Close
Faqja 37 prej 87 FillimFillim ... 27353637383947 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 361 deri 370 prej 862
  1. #361
    New York Maska e mario_kingu
    Anėtarėsuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    Citim Postuar mė parė nga alnosa
    shoku tanku vertet me preke .
    mos kujto se edhe ne usa nuk vuajme .
    nuk vuajme per buk ,veshje ,uje ,drita .liri ,po vuajme gjene me kryesore vuajtjen shpirterore ,vuajme per shoqerin tone kur mblidheshim neper parqe kush ver e kush birr, e kush aranxhata ndoshta i mban mend dhe ja kepusnim lojrave ,kengve duke na bashkuar ai i urim i vogel GEZUAR .SPYESNIM SE KISHTE DRITA APO UJE .une kam kaluar nje adoleshenc te perkryer qe sdo ta nderroja as me jeten e nje princeshe te perrallave..po sikur na mallkoi njeri u shperndame nga te 4 anet e botes .edhe pse shkembejme imail cdo dite nuk jemi me ata capkenet e pare ,qe vetem te qeshnim dinim ...gjithmone i shoh te ndrydhur ,te lodhur nga jeta .me ben pershtypje se si ndryshon njeriu .biles kete gje e ndiejne me shume me te rriturit duke marre ate goten e rakis dhe qajne hallet me rakine se sduan te na shqetesojne ne ..kjo gje mua me vret shume po cfar te bejme ,jeta duhet jetuar me te keqijat apo te mirat .
    gezuar cuna se une spo pi gje tani se piva pak vere pak me p[are dhe me ka thartuar trute ...

    ju pershendes te gjitheve dhe GEZUAR FESTAT ..


    edhe kush eshte ai qe si mban mend jeten e femiris shoqerin ne shqiperi kur mblidheshim grup shokesh etc por ky ishte fati i shqiptarit te lej kockat ne dhe te huaj jo se ketu ne mungoj gjerat dmth buka uj dritat leket makinat shpia se keto i kemi te tera

    por na ndimon dicka me teper gjuha jon atdheu jon qytetet tona shoket tan se ktu shoket qe kemi edhe pse jan shqipo me te futur ta kan se jan bere kaluar amerikan \\


    por eshte nej fjal e urt gur i fort ne vendin tend edhe pse ktu nuk na shikon njeri si huaj ose me mir nuk ofendoin por prap ne vetvete ndihesh i huaj



    ajde se kam mar nej shishe jack daniel kush do e pi me mua
    Partizoni

  2. #362
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anėtarėsuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Gezuar SHOKU!
    FLM per fjalet e mira .
    Me kujtohet e kaluara dhe me duket sikur jam ne Shqiperi kur klikoj ne shoqate.
    Ketu sic thote dhe MARIO(ktu shoket qe kemi edhe pse jan shqipo me te futur ta kan se jan bere kaluar amerikan \\) dhe ka te drejte .
    Ne mergim mos pafsh as armikun shok i dashur po tani iu nisem kesaj pune dhe zor se kthehemi( nuk i dihet jete eshte kjo) mbase te pakten per nje vizite mundet ,se kam edhe disa nga kusherinjte e mi dhe dy tre shoke qe jane aty po kur te vij do te takohemi te pime e te kujtojme te kaluaren,te premtoj dhe do jete kenaqesi per mua.
    GEZUAR te gjitheve!
    po e mbyll me nje shprehje te PRI:
    Ruaje kazanin e rakise per ata qe kane dale nga rruga e RAKISE dhe po marrin ate te "JACK QOFTELARGUT"
    SUPER CITAT ,shenoheni!
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  3. #363
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anėtarėsuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Ja pershendetje Shoqata.mire se me rrini neper shtepite tuaja se ketu ne selin e shoqates nuk paska njeri.Hajde Gezuar te gjitheve se u pa puna une paskam mbetur per ta mbajt ne kembe Shoqaten ne oret e vona.Po edhe rakia naten e ka lezetin Mileto.Gezuaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaar.

  4. #364
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    PRI.....jo mor i uruar se nuk kam per te shkuar gjekundi vetem se me kishte marre shume malli dhe si'c besoj e di,kur je ne gjendje te dehur malli 10-fishohet....me kishte marre malli se ka ca kohe qe na kane lene pa drita dhe eshte pak e veshtire qe te takohemi shpesh ne kete lloj situate....nuk i dihet...kriza energjitike mund te rendohet me vazhdimin e dimrit dhe keshtu qe kushedi se kur mund te takohemi.....le te shpresojme qe te na i sjellin 1 ose 2 ore gjate kohes qe jemi te lire ne menyre qe te mund te takohemi dhe qe te vazhdojme me radhen e dollive
    ....aa me qe ra fjala te dollite,te falenderoj per shendetin qe ngrite per mua....
    ja edhe une po e pi nje gote per ty e per gjithe njerezit qe ke per zemer...te paca


    Alnosa!...nuk e ve ne dyshim qe ketu ke kaluar koherat me te bukura te jetes pamvaresisht prej veshtiresive......per c'do njeri vendi i lindjes mbetet nje vend i shenjte sepse eshte ky vendi ku kane nisur dhe jane ushqyer enderrat.....sado mire te jesh larg vendit.....duket sikur nuk je i plotesuar...duket sikur nje pjese e jotja te mungon....eshte pikerisht ajo pjese, qe ti e ke lene ketu bashke me femijerine tende......do te doja qe nje dite,edhe ketu ne Shqiperi te krijoheshin kushtet e pershtatshme per nje jetese normale ne menyre qe njerezit ta jetonin jeten e tyre njesoj si ne Amerike apo ne te gjitha vendet e tjera te zhvilluara te botes.....do te doja ti jepej fund njehere e pergjithmone ketij kalvari te gjate vuajtjesh qe ne Shqiptareve na ka rene per pjese.....do te doja te kisha fuqine e duhur per ti ndryshuar gjerat dhe ti coja ato ne nje rrjedhe normale......valle,a
    mund te vije nje dite qe kjo enderr te behet realitet?...jam i sigurt qe kjo dite do te vije.....jam i sigurt sepse ne te gjithe e deshirojme kete dite.....jam i sigurt sepse njerezit ketu te ne kane filluar te ndergjegjesohen.....shoket e mi studjojne dhe punojne me nje zell teper te madh...ata e kane kuptuar se asgje nuk mund te vije nga qielli por duhet te punosh per te arritur dicka........"puna eshte flori"
    pikerisht ky eshte ai proverbi i vjeter te cilin ne Shqiptaret per nje fare kohe e kishim harruar por qe per fat te mire kemi filluar ta risjellim ne mendje....kjo eshte rruga qe duhet te ndjekim nese duam te ndryshojme...


    Mario!...le te shpresojme qe fati yne te ndryshoje dhe qe Shqiptari ti lere kockat ne vendin ku ka lindur.....pikerisht ky duhet te jete edhe qellimi i emigranteve,
    te punojne jashte dhe nje dite te vijne e te investojne djersen e tyre ketu,ne kete vend....le ta kthejne vendin e tyre ne nje vend qe te pershtatet me endrrat
    qe kane pasur deri dje......nuk eshte aspak e veshtire....mjafton qe te kesh deshiren e mire dhe vullnetin e duhur......bejani pra kete premtim vetes.....premtojini vetes tuaj se nje dite do te ktheheni ne shtepi dhe do ta beni ate me te bukur se c'ka qene.....vetem keshtu mund te ndiheni te plotesuar dhe te gjeni ate pjese qe ju ka munguar dhe ju mungon prej vitesh.....ne kete menyre nuk do te jesh i detyruar te pish edhe Xhek ne vend te rakise....do te pish pijen tone pa e ndiere nevojen qe ta lagesh gurmazin me ato lloj pislliqesh...Hajde gezuar nje here e mire se na erdhe ne tavoline pa te tjerat do te rregullohen
    ...nuk ka se si te mos rregullohen perderisa te gjithe e deshirojme nje gje te tille
    Gezuar...


    Arben!.....me vjen keq per ata lloj Shqiposh qe kane ndryshuar ne menyre kaq radikale......jam i sigurt se keta tipa nuk kane patur rastin ta njohin rakine pasi ne kete menyre do te kishin mbetur po ata qe ishin para se te niseshin si puna jote dhe si shoket e tjere qe kane mare pjese ne teme......ju uroj atyre djemve qe nje dite te kujtojne se ku kane lindur, te kujtojne nenat e tyre dhe nese ju ka mbetur pak seder,tju skuqet pak faqja dhe ta ngadalsojne pak ritmin.....jepu pak raki miku im mbase ju sjell disi trute ne vete......Persa i perket atij premtimit te bere
    me behet shume qefi dhe besoj plotesisht ne fjalen tende......edhe per mua do te ishte nje kenaqesi e vecante te te takoja nje dite....le te shpresojme qe ajo dite te jete sa me e afert.....te pershendes....gezuar edhe nje here...

  5. #365
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Ooo Saantoo!!! po ku je bre byrazer se na thave syte......vonon por s'harron te kthehesh prape ne baze....me behet qefi qe te shoh mire....gezuar vlla...te paca
    po e pi nje gote per qefin tend me gurrmazin tim....ohoho sa me ngrohu....njesoj si ardhja jote

  6. #366
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    shoku tanku shume me ndjenj flet ..pash zotin eeeeeee .per cfar vazdon studimet ?
    paska plas muabeti mire ketu .he ju lumte juve ,raki dhe muabet doni ..
    mir e beni ,mire se edhe une vije dhe ju beji muabet ,se per llogje jemi te paret ne bote ..sikur te ishte dhe amerika si shqiperia ,raki ,5 ore pune ,12 ore gjume .7 ore cafe eh sa mire do ishte ...
    shoku tanku sikur te gjithe te ishin ne nje mendje me ty shqiperia do kishte marre zhvillim qe ne 44 .......po asnjeri nuk mendon ore keshtu ,se njerezit spo han dot as buke me ne shqiperi mesa po degjojme ..ai qe e ka kapur veten i ka hipur kalit po cfar te bejne te tjeret qe po i merr kali zvarre ..
    nuk e di ke njerez ne fshat ti apo jo ?
    se une kam dhe kur shkoj me dhimsen sa presin te behet rakia ,apo bagetit qe ti shesin dhe te blejne ndo nje gje qe i duhet.
    biles vjet me ka habitur fakti se njerezit blenin akoma ushqimet me liste ..
    cfar miresie eshte kjo ,fjal ,fjal dhe asgje .
    fjalet e shumta jane fukarallek ,po puna e tepert eshte miresi ...
    po do vij dita do kthehemi dhe ne ,po jam e sigurt se nuk do rrime me shume se 1 muaj ,se mendojme per nje te ardhme me te mire .....une personalisht do rri pergjithmone keshtu shpresoj u lodha ketej sa qe mezi sa pres te iki ....

    gezuar te gjitheve ..

  7. #367
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Pamvaresisht se ka akoma pensimiste si puna jote,ne prape do te vazhdojme ne rrugen qe kemi nisur....sigurisht qe nuk mund te pretendohet per nje ndryshim te menjehershem......edhe ai vendi ku po jeton ti per te cilin presupozohet se eshte vendi ku endrrat behen realitet,nuk eshte se e ka arritur stadin e zhvillimit ne menyre te menjehershme perkundrazi,ju eshte dashur nje kohe mjaft e gjate
    per te mos folur pastaj qe edhe atje ka varferi....nuk ka parajse ne kete bote..
    beson ti apo jo,ketu ka vertet njerez qe punojne fort dhe ne saje te kesaj pune
    e theksoj "te ndershme",kane arritur nje mireqenie te konsiderueshme dhe nuk e ndjejne aspak te nevojshme ta braktisin kete vend....me qe me permende njerezit e fshatit,po te flas per njerezit e mi qe ndodhen atje.ata ne fillim kur u ndane pronat dhe moren pjesen qe ju takonte,nuk kishin as ekonomine e duhur
    dhe as sensin praktik per menyren se si ti shfrytezonin keto prona....me kalimin
    e kohes,duke punuar shume dhe duke kursyer ato pak fitime,arriten te formonin nje kapital te cilin e investuan ne fushen e vreshtarise......kete e arriten vetem me ane te kursimit dhe nuk u ndihmuan aspak me kredi nga ana e shtetit.....me shitjen e prodhimit te pare te vreshtit,blene mjetet per ta punuar ate dhe per te transportuar mallin ne qytet......tani eshte viti i gjashte i prodhimit dhe gjithshka shkon per mrekulli.....kete histori ta thashe per te treguar se mundesite egzistojne
    nuk ka asgje te pamundur....mjafton vetem te kesh vullnet.....te jesh e sigurt se njerez me vullnet te tille,nuk i mungojne Shqiperise...
    Une personalisht,kam filluar te punoj qe ne moshen 14 vjecare....krahas punes vazhdoja edhe shkollen.....per disa,kjo gje mund te tingelloje si dicka jo fort normale por per mua,kjo ka qene dicka mjaft frutdhenese.....nuk mendoj se kam humbur,perkundrazi e ndjej veten mjaft te fituar pasi jam kalitur me edukaten e punes dhe tani nuk trembem perpara asnje lloj veshtiresie qe mund te me dale......mendoj se kjo lloj eksperience,pamvaresisht se ka filluar qe ne moshe minore,me ka sherbyer per tu bere nje njeri me i mire.....sa per listat e dyqaneve,
    me siguri qe duhet ta kesh degjuar nga ndonje prej atyre tipave te kafeneve,te cilet perpiqen te gjejne justifikime se gjoja nuk ka pune per te vazhduar me llogjet e per ti bere temena dembelizmit te tyre......pjesa me e madhe e atyre njerezve qe qahen nuk e bejne se nuk kane mundesi por per te justifikuar dembelizmin e tyre......iku koha e komunizmit ku punonte punetori e hante dembeli.....sot po s'punove nuk te jep njeri....por edhe ata tipa qe rrine e bejne llogje e kane nje burim jetese si prsh,hane djersen e ndonje te afermi qe kane ne emigracion,mjaftohen me keto te ardhura dhe nuk e shohin te arsyeshme te punojne......ky eshte realiteti ketu ne Shqiperi.....une pakenaqesite e mia i kam shprehur per politikat e gabuara qe ndjek shteti yne....dhe per gjerat qe ai u le mangut individeve,dritat shendetesine arsimin e te tjera si keto por mundesite
    e punesimit ketu egzistojne pasi kete e ka ne dore sektori privat.....normale qe ketu nuk eshte mrekullia vete por nje dite mund te behet dhe do te behet..

  8. #368
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    shoku tanko une nuk jam pesimiste .
    se sa dua te kthehem une ne shtepine time ,sbesoj se dhe ti qe je atje nuk mund ta arrish te kuptosh ...po ja qe eshte realiteti ,jetesa e veshtire ..
    pse si thua ti ,me nje got ver e raki dhe ti hedhim hallet ?
    njeriu mendon per familjen ne radhe te pare ore ,jo per vendin ..se nuk e kemi une dhe ti ne dore shtetin .po mos ja fut kot tani ..pse tyte jepet ndonje mundesi e mire jashte shqiperise nuk do ikesh ?me nje kembe biles ,se njeriu gjithmone lufton per te miren e vetes se tij dhe familjes ne radhe te pare ...
    po nje shtepi eshte 80 .ooo $$ me cfar do ta blesh ti e une e ai tjetri ??
    apo duke shitur hudhra e qep apo raki ...mos me thuaj se nuk vuajne njerezit ne shqiperi se i shoh shpesh realisht se vij ne shqiperi ka pasur raste dhe 2 here ne vit .....mos beji sikur eshte rregulluar cdo gje ,cdo gje po shkaterrohet ,mos shiko vetem TIRANEN PO HAPI SYT EDHE NE VENDET E TJERA PER RRETH ...

    HAJDE GEZUAR SE TY STE MBUSHET MENDJA ,PEPSI PO PI UNE .
    gezuar te gjitheve ..

  9. #369
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anėtarėsuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068

    Thumbs up

    Ja nje shqetesim i shendoshe(dialogu i mesiperm),bile dhe mosperputhja e mendimeve te con ne marreveshje (c'rendesi ka rruga,menyra.)
    Shoku er Shqiperine ne Shqiperi
    Alnosaer Shqiperine ne Bote pastaj ne Albania.
    Do ta kerkojme Vloren .....,do te bredhim si.......neper bote e nuk do t'a gjejme....
    Shoku vazhdon "te pije raki", Alnosa po ben" praktike me pepsi "gjer sa te shkoj tek "RAKIA".
    __________________________________________________ ________
    *Ato ikonat me dolen vete nuk di t,i heq une vura vetem OK (gishtin)
    Shoku nuk me the e more apo jo E mail-in qe te dergova ?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ARKIA : 16-12-2006 mė 10:41
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  10. #370
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Une i vetem ndoshta nuk e kam ne dore shtetin por une dhe ti dhe shume te tjere patjeter qe e kemi ne dore.......fuqia jone mund te tregohet me ane te votes se lire....kete gje, ne qofte se ti se di Shqiptaret po e kerkojne me ngulm....te rrespektohet vota e lire......Shqiperia nuk eshte me si ne 97-ten apo 91-shin...
    perparimi ne krahasim me ato kohe te mbrapshta eshte mjaft i dukshem sado te perpiqemi ta mohojme.....ato listat ogurzeza te dyqaneve sot nuk egzitojne me
    me perjashtim te ndonje familjeje te vobekte e cila ne pamundesi per te punuar
    shenon emrin neper lista duke pritur ti shlyeje ne momentin qe merr perkrahjen sociale nga shteti......persa i perket problemit te strehimit dhe apartamenteve te cilat pa dyshim jane te shtrenjta,po te tregoj rastin tim......ashtu si'c te thashe edhe me siper une kam filluar te punoj qe ne moshen 14-vjecare dhe ne moshen 19-vjecare,beson ti apo jo une u bera me shtepite e mia dhe kete nuk e arrita as duke u marre me droge as me prostitucion dhe as me pislliqe te tjera te kesaj natyre.....gjithshka e arrita ne saje te nje pune te ndershme.....sigurisht qe nuk ishte aspak e lehte.....nje zot e di se sa kam punuar,por ne fund i vola frytet e kesaj pune rraskapitese dhe te gjithe kete e arrita duke punuar brenda trojeve Shqiptare......te jesh e sigurt se si ky rasti im ka plot raste te tjera......me pyete nese do te largohesha po te me jepej nje rast me i mire jashte Shqiperise.....nga vendi im drejt vendeve te tjera do te largohesha vetem si nje udhetar i perkohshem
    dhe asnjehere me qellimin per te braktisur vendlindjen..

    Kete qe e them,e them me bindje dhe me pergjegjshmeri te plote pasi une kam besim te plote te vetja dhe te njerezit qe me rrethojne...miq ,shoke, te aferm...te te gjithe ata bashkeqytetare te cilet vazhdojne te luftojne per nje jete me te mire
    ketu,ne shtepine tone....problemi nuk qendron te individi pasi ai ka arritur nje nivel kulturor pse jo,edhe material te tille qe eshte plotesisht i denje per tu quajtur nje qytetar Europian......problemi qendron te dizniveli qe egziton midis shtetit dhe individit.......ne djall te vene ata qe mendojne se c'do popull e meriton qeverine qe ka....kjo nuk eshte aspak e vertete.......nuk ka qene vullneti im qe ne pushtet te hipnin ata mbeturina komuniste......askush nuk ka te drejte te luaje me vullnetin tim dhe me ate te popullit Shqiptar......kjo gje ka per tiu kthyer atyre njerezve te cilet kane bere keto lojera spekullative mbrapsht tamam si nje bumerang i cili do ti shkaterroje perfundimisht......keto jane problemet qe na pengojne te ecim perpara..........Persa i perket varferise ekstreme ne mase si'c ka qene dikur,ajo nuk egziston me......me kete nuk po te them se nuk ka njerez te varfer......por megjithate,une kete e shoh me teper si nje mungese vullneti se sa,
    si nje mungese mundesish.......ndoshta ju krahasimin e beni me vendin ku jetoni prandaj edhe situata ju duket kaq tragjike por ne te vertete nuk eshte e tille....ka shume per te rregulluar,e pranoj por kjo nuk do te thote se nuk kemi bere perparime.........problemi qendron vetem te shteti, te keq menaxhimi i administratave shteterore,te mos harritja e nje konsensusi midis forcave te ndryshme politike per ceshtje te ndryshme te rendesishme ne vend.....te shperdorimi i fondeve publike e te tjera si keto...
    ndryshimi do te vije per te vetmen arsye se populli tashme e di se c'fare kerkon
    ai nuk del me neper mitingje per te mbeshtetur Salen apo Nanon por del per te kerkuar drita,uje,kushte me te mira ne arsim e ne shendetesi ne infrastrukture
    dhe keto ndryshime do te vijne pasi populli si mjet ndeshkimi ka voten e tij....nje vote e cila ne te ardhmen nuk ka per te qene me e cenuar...

Faqja 37 prej 87 FillimFillim ... 27353637383947 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pamje nga Gjilani
    Nga Irfan nė forumin Albumi fotografik
    Pėrgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 27-12-2012, 18:55
  2. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-01-2012, 18:28
  3. Konfederata e Artizanatit Shqiptar
    Nga pekomeri nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-10-2006, 07:16
  4. Shoqata e sherbimit vullnetar Albamyriam
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-03-2006, 18:30
  5. Leter Anonime...
    Nga Veshtrusja nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-05-2005, 08:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •