Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Drejtësia në Shqipëri

    Prokuroria e Sollakut, 4 vjet burg për vrasësin


    Një vendim absurd i prokurorit të Librazhdit, i cili ka minimizuar deri në 4.5 vjet heqje lirie për një vrasës, për pak është shndërruar në një konflikt në sallën e gjyqit. Familjarët e viktimës kanë akuzuar vartësin e Sollakut si të korruptuar dhe se dënimin qesharak e ka dhënë pas marrjes së një shumë të madhe të hollash. Por, në një gjest të rrallë, edhe Gjykata e rrethit të Librazhdit ka hedhur poshtë pretencën e prokurorit. Skandalet vazhdojnë të trondisin radhët e Prokurorisë, ndërkohë që ky institucion, ndonëse i përcaktuar në Kushtetutë si i centralizuar, nuk dihet se ku e ka kreun dhe ku fundin. Kjo për faktin se vetë kreu i organit të akuzës, të cilit shprehimisht Kushtetuta i përcakton si detyrë luftën ndaj krimit në emër të shtetit, ka zgjedhur të ndryshojë rolin dhe të bëjë të kundërtën, të ndihmojë krimin kundër shtetit. Rasteve të panumërta të shkeljes së ligjit dhe abuzimit me detyrën në veprimtarinë e institucionit të akuzës, i shtohet edhe një i freskët në qytetin e Librazhdit. Prokurori i këtij rrethi ka kërkuar vetëm 4.5 vjet burg për një të akuzuar për vrasje, qëndrim që do të trondiste çdo njeri normal që do të njihej me një kërkesë të tillë. Dhe kjo kërkesë kaq skandaloze dhe e papërgjegjshme e prokurorit, për pak sa nuk është kthyer në vendim gjykate, që mund t'i jepte lirinë kriminelit vetëm pas një periudhe modeste prej 4.5 vitesh. Ka qenë kundërshtimi i trupit gjykues të Gjykatës së Librazhdit që e ka parandaluar këtë propozim monstruoz të përfaqësuesit të akuzës, për të cilin duket se jeta njerëzore është shumë më pak e shtrenjtë se sa një grusht me para. Tashmë, një praktikë e tillë është bërë e udhës në institucionin e organit të akuzës, kreu i të cilit në vend që të vazhdojë të akuzojë dhe hetojë kriminelët, po përdor postin e tij për të vijuar lidhjet e tij me botën e krimit, dhe për grumbullimin e pasurisë në mënyrë të paligjshme. Me një vendim befasues, Gjykata e Librazhdit u ka dhënë një zhvillim të ri hetimeve mbi vrasjen e një të riu në vitin 2005. Trupi gjykues ka hedhur poshtë provat e Prokurorisë, duke i cilësuar ato të pavërteta. Vendimi i marrë nga kjo gjykatë e rikthen edhe njëherë çështjen për gjykim nga fillimi. Prokuroria është munduar të argumentojë propozimin e saj absurd me faktin se vrasja ka qenë aksidentale, ndërkohë që gjykata e ka klasifikuar atë si vrasje me paramendim, në bazë të nenit 87 të Kodit Penal, ku përfshihet edhe akuza e rrëmbimit të personit dhe torturës. Gëzim Bardhoshi u prangos nga policia në flagrancë, pasi në bagazhin e makinës së tij uniformat blu gjetën të keqtrajtuar të riun që kishte punuar për shumë kohë si kamarier në lokalin e tij. I riu gjeti vdekjen një ditë më pas në Spitalin Ushtarak të Tiranës, për shkak të plagëve të rënda. Procesi gjyqësor, që në fillim, u karakterizua me akuza të familjarëve të viktimës, të cilët akuzuan prokurorin e çështjes për favorizim të të akuzuarit në këmbim të parave. Ky rast, ndonëse shumë i rëndë dhe në shkelje flagrante të ligjit nga ana e Prokurorisë, përbën vetëm gurin e radhës së kilometrazhit të institucionit të akuzës në rrugën e saj të simbiozës me krimin. Pa dyshim që ky nuk përbën rastin më të bujshëm të bashkëpunimit të prokurorëve me krimin, por mbetet shqetësues fakti se një veprim i tillë konfirmon vazhdimin po aq të ngushtë të këtij bashkëpunimi. Në këto rrethana, nuk dihet se me çfarë argumentash do ta mbronin bashkëpunëtorët e botës së krimit kryeprokurorin, i cili përbën rastin më të paprecedent të degradimit të organit të akuzës deri në këtë pikë.

    Ylber Drazhi

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    uhhhh naqe po keta per cdo vrasje kriminelat kane 10 vjet ulje denimit
    kurse po me te xan rreziku me ther kend me thike e me te xan policia ke 25 vjet burg
    kurse keta qe bajne vrasjen e pare nuk i xen policia bajne te dyten prap si xen kur bajne te treten bien ne burg dhe denohen me 4 vjet burg mandej
    kjo eshte shqiperia jone e dahsur

  3. #3
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Drejtesia eshte shum e lodhur ne shqiperi edhe per kte shkak te ksaj shum gjera nuk shkojne sic duhen ne atdheun tone. Po su rregullua edhe po su pastrua nga korrupsioni sistemi i drejtesise shqiperia do kete probleme.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Paska Drejtesi ne Shqiperi???/
    Here e pare qe po e degjoj...

    E kuptova ,do ta keni llafin per ata qe moren Juridikun per 6 muaj....
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    cfar drejtesie kerkojme ne shqiptaret, ku vet jemi bere te hame
    njeri tjetrin me dhembe ...
    ne skemi drejtesi ne vetvete nje her kerkojme nga pushtetaret ..

    me keta njerez qe kemi patur dhe jane ne pushtet, sbesoj se shqiperia do kete ndonjeher drejtesi ...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    une me ate qe kam degjuar nga njerez te dryshem, them shyqyr qe nuk me ka rene te perplasem me drejtesine, se thone qe drejtesia eshte per toke ne shqiperi
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    3 korriku mundi vetem te vendose nje Aldo Bumc ne ate cka quhet Drejtesi.. perballe mafies gjakatare arapoiste enveroiste ruco edvino gjinusho metoiste..
    Por kjo nuk mjafton..
    Mafia me sallaksa e moisi arapo shyt e ruco edvine e me lukunine e Abdive ne pallat te drejtesise eshte jashtzakonisht e forte..

    Ta mbeshtesim djaloshin e mire Aldo Bumc te cvidhose kte mafie kanibale..

    Kjo eshte shqiptari e humanizem..

Tema të Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovës
    Nga JONI 1 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  3. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  4. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  5. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •