Close
Faqja 50 prej 87 FillimFillim ... 40484950515260 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 491 deri 500 prej 862
  1. #491
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Alnosa!...po sa seriozisht i merr edhe ti keto fjalet e mia mi dreq!....ai lloj morali qe te bera ishte thjesht nje menyre per te te prekur disi ne seder dhe mbi te gjitha per te te thene se na kishte marre malli pasi kishte kohe qe nuk te kishim pare ne shoqate....e eger!...edhe kush?!...ti!....vertet besove se une mendoja dicka te tille per ty?!....po eshte pikerisht ajo miresia dhe shpirtbutesia jote qe ne na e nxjerr pijen...!

    Gabriel!...faleminderit po une do te preferoja me mire raki Muskat se rakine e bere vete keta lokalet nuk e kane edhe shume te mire...ato te jashtmet po,nuk i kam qef fare....te pakten Muskati eshte me vule e me firme,nuk ka rrezik...qe te mos ta ha edhe une si puna e Dajos...)))


    O Dajo!....po kur ben veprime te pasinqerta normale qe do te pish raki te pasinqerte......po pse ore derbardh nuk pi raki ketu me ne, po shkon e pi neper lokale...une vete,sado qe vdes per rakine,neper lokale nuk pi kurre.....dua te vdes une per rakine e jo te me vdese rakia mua...per me teper te me vdese nje leng qe
    s'ka lidhje fare me rakine por ben pjese ne familjen e alkoolit te frenave...))
    Kujdes!!! here tjeter mos pi me raki neper lokale se do marresh veten me qafe.
    Edhe une desh e kam ngrene nje here qafen e pates po per fat te mire e munda me rrezistencen fizike....cun i ri mo....po ti nuk ke as moshen mor Dajo....do te te ngelet edhe pensioni pa marre mor i uruar...te lutem te mos besh me te tilla marrezira....pime bashke raki te paster....harroje rakine e lokaleve.....hajde gezuar nje here me raki te sinqerte...)))


    Pershendetje Shrek!...mire se na urdherove.....nuk na the,e pi rakine apo jo...nese po te te ofrojme ndonje gote...ma do mendja se e pi perderisa na pershendete me kaq perzemersi...))....ja gezuar!

  2. #492
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395

    Kur ishim tape!...(episode humoristike reale)

    Kur ishim nje dite tape,mbasi dolem nga shtepia e nje shoku,duke ecur rruges nje shoku im perplaset me nje shtylle.....-hugs..me fal xhaje se nuk te pashe

    Nje dite tjeter ishim nje grup shokesh dhe mbas nje darke te renduar me raki pa meze na mori uria....i themi me te voglit prej nesh qe te shkoje te na marre nga nje sufllaqe te dyqani perballe...ai shkon dhe i drejtohet shiteses....-mm...e f..alni
    zzzonje...a munddd te me bbeni 10 zzufllaqe?....shitesja i thote me cudi!....-po c'fare thua mor djale...kjo eshte librari?!....))

    Nje dite tjeter....ishim mbledhur nje grup shokesh dhe kishim shkuar per te pire te njeri prej nesh...mbasi u karikuam mire e mire njeri prej nesh u ngrit per te shkuar ne banje....2 minuta me vone vjen gjyshja e shokut tone e alarmuar dhe na thote
    ....-uuu qyqja!!!...po folini more djema atij shokut tuaj se ka hapur deren e sobes me korent dhe po urinon ne te....)))

    Nje dite tjeter kishim shkuar ne qytet Studenti dhe nga ora dy e nates, te dehur po ktheheshim per ne shtepite tona....ne dalje te q.s-se kishte ngritur nje postbllok policia....na ndaluan policet dhe na kerkuan letrat e identifikimit...te gjithe i kishim me vete pervec nje shokut tone i cili per me teper ishte edhe me i dehuri midis nesh....kur polici ju dretua atij,ai ju kthye serbes dhe i tha;....-une kam abone vlla!...)))....polici i flet i nervozuar!...-mire qe nuk ke me vete leter identifikimi po na flet edhe si Van Dami pale!....-jo mor shef...une nuk jam Van Dami...une jam cuni i xhajes se Rambos!..)).....nje polic qe ishte brenda ne furgon
    na u drejtua me ze te larte;...-kush foli!!!....ky shoku yne qe ne ato momente i dukej vetja Zan Caushi i tha;...-e une fola,pse kishe ndonje problem?!!!...ne ate moment polici del nga furgoni...kur doli vume re se ishte nja dy metra e njezete centimetra i gjate....te gjitheve na doli pija pernjehere....sidomos atij shokut tone.
    Polici ju drejtua ketij te fundit duke e mberthyer fort prej krahu....-c'fare po thoshe ti cuno?.....-po nuk thashe gje ere derman...shaka bera!....-hajdeni pra ti sqarojme ne komisariat ato shakate e tua....tha polici!....nuk po ju flas me teper se ajo qe ndodhi me pas nuk ishte aspak per te qeshur....))

  3. #493
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anėtarėsuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    671
    DAJO, te kam gjetur. Shendet pac ti e gjithe c'te do zemra!

    Kam gjetur nje raki moskati shume te mire. Eshte 5 vjecare e vjeteruar ne fuci Lisi. Vetem se eshte pak e shtrenjte dhe e pi vetem me raste.
    Per Vit te Ri, me prune dhurate nje raki 8 vjecare qe fillestaret i hedh tuc qe me gote te pare, por eshte shume pak.
    Do me pelqente qe keto 2 mrekulli te njerezimit ti pija bashke me ju ne realitet, se keshtu ne virtualitet do thajme dhe detin ndonje dite.

  4. #494
    [Familja] 1po1 [H][P][D] Maska e BLEND1
    Anėtarėsuar
    14-01-2007
    Vendndodhja
    RULET me zemer tek FAMILJARET
    Postime
    70
    Pershendetje

    Sofren e Pashe po nuk pashe gje ne Tavoline )
    )--=> P1JANEC1 <=--(

  5. #495
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anėtarėsuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Mirembema ne evrope miredita ketej nga lagjja !
    Pershendetje per miqte e rinj te regjistruar dhe duke j'u uruar zgjidhjen e drejte qe bene duke iu bashkuar zerit te vertete te miresise , drejtesise, paqes e respektit(paqes dhe respektit ?!Cift interesant nuk e kisha menduar me pare) po ngre nje gote (une gotat i ngre me gjithe ment, po deshet me besoni)urime dhe mos i lini te tjeret thjesht duke xhelozuar per zgjidhjen tuaj,ndihmojini dhe te njohurit se e kane nevoje drejtorientimin e ndjenjes dhe gjykimit e paresive te zgjedhjes se zgjidhjeve te drejta te problemeve te perditeshme qe ndeshim ne kete shoqeri te ..........Gezuar !
    Shoku te paca ,Dajo nuk je as i pari as i fundit qe e ke pesuar,duke shfrytezuar kuptimin e mirefillte te shprehjes ;"eshte RAKI nga "e imja" shfrytezojne gjendjen dhe ta fusin prandaj keto si lejohet experiences tende behu pak me ...... .
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  6. #496
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Ja pershendetje nje here!....PRI!....po si mor plak mban te tilla xhevahire ne shtepi e nuk na thua?!...une e kuptoj se do qe ta kesh per vete te gjithe ate raki
    por ne rastin e ketyre lloj perlash,vlera e vertete duket kur i ndan me te tjeret se duke i mbajtur per vete e humbasin ate vleren e tyre te c'muar....shpresoj qe te na bier rasti ndonjehere kur te kemi ndonje rruge andej nga Valona qe ta pime ndonje teke dhe te japim vleresimin tone si eksperte qe jemi......une per momentin po konsumoj nje raki 2 vjecare...dua ta ruaj per me gjate po nuk e ruaj dot.

    Blend 1!...ti mire se na erdhe nje here pa sofren e mbushim sa hap e mbyll syte.
    Ja te paca byrazer!


    Miredita ne Amerike,e gjume te embel ketej nga lagjja ime!...po c'kemi more Arben?..si ja ke kaluar?....lere Dajon e mos e nga se pas asaj qe hoqi,nuk ka per ta pire me rakine pa i bere analizat...)))....sa per ate shprehjen e mirebesimit(eshte raki nga e imja)...e perdorin vetem ata pronare lokalesh te cilet nuk e pine rakine dhe per pasoje,jane lakmitare dhe te papergjegjshem....sera jone nuk do te bente kurre te tilla abuzime....po te ishin rakidashes pronaret e lokaleve,edhe ne do te gezonim shendet te plote...edhe punetoret do te gezonin mireqenie
    dhe te gjithe do te ishim te lumtur...perfshi edhe ata vete pasi nuk do te beheshin rober te manise se lekut....gezuar te gjitheve...po e kthej nje here nga faqorja qe kam me vete e cila qendron gjithmone e mbushur me raki te sinqerte ashtu si'c qendron edhe shpirti im i mbushur me sinqeritet...(eshte raki nga e imja)....pa te futur...gezuar)))

  7. #497
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anėtarėsuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    671
    Tung Shoku!

    Do me pelqente qe keto 2 mrekulli te njerezimit ti pija bashke me ju...
    Une per rakine e kisha fjalen ketu, kot me akuzove se e dua te gjithen per vete.
    Ti, mirese te vishe ne Vlore, e rakia do te derdhet lum e jo me teke. Vetem lajmero 1 dite perpara.

    "Trimi i mire me raki te mire, ka akoma me shume shoke"

  8. #498
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    pershendetje cuna dhe goca ...
    hi ,bye .se spaska njeri ketej .

  9. #499
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Eh ty te paca or trim!...nuk e ve ne dyshim fjalen tende shoku jo!
    nese e konsumon rakine atehere je i afte edhe ta ndash ate me shoqerine...eshte pikerisht ky kuptimi i saj....te premtoj se do te te lajmeroj kur te vij ne Vlore....jam i bindur se do te pime bashke si te ishim dy miq te vjeter.
    Gjithashtu edhe ti,neqoftese vjen ndonjehere ne Tirane me dergo nje mesazh.
    Te premtoj se do te perpiqem te sajoj dicka te kendshme...

  10. #500
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anėtarėsuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Shoqata si po pini ?
    Ne -14 gradeC, nje gote ne mengjes,nje ne dreke ,dy ne darke dhe nga nje ndermjet tyre eshte i vetmi shpetim nga ngrirja e organeve(te levizeshme dhe jo).
    Shoku mos m'u merzit qe te kane fshire ate mesazhin per greket , se ke dale ndoshta, nga ajo qe "duan disa" te lexojne. Edhe mua m'a kane bere disa here dhe kam pire nje gote me shume ,pa u pergjigjur fare,me eshte dukur rruga me e mire pavaresisht se, mund te kisha te drejte.
    Kendej nga ne filloi te ftohtet dhe po risim dozen qe t'i rezistojme.
    Nje te forte dje.
    Anglishtja ka fatin e madh qe se shpejti do te kete dhe nje foles tjeter pra, mua.
    Kete ia kam besuar nje kursi qe edhe ky ka fatin e papare te ndiqet nga personi im.
    Sa futem ne klase them:
    -Morning
    -Vodka,vodka -me thote nje rus(Juri)
    -Raki,Raki..-ia kthej une ,do ta provosh pak?
    Me nje shenje pohimi me thote po dhe une pa hezituar nxora shishen e ujit(nuk mbaj faqore se kuptohet pastaj dhe sidomos per alkoolin ketu janeee....)
    E kthen miku pa teklif fare.Ne fact kishim vetem dy tre minuta kohe nga ardhja e mesueses.Me ktheu shishen duke mbledhur buzet dhe filloi te lotoje,pa folur asnje fjale.Per ti treguar se, eshte pije dhe jo ndonje gje tjeter(kushedi si mendoi miku) e ktheva te gjithe, mund te ishte me pak se nje dopjo.
    Me vrap rus miku tek uji dhe filloi te pinte , nje gote,dy,tre ...pese...Hyn mesuesja.Nuk me foli asnje llaf gjithe kohen(rusi).Une i thosha: dobro,dobro..nga larg , ai nuk e hapte gojen gjate gjithe mesimit.
    Ne fund te mesimit ,shkoj afer per t'i thene si ndihesh se, as syte nuk po me hidhte.
    -Juri ,cdo gje ne rregull-i them .
    -OK me thote po une nuk jam alkoolik.
    Per pak e morra me qafe mikun por, thashe se rus eshte , dicka di nga alkooli .Pastaj i kerkova te falur dhe e shoqerova kete me nje leksion per Rakine (mos pyet ne c'fare gjuhe).Kur shkuam tek parking filluam te kendojme:
    Rasiiiiija ooooo Rasiiiiija.... Rakiiia rodina majaaa.(une rakia,ai rasia)
    Kur te vete te henen vetem do kendoj Rasia.......te shikoj do me kerkoj prape RAKI.
    GEZUAR TE GJITHEVE.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ARKIA : 20-01-2007 mė 10:06
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

Faqja 50 prej 87 FillimFillim ... 40484950515260 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pamje nga Gjilani
    Nga Irfan nė forumin Albumi fotografik
    Pėrgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 27-12-2012, 18:55
  2. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-01-2012, 18:28
  3. Konfederata e Artizanatit Shqiptar
    Nga pekomeri nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-10-2006, 07:16
  4. Shoqata e sherbimit vullnetar Albamyriam
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-03-2006, 18:30
  5. Leter Anonime...
    Nga Veshtrusja nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-05-2005, 08:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •