Muzika shqiptare eshte duke na bashkuar me se miri jo vetem gjithe ne shqiptareve por edhe sllavo-maqedonsat (shumica e kompozitoreve sllavo-maqedons jane duke komponuar muzike shqiptare).
Nga kenget qe pata rastin ti degjoj, mund ti vecoj:
Rona Nishliun me nje kenge jazz blues shume te bukur dhe interpretim fenomenal nga Rona, kenge te rralla keto ne muziken shqipe.
Ledina Celo - por nuk e di pse zeri i saj nuk me pelqen dhe aq kur eshte kengetare qe kendon edhe opera (nese nuk jam gabim).
Ermali - nje kenge shume te bukur nga Ilir Berani dhe interpretim shume i mire me zemer i Ermalit.
Berkani - kenge shume e bukur nga sllavo-maqedonsi Ocko dhe interpretim i mire i shkupjanit (nese nuk jam gabim).
Orinda Huta - nje kenge e bukur si duket nga Flori (hitmejkeri), kryesisht elektronike, dhe interpretim i mire i Orindes
Ermiona - kenge e bukur elektronike
Rovena me Produkt 28 - kenge e bukur hip-hop me pop, dhe interpretim i mire i cunave dhe Rovenes (si gjithmone)
Gresa - kenge e bukur dhe interpretim i mire i Greses (sidomos refrenin e kishte nxjerre mire), por ne fillim te kenges me cuditi nje ritem i lindjes se aferme dhe tarabukat, a nuk vjen Gresa nga nje familje muzikantesh strikt te muzikes shqiptare? Sidoqofte, shume kenge e bukur.
NRG Band - kenge e lezetshme dhe simpatike si gjithmone nga keta cunat e prishtines, interpretim fenomenal si zakonisht dhe teksti shume i lezetshem:
Luja Bab Luja, me ato foret tuja
ta pashe sherrin krejt m'bone prralle
Luja Bab Luja, se ai qe bjen ne dore tuja
ka mi ra pishman qe o gjalle
![]()
Na jane bere shume festivale te bukura te muzikes shqiptare tani, Festi i RTSH-se, Kenga Magjike, Mikrofoni i Arte, Top-Festi, Polifesti, Celesi Muzikor, Notafesti, Akordet e Kosoves, etj. por me i miri e me profesionali deri tani eshte Top-Festi dhe une mendoj qe Top-Festi duhet te filloj te fus edhe muziken popullore ne te bashke me zhanret moderne.
Krijoni Kontakt