Ora 10:25
Nga D.B
WASHINGTON (19 Tetor)- Megjithese shumica e vendeve me gjendjen me te keqe ne Bote i takojne Azise Qendrore, me 50 per qind ose me shume perqindje varferie mes femijeve, nder vendet e Ballkanit Shqiperia ka perqindjen me te larte te varferise mes femijeve me 30 per qind. Ne kete perfundim ka dale studimi i Fondit te Kombeve te Bashkuara per Femijet, UNICEF. Duke bere krahasimin mes gjendjes se femijeve ne zonat urbane dhe ato rurale, ne raport thuhet se dallimi eshte me i madh ne vendet e Azise Qendrore dhe Shqiperi. Po ashtu Shqiperia permendet edhe si nje nga vendet ku mundesia eshte me e madhe qe femijet ne familje te medha te jetojne ne kushte me te keqia sesa ata qe jetojne ne familje vetem me prinderit.
Gjithsesi UNICEF-i thote se varferia mes femijeve ne ish-Bashkimin Sovjetik dhe Evropen Juglindore ka rene ne mase te konsiderueshme gjate dekades se fundit.
Por sipas nje studimi te ri, 25 per qind e femijeve te ketyre rajoneve nen moshen 15 vjec vazhdojne te jetojne ne kushtet e nje varferie te skajshme.
(VOA/Balkanweb)
Krijoni Kontakt