Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 66
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Ermonela Jaho - sopranoja shqiptare

    Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho, ka mė shumė se dhjetė vjet qe kėndon nė skena tė ndryshme tė botės. Kėtė fundmuaji ajo do tė kėndojė nė seknat e Akademisė sė Muzikės "Opera Company of Philadelphia" tek Kimmel Center, Philadelphia, SHBA.

    La Bohčme
    GIACOMO PUCCINI

    Italisht dhe Anglisht
    27, 29 Tetor dhe 1,3,5 dhe 11 Nėntor
    Artistėt pjesmarrės: Roger Honeywell, Ermonela Jaho, Troy Cook dhe Sari Gruber.

    Pėr bileta dhe mė shumė informacione rreth kėtyre koncerteve mund tė shkoni kėtu.


    Ermonela, nė vitin 1993 ėshtė larguar nga Shqipėria pėr nė Itali, me njė bursė studimi, dhe mė pas iu desh ta realizojė ėndrrėn e ngjitjes nė skena, pėrkrah artistėve tė huaj. Nė njė intervistė pėr gazetėn "Panorama", ajo sjell njė pjesė tė enocioneve.

    Cili ka qenė momenti mė i bukur nė koncertet tuaja?
    Do t'ju tingėllojė pak ndryshe, por momenti mė i bukur ėshtė kur nė fund tė ēdo recitali e mbyll programin me njė kėngė popullore tė pėrpunuar shqiptare. Emocionin qė provoj nuk arrij dot ta shpjegoj me fjalė. Publiku, i cili, edhe pse nuk kupton shqip, vetėm me emocionin qė duket nė sytė e mi mallėngjehet, dhe, pėr mua, ėshtė diēka magjike qė ma mbush shpirtin. Ēdo gjė ėshtė ndjenjė, emocion dhe dinjitet shqiptar.

    Kur jini larguar nga Shqipėria?
    Unė jam larguar nė maj 1993, pasi fitova konkursin nė Akademia Mantovana, tė drejtuar nga Katia Riēareli. Nė atė periudhė ajo qe personalisht nė Tiranė dhe unė isha njė ndėr kėngėtaret e zgjedhura nga vetė Riēareli.

    Si u pėrballe me artistėt dhe artin nė njė vend tė panjohur?
    Komunikimi i parė me ambientin e teatrit nuk qe shumė i vėshtirė, sepse ekziston njė publik qė di tė vlerėsojė. Nė skenė tė gjithė artistėt janė nė tė njėjtin pozicion dhe, mė pas, hyjnė vlerat e secilit; kur hap gojėn dhe nxjerr tingullin e parė apo bėn prezantimin e parė.
    Mė pas u ktheva nė Tiranė; duhet tė rikthehesha nė Itali pėr punėt e ardhshme, ku ēdo gjė duhet ta siguroja vetė. Kthimi nė Itali qe shumė i vėshtirė, sepse nuk u ktheva e pėrgatitur nga kjo anė. Jam ndjerė si peshku pa ujė dhe u gjenda pėrballė dy zgjedhjeve: ose tė kthehesha nė Shqipėri, me njė ėndėrr tė realizuar nė embrion, ose tė vazhdoja, duke marrė parasysh ēdo vėshtirėsi. Nga Mantova shkova nė Romė, ku jetonte maestroja qė kisha nė Mantova e qė mė ndihmoi pėr leksionet dhe pėr teatrin operistik italian. Ndėrkohė, pėr tė pėrballuar mbijetesėn, dhe duke mos pasur asnjė ndihmė, fillova tė punoja baby-siter, kamariere, infermiere, punė tė cilat mė merrnin shumė kohė pėr mbijetesėn. "Do tė vijė momenti qė borxhin do ma shlyesh me duartrokitjet nė teatrot e mėdha nėpėr botė", mė thoshte profesori im 77-vjeēar.

    Po pėrsa i pėrket shkollės dhe konkurseve?
    Qė tė rrija akoma nė Itali, edhe si studente, duhet tė studioja nė njė shkollė shtetėrore, ndryshe nuk mund tė pajisesha me dokumente tė rregullta. Interesohem nė akademinė "S. Cecilia" dhe pas njė konkursi, ku dola e para, hyra nė shkollė. Vitin e fundit provova tė bėj konkurse; kam bėrė vetėm tre konkurse dhe kam marrė ēmime tė para, qė mė kanė hapur dyert e teatrove botėrore.

    Cili ka qenė aktiviteti juaj i parė artistik, jashtė Shqipėrisė, dhe si jeni pėrballur me publikun?
    Aktiviteti i parė ka qenė koncerti nė Mantova. Mė vjen pėr tė qeshur, sepse unė nuk isha pėrgatitur tė kėndoja nė njė teatėr prestigjioz, siē ėshtė ai i Mantovės. Fustani im i koncertit ishte tepėr i varfėr, pėr njė ambient tė tillė. Katia Riēareli mė dha njė fustan tė sajin, dhe tė njėjtėn gjė bėri edhe me kėpucėt. Unė nuk kisha ecur ndonjėherė nė majė tė takave aq tė larta. Erdhi momenti i prezantimit dhe, ndėrkohė qė po dilja nėn durtrokitjet e publikut, bėj vetėm 5-6 hapa dhe, pėr fat tė keq, taka e hollė e njėrės prej kėpucėve hyn nė njė vrimė tė skenės (skenat janė tė paparashikueshme). Nė kėtė moment, unė nxjerr vetėm dorėn pėr tė treguar prezencėn. Publiku mė priti mjaft mirė, por nuk mbaj mend shumė detaje nga sikleti.

    Po mė pas, cilat aktivitete vijuan nė jetėn tuaj artistike?
    Mė pas kanė qenė njė sėrė koncertesh, nė akademinė "S. Cecilia", konkurset, opera e parė "Cenerentola", nga Rossini, "L'amico Fritz" nga Mascagni, e shumė personazhe si Zhuljeta, Suzana, Kontesha, Adina, Mimi, Armida etj. Kam interpretuar nė teatrot "Aligheri", Ravena, "Piēolo", Scala-Milano dhe nė shumė skena tė tjera botėrore. Bashkėpunimet kanė qenė me televizionin italin RAI, Mondovisione, BBC etj. Regjistrime tė CD (opera, koncerte) etj.

    Cili ka qenė, deri tani, koncerti juaj mė i rėndėsishėm?
    Aktivitetet e fundit kanė qenė "Carmen", Michaela, nė teatrin "Verdi" nė Trieste, qė mė ka dhuruar shumė emocione, pasi publiku mė ka pritur mjaft mirė dhe ēdo shfaqje ka qenė njė sukses i madh. Mė pas koncerte tė ndryshme nė USA, koncertet e fundit nė Itali. Nė kėtė kohė jam duke pėrgatitur njė opera kontemporane qė do e kėndoj nė muajt nėntor-dhjetor nė Modena, por paralelisht, jam duke pėrgatitur role tė reja.

    Kur do tė ktheheni nė Shqipėri?
    Unė vij gjithmonė nė Shqipėri pėr tė parė familjen time, ndėrsa, pėrsa i pėrket kthimit, nga ana profesionale jam shumė e zhgėnjyer dhe kėtė e provova me "L'elisir d'amore". Fatkeqėsisht, mungon akoma njė disiplinė perėndimore dhe, pėr fat tė keq, duhet tė fillojnė ta kenė njerėzit qė drejtojnė pėr t`ua transmetur artistėve. Ky ėshtė njė problem qė shpresoj tė zgjidhet pėr artistėt e tjerė. Dua tė them vetėm qė mė mungon vendi im, mė mungon publiku shqiptar dhe kam njė dėshirė tepėr tė madhe tė vij e tė kėndoj nė njė koncert recital, pėrpara njerėzve qė flasin gjuhėn time.


    Shkollimi
    Gjimnazi Artistik: “Jordan Misja" (Kanto) - Shqipėri 1988-1992
    Akademia e Arteve (Kanto) - Shqipėri 1992-1993
    Akademia e Mantova (Kanto) - Itali 1993-1994
    “Santa Cecilia ” Academy (Kanto & Piano) - Itali 1995-2000

    Pėr mė shumė mbi artisten e re mund tė shkoni tek faqja e saj personale: http://www.ermonelajaho.com



    p.s. pjesė tė artikullit mė lart janė marrė nga gazeta Panorama.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Fiori pėr postimin:

    bili99 (23-09-2014)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e Renegata
    Anėtarėsuar
    05-01-2006
    Vendndodhja
    perbri me ke
    Postime
    296
    Suksese te metejeshme.Lart e me lart emrin e Atdheut.
    Lumturia eshte e para e te mirave qe duhet fituar,emri i mire eshte ne rradhe te dyte.

  4. #3
    hej jeta eshte si e krijo Maska e dianausa
    Anėtarėsuar
    08-09-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    67
    suksese ermonela ..... nga nje shoqe e vellait
    jetoj ne ny nuk dua te me le te shkoje ky rast pa takuar
    hej jeta eshte si e krijojme

  5. #4
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Sot shkuam nė Philly pėr tė parė La Bohčme (ėshtė tek The Academy of Music - njė bllok larg Kimmel Center, sikur nuk jam sqaruar mirė mė lart). Shfaqja ishte me tė vėrtetė njė kėnaqsi!

    Ermonela, kish rolin e Mimi dhe duke qėnė se kish rolin kryesor mbante dhe peshėn mė tė madhe gjate gjithe operes.

    Shpresoj te kini rastin javen qe vjen te kapni shfaqjet e tjera e ndoshta flasim me shume per pershtypjet.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Ermonela Jaho: Pse ngurova tė luaja Aminėn

    Ka kohė qė emri i saj lakohet nėpėr teatro tė rėndėsishėm, nė Francė, Amerikė e Itali.

    Personazhet qė ka personifikuar, padyshim kanė qenė kryesorėt nė veprat "Viotela", "La Traviata", "La Boheme" e sė fundmi nė "La Sonnambula", njė ndėr veprat mė tė njohura tė Belinit. Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho, deri dy ditė mė parė ėshtė ngjitur nė skenėn e teatrit tė Veronės, nė Itali, ku ka interpretuar nė rolin e Amine Sonnambules. Pas suksesit qė pati nė rolin e Mimisė, nė operėn "La Boheme", nė Teatrin e Operės sė Filadelfias, sopranoja shqiptare ėshtė pėrzgjedhur pėr tė interpretuar njė nga veprat mė tė vėshtira tė Belinit. Zėri dhe portreti i Ermonelės kanė qenė njė imazhi i ri i Amines Sonnambules, duke i dhėnė kėshtu njė tjetėr ndjesi kėsaj pėrralle romantike. Pėr Jahon, ky ėshtė njė nga rolet e saj tė dashura nė opera. "Nė kėtė lirikė tė madhe, elegante, e rafinuar dhe magjepsėse erdhi Amina, personazhi qė solli nė skenė sopranoja Ermonela Jaho", shkruante kėshtu e pėrditshmja, "Il giornale di Venezia" pėr artisten. Por kush dhe ēfarė e intrigoi sopranon shqiptare, qė tė ishte pjesė e kėsaj opere tė Belinit nė Teatrin e Veronės.

    Si u bėtė pjesė e "La Sonnambula"?
    Ndodhi rastėsisht. Janė tė papriturat e kėtij zanati, qė tė vėnė nė provė. Isha duke pėrgatitur produksionin e Bohemės qė do kėndoja nė Filadelfia, kur menaxheri im mė propozon rolin e Aminės. Pėr momentin pata njė dyshim tė madh, pasi Amina ėshtė njė nga ato role qė nuk kisha menduar kurrė tė kėndoja, sepse konsiderohet njė rol pėr zėrat e lehtė (leggero), steriotip i momentit. E vetmja pikė referimi qė mė dha kurajė ishin incizimet e kėtij roli nga Maria Callas. Siē thonė "No pain, no gain - Pa dhimbje nuk ka fitore", e mora pėrsipėr dhe nuk pashė mė mbrapa.

    Ē'ju bėri tė fshiheshit nėn lėkurėn e Aminės?
    Ēiltėrsia e karakterit tė saj. Unė besoj se ēdo artist nė pėrpjekje pėr tė bėrė njė vepėr artistike tė vetėn shpalos pa dashur njė pjesė tė karakterit tė tij. Tre javė pėrpara se tė filloja njė produksion tjetėr pashė njė incizim tepėr tė vjetėr tė operės nga Anna Moffo. Edhe pse i viteve '60, gjėja mė e rėndėsishme qė mė ra nė sy ishte ēiltėrsia e kristaltė e Aminės. Nė atė moment gjeta koordinatat qė do tė ndiqja nė udhėtimin tim artistik tė kėtij roli.

    Sa kohė i jeni kushtuar kėsaj vepre?
    Jam e sigurt qė do tė tingėllojė aspak modeste, por nė momentin qė mu dha mundėsia isha nė mes tė produksionit tė "La Boheme".
    E vetmja mundėsia qė kisha pėr ta studiuar operėn nė mėnyrė komplete ishte njė javė midis shfaqjes sė parafundit dhe tė fundit. Ēfarė mė ndihmoi ishin koordinatat e sipėrpėrmendura, qė si njė projekt qė ndihmon inxhinierin zbatues mė ndriēoi rrugėn nė kėtė udhėtim tė ri.

    Tashmė keni krijuar njė afrimitet me publikun italian. Si ju priti dhe ēfarė i dhuruat?
    Nuk do tė doja pritje mė tė mirė pėr njė debutim tė ēfarėdo lloj roli. Unė u pėrpoqa tė shpreh ēiltėrsinė dhe dhimbjen e Aminės nė ēdo frazė, tė shkruar me aq sinqeritet nga Belini. Besoj se ia arrita kėtij pikėsynimi, kur pas aries 'Ah non credea mirarti', ku Amina duke ėndėrruar shpreh dhimbjen mė tė sinqertė qė njė vajzė aq e pastėr mundet, pashė sytė e kolegėve tė mi tė mbushur me lot.

    Cilat janė koordinatat qė ndiqni ne art?
    Filozofia qė mė ka ndihmuar nė kohė tė mira dhe tė kėqija ka qenė: "Shijo ēdo moment tė jetės tėnde artistike, ndoshta mė vonė jeta do tė sjellė diēka tė veēantė atėherė kur t'i nuk e pret".

    A keni njė pikė referimi, ku gjeni frymėzim?
    Jeta kujdeset pėr kėtė aspekt.

    Aktualisht me ēfarė vepre po punoni?
    Po i rikthehem Traviatės. Nuk dua tė humbas asnjė kėndvėshtrim tė ri, qė roli i Sonambulės mund tė mė ketė dhėnė kundrejt interpretimit tė Violetės.

    Cili do jetė stacioni i radhės pas Veronės?
    Lille, Francė.

    "La Sonambula"
    "La Sonambula" ka qenė produksioni i saj i parė artistik pėr kėtė vit, pas njė axhende tė ngjeshur artistike qė pati vitin qė shkoi. Ermonela Jaho vazhdon tė jetė njė nga zėrat interesantė, sipas medias sė huaj, qė po depėrton nė botėn e operės. Robert Driver, njė regjisor i njohur i operave, ėshtė shprehur pėr tė: "Gjithnjė kam menduar se 'Bohema' ėshtė njė vepėr e vėshtirė, por kur kam parė interpretimin e Ermonelės, kam parė njė kėngėtare tė mrekullueshme pėr t'u shndėrruar edhe nė njė aktore. Ishte njė 'Mimi' e vėrtetė".

    Kritikėt
    Patrick Di Maria, kritik muzikor, ėshtė shprehur: "Zėri i saj ishte i fuqishėm dhe me njė timbėr tė bukur, solemn, si dhe i gdhendur nė regjistrin e ulėt. Ajo mishėroi me njė pjekuri mahnitėse e marramendėse sa i takon vėrtetėsķsė, por edhe me intensitet gjithė pasionin dhe njėsimin me rolin, nga mė prekėsit qė ka krijuar Verdi… Ovacionet e Jahos, mėse tė merituara". Ndėrsa Jean Claude Auvray, regjisor francez, ka thėnė se ajo ėshtė Violeta ime e fundit. Kėtė Violetė (Ermonela Jaho) nuk do tė doja ta humbisja kurrė".

    Gazeta PANORAMA
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #6
    Pershendetje te gjitheve!

    Eshte nje kenaqesi e vecante te degjosh, qe nje shqiptare te arrise majat me te larta, te artit boteror. Por kjo kenaqesi eshte e dyfishte, kur personin ne fjale e njeh personalisht. Une me Ermonelen jemi rritur bashke, kemi kenduar bashke, qe femije. Nese ajo lexon ne kete forum, direkt e di se cila jam. Sepse femijeria eshte e paharrueshme. Por ja qe jeta i paska udhet aq te shumta dhe te shumellojshme, saqe mosha e nje femije nuk do ta imagjinonte kurre. Megjithate, ekzistojne edhe te tjera shprehje te popullit.
    " Se mali me mal nuk takohen, por njerezit takohen nje dite "

    Nese Ermonela lexon ketu, do ta perqafoja nga larg dhe do t“i uroja nga zemra, nje karriere te shkelqyer....keshtu sic e ka nisur. Por mbi te gjitha shendet dhe nje jete te lumtur.Nese nuk lexon, atehere do t“i isha shume mirenjohese kujtdo, qe lexon ketu dhe qe ka nje adrese emaili, per te mos thene per me shume (numer telefoni). Besoj se te dyja do kishim c“te kujtonim bashke per disa caste....nga femijeria dhe pjesmarrja jone neper festivalet e Tiranes, apo ato kombetare, qe organizoheshin ne qytetin e Shkodres.

  8. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    INTERVISTA/Flet sopranoja qė pritet tė luajė Violetėn nė operėn "Traviata"

    Ermonela Jaho: Shfaqja mė e vėshtirė, ajo nė vendlindje

    Roland QAFOKU

    Ishte vetėm 13 vjeē kur njė zė i brendshėm i tha Ermonel Jahos se njė ditė do tė bėhej kėngėtare e famshme. Ishte nė Teatrin e Operės dhe Baletit nė Tiranė, atje ku sė shpejti me njė famė ndėrkombėtare do tė luajė rolin e Violetės tek “Traviata”. Por qė arriti deri kėtu i duhej tė “kapėrcente shtatė male e tė shtrydhte shtatė kėmisha” si nė pėrralla. Dhe vajza nga Tirana me baba nga Skrapari dhe nėnė nga Vlora triumfoi. Gjeti shpirtin e saj nė opera dhe tani zėri i saj kumbon nė skenat e Parisit, Nju Jorkut dhe Milanos. Nė njė intervistė pėr “Tirana Observer”, Ermonela rrėfen ato pjesė tė jetės qė publiku nuk ia di teksa luan rolet. Deri sa tani ajo quhet njė yll shqiptar qė shkėlqen nė botė.

    Regjisori i njohur italian, Masimo Ranieri, e ka lidhur pjesėmarrjen e tij nė operėn “Traviata” nė Tiranė falė edhe pjesėmarrjes dhe vlerėsimit qė ka pėr ju. Pėrse sipas jush ky emėr kaq i njohur i skenės operistike bėn kėtė vlerėsim pėr ju?

    Mu dha rasti tė punoja me maestro Ranierin vitin qė kaloi, nė teatrin “Verdi” tė Triestes. Qė nė fillim na tėrhoqi tek njėri-tjetri pasioni pėr lojėn skenike nė opera. Kemi shpenzuar orė tė tėra duke provuar ēdo skenė me detajin mė tė vogėl pėr tė nxjerrė efektin mė maksimal prej saj. Kjo ėshtė pak “anakronike”, pasi nė shumė skena botėrore kėngėtarė me emėr nuk ofrojnė mė shumė pasion se njė copė akulli. Preokupimi i vetėm ėshtė ai pėr tingullin qė kėndohet dhe asgjė mė shumė. Kjo ėshtė pėr mua edhe njė nga arsyet kryesore qė opera ka humbur popullaritetin mes shumė gjeneratash. Besoj se ėshtė mungesa e kėtij pasioni “anakronik” ndėr kėngėtarėt, arsyeja qė maestro ndihet si Van Gough kur i vėllai i dėrgonte para pėr tė blerė ngjyra, nė momentin qė i jepet rasti tė punojė me kėngėtare qė ndajnė tė njėjtin “anakronizėm”.

    Sipas tė dhėnave, ju do tė luani Violetėn nė sallėn e Teatrit tė Operės dhe Baletit nė Tiranė. Ē’vlerė ka pėr ju tė kėndoni nė kėtė sallė, kur ju tashmė keni pushtuar skenat e botės mbarė?

    Po tė pyesėsh ēdo artist se kush ėshtė skena mė e vėshtirė pėr tė dhėnė shfaqje, tė siguroj qė do tė pėrgjigjen “Ajo e vendlindjes”.
    Ky produksion ėshtė tepėr sentimental pėr mua. Kėndimi i Violetės nė teatrin ku e kam dėgjuar pėr herė tė parė pėrmbyll njė cikėl tepėr tė rėndėsishėm tė jetės time. Hera e parė qė kam parė opera-live nė jetėn time ka qenė nė moshėn 13-vjeē. Mė shtyu mė shumė kurioziteti sesa dėshira pėr tė, pasi nuk kisha asnjė lloj njohurie mbi kėtė gjini muzikore. Deri nė atė moment merresha me kėngėn, por tė njė rėndėsie argėtimi, duke kėnduar nė festivale tė muzikės sė lehtė dhe operetat pėr fėmijė.
    Atė mbrėmje nė Teatrin e Operės nė Tiranė luhej ”Traviata” e Verdit, ku pėr rolin e Violetės qe e ftuar njė soprano turke. E shoqėruar nga vėllai im i madh, admirator i artit dramaturgjik, bėj hyrjen time pėr herė tė parė nė teatėr. Mbaj mend si tani qė kur nisi preludi ndjeva tė rrahurat e zemrės qė ndryshuan ritmin dhe pashė vėllanė nė sy me ekspresionin e njė personi tė mrekulluar e tė prekur shpirtėrisht. Ky qe vetėm fillimi, i cili si njė kreshendo gjigante ngriti dhe vulosi brenda meje diēka tepėr tė veēantė dhe vendimtare pėr tė ardhmen time. Edhe pse nuk e njihja muzikėn, edhe pse nuk njihja fjalėt, ajo muzikė, ajo skenė po mė pėrpinte tė tėrėn. Ndihesha njė gjė e vetme me tė, sikur po shikoja botėn time shpirtėrore tė reflektuar nė pasqyrė. Ndoshta ju tingėllon pak e ēuditshme njė koment i tillė, por kam qenė njė fėmijė tepėr i ndrojtur, i tėrhequr dhe me komplekse qė tė injektohen dashur pa dashur nga efekti qė ka mbi ty realiteti nė tė cilin jetojmė, dhe nė atė moment m’u duk sikur gjeta mė nė fund mjetin me tė cilin mund tė shprehja totalisht veten time pėrpara njerėzve, duke evituar ato filtra qė mė ishin bėrė si njė natyrė e dytė, njė mur ndėrmjetės midis meje dhe realitetit qė mė rrethonte. Flet zemra pa asnjė limit. Ndoshta tani shprehem nė kėtė mėnyrė pas njė lloj eksperience jete, por atėherė nuk do kisha kurajė tė thosha qoftė edhe njė fjalė.

    Violetėn nė Traviatėn e keni kėnduar edhe nė Francė, ēfarė ndryshimi pritet tė ketė interpretimi nė Tiranė?

    Megjithėse opera ėshtė shkruar nė stilin “Gran Opera” francez, muzika ėshtė tepėr italiane. Mendoj se kombinimi mes njė regjie italiane, njė ngjarjeje franceze dhe njė interpretimi shqiptar do t’i ofrojė ēdo artdashėsi njė kėndvėshtrim tė paparė ndonjėherė.

    Cili ėshtė vlerėsimi mė i madh qė ju keni marrė deri mė sot nė karrierėn tuaj si soprano?

    Mund t’ju duket pak e ēuditshme, por ėshtė njė fletė e madhe kartoni. Nė tė janė mbresat personale tė tė gjithė fėmijėve qė kėnduan nė kor tė “La Boheme” tė Puēinit nė Filadelfia, USA. Njėri nga fėmijėt kishte shkruar: Mimi, shpresoj tė jetosh me gjatė sesa nė opera. Ishe yll nė skenė dhe yll nė qiell.

    Inva Mula, ju, por edhe shumė kėngėtarė tė tjerė jeni bėrė kaq tė famshėm nė botė dhe tė suksesshėm gjithashtu. Kjo ėshtė falė shkollės shqiptare apo falė edukimit tuaj jashtė Shqipėrisė dhe ambicies personale?

    Unė mendoj se ėshtė njė kombinim i tė gjitha elementeve. Ne jemi njė vend me njerėz shumė tė talentuar, por shpesh harrojmė qė talenti ėshtė vetėm njė e dhėnė e ekuacionit tė suksesit. Puna e pėrditshme dhe aftėsia pėr tė mėsuar nga kushdo janė dy elementet e tjerė, pa tė cilat nuk mund tė ndėrtosh asgjė.

    Kush ishte i pari qė zbuloi talentin e zėrit tėnd? Ky ishte nė Shqipėri apo jashtė?

    Mendimin pėr tė studiuar kanto mė kujtohet qė ia dha babait tim kompozitori Kujtim Laro. Nė atė moment mua mė pėlqente violina, por i ndjeri ndoshta e kishte kuptuar se instrumentet me tela nuk ishin thirrja ime.

    Cila ėshtė pjesa tjetėr e jetės tuaj?

    Pėr fatin tim tė mirė bėj nė njė zanat qė e dashuroj totalisht dhe kanalizoj ēdo emocion nė tė, dhe ėshtė kthyer nė njė terapi pėr mua. Studioj gjuhė tė huaja, rolet nė projekt qė kam duke i zbėrthyer e studiuar nga ana historike e psikologjike, duke lexuar literaturė mbi atė ē’mban njė partiturė. Jam me fat pasi kėtė gjė e shton edhe pasioni tepėr autentik i tim shoqi, i cili kur flet pėr muzikėn arrin tė zbėrthejė ēdo tingull nė fjalė konkrete, dhe pėr kėtė e adhuroj, pasi edhe mua gjėrat abstrakte pas shpjegimit tė tij mė duken tepėr konkrete. Ajo kohė tjetėr qė mė mbetet e shpenzoj me pasionin tim tė dytė, psikologjinė dhe filozofinė.
    Filozofia qė mė ka ndihmuar nė kohė tė mira dhe tė kėqija ka qenė: “Shijo ēdo moment tė jetės tėnde artistike, ndoshta mė vonė jeta do tė sjellė diēka tė veēante, atėherė kur ti nuk e pret”. Pėr tė arritur deri kėtu rruga nuk ka qenė gjithmonė fushė me lule… por mė shumė vuajtje e sakrifica…. Po pėrmend vetėm njė qė ėshtė edhe pėr tė qarė, por edhe pėr tė qeshur. Rreth 10 vite pėrpara, kur nuk mė njihte askush nė skenėn e teatrit, mbasi mbarova specializimin nė Mantova desha tė filloja studimet nė akademinė e “Santa Cicilias” nė Romė. Pjesė e kėrkesave ishte njė dokument nga ambasada shqiptare nė Romė, qė vėrtetonte se isha qytetare shqiptare dhe qė kisha mbaruar studimet nė Shqipėri. Pa pėrmendur emra, sepse asgjė e mirė nuk do tė dilte nga kjo, po them se nuk arrita dot ta merrja njė dokument tė tillė, pasi mė vėrdallosėn shumė. Vetėm mund ta imagjinoni sesi mund tė ndihesh kur bashkatdhetarėt e tu qė kanė pėr detyrė tė ndihmojnė njerėzit me dokumente tė tilla, tė lėnė si peshku pa ujė nė momentin tėnd mė vulnerabėl. Njė italian zemėrmirė rrezikoi punėn e vet dhe mbylli njė sy pėr atė shkresurinė duke mė thėnė: ”E si mundem unė t’i them jo njė vajze pa pėrkrahje si ti qė po sakrifikon kaq shumė pėr tė studiuar?”
    Mėsimet e para tė muzikės i kam marrė nė moshėn 5-vjeē, pėr violinė, por shumė shpejt e kuptova qė ishte mė e kollajshme t’i kėndoja tingujt sesa t’i prodhoja me duar. Kėshtu qė nė atė moment vendosa tė ndiqja rrugėn mė tė lehtė. Kam marrė pjesė nė shumė festivale kombėtare pėr fėmijė, pasi frekuentova “Pallatin e Pionierėve”, ku duhet tė jenė akoma nė arkivat e Radio Televizionit filmimet qė kam bėrė, programet nė TVSH, plus fituese e anketave pėr fėmijė nė RTVSH etj... Mė pas nė moshėn 14-vjeē hyra nė Liceun Artistik pėr Kanto. Dua tė veēoj, krahas shumė pedagogėve me tė cilėt kam punuar, Sonja Sulon, nėpėrmjet sė cilės vura themelet e muzikės, solfezhit, dhe Vangjo Kostėn, pedagogun e kantos. Mėsues tė tjerė kanė qenė Zina Zdrava (mėsuesja ime e parė pėrpara se tė hyja nė Lice, Suzana Frashėri etj...) Kam studiuar nė Akademinė e Arteve pėr Kanto nė Tiranė dhe mė pas fitova bursėn e studimit pėr nė Akademinė e Mantovės nė Itali, nėn drejtimin e Katia Riēiarellit. Mbarova studimet nė Akademinė e Santa Cecilias pėr Kanto e pianoforte. Pasi mbarova Universitetin nė Santa Cecilia, vendosa tė kuptoja si funksiononte aparati i kėndimit, megjithėse kisha 20 vjet qė e pėrdorja, vendosa tė marr dhe diplomėn nė degėn e Foniatrisė. E ndoshta duhej kjo e fundit qė mė bėri tė fitoja konkurset mė vonė si fituese nė konkursin “Zėrat Puēinian”, konkursin “Spoontini”, “R.Zandonaj”,etj... deri nė kėtė moment kėtu nė Francė, ku po kėndoj njė heroinė franceze tepėr dramatike dhe njė sfidė e madhe vokale.....pėr precizion ėshtė opera ”MIREILLE” e C.Gounod...

    Cilat janė raportet tuaja me Shqipėrinė? Sa ditė nė vit ju takon tė jetoni kėtu?

    Familja ime mė e afėrt jeton nė Shqipėri (pėrveē shokut tim tė jetės). Kjo bėn qė Shqipėria tė zėrė njė vend tė pazėvendėsueshėm nė zemrėn time. Pėr sa i pėrket kohės, ēdo gjė varet nga produksionet pėr momentin. Unė pėrpiqem tė vij sa herė mė jepet mundėsia, por ndiej kohėn qė kufizohet gjithmonė e mė shumė. Ėshtė njė privim shpirtėror konstant.

    Cilat janė raportet e tua me familjen nė Tiranė? A ju ndjekin rregullisht prindėrit nė aktivitetet tuaja?

    Mė mungojnė shumė qė tė gjithė. Privimi ėshtė i pėrhershėm dhe konstant. Nganjėherė mendoj ē’do tė kishte ndodhur sikur tė mos isha larguar kurrė..., ndoshta mungesa do tė merrte formė tjetėr... Prindėrit pėrpiqem t’i mbaj tė angazhuar nė aktivitetet e mia pėrmes fotografive, DVD-ve e artikuj gazetash. Pėr sa i pėrket familjes, vij nga njė familje intelektuale ushtarakėsh.
    Roli qė kanė luajtur nė fushėn e muzikės ėshtė tepėr natyral si efekt i origjinės dhe kontaktit qė kam pasur me muzikėn e mrekullueshme popullore. Babin e kam nga Skrapari dhe mamin nga Vlora, dhe mund ta imagjinoni genin e muzikės qė ėshtė tek unė… tradita e kėngės polifonike…. Trashėgim nė familje kam pasur kėndimin polifonik. Mė kujtohet si tani, kur isha e vogėl dhe mblidheshim tė gjithė, dhe hapej njė darkė apo njė festė nė familje me njė kėngė popullore. Mahnitesha akoma mė tepėr sot, ngelesha e mrekulluar nga mėnyra sesi harmonizoheshin gjithė ato zėra (kėndim aēappella nė muzikė do tė thotė pa shoqėrim vegle muzikore vetėm zėra), ato tinguj humanė kaq emocionues, dhe sidomos improvizimi i vazhdueshėm…
    Kjo dhe shtytja e pandėrprerė pėr tė ndjekur dėshirėn dhe pasionin tim nga familja ime kanė qenė mentorėt e mi.

    Kė vlerėsoni ju personalisht nga artistėt dhe kėngėtarėt shqiptarė?

    Kujtimi mė i hershėm qė mbaj mend ka qenė ai i Vaēe Zelės. Mė ėshtė ngulitur sepse familja ime gjithmonė qeshte me mua kur unė pėrpiqesha ta imitoja sesi kėndonte. Tepėr e vogėl nuk arrija tė thosha dot as fjalėt ashtu siē duheshin. I shikoja me inat dhe ikja nga dhoma. Aq e gjerė ishte influenca e saj si artiste, saqė kishte prekur edhe njė fėmijė tė vogėl. Inva Mula ėshtė njė tjetėr kėngėtare qė unė e vlerėsoj shumė, sidomos duke punuar me tė personalisht. Ėshtė nga tė paktėt artistė ku talenti, puna dhe dėshira pėr tė mėsuar kanė gjetur mishėrim.

    Tirana Observer
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 08-05-2007 mė 23:45

  9. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Ermonela Jaho, nata e fundit e “Traviatės” nė Tiranė

    Nga Dhurata Hamzai

    Ermonela Jaho ka qenė sopranoja e tretė tė cilėn publiku e ka pritur kureshtje ndezur pėr t’u shfaqur nė natėn e fundit tė premierės “Triaviata” nė Tiranė. Premiera qė njohu suksesin e tė gjitha ditėve, edhe mbrėmė nė Teatrin Kombėtar tė Operas dhe Baletit u pėrcoll ashtu si filloi ditėn e parė tė saj; me duartroktje dhe nderime kushtuar solistėve, sopranove, regjizorit Massimo Ranierit, tenorėve e zėrave tė tjerė lirikė, me duartrokitje tė tjera mė pas kushtuar orkestrantėve dhe dirigjentit francez Andre Bernard, i cili ka tre javė qė po punon me pasion nė Shqipėri pėr premierėn. Sopranoja e talentuar Ermonela Jaho, me famė ndėrkombėtare, ka luajtur mbrėmė rolin e Violetės tek “Traviata”. Ajo nuk erdhi vetėm me synimin pėr tė luajtur bukur, por ka ardhur pėr tė takuar nostalgjinė e saj tė parė-skenėn e Operas sė Tiranės, aty ku e filloi rolin e parė. Jaho ėshtė kthyer nė Tiranė pas njė kohe tė gjatė ndarjeje me publikun, sepse tashmė zėri i saj i bukur kumbon nė skenat e Parisit, Nju Jorkut dhe Milanos. Ermonela Jaho konsiderohet si njė yll shqiptar qė shkėlqen nė botė. Ajo ėshtė shfaqur e sigurtė mbrėmė ne skenė, sepse jo mė shumė se njė vit mė parė i ėshtė dhėnė rasti qė tė punojė me maestro Massimo Ranierin nė teatrin “Verdi” tė Triestes. Njė pjesė tė madhe tė punės me kėtė rol Jaho e ka kryer atje duke biseduar gjatė me maestro Ranierin rreth ideve tė tij pėr moderimin e “Traviatės”. Jaho ka provuar ēdo skenė dhe ēdo detaj tė pjesės, duke punuar me orė tė tėra pėr ta veshur skenėn dhe zėrin me pasionin e duhur dhe suksesi nuk vonoi. Sopranoja shqiptare ka mė shumė se dhjetė vjet qė ngulmon suksese tė tilla nė skena tė ndryshme tė botės. Ajo, nė vitin 1993 largohet nga Shqipėria pėr nė Itali me njė bursė studimi dhe mė pas iu desh ta realizojė ėndrrėn e ngjitjes nė skena, pėrkrah artistėve tė huaj. Nė maj tė vitit 1993, Ermonela Jaho fitoi konkursin nė Akademinė e Mantova-s, tė drejtuar nga Katia Riēareli. Nė atė periudhė ajo ndodhej ende nė Tiranė dhe ishte njė ndėr kėngėtaret e zgjedhura nga vetė Riēareli. Mė pas Ermonela ka dhėnė njė sėrė koncertesh, nė akademinė “S. Cecilia”-s, dhe ka fituar nė disa nga konkurset si tek operat e para “Cenerentola”, nga Rossini, “L’amico Fritz” dhe ka luajtur me sukses shumė personazhe si Zhuljeta, Suzana, Kontesha, Adina, Mimi, Armida, etj. Ka interpretuar nė teatrot “Aligheri”, “Ravena”, “Piēolo”, “Scala”-Milano dhe nė shumė skena tė tjera botėrore. Bashkėpunimet kanė qenė me televizionin italin RAI, Mondovisione, BBC, etj. Ermonela Jaho ka shkėlqyer nė aktivitetet e fundit nė operan “Karmen” me rolin Michaela-s, nė teatrin “Verdi” nė Trieste, ku publiku e ka pritur mjaft mirė dhe ēdo shfaqje pas kėsaj pėr tė ka qenė njė sukses i madh, qė u pasua me “Traviatėn”. Ermonela Jaho ka dhėnė koncerte tė ndryshme nė USA, por koncertet mė tė fundit i ka dhėnė nė Itali. Kudo qė ka kėnduar media ka folur pėr tė. Gazeta “La Marseillaise” e qytetit tė Marsilles, me gėrma tė mdha e ka filluar faqen e saj tė datės 3 Janar 2006 me titullin: Opera Phocéen paraqet njė “Traviatė” tejet klasike/ Sopranoja e re shqiptare Ermonela Jaho triumfon nė rolin e njė Violete tė jashtėzakonshme. Me tej nė kėtė gazetė ėshtė komentuar se: “Sopranoja shqiptare e mbajti mbi supet e saja peshėn e tė gjithė shfaqjes”, “Ishte njė surprizė qiellore paraqitja e kėsaj “Traviate”, zėri i saj ishte i fuqishėm dhe me njė timbėr tė bukur, solemn, si edhe tė gdhendur nė regjistrin e ulėt. Ajo e njėsoi me njė pjekuri mahnitėse e marramendėse sa i takon vėrtetėsisė sė rolit, por edhe me intensitet e pasion ka mishėruar njė nga rolet mė prekėsit qė ka krijuar Verdi”, ka shkruar kritiku muzikor Patrick di Maria.

    II.

    Flet dirigjenti i “Travitės”, Andre Bernard

    Zoti Andre Bernard, a mund tė na thoni si jeni ndjerė gjatė kėtyre ditėve tė punės suaj si dirigjent me artistėt e Tiranės?

    -Kam ardhur nė Tiranė qė mė 26 prill dhe kam ngelur i surprizuar nga kolegėt, nga solistėt, nga balerinėt dhe nga pianistėt qė shoqėrojnė kėngėtarėt, sepse pavarėsisht nivelit tė vėshtirė ekonomik qė pėrjetohet nė Shqipėri dhe nė Teatrot e saj, pasioni dhe dėshira pėr punė janė premisat pėr tė ngjitur nė skenė njė vepėr tė nivelit shumė tė lartė dhe unė jam i mrekulluar nga kjo qė u arrit.

    Gjatė punės tuaj me orkestrėn shqiptare, a mund tė nxirrni njė konkluzion tė veēantė?

    -Me orkestrėn ėshtė bashkėpunimi i parė dhe unė kam patur vetėm Verdin. Qė tė nxjerrėsh njė pėrfundim mė tė saktė pėr njė orkestėr duhet tė punosh me Bach me Bethoven Puccinin, etj, atėherė mund tė krijosh njė ide mė tė plotė. Por, unė mund tė them se nga ky bashkėpunim kam vėnė re se orkestrantėt janė shumė tė mirė nga ana teknike dhe baza e formimit tė tyre ėshtė shumė pozitive. Ata kanė njė energji tė madhe pėr tė punuar. Pra, unė mund tė them se dėshira pėr punėn ėshtė mė e mira nė tė gjitha bashkėpunimet, pavarėsisht se nė cilin vend mund tė jetė kjo orkestėr.

    Zoti Andre Bernard, nėse ju bėjnė njė ftesė nė njė vend tjetėr tė Europės e tjetrėn kėtu nė Shqipėri, a do ta diferenconit pėrzgjedhjen mes tyre?

    -Unė kam shkuar nė Amerikė, Japoni e vende tė tjera tė botės, gjithmonė e gjithėherė, ndėrsa Shqipėria ėshtė pėr mua e re. Pra, ėshtė njėsoj si tė kesh pranė njė grua tė re. E tillė mė ėshtė dukur dhe ardhja ime nė Shqipėri. Unė vėrtetė kam vėnė re se Shqipėria ka shumė vėshtirėsi ekonomike, por kjo pak ndikon nė nivelin artistik, nė operan dhe teatrin e saj dhe nė karakterin e njerėzve, tė cilėt tashmė i kam miq. Ėshtė e qartė qė paskėsaj pėrvoje unė sapo tė kem njė ftesė dhe mundėsi pėr tė ardhur nė Shqipėri, do tė vi me kėnaqėsi. Pavarėsisht vėshtirėsive ekonomike, unė dėshiroj tė kontribuoj nė kulturėn e njė vendi qė ka shumė dėshirė dhe kultura ėshtė gjithmonė mė e rėndėsishme.

    E dini, nė Shqipėri mjafton tė vini njėherė dhe bėheni i njohur. Jemi njė vend i vogėl, por qė e do artin. Paskėsaj ju keni nderin tė klasifikoheni si artistėt tanė mė tė njohur kėtu. Mundeni pėr publikun tė na rrėfeni diēka rreth vetes suaj?

    -Unė kam lindur nė Francė, nė njė vend tė vogėl tė quajtur Gapp, njė vend pranė kufijve tė Italisė, por megjithatė ėshtė njė vend shumė i bukur, me diell e me klimė tė mrekullueshme. Por unė qė nga mosha 16 vjeē gjithmonė kam jetuar nė Paris. Prindėrit e mi ende jetojnė ne Gapp, por unė dua t’u them se bashkė me mua ka ardhur edhe gruaja ime, e cila ka ardhur me shumė kėnaqėsi nė Shqipėri. Ajo para se tė vinte kėtu kishte marrė hartėn pėr tė mėsuar se ku binte ky vend dhe kishte gjetur guida tė tjera pėr tė mėsuar se ku ishte mė mirė qė tė kalonte kohėn e lirė. Ndėr to mėsoi disa vende tė Tiranės sė Re, ose Blloku si i thoni ju, dhe mėsoi se ka shumė lokale dhe bare tė bukura ku mund tė argėtohesh e tė kalosh kohėn e lirė. Pra duke kėrkuar me insistim pikėrisht kėto vende, kur erdhi kėtu, mund tė them se ajo mė ka shėrbyer duke organizuar pushimin tim pas njė pune tė lodhshme.

    Cili ėshtė profesioni i bashkėshortes suaj?

    -Ajo bėn punėn e mesueses, por ėshtė edhe presidente e njė fetsivali shumė tė rėndėsishėm nė Marsejė. Ky ėshtė njė festival me njė traditė 41 vjeēare ku vinė shumė instrumentistė nga e gjithė bota. Ime shoqe kur mė shoqėron nė kėto udhėtime, megjithatė vjen si turiste, ndėrsa unė vi pėr punė dhe kur erdha kėtu e kisha merakun pėr punėn pėr orkestrėn, shfaqjen e tė gjitha kėto. Ndėrsa ajo qė kishte ardhur pėr tė lexuar mė mundėsoi mua mė shumė kontakte duke i mėsuar kėto vende. Pra, pėr mua ėshtė e rėndėsishme qė pėr jetėn artistike kuptohemi shumė mirė dhe e kam atė- pjesėn e gėzueshme tė udhėtimeve tė mia. Kjo ėshtė ajo pjesa qė mua mė mungon zakonisht, sapo vendos linjat nė punė.

    Nė kėtė premierė kishte tre “Violeta”: Mariana Leka, Etleva Golemi, dhe e treta Ermonela Jaho, e cila ka ardhur posaēėrisht nga Franca pėr kėtė premierė. Ēfarė mund tė thuash pėr specifikat e tė trejave, ndėrsa keni punuar gjatė me to nė prova?

    -Me Ermonelėn unė kam bėrė pak prova, sepse ajo erdhi pardje dhe pak kohė i mbeti pėr provat, por megjithatė unė vura se gjatė provave qė bėmė nė piano se ajo ndihet mirė dhe e sigurt nė vete. Rolin e Violetės e ka tė mishėruar nė tė gjitha tiparet, nė karakterin e saj, nė mimikėn e fytyrės, nė lėvizjet e trupit. Ėshtė njė vajzė e fortė dhe qė e njeh personazhin nė detaje. Njėkohėsisht ka edhe njė zė tė bukur. Mendoj se kjo nata e fundit do tė jetė spektakolare.

    Po ashtu unė kam vėnė re se si dy kėngėtaret e operas Mariana Leka dhe Etleva Golemi gjatė provave e kishin tė mėsuar aq mirė rolin e Violetės. Dukej sikur e gjithė premiera u rridhte nė majė tė gishtave. Jam habitur se ato kanė qenė shumė tė sigurta nė interpretimin e kėsaj heroine. Ato kanė njė vokal tė shkėlqyer. Asgjė nuk ua zbeh vlerat, pavarėsisht ngjyrave tė ndryshme qė kanė nė karakterin e tyre si soprano.

    Tema

  10. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Ermonela Jaho: Mrekullitė bėhen edhe duke u rrėzuar

    Sot ngjitet nė skenėn e operės pėr tė interpretuar nė "Traviatėn" me regji tė Massimo Ranierit. Sopranoja e shumėpritur shpreh bindjen dhe i beson njė revolucioni regjisorial nė opera. I beson dhe energjisė sė tokės ku ajo do tė kėndojė sot. Prandaj pėr tre orė i ka bėrė provat zbathur

    Duket se edhe kur flet, interpreton. Kjo nuk do tė thotė se ėshtė false. Mimika, duart, qė vazhdimisht hedhin pas veshit flokėt e gjatė e pastaj lėvizin nė ajėr, flasin. Pėrēon energji pozitive pa fund. Edhe ajo vetė e beson, e ndien njė gjė tė tillė. Tė paktėn kėtė herė. Sapo mbėrriti nė Tiranė, pas njė udhėtimi tė lodhshėm, tė shoqėruar me humbje bagazhesh, Ermonela Jaho u ngjit nė skenėn e provave nė Teatrin Kombėtar tė Operės dhe Baletit. Zbathi kėpucėt dhe kėndoi pėr tre orė. Donte tė thithte gjithė energjinė e skenės sė Tiranės. Energjinė pozitive qė nuk mundi t'ia pėrēonte 4 vjet mė parė, kur kėndoi nė "Elisir d'amore". Kėtė herė ndjen tė jetė ndryshe. Edhe ajo vetė ėshtė mė e rritur. Emrin e sopranos e gjen nė kalendarėt operistikė francezė, italianė, madje edhe amerikanė. Kritika e huaj komenton Miminė, apo Violetėn e realizuar prej saj si tė mrekullueshme. Sot ngjitet nė skenėn e TKOB, pėr tė interpretuar nė operėn "Traviata" me regji tė Massimo Ranierit. E ka interpretuar dy vjet mė parė nė Trieste dhe i rikthehet nė natėn e fundit tė shfaqjes nė Tiranė. Gjithnjė nė kėrkim tė sė resė dhe zbulimit tė vetes, sopranoja mbėshtet njė revolucion nė regjinė operistike, nė mėnyrė qė muzika tė pėrēojė emocion nė ēdo kohė.

    Jeni nė Tiranė pėr Violetėn e regjisorit Ranieri, si ju duket ajo krahasuar me versionet e tjera klasike?

    Ndryshimi ėshtė tek pėrqendrimi i vėmendjes mbi aktorėt. Them aktorėt dhe jo kėngėtarėt, pasi ky ka qenė edhe qėllimi i Ranierit. Kam vėnė re edhe nė teatrot e tjerė, edhe tek kėngėtarė tė mėdhenj me emėr, qė preokupimi mė i madh ėshtė nota, muzika, duke lėnė mėnjanė anėt dramatike. Ky ėshtė revolucioni qė ka bėrė Massimo Ranieri. Ana dramaturgjike ėshtė shumė e rėndėsishme. Fakti qė "Traviata", apo tė tjera vepra u kanė rezistuar shekujve, do tė thotė se pėrcjell diēka edhe pėr brezat e sotshėm. Violeta ėshtė njė vajzė e re, e detyruar tė prostituojė, por kjo nuk do tė thotė qė ajo duhet shumėzuar me zero. Verdi i ka dhėnė njė muzikė tė mrekullueshme, Dyma njė botė shpirtėrore tė jashtėzakonshme. Secili prej nesh e di se ēdo tė thotė tė tė rrahė zemra kur dashuron, apo kur do diēka qė nuk mund ta arrish pėr arsye tė ndryshme. Dhe dhimbja e madhe qė ndjen, kur nuk mund ta kesh. Kjo ndodh edhe tek Violeta dhe Ranieri do tė vėrė nė dukje pikėrisht pasionin qė rritet brenda saj, forcėn shpirtėrore pėr tė sakrifikuar, pėr tė dashuruar e pėr tu larguar. Qė tė mund tė afrosh brezat e rinj tek opera duhet t'i ofrosh diēka qė t'i prekė. Publiku duhet tė hreflektojė, tė shohė veten si nė pasqyrė. Dhe ėshtė diēka shumė e bukur tė pėrcjellėsh emocione, tė bėsh njerėz tė pėrloten.

    Si e pritėt dy vjet mė parė propozimin pėr ta interpretuar rolin nė Trieste?

    Janė ca lėvizje, ca pozicione, me tė cilat nuk jemi mėsuar, jo vetėm t'i bėjmė, por edhe t'i shohim. Duhet thėnė qė nuk janė komode pėr tė kėnduar. Por ėshtė njė lloj sfide, pėr tė provuar veten. Ėshtė e vėshtirė. Kur na e propozoi kėtė variant nė Trieste, tė gjithė mbetėm pa fjalė. Ai qeshi dhe na tha qė kėtu do tė na provonte se ēfarė artistėsh ishim, pasi notat kėndoheshin dhe ne pėr atė punė kishim studiuar. Pėr tė thyer akullin dhe pėr tė na futur nė botėn dramaturgjike, ishte ai qė provonte tė kėndonte me zė operistik, tė rrėzohej, tė shtrinte pėrtokė, me njė pasion tė atillė, qė tė gjithėve na vuri nė sedėr dhe donim ta arrinim. Arritėm tė futeshim nė kėtė botė, tė qanim, tė qeshnim, tė jetonim me veprėn. Ishte njė kėndvėshtrim shumė interesant pėr ne. Na dha njė armė mė shumė.

    Nė njėfarė mėnyre thyet tabutė brenda vetes?

    Pikėrisht kjo. Veprat kanė nevojė tė bėhen mė bashkėkohore. Kam dėgjuar dhe kam parė qė publiku po largohet nga opera, nga muzika klasike, sepse i jepet shumė rėndėsi perfeksionit vokal. Sigurisht pa tė nuk mund tė paraqitesh nė mėnyrė dinjitoze, por nė fund tė fundit je njė qėnie njerėzore dhe ėshtė shumė mė bukur tė dalė njė zė i ngashėruar sesa njė notė shumė e bukur, por qė vjen e ftohtė, e pabesueshme pėr publikun. Pėrse duhet shpenzuar para dhe kohė pėr tė ndjekur njė gjė tė tillė, qė nuk tė pėrcjell emocion, njė dru qė kėndon, madje qė torturohet pėr tė nxjerrė njė notė tė bukur? E reja nuk pranohet lehtė. Duke mos e njohur, pėrpara pranimit ėshtė mospėlqimi. Por ėshtė njė sfidė qė artisti duhet t'i bėjė vetes. Ishte njė eksperiencė shumė e bukur dhe e vlefshme, sepse mė dha ca sinjale, zbuloi dramaticitetin tim nė skenė, tė cilin tashmė e ruaj si thesar dhe e pėrdor nė ēdo lloj rasti qė kam. Dhe ajo qė e bėn Ermonelėn tė veēantė nuk ėshtė zėri, pasi talente ka shumė, por tė transmetuarit tė diēkaje pėrtej zėrit. Mė dha ēelėsin qė tė zbuloj veten. Interpretoj vėrtetė Violetėn, por nė tė njėjtėn kohė shfaq edhe Ermonelėn. Janė ndjenja tė miat qė ngatėrrohen nė personazhin e veprės.

    Dihet qė publiku italian ėshtė shumė mė sqimatar karshi operės klasike, se sa shqiptarėt, si u prit premiera e Ranierit nė Itali?

    Nuk u prit shumė mirė nė mėnyrė absolute nga publiku. Nė konferenca shtypi ngrinin zėrin me tė madhe se kėngėtari duhet tė kėndojė dhe se ishin pavend i kėnduari shtrirė nė divan. Ishin shumė tė revoltuar. Por si unė ashtu edhe Inva mbrojtėm idenė se ėshtė mirė tė ruash klasiken, por ėshtė e nevojshme tė afrohesh tek publiku me diēka sa mė njerėzore. Kur dikush vuan, nuk pret tė krihet, tė rregullojė flokėt, rrobat e pastaj tė nisė tė tregojė. Me zemėr nė dorė dhe nė gjunjė tė rrėfehet. Ėshtė zemra qė flet, zėri qė dridhet… Kam pėrshtypjen se me kalimin e kohės do tė pranohet edhe ky kėndvėshtrim. Edhe publiku duhet edukuar. Duhen bėrė edhe eksperimente. Muzika ėshtė e njėjta, ndėrkohė qė duhen gjetur forma pėr ta servirur. Koha ėshtė gjykatėsi mė i mirė, ajo vetė ka pėr t'i dhėnė vendin qė i takon ēdo gjėje.

    Pra ju jeni pėr njė "rifreskim" tė regjisė operistike?

    Njė "Traviatė" tjetėr qė bėra para dy muajsh, regjia e sė cilės drejtohej nga vajza e regjisorit tė madh Peter Brook, shkonte nė kėtė hulli. Shtėpia e Violetės ishte njė diskotekė e ngritur nė njė pishinė boshe, me shumė drita, shkėlqim. Tregon si mund tė jetė njė femėr e kohėve tė sotshme. Tregon degradimin e saj. Nga njėra anė shkėlqimi, zhurma e jetės sė shfrenuar nga ana tjetėr, pėrmes trukeve dramaturgjike ajo kollitej gjak. U shokova pak nė fillim, pasi mė duhej tė kėrceja rrok, tė isha nė qendėr tė vėmendjes, tė kėndoja me kokė poshtė. Duhet tė isha sa mė e natyrshme, sa mė afėr tė pėrditshmes. Ishte shumė e lodhshme dhe pas provės sė parė ndihesha e konsumuar. Mendova se nuk do t'ia dilja, por kam dhėnė 10 shfaqje tė saj. Gati qaja nė hotel, lėvizjet e mija mė dukeshin false. Doja tė isha e vėrtetė, qė publiku tė mendonte se unė vuaja, qaja, tallesha. Fillova tė reagoj, duke zbuluar njėkohėsisht edhe limitet e mia. Nuk kanė kufi potencialet humane, mund tė bėhen mrekullira. Duhet provuar, edhe duke u rrėzuar, edhe duke u vrarė. Kam zbuluar kaq shumė gjėra nė veten time, qė nuk i dija. Ēdonjėri prej nesh ka brenda vetes aftėsi tė pazbuluara, por duhet tė tė ofrohet njė mundėsi, nė tė kundėrt mbetesh nė tė njėjtin nivel. Deri sa ekziston jeta, ekziston e reja. Eksperienca me kėta regjisorė mė ka hapur njė botė tė re. Dhe ky ėshtė vetėm fillimi.

    Kjo do tė thotė qė nuk do tė hrefuzonit asnjė ofertė tjetėr tė kėtij lloji?

    Opera e fundit qė kam interpretuar ėshtė "Mireille" e Charles Gounod, ku regjiori mė kėrkoi tė kėndoja e kryqėzuar, shtrirė. Nuk shihja as dirigjentin, as publikun. Por gjėrat vijnė aq natyrshėm dhe kanė njė impakt tjetėr tek publiku. Godasin. Tashmė jam unė qė i pėlqej tė tilla sfida. Kėto i japin shtysė karrierės sime, pasi siē ju thashė zėra tė mrekullueshėm ka shumė. Por ajo qė mungon ėshtė grinta, ėshtė sfida. E rėndėsishme ėshtė tė thuash diēka. Ky ėshtė njė ndėr ēelėsat e suksesit tim dhe jam shumė e kėnaqur nga kjo. Ende nuk jam e infektuar nga perfeksionizmi. Janė opera qė i bėn qindra herė dhe duhet tė gjesh diēka tė re.

    Pėrveē faktit qė opera ėshtė jeta juaj, si do ta pėrkufizonit ndryshe atė?

    Pėr mua ėshtė njė lloj terapie. Qė e vogėl, madje edhe sot nė jetėn e pėrditshme jam shumė e mbyllur, e drojtur dhe me operėn kam gjetur kanalizimin pėr tė ēliruar tė gjitha emocionet pa privime. Ēdo gjė qė kam, e shpreh. Kėtu qėndron e veēanta, sepse nė interpretim ėshtė njė pjesė e zemrės sime. Nuk ėshtė thjesht kėngėtarja, por Ermonela. Njė lot qė del ėshtė njė afeksion i privuar. Nė art duhet pasion. Nėse nė gjėra tė tjera duhet diplomaci, ftohtėsi, arti nuk pranon ftohtėsi, staticitet. Janė ndjenjat ato qė fitojnė. Klimėn mesdhetare, kokėfortėsinė a la shqiptare, gjaknxehtėsinė e kam pėrdorur nė favorin tim. Sa herė qė njerėzit mė pyesin se si arrija tė qaja nė skenė, u them se jam nga Shqipėria dhe kjo ngjall edhe mė shumė kuriozitet.

    Shumė tė tjerėve kombėsia iu ka hapur probleme…

    Fillimisht po. Ky ėshtė njė lloj ēmimi qė duhet paguar, pėr gjithēka Shqipėria ka kaluar. Nė fillim ka qenė njė pengesė shumė e madhe. Kur kanė mėsuar se jam shqiptare mė kanė mbyllur dyert nė fytyrė, por u takon artistėve ta ndryshojnė kėtė situatė. Unė besoj tek kjo qė bėj. Besoj tek puna dhe shkolla qė kam bėrė. Nė fillimet e mia, edhe pse inferiore dhe e mėnjanuar kam pasur mundėsinė tė vėrtetoj se shkolla jonė ėshtė shumė e fortė. Eh, na mungon disiplina dhe nė kėtė rast kokėfortėsia ėshtė kundėr nesh. Por duhet qė ne qė jemi jashtė tė tregojmė anėt tona mė tė mira, t'i detyrojmė tė tjerėt tė na pranojnė. Tu tregojmė se vlejmė. Kemi shumė pėr t'i treguar botės. Kemi njė histori dhe talent. Duhet t'ua servirim, pse jo edhe t'ua imponojmė. Dhe kėtė duke i prekur nė zemėr, sigurisht.

    Si e gjeni Teatrin e Operės nė kėtė rikthim?

    Nga ana organizative shoh se ka pėrmirėsime. Nga ana e profesor Zhani Cikos shoh pėrpjekje pėr tė bėrė mė shumė se ē'janė mundėsitė kėtu. Ndihet pasioni nė punė, por mungon disiplina. Arti pa disiplinė nuk ka vlerė. Talentit i duhet shtuar puna e pėrditshme, pasioni. Duhet tė besosh, tė jesh modest, kokėulur, tė thithėsh sa mė shumė dhe tė japėsh sa mė shumė.

    Pasi kėnduat "Elisir d'amore", 4 vjet mė parė u larguat e mėrzitur nga Tirana, pse?

    E kisha menduar ndryshe takimin e parė. Por duhet pak kohė qė tė pranohesh edhe nga vendi yt. Nuk di, u ndjevapak si jetime. Ndoshta edhe njė ngjarje qė mė ndodhi nė skenė. Ėshtė pjesė e regjisė njė letėr qė merr personazhi. Mua mė erdhi njė letėr anonime e shkruar nė shqip. Mė vrau shumė. Nuk mund t'ua them pėrmbajtjen. Madje kjo ėshtė hera e parė qė e tregoj njė fakt tė tillė. Por unė nuk i mbaj dot gjėrat pėr vete. Nuk mbaj zemėrim. E grisa atė letėr. Mendova qė personi qė ma ka nisur ėshtė nė sallė dhe kėndova si e ēmendur. Mendova qė jam nė shtėpinė time. Mė erdhi shumė keq. Mu duk vetja anakronike, qė kisha besuar tek dashamirėsia dhe mikpritja e shqiptarit, dashuria pėr njėri-tjetrin. Ishte utopi? Nuk e mendoja njė pritje kaq tė ftohtė, ndėrkohė qė nė Amerikė kam patur njė pritje tė mrekullueshme nga shqiptarėt atje. Ndoshta ishte malli pėr vendin. Pas shfaqjes, pasi mbarova konferencėn e shtypit, drejtori i teatrit mė bėn njė surpizė. Ishte njė grup prej 17 shqiptarėsh, qė donte tė mė takonte. Ermonela qė i bėri ata tė qanin, kur i dėgjoi tė flisnin shqip: "Na kėnaqe moj ēupė!" u bė fare e vogėl. Fillova tė qaja dhe mendova: Nuk ėshtė njė utopi. Gjithsesi situta tė tilla tė ndihmojnė tė rritesh, tė forcojnė, tė veshin me njė koracė tė hekurt, qė shkrin vetėm kur del nė skenė. Gjithė atė qė ndjeva, faktin qė u revoltova, qė qava brenda vetes e pėrdora nė skenė. Ekziston e zeza, pa ėshtė e bardha, ėshtė e qara dhe qeshura.

    Dhe si ndiheni nė kthimin e dytė?

    Kėtė herė jam pak e lodhur, pasi kam pasur njė periudhė shumė intensive. Dy netė mė parė kėndova nė njė operė dramatike, e ndryshme nga "Traviata" nga ana vokale e teknike. Duhet pak kohė qė tė shndėrrohesh. Duhet tė jesh njė lloj kameleoni. Ėshtė tėrėsisht ndryshe tė kėndosh nė skenėn tėnde. Nuk ėshtė ajo skena e madhe, luksoze, e shndritshme, por ka njė emocion qė nuk e gjen askund tjetėr. Ndoshta do t'ju duket ēudi, por mbrėmė hoqa kėpucėt dhe bėra gjithė provat zbathur. U besoj shumė energjive qė tė pėrēon njė vend, energjive qė pėrcjellin njerėzit, qofshin kėto pozitive, apo negative. Thashė, dua tė marr me vete gjithė energjinė e kėtij teatri, ta kem si mbrojtje pėr gjithēka qė do jap. Ishte njė emocion i madh.

    Ku do tė jeni pas Tiranės?

    Pas Tiranės interpretoj tek "Lucia di Lammermoor" nė Gjermani, pastaj "Traviatėn" nė Francė, ku do tė qėndroj pėr njė kohė tė gjatė. Duket sikur po mė adoptojnė teatrot francezė. Janė tė gjitha role tė reja. Mė tej nė Amerikė, Angli. Filozofia ime ėshtė qė tė jap maksimumin nė njė shfaqje. Edhe sikur ajo tė jetė e 10-a, pėr mua ėshtė e para dhe ndoshta e fundit.

    Ju kushton shumė?

    Kėrkon sakrificė. Je vetėm. Ėshtė njė profesion qė kur e bėn me pasion tė fut nė "dhomėn e depresionit". Nėse ka vlerė tė madhe pėr ty, atėherė duhet tė paguash njė ēmim. Duhet tė heqėsh dorė nga afektet dhe tė gjitha mungesat duhet t'i kthesh nė forcė kur je para publikut.

    Ju lodh valixhja?

    Nuk mė lodh tė kėnduarit mė shumė se valixhja. Por ajo ėshtė shtėpia materiale qė marr gjithnjė me vete.

    Shekulli
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  11. #10
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Zėri i sopranos shqiptare Ermonela Jaho, kėsaj rradhe kumboi nė Berlin.
    nga Alma Papamihali

    "Maria Stuart", ishte opera e rradhės qė do t“i shtohej repertorit tė sopranos shqiptare, Ermonela Jaho. Oper kjo, qė renditet ndėr mė tė vėshtirat e kompozimeve klasike. Pėr tė parėn herė, kjo oper vjen nė skenė nga njė soprano kaq e re, 33 vjeēare, pasi deri mė parė ishte interpretuar nga artiste me pėrvojė mė tė madhe skenike dhe moshė mbi 40 vjeēare. Kjo pėr faktin, qė vėshtirėsia e saj ka lidhje si me anėn vokale, ashtu edhe me atė psikologjike. Njė sfidė tjetėr e rradhės kjo. Opera e Gaetano Donizzetit, pėrshkruan konfliktin pėr fron ndėrmjet mbretėreshės sė Skocisė, Maria Stuarta (Ermonela Jaho) dhe mbretėreshės Elisabeth tė Anglisė (Katarina Karneus). Maria Stuart, e burgosura e mbretėreshės angleze, prezantohet nė skenė, kryelartė. e bukur dhe krenare, deri nė fund tė jetės sė saj, si e dėnuara e Elizabethės. E tillė ėshtė dhe Ermonela: kryelartė, e bukur dhe krenare, jo vetėm nė rolin kryesor tė Marias, por edhe pas shfaqjes. Mes durtrokitjeve tė parreshtura nė sallė, publiku vazhdonte tė qėndronte nėn entuziazmin e pafund, duke pritur Ermonelėn, qė prezantonte para tij ēdo pjesmarrės sė shfaqjes, deri sė fundi dhe dirigjentin e talentuar nga Parisi, Alain Altinoglu i cili drejtoi dorėn nga Ermonela, pėr t“ju thėnė tė pranishmėve nė sallė: "Gjithēka i dedikohet Ermonelės sonte". Njė sukses i merituar i sopranos sonė tė talentuar, qė nėse dikujt do t“i jepej rasti t“a ndiqte drejtpėrsėdrejti nė sallė, patjetėr do t“i krijonte pėrshtypjen e tė qėnit i privilegjuar, ndėrkohė qė do mendonte qė njė artiste kaq e talentuar shqiptare, gėzon respektin dhe dhe admirimin e plotė tė publikut tė huaj. Dukej sikur kishte dhėnė nė atė shfaqje gjithė energjinė e saj, deri nė fundin e shpirtit. Tė tillė emocion di tė japė vetėm Ermonela, qė mundet jo vetėm tė zotėrojė rolin e saj, por edhe tė pėrfshijė publikun nė tė njėjtėn gjendje emocionale, qė do t“a mbajė mbėrthyer deri nė fund tė shfaqjes.Ndaj nuk ėshtė rastėsi, qė plani i saj pėr muajt e ardhshėm ėshtė mjaft i ngjeshur.Nė muajt prill - maj, do tė interpretojė rolin e Manon, nė operėn "Manon" tė J. Massenet, (Francė). Nė maj - qershor, rolin e Magdės, nė operėn "La Rondine" tė G. Puccinit, (Trieste). Mė pas operan "Carmen" nė Mondovisione (Francė). Po nė Francė, rolin e Semiramidės, nė operan "Semiramida", operan "Carmen", nė Angli, Skoci, operan "Madame Butterfly" nė Detroit...etj etj.


    Cili ėshtė stacioni qė ndalet Ermonela pas pėrfundimit tė shfaqjeve?
    Jetoj nė New York dhe pse siē biseduam, jam nė lėvizje tė pėrhershme pėr shkak tė kontratave, sidomos nė Evropė.

    Tashmė repertori juaj rradhit shfaqje nė qytetet mė nė zė tė Evropės si: Berlin, Paris, Barcelonė, Londėr, Mynich,Trieste, si dhe nė kontinentin tjetėr Detroit, Filadelfia etj. Cili qytet mbetet pėr ju mė i ngrohti dhe do donit t“i riktheheshit me dėshirė?
    (Qesh). Keni harruar pėrgjigjen. Tirana, mbetet qyteti qė mė rilind emocione tė reja, qyteti ku unė rigjenerohem. Publiku shqiptar nuk mund tė krahasohet me asnjė publik tė botės. Vendi yt tė fal tė tjera emocione, tjetėr ndjenjė. Kohėve tė fundit, nėpėr shfaqjet e dhėna sidomos ne Amerikė (Filadelfia, Detroit etj), shqiptarėt qė jetojnė prej disa vitesh atje, mė kanė ndjekur shpesh nėpėr shfaqjet qė kam dhėnė. Mbase numri i tyre nė krahasim me numrin e publikut nė sallė, qė numėronte mijėra, ka qenė i njė raporti tė vogėl, megjithatė, pėr nga vlera dhe emocioni qė mė kanė falur me prezencėn e tyre, tė pakrahasueshėm..
    Ēdo shqiptar, mė ka sjellė me vete njė copėz Shqipėri, duke plotėsuar njė boshllėk qė ndihet tek unė, nėpėr shfaqjet larg vendit, larg publikut tonė tė mrekullueshėm.


    Po flasim vetėm pėr operat.
    A "rreh" zemra e Ermonelės, pėr diēka tjetėr pėrveē operas? A e keni gjetur shokun e jetės?

    Po, jam e martuar me njė muzikolog shqiptar dhe jam shumė e lumtur pėr kėte.
    Ndihem e dashuruar, por admiroj dhe faktin, qė ndaj tė njėjtin pasion me shokun e jetės.
    Ėshtė me tė vėrtetė diēka e veēantė pėrjetimi i shkrirjes sė artit dhe nė jetėn private, pasi e bėn atė mė emocionale dhe mė tė larmishme. Mbase kemi tė bėjmė me rastin e "tė qėnit artiste nė ēdo ēast tė jetės".

    Valixhja, ėshtė gjithashtu pjesė e jetės suaj, e sė pėrditshmes. Ēfarė nuk mungon nė bagazhin e Ermonelės?
    Asnjėherė nuk i kam ndarė fotot e familjes sime (mamit dhe babit kur kanė qenė tė rinj) , si dhe atė shokut tim tė jetės.Gjithashtu kohėve tė fundit, kėsaj pakete tė domosdoshme pėr mua, i ėshtė shtuar dhe njė kapėse e thjeshtė flokėsh e sime mėje, qė fatkeqėsisht nuk jeton mė, qė nga gushti i vitit tė kaluar. Ėshtė njė simbol fare i thjeshtė, qė ma sjell pranė kudo qė ndodhem, me thjeshtėsinė e flokėve tė saj duke mė dhėnė forcė. ...ndėrsa unė vazhdoj tė kėndoj dhe pėr tė, sepse e di sa krenare do ndihej ajo, nėse do tė ishte nė sallė mes publikut, ashtu siē do ndihej krenare, ēdo nėnė shqiptare pėr vajzen e saj.

    Pėrmendni njė ēast tė lumtur, pėrveē duartrokitjeve, apo suksesit nė sallė...
    Mbase janė disa detaje shumė tė vogla, por shumė domethėnėse qė mua mė falin ēaste tė lumtura.
    Mund tė pėrmend gėzimin qė ndjeva, kur nipit tim Mateos i doli dhėmbi i parė, apo kur shoh mbesėn Paola tė luajė nė piano etj.

    Cilėn fjalė pėrdorni mė shumė?
    "Faleminderit", nė disa gjuhė tė botės.

    Meqė ra fjala tek gjuhėt e huaja, sa tė tilla zotėron Ermonela?
    Anglisht, italisht, frengjisht (pak spanjisht) dhe po merrem momentalisht me gjermanishten.

    Cila ėshtė motoja juaj...
    "Nesėr ėshtė njė ditė e re..." .Mė tėrheq e reja, ndaj urrej monotoninė. Artisti ka pėrgjegjėsi jo vetėm pėr veten e tij, por edhe pėr publikun.
    Dua t“i fal publikut njė emocion tė ri, jo atė tė njė dite tė kaluar.Kėshtu ndihem e qetė, por edhe publiku besoj, i kėnaqur.

    Njė mesazh, qė do t“i drejtonit lexuesve shqiptarė...
    Qėndroni artistė nė shpirt. Nuk ėshtė e thėnė patjetėr tė ngjtesh nė skenė, pėr t“a arritur diēka tė tillė.
    Ndonjėherė detaje fare tė thjeshta, pasqyrojnė njė shpirt tė bukur njerėzor.
    Gjithashtu ju them: Ju dua shumė, jeni vėrtetė fantastikė!


    Foto: LaSonnambula - Verona2007
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •