Shume Te Bulura Fotot !!
Ajo E Brezovices Dhe Vraces Me Pelqyen Shume ..
Pershendetje![]()
Shume Te Bulura Fotot !!
Ajo E Brezovices Dhe Vraces Me Pelqyen Shume ..
Pershendetje![]()
[QUOTE=DYDRINAS]I njohur gjithashtu është edhe qeni i Sharrit. Bëhet fjalë për një rracë qeni rreth 80 kg i rëndë, i cili është i njohur për trimëri dhe për besnikëri.
Qeni Ilir i Sharrit
Desha te te jap ca sqarime ketu ne lidhje me ket "qenin e sharit" siq e quan ti .perndryshe ky qen ka emrin Deltari ilir e qe eshte i regjistruar dhe i njohur ne ministrin e bujqesis si rac autoktone ka Federaten qe miret me ruajtjen shumimin dhe kultivimin e kesaj race pra Federaten Kinologjike te Kosoves me seli ne Peje dhe me deget , klubet e shoqatat qe miren me ritjen e kultivimin e kesaj race ne te gjitha qytetet e kosoves.
deltari ilir nuk peshon gjer ne 80 kg por nga 40-60kg meshkujt e femrat nga 30-50kg
Naltesia e qenve veriron nga 67-75cm meshkujt ndersa femrat nga 62-70cm pra ky eshte standardi Deltarit ilir.
Poashtu jan disa lloje ngjyrash qe e karakterizojn Deltarin ilir si Vidra(tiger)30%ngjyra e Hirit me te gjitha varietetet 20% ngjyra e Verdh me turi te zi 20%,ngjyra e bardh 20% dhe "Kontra maska" me 10%.
Kto ishin disa te dhena per racen autoktone Deltarin Ilir nese deshironi te dini me gjer ne lidhje me ket rac dhe aktivitetet e federates ather futuni tek linku www.FKK- deltariilir.com
Ndryshuar për herë të fundit nga bela70 : 16-03-2007 më 20:14
Duajeni njëri tjetrin.
Ja disa Deltar Ilir
Duajeni njëri tjetrin.
Ja dhe Brezovica pjes e ketyre bjeshkve
Duajeni njëri tjetrin.
Ja dhe Brezovica pjes e ketyre bjeshkeve
Duajeni njëri tjetrin.
Brezovica-qender e skijimit
Duajeni njëri tjetrin.
wow wow shum foto te bukura![]()
#VamosArgentina
Mali Sharr-destinacion turistik i pashfrytëzuar
-Doni që ta pushoni zemrën,ta çlironi shpirtin dhe të shiqoni bukuri-bukuri që ka falë natyraugina të gjelbërta,lumej të ftohtë bjeshkë,pejsazhe magjepse,liqene ,shkëmbinj të tmershëm,ujvara,pyje thuajse të pashkelura,fryte mali,kafshë të egra që si ke parë askund (nuk jemi në përalla),këto të gjitha do ti shijoni në Malin Sharr.
Shumica e njerëzve thonë se e kanë vizituar Sharrin nëse kanë qenë në Kodrën e Diellit!jo,ajo është një pikë uji në oqeanin e quajtur “Mali Sharr”.
Kodra e diellit është e bukur por bukurinë e vërttetë të Sharrit mund ta njoftojsh nëse viziton:
Liqenet e Sharrit (39 janë në numër dhe paraqesin margaritar mbi margaritarët në nivelin global) më të njohurit janë:
• Liqeni i Bogovinës me sipërfaqe 66880 metra katrorë
• Liqeni i zi -33520 metra katrorë
• Liqeni i bardhë 18000metra katrorë
• Xholi i madh (Liqeni i Karanikollës) 26240 metra katrorë etj.
Majet e Sharrit:
• Lubeteni 2528m
• Vraca 2582 m
• Kobilica 2528 m
• Tuçani i madh- Titov vrv-2747 m
• Bristaveci 2675 m
• Maja e zezë 2585m
• Tuçani i vogël 2702 m etj.
Ujvaret e Sharrit:
• Leshnicë e epërme
• Skakallë
• Krivoshi
• Vaskat-Leshnicë etj
Leshnica (parajsë e vërtetë)
Një panoramë mahnitëse e fshehur nga sytë e njerëzve ,e ngritur në mes majave të larta dhe një pylli të dendur me dy lumej që i japin një pamje jashtzakonisht të bukur.
Drunjtë e ahut dhe bredhit krijojnë një fllad që edhe në ditët më të nxehta të verës e lehtëson shpirtin , udhëton në një tatpjetëz në drejtimin e burimeve të Shkumbës dhe përnjëherë para nesh çfaqet një panoramë që smund ta gjejsh dikund tjetër,një kanjon mahnitës i zbukuruar me shkëmbinj gëlqeror në të dy anët,aty duket se po në atë vend buron lumi, dhe vazhdon edhe një çast dhe mbretron një heshtje e çuditshme dhe para nesh çfaqet një luginë dhe një ujvarë fantastike si në “Lëndinën e qelqtë”,të duket vetja si në përalla-parajsë e vërtetë.
Shëtitja në thellësinë e Sharrit nuk është një shëtitje e rëndomtë ajo është një ritual,ritual që të pastron nga ankthi ,zhurma ,tymi dhe jeta në kronometër,ritual që mund ta ndajshë vetëm me njerëzit më të dashur që i keni.
Lumi shpellat,ujvaret,shkëmbinjtë,lulet,drunjtë,peshqit ,dhitë e egra paraqesin një natyrë fascinante,në moment e egër e pastaj dehesh nga butësia e saj,lumi i ftohtë si akull gjarpëron dhe fsheh në vete troftën më të shijshme në planetin tokë.
Aty e shef se natyra i ka ruajtur me përkushtimin më të madh:burimoren,pasurinë dhe llojllojshmërinë dhe autoktonitetin.
Akoma natyra e Sharrit është ashtu siç e ka falë zoti,akoma mund të humbish(bredhish) nëpër pyjet e pafundme,të ngjitesh nëpër majat (akoma të paprekura nga dora e njeriut),të notosh nëpër liqenet e akullta të Sharrit.
-Sot është mëse aktuale nevoja për jetë në:ajër të pastër,në ujë të kulluar,në hapsira të padegraduara aty ku zhurmë e vetme është gurgullima e ujit, cicërima e zogjve dhe shushurima e erës..
-Mali Sharr për qytetarët ofron “terapi” nga sëmundjet urbane,ndotje zhurmë trafiku strese dhe brenga që i mbart me vete jeta në qytet.
… e çuditshme dhe aq shumë tërheqëse është fuqia tërheqëse e Malit Sharr,këtë fuqi mund ta kuptojë dhe ta dijë vetëm ai që e shef dhe e përjeton atë.
-Sharri eshtë një dhuratë e pazavendsueshme që ia fali natyra këtij regjioni,por ne akoma vet nuk ia dijmë vlerën!!!
Nexhmedin Haliti
Kryetar i shoqatës ekologjike
Eko-Natyra
Tetovë
www.ekonatyra.org
e-mail.ekonatyra@yahoo.com
Fotot jane vertete te mrekuellueshme! Diku kam lexuar qe Qeni i Sharrit, i eshte dhuruar Aleksandrit te Madh nga Iliret dhe eshte ndeshur ne arene me luanet e elefantet.
Jam shume i interesuar per te gjetur nje qen te tille. Do te preferoja te gjeja nje cift kelyshesh - ne menyre qe te ruaj dhe mbareshtoj racen e paster shqiptare te ketij qeni dhe te kem mundesi ti stervis personalisht. Ju lutem, nqs dispononi te dhena se ku mund te gjej kete qen, te me shkruani ne privat!
Faleminderit!
Aulon HARIZAJ
Vlore
ja disa foto nga bjeshket e Malit Sharr ( pjesa e Tetoves)
p.s disa foto nuk jan aq me kualtitet te mire pasi jane nga celulari
![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga KUSi : 30-05-2008 më 13:49
” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”
Krijoni Kontakt