Gazeta SHQIP__21.10.2006
VERA E FAMSHME BORDO, ME ZANAFILLE NE TREVAT ILIRE
Nga : Albert Hitoaliaj
Tradita e vreshtarisė dhe verėtarisė nė trevėn e Bordosė, ėshtė nga mė tė lashtat dhe nga mė tė njohurat. Ndoshta janė tė paktė, ata qė nuk kanė dėgjuar pėr verėn e famshme Bordo, por mund tė jenė tė shumtė shqiptarėt qė nuk e dinė se kjo verė prodhohet nga njė lloj rrushi, i cili u mor fillimisht nga Durrėsi dhe u kultivua nė kėtė trevė. Nuk ėshtė njė lajthitje apo diēka e pabazuar nė referenca tė besueshme. Pėr kėtė gjė flasin emra tė njohur tė antikitetit. Kolumela, i cili jep edhe referencėn kryesore, ka shkruar njė traktat me 12 libra pėr agrikulturėn nė Perandorine Romake. Kolumela e filloi karrierėn e tij si ushtarak e mė pas ai u bė njė shkrimtar e njė fermer. Traktati i tij prej 12 librash ėshtė njė nga burimet kryesorė tė informimit pėr agrikulturėn romane. Ai vinte nga njė familje e cila kishte nxjerrė emra tė shquar nė agrikulturė, si xhaxhai i tij Markus Kolumela, njė fermer i jashtėzakonshėm. Pra, ky ėshtė njė burim i sigurt reference dhe ėshtė pikėrisht Kolumela i cili jep edhe emrin e rrushit i cili ėshtė stėrgjyshi i vreshtave qė u mbollėn nė Bordo. Natyrisht qė edhe hardhitė qė u morėn kishin famė, pėrveēse pėrshtatshmėri me kushtet klimaterike tė Bordosė. Ishte Balisku i shqiptarėve ai qė solli nė dritė verėn Bordo qė konsumohet edhe sot. Natyrisht qė pėr Baliskun ėshtė folur shumė, nga studiues e ilirologė tė ndryshėm, pasi ka qenė njė nga varietetet e rrushit mė tė dėgjuar nė Iliri. Ai ėshtė shpėrndarė edhe nė vende tė tjera tė Evropės (pėr mė tepėr flitet nė intervistėn me Prof.Dr. Andrea Shundi). Gjithsesi, artikujt e mėposhtėm si dhe intervista me njė nga njerėzit mė tė specializuar nė Shqipėri pėr agronominė, Prof.Dr. Andrea Shundi (botues i 213 titujve nė lidhje me agrikulturėn), japin zinxhirin dhe udhėtimin, jo vetėm tė Baliskut tė famshėm, por edhe tė traditės tonė tė lashtė nė verėtari e vreshtari. Kėto artikuj, zbardhin pėr shqiptarėt njė tė vėrtetė, e cila tė bėn tė ndiesh njė krenari tė merituar pėr traditėn tonė ndėr shekuj.
Intervistė me prof. dr. Andrea Shundin
Kush ėshtė prof. dr. Andrea Shundi
Prof. dr. Andrea Shundi ėshtė njė emėr i njohur nė qarqet shkencore nė Universitetin Bujqėsor tė Tiranės (ku pėr njė kohė tė gjatė ka qenė
profesor e mė pas dekan), si dhe nė Akademinė e Shkencave (sekretar shkencor i seksionit tė shkencave natyrore-teknike) deri nė janar 1999.
Prof. dr. Shundi ka zhvilluar kurse e ligjėrata, me studentė e specialistė nė nivele pasuniversitare, brenda e jashtė vendit, si nė Universitetin e
Bazilikatės (Itali), Selanikut (Greqi), Viterbos (Itali), Institutin Agronomik tė Mesdheut, Bari (Itali), UB tė Tiranės dhe atė Politeknik tė Korēės. Shquhet pėr
pjesėmarrje tė gjerė nė kumtesa, nė tubime e kongrese ndėrkombėtare, si nė ato tė Rrjeteve tė Kėrkimit tė FAO-s, zhvilluar nė Monpelje ('87), Bari ('90),
Nitra ('92), Kania ('93) dhe nė kongrese ndėrkombėtare pėr kullotat : Monpelje ('87), Palmerston North NZ ('93), Salt Lake City, USA ('95), Townsville, AUS
('99) etj. Ka qenė pėrfaqėsues kombėtar nė Federatėn Evropiane tė Foragjereve dhe anėtar i kėshillave shkencore nė UB, Tiranė e Korēė, IKB Lushnjė,
IKF, Fushė-Krujė etj. Prof. dr. Andrea Shundi ka qenė kryeredaktor nė dy revista shkencore me emėr: "Buletini i Shkencave Bujqėsore" dhe "Albanian
Journal of Natural and Technical Sciences". Shquhet pėr veprimtari tė gjerė botuese: 213 tituj, me rreth 7000 faqe; nė disa Akte (Proceedings) tė
tubimeve kombėtare e ndėrkombėtare, si edhe artikuj shkencorė tė botuar nė revista ndėrkombėtare ("Herba"-FAO, "MEDIT"-IAM, Bari, "DAEDALUS"-
Univ. i Kozencės, "Irrigacione e Drenaggio"-Bolognia"). Ėshtė pjesėmarrės nė projekte agronomike vendase e ndėrkombėtare.
Lashtėsia dhe ardhmėria e vreshtarisė-vertarisė shqiptare
Profesor Andrea, nė artikuj tė ndryshėm, studiues seriozė pėrmendin faktin (ata ju referohen emrave tė njohur tė antikitetit pėr kėtė), se vreshtaria e Bordosė zė fill me sjelljen e hardhive nga Durrėsi. Ishin njė fis francez, Biturgėt, ata qė sollėn nė Francė, stėrgjyshėrit e Kabėrne Savinjosė sė famshme nga Durrėsi dhe kėsisoj, krijuan njė traditė e kulturė qė sot ėshtė e njohur nė tėrė botėn. A ėshtė i ri ky fakt dhe a mund tė kemi njė panoramė mė tė plotė tė vertarisė e vreshtarisė tonė nė antikitet?
Ėshtė interesant ky fakt, pavarsisht se unė personalisht, artikujt e mėsipėrm, nė tė cilėt shkruhet se si hardhitė e sjella nga Durrėsi, u bėnė bashkėgjak e tė kultivuarit Kabėrne Savinjo, ndoshta mė i njohuri nė botė, nuk i kam shfletuar.
Ky fakt mė ngacmon mė tej sepse nė Bordo kam qėndruar njė javė, pikėrisht pėr tė njohur verėtarinė dhe vreshtarinė e kėsaj treve nga krahas tė tjerave kemi prejardhjen e kultivatit tė hardhive e llojet e verėrave Kabėrne Savinjo dhe Merlo. Treva Bordo ėshtė nga tė parat nė botė qė llojet e verėrave i klasifikonte (qysh mė 1855) sipas shkallės sė cilėsisė, ndėr tė parat e prodhimit tė verės dhe rrushit nė sistemin Kullė (Chateaux) sepse prodhohen nė territorin e kullės qė e zotėron i njėjti pronar. Nė Bordo shtrihen 120000 ha me vreshta ku Kabėrne dhe Merlo pėrbėjnė 85% tė prodhimit. Veēanti pėrbėjnė guvat nėntokėsore qė shėrbejnė pėr qilare tė ruajtjes sė verėrave, tė cilat hera-herės janė edhe restorante me verėra shumė cilėsore, ndėrsa nė sipėrfaqe tė tokės, mbi guvė e mė gjerė, zeliten vreshtat.
Pėr shqiptarėt, lashtėsia nė trojet e tyre nuk pėrbėn thjesht njė krenari tė pėrligjur. Kjo shėrben pėr tė njohur mė mirė e pėr tė pėrfituar nga trashėgimia historike kulturore ajo ekonomike, teknike etj, prandaj pa rėnė nė ndjenja shqiptarie skajore, por mbėshtetur nė dokumenta dhe fakte tė tjera le tė shtjellojmė traditėn tonė nė vreshtari dhe verėtari, kėshtu mund ti shėrbejmė sė tashmes dhe sė ardhmes. Nė kėtė drejtim ka krahasimisht pak hulumtime dhe botime. Pjesa mė e madhe e tyre, janė tė shpėrndara nėpėr hyrje tė artikujve studimorė apo si thėnie ose argumente nė ndonjė libėr pėr tė dėshmuar kryesisht veprimtarinė jetėsore pėr traditėn shqiptare dhe atė mesdhetare.
Nėpėrmjet gjetjeve dhe botimeve dokumentare, shumica tė parashtruara nga arkeologė dhe etnografė, nga historianė dhe gjuhėtarė, nga specialistė tė bujqėsisė, gjeorgjikė etj, mund tė ridėshmohet dhe pėrgjithsohet lashtėsia e begatė e vreshtarisė dhe verėtarisė shqiptare pėrkrah vendeve tė tjera nė pellgun e Mesdheut, me huazimet dhe ndikimet e ndėrsjellta. Kėto dy mjeshtėri kanė shoqėruar jetesėn dhe kulturėn e popujve tė Mesdheut nga lashtėsia deri nė ditėt tona e kėshtu nė vazhdim.
Lidhjet e Durrėsit e mė gjerė tė Ilirisė vreshtare me vendet e tjera Mesdhetare dhe tė Evropės Qendrore, arkeologu i mirėnjohur, doktori i shkencave, Moikom Zeqo i ka dėshmuar dhe shtjelluar nga ana profesionale. Ai shkruan: Plini, i cili ka jetuar nė shekullin e parė pas Krishtit, pėrmend qytetarėt e Dyrrahut qė kultivonin Baliskun, njė lloj rrushi qė e kishin pėrcjellė deri nė Spanjė, ku quhej Kokolob. Emri Baliskut lidhet me fjalėn shqipe Balik-e bardhė. Kjo lloj hardhie autoktone zelitet nė bregdetin jugor shqiptar dhe populli e ka emėrtuar Vlosh. Materialet mbjellės nga vreshtat e famshme tė Durrėsit nė mesjetė janė dėrguar nė disa vende tė Evropės. Sipas albanologut Milan Shuflai, kjo lloj hardhie njihet me emrin Durracina, sepse ka prejardhje nga Durrėsi.
A mund tė thuhet pa drojtje, se ne shqiptarėt kemi njė traditė tė lashtė nė vreshtari, ēka mund tė vėzhgohet lehtė nėpėrmjet dėshmive tė ndryshme tė cilat vėrtetojnė bashkėjetesėn tonė me vreshtarinė e verėtarinė?
Pėr botėn shqiptare mund tė vėzhgohet me dėshmi dhe jehona pėr verėtarinė dhe vreshtarinė.
Njė sėrė skulpturash dhe relievesh, mozaikė me vile rrushi, enė ku ruhej vera tė zbukuruara me vile rrushi dhe me njerėz tė cilėt mbanė kupa me verė etj, janė gjetur nė Durrės, Apoloni, Bylis, Amantia, Lin, Orikum, Butrint etj. Ndėr to spikat njė shtatore prej mermeri, gjetur nė Durrės, nė tė cilėn janė tė gdhendura vile rrushi. Nė gjirin e Gramatės (Karaburun, Vlorė), arkeologu Moikom Zeqo ka zbuluar njė amforė tė skalitur nė shkėmb, qė sipas tij simbolizon mrekullinė e Krishtit i cili e shndėrroi ujin nė verė. Tradita vreshtare nė Kosovė daton pėrpara 2000 vjetėve. Ndėr dėshmitė ėshtė, mbishkrimi nė pllakė guri, skalitur nė alfabet latin dhe rrethuar me skalitje hardhish dhe vile rrushi : I pėrkushtohet ushtarit tė vrarė nė moshė 21 vjeēare, nė vitin 60 pas lindjes sė Krishtit, nė vendin Krahorta.
Historianė, gjeografė dhe dietarė tė tjerė nė lashtėsi kanė dėshmuar pėr vreshtarinė dhe verėtarinė iliro-shqiptare.
Straboni shkruan pėr Ilirinė: Gjithashtu i ngrohtė e frytdhėnės ėshtė ky vend sepse ka plot ullishta dhe vreshta tė mira. ....Ilirėt eksportojnė verė nė Romė qė e mbajnė nė enė druri.
Aristoteli i madh pėrmend njė lloj vere tė bėrė nga fisi i Taulantėve qė tharmėtohej me anė tė mjaltit.
Emėrtime tė lidhura me vreshtarinė, pėrbėjn njė tjetėr lashtėsi dhe traditė shqiptare. Fshatra me emrin vreshta ka nė rrethet Elbasan, Fier, Gramsh, Korēė. Pranė shumė grup shtėpive, hasen vende qė quhen vreshta (psh nė fshatrat Vallas, Dramosh, Muriq, Shtuf-Oblik, Dajē, Kullaj, Mes, Postubė, Vrakė etj si dhe nė disa fshatra tė Kosvės e tė komunės sė Tetovės).
Emrin Vinjoll tė dy fshtrave nė rrethet Mat dhe Kurbin, akademiku Eqerem Ēabej dhe gjuhėtarė tė tjerė e lidhin me fjalėn latine vinealis terra, pra tokė pėr vreshtė. Ēabej ka shtjelluar prejardhjen vendėse tė fjalėve hardhi, vjel, vile, vresht, rrush, bėrsi etj.
Te shqiptarėt himnizimi i rrushit arrin deri aty sa pėrdoret si emėr pėr njerėzit, sikurse femrat qė quhen Rrushe ose rrush. Kjo ndodh edhe nėpėr kėngė si psh U zgjua rrushja nė mėngjes, Rrushe moj rrushe, Bėjmė zonjė dhėndėrė etj.
Nėpėrmjet fjalės rrushi kanė zgjedhur dhjetra tė tjera ku njė pjesė e tyre emėrtojnė lloje bimėsh : Rrush arushe, Rrush dhelpre, Rrush i alpeve, Rrushqyqe, Rrushtake, Rrushkuqe etj.
Fjalėt e urta, gjeagjėza, ngjarje dhe rrėfenja qė lidhen me vreshtarinė dhe verėtarinė shqiptare do tė vazhdojnė tė bėjnė pjesė nė visarin e kombit shqiptar. Me kohė kėto pasurohen, njerėzit i mėsojnė dhe edukojnė pėr tė qenė mė afėr kėtyre veprimtarive nė kėrkim tė begatisė familjare dhe kombėtare. Nė librin Vreshtaria dhe verėtaria shqiptare (Andrea Shundi dhe Ahmet Osja - Tiranė 2004), nga ana agronomike, shtjellohen 650 fjalė tė urta, thėnie, ngjarje dhe rrėfenja, krahas shtjellimeve pėr fjalė dhe emėrtime qė lidhen me vreshtarinė dhe vertarinė shqiptare.
Pėrveē dėshmive qė tregojnė traditėn, lashtėsinė dhe cilėsinė e kėsaj kulture, a ka tė dhėna mė specifike apo statistikore qė tė hedhin dritė pėr zelitjen e hardhive dhe prodhimin e verės nė Shqipėri?
Humanisti Frang Bardhi, nė vitet 30 tė shekullit tė XVII, nė parashtesėn qė i dėrgonte Vatikanit shkruante se janė pėrzgjedhur vreshtat nga do tė merret rrushi pėr prodhim vere qė ėshtė e pėrcaktuar pėr nė Vatikan. Kėto vreshta pėrqėndroheshin nė trevėn e Tejdrinit / Zadrimės, ku mbizotėronte kultivari vendas Kallmet, me emėr tė shquar nė disa vende tė Evropės, pėr cilėsinė e shquar tė rrushit dhe tė verės. Ky kultivar nė to emėrtohet Scadrca (Dalmaci), Kadarka (Hungari), Nero di Scutari (Itali), Raisin Noir de Scutari (Francė), Schzvartzes dhe Skutariuer (Austri e Gjermani), Gemza (Bullgari) etj.
Historiani Henri Enjalbert, nė librin e tij Historia e hardhisė dhe e verės (Paris 1975), shkruan: Trojet shqiptare janė ndėr vatrat dhe vendet me histori mė tė gjatė pėr vreshtari nė Evropė; sė bashku me ishujt Jonianė dhe me Dalmacinė Jugore mund tė kenė qenė strehimi i fundit pėr hardhitė pas periudhės sė akullnajave.
Iliria si burim kultivar hardhishė cilėsore qė u pėrhapėn nė vreshtarinė italiane e mė gjerė, pėrmendet nė botime nga njė sėrė shkrimtarėsh latinė (The Oxford Companion of Wine New York 1994). Nė kėtė vazhdė, profesori italian me shumė emėr nė vreshtarinė botėrore, Atilio Scienza, ka ndėrmarrė studimin krahasues qė nėpėrmjet pėrcaktimit tė ADN-sė nė kultivarėt shqiptarė dhe italianė, tė saktėsojė rrugėn aq tė lashtė tė kalimit tė materialit mbjellės pėr hardhitė, nga prejardhja e Lindjes sė afėrt nėpėr Greqi, Shqipėri e mė tej.
Nga dokumenta kadastrore tė shekullit tė XI-XV, me dhjetra treva e fshatra, prodhim kryesor kishin rrushin, si Kopliku, Shesh-Ndroqi nė Tiranė, 57 fshatra nė Vuēiterrė tė Kosovės etj. Regjistrimi i vreshtave nė vitin 1431, se nga 1123 fshatra tė vendasve, tė vendosura prej Konispolit deri nė lumin e Matit, 14% e tyre kishin vreshta tė taksueshme, ndėrsa nė zonėn Pėrmet-Korēė, arrinte nė 26 %.
Evlia Ēelepia, qė udhėtontė nėpėr Shqipėri, gjatė viteve 1660-1670, shkruan se Elbasani kishte 20 mijė dynymė me vreshta, Shkodra 23 mijė dynymė, Skrapari 70 mijė dynymė. Krahas shtresave tė tjera tė popullsisė, spikaste edhe ajo e vreshtarėve.
Nė trojet shqiptare, hardhitė kanė fqinjėsi shekullore me ullirin nė zonėn e ulėt e kjo vazhdon me gėshtenjėn e arrėn nė zonėn e brendshme, e cila ėshtė mė e freskėt.
Trojet shqiptare janė ndėr vatrat mė tė hershme tė krijimit dhe ruajtjes sė hardhive tė egra, Larushkėve dhe atyre tė zelitura. Kjo dėshmohet edhe me ekosistemin e hardhive rastėsore dhe zonat tipike ku zeliten vreshta e pjergulla. Tė tilla mund tė pėrmendim Tejdrinin / Zadrima dhe Mbishkodra, Shesh-Ndroqi nė Tiranė, Nartė-Panaja nė Vlorė, Polenė / Goskovė nė Korēė, vazhdimėsia Leskovik-Pėrmet-Skrapar.
Vera, qė nga antikiteti e deri nė ditėt e sotme, ėshtė njė pije e gjithė shtresave tė popullsisė, por gjithsesi cilėsia e saj e lartė ka qenė gjithnjė e lidhur me emrat e fisnikėve apo edhe tė mbretėrve, tė cilėt kanė pasur verėra tė veēanta e tė pėrzgjedhura. A ka gjurmė tė kėtij lloj kultivimi apo mė mirė tė kėsaj lloj lidhje, tė parisė shqiptare me verėn dhe nėse po, a ka ndikuar pozitivisht kjo gjė nė traditėn tonė?
Familjet e mėdha fisnike dhe pasanike vendase, kanė ndikuar jo pak nė verėtarinė dhe vreshtarinė shqiptare. Nė shekujt VII-VIII, familja Ēinna, me prona buzė liqenit tė Shkodrės, vilen (bistakun) e rrushit e kishte simbol tė saj dhe tė pasurisė qė zotėronte. Gjatė Mesjetės numėroheshin disa familje fisnike tė cilat kishin pėrzgjedhur dhe tipizuar kultivarė hardhishė. Kėshtu, Blinishtėt dhe Dukagjinėt, tė cilėt zotėronin Tejdrinin dhe Mirditėn e mė tej, punonin me Kallmetin; Balshajt me Vrancin (mundet me prejardhje nga Vranja nė Malėsinė e Shkodrės, ku legjendari Oso Kuka luftoi kundėr pushtuesve; nė popull vranė quhet korbi i zi sikurse kjo lloj vere); Muzakajt, Shpatajt, Topiajsit tė cilėt zotėronin ultėsirėn bregdetare qė nga Vjosa deri nė gjirin e Ambrakisė, u morėn edhe me Vloshin; Kastriotėt me Cerunė dhe pinjollėt e Topiajve nė Durrės-Krujė-Tiranė, punuan me Sheshin. Me pushtimin e vendit nga perandoria osmane, shumica e familjeve fisnike u shuan dhe pėr kėta kultivarė e vreshta pėrkatėse, kryesisht u pėrkujdesėn manastirėt e kishat pranė tyre.
Nė vazhdėn e kėsaj tradite, nuk janė tė rastit diplomat dhe ēmimet e fituara nėpėr panaire. Nė 1903, nė Selanik (Greqi), familja Suma nga Shkodra, fitoi diplomėn Sofia pėr verėn e saj; mė 1936, pėrsėri nė panairin e Selanikut dhe nė 1937 nė panairin e Lindjes, Bari (Itali) 1937, familja tjetėr shkodrane Ēobaj, fitoi diplomė pėr verėrat e saj. Gjithashtu pėrmendet konkursi kombėtar 1940 qė nxorri fitues vreshtarėt-verėtarėt Vasiul Nuēi (Pogradec) dhe Luc Preldushi (Bajzė-Malsi e Madhe).
Po nė periudhat e mėvonėshme, si vijoi bashkė-udhėtimi i vreshtarisė e verėtarisė me rritėsin e prodhuesin shqiptar?
Nė vreshtarinė dhe verėtarinė shqiptare, gjatė shekullit tė XX, mund tė shquajmė disa kulme:
Nga rreth 4 mijė ha vreshta pas shpalljes sė Pavarsisė, u arrit nė afro 20 mijė ha nė 1990. Gjatė viteve 1960-1980, nė kurorat kodrinore dhe kodrat gurishtore pėrreth pjesės mė tė madhe tė qytetit u krijuan blloqe vreshtare me 200-500 e deri nė 2-3 mijė ha.
Nėntė fidanishte, edhe kundėr filokserės, tė ngritura nė vitet 20-30, u shumuan nė 26 nė vitet 80.
Me gjithė shkatėrrimin masiv tė vreshtave nė vitet 90, tanimė kemi rreth 10 mijė ha vreshta me strukturė varietore dhe teknologji relatvisht tė kohės, prandaj prodhimi i rrushit ka tejkaluar atė tė viteve 90 dhe tashmė ėshtė mė cilėsor.
Industria e mirėfilltė pėr prodhimin e rrushit zanafillėn e ka nė katėr fabrikat e viteve 30 (Elbasan, Korēė, Shkodėr, Tiranė) duke arritur nė rreth 100 fabrika e punishte nė vitet 80. Tashmė industria private e kapilarizuar anembanė vendit, prodhon dyfishin e sasisė sė verės, likereve dhe rakisė sė viteve 90.
Prodhimi vendas, ėshtė nė pozicion superior apo inferior ndaj atij tė huaj dhe a luan rol pėrfitimi, trashėgimia e vreshtarisė qė ka vendi ynė?
Pėrfitimet pėrgjithsuese nga trashėgimia e vreshtarisė shqiptare janė me natyrė tė larmishme:
Germoplazma nė shėrbim tė pėrmirėsimit gjenetik dhe kultivarė hardhishė qė kanė origjinalite dhe vlera tė tjera; pėr shekuj janė pėrshtatur nė kushtet e trevave pėrkatėse, kanė veēanti pėrsa i pėrket aromės, shijes, ngjyrės etj, mė mirė u qėndrojnė parazitėve e vėshtirėsive klimatike. Tė tillė janė rrushi dhe vera Kallmet, Shesh Vlosh, Debinat dhe Serinat, Pulės dhe Cernie etj; ndėrsa pėr rrush tryeze shquhen Ēaushi Tajkat dhe Hafazali.
Nė strukturėn varietore tė shqiptarėve kultivarėt vendas do tė vazhdojnė tė kenė vendin e tyre sepse zotėrojnė vlera alternative ndaj kultivarėve ndėrkombėtarė.
Sisitemet tradicionale tė mbajtjes sė hardhive, sidomos ato pjergull e kupore, ende janė nė frytshmėri sepse pėrshtaten nė kushte klimatike-tokėsore dhe pėr pėrcaktim prodhimi tė rrushit.
Rritja e vreshtave dhe pjergullave nė lartėsi tė mėdha, deri nė 1300 m mbi nivelin e detit, sikurse ndosh nė fshatrat Dardhė, Sinic, Grapsh etj (rrethi i Devollit) ku u pėrhapėn kultivarė me rrush tė bardhė dhe pjekje tė hershme.
Mbjellja nė dendėsi mė tė madhe deri nė 8000 hardhi/ha sikurse veprohet nė Shesh (Tiranė) nė toka tejet tė pjerrėta dhe skeletike pėr cilėsi rrushi mė tė lartė.
Profesor, duke ju falenderuar qė sollėt kėtė panoramė tė zhvillimit tė traditės sė vreshtarisė e verėtarisė, qė nga antikiteti e deri nė ditėt tona, do tė ishte me interes tė dinim mendimin tuaj, nė lidhje me tė ardhmen nė kėtė drejtim.
Ardhmėria e vreshtarisė dhe verėtarisė shqiptare, mbėshtetet dhe nė trashėgimin e saj, krahas kushteve klimatike tokėsore aq tė pėrshtatshme, popullatės dhe krahut tė punės ende tė shumtė qė merret me bujqėsi, pėrkushtimit profesional dhe investimit nė kėto veprimtari.
Ardhmėria e kėtyre veprimtarive sa mjeshtėrore aq fitimprurėse mund tė ketė njė sėrė drejtimesh:
Vreshtim nė kapilar nė rrafshin horizontal dhe nė atė vertikal nė tokat bujqėsore deri 1000-1300 m lartėsi, bashkrendimi i vreshtave me sipėrfaqe krahasimisht tė mėdha pėr prodhim tregu - me ato tė kopshteve pėr shtėpiak dhe nevoja kryesisht familjare.
Potencialet ekologjike tė vendit dhe leverditė e kėtij biznesi, flasin pėr mundėsi tė 70-100 mijė ha vreshta ku brenda 20-30 viteve tė ardhėshme synohet tė arrihet deri nė 30-35 mijė ha vreshta.
Industria pėrpunuese e rrushit pėrbėhet nga mbi 100 kantina. Me prodhimin e madh cilėsor tė rrushit dhe kėrkesat nė rritje tė tregut vendas dhe eksportit, mundėsohet modernizimi i mėtejshėm i saj, ngritja e kantinave me aftėsi pėrpunuese mė tė mėdha nė shkallė rajoni. Me rreth 200 mijė tonė prodhim rrushi qė parashikohet nė vitin 2030, leverdis njė aftėsi pėrpunuese pėr rreth 1.4 milionė hektolitra verė. Pėrfytyroni mesataren e 10 kg rrush tryeze dhe 20 litra verė pėr frymė popullsie nė Shqipėri!
Kini parasysh se nė Itali dhe Francė, qė kryesojnė nė verėtari botėrore pėrdoren rreth 70 litra verė pėr frymė.
______________________________________________
TE HUAJT
Revista franceze "Historia"
Autori: Richard Lebeau, Specialist pėr Egjyptin e lashtė dhe enolog
Gjeografi Strabon, pak kohė para vdekjes sė tij, e cila ndodhi nė vitin 14 para lindjes sė Krishtit, vizitoi portin Budigala, emri me tė cilin quhej Bordoja nė ato kohė. Nė pėrshkrimin qė ai i bėn qytetit dhe rrethinave tė tij, nuk pėrmendet fare pija e verės. Nė anėn tjetėr, nė vitin 71 pas lindjes sė Krishtit Plini i Vjetėr, i cili zhvilloi tė njėjtėn vizitė, pėrmend egzistencėn e kėsaj kulture. Duke u nisur nga kėto referenca, duket se vreshtaria nė Bordo u zhvillua ndėrmjet kėtyre viteve. Sidoqoftė, njė gjė ėshtė e sigurtė, se vreshtarėt tanė vendosin qė tė prodhojnė verėn e tyre. Ata shpresonin qė tė fitonin nga tregtia fillestare ndėrmjet brogjeve tė Gironde dhe Thames, tė pushtuara nga imperatori Klaud nė vitin 43 pas lindjes sė Krishtit. Qė tė realizonin kėtė gjė ata duhet tė gjenin njė lloj hardhie qė ti pėrshtatej klimės sė zonės. Ata zgjodhėn qė tė mbillnin hardhi tė sjella nga Durrėsi, nė Epir. Kjo lloj hardhie ėshtė paraardhėsi nė distancė i kabėrne-savinjonit, motorri me shpejtėsisė tė lartė i Bordosė aktuale.
Vreshtat e mbjella me kėtė hardhi (duke ju referuar Kolumelės, njė shkrimtar latin qė ka shkruar njė traktat pėr agrikulturėn nė 12 libra), durojnė shiun dhe stuhitė. Kėto vreshta (gjithnjė sipas Kolumelės) prodhojnė njė lloj vere e cila pėrmirėsohet me kalimin e kohės.
Revista italiane: IL SIMPATICO
Autori: Lucio Brancadoro, nga Universiteti i Milanos
Kulumela tregon se ky varietet vjen nga Durrėsi, nė Shqipėri dhe dinte se kultivohej nė zona tė ndryshme nė Hiberi (Spanjė) dhe mė shumė se kudo, aty ku sot ndodhet Rioja. Megjithatė prezenca e tij nė Itali ėshtė provuar sė paku qė nga viti 1700.
Revista elektronike
Nė kėtė faqe interneti jepet informacion pėr verėrat e Siēilisė si dhe pėr ushqimet e saja. Kėtu tregohet zanafilla e kultivimit tė Cabernet Sauvignon. Nė ndryshim nga artikujt e tjerė, kėtu jepet edhe lloji i rrushit i cili ėshtė marrė nė Shqipėri, Balisku i famshėm (duke ju referuar shkrimtarit latin Kolumela).
Kabernetet kanė njė origjinė antike, por tė paqartė si zonė gjeografike. Kaberneti ėshtė prodhimi antik i Biturikės, qė gjendet nė Bordo edhe me sinonimin e Vidure(term i pėrfituar nga vingne dure, i cili tregon rezistencėn e hardhive).
Plini i Vjetėr, nė vitin 71 pas lindjes sė Krishtit, tregon se nė Bordo egzistonin vreshta tė mbjella nga fiset Biturgė e pėr kėtė arsye kultivimet u quajtėn Vitis Biturica. Kolumela thotė se Vitis Biturica, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse Balisku qė kultivohet nė Durrės, Epir. Nga Balisku duhet tė rrjedhė edhe familja e varietetve e Karameneres ose Karamenets, pėrfshirė kėtu edhe Kabėrne Savinjo, Kabėrne Frank, Merlot, Pėti Verdo. Kolumela e dinte se provinca tė ndryshme nė Spanjė, kultivonin Baliskun, veēanėrisht Rioja (pranė zonės sė Bordosė) qė e kishte eksportuar kėtė varietet edhe nė Gironda.
"""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""
Ketu po bej nje shtese te vogel. Duke qene se me terhoqi si fakt, bera nje kerkim te vogel ne internet dhe faqet qe jepen me siper, revistat franceze dhe italiane mund ti gjeni ne adresat e meposhtme, por gjithsesi edhe pse artikujt ishin te gjate, per durresin dhe Baliskun eshte marre ajo qe duhet dhe eshte thene ne gazete. Po qe se i bon pune ndonjonit ja ku i ka adresat:
Revista elektronike :
http://www.isaporidisicilia.com/cata...nocabernet.htm
Revista franceze: Historia
http://www.historia.presse.fr/data/t...3/07305801.htm
Revista italiane: IL SIMPATICO
http://simpatico-melograno.it.omni2....0&fid=30&tid=0
Krijoni Kontakt