nga Akademia e Shkencave te Shqiperise? Sa referate keni lexuar nga akademiket shqiptare? Sa debate apo nisma keni pare akademiket shqiptare qe te ndermarrin? Sigurisht qe do te ngrini supet pasi Akademia e Shkencave Shqiptare eshte nje institucion shterpe qe ende mbahet peng nga akademiket e brumosur dhe thinjur ne epoken e komunizmit.

    Akademiket shqiptare duhet te jene ata qe ta kerkojne reforme, nese jane vertet te interesuar ti rikthejne vitalitetin nje institucioni qe me shume se kurre ne historine tone kombetare ka nje rol te madh per te luajtur. Shqiptaret e gjejne veten ne liri dhe me lirine dalin ne drite tabute e se shkuares qe sot i rrezon liria, dhe shqiptaret kane shume pyetje, shume pyetje te mbetura pa pergjigje per me shume se dy dekada ne liri. Pa harruar qe me shume se kurre Kosova ka nevoje per trashegimine ametare te mendimit shqiptar, sot qe e gjen veten vetem dite larg ecjes me kembet e saja. Sot femijet shqiptare qe jetojne ne 5 shtete ne Ballkan ende presin nga Akademia e Shkencave nxjerrjen e nje abetari shqip, nje abetar me anen e te cilit ata te mund te mesojne te njejten gjuhe ametare. Sot ka 10 milion shqiptare ne mbare boten qe duan te hedhin drite mbi historine e te pareve tane, duan te mesojne zhvillimin shoqeror, politik dhe shpirteror te shqiptareve ne shekuj. Jane keto te gjitha pyetje e pergjegjesi qe bien mbi mendjet dhe shpatullat e akademikeve shqiptare. Shume pak eshte bere ne kete drejtim dhe nje boshllek i madh eshte krijuar, boshllek qe e mbushin spekullantet e paskrupujt te gazetave shqiptare. Spekullantet ekzistojne te propogandojne e shtremberojne te vertetat historike pikerisht se Akademia e Shkencave Shqiptare ka zgjedhur te heshti.

    Dhe sic ndodh shpesh rendom me akademike e profesore, ata ankohen ose per mungesen e vemendjes nga pushteti ose per mungesen e fondeve. Dhe keto jane forma te jashtme te nje konformizmi te brendshem qe i trembet ndryshimit. Nje gje eshte e sigurt per te cilet te gjitha palet bien dakord, Akademia e Shkencave Shqiptare ka nevoje per reforme pasi keshtu nuk mund te vazhdohet. Prandaj te dashur akademike, mos e humbisni kete rast per ndryshim dhe ne vend qe ti kunderviheni reformave, a nuk do te ishte me mire te diskutonit hapat dhe menyra se si duhet te behet reforma?!

    Dhe mbi te gjitha, Akademia e Shkencave te Shqiperise ka nevoje per gjak te ri, intelektuale te rinj ne moshe qe nuk sjellin vetem nje perspektive te re te kohes, por sjellin edhe energjite e duhura qe garantojne suksesin e reformes.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 30-10-2006 mė 23:16

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Pikėpyetjet e vendimit pėr Akademinė e Shkencave

    Adri Nurellari

    Nuk kanė kaluar shumė ditė nga vendimi i Gjykatės Kushtetuese pėr tė kundėrshtuar reformimin qė ka nisur qeveria ndaj Akademisė sė Shkencave. Ndėrsa kundėrshtimet e mėparshme tė Gjykatės Kushtetuese kishin njėfarė logjike sepse trajtoheshin tė drejtat themelore qė parashikohen nga kushtetuta sikurse ėshtė pėr shembull prona. Por njė vendim i tillė qė lidhet drejtpėrdrejtė me njė grup tė kufizuar njerėzish qė duan tė sillen si veteranėt dikur, me sulltanate tė mėdha por pa kurrfarė produkti, nuk mund tė konsiderohet aspak njė vendim i denjė i njė gjykate kushtetuese, e cilitdo vendi qoftė.
    Pėr hir tė sė vėrtetės, duhet thėnė e stėrthėnė qė kjo reformė nuk ėshtė thjeshtė e domosdoshme, por ėshtė tejet e vonuar dhe, pavarėsisht nga veprimtaria e qeverisė nė sektorė tė tjerė, kjo reformė ka pėr t’u konsideruar si njė arritje e qeverisė “Berisha”. Me pėrjashtim tė disa instituteve me rėndėsi si ai i Gjuhėsisė, Historisė, Monumenteve apo Etnografisė, qė me tė vėrtetė kanė bėrė punė origjinale dhe punė qė ka rėndėsi pėr shtetformimin shqiptar, Akademia e Shkencave ėshtė shndėrruar nė njė azil pleqėrie, pėr njerėz tė emėruar shkencėtarė. Nuk ia vlen qė t’i futesh detajeve sesi njė pjesė e mirė e kėtyre shkencėtarėve e kanė ndėrtuar autoritetin, ose nėpėrmjet lidhjeve qė kanė pasur me diktaturėn e kaluar, ose duke krijuar njė autoritet tė rremė tė siguruar nėpėrmjet plagjiaturės dhe pėrdorimit nė publikun shqiptar tė zbulimeve tė huaja tė cilat pak njerėz kishin nė dorė t’i shtinin nė dorė. As ia vlen qė tė diskutohet pėr tė financuar e shpresuar arritje tė shkencės shqiptare nė disa sektorė tė shkencave tė aplikuara ku sot hidhen miliarda dollarė nė kėrkime, ndėrkohė qė tek ne laboratorėt janė akoma me llambushka dhe transistorė tė kohės se Ēu En Lait. As qė buxheti i akademisė ėshtė pothuaj 60% i Universitetit tė Tiranės dhe se kėto para tė Akademisė harxhohen kryesisht pėr personel administrative e shpenzime operative ndėrkohė qė nevojat pėr ambiente, financime, laboratorė dhe stafe akademike nė universitet ėshtė imediate. Por vlen tė pėrmendet faktet qė vendet prej nga ne kemi importuar kėtė model Rusia dhe Kina, prej kohėsh kanė ndėrmarrė reforma radikale nė kėtė sektor.
    Gjykata Kushtetuese ėshtė gjykata mė e lartė pėr ēdo probleme kushtetues dhe merr vendime me gjėra qė lidhen sidomos me garantimin e zbatimit tė kushtetutės, ndryshimin apo ri-interpretimin e saj, pėrplasjet mes pushteteve tė shtetit, garantimin e statusit tė disa institucioneve garantuese, si dhe pėrmbajtjen e ushtrimit tė autoritetit tė institucioneve shtetėrore pėrtej autoritetit qė i takon. Mirėpo vendimi i fundit i kėsaj gjykate ėshtė me tė vėrtetė njė vendim qė tė lė tė dyshosh pėr qėllimin e mirė tė modus operandi-t qė ka pasur deri tani kjo gjykatė. Mjafton tė manifestohet njė kundėrshtim tipik nihilist nga opozita mbi njė nismė tė shumicės, qė kjo gjykatė tė vihet menjėherė nė lėvizje pėr ta bllokuar apo rrėzuar njė nismė tė shumicės.
    Kuptohet qė vetė fakti qė opozita ka njė pėrqasje tipike nihiliste ndaj veprimtarisė sė qeverisė, duke sharė e kundėrshtuar ēdo nismė apo projekt tė qeverisė vetėm e vetėm sepse bėhet nga shumica ėshtė qesharake dhe nė fakt e dėmton objektivitetin e nismave tė opozitės. Amerikanėt thonė se edhe njė orė e ngelur ia qėllon qė tė rastis e saktė tė paktėn dy herė nė ditė. Po kėshtu qeveria nuk mund tė bėj vaki qė ta ketė gabim nė ēdo hap tė sajin. E megjithatė, kjo lloj pėrqasje e opozitės edhe pse jo objektive ėshtė legjitime dhe e kuptueshme pėr njė opozitė e cila paguan kosto elektorale pėr ēdo gjė qė bėn por nuk mund tė kuptohet dhe pranohet nga njė gjykatė kushtetuese.
    Kėto kohėt e fundit qeveria ka pėsuar jo rrallė “shtrėngime dhėmbėsh” nga institucionet e pavarura, sikurse edhe ka ushtruar presion ndaj tyre. Debati publik sot ėshtė bėrė goxha qesharak sepse ēdo formė presioni e qeverisė konsiderohet si cėnim i pavarėsisė sė institucioneve, ose manifestim autoritarizmi. Jo se autoritarizmi nuk ka munguar por se kėto institucione tė pavarura nuk duhet tė konsideruara si tė brishta dhe tė paprekshme qė mund tė bėjnė ē’tė duan sikur tė ishin ēifligje personale. Kėto institucione formalisht janė tė pavarura por pushteti socialist i dikurshėm vendosi nė to njerėz tė afėrt me pushtetit qė ende nuk e kanė humbur besnikėrinė ndaj kumbarėve qė i vunė nė atė post. Nė fakt ideja e ndarjes sė pushteteve dhe e institucioneve tė pavarura bazohet tek parimi i kontrollit dhe baraspeshimit dhe garime tė tilla janė tė shėndetshme. Ne duhet tė shqetėsoheshim nėse nuk do tė kishim tė tilla tensione midis qeverisė dhe strukturave tė tjera tė shtetit pasi kjo do tė nėnkuptonin qė kėto institucione janė nėn kontrollin e qeverisė e andaj nuk ka nevojė pėr presion nga jashtė. Gara dhe presioni janė tė shėndetshme dhe kėshtu edhe gjykata kushtetuese sikurse prokuroria, KLD-ja meritojnė edhe kontroll e rivalitet sikurse respekt. Nė fakt legjislativi dhe ekzekutivi janė dyfish nėn presion pasi kanė presion nga institucionet rivale por edhe nga votuesi.
    Ndėrkohė, vendimi i fundit i Gjykatės Kushtetuese tė lė me tė vėrtetė tė mendosh se institucionet kinse tė pavarura janė tė politizuara dhe meritojnė jo thjesht kontroll po ndryshim tė mirėfilltė. Kjo pasi ky vendim pėr njė ēėshtje periferike pėr kushtetutėn sikurse ėshtė akademia dėshmon dy gjėra. Sė pari dėshmon njė instrumentalizim politik tė gjykatės, e cila me njė zell tė papėrmbajtur sulmon ēdo nismė tė qeverisė. Sė dyti qė anėtarėt e kėsaj gjykate tė emėruar nė kohėn e pushtetit socialist, kanė funksionuar me njė ndėrgjegje korporate duke favorizuar kolegėt ose miqtė e tyre personal akademik, duke qenė se edhe njė pjesė e mirė e tyre vjen vetė nga ambienti akademik. Me pretendimin se ēdo institucion ėshtė i kėrcėnuar nga qeveria po legjitimohet ēdo lloj prepotence apo instrumentalizimi politik tė kryer nga institucionet e tjera. Ky vendim i Gjykatės Kushtetuese maskuar nėn petkun e pavarėsisė po lė pėrshtypjen se revanshi ka nisur.

    Panorama

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    iken nje sahanöepires duke lene zevendesues nje causho arap me kostum..

    gaz shqip

    ...

    Rexhep Meidani, nė vend tė akademikut Ylli Popa

    Ish-presidenti pritet tė drejtojė Akademinė e Shkencave


    Akademia Shqiptare e Shkencave do tė drejtohet pėr katėr vjet nga shkencėtari dhe politikani Rexhep Meidani. Ai ka fituar dje, me shumicė votash, duke sfiduar tė gjithė nėn 75-vjeēarėt e Asamblesė sė Akademisė. Nė bazė tė ligjit tė ri, tė gjithė ata anėtarė nėn moshėn 75-vjeēare janė kandidatė potencialė pėr kreun e Akademisė. Ndėr ta edhe shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, i cili e ka bojkotuar mbledhjen pėr zgjedhjen e kryetarit tė ri. Kėshtu, nga 26 anėtarė tė Asamblesė sė Akademisė, 18 ishin prezentė. Me 16 vota pro dhe 2 kundėr, Meidani ėshtė shpallur fitues. Ai ka sfiduar edhe ortakun politik, Skėnder Gjinushi.

    Ish-presidenti i Republikės, nė vitet 1997-2001, Rexhep Meidani do tė dekretohet nė postin e kryetarit tė Akademisė sė Shkencave nga Presidenti aktual, Bamir Topi. Meidani zėvendėson akademikun Ylli Popa, i cili pėr shkak tė moshės, por edhe tė konsumimit tė dy mandateve, u largua nga drejtimi i Akademisė. Nė fakt, mandati i Popės kishte skaduar qė nė muajin maj, por pėr shkak tė shqyrtimit tė ligjit nga Gjykata Kushtetuese, zgjedhjet u shtynė pėr nė nėntor. Akademikėt paditėn ligjin, pasi u hiqte edhe tė drejtėn e votės atyre qė ishin mbi moshėn 75 vjeē. Kushtetuesja u shpreh pro tyre, ndaj nė votimin e djeshėm kanė marrė pjesė tė gjithė akademikėt, anėtarė tė Asamblesė qė ishin prezentė. Sekretari shkencor i Akademisė, Eduard Sulstarova, tha pėr "Shqip", se "pėr arsye personale apo shėndetėsore nė zgjedhje ishin vetėm 18 anėtarė tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Akademisė sė Shkencave". Me votė tė fshehtė ata kanė zgjedhur profesor Rexhep Meidanin nė krye tė Akademisė pėr njė mandat katėrvjeēar. Po dje, ata i kanė paraqitur rezultatin e zgjedhjeve Presidentit tė Republikės, Bamir Topi, i cili pritet tė dekretojė kėto ditė kryetarin e ri tė Akademisė. Sulstarova sqaroi se me ligjin e ri Akademia do tė ketė njė nėnkryetar, nga dy qė ka aktualisht. Meidani do t‘i propozojė Asamblesė kandidaturat pėr kėtė post. Kjo e fundit, me votim tė fshehtė do tė zgjedhė gjatė kėtij muaji nėnkryetarin e ri. Ky funksion, tani, kryhet nga juristi Luan Omari dhe inxhinieri Farudin Hoxha.

    Kryetari i ri i Akademisė mban titullin profesor doktor dhe ka kryer kėrkime nė fushėn e fizikės. Ai vjen nė kėtė post kur Akademia e Shkencave do t‘i nėnshtrohet njė reformimi total, por qė s‘do tė ketė mė peshėn e mėparshme. Me ligjin e ri tė miratuar nga mazhoranca qeverisėse, Akademia e Shkencave nuk do tė ketė nė varėsi 12 institutet kėrkimore shkencore. Kėto tė fundit do tė kalojnė nėn juridiksionin e universiteteve. Miratimi i ligjit tė ri ka futur nė kolaps Akademinė dhe institutet, ku punonjėsit shkencorė janė prej muajsh pa rroga. Rexhep Meidani nuk ka vetėm njė karrierė tė pasur shkencore, por edhe politike. Ai ėshtė anėtar i Partisė Socialiste qė nga viti 1996. Nė zgjedhjet e vitit 1997 ai zgjidhet deputet dhe nė 24 qershor 1997, me propozim tė PS-sė, Parlamenti e zgjedh President tė vendit, duke zėvendėsuar nė atė kohė Sali Berishėn. Kohėt e fundit, Meidani gjendet i angazhuar si profesor dhe politikan. Pranė PS-sė drejton fondacionin "Qemal Stafa", ndėrsa vazhdon tė japė mėsim nė Universitetin e Tiranės.


    KANDIDATET PER KRYETAR

    Ismail Kadare

    Gudar Beqiraj

    Jorgo Bulo

    Jani Thomaj

    Dhimitėr Haxhimihali

    Skėnder Gjinushi

    Eduard Sulstarova

    --

  10. #30
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Mos u shqetesoni shume, o te nderuar forumiste blu e roze!

    Sot e ka radhen mejdani, neser saliu.

    Kur te "zgjidhet" saliu, nuk do te kete me sahanlepiresa.

    Po edhe fatosi ka ca tituj - mbase do ta marre akademine pas saliut, sepse eshte caze me i ri!

    Pastaj nuk e di se si do benet.

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  3. Peticion per Akademine shqiptare te Shkencave
    Nga Borix nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 09-04-2009, 11:41
  4. Pėrgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 06-05-2008, 18:09
  5. Zhvillimet e fundit politike
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 01-08-2002, 14:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •