Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 56
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Antologji e poeteve te Forumit

    Te nderuar Anetar te Forumit te Letersise!
    Duke lexuar me shume vemendje shume nga poezite qe jane sjell ketu, m'u duk me vend qe te sjell nje pjese te tyre ne formen e nje Antologjie. Eshte nje seleksionim i pjeshem, sigurisht jo i plote. Ju ftoj te sjellin edhe te tjeret poezi te ndryshme, ne menyre qe te pasurohet sa me mire kjo Antologji. Une zgjodha vetem nga nje poezi, sigurisht ketu ka krijime te mrekullueshme, dhe shpresoj se edhe zgjedhjet tuaja do ta pasurojne sa me shume kete Antologji.

    Pershendetje!



    Macia_Blu


    Dhe... i trembesh heshtjes time?!!!


    Te gjitha zanat e Fishtes
    kane vdekur pa e mberritur mrizin.
    U thinj zeri i poetit
    duke i thirrur te vinin,
    pa besuar se edhe zanat vdesin.
    Tani ne vend te tyre mrizoj vetem
    duke e perlotur pritjen e tij
    e duke thirrur shpresen time te pakthyeshme.
    Kalojne cobanet e ikjeve ketej
    e me kujtojne te cmendur.
    Vetforcohem duke thene
    se as mendja, as zanat, as shpresa
    nuk kane c'me duhen.
    Ndersa poeti,
    rri zgjuar ne kujtesen tone te vonuar.
    Sot ne mrizin e zanave te munguara
    zanoj me nje qen perdore
    zagarin i modes!
    Eshte qeni i zonjes,
    he ate e shitofte zana e shitofte!
    ?!?
    Ka tash dy jave e dy dite
    qe nje deshire e re
    mi hyp megjesit kalikoc
    e do te dije" ku e ka ferrin zoti?"
    I thashe -"zoti ferrin e ka ne Ne,
    ndersa parasja jone
    eshte genjeshter e vjeter
    qe duhet te bejme
    sikur e besojme.
    Tri pasionet e stines
    se pabere
    rane!
    Si dikur Roma per nje Helene
    iktare!.
    Tani bie stina pa asnje pasion.
    Kam hequr dore nga parimet dhe doktrinat
    kam hequr dore nga pasionet dhe stinet
    nuk jam e merzitshme
    jam e merzitur!
    ...
    dhe ne fund minus tre.
    Ziheshin per vdekje
    Dimri me Pranveren.
    Shkurt'
    dilet dielli
    binte bore.
    Shiu si shkues i paqes
    ndermjet.
    Dorezat e dimrit , dy
    njera kepuce e pranveres
    shpesh shkurti tri dite
    me pak se te tjeret.
    Mua cdo shkurt ne shkurt
    qellon te me humbe nje corap.
    ...
    Eshte trashur kaloresi
    e kali trishtohet nen shale
    e midis shaleve te tij.
    Ne mbremje kali eshte princ i bardhe
    e kaloresi dicka me pak se kale plak i murrme.
    C'me paska marre malli per lendinen e kuajve
    atje...ne fshatin pa kalores e shalues kuajsh.
    diten me te pare qe do te shihem me nje mik
    do ta lavderoj duke i thene "kali im "


    ***

    MarinI


    Njė qind mijė nėna qajnė


    Dhe lotėt detet mbushėn
    det-dhimbjet nga pėrqafimi i fundit
    tragetet bregun braktisėn ngarkuar
    furtunė klithmash, faqet ēorrėn tė mjerat
    Dhe gjaku duarve tė thara rrodhi
    duarve qė kurrė mė s'do tė pėrkėdhelnin
    avionė tė trėmbur qiellin ēanė ngarkuar
    stuhi britmash, gjoksin rrahėn tė zezat
    Dhe vaji buzėve tė plasura fryu
    buzėve qė vetėm nė ėndėrr do tė puthnin
    vagonė tė panumėrt shinave rrėshkitėn ngakuar
    urragan ofshamash, flokėt shkulėn tė shkretat
    Njė qind mijė nėna qajnė
    e presin...
    dhe lotėt detet mbushėn.

    ***
    ...gjer ne eshtra ndezur.


    nga MAJLINDA MANCELLARI
    KUR TE VDES

    ...Ne nje krimb ēakerqejf
    do te jem future
    parajsen e nderroj
    me nje te puthur;
    gjethen qe bie
    e marr per lot
    Hedh hapat pastaj ne barin vesor
    si mbi pasqyre te krisur qe pi
    dhe iki tutje
    gati vrapoj
    udhetare e hutuar qe te vdese s’di

    ***

    Iliregjakova

    Ishte vjeshtė


    Ecnim tė dy rrugėve tė shkreta
    qielli na fliste me fjalė resh
    ti trishtoheshe,
    ishte vjeshtė.

    Vallė ndonjėherė, do mundėsh ti
    nė jetė poezi vėrtetė tė gjesh?
    ti trishtoheshe,
    ishte vjeshtė.

    A do dish ta kuptosh
    zhurmėn e gjetheve kur unė tė hesht?
    ti trishtoheshe,
    ishte vjeshtė.

    Shtyrė nga era, gjethe tė thara
    shpresat tona binin pranė nesh
    ti trishtoheshe,
    ishte vjeshtė.


    ***

    Henri

    Horizontalisht


    Ka peme qe jetojne me tej se une
    me rrathė nė bark me shumė
    nga ē'kam une dhėmbė,
    tė hequr a tė rėnė.
    Nuk kam aq gjethe
    t'i rrezoj si lote per ēdo falje!
    Zogjte,
    degeve te mia nuk varen muzgjeve.
    Veē kur te thith rrembat
    me gjak te ngrohur nga afshi,
    dhe ngaterroj te tuat kumbime
    me te miat te zemrės,
    me trupin tend zhuritur per rėnkime
    nėn timin,
    dhe me ringjallin qirjet si shpirt
    qe burgun le paj fikjes,
    Veē kur zgjat gishtat mbi trurin tend
    per piken e fundit te lengut,
    U kam ngjare pemeve vetem nė rrėnjėt!



    ***

    Loti I shpirtit

    Kenget e shpreses


    .................................................. ..................I.Zh.
    C`ke qe merzitesh e dashur:
    -zoti kaq gaz na dha.
    Se gezimet i ruajti per vehte,
    neve pikellimin na e la.

    Nuk e fajesoj spak,
    gjithekushi te miren per vete e ruan.
    Po nese rreshqasim ndokund,skemi faj;
    -si e beri brumin,ashtu u gatuam

    Dy dite gaz kemi ne kete jete
    dhe ato dot s`i shijojme;
    si mud te qeshi buza valle
    kur ne farmakun e te sotmes ngjerojme?.

    Paj,do pime dhe kafe,
    do rrime,do kuvendojme.
    Thelle ne harrese te ndryjme te djeshmen
    per bukurne e se nesermes te shpresojme.


    ***

    Dreri


    Vrasja e Drerit


    * * *
    Ai kerceu..
    Kurore e brireve
    Sa hija e vjeshtes,
    se mrizit ne koder te livadhit
    Gladiatoret ulen armet
    Ne arene ra heshtja
    Mbreteresha pa, per nen vetull
    Nje re te thinjur ne nje qoshe te qiellit
    Sa erdh reja e u be ne gri
    Ajo mprehu gishtin tregues
    per te thyer heshtjen.
    Urdheroi.......
    Te vritet Dreri
    * * *
    U zgjua pergjumshem
    sikur ka pare endrrat e mia
    Erdhi ne kete rruge
    Ku gjithcka hesht
    Kane rene disa gjethe
    Si mesazhe te zhubrosura dashurie
    Kjo dite u ul prane meje.
    Piu pak nga kafja ime e idhet
    Dhe shkrarraviti ngeshem
    mbi muret e filxhanit,
    disa iluzione per neser


    ***

    Zarathustra

    Prerja e kembeve


    Ja tek jemi pra,
    flokengrire ne allcine e shejnte
    me njeqind e sa sy te hedhur tutje
    te bardhe ,te ndryshem,te sermte

    pse ke frike ti barkrrumbulakte
    Tu dukem ne valle te verdhe
    te pahijshem per dogmen e gjate
    mbeshtjelle me nje ireal-mantel

    mos shtrengo rripin o sydhjamte
    Gjel-skandaloz ,i kukurisshshem
    Se vetem kunder krisht s`do dalim
    te kercejme nga toka me reaktivin e fundit

    mos ma merzit baben e thinjur
    veshngjitur ne radion e odisese time
    tu dukem te njome ,te kollajshem
    per tu prekur ne rrjedhjen intime

    Une te dua...demon
    se ne dhjamin ndergishtor
    kalon,ti ,frymen time lirike
    mos mendo ta gjakosh nder duar
    se dhe perbuzjen e kam homerike

    Sakaq u ndjeme melcishpuar me radhe
    te hequr nga lista,ne luleshtrydhe strukur
    s`na e heq dot vec ti dhuntine
    Te bukur,te bukur,te bukur!

    ***


    Dikeafajtore


    I thashe dikur asaj…


    …I thashe dikur asaj
    me shpresen se do shkonte:
    - S’ka gjethe qe nuk flet
    me gjuhen fshehur – fshehur
    S’ka ndjenje qe s’buēet
    me dallgen dehur – dehur
    Kuēedrat s’kane shtate koke
    vec qafe me kollare
    Do shuhet dhe kjo bote
    sikur s’ka qene fare
    Nga llave e perveluar
    do kthehet ne asgje
    Dhe ne te dy, moj shpirte,
    do zhdukemi me te.
    Mengjese s’do te kete
    se koha do jete shthurur
    Litarė do behen rruget
    shtrenguar pas direkut
    Mes territ edhe llaves
    nje arke e bekuar
    Nje arke e magjepsur
    do dale anes bregut…
    Vazhdoj t’I them asaj
    plot gjepura te tilla
    Plot fantazi te marri
    prej filozofi plak
    E trembur, e nemitur
    me sheh e deshperuar
    Beson cdo fjale qe them
    per fundin qe s’eshte larg
    Pastaj mendohet pak
    dhe gjate me sheh ne sy
    Perdridhet si kotele
    pas kembeve te mia
    Dhe duke qeshur thote:
    - Patjeter ne te dy
    do gjejme dy bileta
    te zeme nje vend ne arke
    qe prape te jemi bashke
    kur te shpertheje stuhia…

    P.s. (O Zot, them une me vete
    Pse jam kaq i pafat?…)
    Shtepia e vjeter

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ideja eshte shume e bukur DETI

    Po vendos edhe une disa qe me kane mbetur ne shpirt e ne mendje.


    SOKOLI

    Bejte...per te tjere e per vete



    O Zot!
    Nje perbindesh atje tej,
    mes pemesh.
    Sanēo!
    Shpejt parzmoren,mburojen dhe heshten.
    Imzot!
    Nuk po shoh gje!
    Perse e keni fjalen?
    Kulmi!
    Sa gjigand!
    Veshtro si i tund krahet.
    Imzot!
    Druhem nuk jeni mire.
    T'u bej nje kamomil?
    Sanēo!
    Nuk po me bejn syte...
    Bile s'qenka nje, as dy, as pese...
    po shume,
    qe te gjithe te zinj.
    Imzot!
    Qetesohuni!
    Ata jan mullinj.
    Sanēo!
    Mblidhi trastat.
    Shpejt,
    Rozinant' e palle.
    Imzot!
    Nuk jeni mire?
    Mos keni zjarr mbi balle?
    Sanēo!
    Shpejt te thashe!
    Po lyp ndihme Dylqinja.
    Imzot!
    Cfare thoni.
    Do na qeshe njerzia.
    Sanēo!
    S'te kam pyetur,
    nga prapa pse me ndjek?
    T'ju rrefej mullinjt' imzot!
    Mullinjt, e vertete.

    ©Sokol Nika


    p.s.
    Shkruar shume kohe me pare...gati-gati duke qare.




    MACIA_BLU

    Nga Macia Blu, Deti kish marre ate qe per mua perbente ciklin e shkurter me te bukur prej saj "Dhe i trembesh heshtjes sime". Une leviza dhe perzgjodha "Tepri..."

    [b]Tepri…

    dje...
    nje dje'he
    I shkundi vjeshta te gjitha gjethet
    me to thur sot '
    nje dite pune,
    te plote.
    I mbledh me grapuje
    disa te nxira, si trupa te harruar
    pa varre,
    te vrame pabesisht
    tinzisht.
    disa te tjera zverdhonin ende
    ne ndonje vije uji.
    Keto gjethe
    te kesaj vjeshte
    qe une i mbledh me diten time te punes
    e i bashkoji me grapuje
    jane gjethe lisi!
    Po po bash gjethe lisi jane.
    Ka qene dikur
    ne nje dikur jo te larget
    atje ne maje
    ne secilen maje te secilit lis
    fillimisht si syth,
    me vone te jeshilta
    e kane jetuar ne harmoni
    me ajrin, me deget e trungun
    sakaq u mbaron jeta
    me nje te shkundur
    te eres
    eres qe perdridhet ne sfilaten
    e stines tjeter.
    terhiqen prej seciles fryme
    ose rryme
    uji,
    kur ka uji burimi nenperafer lisit.
    Keto maje-jete-baruarat
    ne mos mblidhen,
    shkilen
    prej seciles kembe te secilit kalimtar
    sadokembesh qofte.
    Nuk e di pse po i bie kaq gjate
    punes se gjetheve
    se nuk po me dhimben kaq shume,
    jo!
    -Po...
    keqia e te mires se keqe
    eshte se po me duket vetja gjethe!
    Vecse ...
    nuk e di , e rene a ne dege jam?!
    Kudo qofsha... e gjethe ne mos qofsha
    di se moshen e mbarueshme te gjethes kam
    e kam me u shkund e me ra.
    si ata!
    Kisha dasht me dite
    "cfare moshe ka lisi ma i mocem e ma?!!"






    DETI BAJRI

    TRETJA E BEBES



    Si tretet nje bebe e vogel ju nuk e dini,
    Dhe floket i mbeten mbi bar si ashkel e thate
    Dhe tretet si shkuma e bardhe ne agun e fundit,
    Dhe kockat e buta kercasin kur kemba e madhe,
    Shetitje ka dalur e dehur dhe qesh me te madhe,
    Sic qeshin ngahera kepucet e bera me sholle.

    Nje vesh i vogel si bulez barit vrapon,
    Me hapin e bebes kapet pas fijes se barit,
    E floket kane mbetur pa koke ne mes te livadhit.

    E tera kjo bebe u tret pa qare njehere,
    E bebet e vogla nuk lindin si pikat e ujit,
    Pa bebe ka mbetur livadhi i mbushur me bar...






    DIKEA FAJTORE

    Makth apokaliptik....



    I ftohur dhe lodhur nga urrejtja, Dielli
    Nga gjaku I pafajshem dhe shperfillja
    U ul ne sheshin e qytetit
    Ku rendom mblidhet gjindja…

    E rrethuan femijet te paret
    Pastaj pleqte, burrat dhe grate
    Te fortet benin sehir me tutje
    Sepse duket nuhasnin diēka

    Diēka do ndodhe sigurisht
    Larje hesapesh te vjetra
    Shtrengohen celularet si shpetim
    Dhe dora tjeter tek kuleta

    S’qenka ftohur krejt, - foli dikush me frike…
    Horizonti ngadale po nxihej
    Ajri humbi tejdukshmerine
    Dhe frika rritej

    U braktisen vilat
    Dhe apartamentet plot drite
    Luksi, makinat, florinjte
    Si dikur s’kane me kuptim

    Mbeten memece, te shkreta rruget
    Me koren e akullit mbi shpine
    Korbat bere njesh me naten ēirren
    Mallkim…mallkim…

    Fishkellima gjarperinjsh lart ne ajer
    Fluturojne zvarraniket, gjithfaresoj
    Vdes Drita nen helmin e tyre
    E shkelur ne asfaltin e ftohte

    Njerezit struken zgafellave, tuneleve
    Kush mbeti jashte, mbet jashte perjetesisht
    Nga pesha e mekateve shqyhen ndergjegjet
    Si qente per nje cope mish

    Ne reren e lagur, buze liqenit te ngrire
    Zogjte e tij po shqyen nositi
    Dhe ushqen trupin me pjellen e vet
    Si dikur kont Ugolini…

    Te fortet? Ku jane? Ē’u bene te fortet?
    Mbeten jashte, vdekja I preu??
    Ahhh,…jashte si gjithnje mbeten te dobetit
    Serish zemra e ndershme I genjeu…

    Ne skene dolen perseri rapsodet
    Me lahutat e dikurshme, antike
    Me lekundjen e dores qajne e kendojne
    Per Driten, vargje epike

    Njerezit degjojne dhe sjellin ne mend
    Ditet e ngrohta me diell
    Jashte gjarperinjte ne ajer fluturojne
    Ne ate qe s’mund te quhet me qiell…






    LOTI I SHPIRTIT

    Dhimbje te embla



    Enderr e blerte
    q`me solli mbreme tek ti
    mrekulli...
    mes trendafilesh loznim
    si femi,e ne krahet e tu pushtuar
    si Sadiu
    te puthja vec ne gji.
    ----------o--------
    Te pa hene,netet
    dhe kesaj vere
    te orientohem e veshtire,
    po syri yt qe ma dhe
    do me beje te ndjehem mire.
    ---------o--------
    Pse me pyet, nese te dua,
    pse me thua se s`me njeh?
    ngrysesh, gdhihesh gjithe me mua;
    me buzeqesh me syte e zes!
    ---------o---------
    Oqeani s`eshte i mire
    qe me ndan mua me ty.
    Po nje dite une da ta pi,
    rruge te kem te vi tek ty!
    --------o--------
    Se q`do behet per me pas;
    se vras mendjen me mendime.
    Veqse buzen ta gergas,
    te humbas ne perqafime.
    --------o-------
    Por se kure....?
    nje dite do vish:
    -preherit tim nuk i shpeton.
    krejt me buze do te qendis
    Por se kur....?
    ------o------
    se q`me dhemb
    e se q`me ther
    dhembje e embel ne kraheror,
    te te shoh njehere ne sy,
    te te prek njehere me dore





    KOSOVAR

    ANIJE E BRAKTISUR


    *******
    Ndihem rėndė si anije e braktisur
    Me pėrplasin dallgėt, mi kėpusin spirancat,
    Rrokulliset lanterna me flakė tė fikur,
    Ankthi m'dritherinė-nuk dalloj nuancat.
    ***********
    Dhe terr i natės pa yje e pa hėnė
    Valėt prap po ngritėn deri nė parmak,
    Kapiten, thirra! Nyjesh jemi zėnė,
    Kusarėt me vjedhin kohėve pak nga pak.

    ************
    Ma kėrkojnė thesarin qė m'u dha n'besim.
    E unė s'e jap dot - luftoj fyt per fyt!
    Dhuna s'me pėrkul, betimi - betim,
    Pa busollė do t'vij te limani yt.
    **********
    Dhe ėndėrroja vetėn, luftėtar me famė.
    Kėngėtar i rryer qė s'mund t'rroj pa kėngė,
    Plagėt qenė tė freskėta - ende n'trup i kam,
    Me to u thurr legjendė dėshmorėve tė rėnė.
    ***********
    Jooo, nuk dorėzohem,me gjuhė plagėt i lėpij.
    N'shtatore tė gurtė - guxim i pertrirė,
    Therras Muzėn nė ndihmė, djersėt tė m'i fshijė.
    Konfidente e vjeter, s'tė lus per mėshirė.

  3. #3
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    oh det' te falenderoj... shume.
    e mendoj cdo dite nje gje te tille, qofte edhe per te terhequr ca gjera te mijat nga forumi e nuk e bej se .... oh sa pertoj.
    perqafime!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Eshte veshtire te kontrollosh dhjetra faqe e te zgjedhesh por mendoj se e meriton dhe ky krijim sjelle ne Forum nga Marini me titull "Deshperimthi" nga cikli " faza te pritjes " te AIDA DIZDARIT.


    .............

    .............



    Deshperimthi...




    E kupton qe po te pres?

    Nuk kam gjurme e nuk kam hapa.

    Ti ke qene udha ime mbi udhe,

    ke qene veshtrimi im para dhe prapa,

    ke qene peisazhi im,

    ke qene uji, buka.

    E kupton qe po te pres?

    Vetem nuk di te marr fryme.

    Jam nisur fluturimesh me ty aq kohe me pare

    sa kam harruar si levizen krahet vete,

    sa jam mpire,

    sa kam akull nder flete.

    Eja se te pres busulla ime,

    pa ty nuk njoh jug a veri,

    vec dielli me tregon perendimin,

    e lindjen, zgjimi i tij.

    Eja se po te pres,

    qerthull i enderrave te mia,

    tek ti kam derdhur nje me nje

    te gjitha endjet qe le dashuria.

    Tek ti jam perulur,

    tek ti kam geluar,

    tek ti kam ngritur kryet,

    ty te jam rebeluar...

    e prape,

    prape jam kthyer tek ti,

    pa u larguar asnjehere me shume se nje meter,

    se e ndiej gjakun tim te rrjedhe damaresh te tu,

    e zemra jote me pompon jeten.

    Eja, eja se po te pres,

    per ty kam humbur cdo orovatje per gjume,

    me ke marre me vete fijen e frymes

    e tash lotet e fundit po kthehen ne bryme...

    e furishem me perplasen fytyres...





    AIDA DIZDARI






    bukur..apo jo...

  5. #5
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100

    Poezi nga Deti Bajri

    GURĖT

    Gurėt janė tė errėt nė kontur
    Dhe fjalėpakė si mumje egjyptiane
    Rrokullisen, digjen, bėhen shkrumb
    Nuk rrėfejnė mėkate kurtizane.

    Vdekur bien tė shkretėt nė njė gropė
    Zhytur thellė pa fare bukuri
    Pėr themele ama janė tė fortė
    Gurėt janė tė heshtur dhe tė zi.

    Gurėt nuk rėnkojnė si burracakė
    Pėr ca vite burg nė tokė tė thellė
    Janė tė ftohtė dhe kur hapin plagė
    Nė njė zemėr - bukurosh tė mjerė.

    Gurėt rrokullisen se do Zoti
    Thyejnė qafėn atje nė greminė
    Unė si SIZIFI ngre qėmoti
    Gurė tė palatuar dhe tė zinj..






    NJE NATE E KOHEVE MODERNE


    T’i vras sonte gishtat me keta rrjeshta,
    Qe rrokullisen ne theqafje shpateve te shpirtit,
    Apo te pres se mos heshte shtrengata
    Qe ka shperthyer tash e mijra vjet?

    Te pres nuk mundem: ajo s’ka per te heshtur,
    Se a s’eshte i vranet qielli si menxyra,
    Apo s’i shikoni si po thahen gonxhet
    E njeriut, qe mijera vjet luftoi me SELEKSIONIN?

    Nata qe e erret; une pash qiellin,
    Sa menxyre dhe tmerr! Po rrihen yjte,
    Atje larg te Kashte e Kumtrit me njeri – tjetrin.


    Une vendosa! Do te shkruaj nje kronike te kesaj nate ne fletore,
    Se plage te bukura happen ne duart e mia.

    Vlore, 1986






    TRETJA NE DETE


    Tani po tretem I teri ne diten e hirte,
    E hurte si pluhuri I trashe ne diten e nxehte,
    Duke shkruar kronika dora po tretet ngadale,
    Vec mjegulles, hapesia e tera eshte mbushur me fjale,
    Me fjale fyryfycka, te trasha, sa spata s’I pret
    Dhe dora, dora ime e dashur, e tera m’u tret.

    Pa dore te mbetem, s’e di; c’do behet me mua?
    Pa shkruar kronika, s’e di, a rrohet pa zjarr?
    Pa zjarrin e mire bubulak; po tretet kjo dore,
    Ngadal venitet ngadal si bora ne Maj,
    O zot! Ky pluhur I trashe si tallash po me mbyt,
    Vec kockat kane mbetur ne dore, ne koke kane mbetur syte.

    Nuk rroj pa shkruar kronika, kronika ne diten e zymte,
    Kam linur i teri si prove, dhe sot po tretem,
    Te tretem nuk dua, nuk dua, vec eshtrat ne dore i kam,
    Fosfori po bie nga palca, e gishtat fyej m’u bene,
    Skaj detit po tretem ngadale, i lidhur nga vala e kalter,
    Fyejt e gishtave kercasin ne reren e ashper.

    Skaj detit kam lindur dikur i vogel si lemsh,
    Si lemsh i vogel drite jam rritur me shprese,
    Tani po tretem i teri, filli po iken ngadale,
    Hapsira eshte mbushur me mjegull, deti eshte mbushur me zjarre,
    Kroniken e fundit ne rere e keni te shkruar,
    Ndresa une trtetem ngadale, nga rera kockat mbuluar…







    LUMI IM A LOTI IM ESHTE SI KRISTALI

    I


    Pika-pika rrodhi nga hapesira,
    Lumi im a loti im eshte si kristali,
    Nje nate vere them kam lindur vec nga malli.

    Rrudha-rrudha m’u be balli nga mendimi,
    Qe me djeg dhe me pjek si flake zjarri.

    Udhetoj kembezbathur rrugeve te panjohura,
    Dhe perplasem gureve si lume mali.

    Me dhemb gjoksi bashke me syte nga drita e marre,
    Me dhemb gjoksi bashke me zemren nga krijimi.

    II


    Nga hapesira nuk rrjedh lumi, budalla!
    Nga hapesira nuk rrjedh lumi si kristali,
    Nje nate vere ti ke lindur nga marazi.

    Kot pi kupa me frymezime, budalla!
    Mandaj thua nga mendimi m’u rrudh balli!

    Pse udheton kembezbathur budalla!
    Mandej thua jam plagosur si lume mali!

    Te dhemb balli bashk me syte nga drite e marre,
    Nuk mesohesh dot me keto gezime!

    Me mos na shit mend, o budalla!
    Se lumi yt na paska uje kristali!

    III


    Hidhem e perhidhem mes dy zjarresh,
    Dhe me shkrep mendimi flakadan:
    “Do te digjem e te piqem per kete lume,
    Se lumi im a loti im eshte si kristali!”

  6. #6
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100

    Poezi nga Sokoli

    Rregull Rremuje...


    Sa ėmbėl vyshken shenjat e njeriut
    nė mendjen ngjizur nga ato qė mendja di e s'rrėfen
    ngaterruar pas perdeve mes ėndrrave dhe gjumit
    netė qė na presin mėngjese qė na lenė.

    I putha mėngjeset nė ballė, tok me ju
    me gazin e tė tjerėve qė premtojnė tė vijnė...
    Pa kur zėnė muzgjet me diej tė skuqur
    e diej qė varen horizonteve ballėrudhur
    rrekem tė gjej lotė pėr mėngjeset e humbur
    Tė paktėn ca lotė...tė paktėn ca lotė...

    Oh, Sa pak frymėmarrje pėr njė palė mushkri
    oksigjeni prej flakėve mishtore mė pėrvidhet
    Lodhin ekuacionet me veten X
    e veten po prapė barazim
    lodhin e s'mėrziten...lodhin e s'mėrziten.

    Ndihet tek humbet udha por prapė nuk shihet dot
    ndienja tė tjera ndihen tė aviten
    shpresėn nga e ardhmja kurrė s'i ndava dot
    Ėngjėjt lindin pleq e miten kur rriten.

  7. #7
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100

    Loti i Shpirtit (Poezi)

    Dale ngadale
    po nis ti nuseroj fjalet,
    ditet ti vesh
    me flete,sythet me musht;
    -debora
    mori majat.

    Mbreme,kupen e mallit
    me fund e ktheva:
    -merzine
    e martova me djallin!
    Parajsen,
    me ferrin e martova.
    ***
    I ulur pabezajtshem
    ne cep te kohes sime,
    me goten perpara,plot mall,
    gjerb e dhimbshem veshtroj
    imazhin e diteve;
    ...po me ikin miqte!

    nje nga nje po shuhen
    apo shiten per nje vdekje,
    per nje pens,
    a dashuri te gjuajtur
    si qershite e pshurrura.*
    .......................................*histori popullore


    Ne kraheror shternguar
    mos rri!
    Puthme1
    C`ke qe mendohesh?

    Rrembeja ikjes
    dhe nje gezim;
    A se shikon qe dita
    ne gojen-lubi
    te kohes po shkon?!





    Do te ik nje dite nga ky vend....


    Do te ik` nje dite nga ky vend,
    me larg akoma do te te kem.
    Pra nje dite do fluturoj prape tej endrres,
    Oh! Kur e kujtoj,diqka brenda me dhemb!

    Ehu...s'do te kem me prane,
    as ty,as fjalen tende te ngrohte...
    ne djall vafte dhe jeta ime,
    te me mungoje diqka perhere,qenka thene!

    E djeshmja ka ikur...e sotmja je ti.
    Neser,pa te djeshmen e te sotmen,
    me thuaj;-a mund te rri?!

  8. #8
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Poezi nga ANI

    PRAKTIKA E NENSHKARJES



    Femra ne kemishe nate...

    Ne dhomen e ngushte,
    pertej endrres feminore,
    Xhilda sperkat veten me parfum;
    te tera shqisat i leshohen
    para se t’leshoje floke e kembe
    zotrise tjeter qe pret ke dera.

    ajo qe zbret shkallet drejt teje,
    ose ajo qe ngjitet vazhdimisht ne mendjen tende
    duke u bere mendimi me i larte,


    Vajza keput nje hurme nga pema,
    e ferkon pas shales, e pret dhe i jep atij gjysmen.
    Dua te te tregoj dicka, i thote,
    duke care me dysh faren me dhembe. Shiko,
    i thote, duke i treguar cka ka brenda,
    a e dije ti se farat e hurmes fshehin thika e pirunj?

    ajo qe te arrin ty gjer
    ne femijeri me nje te puthur,


    Ne kembet e nje mali,
    rrethuar nga dege ulliri, nje grua
    kujton banjot me vajra te shtrenjta
    dhe sferat rreshqitese te gjuhes se tij
    nderkohe qe boshlleqet nen thonj i mbyten
    zi-jeshil sa here qe ajo keput ullinj.

    ajo kembezbathura ke porta,
    ose ne divan duke lexuar,


    Ajo perkulet mbi djep te shohe
    foshnjen qe fle, pastaj tek kthehet
    per te degjuar gerrhitesin burre ne krevat,
    del nga dhom’ e gjumit dhe pa e ndezur driten
    merr ne dore rrobat e femijes nga divani
    dhe di c'permban kjo shtepi.

    ajo qe varet nga ballkoni
    te te hedhe shallin ndonje mengjes dimri
    kur ti shkon per pune,


    Ato kthejne filxhanet qe te kullojne
    mbi gazete, dhe pas pak minutash u hedhin nje sy
    brenda si te jene perendi duke pare poshte ne toke.
    O Monda, therret njera, ke nje qivur ne shtepi,
    duke pare fytyren e shoqes si tkurret
    nderkohe qe lajmet e dites mbyten ne llum.

    ajo qe shkruan ne erresire,

    Mbas nje banjoje, nje vajze kontrollon veten
    ne pasqyre. Ka humbur nja dy kile.
    Mrekulli, qeshen. Ne kemben e majte,
    mu lart te kellku, ve re dy a tre vija te shndritshme
    shendeti. Ua, mendon ajo, duket tamam sikur
    te m’kete prekur dora e nje zane.

    shpulla e dores se nje femre,
    (prej asaj qe ja ndjen eren ne gishtrinjte e tu),
    gishtat e se ciles mund t’mos i shohesh kur te t’mbysin,


    Ajo qan heshtur tek lutet,
    si nje foshnje e harruar ne deshperim,
    qan ne shtratin e vdekjes
    pellembe-mberthyer si mize,
    mberthyer e duke pritur per nje rikthim
    te jetes se saj ne duart e Zotit.

    kjo ketu

    Sakatja, ne shtrat,
    mbetet po ajo balerine qe ka qene dikur.
    Ngre krahet ne erresire,
    pershperit nje kengez
    dhe krahet vallzojne tere naten
    si bredhat e gjelber ne ere.

    dhe ajo qe s’eshte aty
    kur ti kthen koken


    Ne varrimin e djalit te saj 11-vjecar,
    nena ngrin, si gruaja e Llotit,
    brenda e jashte kohes, s’mund te qaje
    kur e ulin arkivolin ne erresire,
    vetem gervisht duart.
    Eshte mishi qe vajton.

    eshte femra qe rreshqet perposh
    cdo femre qe do dashurosh.
    Kur nisi lufta isha i vogėl
    dhe nepėr tym diēka mbaj mend.
    Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
    Atdheu im! Ja kjo mė ēmend!

  9. #9
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Poezi nga Che Guevara

    FYTYRAT VETĖM KĖRKOJNĖ VARRE

    Natėn nė bregun e paturpshėm
    Pėrkulur mbi retė e lodhura
    Qė pikojnė pika loti tė fyera rėndė
    Pėr njė puthje pulskuese
    Pa e gėzuar jetėn me ėndėrra
    Dhe pa pyetur mė pėr zgjimin e shpresės
    -----------------------------------------------------------------------
    HEDH SYTĖ NGA VETVETJA

    Shoh lumin vdekjeprurės tė zgjeruar
    I afrohet kokės sime
    Si hije pa shpirt e lindjes sė kėngės
    Sė gruas qė s`i do lulet
    E kohės me fuqi ēmendėse
    Ngris dorėn qė ta thyej lirimin e vetes
    Nga fluturimi i viteve
    Gozhduar nė besė ferri
    Por s`mundem
    --------------------------------------------------
    HOMOSAPIENSI KRENAR

    Kur freskia e natės
    Tė thotė lamtumirė
    N`hapėsirė tė kufomės sė tretur
    Qė pėlcet pėrbrenda
    Me klithje aprovimi
    Mbulon vargjet
    Me oshėtima trmbėse
    Tė kohės sė zhveshur nga mėkati
    ------------------------------------------------------------------
    IKJA NGA LIRIA

    Puhija vjeshtore ndihej
    E zemra e pėrplasur nė ėndėrra
    Lėkundte degėt e drunjtve tė varfėruar
    Para pafundėsive tė universit
    Tė trumcakėve qė fluturojnė
    Ndėr tokat dhe ishujt e dėshirės
    Nė mes melodisė sė hollė tė kohės
    E unė po iki nga liria e shpirtit
    Nė drejtim tė manthit vdekjeprurės
    Si imshtak ligaē i pamoral
    Nė myzhdėn e dimrit tė vonuar
    -----------------------------------------------
    IMAZHI ARTISTIK

    Radioja ekzekutonte muzikė tė pėrmortshme
    Me gojė tė fėlliqur nga koha e ligė
    Qė do viktima tė murrosura
    Nė kujtesėn e ditėve tė vona
    Pasqyrim imediat i imazhit tėnd
    Zorrėshpues i melodisė sė pėrvajshme
    Kur nisi lufta isha i vogėl
    dhe nepėr tym diēka mbaj mend.
    Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
    Atdheu im! Ja kjo mė ēmend!

  10. #10
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Ne rradhe te pare do t'ju lutesha, mos postoni cikle te tera te nje poeti, si dhe nje antar te beje vetem nje post. Pra te kete perzgjedhje nga ju, ate qe ju konsideroni me te spikaturen, me te bukren. Ndryshe do te behen dhjetra faqe e qindra poste te palexuara nga askush. Do te kemi pra davaritje e zbehje te "bukurive poetike".

    Ja dhe zgjedhja ime:

    "Shtome Dashuri Postimi #1

    SHTOME DASHURI DASHURI SHTOME TI
    O ME EMBLA KRIZE E TIMES CMENDURI
    SHTOMA MBYTJEN ZONJA IME
    VERTET DETI ME THERRET
    SHTOME VDEKJE PERMBI VDEKJE
    ME RINGJALL NESE ME VRET

    O ME EMBLA VAJZE MES VAJZAVE TE UNIVERSIT
    ME DASHURO
    O TI
    QE PER TY DASHURINE DOGJA
    MES KRAHEVE ME SHTRENGO

    NESE STREHIM PREJ MEJE KERKON TI
    DO TE TE STREHOJ NE DRITEN E SYVE TE MI

    DASHURIA JOTE PER MUA ESHTE HARTE
    HARTE ESHTE PER MUA DASHURIA JOTE
    ASNJE KUPTIM ME NUK KA HARTA E KESAJ BOTE

    JAM KRUEQYTETI ME I VJETER I DESHPERIMIT
    JAM GJURMA E PLAGES SE FARAONIT
    JAM PLUHUR PLUHUR QE SHTRIHET
    SI I PELLUMBIT FLUTURIM
    PREJ TIRANE DERI N'PRISHTINE

    O HARABEL I ZEMRES TIME
    O PRILL I SHPIRTIT TIM
    O RERE E DETIT
    O SHPIRT I SHPIRTIT
    O PYLLI ME ULLINJ
    O SHIJE BORE
    O SHIJE ZJARRI
    O AROME DYSHIMI E NJEKOHESISHT BESIMI..

    KAM FRIKE
    KAM FRIKE NGA ERRESIRA TE LUTEM ME NDRICO
    KAM FRIKE
    KAM FRIKE NGA E PANJOIHURA TE LUTEM ME MBRO
    KAM FTOHTE
    KAM FTOHTE, KAM FTOHTE ME MBULO
    RRI PRANE MEJE KENDO
    SE QE KUR LINDA, QE KUR LINDA
    VATAN KU TE MBESHTES KOKEN S'PO GJEJ
    NJE DASHURI MIKEJE KERKOJ
    QE TE ME MARRE E PRAPA DIELLIT TE ME HEDHE.

    O NDRICUESJA E JETES TIME
    TI ME FRESKON
    JE KANDIL PER BLETEN TIME
    RRUGEN JA TREGON

    ATJE KU ERE LIMONI KUNDRMON ME CO
    MEKREHER FILDISHI KRIHI FLOKET
    ME LEDHATO....

    PER TY SPIRANCEN NGRITA
    SHTEPINE DHE TE AFERMIT I LASHE
    DAMARET I PREVA
    LETERNJOFTIMIN GRISA
    K'TE BOTE E BRAKTISA

    SHTOME DASHURI DASHURI SHTOME TI
    O ME EMBLA KRIZE E TIMES CMENDURI."

    ne fakt autori (postuesi saj) nderhyri me pas duke perpunuar disa vende qe tani s'me kujtohen, versioni i pare, bere kuturu dhe "nerv" ishte metvertet origjinal e plot jete.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Misioni i Forumit Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 19-01-2025, 07:16
  2. Rregullorja e Forumit Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 28-09-2021, 01:20
  3. Shkrime nga Bahtir Hamza mbi ēeshtjen kombetare
    Nga Bahtir Hamza nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 24-02-2010, 16:59
  4. Cila ėshtė Rregullorja e Forumit Shqiptar?
    Nga Albo nė forumin Pyetje - pėrgjigje
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2006, 12:03
  5. Publikohet portali i forumit
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2003, 12:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •