Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 66
  1. #11
    * Yllėza e forumit *
    Anėtarėsuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    Do doja shume ta degjoja...jam admiruese e muzikes klasike ngase edhe vete kam ushtruar nje kohe te gjate per mexosoprano.
    Te kendosh ariet e Traviates nuk eshte e lehte keshtuqe me jep te kuptoj se kemi te bejme me nje artiste vertete te formuar.
    ArsGothicė

  2. #12
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Ermonela Jaho korr sukses nė operėn mbretėrore londineze

    Ermonela Jaho korr sukses nė operėn mbretėrore londineze

    Talenti i sopranos shqiptares mahnit publikun. Ajo realizon njė interpretim fantastik nė rolit e Violetės nė operėn “La Traviata” tė Verdit

    Nga “Royal Opera House”
    Muhamed Veliu

    Gazeta Shqip

    Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho, ėshtė duartrokitur gjatė nga publiku britanik nė debutimin e saj tė parė nė “Royal Opera House” tė Londrės.
    Ardhja e saj nė kėtė opera me famė botėrore, pėr tė interpretuar rolin e Violetės nė “La Traviata” tė Verdit, ka qenė tejet e rastėsishme dhe e papritur pėr sopranon 33-vjeēare. Nė dy netėt e para tė kėsaj opere, roli i Violetės ėshtė interpretuar nga sopranoja Anna Netrebko. Por njė sėmundje e saj me bronshit ka detyruar organizatorėt e kėsaj operea tė zgjedhin shqiptaren Jaho pėr ta zėvendėsuar. Ermonela Jaho, e ardhur me urgjencė nga New Yorku, ku jeton, nė debutimin e saj tė parė nė Londėr ka shpalosur njė performancė jashtėzakonisht tė lartė, duke interpretuar me nivel rolin e besuar.
    Pėr tė ishte njė sakrificė e jashtėzakonshme, pasi kishte shumė pak kohė pėr tė bėrė provat e duhura me aktorėt e tjerė. Nė fillim tė operės audienca u duk pak e zhgėnjyer, pasi nuk interpretonte sopranoja ruse, Anna Netrebko, siē ata e prisnin. Ermonela, nga njėri akt nė tjetrin e rriti nivelin e interpretimit, duke fituar duartrokitjet e publikut.
    Nė aktin e tretė dhe final, performanca e saj ishte e jashtėzakonshme, duke e mbyllur me sukses 3 orė e 12 minuta shfaqje. Njėri nga spektatorėt do tė deklaronte: “Interpretimi i saj ishte me tė vėrtetė fantastik”. Zhgėnjimin e tyre nė fillim tė operės e ka shuar me origjinalitet shqiptarja Jaho, e cila ka dhėnė maksimumin, duke interpretuar me shpirt. Pėr sopranon shqiptare, e cila mbėrriti nė Londėr pas njė debutimi tė suksesshėm nė Berlin, interpretimi i Violetės ėshtė i njohur dhe njėkohėsisht i dashur pėr tė.
    Debutimin e parė nė kėtė rol nė Tiranė ajo e ka pasur qė kur ka qenė 17 vjeēe. Violetėn ajo do ta interpretonte edhe nė skena tė tjera me famė botėrore, si nė operėn shtetėrore nė Mynih, teatrin “San Carlo” tė Napolit, teatrin “Xhuzepe Verdi” nė Trieste, si dhe nė opera tė ndryshme nė Amerikė.
    Jaho ėshtė vlerėsuar nga kritikėt britanikė si njė soprano me zė dhe interpretim skenik tė njė lloji tė veēantė.
    Pas Inva Mulės, me rolin e Violetės, Saimir Pirgut nė operėn Xhani Skici, Armonela Jaho bėhet e treta shqiptare e cila interpreton me sukses nė Covent Garden, ku ndodhet “Royal Opera House”.

    Veprimtaria

    Ishte ende fėmijė kur Ermonela prek pėr herė tė parė artin muzikor nė Qendrėn Kulturore tė Fėmijėve nė Tiranė, e mė pas nė Liceun Artistik dhe nė Akademinė e Arteve nė Tiranė. Mė 1993 seleksionohet nga sopranoja e njohur italiane, Katja Riēareli, nė Tiranė, vlerėsim ky qė e ēoi Ermonelėn nė konservatoret e Mantovės dhe nė “Santa Ēeēilia” tė Romės. Debuton me partnerė tė tillė si Paolo Montarselo, Juan Diego Flores, Jean Pierre Trevisani etj. Jep njė koncert recital nė teatrin “Cavour Imperial” nė Romė, nė vitin 1998. Interpreton nė operėn “Maddalena” tė Prokofievit nė teatrin e operės nė “Santa Cecilia” tė Romės, transmetuar direkt nga RAI 3 nė vitin 1998. Nė festivalin “Puēinian” kėndon arie tė G.G. Luporinit nė Luēa. Nė shkurt 1999 kėndon nė rolin e Mimisė nė operėn “Boheme” tė Puēinit nė Bolonja. Merr pjesė nė Festivalin e Stress, duke interpretuar “Srabat Meter” tė Pergolezit me orkestrėn “Giusepe Verdi” dhe nė shtator tė vitit 1999 merr pjesė nė koncertin “Le voci di 2000″ tė zhvilluar nė teatrin “Reggio di Parma” nė Parma. Kėndon nė Venecia nė vitin 2000 nė rolin e Suzanės nė operėn “La nozze di Figaro” tė Mozartit. Nė shtator 2000 kėndon nė Torino operėn “La Rosignol” tė Stravinskit me orkestrėn e Rai-t tė Torinos e transmetuar nga RAI. Ftohet nė Irlandė tė marrė pjesė nė “Oxford Festival”, ku interpreton Violetėn nga opera “Traviata”. Ftohet tė interpretojė nė njė koncert bamirėsie nė Kosovė nė janar tė vitit 2001. Nė mars tė 2001 zhvillon njė recital nė Bejrut nė festivalin “Al Bustan”. Nė maj 2001 merr pjesė me trupėn operistike tė Tuluzės nė Francė, ku kėndon rolin e Suzanės nga opera “Dasma e Figaros”. Nė korrik 2001 ftohet nė koncertin GALA, organizuar nė Dublin. Nė gusht 2001 merr pjesė nė Festivalin Rosinian nė Pesaro, duke kėnduar “Srabat Mater” tė Rosinit e transmetuar direkt nga RAI. Nė tetor 2001 kthehet nė Irlandė nė festivalin e pėrvitshėm me zėrat mė tė mirė, ku kėndon operėn “Kapuletėt e Montegėt” tė Belinit nė rolin e Xhuljetės, si dhe “Sapho” tė Masnet nė rolin e Irenės, dhėnė drejtpėrsėdrejti nga BBC e incizuar nė CD. Nė shtator-nėntor 2002 nė Irlandė interpreton rolin e Xhildės nga opera “Rigoleto” e Verdit. Ermonela Jaho ka shkėlqyer nė aktivitetet e fundit nė operėn “Karmen” me rolin Michaela-s, nė teatrin “Verdi” nė Trieste. Nė maj 2007, sopranoja e talentuar Ermonela Jaho ka luajtur nė TOB, Shqipėri, nė rolin e Violetės te “Traviata”. Dy vjet mė parė, nė 2006, asaj i ėshtė dhėnė rasti qė tė punojė me maestro Massimo Ranierin nė teatrin “Verdi” tė Triestes. Ka interpretuar nė teatrot “Aligheri”, “Ravena”, “Piēolo”, “Scala”-Milano dhe nė shumė skena tė tjera botėrore, ku sė fundmi nė atė londineze, “Royal Opera House”. Bashkėpunimet kanė qenė me televizionin italian RAI, “Mondovisione”, BBC etj. Rezulton tė jenė 10 CD me zėrin e saj. Fiton ēmimin special tė kritikės nė konkursin “G.Pucini” nė Milano nė vitin 1997. Fiton ēmimin e parė nė konkursin “Spuntini International” nė Ankona tė Italisė nė vitin 1999. Ēmimin e parė nė Zandonai Competition, nė Rovereto, Italy, 1999. “Best Singer” of the Wexford Festival, nė Wexford Ireland 2000.

  3. #13
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Britaniket E Duan Ermonelen

    Rrėfimi i sopranos qė mahniti mijėra spektatorė nė Operėn Mbretėrore tė Londrės

    Nga Londra
    Muhamed Veliu

    Pėr publikun britanik deri njė javė mė parė sopranoja Ermonela Jaho ishte njė emėr i panjohur. Kur Piter Catona drejtor i “Royal Opera House” nė Londėr doli pėrpara 2500 spektatorėve duke anonēuar se rolin e Violetės nė “La Traviatėn” e Verdit nuk do ta interpretonte siē pritej, sopranoja Anna Netrebko pėr arsye shėndetėsore, por njė shqiptare, njė lajm i tillė do t‘i befasonte tė gjithė. Emri zėvendėsues i ruses, Netrebko, ishte Ermonela Jaho e cila kishte udhėtuar nga Nju Jorku duke mbėrritur nė kėtė opera vetėm dy orė pėrpara shfaqjes. Kaq u desh qė nė sallė tė nisnin pėshpėrimat, mėrzitja deri diku zhgėnjimi tė cilat shqiptarja do t‘i shuante shumė shpejt. E ndėrsa publiku ishte vėnė nė siklet pasi vallė a do tė mundte sopranoja shqiptare tė zėvendėsonte me dinjitet sopranon Netrebko me njė pamje shumė tė bukur dhe flokė bionde, prapa perdes ku priste Jaho i dukej vetja sikur bota po i lėvizte nėn kėmbė. Kishte tė drejtė. Ishte pėrballė njė prove jashtėzakonisht tė madhe nga e cila deri diku varej edhe karriera e saj e ardhshme tė paktėn nėse synonte rikthimin nė “Royal Opera House”. Se ēfarė ndodhi atė natė ku pa asnjė lloj prove, pa njohur aktorėt e tjerė ajo u ngjit nė skenėn e kėsaj opere mbretėrore pėr herė tė parė ekskluzivisht pėr “Shqip” Ermonela Jaho e rrėfehen me detaje. Ka disa momente qė ka mbaruar shfaqja e radhės. Me shpejtėsi ajo fshin nga fytyra grimin, ndėrkohė njė nga producentėt i tregon se jashtė operės te hyrja e artistėve njė turmė njerėzish presin tė marrin autografe prej saj. Pasi ka mbaruar rituali i dhėnies sė autografeve, madje edhe fotografimit me disa prej adhuruesve tė saj tė rinj, ulemi pėr njė kafe nė Somerset House buzė lumit Tamiz. E lodhur, por e gėzuar nga njė tjetėr sukses sopranoja 33-vjeēare thotė se nė Londėr e planifikonte tė vinte mė vonė. Por kjo ardhje ishte tejet e papritur. “Royal Opera House” ėshtė njė nga operat mė tė rėndėsishme nė botė. Tė interpretoja/ kėtu ishte njė ndėr arritjet e mia. E kisha parashikuar pak mė vonė jo kaq shpejt. Fati qė nuk parashikohet asnjėherė mė dha kėtė mundėsi. Emocionet kanė qenė tė jashtėzakonshme, pasi erdha nė mėnyrė shumė tė papritur, pa prova, pasi mendoja se deri nė momentin e fundit do tė kėndonte kolegia ruse. Lajmin qė do tė kėndoja ma dhanė sapo shkela nė aeroportin “Gatwick”, nis tė rrėfejė Jaho. Sipas saj, kur ka mbėrritur nė “Royal Opera House” i dukej vetja si njė robot, e mpirė nga emocionet. Gjithēka do tė ndryshonte kur drejtori i kėsaj opere ka pėrmendur origjinėn e sopranos Jaho, e cila kishte zėvendėsuar “yllin” e asaj nate sopranon Netrebko. Rreth kėtij momenti Ermonela thotė: “Nisa tė dridhem. Mė dukej sikur kisha harruar fjalėt. Nuk mė kujtohet asgjė. Ku jam duke shkuar, si e mora kėtė guxim, kurajė…. por nuk kishte kthim prapa. Ankthin tim e shtuan edhe pėshpėritjet e publikut qė kishin ardhur tė dėgjonin Anna Netrebkon, e cila ėshtė e famshme nė Londėr. Kur hyra nė skenė e ndieja ftohtėsinė e publikut, madje deri atje sa kostumi qė kisha veshur pėr kėtė rol mė dukej 10-fish mė i rėndė se pesha normale. Mezi merrja frymė. Salla mė dukej shumė e madhe, nuk po orientohesha tė gjeja tė dashurin e Violetės qė ėshtė Alfredo, njė nga rolet kryesore tė “La Traviatės”. Kėshtu fillova tė interpretoja frazė pas fraze, duke parė publikun qė pas ē‘do dueti duartrokisnin”. Kaq ėshtė dashur pėr Jahon, e cila mė pas ka dashur t‘i injektojė atij publiku qė e priti me zhgėnjim pasionin, gjaknxehtėsinė qė ka shqiptari qė nė art ėshtė njė thesar i vėrtetė duke pėrcjellė emocion. Mė pas, gjithēka pėr Jahon ka qenė njė normalitet me alternimin nė mėnyrė perfekte me aktorėt e tjerė pėr tri aktet e operės qė ka zgjatur mė shumė se tri orė. Nė fund lot, jo lot tė detyrueshėm nga vdekja Violetės siē e kėrkon skenari, por lot gėzimi. Ermonela Jaho ia kishte dalė mbanė provės mė tė rėndėsishme nė karrierėn e saj tė interpretimit tejet spontan nė “Covent Garden” ku ndodhet kjo operė duke shkrirė ftohtėsinė e akullt tė publikut anglez. Ishte pikėrisht ky publik qė do tė ngrihej i tėri nė kėmbė duke e rikthyer Jahon disa herė nė skenė pėr t‘i pėrshėndetur ata si pasojė e duartrokitjeve tė pafundme. E njėjta skenė do tė pėrsėritej pėr tre net me radhė nė atė skenė ku kanė kėnduar e duartrokitur emrat mė tė mėdhenj tė operės botėrore, tashmė mes tyre njė shqiptare qė linte gjurmėt e saj sikurse dy bashkėkombėsit e saj, Inva Mula dhe Sajmir Pirgu, po nė tė njėjtėn skenė. Pėrballė njerėzve qė duartrokisnin derdhnin lot apo bėrtisnin “bravo bravo”, Ermonela Jaho thotė se nuk e besonte qė ia kishte dalė mbanė kėsaj sfide apo aventure pak rėndėsi ka emri. “Isha krenare qė unė si shqiptare arrita diēka nė kėtė skenė, pasi ėshtė diēka qė nuk ndodh pėrdit”, thotė Ermonela. Ajo ka mė se tė drejtė, por nuk fsheh pezmatimin qė nė atė shfaqje tė kishte shqiptarė disa, prej tyre ku edhe ambasadorit Zef Mazi ajo i kishte nisur bileta falas pėr ta parė bashkėkombėsen e tyre. Pas tė gjithė kėtij rrėfimi emocionues pyetja se ēfarė dyersh tė tjera hapi ky sukses pėr tė nė Londėr ėshtė mė se i natyrshėm. Tashmė emri i shqiptares Jaho u bė i njohur, bėri zhurmė, kritikėt shkruan disa shkrime pėr interpretimin e saj qė pa dyshim ėshtė njė arritje mė vete. Ky sukses do tė pėrkthej me fitimin e disa kontratave tė tjera pėr tė ardhur pėrsėri nė Londėr. Nuk kishte si tė ndodhte ndryshe. Drejtori “Royal Opera House” pas gjithė atij suksesi tė shqiptares sė imėt me zė brilant do tė bėnte vetėm njė pyetje. Ermonela kur do tė vish pėrsėri nė operėn tonė. Pėrgjigjja e saj ka qenė shumė sinjifikative. “Me kėnaqėsi, mė lėr tė shikoj ditarin”. Jaho do tė rikthehet gjatė vitit nė vazhdim nė Londėr me operėn “Carmen”. Ndėrkohė, ekskluzivisht pėr lexuesit e “Shqip” ajo tregon njė lajm me tė vėrtetė tė veēantė. Sė bashku me Sajmir Pirgun nė vitin 2010 do tė interpretojnė “La Traviatėn” ku ajo do tė luajė Violetėn, ndėrsa Pirgu Alfredon. Pra, dy rolet kryesore nė duart e dy shqiptarėve tė talentuar pėr tė cilėn ajo mezi pret. “Tė arrish nė “Royal Opera House” me dy rolet kryesore tė “La Traviatės” siē jemi ne dy shqiptarė pavarėsisht se emrat tanė janė Ermonela apo Sajmir, unė si shqiptare do tė ndihesha sikur fluturoja. Do tė na duket vetja si puna e diellit qė shkėlqen mbi kėtė Londrėn shpeshherė gri”, thotė ajo duke buzėqeshur. Po tė shikosh veprimtarinė artistike tė Ermonela Jahos, ēdo soprano nė moshėn e saj do ta kishte zili. Por fatkeqėsisht, ajo nuk ėshtė shumė e njohur nė vendlindje ku qė nė moshėn 17-vjeēare u duartrokit si njė Violetė e vogėl nė “La Traviata”. “Mbase nuk jam shumė interesante pėr mediat atje qė mė kanė mbyllur shpeshherė derėn kur kam pasur ndonjė koncert apo arritje nė skenat botėrore”, pėrgjigjet Ermonela. Ajo sqaron se nė Shqipėri i ėshtė dukur vetja e parėndėsishme, madje edhe nė njė interpretim tė sajėn tre vjet mė parė nė Tiranė kur po interpretonte nė skenė i dėrguan njė letėr anonime ku i thoshin se ajo ishte askushi dhe nuk e meritonte tė interpretonte nė atė skenė. Natyrisht qė ka ndier keqardhje siē edhe e pranon, por karriera e saj brilante nga viti nė vit nė skenat botėrore, ishte pėrgjigjja mė e mirė pėr kėtė letėr. Pėr herė tė parė gjatė intervistės nė “Shqip” sopranoja Ermonela Jaho rrėfen edhe anėn tjetėr tė saj, Ermonelėn jo artiste nė jetėn e pėrditshme. Ajo ėshtė e martuar me njė bashkėshort me background artisti tė cilin e dashuroi qė nė bankat e shkollės nė Tiranė. “Jeta private mbetet private. Jam martuar me njė shokun e klasės shqiptar dhe jetojmė bashkė shumė tė lumtur nė Amerikė. Ai ka studiuar pėr Muzikologji nė Tiranė, por emigroi nė Amerikė pas fitimit tė Green Card duke e filluar nga e para. Ai u specializua pėr Elektronikė dhe tani punon pėr IBM duke mos e lėnė pasionin pėr artin tė cilin e ndajmė bashkė. Bashkėshorti ėshtė njė ndihmė e madhe, pasi mė tė shumtėn e kohės jam nėpėr botė me koncerte dhe ai pėr mua ėshtė njė mbėshtetje e rėndėsishme. Ervini mė bėn tė ndihem me kėmbė nė tokė”, tregon Jaho pėr jetėn e saj private. Suksesi i saj nė Londėr theu akullin e publikut britanik, duke i bėrė qė ata ta duan kėtė soprano. Kjo vėrehet jo nga dėshira e ne shqiptarėve pėr ta pasur Ermonelėn pėrsėri nė Londėr e shėrbyer si njė ambasadore nė pėrmirėsimin e imazhit tė shqiptarėve nė Angli. Mjafton tė lexosh komentin e njė operalogu britanik, i cili nė faqen e tij nė internet shkruan. “Bravo Ermonela Jaho, Anna Netrebko tani mund tė shkoni nė shtėpi”. Nuk ka dyshim se nga tani e tutje emri Ermonela Jahos do tė mbahet mend gjatė. Pėr njė arsye tė vetme. Ajo i suprizoi tė gjithė duke bėrė qė emri i ruses Anna Netrebko tė mbetej vetėm si kujtim nė broshurat apo posterat e shfaqjes.

  4. #14
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Ermonela pėrsėri nė U.S.A....

    Lajmi ne vazhdim eshte shkeputur nga numri i stines se praveres 2008, se revistes highnotes - e cila ka lajme te Kompanise se Operas ne Philadelphia :

    Sopranoja Ermonela Jaho luante rolin tragjik te Mimit ne nje version te 2006 te La Bohčme heren e fundit qe ajo ishte ne skenen e Akademise se muzikes ketu ne Philadelphia. Qe prej asaj kohe ajo ka kenduar ne shtete te ndryshme te Europes. Kohet e fundit ajo ka luajtur rolin e Violettes ne La Traviata me Opčra de Lille dhe Opera de Vichy ne France dhe ne Teatro di San Carlo ne Itali. Kete vere ajo do kendoje Micaėla ne dy produksione te Carmen, se pari ne Festivalin e Operas Glyndebourne dhe me pas me Chorčgies D'Orange ne France.
    Ne Philadelphia ajo do te kthehet sezonin tjeter per te kenduar rolin e LIŁ ne Turandot dhe me pas do te vazhdoje ne Operan e San Francisos per te interpretuar serisht rolin e Violettes ne La Traviata.


    Turandot
    GIACOMO PUCCINI

    Italisht dhe Anglisht
    Orari:
    Te premte, 20 Shkurt, 2009 ora 8:00 p.m.
    Te diele, 22 Shkurt, 2009 ora 2:30 p.m.
    Te merkure, 25 Shkurt, 2009 ora 7:30 p.m.
    Te diele, 1 Mars, 2009 ora 2:30 p.m.
    Te premte, 6 Mars, 2009 ora 8:00 p.m.


    Artistėt pjesmarrės:

    TURANDOT........ Francesca Patané

    CALĮF........Francesco Hong

    LIŁ........Ermonela Jaho

    PING........Eric Greene


    Turandot, eshte opera e fundit e shkruar nga Puccini dhe sigurisht per te apasionuarit e muzikes klasike dhe operistikes kjo opera njihet nga aria e famshme e cila kendohet gjate ngjarjes me titullin 'Nessun Dorma'.




    Fotot ne vazhdim jane marre ne Philadelphia ne 2006 gjate provave per rolin e Mimit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  5. #15
    E keqja s'ka fund Maska e Henea
    Anėtarėsuar
    25-05-2009
    Postime
    119

    Ermonela Jaho - ambasadorja mė e denjė e kombit tonė

    Ermonela Jaho - ambasadorja mė e denjė e kombit tonė



    SOPRANOJA ERMONELA JAHO ARRITI

    NĖ MAJAT E ARTIT OPERISTIK


    Ermonela Jaho - La Traviata - Act I Finale

    · E paarritshmja, e mrekullueshmja Ermonela Jaho, sopranoja mė e madhe shqiptare e tė gjitha kohrave, me interpretimin e saj tronditės tė Violetės nė Operėn Nacionale tė Lyon-it, i tejkaloi mbrėmė tė gjitha sopranot e epokės sė saj. "C'est la premičre fois que je retrouve Callas aprčs des années..." - u shpreh njė artiste e njohur zvicerane... «Nga mė tė bukurat qė kam dėgjuar, (interpretimet e Violetės,- shėnimi im), me tė vdekur e tė gjalla, tė marra sė bashku! - u shpreh violinisti i madh shqiptar, Tedi Papavrami»



    Shkruan: Edlira DEDJA * Zvicėr, 05. 07. 2009


    Mbrėmė, mė 3 korrk 2009, nė ora 20.00 ėshtė bėrė transmetimi live i operės « La Traviata » tė G.Verdit, me regji tė Klaus Michael Grüber nė 39 vėnde tė botės si dhe ėshtė transmetuar me ekrane gjigande nė disa qytete tė Francės (Chambéry, Grenoble, Saint-Etienne, Valence, si dhe nė festivalin « Les Nuits de Fourvičres » nė Lyon).



    Protagonistja kryesore e kėsaj opere ka qėnė sopranoja mė e suksesshme shqiptare e kohėve tė fundit, Ermonela Jaho. Ky eveniment i rrallė artistik ėshtė ndjekur nga miliona telespektatorė, tė befasuar nga interpretimi magjepės dhe suksesi marramendės i kėtij talenti tė rrallė shqiptar, qė nė njė kohė rekord i pushtoi skenat mė tė mėdha ndėrkombėtare si :

    · Metropolitan Opera e New York-ut,

    · Covent Garden-Londer,

    · La Scala-Milano,

    · Staatsoper-Berlin,

    · Opernhaus-Zürich,

    · Opera Bastille-Paris,

    · Opera nė Filaderfia,

    · Toronto,

    · Helsinki, etj.,

    duke u radhitur menjėherė nė vėndin e nderit midis sopranove mė tė njohura tė epokės.



    Vetėm kanali i njohur MEZZO classic numėroi mbrėmė reth 20 milionė telespektatorė qė e ndoqėn kėtė transmetim direkt nga Opera Shtetėrore e Lyon-it. Pėr kėtė arsye, ata vendosėn ta ritransmetojnė edhe dy herė tė tjera suksesin e jashtėzakonshėm tė sopranos shqiptare,

    · nė datat 11 korrik (ora 17.00) dhe

    · 23 korrik 2009 (ora 10.00).



    Ermonela Jaho, qė e kėndonte pėr tė njėqindėn here kėtė opera tė G.Verdit, mbas triunfit tė saj tė padiskutueshėm me tė njėjtin rol nė “Metropolitan Opera” tė New Yorkut e “Covent Garden” tė Londrės, u prezantua edhe kėsaj here pėrpara publikut francez nė fillim tė sezonit veror 2009, nė Operėn Nacionale tė Lionit.



    Drejtuesja e emisionit tė MEZZO clasic e nisi me kėto fjalė prezantimin e Ermonela Jahos: «Sopranoja e re shqiptare e ka kėnduar fillimisht rolin e Violetės nė moshėn 17-vjeēare. Nė vitin 2005, «Traviata» e saj e parė nė operėn e Marsejės do tė parapregatiste triumfin qė pati nė janar tė 2008-tės nė Covent Garden tė Londrės, ku ajo zėvėndėsoi Ana Netrebkon. Njė prezencė manjetike dhe njė zė hyjnor : kjo grua e re mishėroi njė Violetė tė paparė deri mė sot, duke alternuar vokalin e saj tė mrekullueshėm me forcėn e saj tė pakrahasueshme tė interpretimit.»



    Ndėrsa dirigjenti Gérard Korsten u shpreh se kishte fatin tė prezantonte pėrpara publikut francez njė kėngėtare - aktore tė cilėsisė mė tė rrallė. Interpretimi i saj karakterizohej nga njė forcė shprehėse spontane dhe natyrale, e cila e bėnte pėr vehte menjėherė spektatorin qė nė skenėn e parė tė operės. E mė pas, zėri i saj sensual mbushej pak nga pak me thellėsinė lirike e dramatike tė veprės, veshur me emocione dhe njė feminitet tė rrallė, duke shprehur instiktet mė tė holla dhe mė tė thella tė personazhit. E po ashtu, me njė shqiptim tė shkėlqyer tė gjuhės italiane…



    Njė imazh, mbase njė imazh i vetėm pėr tė ilustruar “Traviatėn” e Ermonela Jahos! Me rolin e Violetės ajo mbrrin majat e artit tė saj: qė nė paraqitjen e parė tė saj nė skenė, ajo do tė dalė e dėrmuar nga kjo lojė diabolike, krijuar prej A.Dumas-it, veshur me tingujt hyjnorė dhe tė papėrsėritshėm tė muzikės sė Verdit… Njė imazh, mjafton njė i vetėm pėr tė ilustruar «Traviatėn»: Ermonela Jaho, mė tronditėsja, mė e zjarrta, mė njerėzorja, thjesht njerėzorja e tė gjitha heroinave tė tij…



    Timbri i saj i ndritshėm dhe harmonik transmetoi emocione tė forta, alternuar me njė lojė tė brishtė e njėkohėsisht sensuale, tronditėse pėr publikun qė e shoqėroi me ovacione tė gjata daljen e saj nė skenė nė fund tė ēfaqes. «Addio del passato» e saj nė aktin e fundit mishėroi me vėrtetėsinė mė tė madhe vdekjen qė trokiti nė derė, lamtumirėn e ditėve tė arta tė rinisė dhe Ermonela Jaho, edhe njė herė tjetėr e tėrhoqi me vete tė gjithė audotorin, spektatorėt dhe telespektatorėt qė e ndiqnin, deri nė thellėsitė mė intime tė kėsaj drame romantike, duke pėrcjellė emocionet e gjalla tė dhimbjes mė tė thellė. Ajo u ngrit sublime nė notat e fundit tė operės, me duart qė i vibronin nga dhimbja, ngashėrimat dhe spazmat e brėndshme, duke krijuar pėrshtypjen se u shua nė skenė, sė bashku me personazhin e saj.



    Do tė ishte e udhės qė edhe telespektatori shqiptar tė njihej me kėtė eveniment artistik tė pėrmasave botėrore, mbasi do tė ndihej krenar dhe i nderuar pėr respektin dhe adhurimin e madh qė po i bėhet kėto ditė artit dhe kulturės shqiptare nėpėrmjet talentit dhe interpretimit tė pakrahasueshėm tė Ermonela Jahos. Nėpėrmjet artit tė saj tė madh, ajo ka nderuar Shqipėrinė dhe shqiptarėt kudo qė ndodhen, nė kėto momentet kyēe kur vendoset fati dhe e ardhmja e vėndit tė saj. Ermonela Jaho ka qėnė mbrėmė ambasadorja mė e denjė e kombit e saj, duke e bėrė tė vibrojė ndėrgjegjen europiane nėpėrmjet forcės sė saj tė interpretimit, qė buron nga kultura e lashtė e popullit tė saj.



    Sot kam marrė me dhjetra mesazhe urimi nga artistė tė njohur ashtu si edhe nga qytetarė e artdashės tė huaj, tė cilėt e kanė ndjekur mbrėmė transmetimin televiziv. E paarritshmja, e mrekullueshmja Ermonela Jaho, sopranoja mė e madhe shqiptare e tė gjitha kohrave, me interpretimin e saj tronditės tė Violetės nė Operėn Nacionale tė Lyon-it, i tejkaloi mbrėmė tė gjitha sopranot e epokės sė saj. « …Pėr herė tė parė, pas kaq vjetėsh e pashė Callas-in tė ringjallur pėrsėri nė skenė... » - u shpreh nje piktore e njohur zvicerane.



    · Autorja ėshtė pianiste dhe presidente e «Opéra sans frontičres» Zvicėr.

  6. #16
    E keqja s'ka fund Maska e Henea
    Anėtarėsuar
    25-05-2009
    Postime
    119
    Shtypi francez sot pėr Ermonela Jahon

    Fatmirėsisht, nė planin vokal, perfeksioni ėshtė mbrritur mė shumė se njė herė. Pa diskutim, si njė nga 2 ose 3 Violetat mė tė mėdha tė kohes sonė, Ermonela Jaho ėshtė shfaqur nė majat e karierės sė saj. Paraqitje rinore, rrezatuese nė feminitetin e saj, pavarėsisht nga limitet e njė vėnie nė skenė, qė ndonjėherė e pengon shfaqjen e plotė tė sensualitetit tė saj tė pakraha- sueshėm. Triumfuese ndaj tė gjitha vėshtirėsive qė paraqet aria «Sempre Libera» dhe me mjeshtėri (ēfarė timbri i artė !), sopranoja shqiptare mundet tė realizojė me lehtėsi gjithshka, madje edhe pėshpėritjen, me njė kontroll tė pėrsosur frymarrjeje qė tė lė pa fjalė kur thotė «Dite alla giovine». Ne pėrkulemi pėrpara kėsaj performance, duke shprehur admirimin mė tė madh dhe shpresėn qė nė njė tė ardhme tė afėrt, sopranoja e madhe Ermonela Jaho tė mund t’a shfrytėzojė deri nė maksimum talentin e saj tė mrekullueshėm.
    Shkruar nga Arnaud Buissonin nė ResMusica.com, Paris - Francė

  7. #17
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Madama Butterfly
    GIACOMO PUCCINI

    Italisht dhe Anglisht tek Kimmel Center
    9, 11, 14, 16 & 18 Tetor, 2009

    Artistėt pjesmarrės:

    MADAMA BUTTERFLY (CIO-CIO-SAN) - Ermonela Jaho
    PINKERTON - Roger Honeywell
    SHARPLESS - Troy Cook
    SUZUKI - Maria Zifchak

    Conductor - Corrado Rovaris
    Director - Cynthia Stokes


    p.s. Shqiptarė nė SHBA

  8. #18
    Fiori, vetem ne Philadelphia do jepet kjo apo dhe ne shtete te tjera te Amerikes?

  9. #19
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Gjatė shfaqjes nė Philadelphia...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  10. #20
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Kalendarin e saj mund ta gjesh tek faqja personale http://www.ermonelajaho.com/index-5.html

    Gjithashtu menyra me e lehte per te gjetur dhe bileta per opera te ndryshme, eshte te regjistrohesh me Opera House te qytetit ku jeton. Zakonisht ata ta dergojne kalendarin e vitit qe vjen qe nje vit perpara.

    Pershendetje

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •