
Postuar mė parė nga
arsato1
Po ce o nuk thua tine, qe paskemi ketu ne forum edhe pe yve, qe akoma vazhdojne t'i besojne atyre gje-a-gjezave per ballin kombetar, qe thurreshin neper ato filmat e epokes se dulles!
Ne rradhe te pare, gjate luftes se II Boterore balli kombetar ishte nje grupim politiko ne opozite me ate, qe ne fakt ishte nje dege e partise komuniste serbe ne shqiperi (1941 - 1948), porse balli kombetar eshte krijuar qysh me 1936, si grupim politik ne opozite me mbreterine e Zogut!
Deri ne marreveshjen e Mukjes, me gjithe rezervat, qe kane patur ndaj njera - tjetres keto dy grupime politike, gjithesesi nuk kemi te bejme me ndonje konfrontim ushtarak midis tyre, madje dhe vet marreveshja e Mukjes ishte nje akt politik teper i dobishem per shqiptarizmen me marreveshjen, qe arriten te dyja palet per te:
1. bashkrenduar veprimet ushtarake kunder pushtuesit gjate kohes se luftes dhe
2. per te zgjidhur ceshtjen e pushtetit mbas mbarimit te luftes me vota te lira dhe demokratike!
Por, meqe keto vendime te marreveshjes se Mukjes binin ne kundershtim me interesat e eproreve serb te "dulles", atehere "dulla" e ndryshoi kursin 180 grade duke i shkelur te gjitha vendimet e konferences se Mukjes dhe duke i drejtuar te gjitha baterite tashme kunder ballit kombetar!
E ashtuquajtura "partia komuniste" e filloi luften civile ne kohen, kur Shqiperia ishte akoma e pushtuar dhe paradoksi me i madh eshte se ne kete kohe ajo ishte akoma ne minoritet, persa i perket raportit te forcave ne krahasim me shtrirjen dhe popullaritetin, qe kishte balli kombetar!
Insistimi i kryetarit te ballit kombetar, Mitat Frasheri, per te mos i'u kunderpergjigjur me te njejten monedhe te ashtuquajtures "partia komuniste", shkaktoi percarje ne rradhet e vet ballit kombetar!
Xhafer Deva, si komandant i ballit kombetar per qarkun e Tiranes, mbasi mori mosaprovimin nga kryesia e ballit kombetar, si dhe nga vet Mitat Frasheri, per te ndermare veprime ushtarake ndaj te ashtuquajtures "partia komuniste", dolli si fraksion me vehte dhe madje hyri ne aleance edhe me gjermanet per te goditur te ashtuquajturen "partia komuniste"!
Teoria e Mitat Frasherit ishte: "nese do te vrasim shqiptare, atehere me se do ta bejme Shqiperine? - me serbe,greke edhe bullgare?!
Me vone raporti i forcave te ketyre dy grupimeve politike ndryshoi ne favor te se ashtuquajtures "partia komuniste" dhe balli kombetar ishte ai, qe kaloi ne minoritet.
Balli kombetar kishte nje fat shume te madh, qe kishte per lider nje gjeni, si Mitat Frasheri, por ne te njejten kohe edhe fatin me te keq, qe kishte per lider nje filantrop te indinjuar po si Mitat Frasheri!
Pra, qe t'i nxjerrim koken muhabetit , dulla i yve dhe eproret e tij serb e fituan luften kunder shqiptarizmes fal filantropise se Mitat Frasherit, ndersa tine shiko se mos le pa pare edhe filmat vizatimor te epokes se dulles, se edhe ato jane goxha te mbushura me gje-agjeza, si ato, qe na ke zografisur aty siper!
Krijoni Kontakt