Vizion


PĖRSE KOSOVA NUK MUND TĖ PRES MĖ ?


Pikėpamja e paraqitur nga disa zyrtarė perėndimorė gjatė disa javėve tė fundit, sipas tė cilės shtyrja e statusit final tė Kosovės do tė parandalojė nė njėfarė mėnyre fitoren e partive tė kriminelėve tė luftės, fitoren e partive tė Millosheviqit dhe tė Sheshelit nė zgjedhjet e dhjetorit, s’ėshtė veēse njė pikėpamje naive. Radikalėt dhe socialistėt mbajnė qė tani 40 pėr qind tė ulėseve tė parlamentit serb, ndėrsa sondazhet nė shumė rajone tė serbisė i nxjerrin ata nė avantazh pėr 5 pėr qind ndaj rivalėve.

Shkruajnė: Shirley Cloyes DioGuardi dhe Hon. Joseph J. DioGuardi


Ossining, Nju-Jork, 28 tetor


Nė Kosovė papunėsia ėshtė 70 %, kur 70% e popullėsisė ėshtė nėn moshėn 30 vjeēare



Debatet e bėra kohėve tė fundit nga zyrtarė tė ndryshėm perėndimorė pėr shtyrjen e vendimit tė Kombeve tė Bashkuara pėr pavarėsinė e Kosovės janė thellėsisht shqetėsuese. Dy milionė shqiptarėt e Kosovės nuk mund tė presin edhe mė tutje pėr tė parė tė realizuar tė drejtėn e tyre pėr vetėvendosje dhe liri.
Ata po presin me durim qė nga qershori vitit 1999, kur goditjet e NATO-s nga ajri i dhanė fund luftės genocidale tė diktatorit serb, Sllobodan Millosheviq. Mbi tė gjitha, komuniteti ndėrkombėtar duhet ta njohė pavarėsinė e Kosovės Tani si mėnyrėn e vetme pėr t’i sjellė Ballkanit stabilitetin dhe paqen e qėndrueshme.
Ka mbi shtatė vjet qė progresi politik, shoqėror dhe ekonomik i Kosovės po vazhdon tė mbehet peng pikėrisht nėpėrmjet mungesės sė statusit final.
Shqiptarėt e Kosovės, shumica dėrrmuese e tė cilėve janė properėndimorė dhe prodemokratikė janė edhe njerėz me inisiativė tė lartė dhe punėtorė tė zellshėm.
Megjithatė, ata janė shndėrruar nė njerėz qė kanė nevojė pėr lėmoshė. Shkalla e papunėsisė nė Kosovė ėshtė rreth 70 pėr qind dhe pėr mė tepėr kjo shkallė bėhet edhe mė e ndjeshme kur dihet se po ashtu rreth 70 pėr qind e popullsisė sė saj ėshtė e moshės nėn 30 vjeē.



Jetėn e pakicės serbe nė Kosovė po ua vjedh pėr ēdo ditė Beogradi



Pėr shkak tė mungesės sė statusit final dhe shqetėsimeve qė komuniteti ndėrkombėtar po shfaq pėr Serbinė, procesi i privatizimit dhe akcesi nė Bankėn Botėrore, dy procese qė do tė sillnin vende pune dhe investime nė Kosovė, janė tė bllokuara nė vazhdimėsi. Gjendja jo vetėm e shqiptarėve, tė cilėt pėrbėjnė deri nė 92 pėr qind tė popullsisė sė Kosovės, por edhe e komuniteteve tė tjera minoritare, siē janė serbėt, turqit, romėt dhe ashkalitė, po bėhet gjtihnjė e mė e pashpresė pėr shkak tė pakėsimit gjithnjė e mė tė madh tė donatorėve nga jashtė dhe pėr shkak tė rėnies sė nivelit tė ndihmės nga diaspora shqiptare.
Me afrimin e dimrit, gjendja e tyre do tė rendohet edhe mė shumė, pėr shkak se do tė gjenden pėrballė mungesės sė rrymės dhe vėshtirėsive tė tjera tipike qė do tė ndikojnė nė pėrkeqėsimin e mėtejmė tė kushteve tė jetesės sė tyre.
Edhe serbėve tė Kosovės, qė pėrbėjnė diē mė pak se 5 pėr qind tė popullsisė sė Kosovės, nuk u konvenon tė presin ende pėr statusin final tė Kosovės. Jetėn e tyre po ua vjedh pėr ēdo ditė Beogradi, i cili po i bllokon tė gjitha pėrpjekjet e serbėve tė Kosovės pėr t’u integruar nė jetėn politike dhe ekonomike tė Kosovės.
Ky realitet ndikon po ashtu edhe nė zgjatjen e vuajtjeve pėr qytetarėt e Serbisė, pėr arsye se pėr aq kohė sa Beogradit i mundėsohet t’i shfrytėzojė serbėt e Kosovės si peng apo figura shahu qė mund t’i lėvizė ngado qė i shkon pėr shtati pa ēarė kokėn pėr ta, Serbia do tė vazhdojė tė ngelet nė bisht tė ēmontimit tė sistemit tė korruptuar ksenofobik tė cilin e krijoi Millosheviqi me qėllim qė t’i bėnte tė katėr luftėrat e tij tė viteve tė nėntėdhjeta. Kjo e vėrtetė e madhe e ka katandisur Serbinė buzė greminės ekonomike dhe politike.
Tė shtysh vendimin deri pas zgjedhjeve tė Serbisė nuk do t’i inkurajojė liderėt e Beogradit t’i dorėzojnė pranė Gjykatės sė Hagės Ratko Mladiq dhe Radovan Karaxhiq
Pkėpamja e paraqitur nga disa zyrtarė amerikanė dhe evropianė gjatė disa javėve tė fundit, sipas tė cilės shtyrja e statusit final tė Kosovės do tė parandalojė nė njėfarė mėnyre fitoren e partive tė kriminelėve tė luftės, fitoren e partive tė Millosheviqit dhe tė Sheshelit nė zgjedhjet e dhjetorit, s’ėshtė veēse njė pikėpamje thjesht naive. Radikalėt dhe socialistėt mbajnė qė tani 40 pėr qind tė ulėseve tė parlamentit serb, ndėrsa sondazhet rajonale i nxjerrin ata nė avantazh pėr 5 pėr qind ndaj rivalėve. Mesazhi i tyre ėshtė se “ nuk do ta shesin Kosovėn kurrė”. Tė shtysh vendimin deri pas zgjedhjeve tė Serbisė ėshtė gjėja mė naive, sepse shtyrja nuk do ta ndryshojė rezultatin politik dhe as do t’i inkurajojė liderėt e Beogradit t’i dorėzojnė pranė Gjykatės sė Hagės komandantėt e tyre tė luftės nė Bosnjė, Ratko Mladiq dhe Radovan Karaxhiq.
E vetmja gjė dihet me siguri se shtyrja e vendimit pėr statusin final ėshtė vėshtirėsimi i mėtejmė i shėrimit tė plagėve tė shqiptarėve tė Kosovės nga lufta dhe okupimi serb, njė luftė qė ka marrė, tė paktėn, 12 mijė jetė njerėzish dhe qė ka lėnė pas edhe shumė tė dhunuar, tė torturuar dhe tė sakatuar nė mėnyra tė ndryshme, pa pėrmendur kėtu edhe dėbimin nga trojet dhe shtėpitė e tyre tė mbi njė milion shqiptarėve.
Mė 19 tetor, Marti Ahtisari, i dėrguari i Kombeve tė Bashkuara qė po ndėrmjetėson bisedimet pėr statusin final, njoftoi se “2006-ta ėshtė ende afati qė synoj ta realizoj unė”. Kjo deklaratė zhdavarisi disi sugjerimet e bėra mė parė nga Shefi i Bashkimit Evropian pėr Politikė tė Jashtme, Havier Solana dhe nga disa zyrtarė tė tjerė, se vendimi pėr statusin mund tė shtyhet deri pas zgjedhjeve nė Serbi.
Por, Ahtisari nuk ėshtė vendimmarrėsi i vetėm, dhe mund tė thuhet se pavarėsisht nė do realizohet apo jo shtyrja e pėrfolur, debati pėr tė ka shkaktuar qė tani dėme tė konsiderueshėme.



BE nuk mund ta zgjidhė konfliktin e Ballkanit, prandaj janė SHBA ato qė duhet tė prijnė dhe duhet ta njohin pavarėsinė e Kosovės



Ndėr tė tjera, ky debat ka ndikuar qė Beogradi tė inkurajohet tė besojė se ka pushtet mbi vendimmarrjen pėr statusin final dhe shqiptarėt e Kosovės, pakėnaqėsia e tė cilėve me qeverinė e tyre po rritet nga dita nė ditė, kanė filluar qė shumė seriozisht ta vejnė nė pikėpyetje besimin e tyre historik dhe shumė tė fuqishėm nė Perėndimin, veēanėrisht besimin qė kanė tek Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Dhe nė qoftė se vazhdon erozioni i besimit gjėrat do tė shkonin drejt pėrkeqėsimit tė mėtejmė.
Kėtu e tutje nuk del problem vetėm pritja pak mė e gjatė pėr vendimin final, por pasiguria pėr rezultatin me tė cilin do tė pėrmbyllet kjo pritje. Pavarėsia e Kosovės ėshtė thelbėsore pėr arritjen e njė paqeje tė drejtė dhe tė qendrueshme nė Evropėn Juglindore dhe ky ėshtė synimi dhe kėrkesa e shqiptarėve tė Kosovės, tė cilėt pėr herė tė parė votuan me shumicėn dėrrmuese pro pavarėsisė sė Kosovės nė referendumin e vitit 1991 qė u mbajt gjatė kohės kur Kosova ishte e okupuar nga Serbia.
Bashkimi Evropian, qė njihet pėr interesat e ndryshme, shpeshherė konfliktuale tė vendeve tė tij anėtare, nuk mund ta zgjidhė konfliktin e Ballkanit, prandaj janė Shtetet e Bashkuara ato qė duhet tė prijnė dhe duhet ta njohin pavarėsinė e Kosovės.
Kjo gjė do t’i lirojė shqiptarėt nga frika pėr kthim tė sėrishėm nėn tutelėn serbe dhe do t’i mundėsojė Kosovės tė ndėrtojė njė demokraci tė mirėfilltė. Veē kėsaj, pavarėsia do t’u mundėsojė serbėve qė duan tė jetojnė nė Kosovė e qė nuk kanė gisht nė mizoritė e viteve 1998-1999, tė jetojnė atje pa problem dhe do ta ndihmojė Serbinė tė ndahet nga e kaluarta e saj raciste dhe imperialiste. Veē kėsaj, pavarėsia do ta kursejė Perėndimin nga njė dėshtim eventual, i cili aktualisht i duhet mė sė paku nė mos aspak, aq mė shumė tani kur gjendet pėrball luftėrave nė Afganistan dhe Irak dhe pėrballė kėrcėnimit nuklear tė Koresė sė Veriut./ (Pėrktehu: M. Bazhdaraj Pėrg.pėr botim E.Buēpapaj)