Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Sa kushton shtėpia ime me kredi?

    Specialistėt e bankave, thonė se ėshtė e udhės, qė kredia tė merret nė atė monedhė nė tė cilėn individi merr pagėn

    (Marre nga Shekulli)

    Kredia pėr shtėpi, gjithnjė e mė tepėr po kthehet nė njė nga zėrat kryesorė tė portofolit tė kredisė sė 18 bankave tė sistemit shqiptar bankar; dhe shumė njerėz, kur e marrin kredinė ndihen mirė, por paniku ngelet nė mundėsitė e shlyerjes sė kėsaj kredie, kėstit mujor tė saj. Specialistėt bėjnė me dije se sa mė i gjatė tė jetė afati i shlyerjes, aq mė e shtrenjtė ėshtė kredia. Pra, kredia duhet menduar nga tė gjithė, qė tė kthehet nė kohėn mė tė vogėl tė mundshme.

    Por, le tė pėrmendim edhe njė fakt tjetėr nga realiteti i marrjes sė njė kredie. Nėse dikush merr njė kredi prej 2 milionė lekėsh pėr 10 vjet, shuma qė ai duhet t’ia kthejė mbrapsht bankės, dyfishohet nė 4 milionė lekė. Ky panik, qė prek njė pjesė jo tė vogėl tė kredimarrėsve, tė shtyn pėr krijimin e njė tabloje tė kėsteve mujore tė pjesės mė tė madhe tė bankave tė nivelit tė dytė nė Shqipėri. Kėshtu, nėse merr njė kredi nė njė nga bankat e nivelit tė dytė, nė vlerėn e 30 mijė eurove dhe me njė afat maturimi, pra afat i gjatė, brenda tė cilit kredimarrėsi do tė shlyejė kredinė e marrė te banka, deri nė 10 vjet, atėherė kėsti mujor qė duhet tė paguani varion nga 320 deri nė 413 euro nė muaj.

    Gjithsesi, nuk duhet tė gjykohet kredia nga vlera e kėstit, cili ėshtė mė i ulėti e cili ėshtė mė i larti. Kredia pėr shtėpi po kthehet nė njė nga pjesėt kryesore tė kredisė pėr individėt dhe bankat dhe, duke e parė nė kėtė kėndvėshtrim, pėrpiqen qė gjithnjė e mė tepėr tė krijojnė lehtėsira me qėllim pėrballjen e konkurrencės bankare. Prej kėsaj rrjedh fakti qė kėsti i shlyerjes sė kredisė, nė qoftė se ėshtė i favorshėm apo jo, varet edhe nga kushtet e kredisė.

    Banka tė ndryshme kanė kushte tė ndryshme. Pėr shembull: ka ndryshime nė shpėrndarjen e pagesės sė shlyerjes sė principalit dhe interesit nė periudha tė ndryshme; ka banka qė interesin e kredisė e shlyejnė me kėste tė barabarta, gjatė kohės sė maturimit tė kredisė. Ndėrkohė qė, ka banka qė, bashkė me principalin kėrkojnė shlyerjen e interesit tė kredisė mė tepėr nė fillim dhe pjesėn tjetėr nė vazhdim tė periudhės; pra, gjithēka varet nga politika e bankės, pėr produktet apo shėrbimet e saj bankare.

    Njė tjetėr faktor, qė ndikon nė zgjedhjen e bankės ku mund tė marrėsh kredi pėr shtėpi, ėshtė ndryshimi i normave-bazė tė interesit dhe mbivlerėsimi apo nėnvlerėsimi i valutave tė huaja.

    Nė euro, dollarė apo lekė?

    Specialistėt e bankave, thonė se ėshtė e udhės qė kredia tė merret nė atė monedhė, nė tė cilėn individi merr edhe tė ardhurat. Kėshtu, nė rast se rroga ėshtė nė lekė, edhe kredia duhet tė merret nė lekė, pėr arsyen e thjeshtė, pėr tė eliminuar riskun nga kursi i kėmbimit. Megjithatė, duket se shqiptarėt nuk e kanė ndjekur kėtė rregull. Ata kanė preferuar qė kredinė ta marrin mė shumė nė valutė. Sipas tė dhėnave nga Banka e Shqipėrisė, gjatė muajve tė parė tė kėtij viti, vetėm 30 pėr qind e kredisė sė re ėshtė akorduar nė lekė, kurse pjesa tjetėr nė monedhė tė huaj. Kjo ėshtė ndikuar mė shumė nga normat e larta tė interesit, qė vazhdojnė tė kenė monedhat vendėse.

    Bankat shpeshherė u rekomandojnė klientėve ta marrin kredinė nė lekė, megjithatė, siē tregojnė shifrat, besimi nė monedhėn vendėse vazhdon tė mbetet i ulėt. Kohėt e fundit, mbivlerėsimi apo rritja e euros dhe dollarit, kanė ēuar nė njė rritje tė kostos sė kredisė sė marrė nga individėt. Kjo ndodh pasi individėt, pėr tė paguar kėstin e kredisė, duhet qė pagėn e tyre mujore nė lekė ta konvertojnė nė euro, qė do tė thotė tė paguash mė shumė lekė pėr njė euro, krahasuar me mė parė.

  2. #2
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Marre nga Shekulli

    Bankat dyfishojnė kredinė nė lekė pėr biznesin

    Kredia e dhėnė pėr biznesin ka ndryshuar monedhė. Bankat kanė preferuar qė gjatė 9 muajve tė parė tė kėtij viti, tė japin mė shumė kredi nė lekė. Edhe nga ana e bizneseve, kredia nė monedhėn vendėse ka qenė mė e preferuar, pasi leku vazhdon qė tė mbiēmohet kundrejt dollarit dhe euros. Bizneset kanė marrė nė monedhėn vendėse pėr pjesėn e parė tė vitit, 2 herė mė shumė kredi se njė vit mė parė.

    Njė situatė e tillė ėshtė e pranishme nė tregun valutor vendės, prej disa vitesh. Kredia nė valutė, edhe nga biznesi preferohet pėr vetė koston e saj tė lirė, normėn e interesit. Por, kohėt e fundit, vihet re se kemi njė ngushtim tė interesave midis valutave kryesore dhe lekut. Kjo, pėr shkak tė diferencave gjithnjė e nė ulje tė normave bazė tė interesit. Monedha amerikane tashmė ndodhet nė diferenca tė vogla pėrsa i pėrket interesave tė kredive dhe tė depozitave me lekun. Nėse njė kredimarrės nė kėtė monedhė do tė kishte tė ardhurat e tij nė lekė, atėherė referuar edhe kursit tė kėmbimit, diferencat do tė ishin minimale.

    Ndėrsa euro vazhdon qė tė ketė njė interes tė favorshėm, nėse e krahasojmė me monedhėn vendėse lek, pėr depozitat. Raporti i kredisė nė lekė ndaj kredisė totale arriti nė 29 pėr qind nė muajin korrik tė kėtij viti. Pėrdorimi nė mėnyrė masive i monedhės vendėse, pėr kreditimin e ekonomisė, vjen natyrshėm nė kushtet kur raporti i lekut ndaj valutave nė depozita ėshtė nė nivele tė larta. Njėkohėsisht, rritja e peshės sė kredisė nė lekė, bėn qė edhe politikat e ndjekura nga ana e autoritetit qendror monetar, tė kenė njė shpejtėsi mė tė madhe, si edhe njė efektivitet mė tė lartė.

Tema tė Ngjashme

  1. Arkivi i gazetės elektronike sportive: "FUTBOLLI"
    Nga no name nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 3100
    Postimi i Fundit: 06-09-2007, 05:28
  2. Vend i lirė pune: Shtėpia e Bardhė nė kėrkim tė njė "cari tė luftės"
    Nga Zemrushja nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-05-2007, 19:31
  3. Shtėpia e Nėnė Terezės do tė zhvendoset nė Shkup
    Nga unforgiven II nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-01-2007, 14:00
  4. Zjarri aksidental, digjet shtepia e aktoreve Fatos e Natasha Seli
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2005, 21:15
  5. Shtėpia e ēuditshme
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-08-2004, 11:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •