Kush ishin ata? Cfare qellime kishin? Cfare ben ne shqiperi? Kishin organizata te tyre? ..pra dua te dhena mbi ballistat ne se dikush di le te na i tregoj.
Kush ishin ata? Cfare qellime kishin? Cfare ben ne shqiperi? Kishin organizata te tyre? ..pra dua te dhena mbi ballistat ne se dikush di le te na i tregoj.
Mind is like a parachute it works best when it is open
Dalai Lama
Ballistat kanė pasė qėllim ta bėjnė Shqipėrinė e madhe.Pas luftės sė dytė botėrore kanė qenė tė pėrndjekur nga partizanėt dhe komunistėt, dhe kėta qė kanė qenė nė Kosovė kanė qenė tė detyruar tė emigrojnė jashtė vendit nė Greqi, Turqi etj.
Ballistet kane qene atdhetare dhe kane luftuar per Shqiperine natyrale- as te madhe -as te vogel por, ajo qe ishte. Mirepo, populli shqiptar si gjithmone i percare ne shume grupe e organizata edhe gjate luftes Nacional-Clirimtare u perca ne Balliste dhe komuniste. Komunistet me ndihmen edhe te pushtuesve sllave qe ishin me te forte dhe kishin pretendime territoriale per tokat shqiptare qe pastaj mbeten nen ish-Jugosllavi i luftuan forcat balliste deri ne shpartallim.
Ne konferencen e Mukjes pra filloj lufta vellavrasese Ballisto-Komuniste.
Pas kesaj konference i nis tragjedia e kombit tone.
Ne dac plas ne dac mos plas.
Si shkruanin paraardhesit
"Besėlidhja" e politikanėve tė falimentuar
Tajar ZAVALANI, Botuar mė 1953
Bloku Indipendent gllabėroi Ballin Kombėtar", ky ėshtė lajmi mė sensacional qė kemi dėgjuar nė kėta tetė vjetėt e fundit pėrsa i pėrket emigracionit politik shqiptar. Nė mos e besoni, lexoni L'Albnie Libre tė 1 Gushtit. Nėn titullin "Besėlidhja Demokratike Shqiptare" ajo na lajmėron se "Organizata Balli Kombėtar" dhe "Bloku Kombėtar Indipendet" - dy parti politike shqiptare nga ato mė influentet - u bashkuan vullnetarisht pėr njė veprimtari tė pėrbashkėt nė dobi tė Atdheut tė shtypur nga zgjedha sovjetike". Fletorja e paraqet kėtė koalicion si njė "rreze shpresėdhanėse qė hap horizonte ma tė mirė drejt sė nesėrmes". "Duke hapur horizontet ma tė mirė" ky bashkim fton tė gjithė qė tė hyjnė me barazi tė drejtash nė radhėt e tija pėr t'i shėrbye idealit patriotik". Pararelisht me shpalljen mbi formimin e "Besėlidhjes" ėshtė botuar edhe programi i saj. Ky program duket i frymėzuar nga njė demokraci aq e kulluar sa qė mund t'i vijė zili edhe njė Anglezi. Kuptohet se udhėheqėsit e organizatės sė re nuk kanė ndėr mend tė restaurojnė nė Shqipėri as kapedanat bajraktarė, as ēifligjet feodale as edhe diktaturėn totalitare me "fashion e liktorit". Ata duan: " tė instaurojnė nė Shqipni tė lirueme nji regjim demokratik me frymė dhe trajtė oksidentale". Gjithashtu "Besėlidhja" do tė pėpiqet tė veprojė nė mėnyrė qi Shteti Shqiptar tė shkojė mirė e tė lidhi marrėdhėnie miqėsore me tė gjithė fqinjėt".
Mbasi i lexon tė gjitha kėto, njeriu fėrkon sytė i hutuar. Si kėshtu ? Tetė vjet me radhė paskemi jetuar nė errėsirė dhe paskemi ndjekur rrugėn e gabuar! Tani mė nė fund organizata e re do tė na tregojė se si duhet te veprojmė pėr tė shpėtuar Shqipėrinė nga zgjedha komuniste. Por atėherė na kemi tė drejtė tė pyesim se cilėt janė njerėzit qė e drejtojnė kėtė organizatė qė po zotohet tė na prijė drejt bashkimit dhe shpėtimit kombėtar. Mjerisht rreza e dritės qė na premtojnė nuk shkon aq larg sa tė ndriēojė edhe kėtė aspekt tė organizatės se re demokratike e pan-shqiptare. Mbi kėtė pikė esenciale organi i "Blokut" mban nji heshtje kuptimplotė. Por nė shpalljen mbi formimin e "Besėlidjes" gjejmė njė vėrejte qė e paraqet "kėt koalicion parish me influencė" nėn njė dritė mė realiste. L'Albanie Libre shkruan se kemi tė bėjmė me njė formacion tė ri personalitetesh qė kanė ndjekės nė tė gjithė Shqipėrinė, nga Vermoshi nė Konispol. Kėshtu tė pakėn dijmė se ku jemi. Titujt e kumbuarshėm, deklaratat solemne janė sa pėr sy e faqe. E vėrteta ėshtė se kemi tė bėjmė me njė grup personash, njė grup politikanėsh tė falimentuar, qė duan tė lozin role duke u paraqitur si demokratė te bindur e pa njollė.
Por kush ėshtė ai Shqiptar me mend nė krye qė mund t'u shkojė mbrapa kėtyre njerzve duke ditur tė shkuarėn e tyre? Sa pėr antarėt e Blokut, veprat e tyre flasin vet dhe rrallė kush mund tė ketė iluzione mbi ata si udhėheqės politik. "Organizata Balli Kombėtar" qė ėshtė ēkrirė me Blokun ėshtė Ali Kėlcyra me disa tė tjerė qė nuk ēojnė kandar. Ky fakt vetėm mjafton qė t'a dėnojė nė sytė e ēdo Shqiptari qė nuk ėshtė verbuar nga ambicja personale ose cmiret partizane. Ali Kėlcyra doli me bajrak kundėr Ballit Kombėtar ditėn qė e dėbuan si klikar.
E pranojmė se politika ėshtė njė zanat i vėshtirė dhe nga njė herė jo shumė i pastėr. E pranojmė se njeriu qė merret me politikė dhe sidomos me politikė shqiptare nė shekullin tonė mund tė bėjė gabime, mbasi nuk gabon vetėm ai qė nuk vepron. Por nuk mund tė thonė se u gabuan ata qė thirrėn Musolinin tė zaptojė Shqipėrinė me 100,000 ushtarė, me topa dhe me tanke. Njerės qė kanė bėrė tė tilla "gabime" nuk duhet tė kenė tė drejtė tė dalin pėrsėri nė mejdan pėr tė lojtur rolin e prijėsve tė kombit. Ajo qė mund tė bėjnė ata, ėshtė qė tė lajnė gjynahet e tyre individualisht dhe tė pėrpiqen t'i shėrbejnė kauzės kombėtare duke punuar si ushtarė tė thjeshtė, por jo tė paraqiten si njė organizatė politike duke thirrur popullin tė bashkohet rreth tyre.
Populli shqiptar nuk mund tė ndjekė me politikanė tė cilėt janė si kameleoni dhe heqin vallen mbas avazit tė regjimit qė ėshtė nė fuqi: fashist me fashistėt, demokrat me demokratėt. Gjithashtu, populli shqiptar nuk mund tė ndjekė "personalitete" qė kanė ndjekės "nga Vermoshi nė Konispol". Ka ardhur koha qė politikėn e bazuar nė persona e nė tradita, nė velinimete, nė oxhakė e nė bajrakė, t'a zavendėsojnė me politikėn e bazuar nė parime, nė parti e nė programe. Mbas gjith vuajtjeve tė tmerrrshme qė ka pėsuar nė dhjetė vjetėt e fundit dhe qė po pėson edhe sot, populli shqiptar nuk mund tė ketė si ideal kthimin nė status quo tė dėnuar nga historia dhe nga moraliteti mė elementar. Demokracinė dhe drejtėsinė shoqėrore duhet t'a zbatojnė nė Shqipėrinė e liruar ata qė kanė besim nė kėtė ideal politik dhe social. Kurse mėnyra e themelimit tė vet-thėnės "Besėlidhje Demokratike Shqiptare" ėshtė prova mė e mirė se autorėt e saj e kanė sajuar si njė manevrė politike. Pėr shqiptaret ajo do tė ketė sė paku njė tė mirė. Konfuzioni qė mund tė ishte krijuar nė mendjen e disave duke parė Ali Kėlcyrėn si eksponent tė "Organizatės Balli Kombėtar" do tė zhduket. Tani e tutje opozita kundėr Komunitetit Kombėtar do tė paraqitet nėn flamurin e atyre qė kanė bashshkėpunuar me fashizmin. Atmosfera politike u kjarua dhe dijmė se ku jemi. Qė t'a themi popullorēe: "u rrokullis tenxherja dhe gjeti kapakun".
tirana observer
Ballistet ishin ata qe kishin pasuri,por e shkrine ate per interesat e kombit,ndersa komunistet ishin disa morracake,cobenj dhish qe i moren popullit c'do gje,deri piken e fundit te gjakut.
Ore qe ballistet ishin njerez normale dhe si gjithe Shqiptaret e tjere,kete se luan as topi;per tu dhene nje shembull konkret,dua tju tregoj se gjyshi im ishte partizan ndersa vellai i tij ishte ballist.Kjo s,do te thote se ai ishte i perzier ne krime si disa persona te vecante "anetare te ballit kombetar".Me vone ai u deklarua si i genjyer dhe kaloi me forcat partizane.Shkoi deri ne Fishegrad me forcat e ndjekjes.....gje qe kishte shume partizane qe nuk e bene.Ja pra qe edhe ballistet kane luftuar per vendin e tyre po aq sa edhe partizanet....ata u konsideruan si bashkepunetore te armikut jo sepse bashkepunuan vertet me gjermanin por sepse ishin kunder sistemit komunist "kjo eshte e verteta"
ne historine qe na kane ofruar deri me tani, ballistet ishin nje grup qe ne fillim dolen si atdhetare e pastaj si tradhetare, kuptohet jo te gjithe
derisa te provohet e kunderta nuk merrem me llafe
e kane fjalen historianet e akademise por edhe ata... te forumit![]()
proud 2 be me, the eagle's son
Keshtu na ka mesuar xhaxhi Enveri, por e verteta nuk eshte keshtu.Postuar mė parė nga pitisoms
Sikur pushtetin pas '45-ses ta kishin marre ballistat, Shqiperia sot, pa diskutim qe do te ishte Zvicrra e Ballkanit.
Tani qe mos i ngaterojme gjerat...Po flasim per anetaret e Ballit Kombetar apo per ndonje ballist koti qe ju genjye mendja me ndonje pare dhe doli per ca dite ne lufte?Dhe nga ana tjeter ...Po flasim per partizanet apo po flasim per komunistat se spo e mar vesh?
Qente le te lehin, karavani shkon perpara..!
Partizan=komunist
Balli kombėtar=ballist
Krijoni Kontakt