
Postuar mė parė nga
Brari
balkan web
Akoma me keqpėrdorime me Ballin Kombėtar?!
- Nga Bashkim Kopliku
Po pėrdorim njė tabllo sinoptiketerm qė e kishte qejf edhe Enveri ynėme shpresė se do tė kuptohet nga tė gjithė, e vėrteta se PBK ishte dhe ėshtė, njė parti nacionaliste, patriotike, por jo e djathtė, dhe prandaj PD-ja, si e djathtė, nuk ka si tė jetė trashėgimtare e saj, e natyrisht as e nazizmit.
Balli Kombėtar luftoi okupatorin, mė pėrpara se komunistėt. BK u krijua pėr ti rezistuar pushtimit fashist tė Shqipėrisė. Ai i ka fillimet e tij, qė nė dimrin e vitit 1939, kur 7 anėtarė formuan Komitetin (Qėndror) tė Organizatės sė Nacionalistave, pra KQ i BK (shih librin dy vėllimėsh Qėndresa Shqiptare gjatė Luftės sė dytė Botnore, Tiranė 2002, tė shkruar nga kolonel Faik Qukut, njėri nga ata anėtarėt e KQ tė BK).
Grupet komuniste shqiptare shpesh bashkėpunonin me okupatorin, sepse nazizmi ishte aleat i komunistėve. Qendra e komunizmit, Bashkimi i lavdishėm Sovjetik, nėnshkroi paktin Ribbentrop-Molotov mė 23.8.1939. Komunistėt qenė bashkė me nazistėt, nė sulmin mbi Poloninė, mė 1.9.1939njė javė pas paktit, pa vonesa fare, apo jodhe e ndanė Polon-inė nė mes tyre! Vetėm pas qershorit tė vitit 1941, komunistėt shqiptarė filluan tė mendojnė pėr luftėn kundėr okupatorit. Kjo vetėm pasi nazistėt i sulmuan komunistėt sovjetikė, mė 22.6.1941. Atėherė sovjetikėt, me anė tė tė dėrguarve tė tyre jugosllavė, krijuan Partinė Komuniste Shqiptare mė 8 nėntor 1941, pra pothuaj dy vjet pas krijimit tė KQ tė BK, dhe dy vjet pas pushtimit tė Shqipėrisė nga fashistėt mė 7.4.1939shumė vonė, apo jo!
Balli Kombėtar filloi bashkėpunim me komunistėt, nė luftė kundėr okuptorit, duke nėnshkruar marrėveshjen e Mukjes, mė 2.8.1943. Ishte Enveri me jugosllavėt qė tradhėtuan, qė kthyen bashkėpunimin nė njė luftė civile pėr marrjen e pushtetit me dhunė. Ata mė shumė luftuan kundėr BK, sesa kundėr nazistėve.
Njė pjesė e BK bėri gabimin e bashkėpunimit me nazistėt, pėr tė luftuar komunizmin. Ky qe njė gabim i rėndė i asaj pjese tė BK, qė nuk diti ti rezistojė provokimit komunist. Por etiketimi i tyre tradhėtar tė Shqipėrisė duhet marrė me shumė rezerva. Kjo sepse nazistėt tashmė kishin bashkuar trojet shqiptare, nėn njė qeveri qė e quanin shqiptare; ata premtonin realrealizimin e ėndrrės sė vjetėr nacionaliste shqiptare, tė bashkimit tė trojeve shqiptare nė njė shtet tė vetėm shqiptar (shihni hartėn bashkangjitur, tė premtuar nga propaganda naziste e kohės)shumė joshėse pėr shumė patriotė naivė shqiptarė. Shumica e ballistėve qė bashkėpunuan me nazistėt kundėr komunizmit, ishin patriotė shqiptarė, qė donin atdheun e tyre, por qė gabuan politikisht nė aleancėn qė bėnė. Mos tė harrojmė, se shumė figura patriote shqiptare, edhe nė luftėn e parė botėrore, bėnė aleanca tė gabuara, p.sh. me Austrohungarinė qė humbi luftėn, sepse edhe ajo, si Gjermania e luftės sė dytė botėrore, premtonte pėrkrahje pėr Shqipėrinė.
Por njė pjesė tjetėr e BK mbetėn konseguentė nė aleancėn e tyre me angloamerikanėt, duke luftuar nė dy fronte: edhe kundėr nazistėve, edhe kundėr komunistėve.
Aleatėt perėndimorė, janė bėrė aleatė me ballistėt nė luftėn e tyre kundėr regjimit enverist nė Shqipėri, gjatė gjithė viteve 1945-1990. Kjo aleancė ėshtė pėrgjigja mė praktike, mė joekuivoke, pėr qėndrimin perėndimor ndaj momenteve komplekse historike qė pėrshkruam mė lart.
Balli Kombėtar ishte i qendrės, jo i djathtė. Ai kishte pozicionim nė qendėr, me qėndrime tė majta dhe tė djathta. Edhe nė dekalogun e tij (mos tė ketė bujq pa tokė tė vetėn tė mjaftueshme, etj.), por edhe nė qėndrimet politike tė shpalluara nga shumė politikanė tė BK, shihen qartė qėndime edhe socialdemokrate, bile dhe komuniste, pra tė majta. Se je antikomunist, siē ėshtė BK, nuk do tė thotė fare, se je i djashtė: mund tė jeshė edhe i majtė. Problemi aktual i PD-sė ėshtė berishizmi i saj, qė e ka zhvendosur krejt majtas, dhe jo aleanca e saj me BK. Qė nė krijimin e saj, PD-ja qe njė parti e djathtė, e ndarė qartė me BK. Gjatė viteve 1991-96, PD-ja pati bėrė aleanca edhe majtas, si p.sh. me PSD-nė, qė kishte ngarkesa trashėgimie komuniste, dhe me qendrėn, me BK-nė, por edhe djathtas, me Legalitetin, qė ishte partia shqiptare tradicionalisht e djathtė aleancat me PBK dhe PL ishin tė natyrshme, sepse bazoheshin nė antikomunizmin e pėrbashkėt me PD-nė e fillimit. Por fundja, se ēėshtė PDja, nuk ka tė bėjė me dėnimin e komunizmit qė duhet tė bėjė PS-ja!
PS e kompani, duhet tė bėjnė prerazi dėnimin e komunizmit, duke u distancuar sa mė parė nga trashėgimia e tyre komuniste. Diversionet nuk trullosin njeri dot, sidomos nuk trullosen aleatėt tanė aktualė perėndimorė. Tė gjithė Shqipėrisė i duhet dėnimi i komunizmit nga tė majtėt tanėprandaj koalicioni ynė i majtė, ti lėrė llogaritjet meskine me humbjen e elektoratit enverist, sepse i bie shumė mė mirė ta humbin njė herė e pėrgjithmonė atė farė elektorati.
Krijoni Kontakt