Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Rama vendorëve: Injoroni Olldashin për regjistrin e përkohshëm zgjedhor

    Rama: Kryetarët e bashkive dhe komunave të PS të mos bashkëpunojnë me Ministrinë e Brendshme për regjistrin e përkohshëm

    Rama-vendorëve të PS: Injoroni Olldashin për regjistrin e përkohshëm

    Kreu i PS i kërkoi të gjithë të zgjedhurve të saj vendorë, që të mos bashkëpunojnë me Ministrinë e Brendshme për regjistrin e përkohshëm

    D. Ndrenika

    TIRANË- Partia Socialiste i kërkoi të gjithë të zgjedhurve të saj vendorë, që të mos bashkëpunojnë me Ministrinë e Brendshme për regjistrin e përkohshëm. Në takimin e së mërkurës në mesditë me kryetarët e bashkive dhe të komunave të PS-së (atyre u është shpërndarë një pyetësor ku kërkohet të vilet mendimi për organizimin për fitoren e zgjedhjeve të ardhme vendore), Edi Rama, kryetar i kësaj partie ka thënë që të mos ketë bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, sepse, sipas tij, nuk ka asnjë mundësi për të hyrë në zgjedhje me regjistrin e përkohshëm. "Unë u ftoj të gjithëve ju, të zgjedhurve vendorë të PS-së, kryetarë bashkish, njësish bashkiake, apo komunash, që ta injoroni plotësisht udhëzimin numër 807 të ministrit të brendshëm për azhornimin e regjistrit të përkohshëm. Asnjë bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme për të mbajtur në këmbë një infrastrukturë zgjedhore që shtrembëron vullnetin e shqiptarëve të shprehur me votë", - tha Rama. Ai shtoi se kryeministri Sali Berisha, të cilin e quajti "kryeplaku i pakicës", nuk i ka mbajtur premtimet për reformë zgjedhore me standarde demokratike. "Kryeplaku i pakicës, Sali Berisha, premtoi reformë zgjedhore të parametrave evropianë me t’u ulur në karrige, si dhe karta identiteti të zgjedhësve në zgjedhjet më të para. E keni parë se çfarë vullneti ka shprehur deri tani qeveria e tij për reformën zgjedhore. E keni parë se me sa muaj vonesë filloi puna për reformën zgjedhore. Po e shihni që në vend të kartës së identitetit, të cilën ne nuk e kërkojmë për zgjedhjet vendore, pasi jemi të vetëdijshëm se ai ishte një premtim tërësisht në hava si të gjithë premtimet e Sali Berishës. Sali Berisha pra, po na ofron regjistrin e përkohshëm. Regjistri i përkohshëm, që do të thotë as më shumë e as më pak, por që me dhjetëra e mijëra shqiptarë të votojnë dy herë, domethënë një herë si qytetarë të Evropës dhe një herë si fise të Afrikës", -tha Rama. Ai ka saktësuar mandej të gjithë atë paraqitje publike, që sipas tij, nuk ka lidhje me bojkotin, por me mospajtimin ndaj atyre që i quajti “paudhësi”. “Partia Socialiste dhe opozita, as nuk ka bojkotuar dhe as nuk bojkoton asgjë, ne thjesht nuk jemi bërë, nuk bëhemi dhe nuk do të bëhemi pjesë në asnjë paudhësi. Dhe në asnjë proces që qelbet nga era e politikës së vjetër. Dhe atyre që na thonë, qoftë në shqip apo në gjuhë të huaj, se regjistrin e përkohshëm e paskemi pasur edhe ne, unë ju them si kryetar i PSSH-së, se kjo nuk më intereson fare. Për më tepër, kur kam parasysh se regjistri i përkohshëm ka qenë një kërkesë e opozitës së deridjeshme dhe është pranuar nga maxhoranca e deridjeshme si kërkesë e opozitës. Sot opozita jemi ne, dhe ne nuk kemi ardhur këtu për të vazhduar historitë e vjetra dhe për të zgjatur litarët e politikës së vjetër. Ne nuk kemi ardhur këtu që të bëjmë sikur integrohemi në Evropë me letra dhe me fakte të vazhdojmë të vuajmë procese zgjedhore që janë turpe dhe kosto në kurriz të fëmijëve tanë”, -ka deklaruar Rama. “Standardet afrikane ne nuk i pranojmë dhe me standarde afrikane Sali Berisha nuk mund të bëjë më zgjedhje në Shqipëri”, -ka thënë Rama

    Duke dashur të rikujtojë rolin e PS-së, që ka dëgjuar dhe respektuar ngahera ish-opozitën, sot në pushtet, Rama ka theksuar se dëshironte “që të gjithë ta harrojnë çfarë është bërë përpara 3 korrikut për sa i takon proceseve zgjedhorë dhe për sa i takon përgjegjësive”, sepse sipas tij, “ato përgjegjësi ne i kemi marrë dhe sot jemi në opozitë”. “Askush të mos vijë të na tregojë se çfarë kemi bërë ne. Ne kemi bërë maksimumin për të respektuar opozitën e deridjeshme ndërkohë që sot gjendemi nën goditje permamente. Dhe mos të harrojë askush që ne jemi këtu një realitet i ri. Sot, përveç Partisë Socialiste të Shqipërisë ka edhe një forcë tjetër socialiste, e cila nuk ka qenë më parë pjesë e procesit. Ka edhe një forcë tjetër të përbërë nga partitë tona aleate dhe të gjithë bashkë përbejmë një realitet të ri me ambicie të reja. Jemi këtu për t’i shprehur këto ambicie në emër të standardeve evropiane. Standardet afrikane ne nuk i pranojmë dhe me standarde afrikane Sali Berisha nuk mund të bëjë më zgjedhje në Shqipëri”, -ka thënë Rama dhe i ka kërkuar kryeministrit të mbajë premtimet e tij sepse edhe opozita është e angazhuar të mbajë të sajat.

    Shekulli

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22
    Qeveria ndryshon ligjin “Për gjendjen civile”, krijohen dy regjistra themeltarë; një i vendbanimit dhe tjetri i vendqëndrimit

    Listat, qeveria kthen regjistrat e përkohshëm në regjistra themeltarë

    Në regjistrin e vendqëndrimit do të futen shtetasit që kanë më shumë se 45 ditë dhe më pak se një vit një njësinë vendore

    N.Perndoj

    TIRANË- Pranë zyrave të gjendjes civile do të ketë dy regjistra themeltarë, me propozim të Ministrisë së Brendshme. Këshilli i Ministrave ka miratuar dje projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8 950, datë 10.10.2002, “Për gjendjen civile”, të ndryshuar. Në projektligj është saktësuar se pranë zyrave të gjendjes civile do të ketë dy regjistra themeltarë; ai i vendbanimit dhe vendqëndrimit. Sipas projektligjit, me vendbanim kuptohet njësia e qeverisjes vendore, ku shtetasi ka banesën e vet, për një periudhë më të gjatë se një vit, ndërsa vendqëndrim do të quhet njësia e qeverisjes vendore, ku shtetasi ka banesën e vet, për një periudhë më shumë se 45 ditë dhe më pak se një vit. Shtetasit që qëndrojnë në një njësi vendore për më shumë se 45 ditë dhe më pak se një vit, janë të detyruar të deklarojnë pranë zyrës së gjendjes civile vendqëndrimin e tyre. Deklarimi regjistrohet në zyrën e gjendjes civile të vendqëndrimit. Zyra e gjendjes civile të vendqëndrimit të shtetasit njofton zyrën e gjendjes civile të vendbanimit, e cila bën shënimin përkatës. Sipas projektligjit, shtetasi duhet të deklarojë vendqëndrimin jo më vonë se 45 ditë nga ardhja në vendqëndrimin e tij. Në këtë mënyrë, në zyrën e gjendjes civile do të kemi dy regjistra, që janë parashikuar edhe në projektligj, regjistri themeltar i gjendjes civile, me vendbanim dhe regjistri themeltar i gjendjes civile, me vendqëndrim. Për krijimin e regjistrave themeltarë të gjendjes civile, me vendqëndrim, përdoren të dhënat e përditësuara që përmbajnë regjistrat e përkohshëm të shtetasve, të krijuara në zbatim të ligjit nr. 9 296, datë 21.10.2004, “Për verifikimin, identifikimin e shtetasve nga njësitë e qeverisjes vendore”, dhe të ligjit nr. 9 087, datë 19.06.2003, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

    Debatet
    Pikërisht për regjistrin e përkohshëm të zgjedhësve, nga i cili, sipas projektit të mësipërm të qeverisë do të merren të dhënat për regjistrin themeltar me vendqëndrim, opozita dhe mazhoranca nuk po gjejnë kompromisin, i cili do të zhbllokonte reformën zgjedhore. Opozita e ka vënë si kusht mospërdorimin e regjistrit të përkohshëm, duke arsyetuar se ai përbën bazë për manipulime, pasi zgjedhësit mund të votojnë më shumë se njëherë; në zonën ku kanë gjendjen civile të qytetit të origjinës dhe aty ku banojnë aktualisht. Por qeveria mendon se mospërdorimi i regjistrave të përkohshëm sjell përjashtimin e zgjedhësve nga votimi. Shumica ka deklaruar se edhe këto zgjedhje regjistrat e përkohshëm duhet të përdoren dhe vetëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ai mund të dalë jashtë përdorimit. Me këtë ketë projekt duket se qeveria ka përdorur një mënyrë tjetër që të çon po aty: në përdorimin e listave të përkohshme të zgjedhësve.

    Shekulli

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    edvin rama haptazi po kerkon shkaterrimin e shtetit.
    ky eshte kulmi.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    G55


    --

    Data: 19/08/2006, ora

    Rama çon bashkiakët e PS-së drejt burgut
    Haxhi Qamili i Partisë Socialiste lëshon urdhrin për të gjithë kryebashkiakët socialistë që të shkelin ligjin për interesin e tij personal, qoftë edhe duke rrezikuar burgun


    Rama çon bashkiakët e PS-së drejt burgut



    Haxhi Qamili i Partisë Socialiste lëshon urdhrin për të gjithë kryebashkiakët socialistë që të shkelin ligjin për interesin e tij personal, qoftë edhe duke rrezikuar burgun. Rama s’ka lejuar polemika, por pas mbledhjes, disa prej kryebashkiakëve socialistë thanë se do të zbatojnë vetëm “Kodin Zgjedhor” në procesin elektoral, dhe jo urdhrat e kryepartiakut. Kryengritja e pushtetarëve vendorë rrezikon një proces të madh penal që i çon të zgjedhurit e popullit drejt dyerve të qelive, por fati i socialistëve të rangut të dytë nuk e shqetëson aspak bolshevikun që i përjeton zgjedhjet si një dështim të sigurtë



    E paralajmëruar si një mbledhje ku do të silleshin të dhënat për persekutimin që, sipas së majtës, po u bëhet militantëve të tyre që po hiqen nga administrata, dje, në takimin me dyer të mbyllura, Rama ka drejtuar një mbledhje “solo”, ku pa pranuar asnjë debat ka dhënë urdhër të prerë që të mos njihen ligjet e të bllokohet sa është mundësia të gjitha përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme vendore. “Të mos njihen ligjet e ministrit Olldashi” ka lëshuar Rama urdhrin, pa u dhënë mundësi kryebashkiakëve të mbrohen e të shpjegohen se zbatimi i direktivës së partisë po i çonte ata drejt burgut. Edi Rama nuk ka lejuar debat, përkundrazi ka zgjeruar skandalin, kur ka vendosur të postojë edhe në zyrat e kancelarive perëndimore, që kanë lexuar qartë refuzimin e lidershipit socialist për t’u ulur në tryezë bisedimesh.

    Por divergjencat dhe mospërputhja e mendimeve janë bërë të dukshme, vetëm pas takimit ku, me kujdes të veçantë, përfaqësuesit socialistë të pushtetit vendor theksuan disa herë njohjen e “Kodit Zgjedhor” aktual, në fakt, pasi ai i riu është ende në mendjet e majtistëve udhëheqës. As më shumë e as më pak, këtë i ka kërkuar shumica, si Ramës, si mbështetësve të tij në krye të partive të majta, që zgjedhjet të kenë për bazë vetëm “Kodin Zgjedhor” që është në fuqi, të operohet në bazë të tij, si dhe urdhëresave që rrjedhin nga zbatimi i “Kodit”. Për asnjë moment, delegatët e majtë të pushtetit vendor nuk i kanë bërë qejfin kryetarit, për të deklaruar braktisjen dhe mosnjohjen e procesit.

    Organizimi i mbledhjes/Në moton e re, të shpallur dy ditë më parë, sipas së cilës “qeveria nuk ka asnjë përgjegjësi për organizimin dhe mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore”, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, mblodhi dje në një takim me dyer të mbyllura, kryetarët socialistë të bashkive në vend, që janë edhe anëtarët e mbetur të së ashtuquajturës Shoqatë e Kryebashkiakeve të Shqipërisë, lider i së cilës, që në gjenezë, është vetëshpallur kryesocialisti, përfaqësues të Partisë Socialiste, në një përpjekje për t’i dhënë formë institucionale strategjisë destruktive të sabotimit të procesit të përgatitjes së listave të zgjedhësve. Në përfundim të saj, nënkryetari i Shoqatës së Kryebashkiakëve të Majtë, njëherazi kryetar i Bashkisë së Kuçovës, Artur Kurti, lexoi një letër që iu dërgua dje ministrit të Brendshëm, Sokol Olldashi, kryeministrit Berisha dhe ndërkombëtarëve, të firmosur nga gjithë të pranishmit, në bazë të së cilës sanksionohej se ministria nuk ka asnjë kompetencë për hartimin e listave të zgjedhësve dhe për pasojë, ata “nuk do t'i binden urdhrit të ministrit të Brendshëm për përgatitjen e listave të zgjedhësve”. “Procesi i hartimit të listave zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme vendore është tërësisht i bllokuar, sepse “Kodi Zgjedhor” në fuqi, nuk autorizon përdorimin e regjistrit të përkohshëm për zgjedhjet vendore”, vijoi më tej Kurti. Duke cituar nenin 52 të “Kodit”, ai tha se autoriteti ligjor për përgatitjen e këtyre listave është kryetari i bashkisë ose komunës. “Nga ana tjetër, ligji, në disa nene të tij, kërkon që për këtë proces, Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit të nxjerrë akte nënligjore në zbatim. Aktet nënligjore të lëshuara nga ana Juaj, zoti Ministër, nuk janë të mbështetura, as formalisht e as substancialisht në “Kodin Zgjedhor”. Ligji vetë ka karakter formal, prandaj çdo përcaktim i dispozitave të tij, është i detyrueshëm për t’u zbatuar. E vetmja rrugë ligjore që Ju mundëson Ju të na udhëzoni në mënyrë të ligjshme, është ndryshimi i vetë ligjit, pra i “Kodit Zgjedhor”, tha ai. Sipas Kurtit, “ligji vetë ka karakter formal, prandaj, çdo përcaktim i dispozitave të tij është i detyrueshëm për t'u zbatuar dhe çdo vonesë me diskutime apo me kërkesa për zbatim udhëzimesh të paligjshme për përdorimin e regjistrit të përkohshëm, është në dëm të këtyre shtetasve dhe të drejtës së tyre për të votuar, si dhe në dëm të procesit zgjedhor në tërësi. Vetëm në kushtet e përcaktuara nga ligji, ne jemi të gatshëm të fillojmë bashkëpunimin, ndërkohë që do të bashkëpunojmë gjithmonë në funksion të zbatimit të ligjit dhe “Kodit Zgjedhor”, që është ligji organik. Çdo udhëzim që shkon për shtat në këtë bashkëpunim, ne do ta zbatojmë, ndërkohë që nuk njohim ligjin e parlamentit për shërbimin e gjendjes civile”, deklaroi më tej kryebashkiaku i Kuçovës. Thelbi i kësaj deklarate ishte mosnjohja e autoritetit të Ministrisë së Brendshme për të organizuar zgjedhjet. “Ju nuk jeni Ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit”, thuhet në letër, duke treguar edhe njëherë mungesën e seriozitetit nga ana e lidershipit socialist, për të çuar deri në fund, qoftë edhe një nismë, gjithsesi të pabazuar, që prej fillimit.

    Re.Po.

    --

    Data: 19/08/2006, ora

    Analiza/“Kodi Zgjedhor” dhe loja me dy porta e socialistëve



    Analiza/“Kodi Zgjedhor” dhe loja me dy porta e socialistëve



    Nëse zoti Kurti dhe të tjerët do të kishte patur me vete të drejtën e Zotit, lidhur me një drejtë të tillë të mohuar, për këtë do të ishin shprehur herët a vonë edhe institucionet ndërkombëtare që, përkundrazi, janë treguara mjaft të ashpra ndaj një opozite, në vend të uljes në tryezën e diskutimeve për të dhënë alternativa të qarta zhvillimi, duke ndihmuar në këtë mënyrë procesin delikat të integrimit në strukturat euroatlantike. Nuk dihet cilat janë njohuritë e sakta juridike të kolegut dhe mikut të ngushtë të Ramës, megjithatë, edhe nga njeriu me njohuritë më minimale në fushën e jurisprudencës, dihet se përzgjedhja e neneve të caktuara të “Kodit aktual Zgjedhor” për të impresionuar opinionin publik, në ato pak momente, në televizion dhe të në njëjtën kohë, eklipsimi i neneve të tjera përbri atyre që nuk shkojnë në të njëjtën linjë me qëndrimin politik që është planifikuar që të komunikohet, apo akoma me keq, që nulifikon çfarëdolloj alibie pro rebelimit ndaj adminstratës qendrore që ka për detyrë, ashtu si në kohën e zotit Blushi, një vit e ca më parë, të organizojë dhe mbikqyrë procesin e përgatitjes së zgjedhjeve lokale ose të përgjitshme qofshin ato, nuk ka të bëjë aspak me një interpretim juridik, po pastërtisht politik të çështjes. Kështu, është e vërtetë që, sipas nenit 52 të “Kodit Zgjedhor” përcaktohet se “listat e zgjedhësve hartohen dhe miratohen nga kryetari i njësisë së qeverisjes vendore përkatëse dhe kryetari i njësisë së qeverisjes vendore përgjigjet për hartimin dhe saktësinë e të dhënave të listave e i firmos ato, në përputhje me dispozitat e këtij “Kodi”, megjithatë, neni 50 thotë se “lista e zgjedhësve përmban të gjithë zgjedhësit që kanë vendbanimin në zonën e qendrës së votimit të njësisë së qeverisjes vendore, mbështetur në të dhënat e regjistrit themeltar të shtetasve dhe regjistrit të përkohshëm të shtetasve të paregjistruar në regjistrin themeltar të gjendjes civile të vendbanimit, të hartuar në përputhje me kërkesat e nenit 15 pika 6 të ligjit nr.9296, datë 21.10.2004 “Për verifikimin, identifikimin dhe regjistrimin e shtetasve nga njësitë e qeverisjes vendore”, si dhe zgjedhësit, sipas neneve 63, 64 dhe 64/1 të këtij “Kodi”. Ndaj edhe pretendimi i Kurtit, referuar “Kodit”, për zhdukjen e regjistrit të përkohshëm, nuk qëndron, pasi “Kodi” është një i plotë. Nëse Partia Socialiste ka vendosur t’i referohet, do të thotë se ajo e njeh atë dhe nëse e njeh, duhet ta njohë medoemos të plotë, në tërësinë e neneve të tij e, jo duke u marrë në mënyrë abuzive vetëm me ato klauzola që në mënyrë semantike, duket se i japin asaj të drejtë. Po ashtu, pika 2 e nenit 50 përcakton që “përfshirja në listën e zgjedhësve, për shkak të qenies në regjistrin e përkohshëm të shtetasve të paregjistruar në regjistrin themeltar të gjendjes civile të vendbanimit ose si zgjedhës, sipas neneve 63, 64 dhe 64/1 të këtij “Kodi”, sjell si pasojë heqjen e zgjedhësit nga lista e zgjedhësve, që hartohet në bazë të regjistrit themeltar të shtetasve”, që del kundër heqjes së regjistri themeltar. Shkojmë më tej tek neni 54, mbi regjistrin themeltar që është i shfuqizuar, pikërisht në vitin 2004, për arsye të ekzistencës së detyruar të regjistrit të përkohshëm, produkt i masakrës me listat e zgjedhësve në zgjedhjet e viteve 2000, 2001 dhe 2003 dhe për me tepër, si rrjedhojë e vetë dështimit të PS-së dhe aleatëve për të krijuar një regjistër themeltar në 2001 (REPOBA) që dështoi në mënyrë të bujshme dhe ende askush nuk e di saktësisht se ku shkuan milionat e eurove, akorduar nga komuniteti evropian për këtë projekt gjigand. Skandali më i madh në deklaratën e djeshme të diktuar nga Edi Rama dhe dërguar, veç Olldashit, kryeministrit Berisha, edhe Prezencës së OSBE-së e BE-së në Tiranë, është mosnjohja e autoritetit të ministrisë për dhënien e udhëzimeve. “Ju nuk jeni ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit në Shqipëri e, për pasojë, nuk mund të ushtroni një kompetencë ligjore që një ligj i miratuar me 3/5 e deputetëve, ia ka dhënë një ministri tjetër”, tha dje Kurti, që krijoi përshtypjen vizuale se prej mëse një viti nuk janë në dijeni të ndryshimeve strukturore te qeverisë, ku në Ministrinë e Brendshme, për hir të shkurtimit të shpenzimeve qeveritare në dobi të qytetarëteve, kanë kaluar Ministria e Rendit ajo e Pushtetit Vendor e Decentralizimit, SHIK dhe Hipoteka. Pavarësisht ngarkesës së madhe, secila prej tyre ka në drejtim nga një drejtues të veçantë që, deri më tani, nuk kanë treguar ndonjë dobësi organizative, ashtu sikurse pretendohet. Thënë këtë, vendin e Ben Blushit, dje e ka zënë Sokol Olldashi dhe neni 55 përcakton qartë se “Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile në Ministrinë e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, jo më vonë se nëntë muaj para mbarimit të mandatit të organeve për të cilat zhvillohen zgjedhjet, u dërgon kryetarëve të njësive të qeverisjes vendore, listat e zgjedhësve të përditësuara, sipas zonave të qendrave të votimit të përfshira në njësitë përkatëse, të nxjerra nga regjistri kombëtar i gjendjes civile”, çka realisht është duke ndodhur, pavarësisht rezistencës së shfaqur e të nxitur nga selia rozë. Pika tjetër e këtij neni përcakton se, jo vetëm kryetarët e njësive vendore janë të detyruar t’i nënshtrohen autoritetit të ministrisë në fjalë, por “brenda dy muajve nga çasti i marrjes së listës, zyrat e gjendjes civile, nën autoritetin e kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore dhe në zbatim të udhëzimeve të ministrit të Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, mbështetur në regjistrat themeltarë të gjendjes civile të njësisë përkatëse, kryejnë përditësimin e listës, duke regjistruar të gjithë shtetasit që kanë mbushur moshën 18 vjeç, pas datës së zgjedhjeve të fundit, duke përfshirë edhe ata që mbushin moshën 18 vjeç deri në datën e fundit për zhvillimin e zgjedhjeve; si dhe evidentojnë e çregjistrojnë zgjedhësit që nuk figurojnë më në regjistrin themeltar të zyrave të gjendjes civile, për arsye se kanë vdekur ose kanë lënë shtetësinë shqiptare pas zgjedhjeve të fundit”.

    Re.Po.

    g55

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22
    Bashkiakët socialistë duhet të respektojnë vetëm ligjin

    SOKOL OLLDASHI

    Me deklaratën e të zgjedhurve vendorë socialistë jam njohur përmes shtypit, zyrtarisht ajo nuk ka mbërritur akoma. Ndaj jam i detyruar që përgjigjen e parë ta jap po përmes shtypit. Në letrën e publikuar nga mediat e sotme ka disa pretendime në lidhje me moszbatimin e udhëzimeve të nxjerra nga Ministria e Brendshme për përditësimin e regjistrave të gjendjes civile. Pretendimet unë do t’i marr sipas paragrafëve të letrës dhe do t’u jap versionin tim për secilin prej tyre.

    Së pari: Në asnjë nga udhëzimet e nxjerra nga Ministria e Brendshme nuk thuhet se ne po hartojmë lista paraprake. Udhëzimet synojnë përditësimin e regjistrave themeltarë dhe të përkohshëm të Gjendjes Civile, sipas detyrimeve që dalin nga neni 53/ 1, 2, 3 të Kodit Zgjedhor. Theksoj se nuk janë udhëzime për përgatitje listash, por janë udhëzime për përditësim të regjistrave.

    Së dyti: Përfaqësuesit e PS-së sjellin në kujtesë faktin se përgjegjës për hartimin e listave të zgjedhësve janë të zgjedhurit vendorë. Pikërisht duke njohur këtë fakt, Ministria e Brendshme u ka dhënë atyre, edhe përmes udhëzimeve, rolin kryesor në procesin e përditësimit të regjistrave të Gjendjes Civile, proces që nënkupton pastrimin e Kodit 999, të vendosur mbi çdo qytetar të paidentifikuar, pastrimin e dublimeve dhe riverifikimin e regjistrit të përkohshëm, me tendencë jo rritjen, por, përkundrazi, zvogëlimin e tij, duke evidentuar të gjithë shtetasit që kanë figuruar në Regjistrin e Përkohshëm dhe më pas janë regjistruar në regjistrat themeltarë.

    Së treti: Pretendimi se Ministria e Brendshme nuk po nxjerr udhëzime që ngarkohet t’i nxjerrë Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, më duket një marrëzi që nuk lë vend për komente. Të gjithë e dinë që MPVD-ja dhe Ministria e Rendit Publik, u bashkuan të dyja në Ministrinë e Brendshme. Automatikisht, Ministria e Brendshme është dhe ka tagrat për të nxjerrë udhëzime në emër të Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit.

    Së katërti: Nga përditësimi i regjistrit të përkohshëm rrjedhin veçse pasoja pozitive. Sikurse është bërë publike edhe më parë, regjistri i përkohshëm, vetëm në intervalin nga zgjedhjet e 3 korrikut 2005-së e deri më sot është pakësuar me rreth 40 mijë rekorde, duke u ulur nga mbi 130 mijë, në rreth 90 mijë. Ndërkohë, ritheksoj diçka të bërë publike dhe më parë; nga 26 mijë shtetas që ka regjistri i përkohshëm për Bashkinë e Tiranës, 19 mijë janë në lëvizje të përkohshme nga njëra njësi te tjetra. Ministria e Brendshme nuk ka nxjerrë ende udhëzimin për përgatitjen e listave paraprake, por, të kërkosh apriori të përjashtosh qindra mijëra zgjedhës shqiptarë nga e drejta për të zgjedhur, ndërkohë që emigrantët shqiptarë po e fitojnë këtë të drejtë në vendet e treta të BE-së, është pretendim absolutisht i papranueshëm.

    Së pesti: Përsa i përket angazhimit për regjistrin themeltar të gjendjes civile, më duhet të them se për këtë çështje, por edhe për Ndërtimin dhe Implementimin e Sistemit te Adresave si dhe për Regjistrimin e Popullsisë dhe Banesave, është përgatitur projekti për realizim. Në bashkëpunim të ngushtë me ODIHR-in dhe prezencën e OSBE-së në Shqipëri kemi përgatitur një “Memorandum Mirëkuptimi”, i cili do të nënshkruhet këto ditë për përgatitjen e një Projekti përfundimtar dhe Implementimin e Sistemit të Regjistrit të Popullsisë.

    Këto ishin argumentet teknike që unë do doja të paraqisja, por ka edhe një argument tjetër teknik. Konstatimi i tyre se vendimet janë të paligjshme, është absolutisht i papranueshëm, sepse asnjë nga të zgjedhurit vendorë, qofshin këta të Partise Socialiste apo partive të tjera, nuk ka tagra gjyqtari që të konsiderojë të ligjshëm apo të paligjshëm një akt të nxjerrë nga Ministria e Brendshme.

    Vendimi i të zgjedhurve socialistë është tërësisht politik dhe unë do t’u tregoj argumentet, pse ai është i tillë. Më 31 janar, (kushdo mund t’i kthehet kronikave të asaj date) në kemi zhvilluar një seminar të përbashkët me pjesëmarrjen e Ministrisë së Brendshme, zyrës së ODIHR-it, prezencës së OSBE-së në Tiranë, përfaqësuesve të Partive Politike, përfaqësues të të zgjedhurve vendorë, përfaqësues të OJF-ve dhe përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Janë bërë dhe katër seminare të mëtejshme. Në të pestë seminaret ku kanë marrë pjesë të gjitha palët, edhe me kontributin e përfaqësuesve të partive politike të opozitës, edhe me kontributin e të zgjedhurve vendorë që i përkasin Partisë Socialiste, është rënë dakord që rruga që do të ndiqej, ishin pikërisht udhëzimet që ne kemi nxjerrë.

    Argumenti i dytë pse ky qëndrim i tyre është thellësisht dhe vetëm politik, ka të bëjë me një detaj tjetër: Për të gjithë ju është e qartë se deri para dy ditësh, kundërshtimet kishin të bënin vetëm me njërin prej udhëzimeve, ndërkohë që dje, kundërshtimi vjen “en block” për të tri udhëzimet. Më parë kishte të bënte vetëm me përditësimin e regjistrit të përkohshëm, ndërkohë që udhëzimi 807 dhe 873 që u përkasin kodit 999 dhe dublikimeve ishin konsideruar të mirëqenë. Dje, kundërshtimi u zgjerua duke arritur në konstatimin se Ministria e Brendshme nuk paska të drejtë të nxjerrë udhëzime.

    Gjithsesi ne mbetemi të hapur për dialog jo vetëm me përfaqësuesit e partive të opozitës parlamentare, por edhe me të zgjedhurit vendorë që i përkasin këtyre partive, duke konsideruar se debati dhe jo dhuna, duke konsideruar se zbatimi i ligjit dhe jo i urdhrave anarkiste, janë çelësi i zgjidhjes së problemeve. Unë i ftoj të zgjedhurit vendorë të Partisë Socialiste që të mos dalin jashtë funksionit të tyre ligjor, duke ndërmarrë veprime apo mosveprime politike që tejkalojnë dhe shkelin ligjet. Mandati i tyre si të zgjedhur vendorë, përpara se të orientohet politikisht nga forca, të cilave ata i përkasin, duhet të orientohet nga interesat e qytetarëve. Problemi që shqetëson qytetarët nuk është as pafuqia e Edi Ramës për të hyrë apo dalë nga dera e Bashkisë së Tiranës, as aritmetika e tij me rezultat gjithnjë negativ.

    Tema

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22
    OSBE e Olldashi: “Modernizim gjendjes civile dhe sistemit te adresave”

    E Shtune, 09 Shtator 2006

    Ministri i Brendshem, Sokol Olldashi, dhe drejtori i Zyres se OSBE-se, Christian Strohal, nenshkruan dje nje Memorandum Mirekuptimi per modernizimin e Gjendjes Civile dhe sistemin e adresave. “Ne baze te ketij memorandumi eshte rene dakord, qe Ministria e Brendshme dhe OSBE/ODIHR te punojne se bashku, per te hartuar nje projekt te detajuar per modernizimin e Gjendjes Civile dhe sistemin e adresave, per te kryer nje ndarje perfundimtare nga praktikat sfilitese te deritanishme te zyrave te gjendjes civile”, thuhet ne nje njoftim per shtyp te Ministrise se Brendshme. Nga ana e tij, Strohal eshte shprehur se e vetmja zgjidhje e qendrueshme per listat problematike te zgjedhesve ne Shqiperi eshte zhvillimi i nje gjendjeje civile moderne, te mbeshtetur mbi te dhena te cilesise se larte. “Kjo gje nuk mund te realizohet sa hap e mbyll syte. Kjo eshte arsyeja pse ODIHR-i ka rekomanduar qe ky sistem te behet gati deri ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare ne Shqiperi, te cilat jane parashikuar per vitin 2009. Megjithate, puna duhet te filloje qe tani”, ka deklaruar ai.

    MEDIA

    Marreveshja politike mes mazhorances dhe opozites e arritur vetem pak dite me pare lidhur me ndryshimet ne Keshillin Kombetar te Radiotelevizionit dhe Komitetin Drejtues te Radiotelevizionit, ka filluar te konkretizohet. Keshtu, te dyja palet, si shumica, ashtu edhe pakica kane hartuar projektet e tyre perkatese, te cilet do te shikohen dhe do te diskutohen ne Komisionin e Medias. Sipas perfaqesuesve te ketij komisioni, akoma nuk eshte vendosur sesi do te procedohet per te votuar anetaret e KKRT-se dhe te KDRTSH-se, pasi kjo mbetet per t’u vendosur nga Parlamenti, ndersa lidhur me numrin e anetareve eshte rene dakord nga te dyja palet. Te henen, te dy projektet do te shqyrtohen ne Komisionin Parlamentar te Medias, ndersa me pas do t’i kalojne Kuvendit per hetim.

    Korrieri

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Data: 16/09/2006, ora

    Çadra dhe fjetje kolektive, alternativa e opozitës ahengxheshë



    Në Kuçovë Edi Rama ka treguar fytyrën e tij të vërtetë antievropiane, dashurinë për bojkotin dhe kryengritjen. Sot ai shfaq reformën që ka kryer në opozitë, duke i ftuar të gjithë në Pezë, për të mishëruar alternativën e vetme që di të ofrojë, atë të ahengjeve, mejhaneve, çadrave dhe fjetjeve kolektive



    Në histerinë e tij antievropiane që e ka kapluar, kyetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, evokoi dje në Kuçovë sërish kryengritjen dhe protestat në rrugë si një mjet demokratik për të ardhur në pushtet. Një koinçidencë kjo e pastër me qytetin emblematik prej nga ku filloi edhe ndërtimi i komunizmit shqiptar, prej nga ku edhe mori emrin “Qyteti Stalin”. Rama e përdori ndalesën e djeshme për t’u karikuar për ahengjet e sotme të opozitës në Pezë të Tiranës dhe ku ish-kryetari Fatos Nano, i cili si rrallëherë në jetën e tij injoron tollovi të tilla, do te ketë sërish që të ironizojë kundërshtarët e tij që e lanë në baltë si “politikabë që dalë nga kafenetë më tym”

    Bashkia e Tiranës dhe Partia Socialiste, nën shembullin e mobilizimit të të gjitha institucioneve që kanë në varësi, do të organizojnë sot në Pezë, një të ashtuquajtur festë, e cila degjeneron çdo vit në përplasje fizike mes segmenteve të pakontrolluara që mban me vete Edi Rama dhe Bashkia, bashkë me FRESSH-in. Nën alibinë e 64-vjetorit te Konferencës së Pezës dhe pas kthimit në traditë të ahengut pezak, Bashkia e Tiranës, me datë 16 shtator organizon një “festë”, në të cilën është propaganduar se do të vijnë më shumë se 12 mijë vizitorë. Festa do të startojë në orën 10.00 te paradites në bazë të procedurave të ceremonialit, për t’u pasuar nga tingujt e bandës së kryeqytetit dhe më pas, nga këngët e vallet e Ansamblit “Tirana”. Akrobatët e cirkut, si dhe kllounët, do të jenë të pranishëm për të argëtuar të vegjlit. Në aksionin e sotëm do të jenë përkrah Nanos edhe një ansambël politikanësh që kryesohet nga Meta dhe Gjinushi. Nuk dihen kushtet atmosferike, por, sipas “organizatorëve”, e gjithë zona rreth lapidarit të Pezës do të jetë e mbushur plot me kënde që do të ofrojnë për vizitorët, gjithçka që do ta kthente këtë të shtunë, në një “piknik” të shijeve të Ramës. Në aktivitetin e Ramës, nuk do të mungojnë ritme të shfrenuara të kërcimeve hip-hop, latine, house, etj. Në orën 22.00, në skenën e hapur në Pezë, tashmë stafetën do ta marrin grupe roku dhe alternative. Të mirënjohurit nga publiku, “Supernova”, “Kthjellu”, “Qelbanix”, Stine, “Crossbones”, “Kodi”, “Hana”, etj, do të performojnë “live” për disa orë me radhë. Mish-mashit të sotëm do i shtohet atmosfera e çadrave ushtarake të mëdha që do të jenë të shpërndara në territorin përqark. Zjarre do të ndizen pas orës 21:00, për të krijuar një ambient sa më të ngrohtë dhe interesant, por pa dyshim, dhe për të kujtuar misionin fillestar të kësaj feste.
    Re. Po.

    55

  8. #8
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anëtarësuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga Brari
    55
    Jam me shume kurioz cdo te thote kjo sigla!

    Mund te ma shpjegosh pakez?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    55 do te thote "gazeta 55".

    55 perseri:



    Data: 18/09/2006, ora

    Hetim parlamentar për shpronësimet e Ramës me anë të vrasësve me pagesë



    Grupi i deputetëve të Tiranës do të paraqesë sot në parlament shqetësimet e veta në lidhje me veprimtarinë korruptive të kryebashkiakut. Komision hetimor për shpronësimet e kryera me anë të vrasësve me pagesë si dhe për prokurorimet publike të bashkisë së Tiranës, të cilat arrijnë në qindra-milionë dollarë



    Deputetët e Partisë Demokratike, të zgjedhur në Tiranë, mbështesin kërkesën e grupit të këshilltarëve të PD-së në Këshillin e Bashkisë së Tiranës, për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar prokurimet dhe shpronësimet publike të kryera nga Edi Rama, gjatë kohës që ai ka qënë kryetar i Bashkisë së Tiranës. Deputeti i PD-së, Ylli Pango, u shpreh dje, gjatë një konference për shtyp, se "ne do të kërkojmë pranë Kuvendit të Shqipërisë ngritjen e komisionit hetimor të kësaj veprimtarie të paprecedent të kryetarit të Bashkisë dhe t'i tregojmë zotit Rama se nuk mund të pengojë autoritetin e Kuvendit të Shqipërisë dhe se, me ose pa dëshirën e tij, gjithë procedurat abuzive dhe korruptive do t'i nënshtrohen këtij hetimi të hollësishëm". Këshilltarët e PD-së në Këshillin Bashkiak, kanë kërkuar që me 27 korrik ngritjen e një komisioni hetimor, duke pasur parasysh se gjatë gjithë kësaj periudhe ka pasur denoncime të shumta nga qytetarë të Tiranës për procedura prokurimesh të kryera në mënyrë të paligjshme, tendera dhe shpronësime të kryera në mënyrë abuzive dhe mjaft shpërdorime të tjera fondesh të kryera nga kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht, kryetari i PS-së, Edi Rama. "Denoncoj gjithashtu, veprimin e paligjshëm të zotit Rama, i cili urdhëroi njerëzit e tij të mos miratonin ngritjen e këtij komisioni nga Këshilli i Bashkisë së Tiranës", tha zoti Pango, duke shtuar, se "ky veprim i jashtëligjshëm dhe i paprecedent i zotit Rama, i cili nuk lejon ngritjen e komisionit hetimor tregon se kemi të bëjmë me abuzime dhe afera korruptive mjaft të mëdha".

    Pse e para Tirana?

    Arsyeja e parë lidhet me interesin më të drejtpërdrejtë të vetë deputetëve të zgjedhur të Tiranës, për të mbrojtur interesat e zgjedhësve të kryeqytetit. Duke qenë një problem për të cilin ata kanë marrë me qindra denoncime për punën e Edi Ramës, nuk mund të rrinë indiferentë përballë fenomenit. Arsyeja e dytë lidhet me numrin e deputetëve në Kuvend, pasi Tirana ka numrin më të madh të tyre, të zgjedhur në rang vendi, ku vetëm qyteti i Tiranës ka 12 deputetë, 8 prej të cilëve i ka fituar Partia Demokratike. Duke shtuar këtu edhe ata të rrethit të Tiranës, numri është i konsiderueshëm dhe i mjaftueshëm për firmat që do të kërkojnë hetim parlamentar për Edi Ramën. Arsyeja tjetër lidhet me detyrimin për të frenuar abuzimet që sipas denoncimeve janë të shumta dhe shtohen me kalimin e kohës. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe gjithkush duhet të kontrollohet, qoftë ky edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili ka një mal me dosje në Prokurori, e cila nuk vepron për arsye të panjohura. Kuvendi, si organi suprem i të gjitha institucioneve që prevalon në statusin e vet kushtetues, ka të drejtën e kontrollit krahas mekanzimave të tjera institucionalë, si KLSH, etj, komisionet hetimore nuk mund të penalizojnë drejtpërdrejt personat që hetojnë, por kanë të drejtën e hartimit të raporteve që më pas, në bazë të përfundimeve, u përcillen organeve kompetente hetimore, si Prokuroria.

    Kush do e kryesojë komisionin?

    Figurat pretendente për kryesimin e komisionit janë personazhet më të rëndësishme të PD-së dhe grupit parlamentar të demokratëve, duke filluar që nga drejtuesit e grupit parlamentar e duke vijuar me deputetët e tjerë, të cilët aktualisht kanë peshë në angazhimet e tyre edhe në komisione parlamentare. Emrat e përveçëm nuk do të kenë ndonjë rëndësi themelore në vazhdën e praktikave hetimore dhe punen e komisionit, duke përjashtuar vetëm efektin mediatik, të cilin, diskutimet e sotme të grupit parlamentar të PD-së, mund ta kenë në konsideratë.

    Re. Po.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Teliti: Zvarritja e punimeve te "Dëshmorët e Kombit" bëhet për interesat politike të Ramës


    Bulevardi nuk po mbaron as pas një viti


    Fillimet e punimeve për ndërtimin e Bulevardit "Dëshmorët e Kombit", të nisura para 3 vjetësh as kësaj radhe nuk do të përfundojnë sipas afateve të deklaruara nga kryetari i Bashkisë Rama. Rikonstruksioni i Bulevardit "Dëshmorët të Kombit", duke filluar që nga Sheshi "Nënë Tereza" dhe deri te Monumenti i Kulturës "Galeria e Arteve", vazhdon të jetë pre e zvarritjeve të punimeve nga kryetari i Bashkisë Rama. Zv/ministri i Transportit, Armand Teliti, është shprehur se shkaku i zvarritjes së punimeve në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", janë interesat politike të Ramës. "Kryebashkiaku Rama, po zvarrit përfundimin e punimeve të Bulevardit "Dëshmorët e Kombit", vetëm për interesa politike. Kryetari i Bashkisë, Rama, edhe kësaj here ka zgjedhur zvarritjen e gjatë të punimeve ashtu si në shumë rrugë të kryeqytetit, deri në prag të fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore, për të bërë show, ndërkohë që punimet duhet të përfundonin më parë", tha Teliti.

    Qytetarët e Tiranës pas zhbllokimit të kaosit të punimeve të rrugëve në kryeqytet, nga mbledhjet e njëpasnjëshme të zhvilluara nga prefekti i Qarkut të Tiranës, Ruzhdi Keçi, gjatë muajit dhjetor të vitit 2005, kanë dëgjuar deklaratën e Bashkisë së Tiranës, se punimet për rikonstruksionin e Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" do të përfundojë në tetor të vitit 2006. Ndërkaq, tani pas kësaj deklarate kryetari i Bashkisë së Tiranës, Rama, ka parashikuar që më datën 20 tetor të vitit 2006 të përfundojë punimet për një nga korsitë e bulevardit, ku korsia tjetër nuk i është nënshtruar ende rikonstruksionit.

    Problematika e zvarritjes së punimeve për rikonstruksionin e bulevardit, duke u nisur nga realiteti i punimeve që janë kryer deri më sot, të lë të mendosh se ato nuk do të përfundojnë brenda afateve të ripërcaktuara sipas interesave politik të Ramës. Nisur jo vetëm nga punimet e kryera, por edhe nga çfarë pohojnë drejtuesit e tyre, rikonstruksioni i Bulevardit "Dëshmorët e Kombit", i parashikuar të përfundonte gjatë muajit tetor, do të ezaurohet gjatë muajit dhjetor. Sipas tyre, ndër të tjera deklarohet se në 20 tetor do të përfundojnë punimet vetëm në një nga korsitë e bulevardit.

    Jo pa qëllim, kryetari i Bashkisë, Rama, ka zvarritur përfundimin e punimeve dhe shtyrjen e tij deri në prag të fushatës elektorale për pushtetin vendor, ndërkohë që qytetarët për muaj me radhë janë përballuar me pluhurin dhe trafikun e rënduar. Sipas projektit francez për kryeqytetin, kryetari i Bashkisë, Rama, kishte parashikuar që në mesin e dy korsive të bulevardit kryesor të ndërtonte metro, gjë kjo e cila kufizonte afatet politike, për inagurimin e punimeve. Përveç zvarritjeve të punimeve, rikonstruksioni i Bulevardit "Dëshmorët e Kombit", po i nënshtrohet edhe betonimit. Kjo gjë ka sjellë betonimin e kanalit ekzistues të ujërave të kullimit. Kanali i kullimit të ujërave, tashmë i betonuar është zëvendësuar nga puseta, të cilat nuk dihet se nga lidhen. Zëvendësimi i kanalit, - tashmë të betonuar, - nga këto puseta do të sjellë që edhe ky bulevard ashtu si rrugët e tjera të kryeqytetit, të mos përballojnë intensitetin e lartë të rreshjeve gjatë muajve të dimrit. Në projektin e Ramës, për rikonstruksionin e bulevardit, lekët e taksapaguesve shqiptarë përdoren për betonimet e rrugëve dhe jo për përmirësim të trafikut dhe shpëtimit nga ndotja e mjedisit.






    Kështu filloi edhe me Bulevardin "Zogu i Parë"


    Rikonstruksionet e dy prej bulevardeve kryesore të vendit janë përcjellë në vazhdimësi nga deklarata të rreme të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Rama, për të fshehur zhvatja e buxheteve të Bashkisë së Tiranës. Duke parë nga afër realitetin që të ofron sot Bulevardi "Zogu i Parë", është shumë e lehtë të konstatosh se shumë shpejt po shkon drejt gjendjes së tij të mëparshme. Kujtdo i kujtohen fjalët e Ramës në përurimin e hapjes së punimeve: "Më këtë investim ne do t'i rikthejmë shkëlqimin e humbur Bulevardit "Zogu i Parë", sepse njëkohësisht do të sjellim një stimul të ri në këtë aks historik dhe shumë të rëndësishëm për kryeqytetin. Them që vendosja e këtyre pllakave dhe kjo është e rëndësishme, do të zëvendësohen pas 70 vjetësh nga kryetari i Bashkisë". Ai e bëri këtë deklaratë në tetor të vitit 2004, kur nisën punimet për shtrimin me pllaka të kuqe të Bulevardit "Zogu i Parë".

    Nuk kanë kaluar as 70 javë ku firma ndërtuese "Euroteorema" e kontraktuar nga Bashkia e Tiranës, përfundoi punimet, ndërkohë që sot bulevardi ka pësuar dëmtime të rënda. Për shtrimin e Bulevardit "Zogu i Parë" me pllaka të kuqe, të cilat erdhën nga Italia u desh plot një vit që të përfundonin punimet. Ndërkohë që në 5 tetor të vitit 2005, kryebashkiaku Rama preu shiritin e inagurimit i bindur se do të ishte një kryebashkiak tjetër pas dhjetra dekadash që do të inaguronte rindërtimin e bulevardit. Por, tashmë gjëndja e bulevardit vetëm pas 11 muaj të inagurimit të punimeve është tronditëse. Bashkia ka derdhur 107 milion lekë nga buxheti i saj për t'i dhënë një imazh tjetër Bulevardit "Zogu i Parë", i cili ishte tejet i amortizuar dhe e bënte të pamundur lëvizjen normale të makinave.

    Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës nuk e mban përgjegjësinë që paratë e taksapaguesve shpërdorohen në këtë mënyrë. Drejtoria e Punëve Publike në këtë bashki mjaftohet me deklaratën se punimet e bulevardit janë brenda garancisë, duke pohuar kështu shkatërrimin e bulevardit. Ndërkohë bashkia nuk do të japë asnjë shpjegim se vetëm 11 muaj pasi rruga ka përfunduar realizimin dhe pllakat kanë filluar të lëvizin, çfarë do të pësojnë ato pas 7 vjetësh?

    Dorina Azo

    RD

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Raporti i OSBE: Zgjedhjet e qershorit, nje permiresim i ndjeshem
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 16-09-2009, 08:08
  2. Miratohet kodi i ri zgjedhor me 112 vota pro
    Nga ClaY_MorE në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 02-04-2009, 05:08
  3. Disa deputete te parlamentit shqiptar hyjne ne greve urie
    Nga Conquistador në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 19:25
  4. OSBE: 12 tetori, nje shans i humbur
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 27-02-2004, 12:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •