Neonazist para flamurit të partisë ekstremiste NPD
Publikohen të dhënat e Ministrisë së Brendshme lidhur dhunën e ekstremistëve të djathtë, me kërkesë të fraksionit të majtë të Bundestagut
Ka vite që në Gjermani po shënojne rritje shifrat e delikteve të dhunës, mirepo, kësaj radhe ngritja e numrit të akteve te dhunës të kryer nga esktremistët e djathtë është më e lartë se më parë. Sipas nje studimi te ministrise se Brendshme rezulton se vetëm brenda periudhes janar-gusht ka pasur një ngritje të akteve të dhunës së deri ne 20 perqind.
Kjo do të thote se për çdo muaj ka pasur 1000 akte dhune me karkater esktremist të djathtë. Shikuar nga këndvështrimi i statistikës këtu hyne aktet e ndryshme te dënueshme si është propaganda e ndaluar, rezistenca ndaj zyrtareve shtetëror dhe aktet e dhunës. Në përgjithësi në tetë.-mujorin e vitit 2006 janë regjistruar 452 akte të këtilla, ku ka pasur edhe 325 persona të lënduar. Partitë dhe prokurorët jane alarmuar. Shefja e fraksionit të partive të majta në Bundestag Dagmar Enkelman në rritjen e shifrave vëren edhe nje kualitet të ri. Përmes fitores në zgjedhje të partise së djathtë ekstreme NDP ata ndihen te inkurajuar. Enkelma thotë:
" Hapësirat sociale, ajo e lëvizjes, klubet e te rinjeve-pra aty ku partite demokratike kane zhvilluar aktivitet, tani janë të pushtuara edhe nga te djathtet esktremistët, thotë Enkelmann dhe shton se në këto hapësira ata kane mundesine plasimit te parolave dhe idelologjise se tyre.
Për këtë arsye kërkohet veprim i vendosur ka thene shefi i grupit parlamentar te CSU-se, Hartmut Koschynk. Shteti duhet ta dëshmojë
monopolin e forcës që posedon.
"Me programe duhen bindur të rinjtë që të qëndrojnë larg pjesëmarrjes në skenën e djathte ekstremiste, dhe duhet të shikohet saktë se ku ne Gjermani shfaqet kriminaliteti i dhunshëm i motivuar politikisht. Ne kete rast shteti me konsekunce në vendin e ngjarjes duhet t'i kundervihet nje dhune të këtillë."
Nje kritike të ashpër drejtuar instucioneve federale, atyre te landeve dhe komunale e ka adresuar sindikata e policëve. Sipas shefit te kesaj sindikate, Konrad Freiberg vendimet shkurtpamese për reduktimin e fondeve per projektet për të rinjtë apo heqja dore prej investimit të punëve sociale,i ndihmon esktremistet e djathtë të krijojne nje platforme ideale.
Marcel Fyrstenau
Deutsche Welle
Krijoni Kontakt