Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 66
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet nė Bllog
    22

    Intervista me Ermonela Jaho, yllin e skenės operistike botėrore

    Debati: "Ermonela Jaho", nga Roland Qafoku

    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Intervista me Ermonela Jaho, yllin e skenės operistike botėrore

    Jaho: S’isha e talentuar sa duhet qė tė bėhesha e famshme nė Shqipėri

    Sopranoja me famė botėrore, Ermonela Jaho, ndodhet nė Shqipėri pėr tė interpretuar nė skenėn e Teatrit Kombėtar tė Operės dhe Baletit nė operėn “Suor Angelica”. Nė njė kalendar tė tejmbushur me ngjarje nė skenat mė tė mėdha tė botės, ajo gjen kohėn tė vijė nė Shqipėri. Sot e vlerė- sojnė tė gjithė, por nuk ka qenė kėshtu dikur. “Ndoshta nuk kam qenė shumė e talentuar”, thotė ajo. Nė njė intervistė pėr gazetarin Roland Qafoku, nė studion e “Debati nė Channel One”, Jaho rrėfen pėr veten, pėr fillimet e vėshtira nė Shqipėri, suksesin qė njohu nė botė, vlerėsimin nga Kryeministri, por edhe pėr partnerin e saj, me tė cilin ka studiuar nė tė njėjtėn shkollė.

    Ēfarė ka ndryshuar te ju qė prej intervistės sonė tė fundit? Kanė kaluar 7 vjet tashmė…

    Mund tė them se si tė gjithė njerėzit, ne jemi ēdo ditė ndryshe. Nga ana fiziologjike ndryshojmė, sepse, siē kemi qenė mbrėmė, nuk jemi sot. Ėshtė njė ditė e re edhe nė pėrkushtimin dhe pėrballimin me jetėn e pėrditshme. Nga 2007 e deri mė tani, ka qenė njė rrugė e gjatė, njė kėrkim i vazhdueshėm pėr tė pėrmirėsuar veten. Nuk dua tė them se jam nė majė, sepse po tė kap atė, duhet tė them se ku tė shkoj mė. Kam gjėra pėr tė dhėnė akoma. Ndryshon nga ana shpirtėrore, psikologjike, sepse jeta tė jep njė lloj eksperience qė tė shėnjon. Kjo ka bėrė qė Ermonela tė ndryshojė, t’i shohė gjėrat me njė sy tjetėr edhe nė pėrballimin me karrierėn. Mund tė marr njė shembull mė konkret: Po tė marrim operėn “La Traviata”, ėshtė opera qė nisėn ėndrrat e mia pėr t’u bėrė kėngėtare dhe e kam kėnduar mbi 200 herė, deri mė sot. Nga viti 2007 deri nė 2015, ėshtė kėnduar shumė-shumė herė. Shoh qė ėshtė e njėjta muzikė, i njėjti person qė e kėndon, por emocioni ėshtė ndryshe. Ėshtė njė Ermonelė me njė eksperiencė tjetėr dhe kėtė ndryshim te vetja e shoh nė rezultatin qė kam nė skenė dhe mėnyrėn se si mė pret spektatori.

    Ju flisni me shumė dashuri pėr vendin tuaj, edhe pse ju u bėtė e famshme nė Shqipėri, pasi u bėtė e famshme nė botė…

    Tė gjithė e kemi ndjekur filmin “Odisea” tė Homerit, ku thoshte se rruga pėr nė shtėpinė tėnde vjen pėrmes botės. Ndoshta, asnjė nuk ėshtė profet nė vendin e tij. Mbaj mend nė kohėn time mėnyrėn se si trajtoheshin talentet. Talent nė kohėn time ishte ai qė e kapte mėsimin shpejt. Ai ishte gjeni. Ti, qė kishe nevojė pėr mė shumė kohė, nuk do tė bėheshe gjė. Nė rastin tim, kjo nuk ka funksionuar. Tė gjithė kemi lindur me diēka, tė gjithė e kemi brenda vetes. Por, mendoj qė 10% ėshtė dedikim. Ndoshta nuk kam qenė e talentuar sa duhet, qė tė dilja nė fillim nga Shqipėria, tė bėja rrugėn e kundėrt. Tani, tė gjithė mund tė thonė se “Ermonela do tė bėhej e madhe”, se “Ermonela ka qenė talent qė atėherė”… Nuk ėshtė e vėrtetė.

    E ke dėgjuar kėtė?

    Po. Unė studioja. Asnjė nuk lind i madh. Ti bėhesh nė momentin qė i vė detyrė vetes. Kam mėsuar se sa mė shumė tė punoj, aq mė shumė fat kam.

    Sa orė punoni nė ditė?

    Mund tė them se jeta ime i ėshtė e dedikuar punės, sepse kėndoj nga njė vend i botės nė tjetėr, nga njė repertor nė tjetrin. Flasim pėr opera, pėr role protagonisti dy-tri orėshe. Je njė gladiator i skenės. Ėshtė njė punė kolosale edhe nga ana teknike dhe psikologjike. Pėr mua ėshtė i rėndėsishėm emocioni qė jap te publiku. Puna ėshtė e pėrditshme dhe nuk mund tė bėsh dot pazar me talentin, me pėrkushtimin. Tė gjithė jemi unikė dhe kemi njė energji tė jashtėzakonshme pėr tė nxjerrė gjėra tė jashtėzakonshme.

    A veēoni dikė qė ishte i pari, qė ju afroi pas suksesit qė morėt nė skenat botėrore?

    Ata qė mė kanė mbėshtetur mė shumė, kanė qenė prindėrit e mi. Ata mė kanė shtyrė qė tė njihesha nė Shqipėri. Ndoshta ka qenė mentaliteti i vendit tė vogėl. Por, konkurrenca nė vendin tonė s’e kuptoi. Ai qė ka kaluar me ty njė lloj eksperience shkolle, nuk e pranonte dot.

    Pse?

    Nuk e di. Disa gjėra i kam akoma sot e kėsaj dite. Ndoshta nga mentaliteti.

    Ju e vuani kėtė?

    Mė pėrpara, po. Pėr shkak tė tim ati, sepse thoshte: “Ti ke bėrė kėtė, ke bėrė atė… Pėrse tė mos i tregojmė?” I thashė se nuk do tė tregojmė asgjė. Do tė vijė momenti qė jehona nga jashtė do tė vijė nė Shqipėri. Dhe kisha tė drejtė! Pritshmėria ishte shumė e madhe pėr tė kėnduar dhe zhgėnjimi po ashtu. Nė kohėt e fundit, kemi filluar njėlloj bashkėpunimi, qė tė jap mė tepėr eksperiencėn time, se ēfarė ka arritur Ermonela. Vendi ėshtė i hapur ndaj ēdo informacioni.

    Si ia del Ermonela? Nė komunikimet tona mė thojsh: “Jam nė Londėr, jam nė Milano, jam nė Vjenė”..?

    Ėshtė pasioni. Pėr mua, tė kėnduarit ėshtė ideal. Ėshtė katarsis. Odisea apo Magelani? E ndiej veten mė mirė si Odisea. Nėpėrmjet artit zbuloj veten time. Arti ėshtė njė ekspresion i ndjenjave tė realizuara. Do njė regjim tė jashtėzakonshėm. Nga ana fizike, duhet tė kesh kujdes. Me kalimin e kohės dhe, sa mė shumė kalon mosha, edhe kjo energji qė ti ke pasur kur ke qenė 20 vjeē edhe pasioni, ėshtė po ai. Qė tė mbash edhe nga ana fizike njė energji tė tillė, tė duhet njė pėrgatitje e jashtėzakonshme fizike. Zakonisht thuhej pėr kėngėtaret se duhet tė flenė shumė, t’i marrin gjėrat me qetėsi. Por, kam zbuluar tė kundėrtėn. Ēdo ditė, bėj ushtrime pėr zėrin edhe pėr trupin. Ka ndryshuar edhe imazhi i kėngėtarit nė botė, qė duhej tė jesh shumė i shėndoshė. Edhe lėvizjet skenike nė tė kaluarėn ishin tė ngrije dorėn edhe aktro. Sot duhet tė jesh edhe aktor. Sepse duhet tė japėsh emocionin pėrmes kėngės. Duhet tė kėndosh nė pozicione tė jashtėzakonshme, qė nuk janė komode nė skenė. Por elasticiteti qė arrin pėrmes ushtrimeve fizike, tė bėn tė kėndosh nė ēdo lloj pozicioni, pa dėmtuar edhe tingullin qė del.

    Sa do tė zgjasė ky pasion?

    Pasioni, nėse ėshtė i vėrtetė, zgjat gjithė jetėn. Po tė flasim nėse do tė zgjasė gjithmonė nė kėto nivele, nė kėto role tė vėshtira, ėshtė tė gėnjej veten. Asgjė nuk zgjat pėrgjithmonė.

    A e keni arritur majėn apo synoni gjėra tė reja?

    Synoj akoma. Nėse do tė kisha arritur majėn, tashmė duhet tė isha duke rėnė. Kam frikė tė them se kam arritur nė majė. Kam akoma gjėra pėr tė dhėnė.

    Si ėshtė jeta juaj nė New York?

    Shpenzoj shumė pak kohė nė shtėpi. Mund tė them se duke mbledhur ditėt, 2 muaj nė vit i kaloj atje. Ėshtė shumė e vėshtirė, do doja qė tė shpenzoja pak kohė mė shumė me shokun tim tė jetės, me tė cilin edhe kam studiuar.

    Mund tė na thuash diēka mė shumė pėr tė?

    Quhet Ervin Stafa. Kemi studiuar bashkė Muzikė, kemi qenė nė Pallatin e Pionierėve nė Tiranė. Jeta na ndau. Unė vajta nė Itali, ai shkoi nė New York. Jeta na bashkoi pėrsėri. Mendoj qė po tė mos kisha njė mbėshtetje, dashuri nga personi qė kam nė krah, do tė ishte edhe pėr mua e vėshtirė tė bėja kėtė profesion. Ai ka mbaruar pėr Muzikologji dhe e kam kritikun mė tė ashpėr. Bėjmė edhe njė shkėmbim idesh tė dy shokėve qė kanė studiuar Muzikė. Do doja tė kaloja mė shumė kohė me tė nė New York.

    Ju morėt njė vlerėsim nga Kryeministri shqiptar, a keni frikė qė kur merr famė shqiptari, tė gjithė vijnė aty?

    Unė jam artiste dhe flas me gjuhėn e zemrėn e artistes. Pėr mua ėshtė njė ndjenjė e madhe kur ndihesh e vlerė- suar nga Kryeministri. U respektova si artiste. Unė do tė jap kontributin tim gjithmonė, pavarėsisht se ēfarė partie ėshtė nė pushtet. Nuk e prisja ēmimin qė mė dhanė. Njė moment shumė i bukur.

    E lidhni me faktin qė kryeministri ėshtė artist, i dyti nė Shqipėri, pas Fan Nolit?

    Dhe ajo ndikon. Artisti me artistin kupton detajet, mėnyrėn e tė shprehurit.

    Jeni e madhe, sepse jeni modeste…

    Tė gjithė ne kemi pasur vėshtirėsi nė jetė. E dimė shumė mirė qė nuk do tė na duan tė gjithė kur jemi nė karrierė publike. Ma kanė thėnė qė e ke defekt qė je modeste. Por nuk do tė isha unė nėse do ta bėja. Nuk ka gjė mė tė bukur t’i urosh mė tė mirėn.

    Shkoni t’i shihni kolegėt tuaj nė sallė?

    Shkoj shumė rrallė, sepse vuaj bashkė me kolegėt. Nuk ėshtė aq e lehtė, sepse i njoh tė gjithė ato sikletet qė pėrjeton njė artist kur ėshtė nė skenė pėrditė dhe e vuaj jashtė mase, ndaj qėndroj rrallė nga ana tjetėr e skenės. Shumė-shumė rrallė. Dhe shkoj mė tepėr nė balet, sepse ėshtė njė formė tjetėr arti, ku ti shprehesh pa vėnė fjalėn dhe kėndimin, siē ėshtė nė rastin e operės, ėshtė njė tjetėr ekspresion ndjenjash, njė lloj tjetėr arti brenda trupit, brenda gjesteve. Ato i shoh mė me qetėsi.

    Besoni nė Zot?

    Besoj! Ėshtė njė, e di se ėshtė njė definicion, nuk e ndiej veten tė bėj njė definicion me dy-tri fjalė, e di qė nė gjithė kėtė hapėsirė nuk jemi tė vetmit, mendoj kėshtu qė ekziston.

    Cilit besimi i pėrkisni ju?

    Unė i pėrkas besimit bektashi, nga tė dyja palėt, edhe nga nėna edhe nga babai.

    Ju e vėreni kėtė qė ne e quajmė njė vlerė tė madhe tė shoqėrisė shqiptare, harmoninė fetarė?

    Absolutisht dhe jam shumė krenare! Ėshtė njė gjė shumė e bukur dhe mendoj se tė gjitha fetė kanė diē- ka tė pėrbashkėt; ėshtė njė filozofi e jetės, pėr tė pėrmirėsuar jetėn…

    Panorama

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Intervista me Ermonela Jaho, yllin e skenės operistike botėrore

    Modeli ynė Ermonela Jaho

    ROLAND QAFOKU

    Nė njė orė mėsimi nė fund tė viteve ’80, njė nga pedagogėt tanė ndau me ne studentėt njė lajm familjar: Ime bijė fitoi konkursin dhe nisi studimet nė Liceun Artistik “Jordan Misja”. Vajza e tij ishte 14 vjeēe, quhej Ermonela Jaho dhe te pedagogu seē kishte njė ngazėllim tė pakuptueshėm pėr mua nė atė kohė. Si bashkėmoshatar dhe shok me tė birin e pedagogut, mendoja se tė nisje studimet nė lice nuk ishte asgjė pėrpara asaj qė vėllai i Ermonelės, Fatosi, kishte luajtur njė rol episodik nė njė film tė Kinostudios “Shqipėria e Re”. Dhe tė luaje njė film nė atė kohė, ka tė njėjtin perceptim sot si tė luash nė njė film tė Holliwood-it.
    Por lajmet pėr Ermonelėn vit pas viti erdhėn duke u bėrė jo thjesht njė habi, por njė e nga njė lajme qė i ngjanė ortekut: Nisėn nga njė top i vogėl bore dhe mė pas u bėnė njė masė gjigante.
    Ermonela fitoi konkursin pėr tė vijuar Akademinė e Arteve nė Tiranė. Fitoi konkursin pėr tė vijuar studimet nė Akademinė e Santa Cecilia-s nė Romė. Fitoi konkursin “Giacomo Pucini” nė Milano nė 1997. Fitoi konkursin nė Ankona nė 1998 dhe nė vitin 2000 u shpall kėngėtarja mė e mirė e festivalit “Wexford”.
    Pas kėtyre triumfeve, lajmet pėr tė ishin thjesht lajmi i parė i botės operistike botėrore, duke performuar nė “Royal Opera” nė Londėr, “Metropolitan Opera” nė Nju Jork, nė Berlin, Filadelfia, Marsejė, Veronė e deri nė “La Scala” tė Milanos, duke u shndėrruar kėshtu nė njė lloj Magelani operistik.
    Sot e kuptoj mė mirė ngazėllimin e tė atit tė Ermonelės, teksa jepte lajmin e parė tė suksesit tė parė tė Ermonelės, pėr t’u ndjekur mė pas vetėm me lajme plot suksese.
    Dhe kėto lloj lajmesh janė tė jashtėzakonshme pėr ne shqiptarėt, qė nė kėto 25 vjet bota na ka njohur si mos mė keq. Na ka njohur me lajme ku pėrmendeshin trafiqet, droga, prostitucioni dhe kur nė shumicė e liga ka triumfuar ndaj sė mirės. Dhe nė shumė raste pėr tė rinjtė ka triumfuar modeli i kėngėtarit tė “zhanrit” tallava dhe se si mund tė bėsh para pa djersė, njė rrugė qė gjithnjė nė fund tė ēon matanė hekurave tė qelisė.
    Tė mėsuar me lloj-lloj modelesh si kėto, pėr rastin e Ermonelės ne shqiptarėt nuk kemi thjesht vetėm njė superyll tė skenave botėrore. Ne nuk kemi vetėm njė superyll, qė pas Ismail Kadaresė, nuk e teproj tė them, se aktualisht ėshtė shqiptarja mė e famshme nė rruzull dhe qė i jep emrin mė pozitiv Shqipėrisė.
    Mė shumė se kaq, ne shqiptarėt sot kemi njė supermodel pėr rininė dhe fėmijėt tanė. Njė model qė i tregon brezit tė ri dhe brezave qė do vijnė se mund tė jesh shqiptar, i njė vendi tė vogėl si Shqipėria, e vockėl nė hartė dhe nė glob, e papėrfillshme pėr historinė dhe atė qė ka, por me punė, me djersė mund tė bėhesh njė yll jo vetėm brenda Shqipėrisė, por dhe yll i botės. Mė mirė se kushdo pėr kėtė sukses, e tha vetė Ermonela nė intervistėn qė unė i mora pak ditė mė parė nė emisionin “Debati nė Channel One” qė drejtoj: “Nuk mund tė arrish kurrė njė sukses pa vuajtje”, tha me gojėn e saj diva e skenave tė botės.
    Nė karrierėn time si gazetar, Ermonela Jaho ėshtė personazhi shqiptar mė i rėndėsishėm qė kam intervistuar pas Ismail Kadaresė. Ajo nuk mė impresionoi vetėm duke treguar ato qė kishte arritur nė jetė falė formulės “selfmade”. Nė rrėfimin e saj ajo qė spikaste mė shume tek Ermonela Jaho ishte modestia. Njė modesti qė ne shqiptarėt kėtu pak e kultivojmė. Kur shohim nė ekrane politikanė, qeveritarė, artistė, e gazetarė qė kapardisen plot vanitozitet, edhe pse nuk kanė arritur gjė prej gjėje nė jetė, shembull krahasimi duhet tė kemi Ermonela Jahon. Sopranoja mė e kėrkuar e momentit sot nė botė, me shumė pėrulėsi deklaron se nuk ka arritur majėn, edhe pse kritikėt e vlerėsojnė se ėshtė njė nga sopranot mė tė mira nė botė pėr kohėn qė po kalojmė. Ndėrsa pėr ne, mė shumė se kaq, Ermonela Jaho ėshtė shqiptarja qė i jep mė shumė se kushdo emrin e mirė Shqipėrisė.
    Prandaj sot, pas afro 25 vjetėsh, unė e kuptoj shumė e shumė mirė lajmin qė i ati Ermonelės ndau me ne studentėt.
    Ermonela, je modeli mė i mirė pėr fėmijėt tanė!

    Panorama

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Intervista me Ermonela Jaho, yllin e skenės operistike botėrore

    Gishtin nė plagė: “As si Metropolitani, por dhe asgjė fare, jo e jo »

    Prof. Dr. Vasil Tole

    Nė njė intervistė, tė fundit nga rradha dhėnė pėr mediat shqiptare, artistja lirike me njohje ndėrkombėtare zonja e nderuar Ermonela JAHO, preku temėn e nxehtė tė mbėshtetjes sė artit nė Shqipėri, e posaēėrisht tė artit muzikor. Po e citoj « ad litteram » : … nuk mund tė kėrkoj kashen (pagesėn-shėnimi im) atė qė marr jashtė shtetit, nė vendin tim. Ēfarė po i jap vendit tim? Vendi im ėshtė nė vėshtirėsi. Unė dua tė jap eksperiencėn time. Kjo ėshtė hera e dytė qė kam ardhur edhe e bėj pėr vendin tim. Nuk do tė bėhem e pasur nė vendin tim. Jam dakord qė artisti duhet tė paguhet. Nė njė vend si ky i yni, nė njė teatėr qė po rilind, duhet tė nisė nga diēka. Nuk mund tė marrim njė standard si ai i Metropolitantit apo i Parisit.
    Eshtė e mirėkuptueshme qė artistė interpretues tė kėtij kalibri tė mbajnė kontaktet e vazhdueshme artistike me vendlindjen, kuptohet krahas atyre marrėdhėnieve familjare dhe shoqėrore aq tė ēmuara pėr ēdo njeri. Artistėt tanė interpretues nė botė si Inva Mula, Saimir Pirgu, Eda Zari, Enkelejda Shkoza, Frano Lufi, Josif Gjipali, Adrian Xhema, Gezim Myshketa etj e kanė bėrė kėtė gjė nė vijimėsi dhe publiku shqiptar i ka prekur arritjet e tyre tė rėndėsishme dhe i ka duartrokitur pėrzemėrsisht.
    Nė kėtė pikė nuk po merrem me faktin qė ēdo artist i cili dėshiron tė mbėshtesė njė kauzė nė vendin e tij ėshtė gjithashtu i mirėpritur ta bėjė atė individualisht dhe me financat e veta, kjo pėrmes nismave personale, organizimit tė workshopeve, ngritjes sė fondeve e gjithshkaje tjetėr, nė liri tė plotė. Ēėshtja shtrohet se si duhen organizuar marrėdheniet kur artistė tė shquar pėrfshihen nė kalendarėt artistikė tė institucioneve shtetėrore, tė cilat ekzistojnė prej vitesh dhe shpenzojnė para publike pėr pėrmbushjen e misionit tė tyre? Pra, cilat janė ato mekanizma qė duhet tė funksionojnė qė artistė tė kėtij kalibri si Ermonela tė jenė prezent nė skenat shqiptare, kjo jo thjesht pėr patriotizėm, por duke i parė ata si vlera artistike tė ēmuara tė cilat kanė njė ēmim pėr tu paguar!
    Artistėt duhen paguar, ashtu si edhe artistėt tanė tė operas e baletit, falė tė cilėve prej gati 62 vitesh publiku ndjek, prek dhe shijon veprat me tė shquara tė repertorit operistik kombėtar e botėror. Nė kushtet e integrimeve evropiane, ėshtė tėrėsisht e mundur gjetja e rrugėve dhe formave qė kalendari artistik vjetor i Teatrit Kombėtar tė Operas dhe Baletit tė “vizitohet” natyrshėm dhe me pagesė edhe nga interpretė tė kalibrit europian e mė gjerė! Forma bazė ėshtė qė Teatri i Operas brenda mundėsive tė buxhetit tė tij ose pėrmes bashkėpunimeve me donatorė tė paguajė kontributin e kėtyre artistėve; mė tej mund ti shpėrblejė ata nga shitjet e biletave dhe pse jo, njė formė mund tė jetė pėrdorimi i fondeve tė ekselencės qė qeveria shqiptare jep ēdo vit pėr supertalentet nė fushėn e artit dhe shkencės, gjė e cila kėrkon qė pėr kėtė tė shtrohen rrugėt e mirėkuptimin mes Ministrisė sė Arsimit dhe asaj tė Kulturės. Nė ēdo rast, ajo qė pėrjashtohet ėshtė mospagimi i vlerave artistike tė krijuesve dhe interpretuesve, pasi kėshtu nuk mund tė kemi njė skenė tė vėrtetė tė artit muzikor nė Shqipėri!
    Duke i shprehur mirėkuptimin tė plotė mikut tim Ilir Kerni Drejtor i TKOB-sė dhe sopranos sonė tė nderuar Ermonela Jaho pėr pėrkushtimin e tyre, duhet vėnė gishti nė plagė, ashtu si tek piktura e Karavaxhos: zgjidhja ėshtė pagesa e artistėve tė ftuar, pasi kėshtu vlerėsojmė me respektin e duhur nė rrradhė tė parė publikun i cili paguan pėr tė pare shfaqjen, mė pas vetė artistin e ftuar si dhe padyshim duhet tė rivlerėsojmė artistėt tanė, pa tė cilėt nuk do tė kishim sot e gjithė ditėn asnjė shfaqje, megjithėse ata nuk paguhen aq sa do tė duheshin tė paguheshin!

  5. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Intervista me Ermonela Jaho, yllin e skenės operistike botėrore

    Ermonela Jaho: Mė kėrcėnuan me letra anonime nė Tiranė

    Rrėfime pėr fėmijėrinė, kėngėt e para kur admironte Vaēe Zelėn, ngritjen nė karrierė dhe rikthimet e herėpashershme nė Shqipėri.

    Njė prej ngjarjeve ku ajo ndalet gjatė ėshtė njė kėrcėnim me njė letėr anonime, nė tė cilėn ishin ngjitur shkronja gazetash…

    Mbrėmė ajo u shfaq nė TVSH tek emisioni i Enkel Demit, “Shih programin” ku dha edhe kėtė rrėfim.
    Si ia bėn qė je kaq e dobėt? Nėse nuk do tė tė njihja, do mendoja se je balerinė klasike?
    Eh, ėshtė njė stėrvitje e pėrditshme. Ashtu siē praktikoj zėrin pėrditė, ashtu praktikoj edhe trupin. Nuk e kam nga natyra. Se zakonisht ne femrat kur duam tė dukemi themi se nuk ha shumė, ha sa tė dua, i bėj tė gjitha gjėrat normalisht, nuk mbaj dietė. Jo, jo pėr mua nuk ėshtė kėshtu. Ėshtė njė punė aq e madhe, aq e lodhshme, qė mė kushton shumė.

    Kam pėrshtypjen Ermonelė se ti je njė krijim i vetvetes?

    Ajo e tė bėrit vetė ėshtė e vėrtetė. Ne tė gjithė lindim me njė potencial, pėr tė zbuluar dhe pėr tė shprehur veten tonė nė fusha tė ndryshme, por ai potencial qė kemi varet nga kushtet ekonomike, shoqėrore, nga familja, nga ambienti qė mund tė tė ndihmojnė, por siē mund edhe tė tė pengojnė. Duhet ta marrėsh me njė lloj idealizmi, pasion tė jashtėzakonshėm, paksa patologjik do tė thosha, qė i bie edhe murit me kokė, rrėzohesh, ngrihesh, bėn ēdo gjė pėr tė gjetur mė tė mirėn tende, tė paktėn si e kam gjetur unė nė muzikė. Vetėm kjo tė bėn tė kapėrcesh ēdo lloj vėshtirėsie. Nė tė njėjtėn kohė duhet tė jesh edhe shumė mendjehapur. Dhe kjo puna kolosale, me rėniet e ringritjet mė ka bėrė qė t’i shoh gjėrat, t’i prek me duart e mia. I kam marrė tė gjitha si njė lloj eksperience njerėzore dhe pėr fat tė mirė mund tė them kam gjetur kėtė kanalizim ndjenjash dhe eksperiencash. Ka qenė njė punė e jashtėzakonshme.

    Unė kam kėrkuar nė njė farė mėnyre tė gjeja njė “tutor” tėndin, siē ka zakonisht nė fushėn tuaj, dikė qė tė jep njė dorė, qė tė referon dhe i referohesh. Nuk gjeta askėnd qė tė mund tė thoja Ermonela Jahon e ndihmoi X apo Y pėr tė mbėrritur deri kėtu…

    Ashtu ėshtė Keli, prandaj unė tė thashė mė sipėr se ndonjėherė njerėzit qė ke rrotull mund t’i kesh mbėshtetje ose pengesė. Mua pėrveē familjes qė mė ka dhėnė kėtė shtytje, nuk kam patur njeri tjetėr. Kanė qenė edhe pedagogėt. Tė gjithė i kam vėnė si copėzat e vogla tė njė mozaiku pėr tė ndėrtuar figurėn e madhe, po qė tė them se ky “tutor”, apo ai, jo. Secili mė ka dhėnė diēka, por unė nuk mund tė them se ka qenė njė “kujdestar”.

    Nėse unė tė kthej nė fėmijėri, cila ėshtė gjėja e parė qė kujton?

    Nė fėmijėri mbaj mend kur kam qenė 4-5 vjeēe mė pėlqente muzika e lehtė. Dėgjoja shumė kėngėt e Vaēe Zelės, kisha flokė tė gjata dhe prindėrit e tė afėrmit mė thonin tė gjithė: “E ke gojėn e madhe si Vaēe Zela”. Ndonjėherė mė vinte e keq dhe kundėrshtoja, thoja nuk e kam gojėn e madhe, por kur mahnitesha nga Vaēja, iu kthehesha, atėherė do tė bėhem edhe unė kėngėtare. Nė atė kohė mė kujtohet qė bėja shfaqjen time nė shtėpi. Skena e parė ka qenė aneksi, dilja nga pas perdes dhe lajmėroja: “Tani do tė kėndojė Ermonela Jaho!” dhe kėndoja kėngėn e Vaēes “Nėnėn moj do pres gėrshetin”, qė as arrija ta shqiptoja saktė, por e kėndoja ‘nėnė moj do preth gėrshetin”. Ky ėshtė kujtimi i parė me kėtė pasion. Mė tej si ēdo fėmijė, doja tė bėhesha si vajzat e bukura tė asaj kohe, doja tė bėhesha si Parashqevi Simaku, Nertila Koka. Mbase ėshtė instiktive, doja mė shumė vėmendje. Babai e vuri re kėtė gjė, sepse kam qenė fėmijė i turpshėm dhe ndjehesha mirė vetėm kur kėndoja.

    Ju nuk e keni muzikėn traditė familjare apo jo? Babai ka qenė ushtarak apo jo?

    Po, ėshtė e vėrtetė. Nuk kemi pasur njė traditė tė mirėfilltė qė dikush tė ishte marrė me muzikė, gjyshi i binte violinės nė Pallatin e Kulturės sė Vlorės, por jo dikush qė tė jetė marrė mirėfilltasi me muzikė nė familjen time nuk ka patur.

    Je larguar nga Shqipėria nė ‘93 dhe rikthehesh pas 11 vitesh nė 2004, pėr tė vendosur ne skenė “Elisir d’amour”, por kjo shfaqje iku pa bėrė shumė zhurmė. Por pas saj, ty, njė divė tashmė e skenės botėrore, tė ēojnė pėr tė festuar nė njė lokal popullor, me babėn tėnd nė krye…

    E vėrtetė. Pas asaj shfaqjeje e gjeta veten nė njė darkė tė organizuar me shumė dashuri dhe aty unė nuk doja tė isha unė qendra e vėmendjes, por im atė. Nė atė moment, kishte rėndėsi qė tė gėzonte ai, sepse ai mė ka shtyrė sa herė kisha nevojė, por nga ana tjetėr sot edhe atė darkė e shikoj ndryshe. Tim atė e kam patur pranė nė ēdo hap, sa herė fitoja ndonjė konkurs, sa herė mediat e huaja shkruanin pėr mua gėzonte dhe i sillte gazetat kėtu qė tė pėrcillte nė shtyp ndonjė informacion, por ia mbyllnin dyert. E vuante jashtė mase. Pyeste “po pėrse nuk flasin pėr ty? Pse kėshtu pse ashtu?” Dhe tė them tė drejtėn nuk pata kohė tė mendoja pėr vete, por doja vetėm ta shikoja atė tė lumtur, me mua nė krahė dhe pėrballė miqve tė tij.

    Pastaj atė natė, para se tė mendoja se po festoja nė njė lokal me muzikė popullore, e kisha mendjen gjetkė, pasi mora njė letėr anonime. Unė isha e ftuar tek “Elisir d’amour” dhe kam kėnduar vetėm natėn e tretė, sepse ndoshta dikush mund tė kishte frikė se mund t’i zija vendin. Ne shqiptarėt jemi pak tė ēuditshėm nė kėtė pikė. Kemi ndjenjė tė lartė xhelozie me njėri-tjetrin edhe pse flasim tė njėjtėn gjuhė. Ti mund tė kesh arritur diēka, tė jesh bėrė dikushi edhe jashtė kufijve tė vendit tėnd, por kur kthehesh kėtu e kemi shumė, shumė tė vėshtirė qė ta pranojmė zotėsinė e tjetrit. E njėjta gjė ndodhi edhe pėr “Elisir d’amour”, nga nata e parė kalova nė natėn e tretė, unė doja tė kėndoja, sapo e kisha kėnduar nė Itali, pastaj ėshtė nė mes edhe egoja e artistit. Megjithėse ndodhėn gjėrat kėshtu, vendosa ta kėndoja. E bėra edhe pėr tim atė. Kėshtu shkova nė Teatrin e Operas dy orė pėrpara shfaqjes dhe supozohej qė tė kishe kostumet, do tė visheshe nėn petkun e dikujt tjetėr. Nuk gjej kostumet, nuk gjej kėpucėt. Por prapė thashė do ta bėjė kėtė pėr tim atė, do tė dalė nė skenė. Dhe u rregullova si munda e dola. Nuk mjaftoi kjo, por nė skenėn gjatė shfaqjes, kjo ėshtė njė opera komike dhe sipas libretit nė skenė mua mė vjen njė letėr me tekstin e njė kėnge ku tallej njė personazh, por mua mė erdhi njė letėr anonime, e bėrė me shkrime gazetash, tė marra dy rrokje kėtu, njė fjalė atje, ishin ngjitur me merak si nėpėr filma. Lexoj letrėn qė ishte e gjitha njė xhelozi e plotė, ku mė kėrkohej qė tė ikja. E lexova dhe nuk po i besoja vetės. Pashė rreth e rrotull, jam nė skenė apo ishte ėndėrr dhe sinqerisht instikti im i parė pas asaj letre ishte i thjeshtė. Thashė me vete personin qė e ka dėrguar duhet ta kem nė publik, ndaj e mora letrėn e bėra copa-copa tė vogla dhe e hodha nė ajėr si dėborė dhe qeshja mesa kisha nė kokė. Lėvizja nėpėr skenė, kėndoja, qeshja.

    E pėr t’u rikthyer pak tek darka qė mė kujtuar ju, mund t’ju them se u ndjeva pakėz si jetime nė vendin tim. Nuk dua tė jem negative, por ne na mungon vlerėsimi pėr njėri-tjetrin. Luftėn mė tė madhe pėr tė njohur punėn time dhe mua e kam patur me vendin tim.


    Nė cilėn opera tė ka qėlluar tė zėvendėsosh njė soprano ruse qė ka qenė e sėmurė …

    Ka qenė nė Londėr ky rast. Unė isha nė Nju Jork, sepse jetoj aty me familjen aty. Nė Londėr ishte kolegia ruse, jashtėzakonisht e njohur nė media, me shumė famė si kėngėtare. Dihet qė rusėt nė pėrgjithėsi janė adhurues tė muzikės klasike, por masonėt rus nė veēanti janė tė pėrqendruar nė Londėr dhe natyrisht qė ndjekin me fanatizėm ēdo koncert tė bashkėpatriotėve tė tyre nė Teatrin Mbretėror tė Londrės, i cili konsiderohet si pikė arritje pėr tė gjithė kėngėtarėt. Tė gjithė kemi folur pėr Callas, Pavarotin, Del Monaco qė kanė qenė gjithmonė nė kėto ambiente. Unė sapo kisha mbėrritur, kisha qenė nė njė produksion tjetėr, kur mė merr menaxheri im dhe mė thotė nesėr ėshtė premiera nė Londėr, janė shitur tė gjitha biletat, mediat janė aty, por kėngėtarja ruse ėshtė e sėmurė dhe nuk e di nėse kėndon dot apo jo. Do tė vish pėr tė qenė aty qė tė jemi tė sigurtė nė ēdo rast. Joshja ishte e madhe, por pata dhe njė farė ngurrimi, flitej pėr “Royal Theater House” dhe mendimi i parė qė mė ka ardhur kishte lidhje me ėndrrėn time pėr t’u bėrė kėngėtare operistike me operan “Traviata”. E kisha kėnduar para Londrės disa herė nė produksione tė tjera. Muzikėn natyrisht e dija, por regjia duhej tė ishte krejt ndryshe, nuk ia kisha idenė se nga duhej tė hyja dhe tė dilja. Kisha vetėm pesė minuta kohė tė mendohesha pėr tė thėnė po ose jo. Nė atė periudhė kisha patur edhe njė fatkeqėsi, pata humbur mamanė krejt befas dhe nė njė farė mėnyrė me ikjen e saj kishte marrė fund dhe njė lloj ankthi, padurimi qė zakonisht kanė tė rinjtė. I thashė vetės: “Ky ėshtė njė rast fantastik, provo sa e zonja je tė bėsh, provoje me gjigantėt, lėri fjalėt!” I thashė vetės: “Ēfarė do humb?! Nėnėn time nuk ma kthen mė njeri, kjo derė nuk dihet nėse do tė hapet njė herė tjetėr apo do tė tė mbyllet pėrgjithmonė”. Dhe u nisa. Kam udhėtuar gjithė natėn nga Nju Jorku nė Londėr. Thashė e pranoj kėtė sfidė. Kur mbėrrita shikoj telefonin, asnjė thirrje. Nisa tė mendoj do Zoti kėndon sonte kėngėtarja ruse qė tė shoh edhe shfaqjen, tė kuptoj mė shumė se pėr ēfarė bėhet fjalė. Por, sapo mbėrrita nė hotel mė morėn nė telefon dhe mė thonė “eja se kėngėtarja e ka anuluar shfaqjen, janė shitur tė gjitha biletat dhe nuk e anulojmė dot”, flasim pėr njė shfaqje ku njė biletė kushtonte 700 deri nė 800 paund se bėhej fjalė pėr premierėn dhe flasim pėr njė teatėr me 4 mijė vende, plot me media. Kisha vetėm katėr orė pėr t’u bėrė gati. Regjinė nuk e dija, kostumet m’i bėnė nė atė ēast dhe mė thonin, do hysh kėtej, do tė dalėsh andej, por gjithēka po mė thuhej nė njė studio tė vogėl, jo nė skenė, atė nuk e kisha parė akoma. Unė isha aq e pėrqendruar, po mundohesha tė thithja sa mė shumė, mos ta humbisja kėtė mundėsi. Afrohet ora e shfaqjes, salla plot, ishte skenografia e tillė qė unė hyja nė skenė dy-tri minuta para shfaqjes dhe duhej tė qėndroja pas njė tyli. Aty pashė pėr herė tė parė skenėn dhe sikur tė mos mjaftonte kjo, kishin harruar tė mė prezantonin kolegėt dhe rolet e tyre, pėrveē tenorit. Por nuk mjaftoi as kjo. Para sė tė fillonte shfaqja del drejtori artistik, se nuk ia kishte komunikuar publikut mė pėrpara dhe iu thotė: “Na falni, kėngėtarja filan nuk kėndon sonte pėr arsye shėndetėsore, por ne kemi marrė njė artiste tjetėr, ju nuk e njihni, por nuk do tė ngeleni tė zhgėnjyer. Quhet Ermonela Jaho. Nėse do tė mbeteni tė zhgėnjyer, do t’ju rimbursojmė biletat”. Mua as drejtori nuk mė kishte dėgjuar “live” asnjėherė. Dhe dėgjoj publikun tė irrituar dhe mė dukej sikur kishte marrė edhe pozicionin trego se ēfarė di tė bėsh tani. Unė dridhesha. Nuk mjaftoi edhe kjo. Drejtori doli duke i thėnė publikut dėgjojmė aktin e parė dhe nėse gjėrat nuk shkojnė siē duhet, e ndėrpresim. Ky del duke thėnė “Zoti qoftė mė ne dhe me kėtė bashkė”. Fillova shfaqjen. Shoh dirigjentin, por kurrė nuk mė ishte dukur mė larg. Salla m’u duk gjigante nė atė moment dhe pastaj thashė me vete: “Mjaft ke thėnė pasioni im kėshtu, pasioni im ashtu, tani ėshtė momenti ta tregosh veten para kėtij publiku”. Dhe filloi njė logjikė e ftohtė nė kokė. Nisa tė kėndoj, derisa u thye akulli dhe ēdo gjė shkoi mirė. Erdhi fundi i aktit tė parė, ėshtė skena mė e vėshtirė pėr njė kėngėtare lirike pėr ta kėnduar. Qetėsi varri. Fillova ta kėndoj dhe pas tij njerėzit ishin tepėr-tepėr entuziastė. Aty fillova tė marrė sėrish frymė. Gazetat tė nesėrmen kanė shkruar gjėra tė jashtėzakonshme…

    Kjo ėshtė e vėrtetė. Historia e 2004 ėshtė shumė e sikletshme. Ēfarė ka publiku shqiptar qė tė bėn ty tė tė marrė malli?

    Nuk e di pse. Ndoshta ėshtė si nė ato terapitė, ku ti shikon dhe analizon boshllėqet e jetės tėnde qė nga fėmijėria e mė pas dhe ti mundohesh t’i plotėsosh. Kėshtu ėshtė edhe me vendin tėnd. Mund tė pushtosh botėn, por nėse nuk ke vendin tėnd, tė duket sikur nuk ke asgjė. Ka qenė mė pas njė periudhė gati shtatė vjet qė unė nuk erdha. Jam rikthyer mė tepėr pėr tė dhėnė eksperiencėn time, pėr tė dhėnė gjithmonė mesazhin pozitiv se mund t’ia dilet.

    Ti vjen e merr identitet kėtu. Ke nevojė pėr tė?

    Ekzakt. Doja tė bėja paqe me tė kaluarėn, ndaj jam lidhur mė fort me brezin e ri kėtu.

    E ke ndjerė veten ndonjėherė emigrante? Ose ku e ke kuptuar qė je emigrante?

    E kam ndjerė qė ē’ke me tė! E kam ndjerė veten emigrante, kur shkoja nė ‘93-‘94 konkurrova pėr nė konservatorin “Santa Cecila”, fitova konkursin dhe mė duhej edhe njė dokument shtetėror. Fillimisht, kisha shkuar nė Itali me Katia Riēarelin, ajo merrte kėngėtarė tė rinj nga e gjithė bota dhe ishte njė tip master-class. Aty pata kontaktin me madhėshtinė e operas klasike nė Itali. Thashė me vete se kjo ėshtė ajo qė dua, ndaj doja tė rrija mė shumė. Pėr tė zgjatur kėtė leje qėndrimi duhej tė shkoja nė shkollė. Fitova konkursin dhe mė duhej njė dokument nga ambasada shqiptare ku tė vėrtetonte qė Ermonela ka fituar shkollėn dhe ėshtė qytetare shqiptare. Shkova tė marr kėtė vėrtetim dhe jam pėrcjellė duke mė thėnė: “Po ik moj vajzė tani, duhet tė kthehesh nė Shqipėri, shko nė Ministrinė e Jashtme, ku duhet tė marrėsh njė letėr”. U thashė: “Mė falni, mė jepni kėtė vėrtetim, sepse mė duhet patjetėr”. Asaj kohe unė nuk kisha ende njė bursė studimi dhe punoja si babysiter pėr tė mbijetuar, vėrtetė pėr tė mbijetuar. Dhe pėr mua fakti qė isha futur nė atė shkollė pa asnjė pėrkrahje m’u duk mė e lehtė se sa tė njė copė letėr me dy rreshta. Kjo mė dukej absurde. Atė letėr nuk e mora dot.

    Kam vajtur nė sekretarinė e shkollės dhe i thashė sekretarit, njė burrė i moshuar ky, nuk ma dhanė letrėn dhe e shikoja nė sy ndėrsa qaja. Kam qarė aq shumė aty, u ula nė karrige dhe qaja. I thoja se nuk doja ta humbisja shkollėn, por nuk kisha ēfarė tė bėja. Ai mė pa dhe mbylli derėn. Mė tha vetėm se unė do tė doja shumė tė kisha njė vajzė qė tė kishte kėtė pasion. Mė tha qė unė ta shkruaja nė shqip, ta pėrkthenim nė italisht dhe ta fusnim nė dosje. Njė dokument fals me njė fjalė, se mė vjen edhe turp ta kujtoj dhe ta them kėtė gjė. Ky ka qenė njė rast, kur jam ndjerė emigrante, se nė raste tė tjera kur duhet tė bindėsh njė publik, t’i japėsh atė markėn tėnde si artiste nga vjen e kush je, ajo ėshtė njė luftė qė ne e bėjmė pėrditė. Nuk e kam ndjerė veten emigrante si artiste, por pėr ēėshtjen e dokumenteve e kam ndjerė, sepse mė janė djegur edhe dy-tri raste tė tjera.

    Kur ishe Ermonela qė punoje pėr tė paguar studimet, qė bėje audicionet pėr tė gjetur rrugėn tėnde, ēfarė ėndėrroje tė kishe…

    Ėndrrėn e kam kapur mund tė them, sepse kam dashur tė kėndoj njė sėrė rolesh nė karrierėn time dhe ato tashmė i kam bėrė.

    Diēka vanitoze? Fjala vjen, kur tė jem e pasur do tė kem kėtė makinė, do tė kem njė shtėpi tė madhe...

    Jo, jo, asnjėherė nuk mendoj pėr kėto gjėra dhe e di pse?! Sepse pikėrisht ėshtė ajo vuajtja e fillimit qė mė kanė shėnjuar aq shumė, sa nuk e di, por ndoshta ėshtė bėrė njė lloj traume dhe unė nuk e imagjinoj dot veten vanitoze, ajo mė mban me kėmbė nė tokė. Njė ėndėrr qė unė e kam patur me kohė ėshtė pėr tė bėrė njė shkollė kantoje qė tė dalin sa mė shumė kėngėtarė lirikė.

    Ta bėsh nė Shqipėri?

    Po, ta bėj kėtu.

    Prapė nė Shqipėri! Kėtė nuk do ta kuptoj deri nė fund tė bisedės… Dėgjon muzikė rock?

    Dėgjoj, sidomos kur shkoj nė palestėr. I dėgjoj tė gjitha llojet e muzikės aty, sepse kam shumė nevojė qė tė shkarkoj energji. I dėgjoj tė gjithė nga Rita Ora tek Fredy Mercury…A e di kush ka qenė roker i
    shkėlqyer? Josif Gjipali. Ai ka qenė vėrtetė i tillė dhe tani ėshtė njė tenor i shkėlqyer.

    Ti ke vese? Duhan, alkool?

    Vese? Duhan, alkool? Absolutisht jo. Asnjėherė.

    Ėmbėlsira?

    Jo, vetėm specin djegės. E dua pafund dhe nė lokalet ku mė njohin ma sjellin vetė tashmė.

    Cili ėshtė njė gatim shqiptar qė tė merr malli?

    Gjellėt e mamit tim. Mbaj mend bėnte njė ēomlek fantastik, mė pėlqenin shumė sardelet nė tenxhere me presion, kulaēi me pėrshesh, me mishin e gjelit.

    Ke interesa tė tjera veē muzikės?

    Po, mė pėlqen shumė psikologjia, filozofia, mėsimdhėnia. Lexoj shumė. Unė kam studiuar dhe pėr mjekėsinė e kordave tė zėrit, kėtė e kam bėrė jo vetėm pėr veten, por sepse teknika e kantos ėshtė aq delikate dhe njė kėshillė nuk ėshtė kurrė e tepėrt. Sepse ēfarė ndodh?! Shumė shpesh janė vetė profesorėt e kantos qė nuk e dinė sesi janė tė formuara kordat e zėrit, e nėse nuk e dinė kėtė, atėherė sa siguri kemi qė mund t’i dijė si prodhohet zėri, ēfarė mund tė bėjė mund tė arrijė.

    Ti ke ndopak kohė tė lirė? Qėndis?

    Mė pėrpara po. Kam ditur tė qėndis shumė mirė, bėja punime me grep, madje dija dhe tė qepja qilima.

    A e di sesi qėndrojnė ēentrot e ngrira fare?

    Niseshte.

    Ti e dije, kurse unė, kur e kam mėsuar jam shokuar…

    Nuk kam mė shumė kohė tė lirė, as pėr t’iu dedikuar njerėzve tė mi tė dashur, familjes sime. E di, qėllon ndonjėherė qė dua shumė tė jem nė shtėpi me tuta e ēorape. Qėllon ndonjėherė qė jam nė pritjen e koktejlit pas shfaqjes, atė qė unė e quaj gjithmonė, akti i fundit dhe e vetmja gjė qė dua nė ato momente ėshtė qė tė isha rehat nė shtėpi. Sapo mbėrrij, vesh teshat e shtėpisė, ulem pėrdhe duke parė televizor.

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Intervista me Ermonela Jaho, yllin e skenės operistike botėrore

    Anetaret dhe vizitoret e forumit shqiptar, kane patur mundesine te njihen dhe ndjekin hap pas hapi suksesin e Ermonela Jaho qe prej vitit 2006:

    http://www.forumishqiptar.com/thread...hqiptare/page2

    Ermonela Jaho duhet te jete artistja model per te gjithe artistet e rinj shqiptare dhe per te gjithe femijet e vegjel te apasionuar pas arteve te bukura.

    Ajo qe e ben Ermonelen te vecante eshte se eshte jo vetem nje artiste e madhe me fame boterore, por eshte edhe nje njeri i mrekullueshem.

    Suksese te metejshme Ermonela dhe je ambasadorja me e mire jo vetem e artit shqiptar ne bote, por edhe e virtyteteve shqiptare.

    Albo

  7. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet nė Bllog
    22

    Sopranoja Ermonela Jaho hap kurs specializimi falas pėr artistėt e rinj shqiptarė

    Emri:  148669_6.jpg

Shikime: 2342

Madhėsia:  69.7 KB

    Sopranoja Ermonela Jaho do tė bėjė specializime falas pėr artistėt shqiptarė. Konkurrentėt nuk do paguajnė, dhe nisma e Jahos nuk do t’i kushtojė asnjė qindarkė buxhetit tė Operės apo atij tė shtetit.

    Teatri Kombėtar i Operės dhe Baletit ka njoftuar tė gjithė tė interesuarit se nė datat 14-­18 tetor 2015, nė ambientet e kėtij teatri do tė zhvillohet njė Kurs Specializimi i drejtuar nga: Sopranoja Ermonela Jaho, Angelo Gabrielli (docent nė Konservator dhe ekspert vokal), Elda Laro (dirigjent orkestre i dytė nė Teatrin e Operės tė Berlinit) dhe Paolo Andreoli (pianist, mjeshtėr bashkėpunues operistik).

    Ky projekt synon qė tė ndihmojė tė gjithė artistėt ekzistues dhe ata tė brezit tė ri, pėr t’i drejtuar ata nė mėnyrė mė konkrete pėr tė krijuar njė ide mė tė qartė sesi duhet tė pėrgatiten pėrditė teknikisht pėr tė arritur tė shprehin artistikisht vetveten duke synuar ndėrtimin e njė karriere tė shėndoshė profesionale nė Shqipėri dhe mbarė botėn.

    Pjesėmarrja nė kėtė kurs do tė jetė falas, por do tė ketė njė numėr tė kufizuar pjesėmarrėsish, deri nė 12 Pjesėmarrėsit nė Kursin e Specializimit do tė pėrcaktohen nė bazė tė njė audicioni qė do tė zhvillohet mė 14 tetor, nė orėn 12:30 nė ambientet e TKOB. Numri total i pjesėmarrėsve do tė jetė 12. Numri total i dėgjuesve do tė jetė 20.

    Aplikantėt duhet tė dorėzojnė nė zyrat e TKOB ose me e­mail, formularin e aplikimit, CV me fotografi, letėr motivuese, CD me njė arie tė pėrgatitur jo mė larg se 6 muajt e fundit, brenda datės 30 shtator 2015. Aplikantėt e pėrzgjedhur pėr audicion do tė lajmėrohen nga TKOB.

    Janė tė ftuar qė tė marrin pjesė nė audicionin pėrzgjedhės tė gjithė kėngėtarėt lirikė, pjesė e TKOB, studentėt e kantos tė Universitetit tė Arteve dhe Liceut Artistik si dhe kėngėtarė tė tjerė lirikė.

    Shqiptarja

  8. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet nė Bllog
    22

    Sopranoja Ermonela Jaho, fiton “Oscar”-in e operės botėrore nė Londėr

    Emri:  Ermonela-Jaho.jpg

Shikime: 3364

Madhėsia:  29.4 KB

    Sopranoja shqiptare me famė botėrore, Ermonela Jaho, ka fituar Ēmimin Ndėrkombėtar tė Operės nga votat e publikut botėror.

    Ky ēmim, qė mund tė quhet si “Oscar”-i i Operės Botėrore, i ėshtė dhėnė yllit shqiptar tė muzikės operistike, gjatė ceremonisė sė ndarjes sė ēmimeve tė zhvilluar sot nė mbrėmje nė Teatrin Savoy tė Londrės.

    Jaho e ka fituar kėtė ēmim nė bazė tė votave tė publikut mbarė botėror. Nė kategorinė e ēmimit tė dhėnė nga publiku botėror, sopranoja shqiptare konkurronte me disa nga zėrat mė tė bukur dhe mė tė njohur tė operės botėrore kontemporane, si Joyce Didonato, Juan Diego Florez, Dimitri Hvorostovsky, apo Eva Maria Westbroek, etj.

    Nė ceremoninė e ndarjes sė ēmimeve pėrfshiheshin ēmimet pėr regjinė mė tė mirė, dirigjentin mė tė mirė, kėngėtarėt e kategorive tė ndryshme apo produksionet e teatrove nėpėr botė.

    Nomimini dhe votimi nga publiku botėror lihet me performancat e Ermonela Jahos gjatė tėrė kėtyre viteve, duke pėrmendur “Sour Angelica” nė triptikun e Pucinit, apo edhe regjistrimin sė fundmi tė operės “Zaza” me orkestrėn simfonike tė BBC nė Londėr. Kėto performanca janė vlerėsuar maksimalisht nga disa nga mediat mė tė njohura dhe me mė influencė nė botė si “Financial Times”, qė sėrish boton tė hėnėn njė shkrim pėr sopranon shqiptare, “Times” e Londrės, e shume media nė mbarė botėn.

    Duke folur pėr Top Channel nė Londėr, pas marrjes sė ēmimit ndėrkombėtar, Ermonela Jaho tha: “Jam shumė e emocionuar nė kėto momente. Falenderoj gjithė shqiptarėt qė votuan pėr mua dhe publikun qė mė ndjek nė ēdo anė tė botės. Kushdo qė pėrkushton gjithė jetėn drejt pasionit tė tij, ėshtė gjithmonė fitues”, deklaroi Jaho pas marrjes sė ēmimit ndėrkombėtar.

    Ky ēmim pėr yllin shqiptar tė muzikės operistike ėshtė i pari qė njė artist shqiptar merr nė nivele tė tilla kaq tė larta, vlerėsohet se ēmim “Oscar” i muzikės operistike nė botė.

    Top Channel

  9. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Sopranoja Ermonela Jaho, fiton “Oscar”-in e operės botėrore nė Londėr

    Ermonela Jaho e para shqiptare qė fiton OSCAR-in e Operas



    Sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho ėshtė shpallur fituese e International Opera Awards. Sopranoja me famė botėrore ishte e nominuar nė kategorinė Reader`s Award, dhe arriti tė triumfonte mes shumė figurave tė shquara tė artiti rus dhe latin.

    Me votat e marra nga e gjithė bota, Ermonela Jaho u kurorėzua si fituesja e International Opera Awards. Ky ēmim, qė mund tė quhet si “Oscar”-i i Operės Botėrore, i ėshtė dhėnė yllit shqiptar tė muzikės operistike, gjatė ceremonisė sė ndarjes sė ēmimeve tė zhvilluar mbrėmjen e sė dielės nė Teatrin Savoy tė Londrės.

    Lajmi pėr fitoren e Ermonela Jahos ėshtė bėrė me dije nga faqja zyrtare e International Opera Awards nė Twitter, ku thuhet se fituesja e vitit 2016, ėshtė sopranoja e njohur shqiptare.

    “Ēmimi i Publikut nė Opera Awards 2016 ėshtė, e jashtėzakonshmja Ermonela Jaho”, shkruan The Opera Awards.

    Ajo mposhti konkurrencėn e fort tė yjeve si: Danielle De Niese, Joyce Di Donato, Michael Fabiano, Gerald Finley, Juan Diego Flórez, Dmitri Hvorostovsky dhe Eva-Maria Westbroek.

    Me rastin e ndarjes sė ēmimeve Ermonela Jaho interpretoi “Un Bel Di” nga Madama Butterfly.

    Pas fitores, sopranoja shqiptare ka falenderuar admiruesit e saj nėpėr botė pėr mbėshtetjen qė i dhanė.

    "Dua te falenderoj te gjithe admiruesit e artit tim neper bote dhe vecanerisht ne Shqiperi per mbeshtetjen dhe dashurine.....Kushdo qe i dedikon jeten pasionit te tij eshte gjithmone fitues... Ju dua te gjitheve," shkruan Ermonela nė Facebook.

    Drejtori i TKOB Ilir Kėrni ka komentuar i gėzuar nė Facebook fitoren e Jahos.

    "E mori! Ermonela Jaho the best in the ėorld! Sapo iu dha ēmimi nga International Opera Awards. Mė nė fund njė shqiptare fiton OSKAR-in e operas. Gėzoni me mua njerėz, shkruan Kėrni.

    Emri:  228551.jpg

Shikime: 3196

Madhėsia:  166.9 KB

    Emri:  228552.jpg

Shikime: 2997

Madhėsia:  42.9 KB

    Shqiptarja

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,180

    Pėr: Ermonela Jaho - sopranoja shqiptare

    Ermonela Jaho, mė 30 mars drejtpėrdrejt nė mbi 1500 teatro nė 35 shtete tė botės

    Kohėt e fundit, sopranoja e mirenjohur, me fame botrore, Ermonela Jaho, ka qene shpesh ne qender te vemendjes. Tashme, artistja e shquar ka lajmėruar se shfaqja e datės 30 mars do tė transmetohet direkt nga Opera nė mbi 1500 teatro.

    Sopranoja Ermonela Jaho po vazhdon me sukseset e saj. E cilėsuar si njė prej sopranove momentalisht mė tė kompletuara nė botė, ajo do tė dėgjohet e shikohet nė mbi 35 shtete tė botės, nė njė performancė tė vetme. Bėhet fjalė pėr “Madamma Butterfly”, njė operė magjike ku Ermonela luan rolin Cio-cio-san, nė Operėn Mbretėrore tė Londrės. 

    Vetė Ermonela ka lajmėruar se shfaqja e datės 30 mars do tė transmetohet direkt nga Opera nė mbi 1500 teatro e kinema nė rreth 35 shtete tė botės. Libretoja e operės mban vulėn e Puēinit ndėrsa krahas shqiptares vjen Marcelo Puente, nėn dirigjimin e Antonio Pappanos.

    http://www.360grade.al/me-shume/kult...htete-te-botes

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •