Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    BERZH investon €16 milion për sektorin e energjisë në Shqipëri

    Borxhi pritet të ndihmojë rrjetin elektrik, në mbështetje të integrimit rajonal.

    EBRD/BERZH i dha Koropratës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) borxhin e €16 milion për zhvillimin e sektorit të energjisë në Shqipërisë. Borxhi, i mbështetur dhe nga Republika e Shqipërisë, ka për qëllim forcimin e shpërndarjes së energjisë, nëpërmjet riparimit të 6 transformatorëve të vjetër të cilat do të çojnë në pjesmarrjen e Shqipërisë në tregun rajonal të energjisë në Europën juglindore.

    Kryeministri i BERZH, Varel Freeman tha se zhvillimi i infrastrukturës është pjesë e një serie përmirësimesh për të cilat ka nevojë Shqipëria, dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim po mundohet të ndihmojë me këto përmirësime. “Qeveria e Shqipërisë e vlerëson ndihmën dhe mbështetjen e dhënë për një sektor kaq të rëndësishëm dhe strategjik sa sektori i energjisë” tha Ministri i Financës, Ridvan Bode.

    Banka Botërore do ndihmojë me këtë borxh si dhe Qeveria Italiane do të japë €4.6 milion për financimin e programeve bashkëmenazhuese të ndihmojë KESH-in me drejtimin e këtij projekti.



    Lajmi u mundësua nga përfaqsuesi i shtypit për BERZH, Jazz Singh.

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Më datë 27 tetor zhvillohet tenderi. Do të blihen 2.2 milionë MWh


    Çmimi rekord, KESH do të importojë me 74 euro/MWh

    Me vlerën rekord prej 74 euro për MWh, KESH do të importojë energji elektrike për vitin 2007.

    Në tenderin e hapur ndërkombëtar, që do të zhvillohet me datë 27 tetor, KESH do të blejë sasinë prej 2.206.300 MWh energji elektrike për gjithë vitin 2007, me fond limit total 162.830.396 euro, ku përfshihen TVSH-ja dhe taksat doganore përkatëse. Megjithatë, KESH nuk bën të ditur se sa parashikohet që të jetë çmimi i importit për këtë vit, pa përfshirë taksat doganore dhe TVSh-në. Sipas të dhënave nga korporata, importi i energjisë elektrike do të sigurohet nga fondet e vetë KESH-it. Ndërsa në tenderin e fundit të zhvilluar nga KESH, çmimi i energjisë ishte vetëm 34 euro për MWh. Një vit më parë, KESH kërkoi blerjen e 2233 GWh energji elektrike me fondin limit prej 76 628 400 eurosh. Për herë të parë, KESH publikon fondin përfshirë edhe taksat, duke mos bërë në këtë mënyrë transparente çmimin e vërtetë të importit të energjisë.
    Sasia e energjisë që parashikohet të importohet do të jetë i ndarë në lote të veçanta për çdo 3-mujor. Kështu loti I, parashikon periudhën 1 janar 2007-31 mars 2007, ku është kërkuar sasia prej 568.000 MWh, me fond limit 44.599.133 euro. Vlera e importit për 3 muajt e parë të vitit do të jetë 78 euro për MWh. Ekspertët sqarojnë se në 3 muajt e parë të vitit, energjia është shumë e shtrenjtë si rrjedhojë e kërkesës së lartë. Ndërsa loti II parashikon periudhën 1 prill 2007–30 qershor 2007, për sasinë prej 410.600 MWh, me fond limit 27.629.028 euro. Çmimi i energjisë për këtë periudhë parashikohet të jetë 67 euro MWh, ose 10 euro më pak se 3-mujori i parë i këtij viti. Në lotin III që përfshin periudhën 01 korrik 2007-30 shtator 2007 është kërkuar importi i 530.000 MWh, me fond limit 37.420.332 euro, ku vlera parashikohet të jetë 70 euro/MWh. Ndërsa loti IV përfshin periudhën 01 tetor–31 tetor2007, për sasinë prej 697.700 MWh, me fond limit 53.181.903 Euro, ku çmimi është 76 euro për MWh.
    Megjithatë, kriza energjetike që kërcënon Evropën jo vetëm që ka rritur çmimin e energjisë elektrike, por dhe rrezikon importin për muajt e dimrit. Ndryshe nga viti i kaluar, problemet e energjisë për vendin tonë nuk do të jenë tenderat, por kriza botërore si dhe rrjeti energjetik i amortizuar.


    78 euro për MWh parashikohet të jetë çmimi i energjisë për periudhën 01.01.2007 – 31.03.2007, ku do të importohen 568.000 MWh, me fond limit 44.599.133 euro

    67 euro për MWh parashikohet të jetë çmimi i energjisë për periudhën 01.04.2007 – 30.06.2007, ku do të importohen 410.600 MWh, me fond limit 27.629.028 euro

    70 euro për MWh parashikohet të jetë çmimi i energjisë për periudhën 01.07.2007 – 30.09.2007, ku do të importohen 530.000 MWh, me fond limit 37.420.332 euro

    76 euro për MWh parashikohet të jetë çmimi i energjisë për periudhën 01.10.2007 – 31.12.2007, ku do të importohen 697.700 MWh, me fond limit 53.181.903 euro



    Marrëveshje me Greqinë për depozitimin e energjisë

    Shqipëria do të depozitojë energji elektrike edhe në Greqi. Qeveria ka rikthyer në fuqi marrëveshjen me Greqinë, që lejon KESH të depozitojë energji në Greqi dhe anasjelltas. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, kryeministri Sali Berisha vlerësoi se marrëveshja rikthen një praktikë të rëndësishme dhe frutdhënëse në vitet ’92-’96 në bashkëpunimin në fushën e energjisë. “Kjo praktikë mundëson depozitimin e energjisë reciprokisht, meqenëse të dy vendet kanë natyrë të ndryshme prodhimi, njëri termo dhe tjetri hidro. Në këtë mënyrë, së bashku me marrëveshjen që kemi me Kosovën, ne optimizojmë shumë përdorimin e resurseve hidrike. Marrëveshjen që kishim e rrëzuan qeveritë kleptokratike, sepse donin importin dhe jo depozitimin e energjisë. Kjo për shkak se importi u jepte mundësi që të bënin marrëveshje personale. Ndaj dhe kjo marrëveshje është e rëndësishme”, ka theksuar Berisha.



    BE: Kujdes me institucionet e tenderimeve
    Berisha: Prokurimet të miratohen me procedurë të përshpejtuar


    Në janar të vitit të ardhshëm do të fillojë zbatimi i ligjit të ri të prokurimeve publike. Deri me datën 20 nëntor, kryeministri Sali Berisha i ka lënë afat anëtarëve të qeverisë që të përgatisin aktet nënligjore për prokurimet publike. Berisha ka kërkuar që ligji i ri i prokurimeve publike të miratohet me procedurë të përshpejtuar në Parlament. Madje, për këtë, Berisha do t’u kërkojë deputetëve të maxhorancës që të kërkojnë votimin e tij në një kohë sa më të shpejtë. Sipas Berishës, është e domosdoshme që në janar prokurimet të fillojnë me ligjin e ri. “Duhet të bëjmë çdo përpjekje, të konsiderojmë mundësinë e procedurës së shpejtuar në Parlament ose të studiojmë të gjitha mundësitë që ka rregullorja e Parlamentit, që, përveç të drejtës së Këshillit të Ministrave dhe të drejtës së një numri të caktuar të deputetëve për ta shqyrtuar me përparësi, të shohim edhe procedura të tjera që lehtësojnë votimin e tij në një kohë sa më të shpejtë, me qëllimin e vetëm që ky ligj të mund t’i bëhet i njohur stafit që do ta zbatojë atë”, ka theksuar Berisha në mbledhjen e djeshme të qeverisë. Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian ka kërkuar nga qeveria që të tregojë kujdes me institucionet e pavarura të tenderimit. “BE-ja ka kërkuar që në një afat të shkurtër, ligji i prokurimeve publike të përputhet me standardet evropiane, të kërkohen procedura strikte të tenderimit, duhet të fuqizohet Agjencia e Prokurimeve Publike”, ka theksuar shefi i Delegacionit të KE-së, Helmuth Lohan, në konferencën “Prokurimet publike, një hap drejt integrimit evropian”.



    Koncesionet, në fuqi më 1 janar

    Në datën 1 janar 2007 parashikohet që të hyjë në fuqi edhe ligji i koncesioneve, i cili do të plotësohet edhe me aktet nënligjore. “Këto dy ligje, së bashku me ligjin e ankandeve, janë pamëdyshje një arritje madhore në fushën e reformave, por kjo arritje pa zbatimin e saj mbetet në letër. Ne duhet të nxitojmë e të punojmë me përkushtim të përgatisim kushtet për zbatimin e tyre. Me këto ligje ne ngremë në një nivel realisht të ri transparence procesin e prokurimit dhe pjesëmarrjes së vlerave dhe aseteve publike të vendit. Eshtë një reformë shumë e rëndësishme, që duhet të zbatohet me seriozitetin më të madh”, u shpreh kryeministri.

Tema të Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovës
    Nga JONI 1 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  3. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  4. Kontrate 950 milion euro me dy kompanitë lidere për prodhimin e energjisë nga uji
    Nga white-knight në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 26-03-2010, 12:16
  5. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •