Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323

    Alphonse De Lamartine

    A de Lamartin

    Historia e ksaj poezie e ka zanafillėn mbas vdekjes sė nji zonje me tė cillėn Lamartin ishte lidhun fort sentimentalisht e nėn frymėzim tė saj kishte shkrue ma parė nji poezi tė famshme ‘’Le Lac’’ (Liqeni) shumė ma e njoftun se kjo e se pjesa tjetėr e veprės sė tij, e gjitha kjo vepėr tepėr subtile e artistike, e cilla pėrshkohet e tana nga nji linjė e pėrshpirtshme fetare, edukatė qė e mori nė zemėr sė pari nga e ama e ma vonė nga msuesit e tij.
    Lamartin ishte nji katolik fervent, le ti pėrdorim nganjihere fjalėt e hueja jo vetėm pėr konsum politik, dhe nėse e shkroi kte poezi, ’’Le desespoir’’ e shkroi nė moshė tė re, nė nji moment krize tė mbrendshme tepėr tė fortė, dhe sapo e pėrfundoi menjiherė deshi t‘a digjte, si i shkruen nji miku tė vet, por e mbajti si shenjė se sa shumė mund tė rrėshqase njeriu, sa i rrezikuem asht ai qė vehet nė sprovė,e qė rrebelohet e kėrkon tė sfidojė a kundershtojė Destinin, apo ma mirė thanė Kader-in.
    E botoi por duke i shtue, si kundėrpeshė e skuzė, nji tjetėr pjesė
    ’’La Providence a l’Homme’’, sado qe jo aq e fuqishme sa ‘’Le desespoir’’, dhe nė kte linje jan ma vonė ‘’Meditations’’, La Priere’’ dhe ‘’La Foi’’.
    Shpirtnat tė naltė, aq ma tepėr nė kuptimin fetar, mund tė kenė ndojherė edhe ramje te rrezikshme por nė se janė me tė vertetė tė naltė prej punės o devocjonit te tyne e edhe e kan pėrfitue Mėshiren e t’Madhit ZOT, ngrihen pėrsėri nalt.
    E gjithė vepra e Lamartinit, ktij aristokrati nga prejardhja e fisniku nga shpirti vet, ka tre kollona:
    besimi fetar me disa faza, suksesive dhe evolutive nė vite, deri nė nji masė tė tillė sa pas udhtimit nė Orjent pati nji influencė tė tillė nga Islami qė, megjithse nuk konfirmohet nga ndoj burim direkt tė jete ba musliman, deklaron nė nji rast se ’’…Islamizmi asht nji kristianizėm i purifikuem…’’ (Vigny,Journal d’un poete,anne 1838)
    Mbas udhtimit nė Orjent, nė veprėn e tij herė herė ndihet nji ndėrthurje e fatalizmit musliman (nėnshtrim vetėm ndaj vullnetit e dėshirės sė tė Madhit Zot! absolutisht) dhe mėshirės budiste( i njejti subjekt njerėz kafshė bimė ) si rrjedhojė e kontaktit qė pati me kte filosofi.
    natyra e pėrshkrueme nė mynyrė shumė tė bukur, sidomos vende tė fėmijris e rinisė duke e pasqyrue peizazhin te pasunuem her pas here simbas imagjinatės se tij
    ana sentimentale njerzore, ‘’un’’-i i tij, shprehės i vetvetes si pasqyrė ndjenjash intelektuale tė planit sentimental njerzor nė nji mynyrė subtile e tė fuqishme.
    Tė tre kto elementa ēfaqen jo vetem nė artin e tij poetik por edhe nė jetėn politike mbasi e zgjodhėn deputet pa dijen e tij, gja qė e mori vesh ndėrsa kthehej nga Orjenti.
    Fe, atdhe, familje!
    Devizė e njerzve tė mdhej qė edhe e pa deklarueme nė mynyrė explicite e formale, asht jeta e vepra e tyne.
    Zot-i, bota, njeriu!
    Vulė qė nė mynyr inkoshjente ēdo njeri, deri ke ma tė prapambetunit, e ka nė zemėr e sa e ndjen sė pari, nė se e kupton mbasandaj, e sidomos si pasojė vepron diēka tė njoftun si tė mirė, ban qė ai tė ngjisė ndoj shkallė nga ato ku ngjiten njerzit e mdhaj.
    Kjo poezi e fortė, me tone ma se tė errta por me vargje shumė te bukura sado qė fort tė hidhnueme, asht konsiderue nga disa si rrėshqitje e poetit, nga tjerė si e pa dėshirueme pėr lexim e komentim, e nė pėrgjithėsi si e lanė nė harresė, ka vlerėn pėr tė cillėn vetė poeti nuk e asgjesoi.

    A de Lamartin

    Le Desespoir

    Lorsque du Createur la parole feconde
    Dans une heure fatale eut enfante le monde
    Des germes du caos
    De son oeuvre imparfaite Il detourna sa Face
    Et, d'un pied dedaigneux le lanca dans l'espace
    Rentra dans son repos

    Dėshprimi

    At-here kur Zot-i fjalėn frymzoi
    Nė nji orė tė errėt pati fėmijėn botė
    Farėn e rrėmujės
    E hoqi shikimin nga vepra e Tij e pa arrirė
    E me nji shkelm e pėrbuzje e fluturoi n'hapsinė
    E gjeti qetsinė
    ''Hik'' tha Ai ''tė braktis nė mjerimin tand
    O shum e ulėt para meje pėr t'u urrejt o pėr t'u dasht
    Ti s'je gja''
    ''Rrotullohu simbas qefit nė shkretin e boshllėk
    E gjithmon larg prej meje fatalitetin paē pėr mik
    E fatkeqsin pėr mbret''
    Kshtu tha. E si skifteri qė lėshohet mbi tė tijin gjah
    Fatkeqsia n'kto fjal lshon nji t' fort urra
    Si rrėnkim tė pafund
    E pėrfshin universin nė mizorin shtėrngim
    Pėrqafon pėrgjithmonė me tėrbim pa mbarim
    Tė pėrjetshmin ushqim
    E keqja, qė at-here...,mbretroi perandorinė
    Prej at-here...me kafshė, me bimė, me tokėn e njerinė
    Nga vuejtja u pėrfshinė
    Dhe toka dhe qjelli dhe shpirti dhe shkambi
    Rrėnkon!Dhe zani natyrės sė tanė gjėmon
    Nė t'keqen e vet
    Ngreni pra shikimin nė globin qjellor
    Kėrkoni Zot-n e veprės, ngushllues natyror
    At t'madhin Lehtėsor
    Fatkqij! Mirsia e veprės Tij s'egziston
    Ju kėrkoni pėrkrahės? Universi pa vonue ju tregon
    Atė qė pėr jetė ju kastigon
    Me ēfar emėn me tė thirr o fatale Fuqi
    Qė tė thon Destin, paracaktim, natyr o fat i zi?
    Ligj i pa kuptim
    Tė lumtun a bllasfemues prej teje t'nėnshtruem
    Tė mposhtun a rrebela, t'friksum a t'dashunum
    Gjithmon...je gjithmon ti
    Fatkqij! Ashtu si ju kėrkoj dhe un shpėtim
    E shpirti e pi me etje e tėrbim
    Pijen helmuse dhuru nga Ai
    Atė qė na nxit hapat nė greminėn
    Ku festimet e lulet e presin viktimėn
    Qė i blatohet fatkeqsis
    Po tė paktėn rastėsisht le ta dhjetoje njerzinė
    Ose dora jote le t'bjerė mbi gjith njerzinė
    Me pesh tė barabartė?!
    Por jo!...se shekujt kan pa shpirtna madhorė
    Bukurinė gjeninė o virtute hyjnore
    Viktima t'Perėndis
    Si dikur kur hyjnitė kėrkojshin therrorė
    me tufa, t'pafajshmish qė t'ishin dėshmorė
    tė gjakut, nė tempuj mizorė
    O njiqind dema tė zgjedhun qė formojshin kasaphanėn
    Apo qengjin pa njoll apo pėllumbeshėn e bardhė
    Qė digjeshin n'alltar
    O Zot i plotfuqishėm, themeltar i ēdo gjaje
    Universi pėr ty egzistonte para se t'a baje
    O Zot nė gjithėsi
    Ti mundeshe po t'doje, pėr tanden dėshirė
    T'krijojshe pėr bijt tuj botėn ma tė mirė
    Nė pėrjetsi
    Pa harxhu aspak, mbi gjithė kte tokė
    Ti mundeshe tė derdhshe me duer plot
    Lumtuni
    Hapsina, pushteti, koha...gja s'tė kushton
    Ah...mendja po me hikėn pėr kte s'ke si dyshon
    Por jo Ti nuk ke dash
    Ēfar faji kemi ba me e meritue qenjen?
    I pa ndjeshmi hiē a ta ka kėrkue lemjen
    Apo e ka pranue?
    Mos jemi ne rastėsisht, nji vepėr kryekėcyemje?
    Apo o Zot i rrebt tė duhen ty pėrmbysje?
    Pėr tanden kėnaqsi?
    Ngjitu pra drejt qjellit temjan qė Ai don
    Pshertima, qarje, ankime, za qė rrėnkon
    Muzik hyjnore
    Thirrje gjaku, rrėnkime t'thella
    Ngjiti pra drejt qjellit, drejt kubeve t'errta
    T'pallatit t'nalt
    Tokė ngre zanin, qjej pėrgjigji, gremina
    vende t'errta ku mortja hedh viktima
    Nji pshertimė
    Qarje t'pėrjetshme t'dėnojn o natyrė
    Qė dhimbjen e plotsove nė ēdo kreatyr
    Me za qė rrėnkon
    Nga dita kur natyra prej hiēit formue
    T'rrėshqiti nga dora si vepėr pa mbarue
    Ē'tjetėr ke pa?
    Veē goditjen e t'keqes materjes t'u i ra
    E mishin vajtues, medet! prej ndjenjės t'u nda
    Xheloze e hiēit
    Uj edhe zjarr nė luft tė pa preme
    E koha qė i vyshk t'gjitha mbi gjithēka e ndeme
    Me duert me blozė
    Duke prit, ul nė prak, veprat Tuja pa kuptim
    Vdekjen mbytse qe kėrcnon, qysh te fmija qė sa lind
    Qenjen njerzore
    Virtutin qė bie nėn guximin e pa ftyr
    Mashtrimin e pa nder e padrejtsin e ndyt
    Lirin zhelamane
    Qė zotve toksor u blatohet n'sakrificė
    Dhe forcėn qė e vendos ajo kudo drejtsinė
    Nė mbretnin e pa fund
    Numuri pa Zot qė e fiton luftimin
    Nji Katon i lirė akoma qė e kėrkon mbarimin
    Pėrmbi besėn e Platonit
    Nji Brut qė duke vdek mbi virtutin qė don
    E dyshon nė t'fundit ēast ate qė adhuron
    E thotė ''Nji fjalė goje''
    Fati qė gjithmon u fitue veē nga nji krim
    Dhe mashtrimi ma i poshtėr i bam legjitim
    Lavdi e lyeme n'gjak
    Fmijt marrin pjesėn n'trashėgim tė prindve
    Dhe shekulli qė vdes i len thesn e mjerimeve
    Shekullit t'ri
    Eh, ēfar?Kaq vuejtje, kaq krime, kaq dėnime?
    Prap s'u ngopėn kto alltar me kaq shum sakrifikime?
    Kto faltore Perendie?
    Ky djell plak fatkeqsit e ksaj toke a i shikon?
    S'do ta lindi ai nji ditė, vetem nji, qė s'ndriēon?
    Ankthin e tė gjallve?
    Trashėgimtar tė vdekjes, o bartėsa tė mundimit
    Jo jo, mos shpresoni qė t'i vihet fre tėrbimit
    E keqja nuk flen
    Deri nė ēastin kufi kur vdekja krahėmadhe
    E pėrfshin pėrgjithmonė nė tė perjetshmen paqe
    Dhimbjen e pėrjetshme!

    Perkthim dhe koment
    E.Kaceli
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga i humburi : 23-10-2006 mė 21:28

  2. #2

    Pse ne gegnisht?

    I dashur perkthyes, per kete poet kam degjuar se pari shume, ka lexuar dhe perseri do vazhdoj te lexoj, por, pse ne gegnisht o burre i dheut, jam e bindur se ti di te shkruash shume mire ne norme letrare, e pra, dialektet le t'i leme per ne shtepi dhe per letersi autoriale e jo per komunikim publik.
    Arda

    Citim Postuar mė parė nga i humburi Lexo Postimin

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •