Close
Faqja 6 prej 14 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 133
  1. #51
    Djali i fisit ASRA Maska e ardi_truss
    Anėtarėsuar
    15-06-2005
    Vendndodhja
    te rrapi ne Mashkullore
    Postime
    133
    Citim Postuar mė parė nga arsato1
    Deri ne merreveshjen e Mukjes, si ballistet, ashtu edhe partizanet, me gjithe rezervat, qe kishin per njeri-tjetrin, kane luftuar kunder pushtuesit, sipas mundesive, qe kane patur dhe se ne kete periudhe, sa per reference, activiteti i ballit kombetar kunder pushtuesit ishte me intensiv ne krahasim me te ashtuquajturen p.k.sh., gje e cila kjo lidhet me mundesite me te medha financiare dhe ushtarake, qe balli kombetar posedonte ne raport me te ashtuquajturen p.k.sh.!
    Per keto ka referenca teper te detajuara, madje edhe nga literatura komuniste!
    Skenari ndryshoi menjehere mbas ardhjes se emisareve te p.k. te serbise, e cilla tashme dihet, se kishte te bente me rrezimin e vendimeve te marreveshjes se Mukjes, ku edhe ashtu ndodhi!
    Pra, prej ketij momenti e deri ne fund te 1944-es dhe fillim te 1945-es, Shqiperine e mbertheu lufta civile, nderkohe kur akoma vazhdonte te ishte e pushtuar, ku te ashtuquajturen p.k.sh., si vegel e pk te serbise e gjejme te luftoje kunder legalitetit dhe atyre formacioneve plitiko-ushtarake, qe ishin krijuar nga divorci, qe kishin bere keto te fundit me vet pbk, per shkak te teorive disfatiste te Mitat Frasherit, ku edhe po gjate kesaj periudhe po keto formacioneve plitiko-ushtarake, si subjekte politiko-ushtarake te vecanta, te pavarura nga njera-tjetra, si dhe jashte autoritetit te vet pbk me Mitat Frasherin ne krye, i gjejme te hyjne ne aleance me gjermanet!
    Ceshtja nuk qendron tek realitei i atehershem, pasi c'eshte bere nuk c'behet me', por tek perceptimi i gabuar i po ketij realiteti, per shkak te fallsifikimit te historise per qellime politike, duke filluar qe me gjitonin, qe kemi ne jug, i cilli ka pervetesuar antiken e para Romes (para 59 BC), duke vazhduar ketu me komshiun tjeter ne veri, i cilli ishte producenti i skenarit te luftes civile, si dhe duke vazhduar akoma me tutje me vet pksh (mbas divorcit me pk te serbise me 1948), e cilla po per qellime politike ndertoi historine moderne mbi nje mal me gje-a-gjeza!
    Tani sa per reference, gjate periudhes se luftes se II boterore, eshte e vertete historike, se: - Kosova ishte e bashkuar me Shqiperine dhe se nje nga aresyet, qe gjermanet kane hyre ne Shqiperi ishte: sigurimi i koridorit te kthimit te divizioneve gjermaneve mbas humbjes, qe kishin pesuar ne Rusi, ndersa aresyet e tjera, natyrisht i ka ditur vet Hitleri!
    Pra, e pare kjo situate ne kompleks, gjithmone duke e gjykuar sipas realitetit te atehershem, pa e politizuar kete ceshtje me realitetet e sotme historike, varesia funksionale e te ashtuquajtureses "p.k.sh." ndaj pk te Serbise gjate luftes se II-te boterore perben ne vetvete antishqiptarizem dhe gjithashtu, pa marre rolin e avokatit per ato fraksionet e siperpermendura, aleanca e ketyre te fundit me gjermanet ne rradhe te pare, te pakten teorikisht, mund te jete gjykuar si nje domosdoshmeri per te ndryshuar raportin e forcave ne favor te tyre, gjithesesi per te luftuar kunder faktorit komunist!
    E pra ja qe sna thate gje, dhe as faktet qe une ju kerkova nuk na sollet.Une me lart ju kerkoj te sillni fakte qe balli kombetar ka luftuar okupatorin gjerman dhe ka pasur te rene nga kjo lufte (apo beteje).
    Qente le te lehin, karavani shkon perpara..!

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-07-2006
    Postime
    170
    Citim Postuar mė parė nga ardi_truss
    E pra ja qe sna thate gje, dhe as faktet qe une ju kerkova nuk na sollet.Une me lart ju kerkoj te sillni fakte qe balli kombetar ka luftuar okupatorin gjerman dhe ka pasur te rene nga kjo lufte (apo beteje).
    Ketu me poshte po paraqes ne nje forme shume te shkurtuar referencat, qe me kerkuat aty siper, por do te me besh nje nder te madh, nese ke ndonje reference, sado e gabuar, qe te jete, ku te thuhet se aq, apo kaq partizane jane vrare nga pushtuesit dhe si e qysh e tek u vrane?!

    "Komunistėt nuk lėvizėn pėrsa kohė qė Rusia qėndronte jashtė Luftės!"
    "Kur dy agjentė jugosllavė erdhėn nė Shqipėri pėr tė krijuar partinė komuniste, nė vjeshtėn e vitit 1941, disa nga udhėheqėsit e lėvizjes kombėtare kishin vuajtur dy vjet burgim ose internim nėpėr ishujt e Italisė!"
    "Mė ēdo kėnd tė Shqipėrisė ishte ēfaqur shpirti kombėtar me demostrata, hedhje traktesh e vepėrime tė tjera. Kjo lėvizje kombėtare u lidh nė njė organizatė tė pėrgjithshme qė u quajt Balli Kombėtar!"
    "Komunistėt shqiptarė u vunė nė lėvizje vetėm kur atdheu i tyre, domethėnė Rusia sovietike, u sulmua prej Hitler-it nė Qėrshor 1941!"
    "Hyrja e Rusisė nė Luftė e vuri nė lėvizje motorrin e komunizmit ndėrkombėtar, dhe dy emisarė jugosllavė, Miladin Popoviē dhe Dushan Mugosha, qė tė dy antarė tė komitetit krahinor tė partisė komuniste jugosllave pėr Kosovėn, u dėrguan nė Shqipėri prej shtabit tė Titos pėr tė formuar dhe kumanduar partinė komuniste shqiptare!"
    "Ata vetė (Miladini me Dushanin) zgjodhėn edhe antarėt e komitetit qendror me Enver Hoxhėn si sekretar tė pėrgjithshėm. Kuptohet vetvetiu se partia komuniste shqiptare ishte si njė degė e partisė komuniste jugosllave, dhe tė dėrguarėt e Titos, Miladin Popoviēi si organizator politik dhe Dushan Mugosha si organizator ushtarak, mbetėn drejtonjėsit dhe kumandarėt e vėrtetė tė partisė komuniste shqiptare deri pas Luftės. Mė vonė arritėn edhe tė tjerė emisarė jugosllavė, si Vukmanoviē Tempo-ja me shokė!"
    "Se nė ē'gjendje ishin komunistėt shqiptarė pėrpara ardhjes s'emisarėvet jugosllavė, e tregon raporti i Miladin Popoviēit drejtuar komitetit qendror tė partisė komuniste jugosllave, mė 21 Maj 1942: "Kemi gjetur njė kaos tė vėrtetė. Ndodhėshin grupe dhe grupthe (gjithėsejt tetė, ndėr tė cilėt dy trotskistė). Seicili prej tyre tėrhiqte nga ana e tij. Shpeshėherė bėnin edhe "bashkime" ose "marrėveshje" pėr tė paditur tek neve njėri-tjetrin!"
    "Raportet e emisarėvet jugosllavė vėrtetojnė gjithashtu se, ē'prej pushtimit tė Shqipėrisė prej Italisė fashiste (7 Prill 1939) gjer nė Nėntorin e vitit 1941, komunistėt shqiptarė kishin ndėjtur si tė mpitė duke u kacafytur midis tyre dhe s'kishin lozur asnjė rol nė lėvizjet e brendėshme tė popullit shqiptar gjatė asaj periudhe. (Shih, "Gjaku i Trathėtuar", libėr i bardhė i ministrisė sė Punėve tė Jashtėme jugosllave, botuar mė 1949)!"
    "Balli Kombėtar, nė fillim, nuk i dha shumė rėndėsi lėvizjes komuniste, duke e menduar si njė punė rrugaēėsh qė nuk do tė gjenin dot pėshtetje nėpėr fshatra. Kur e kuptoi gabimin, ishte tepėr vonė. Nga ana tjetėr, edhe komunistėt patėn kujdes nė fillim t'a vinin nė gjumė Ballin Kombėtar duke folur mirė pėr disa nga krerėt e tij, qė kėshtu tė mos gjenin kundėrshtim nėpėr krahina!"
    "E ē'kishin bėrė komunistėt gjatė asaj kohe? Asgjė deri nė vjeshtėn e vitit 1941, siē e vėrtetojnė raportet e emisarėve jugosllavė; por asgjė siē e vėrtetuan edhe ata vetė kur e kritikuan qėndrimin e tyre nė rezolutėn e sė parės mbledhje tė pėrgjithshme tė Partisė, mbajtur nė Labinot t'Elbasanit, nė Mars 1943 shih, "Gjaku i Trathėtuar" , ed. italisht, f. 4)!"
    "Theatri kryesor i lėvizjevet dhe i luftės civile u bė Shqipėria e jugės!"
    "Djemtė e bejlerėvet, pėr shembull, qė e kishin humbur rėndėsinė si klasė e vjetėr sundonjėse, u hodhėn pėrgjithėsisht nė komunizmin pėr tė dalė pėrsėri nė krye tė shoqėrisė nėpėr njė tjetėr sistem organizimi. Po ashtu disa bij turkomanėsh, qė s'kishin thithur nė familje ndjenjė kombėtare, siē ishte rasti i Mehmet Shehut, i ati i tė cilit kishte qėnė me Rebelėt mė 1914, njė pjesė e mirė e klerit mysliman, sidomos dervisha e shehlerė, dhe pothuajse i tėrė kleri orthodoks u bėnė komunistė!"
    "Korēa, qė kishte qėnė dikur djepi i lėvizjes kombėtare nė jugė, u bė djepi i komunizmit!"
    "Si forcė e armatosur dhe si bazė ushtarake, krahina qė i shėrbeu mė shumė komunizmit ishte Kurveleshi!"
    "Balli Kombėtar dhe Partia komuniste kishin bazat e tyre edhe nė Shqipėrinė e Mesme dhe n'atė tė veriut. Organizimi i Ballit u pėrhap nė Shkodėr, nė rrethet e Dukagjinit e tė Malėsisė sė Madhe, por sidomos nė Kosovė e krahina tė Maqedonisė. Kurse Partia komuniste kishte njė pjesė tė djalėrisė sė Shkodrės, disa krerė tė Dibrės, si Lleshėt dhe ca familje tė tjera qė patėn qėnė kundėrshtare tė Zogut ose mike tė Jugosllavisė por mbahej sidomos nė Shqipėrinė e Mesme me bazėn e Pezės. Kurse pjesa m'e madhe e djalėrisė, nė Tiranė dhe tė tjera qytete tė Shqipėrisė sė Mesme, ishte me Ballin!"
    "Kur patėn siguruar njė numėr tė fortė bazash dhe kuadrash nėpėr qytetet, komunistėt u hapėn fshatravet pėr tė shtirė nė dorė krahinat. Nxuarrėn nė "mal" sidomos ata qė kishin kryer vrasje nėpėr qytetet dhe ndiqėshin prej karabinierisė italiane. Por mbasi nėpėr fshatra e malėsi nuk kishin baza, u ngjitėn pas disa kriminelėve t'arratisur pėr vrasje e vjedhje, siē ishte Myslim Peza nė Shqipėrinė e Mesme. Nė qarqet e Beratit dhe tė Korēės gjetėn si kriminelė t'arratisur: njė farė Mestan Ujaniku, qė kishte vrarė tė mbesat e tija pėr t'iu marrė mallin; njė farė Shaqir Kapinova, qė pėrdorej nė kohėn e Zogut si dorėvrasės i fshehtė me pagim prej atyre qė kishin pėr tė marrė gjaqe dhe qė, nė kohėn e pushtimit italian, pati ēfarosur tė tėrė njė familje barinjsh pėr t'iu rrėmbyer bagėtitė; njė farė Riza Kodheli qė kishte qėnė kumandar milicie fashiste; dhe dy shokė tė kėtyre, Asllan Gurra dhe Agush Gjergjevica!"
    "Me gjithė kundėrshtimin midis tyre, ēetat e Ballit Kombėtar dhe tė komunistėvet nuk erdhėn nė pėrpjekje me armė gjer nė vjeshtėn e vitit 1943. Patėn bėrė gjatė asaj kohe, veēas ose sė bashku, disa vepėrime kundėr forcavet fashiste duke i detyruar ato t'i lėshonin postkumandat e krahinavet dhe tė mblidhėshin nėpėr qytetet!"
    "Deri n'atė kohė, ndonėse kishte disa ēeta komuniste aty-kėtu, pothuajse e tėrė masa fshatare e malėsore e Shqipėrisė sė jugės ishte ndėn drejtimin e Ballit Kombėtar. Italianėt me qeverinė kukėll tė Mustafa Krujės, vendosėn tė bėnin njė operacion tė gjerė nė jugė pėr tė shtypur bėrthamat e qėndresės. Pėr kėtė qėllim dėrguan nė Vlorė dhe nė Berat, dy bazat ngaha do tė nisej operacioni, fuqi tė mėdha tė pėrbėra prej Italianėsh dhe merēenarėsh tė rekrutuar si milici fashiste nė disa malėsi tė veriut. Nga Vlora fuqitė fashiste u nisėn pėr operacion nė drejtim tė Mesaplikut. Por tek Ura e Gjormit i priste kumandanti i ēetavet tė Ballit Kombėtar t'asaj krahine, Hysni Lepenica, i cili i goditi mė 1 Jenar 1943, i shpartalloi dhe i bėri tė kėthehėshin nė Vlorė. N'atė betejė mbeti i vrarė edhe kumandari italian i operacionit, kolonel Clementis.
    Dy javė mė vonė, kumanda italiane, duke pėrdorur tė gjitha fuqitė e Beratit dhe tė Kuēovės, provoi t'iu bėnte natėn njė rrethim pėr vdekje ēetavet tė Ballit Kombėtar qė ndodhėshin nė Lapardha. Partia komuniste, e cila kishte agjentė n'ushtėrinė italiane, ishte nė dijeni tė kėtij plani. Dy djelmosha qė bėnin pjesė nė tė por qė kishin simpathi edhe pėr Ballin, erdhėn dhe lajmėruan Abas Ermenjin nė mes tė natės, pa lejėn e Partisė. Kėshtu qė ky, deri pėrpara mėngjezit, mundi tė merrte masat pėr t'i shpėtuar rrethimit dhe pėr t'i vėnė Italianėt kundrejt njė befasie nga e cila u tėrhoqėn tė shpartalluar. Atėhere Partia komuniste nuk mungoi tė hidhte njė trakt plot mburrje pėr kumandarin "patriot" tė Ballit. Mirėpo sot, kur kėndon njeriu historinė e tyre, kėto ngjarje ose i kalojnė nė heshtje ose i paskan bėrė ata! Luftėn e Gjormit e kanė pėrvetėsuar paturpėsisht dhe s'e pėrmendin fare emrin e Hysni Lepenicės!"
    "Gjatė vitit 1943, fuqitė e Ballit Kombėtar u pėrpoqėn shumė herė me Italianėt, nė qarkun e Beratit, sidomos nė Mallakastėr, nė qarqet e Vlorės, tė Korēės, t'Elbasanit!"
    Nė prendverėn e vitit 1943, arriti nė Shqipėri i pari mision ushtarak britanik nėn kumandėn e kolonelit Maclean. Mbasi misioni pat rėnė me parashutė nė Greqi, EAM-i grek e pėrcolli tek komunistėt shqiptarė. Kėta deshėn t'a mbanin tė rrethuar, duke i prerė ēdo mundėsi takimi me qendrat e Ballit Kombėtar, pėr t'a shfrytėzuar ndihmėn britanike n'interes tė Partisė sė tyre. Abas Ermenji dėrgoi njė fuqi nė mal tė Leshnjės, e cila hyri pėrmes rojevet komuniste dhe i dorėzoi kryetarit tė misionit britanik njė shkresė qė e ftonte kėtė tė merrte sa me shpejt takim me kumandėn e Ballit Kombėtar pėr tė vėrtetuar identitetin e tij. Takimi u bė pas pak ditėsh nė katundin Pėrrenjas tė Tomorricės. Ndonėse misioni britanik desh t'a siguronte Ballin Kombėtar se ai do tė tregohej i paanshėm nė ēėshtjet e brendėshme tė Shqipėrisė dhe se do tė ndihmonte vetėm luftėn kundėr pushtonjėsit fashist, u kuptua qė nė fillim se Anglia, pėr t'i ndėjtur besnike marrėveshjes me Rusinė, ndihmoi deri nė fund komunistėt. Mė vonė ranė nė Shqipėri me parashuta ose erdhėn prej Greqie a prej Jugosllavie tė tjera misione ushtarake britanike, por ndihmat qė i dhanė Ballit Kombėtar qenė fare tė parėndėsishme dhe tė papėrdorshme (pak armė anti-ajrore dhe anti-tanks). Kurse komunistėvet iu dhanė gjithėēka, armė e municione, veshmbathje e tė holla, dhe kėta ia tregonin popullit kėto ndihma si njė provė qė nuk ishin komunistė por "Nacionial-Ēlirimtarė" qyshse ndihmohėshin edhe prej Anglisė. Pastaj Radio e Londrės dhe, mė vonė, ajo e Barit i merrnin mendjen njerėzisė me propagandėn qė bėnin pėr Lėvizjen Nacional-Ēlirimtare, domethėnė pėr komunizmin!"
    "Gjatė prendverės sė vitit 1943 Italianėt provuan tė bėnin disa operacione shkatėrronjėse nėpėr ato vende ku mund tė punonte tanksi dhe kalorėsia, domethėnė nė fushat dhe rreth qytetevet. Bėnė dėme tė mėdha sidomos rreth Fierit dhe nė Mallakastrėn e Poshtėme, duke fuqizuar njė kriminel tė vendit, Isa Toska, i cili kreu vrasje, djegie e mizori tė hatashme. Kjo pat qėnė sjellja m'e keqe e kumandės italiane nė Shqipėri, e cila iu dha fuqinė lamashėvet pėr tė kryer mbi popullin ato qė s'mund t'i bėnte vetė njė ushtėri e rregullt. Nė rrethet e Fierit dhe tė Mallakastrės u vranė lart nga 2.000 frymė dhe ranė mjaft dėshmorė tė Ballit Kombėtar!"
    "Mė 15 Gusht, me armatimin qė iu dha misioni ushtarak britanik dhe nė prani tė tij, formuan nė Vithkuq tė Korēės Brigadėn e parė Sulmuėse, me kumandar Mehmet Shehun dhe komisar politik Dushan Mugoshėn. Duhet shėnuar kėtu se, pėrveē armatimit qė muarėn nga misionet ushtarake tė jashtėme dhe nga Italianėt e dorėzuar, komunistėt kishin mbledhur njė pjesė tė mirė t'armėvet qė la me shumicė ushtėria greke kur u tėrhoq papritmas, e goditur prej Gjermanėvet, nė Prill 1941. Patėn mbetur me atė rast nė Shqipėrinė e jugės aq armė e municione sa tė luftonin dy "mbretėri". I tėrė ai ferr zjarri e shkatėrrimi u pėrdor mė vonė, nė Luftėn civile, prej tė dy anėvet!"
    "Komunistėt kishin filluar nga atentatet kundėr disa antarėve tė Ballit Kombėtar qysh nė prendverėn e vitit 1943. Por i shumėzuan ato mbasi e ndien vehten mė tė fortė dhe ndėrkombėtarisht tė pėrkrahur
    "Megjith durimin qė tregoi Balli Kombėtar, gjithkush e ndiente me tmerr nė zemėr se punėt do t'arrinin fatalisht nė tragjedinė e njė lufte civile. Kishte kundėrshti tė papajtuarshme ndėrmjet Ballit Kombėtar dhe Partisė komuniste. Kjo e fundit drejtohej prej dy emisarėve jugosllavė, qėllimin e tė cilėvet e muarėn vesh edhe komunistėt vetė pak mė vonė!"
    "Balli Kombėtar, qė mundohej tė ruante kasollen e bujkut dhe tė kursente deri pikėn e gjakut shqiptar - prandaj e goditte armikun nėpėr vende ku s'mund tė dėmtohėshm banesat dhe popullsia civile - ishte gjithmonė nė kundėrshtim me taktikėn e komunistėvet, tė cilėt quanin "luftė" disa pushkė qė hidhnin mbi forcat fashiste nėpėr qendrat e popullsuara, me qėllim qė armiku tė bėnte pėr hakmarrje djegie e vrasje nė masė mbi popullin rreth e qark, se ashtu mund tė shtohej numri i "proletarėvet", i t'arratisurvet qė do tė shumonin radhėt komuniste!"
    "Kjo "Shqipėri e Madhe" fashiste ėshtė lodra e hidhur nė kurriz tė popullit tonė dhe t'atij tė Kosovės" - shkruante Enver Hoxha n'atė kohė!"
    "Balli Kombėtar i bėri thirrje Partisė komuniste pėr bashkimin e dy organizatavet nė njė forcė tė vetėme kombėtare. Pas njė takimi tė parė midis pėrfaqėsonjėsve tė Ballit Kombėtar dhe tė Partisė komuniste, nė katundin Tapias, afėr Tiranės, mė 26 tė Korrikut, u caktua qė tė bėhej njė mbledhje e tė dy palėvet nė Mukaj, njė fshat afėr Krujės, mė 1 e 2 Gusht 1943. Kjo ėshtė Mbledhja e Mukajt qė gėzoi pėr njė ēast tėrė Shqipėrinė, por qė ca ditė mė vonė shpresat e saja u mbytėn nė njė pus trathėtie e gjaku!"
    "Nė Mukaj, tė dy pėrfaqėsitė ranė n'ujdi qė tė formonin njė Komitet tė pėrbashkėt pėr Shpėtimin e Shqipėrisė. Tė dy palėt do tė luftonin kundėr pushtonjėsit fashist dhe ēdo armiku tjetėr qė mund tė sulmonte tokėn shqiptare. Tė dy palėt do tė luftonin pėr njė Shqipėri tė pavarur dhe ethnike. Forma e regjimit do tė zgjidhej prej popullit vetė pas ēlirimit tė vendit!"
    "Por komunistėt, me shtytjen e emisarėvet jugosllavė, e prishėn marrėveshjen e Mukajt disa javė mė vonė, nė njė mbledhje qė bėnė nė Labinot t'Elbasanit, dhe filluan luftėn me armė kundėr Ballit Kombėtar duke e quajtur "organizatė fashiste dhe bashkėpunonjėse me okupatorin!"
    "Shkakun dhe mėnyrėn e prishjes sė marrėveshjes sė Mukajt i tregojnė mirė emisarėt jugosllavė, tė cilėt ishin ata qė e kumandonin Partinė komuniste shqiptare. "Shokėt delegatė (shqiptarė) ranė nė Mukaj nė pozitat e nacionalistėvet, plot oportunizėm, dhe u kėnaqėn vetėm me ndonjė ndėrrim tė thjeshtė fjale ose fjalie", shkruanin ata mė 13 Tetor 1943. Por le tė nxjerrim kėtu disa rreshta nga libri i bardhė jugosllav, botuar mė 1949: "Disa antarė tė Komitetit Qendror tė Partisė komuniste shqiptare, ndėr tė cilėt edhe Enver Hoxha, iu jepnin tepėr rėndėsi bisedimevet pėr marrėveshje me Ballin Kombėtar dhe nuk donin tė zbatonin vendimet mbi krijimin e njė ushtėrie nacionalēlirimtare (komuniste), pse kishin frikė se mos zgjuanin dyshime nė Ballin Kombėtar dhe dėshtonte marrėveshja... etj!"
    "Ky "qėndrim i qartė e i prerė" qė mori Partia komuniste kundėr Ballit Kombėtar, me shtytjen e emisarit jugosllav Vukmanoviē-Tempo, ishte prishja e marrėveshjes sė Mukajt dhe shpallja e Luftės civile!"
    "Vetė popullsitė nė mes tė tyre, nė Kosovė, do tė merren vesh dhe do tė vendosin se nga tė shkojnė... Delegatėt tanė kanė diskutuar por nuk kanė ditur tė mbrojnė pikėpamjet e tyre dhe e nėnshkruan proēes-verbalin (e vendimevet tė Mukajt). (Shih veprėn Enver Hoxha, botuar nė Tiranė mė 1968, vėllim i I-rė, faqe 357-360)!"
    "Porsa e prishi marrėveshjen e Mukajt, Partia komuniste ose "Lėvizja nacional-ēlirimtare", duke e paditur Ballin Kombėtar si organizatė "fashiste" e "tradhėtare" dhe duke e mbuluar me tė gjitha tė zezat, e goditi befas qė prapa krahėvet, nė njė kohė kur ky po pregatitej t'iu qėndronte trupavet gjermane, tė cilat po zbrisnin pėr tė zėnė vendin e ushtėrisė italiane tė kapitulluar. Atentatet filluan nė tė katėr anėt kundėr antarėvet tė Ballit, me njė egėrsi qė s'ishte parė kurrė ndėrmjet Shqiptarėsh. Kudo qė u kapėn njerėz tė kėsaj organizate (tė cilėt nuk e prisnin njė gjė tė kėtillė) u vranė e u therėn nė mėnyrėn mė barbare, shpeshėherė duke iu nxjerrė syt, duke iu prerė veshė e hundė ose duke iu thyer kockat nė tortura. Nė njė gropė tė madhe qė zbuloi Balli Kombėtar tek Pėrroi i Shipkės (nė qarkun e Korēės), nė Jenar 1944, gjeti 185 kufoma t'anėtarėvet tė tij, masakruar nė mėnyrėn mė ēnjerėzore, ku, midis cenevet te tjera, kishte edhe te rjepur ose tė mbathur pėr sė gjalli me gozhdė e potkonj kali. Mė 21 Tetor 1943, Mehmet Shehu zuri afėr Lushnjės 68 bujqėr, ushtarė tė thjeshtė tė Ballit, dhe i vrau qė tė gjithė mbasi i vuri tė hapnin mė parė gropėn e tyre tė pėrbashkėt. As fėmijėt nuk i shpėtonin dot thikės sė komunistėvet. Nė Gjirokastėr, pėr shembull, kur vranė barbarisht njė grup nacionalistėsh ndėr tė cilėt edhe Muzafer Shehun, nuk kursyen as tė birin e kėtij pesėmbėdhjetė vjeēar, Duron, tė cilin e therėn me thikė pėrpara syvet dhe nėpėr duart e s'ėmės. Ngado qė shkonin komunistėt digjnin me urė nė dorė shtėpitė e Ballistėvet, domethėnė shtėpitė e fshatarėvet tė Toskėrisė ndėrtuar me djersė kurbetesh. Ēdo laro qė kumandonte pesė veta, komisar politik a sido qė tė quhej, kishte tė drejtėn t'i bėnte "gjyqin e popullit" cilitdo, domethėnė t'i fuste njė plumb nė kokė duke mbajtur njė shėnim nė defter!"
    "Njė mizori e kėtillė nuk ishte parė nė Shqipėri as prej Grekėvet dhe Serbo-Malazezvet mė 1913-1914. Por kėtė radhė ishte shumė m'e dhėmbshme, shumė mė tragjike, kur Shqiptari ia bėnte Shqiptarit! E pėrse t'i quajmė Shqiptarė ose njerėz ata mohonjės-gjakpirės tė kombėsisė, qė s'kanė asgjė njerėzore nė vetvehte? Vepėrimet e tyre s'kanė shembuj as nė historinė e Mongolėvet tė Kohės sė Mesme dhe ngjajnė vetėm me ato tė kanibalėvet t'Afrikės!"
    "Ballit Kombetar nuk i erdhi nė ndihmė as e ashtuquajtura "Lėvizje e Legalitetit", e cila u formua nėn kryesinė e Abaz Kupit nė Nėntor 1943. Abaz Kupi deri atėhere kishte qėnė antar i Kėshillit Nacional-Ēlirimtar tė komunistėvet. Vetėm kur kėta u pėrleshėn me Ballin, ai e ndieu vehten tė sigurtė dhe u shkėput prej tyre pėr tė formuar Lėvizjen e Legalitetit, qė kishte pėr qėllim kėthimin e Zogut nė "fron" tė Shqipėrisė. Komunistėt e pėrjashtuan zyrtarisht Abaz Kupin prej "Kėshillit Nacional-Ēlirimtar" nė Dhjetor 1943. Por Lėvizja e Legalitetit nuk lozi ndonjė rol nė luftėn kundėr komunistėvet as kundėr Gjermanėvet. Ajo u shkreh vetvetiu porsa u mposhtėn fuqitė e Ballit Kombėtar!"
    "Gjermanėt patėn filluar tė zbrisnin nė Shqipėri nė Gusht 1943, kur kapitullimi i Italisė pritej prej njė dite nė tjetrėn. Balli Kombėtar u pėrpoq t'iu priste udhėn dhe i goditi nė disa pika: nė Barmash (ndėrmjet Korēės dhe Leskovikut), nė rrugėn e Qafės-sė-Thanės, si edhe n'afėrsitė e Vlorės e tė Beratit. Por pikėrisht nė kėtė kohė komunistėt i ranė Ballit qė prapa krahėvet duke hapur luftėn vėllavrasėse. Atėhere lufta kundėr Gjermanėvet u ndėrpre.Vetėm disa muaj mė vonė komunistėt filluan kundėr tyre taktikėn qė kishin ndjekur kundėr Italianėvet, domethėnė t'iu hidhnin disa pushkė mbi kokė nėpėr qendrat e popullsuara, me qėllim qė Gjermanėt, pėr hakmarrje, tė digjnin vendin rreth e rrotull dhe tė vrisnin popullsinė civile. Kėto pastaj, propaganda komuniste, me cinizmin mė tė ndyrė, ia ngarkonte Ballit Kombėtar, gjoja sikur i kishte shtytur ky Gjermanėt tė vepronin n'atė mėnyrė!"
    "Porsa hynė nė Tiranė, Gjermanėt, duke dashur tė shfrytėzonin lidhjet e vjetra tė kombit shqiptar me Austrinė, iu bėnė Shqiptarėvet njė shpallje nė tė cilėn iu thoshin se ata vinin si miq, vetėm pėr nevoja ushtarake, dhe jo si pushtonjės; se ata nderonin dhe pėrkrahinin pavarėsinė e Shqipėrisė Ethnike, lirinė dhe asnjanėsinė e saj. Pra iu njihnin Shqiptarėvet tė drejtėn pėr tė pasur, si shtet i lirė, regjimin dhe qeverinė e tyre!
    Pėr tė pasur sa mė pak goditje prej Shqiptarėvet, Gjermanėt e shtynė sa mundėn luftėn civile ndėrmjet komunistėve dhe Ballit Kombėtar.
    Puna u keqėsua mė tepėr kur Gjermanėt zunė tė pėrdornin banda kriminelėsh, siē patėn bėrė Italianėt me Isa Toskėn. Kėto dhe disa trupa SS qė formoi qeveria e Tiranės nė bashkėpunim me kumandėn gjermane, propaganda komuniste ia vishte si gjithnjė Ballit Kombėtar!"
    "Komunistėt u ndihmuan nga tė gjitha rrethanat e jashtėme. Pikė sė pari, patėn ndihmėn e misionevet ushtarake britanike, jo vetėm n'armė e municione po edhe si propagandė.Nga ana tjetėr, pas kapitullimit t'Italisė, 15.000 ushtarė e oficerė italianė tė divizionit "Firenze", nėn kumandėn e gjeneral Azzi-t, me armėt, municionet, artilerinė dhe tėrė materialin luftarak, u dorėzuan te komunistėt. Kėta krijuan me ish-pushtonjėsit fashistė njėsi ushtarake, sikurse batalionin "Antonio Gramshi", pėr tė vrarė Shqiptarėt. Mandej lėvizja komuniste pati sidomos pėrkrahjen e forcavet jugosllave tė Tito-s dhe atė t'EAM-it grek.
    Kurse Balli Kombėtar nuk pati asnjė ndihmė tė jashtėme nga asnjė anė!"
    "I shtrėnguar prej tyre dhe i vėnė me shpatulla nė mur, Ballit Kombėtar s'i mbetej rrugė tjetėr veēse t'iu qėndronte me anėn e armėvet. Pėrleshjet qenė tė forta dhe tė tmerrshme. Mbasi e mblodhi vehten nga tronditja e parė, Balli Kombėtar, qė kishte gjithmonė shumicėn si numėr, ēoi nė kėmbė fuqitė e veta tė qarqevet tė Beratit, t'Elbasanit e tė Korēės dhe, nga gjysma e Nėntorit 1943, u hodh nė sulmim tė pėrgjithshėm kundėr komunistėvet, nė njė vijė qė shkonte prej Mallakastre gjer nė malėsi t'Oparit. Pas njė muaji e gjysėm luftimesh tė rrepta, komunistėt u thyen nė tė gjitha pikat dhe u tėrhoqėn nė malėsi tė Pėrmetit e nė Kurvelesh. Mjerisht, n'atė krah fuqia e Ballit ishte dobėsuar me vrasjen e Hysni Lepenicės dhe 34 kumandarėve ēetash nga mė trimat, nė Grihot tė Gjirokastrės, nė njė pėrpjekje kundėr Italianėvet. Kėshtu qė nė, Kurvelesh komunistėt mundėn tė mbahėshin. Njė dobėsim solli edhe nė qarkun e Korēės zhdukja e Safet Butkės!"
    "Me gjithė humbjet e mėdha qė pėsuan, dhe thyerjen e krahėvet nė Labėri, fuqitė e Ballit i mbajtėn pozitat e tyre gjatė dimrit 1943-44, dhe u duk sikur komunizmi do tė mposhtej. Por ajo periudhė ka qėnė ndoshta njė nga mė tė zezat qė ka hequr kombi shqiptar. Rrugėt u prenė, krahinat u ndanė nga njėra tjetra, lufta vėllavrasėse vazhdonte kudo, komunistėt bėnin tmerre duke djegur e vrarė, gjaku rridhte papushim. Shumė familje "balliste" u shpėrngulėn nga krahinat e shkelura prej komunistėvet, ku s'iu kish mbetur shtėpi as katandi, dhe sillėshin nėpėr baltra me gra e fėmijė si nė kohėn e pushtimit grek mė 1914!"
    "Balli Kombėtar pėsoi tronditjen mė tė madhe, njė pjesė e elementevet tė tij (ata qė ishin grumbulluar nė tė rastėsisht) nisėn tė shkėputėshin dhe tė shkonin si banda pas Gjermanėvet, ashtu siē bėnė edhe disa nga tė "nacional-ēlirimtares" komuniste!"
    "Partia komuniste ėshtė shkaktarja e tėrė atij ferri qė hoqi dhe qė po heq populli shqiptar!"
    Balli Kombėtar mblodhi rreth tij bėrthamat mė tė forta tė forcave qė i kishin mbetur. I vėnė midis dy zjarresh ndėrmjet komunistėvet dhe Gjermanėvet, Balli mundi tė mbahej akoma nė disa krahina tė Shqipėrisėsė jugės gjer nė Gusht 1944. Por n'atė kohė pėsoi njė tjetėr humbje, sepse njė nga shtyllat e tij tė qarkut tė Vlorės dhe antar i Komitetit Qendror, avokat Skėnder Muēua, me dy bashkėpunėrė tė vlefshėm, tė gjurmuar prej disa agjentėve shqiptarė tė gestapo-sė, u kapėn prej Gjermanėvet dhe u pushkatuan qė tė tre. Mbasi qėndresa e fuqive tė Ballit, nė jugė, u bė e pamundur, Abas Ermenji me njėsitė ushtarake qė i kishin mbetur kaloi nė Shqipėrinė e Mesme ku vazhdoi t'iu bėnte disa goditje tė forta kolonavet gjermane, gjatė muajve Shtator e Tetor, duke u mprojtur njėkohėsisht kundrejt sulmeve tė komunistėvet. Komiteti Qendror i Ballit Kombėtar shpresonte akoma se mund tė bėhej njė bashkim forcash nė Shqipėrinė e veriut me "Lėvizjen e Legalitetit" dhe disa krerė bajraktarė. U provua njė farė bashkėpunimi me Abas Kupin, por ky as nuk kishte ndonjė fuqi tė vėrtetė, as donte tė vinte nė pėrpjekje me komunistėt ndonėse ata i hipėn malėsisė sė Krujės. Me thirrjen e Ballit Kombėtar, u bė njė mbledhje e disa krerėve tė Shqipėrisė sė veriut nė njė katund tė Kurbinit, nga mbarimi i Shtatorit, si njė pėrpjekje e fundit pėr bashkimin e forcavet. Pas disa bisedimesh tė kota, u kuptua se krerėvet tė veriut s'iu kishte mbetur asnjė forcė pėrveē fjalėve tė mėdha. Madje komunistėt kishin hyrė nėpėr malet e tyre dhe disave iu kishin djegur edhe shtėpitė!"
    "Duke mbajtur si bazė fortesėn e Prezės, fuqitė e Ballit Kombėtar i vazhduan vepėrimet kundėr ushtėrisė gjermane gjatė muajit tė Tetorit, ndėrsa komunistėt kishin hyrė nė Shqipėrinė e veriut, kishin zėnė Krujėn dhe po i pėrqėndronin brigadat e tyre nė fushėn ndėrmjet Krujės dhe Tiranės pėr t'iu dhėnė grushtin e fundit forcave tė Ballit. Nga mbarimi i Tetorit e rrethuan natėn fortesėn e Prezės dhe, nė tė zbardhur tė mėngjezit, hapėn zjarr nga tė katėr anėt. Pas njė luftimi tė rreptė prej 12 orėsh, Abas Ermenji e ēau rrethimin dhe i tėrhoqi fuqitė e Ballit nė drejtim tė Ishmit e tė Bregut-tė-Matit!"
    "Njė pjesė e Ballit Kombėtar, gjithmonė ndėnė shtrėngimin e komunistėvet, u ēthur dhe, pėr tė gjetur shpėtim, u pėshtet pas Gjermanėvet, pati edhe njė pjesė tjetėr qė i qėndroi atij ferri nga tė dy anėt dhe bėri ē'ishte njerėzisht e mundur pėr t'a nxjerrė vendin nga ajo gjendje!"
    "Nė mbarim tė Nėntorit, qeveria komuniste u vendos nė Tiranė, ku bėri qė nė ditėn e parė njė banjė prej gjaku duke vrarė nja 300 veta qė gjeti nėpėr hotelet, mbledhur aty prej krahinash tė ndryshme tė Shqipėrisė. Pastaj vrasjet vazhduan rregullisht, nga tetė e nga dhjetė viktima nė javėt pėr ēdo qytet!"
    "Njė pjesė e antarėvet tė Ballit Kombėtar, me Midhat Frashėrin nė krye, kaloi nė Itali!"
    "N'atė kohė u mblodh ndėrmjet tre tė Mėdhenjvet Konferenca e Jaltės, ku Roosevelt-i, tė cilit i ishte sklerozuar truri, ia la Stalinit gjysmėn e Evropės. Komunistėt u siguruan se Rusia po delte mbizotėronjėse nė Ballkan!"
    "Komunistėt tė ndihmuar prej dimrit tė jashtėzakonisht t'ashpėr, s'kishin lėnė ēetė balliste tė gjallė, kumandarėt e tyre i kishin vrarė ase kapur gjysėm tė ngrirė nė dėborė. Pėr t'a shijuar "fitoren" me ca ēfaqje si ato tė Romakėve tė vjetėr kur nxirrnin gladiatorėt nė cirkus, komunistėt ngrehėn "gjygjet e popullit" nėpėr kinematė e qytetevet, ku mbulonin me tė shara e pėshtyma viktimat e tyre pėrpara se t'i grinin me plumba. Ēfaqja m'e dukshme e kėtij lloji u bė nė kinemanė e Tiranės, me Koēi Xoxen si kryetar Gjyqi dhe gjeneral Bedri Spahiun si prokuror tė pėrgjithshėm!"
    "Pėrveē Ballistėvet, komunistėt zhdukėn edhe shumė Shqiptarė tė tjerė, sidomos prej krerėvet tė Shqipėrisė sė veriut. Disa nga kėta u vranė burrėrisht duke luftuar me armė nė dorė, por mbasi pritėn qė komunizmi t'iu vinte gjer nė katund!"
    "Sipas njė raporti tė misionit t'organizatės U.N.R.R.A. tė Kombevet tė Bashkuar, ishin vrarė 30.000 veta, ishin djegur e shkatėrruar 18.000 shtėpi, ishin bėrė rrafsh mė se 200 katunde dhe kishin mbetur pa strehė mė se 100.000 Shqiptarė. Tė gjitha kėto humbje Partia komuniste, me ulėrima qeni, u a ngarkon Gjermanėvet dhe "Ballistėvet", kurse ėshtė ajo vetė shkaktarja e tėrė atij mjerimi, e tėrė asaj katastrofe kombėtare. Ballistėt nuk digjnin kurrė shtėpira; kėto digjėshin vetėm prej Komunistėvet dhe Gjermanėvet. Po edhe kėta tė fundit, zakonisht, digjnin vetėm nė njė rreze prej disa kilometrash rreth e qark atje ku sulmohėshin prej Shqiptarėvet!"
    "Nuk kemi akoma njė listė tė plotė as tė viktimavet tė pastajmė tė komunizmit, t'atyre qė Partia vrau ose kalbi nėpėr burgje e kampe, t'atyre qė u mbuluan gjysėm-tė-gjallė nėpėr hendeqe, t'atyre qė vdiqėn nga uria dhe torturat. Por thuhet me siguri se nėpėr burgje e fusha pėrqėndrimi kanė vdekur lart nga 20.000veta. Historia e Partisė komuniste shqiptare ėshtė njė neveri gjaku dhe mish njeriu!"
    "Pėr fat tė keq, gjatė asaj kohe popullsia shqiptare pėsoi humbje tė mėdha edhe nė krahinat pėrtej kufijvet, nė Ēamėri dhe nė Kosovė. Nė verėn e vitit 1944, bandat greke tė gjeneralit Zervas, n'Epir, u lėshuan edhe njėherė me egėrsinė e dikurshme mbi popullsinė shqiptare tė Ēamėrisė duke vrarė, djegur e tmerruar. Nė Gusht tė atij viti, lart nga 20.000 ēamėr, me gra e fėmijė, tė ndjekur kėmba-kėmbės, u futėn nė Shqipėri, pa mundur tė merrnin asgjė me vehte, xhveshur e zbathur si mos mė keq. Me kėto mėnyra Greqia e shoi pothuajse krejt popullsinė shqiptare tė Ēamėrisė!"
    "Tė hatashme qenė edhe vrasjet qė pėsoi popullsia shqiptare e Kosovės prej policisė jugosllave nė bashkėpunim me komunistėt e Shqipėrisė!
    Nė vjeshtėn dhe dimrin e vitit 1944, Jugosllavia mendoi se mėnyra mė e mirė pėr tė shtruar Kosovarėt, tė cilėt kėrkonin bashkim me Shqipėrinė, ishte qė tė sillte aty brigadat komuniste tė Shqipėrisė, gjoja sikur vinin pėr tė ndihmuar Jugosllavėt nė luftėn kundėr Gjermanėvet. Nė tė vėrtetėn, kjo manevėr luhej pėr t'iu treguar Kosovarėvet se popujt e Jugosllavisė dhe tė Shqipėrisė ishin "vėllazėruar" midis tyre, e prandaj shqiptarėt e Kosovės ndodheshin mirė atje ku ishin, ndėnė thundrėn jugosllave. Megjith atė "vėllazėrim" dhe atė zell qė po tregonin komunistėt shqiptarė sa tė ēonin djemtė e popullit tė Shqipėrisė edhe nė tokėn jugosllave pėr tė derdhur gjakun e tyre kundėr Gjermanėvet, egėrsia jugosllave u ēfaq si gjithmonė, e pandryshuarshme, kundrejt Shqiptarėvet tė Kosovės. Pėrveē sa kishin vrarė ēetnikėt e kriminelit Mihajloviē, tė cilėt, nė Jenar tė vitit 1943, tė kumanduar prej gjeneralit-xhelat Gjuriēiē, ranė nė Bihor tė Kosovės si njė tufė bishash t'etshme pėr gjak dhe vranė, nė njė natė, pėrmbi 5.000 Shqiptarė, pleq, gra e ēiliminj; pėrveē sa e sa tė mjerėve qė ishin vrarė mė parė, regjimi komunist jugosllav nuk ndryshoi nga tė tjerėt. Ndėrsa komunistėt e Tiranės kremtonin "vėllazėrimin" shqiptaro-jugosllav dhe dėrgonin djemtė e popullit shqiptar tė vritėshin kundėr Gjermanėvet nė Jugosllavi, U.D.B.-ja (policia e Sigurimit) jugosllave vriste Shqiptarė me grumbuj nė Gjilan, Prishtinė, Drenicė, Pejė, Prizrend, Gjakovė, Mitrovicė, e tė tjera qytete tė Kosovės e tė Maqedonisė. Me mijėra djelmosha shqiptarė tė atyre krahinave, qė u thirrėn "ushtarė" ose nė "punė tė detyruar", nuk u kthyen mė kurrė nė familjet e tyre. Dy mijė e ca tė rinj prej Kosove u helmuan me gaz nė Gorizia dhe njė mijė e dyqind tė tjerė u pushkatuan nė Tivar. Ka pasur gjithėsejt lart nga 60.000 Kosovarė tė vrarė prej regjimit Titoist jugosllav gjatė kohės sė bashkėpunimit tė ngushtė me qeverinė komuniste tė Tiranės. Jo vetėm nė Jugosllavi, por policia jugosllave u lejua tė hynte edhe nė Shqipėri pėr tė vrarė lart nga 1.000 kosovarė qė kishin ardhur aty tė gjenin strehė me besimin se Shqipėria ishte atdheu i tyre. Dhe Enver Hoxha thoshte nė atė kohė se "emri i Titos ndodhej i shkruar jo nė malet dhe nė qytetet e Shqipėrisė, por nė zemrat e Shqiptarėvet!"
    "Prej datės qė erdhėn nė fuqi e gjer mė 1948, komunistėt e Tiranės qėndruan tė lidhur ngushtė pas Jugosllavisė dhe tė gjitha marrėdhėniet i patėn bėrė me kėtė. Jugosllavėt erdhėn tė zinin vendin e dikurshėm t'Italianėvet si kėshilltarė tė ministrivet, ekspertė tė ushtėrisė, teknikė dhe inxhinjerė tė ndėrtimevet dhe ndėrmarrjevet industriore etj. Ishin Jugosllavėt ata qė ua bėnin planet e zhvillimit ekonomik "shokėve" tė Tiranės, qė iu dėrgonin organizatorė tė ēdo dege dhe i pėrkrahnin nė konferencat e jashtėme ndėrkombėtare!"
    "Nė Qėrshor 1946, Enver Hoxha bėri njė vizitė nė Belgrad, ku lidhi njė traktat miqėsie me Jugosllavinė. Nė Nėntor t'atij viti u nėnshkrua ndėrmjet qeverive jugosllave dhe shqiptare njė marrėveshje e gjėrė ekonomike, e cila do t'arrinte nė bashkimin doganor, nė njėsimin e monedhavet dhe nė njė ekonomi tė bashkėrenditur, domethėnė nė pėrfshirjen e ekonomisė shqiptare nė ekonominė jugosllave. Nė shkollat shqipe studimi i gjuhės serbo-kroate u bė i detyruar dhe studentėt shqiptarė shkonin pėr tė plotėsuar studimet e larta n'universitet e Jugosllavisė.Nga ana tjetėr, Jugosllavėt bėnin ēmos pėr t'a mbajtur Shqipėrinė tė veēuar nga e tėrė bota, qė ajo tė mos kishte tjetėr pėshtetje pėrveē atyre.
    Mė 1946, Amerika desh t'a ndihmonte popullin shqiptar me anėn e organizatės U.N.R.R.A dhe dėrgoi njė mision amerikan nė Shqipėri. Kėrkoi gjithashtu lidhje marrėdhėniesh diplomatike tė rregullta me qeverinė e Tiranės duke u treguar e gatėshme t'a njihte kėtė; por bisedimet dėshtuan sepse komunistėt nuk pranuan marrėveshje tė veēanta tė dyanėshme ndėrmjet Shtetevet-tė-Bashkuar dhe Shqipėrisė. Komunistėt shqiptarė, duke e pasur pothuajse tėrė popullin kundėr dhe duke u mbajtur nė fuqi vetėm me anėn e njė regjimi policor, kanė frikė prej marrėdhėnivet tė lira me botėn e Perėndimit se mos hapet nė popull ndonjė plasaritje sado e vogėl, e cila do tė zgjerohej shpejt dhe do tė shkaktonte rrėzimin e tyre!"
    "Me shtytjen e kėshilltarėvet jugosllavė, qeveria e Tiranės i zhduku krejt intelektualėt shqiptarė (dhe Koēi Xoxeja u tregua shumė i zellshėm nė kėtė punė) duke e lėnė vendin pa kuadra kulture, nė mėnyrė qė Jugosllavėt tė hynin kudo, pėr t'a sunduar dhe n'anėn mendore njė popull tė mbetur ndėr thonjtė e disa kriminelėvet me nga njė shkollė fillore!"
    Midhat Frashėri formoi mė 1949, nė Paris, Komitetin Kombėtar "Shqipėria e Lirė",

  3. #53
    Djali i fisit ASRA Maska e ardi_truss
    Anėtarėsuar
    15-06-2005
    Vendndodhja
    te rrapi ne Mashkullore
    Postime
    133
    Tani...Sa per postimin me lart eshte e kote te komentoj..Sdi nga te nisesh edhe nga te mbarosh.Dua te nis ta ndreq nga nje ane por nga ana tjeter e shikoj qe ska si ndreqet.Une nuk komentoj te thenat e Ballit kombetar dhe "ermenjet".Ka aq shume budallalleqe ne shkrim sa nuk mund ta lexosh dhe ta mbarosh shkrimin se te ngrihen nervat.Dhe ti atehere pse akuzon komunistet qe kane shkruar edhe kane thurur historira kur ti vete je bazuar ne shkrime te vete liderave te ballit kombetar.??
    Qente le te lehin, karavani shkon perpara..!

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-07-2006
    Postime
    170
    Citim Postuar mė parė nga ardi_truss
    Tani...Sa per postimin me lart eshte e kote te komentoj..Sdi nga te nisesh edhe nga te mbarosh.Dua te nis ta ndreq nga nje ane por nga ana tjeter e shikoj qe ska si ndreqet.Une nuk komentoj te thenat e Ballit kombetar dhe "ermenjet".Ka aq shume budallalleqe ne shkrim sa nuk mund ta lexosh dhe ta mbarosh shkrimin se te ngrihen nervat.Dhe ti atehere pse akuzon komunistet qe kane shkruar edhe kane thurur historira kur ti vete je bazuar ne shkrime te vete liderave te ballit kombetar.??
    Ju me kerkuat te paraqisja referenca dhe une e mbajta fjalen!
    Nese keni problem edhe me vet referencat, atehere jeni i mirepritur te paraqesni kunderargumentet/referencat tuaja, qe bien ndesh me keto referenca dhe le t'i ballafaqojme!
    Pra jeni i mirepritur te sillni referenca, qe hedhin poshte versionin e:
    a. formimit, si edhe te varesise funksionale te te ashtuquajtures p.k.sh. nga p.k. e Serbise!
    b. perkrahjes ushtarake dhe logjistike, qe e ashtuquajtura p.k.sh. kishte, gjate luftes se II-te boterore, nga Serbia, Greqia dhe Anglia !
    c. pergjegjesise historike, qe e ashtuquajtura p.k.sh. mban per fillimin e luftes civile dhe per te gjitha krimet e kryera gjate luftes civile, si edhe gjate 45 vjeteve ne pushtet!
    d. bashkpunimit te te ashtuquajtures p.k.sh. me pushtuesin!, si edhe mos harro' edhe referenca per partizane te vrare nga pushtuesi!

    Duhet te kuptohemi! - Ketu po flasim per histori dhe jo per fushate elektorale!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arsato1 : 03-11-2006 mė 17:47

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-07-2006
    Postime
    35
    Citim Postuar mė parė nga ardi_truss
    Mire gjith keto qe thate ju shoket e ballistave dhe le te themi se jane te verteta.Une desha t'ju pyes tani dicka.Mund te na sillni ketu ne forum ndonje shkrim qe te thuhet ndonje beteje e lavdishme e ballistave "patriote" me okupatorin gjerman dhe a ka pasur ndonje te rene te lufte kunder gjermaneve?
    Sa te duash. Po te them ca qe di une:
    Goditja e komandantit ballist Qemal Burimit ndaj nje autokolone gjermane ne gusht 1943 ne zonen Korce-Pogradec . Autokolona u shkaterrua dhe kjo vertetohet nga David Smiley, oficer anglez i parashytuar ne Shqiperi ne maj 1943 (shih librin Albanian Assignment = Me mision ne Shqiperi)
    Goditja e trupave te Abaz Ermenjit ndaj nje autokolone gjermane ne fushen e Prezes (gusht 1944) - 2 tė vrare dhe 3 te plagosur nga Balli. Kjo dhe goditje te tjera ne ate zone vertetohen po nga David Smiley tek libri "Me mision ne Shqiperi".
    Skėnder Muēo, Yzeir Ismaili, Zako Mezini ekzekutuar nga gjermanet ne Lushnje (Skender Muēo ishte antetar i komitetit qendror te Ballit dhe drejtues i komitetit te Vlores)

    Historia duhet pare sic ka qene dhe jo sic na e ka bere trurin lavazho partia.

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-07-2006
    Postime
    35
    Citim Postuar mė parė nga ardi_truss
    Zoti i shpis e pyeti nese donte buk dhe Musai ju pergjigj nje qengj ne hell dhe nje shishe shampanje ,dhe po te kishte mundesi ti nxirte edhe vajzen e vogel te shtepise sa te kalonin pak naten.
    Ti qenke keq fare, ve bast se shikon gjithe diten filma nostalgjie me partizane e ballista.
    Po ne enderr te dalin ballistat?

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-07-2006
    Postime
    35
    Citim Postuar mė parė nga ardi_truss
    Cne ore ti s'gjeta gje te kene vrare partizanet te pafajeshem ashtu sic kane vrare ballistet.Kerkova e kerkova po hic..Mund te na ndihmoni pak ju?
    Ja po te ndihmoj une: 62 bujq te vrare nga Mehmet Shehu ne Lushnje me 21 tetor 1943. Ja emrat e disave prej tyre:

    Prej katundit Remas: 1) Rako Nako ; 2) Bani Lika; 3) Ram Koēi ; 4) Prof Gjata ; 5) Qazim Pina. Prej katundit Kryekuq : 6) Murat Malsori, 7) Hysen Ismaili ; 8) Osman Plaku; 9) Hamdi Ēoku ; 10) Shyqri Leka. Prej katundit Shenkollas : 11) Tafil Doka ; 12) Daut Gjata; 13) Haxhi Dedej. Prej katundit Grabian : 14) Ndin Ndoni; 15) Gaq Ndoni. Prej katundit Ciflik: 16) Beqir Cani ; 17) Sabri Bullori. Prej katundit Shenapremte : 18) Haxhi Murrizi; 19) Kadri Murrizi; 20) Avni Murrizi ; 21) Hysen Murrizi ; 22) Ismail Murrizi. Prej katundit Sulzotaj : 23) Trifon Gjeko ; 24) Lush Kasemi ; 25) Met Kasemi ; 26) Skender Arapi. Prej katundit Biēak: 27) Asllan Vrapi ; 28) Elmas Xhepa ; 29) Arif Muēa; 30) Kip Xhepa; 31) Bajram Agushi ; 32) Shaqir Sula; 33) Ēaush Xhepa ; 34) Shaban Sina. Prej katundit Ciflik 35) Tafil Llusha; 36) Roē Llusha ; 37) Ymer Bullori ; 38) Haxhi Sina 39) Arif Halili. Prej katundit Kalosh : 40) Cen Arapi 41) Nazif Qylafi. Prej katundit Gur : 42 Selim Kuqi ; 43) Til Bello

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-07-2006
    Postime
    35
    Citim Postuar mė parė nga medaur
    Ja te them une 1 fakt fare te thjeshte ,une jam me origjine nga Skrapari kusheri me Abaz Ermenin (e ndjere) kryetarin e Ballit dhe gjyshet qe i kam gjalle me thone qe gjermani bashke me ballin dogjen te gjitha fshatrat qe munden pervec atyre qe ishin me ballin.
    Pse je kaq i paturp??!!!!
    Pse genjen kur thua qe je kusheri me Abaz Ermenjin?
    Apo te gjitha mjetet jane te mira per propagande?

    Pff, jane ca qe ta shpifin, ne dy fjale 3 genjeshtra.

  9. #59
    Djali i fisit ASRA Maska e ardi_truss
    Anėtarėsuar
    15-06-2005
    Vendndodhja
    te rrapi ne Mashkullore
    Postime
    133
    Citim Postuar mė parė nga panti
    jemi edhe ne ketej, beji gjashte a shtate me mire
    Ua sa mire ...hajde dhe ca balliste te tjere dhe te formoni nje brigade te vogel te Ballit kombetar ketu ne forum.Vetem qe gjermane tani per tani nuk kemi sepse eshte forum shqiptar,por po te doni ju sjellim edhe disa enkas per ju.Ehe edhe per ato filmat me partizane te them te drejte jane te preferuarat e mia nga kinematografia shqiptare.Po te kesh ndonje dergoje...uuu se hic mendjen une,ti si shikon ato se je ballist dhe ta shpifin apo jo.Se jane prej "komunisteve"... .Tani sa per ato faktet tuaja te goditjeve te ballit me gjermanet po te vereni dicka nga shembujt qe keni sjelle ketu dhe nga sa thoni ju jane gotitje ne vitin 1943 (pra pa nisur mire formimi i njesive luftarake kunder armikut)dhe qe nuk jane te vertetuara historikisht pra mund te kete qene kushdo dhe jo balliste.Sa per faktet qe thoni se jane mare nga ai anglezi tend une te paraqes nje liber tjeter Albania at War, 1939-1945 (Central European Studies) nga Bernd Fischer qe ka dokumenta edhe nga njesitet ushtarake gjermane te kohes qe thone qe antaret e Ballit kombetar ishin aleatet e tyre ne lufte kunder partizanve.
    Qente le te lehin, karavani shkon perpara..!

  10. #60
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-07-2006
    Postime
    170
    Citim Postuar mė parė nga ardi_truss
    Ua sa mire ...hajde dhe ca balliste te tjere dhe te formoni nje brigade te vogel te Ballit kombetar ketu ne forum.Vetem qe gjermane tani per tani nuk kemi sepse eshte forum shqiptar,por po te doni ju sjellim edhe disa enkas per ju.Ehe edhe per ato filmat me partizane te them te drejte jane te preferuarat e mia nga kinematografia shqiptare.Po te kesh ndonje dergoje...uuu se hic mendjen une,ti si shikon ato se je ballist dhe ta shpifin apo jo.Se jane prej "komunisteve"... .Tani sa per ato faktet tuaja te goditjeve te ballit me gjermanet po te vereni dicka nga shembujt qe keni sjelle ketu dhe nga sa thoni ju jane gotitje ne vitin 1943 (pra pa nisur mire formimi i njesive luftarake kunder armikut)dhe qe nuk jane te vertetuara historikisht pra mund te kete qene kushdo dhe jo balliste.Sa per faktet qe thoni se jane mare nga ai anglezi tend une te paraqes nje liber tjeter Albania at War, 1939-1945 (Central European Studies) nga Bernd Fischer qe ka dokumenta edhe nga njesitet ushtarake gjermane te kohes qe thone qe antaret e Ballit kombetar ishin aleatet e tyre ne lufte kunder partizanve.
    Gjeje kohen dhe silli ato referenca dhe le t'i ballafaqojme!
    Sa per teorite, kuptohet se i kemi te ndryshme, por nese i hedh poshte edhe referencat, madje edhe nga literatura komuniste dhe nuk paraqet as referenca, mbi te cilat ngrihen edhe teorite tuaja, atehere ose ju nuk keni referenca fare dhe nuk gjeni kurajo te pranoni, se keni qene i keqinformuar, ose ju keni bindje pathologjike, gje qe do te thote se ju perbeni personalitet pathologjik dhe ne i'a fusim kot ketu "si kau peles" me ty, nderkohe kur thuajse te gjitha postimet e tua jane vetem ironi dhe sarkazem dhe asnje reference as per sarkazmat!
    Mos u merzit zotrote se nuk je ti vetem ketu ne forum, qe hedh poshte teori te ndryshme pa paraqitur referenca, pasi eshte edhe nje fare "kurkushi", qe mua me palqem ta theras gjithmone "kurkushevic", por ky i fundit nuk eshte bere me i gjalle ta vazhdoje diskutimin mbi teorite e tija per gjoja "krijimin e kombit shqiptar nga turqet pe mongolie", mesa duket per mungese referencash edhe ky!

Faqja 6 prej 14 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendoni mbi akademik Rexhep Qosja?
    Nga kosovar nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1189
    Postimi i Fundit: 14-10-2009, 17:52
  2. Futbolli në Maqedoni
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 184
    Postimi i Fundit: 25-07-2006, 08:26
  3. Qeveria Shqiptare tallet me luftën dhe veteranët
    Nga Dito nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 04-01-2006, 10:57
  4. Refimet e adjutantit te Mbretit Zog
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 03:11
  5. A eshte Shqiperia shtet i pavarur?
    Nga Iceberg nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 20-07-2002, 05:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •