
Postuar mė parė nga
arsato1
Hej Humdinger! - nuk sqarojme dot njeri-tjetrin me fyerje lart e poshte, megjithate une nuk e ndjej vehten te fyer!
T'i leme menjane preferencat personale dhe te diskutojme per historine e jo te gjykojme njeri-tjetrin!
Une nuk kam permendur se "Gjermania e ka mbrojtur Shqiperine", por perkundrazi Gjermania e beri si burrat - c'liroi Kosoven dhe camerine dhe krijoi Shqiperine e madhe, ashtu sic e beri si burrat edhe Amerika sot ne mes te dites, qe c'liroi Kosoven perseri nga serbet, porse akoma s'ia ka nxjerre fundin kazanit!
Tani, nese Gjermania e fitonte luften - asnje nuk mund ta parashikonte se c'do te ndodhte me Shqiperine, nese do te aneksohej, apo do t'i mbahej hateri, meqe shqiptaret ata i konsideronin si pe se njejtes rrace arjane nga me te hershmit te erdhur ne Europe! Kete gje e ka ditur vet Hitleri dhe Zoti!
Terheqja e gjermaneve pe Shqiperie ishte parashikuar nga vet gjermanet para se te hynin ne Shqiperi dhe se, vet hyrja ne Shqiperi u be per te siguruar koridorin e kthimit te batalioneve gjermane mbas humbjes se betejes se Stalingradit , pervec ndonje aresyeje tjeter, qe e ka ditur vet Hitleri dhe Zoti!
Pra, njera nga aresyet e hyrjes, ashtu dhe te daljes se gjermaneve nga Shqiperia u diktua nga humbja luftes me Rusine dhe se nuk mund te flitet per ndonje mundesi per t'u cliruar (Shqiperia) nga faktore te brendshem, aq me teper kur vendi ishte i perfshire nga lufta civile!
Tani - qe te sqarohemi! - une nuk kam dobesi per lider te deshtuar e filantrop, si Mitat Frasheri, porse ne nuk mund ta cilesojme dot, si tradhetar te kombit vetem pse ka qene filantrop! Per filantropine e tij ay mban pergjegjesi historike ndaj partise se tij dhe anetareve te kesaj partie dhe jo ndaj kombit!
Ne nuk kemi te dhena, qe ay (Mitat Frasheri) me vendimet, veprimet dhe mosveprimet e tij dhe per pasoje edhe partia, qe ay drejtonte dhe anetaret e kesaj partie, qe vazhduan t'i qendrojne besnik madje edhe filantropise se tij gjate L2B, te kene bashkepunuar me armiqte e kombit, apo edhe ne dem te interesave te kombit!
Nga ana tjeter, ne kemi te dhena, qe nje pjese e vogel e ballit dhe e komunisteve, dezertuan tek gjermanet ne fillim dhe gjate luftes civile, gje per te cilen nuk mund te ngarkohen me pergjegjesi as balli e as pksh, si veprime te individeve te vecante, te paautorizuara nga keto dy te fundit!
Gjithashtu kemi te dhena, qe pksh paraqitet si dege e pk te Serbise per periudhen '41 - '48 dhe se te gjitha aktet, vendimet, veprimet dhe mosveprimet del se kane qene ne perputhje me vet idealet e Serbise!
Pra, i gjykuar ky realitet ne kendveshtrimin e fakteve historike dhe jo me vizionin e sotem, qe kemi ne sot per pksh-n, pbk, individe te vecante nga rradhet e te dyjave keto te fundit, te dezertuar tek gjermanet, si edhe per vet Gjermanine Hitleriane, del se:
1. Ata individe te vecante nga rradhet e ballit dhe te komunisteve te dezertuar tek gjermanet, mund te cilesohen, si tradhetare te kombit, nese vertetohet se lufta e Gjermanise se Hitlerit ishte ne dem te interesave te vet kombit tone!
2. Mitat Frasheri, si kryetar i ballit, si edhe te gjithe anetaret e kesaj partie, qe i qendruan besnik deri ne fund te L2B, nuk mund t'i cilesojme, si tradhetar te kombit, pasi nuk kemi te dhena se, aktet, vendimet, veprimet dhe mosveprimet e tyre, te kene qene ne bashkepunim me ndonje armik te kombit, apo edhe ne dem te interesave te kombit!
3. Enver Hoxha, si kryetar i pksh-s (komunisteve), si edhe te gjithe anetaret e kesaj partie, qe i qendruan besnik deri ne fund te L2B, mund t'i cilesojme, si tradhetar te kombit, pasi kemi te dhena se, vendimet, veprimet dhe mosveprimet e tyre kane qene ne bashkepunim me armiqe te kombit (Serbine) ne dem te interesave te vet kombit tone!
Krijoni Kontakt