E di ndoshta nuk eshte vendi i duhur per te postuar kete teme mirepo i mbeta borxh Julius-it, Baptistit. etj per pergjigje pasi qe atje ku postova per her te fundit moderatori shlyu postimin (me te drejte) pasi nuk kishte te bente me temen.
Vazhdim:
Mire Julius do t'i postoj edhe disa fakte nga Kurani dhe dua qe me pak fjale mandej te me tregosh se qfar mendon ok?
**Mrekullia tek Hekuri
Hekuri ėshtė njė nga elementet e theksuar fort nė Kur'an. Nė Suren el-Hadid, qė d.m.th. Hekur, ne informohemi:
…Dhe Ne e kemi zbritur edhe hekurin nė tė cilin ka forcė tė madhe dhe dobi pėr njerėzit… (Sure el-Hadid: 25)
Fjala enzelna e pėrkthyer si "zbritur" dhe e pėrdorur pėr hekurin nė kėtė varg, mund tė mendohet se ka kuptim metaforik pėr tė shpjeguar se hekuri ėshtė sjellė pėr tė mirėn e njerėzve. Por, nėse marrim nė konsideratė kuptimin konkret tė fjalės, qė ėshtė "i zbritur fizikisht nga qielli", si nė rastin e shiut apo tė rrezeve tė Diellit, kuptojmė se ky varg sjell njė mrekulli shkencore shumė tė rėndėsishme. Kjo sepse gjetjet moderne astronomike kanė nxjerrė nė pah se hekuri i ndodhur nė botėn tonė ka ardhur nga yjet gjigandė nga hapsira e jashtme.63
**Zgjerimi i Universit
Nė Kur'an, i cili u zbulua 14 shekuj mė parė nė njė kohė kur shkenca e astronomisė ishte ende primitive, zgjerimi i universi pėrshkruhet kėshtu:
Ne me forcėn tonė e ngritėm qiellin dhe vėrtetė Ne e zgjerojmė atė. (Sure Edh-Dharijat: 47)
**Trajektorja e Diellit
Theksohet nė Kur'an se Dielli dhe Hėna ndjekin drejtime specifike.
Ai ėshtė qė krijoi natėn e ditėn, diellin e hėnėn dhe secili prej tyre noton nė njė orbitė. (Sure el-Enbija: 33)Fjala "noton" nė vargun e mėsipėrm shprehet nė Arabisht nga fjala sabaha dhe pėrdoret pėr tė pėrshkruar lėvizjen e Diellit nė hapsirė. Fjala do tė thotė qė Dielli nuk lėviz nė mėnyrė tė ēfardoshme nėpėr hapsirė por se ai rrotullohet rreth boshtit tė tij dhe ndėrkohė ndjek njė drejtim. Fakti qė Dielli nuk ėshtė statik por lėviz nė njė orbitė tė pėrcaktuar pėrmendet edhe nė njė varg tjetėr.
Edhe dielli udhėton pėr nė kufirin e vet. Ai ėshtė pėrcaktim i Ngadhėnjuesit, tė Dijshmit. (Sure Ja Sin: 38)
**Kulmi Mbrojtės
Nė Kur'an, Zoti na tėrheq vėmendjen rreth njė veēorie shumė tė rėndėsishme tė qiellit:
Qiellin ua kemi bėrė kulm tė sigurt, por ata zbrapsen prej kėtyre argumenteve. (Sure El-Enbija: 32)
Kjo veti e qiellit ėshtė vėrtetuar nga kėrkimet shkencore tė kryera nė shekullin e 20-tė. Atmosfera rrethuese e tokės ėshtė mėse e domosdoshme pėr vazhdimėsinė e jetės. Ndėrsa shkatėrron shumė meteorė tė vegjėl apo tė mėdhenj nė afėrsi tė tokės, ajo gjithashtu parandalon rėnien e tyre nė tokė dhe kėshtu dėmtimin e gjallesave.
**Shtresat e Atmosferės
Njė fakt tjetėr i zbuluar nė vargjet e Kur'anit rreth universit ėshtė se qielli ėshtė i pėrbėrė nga shtatė shtresa:
Ai ėshtė qė pėr juve krijoi gjithēka ka nė tokė, pastaj vullnetin e vet ia drejtoi qiellit dhe i pėrsosi ata shtatė qiej. Ai ėshtė i Gjithėdijshmi pėr ēdo gjė. (Sure Bekare: 29)
Pastaj Ai iu kthye qiellit kur ai ishte tym... Dhe i krijoi ata shtatė qiej brenda dy ditėve dhe secilit qiell i caktoi atė qė i nevojitej. (Sure Fusilet: 11-12)
Fjala "qiejt", e shfaqur nė shumė vargje tė Kur'anit, pėrdoret nė referim tė qiellit mbi Tokė dhe po ashtu tė gjithė universit. Me kėtė kuptim tė fjalės shihet se qielli i Tokės, ose atmosfera, pėrbėhet nga shtatė shtresa.
1. Troposfera
2. Stratosfera
3. Mezosfera
4. Termosfera
5. Ekzosfera
6. Jonosfera
7. Magnetosfera
**Lėvizja e maleve
Nė njė varg informohemi se malet nuk janė tė palėvizshėm siē duken, por janė nė nė lėvizje tė vazhdueshme:
E i sheh malet e mendon se ato janė tė palėvizshme, ndėrsa ato lėvizin si retė. (Sure En-Neml: 88)
Kjo lėvizje e maleve shkaktohet nga lėvizjet e kores sė Tokės mbi tė cilėn ato qėndrojnė. Korja e Tokės 'lundron' mbi shtresėn e mantelit , e cila ėshtė mė e dendur. Ishte fillimi i shekullit tė 20-tė, kur pėr herė tė parė nė histori njė shkencėtar gjerman i quajtur Alfred Vegener propozoi qė kontinentet e Tokės kanė qenė tė bashkuar kur u krijua Toka nė fillim, por pastaj u copėtuan dhe kėshtu u ndanė ndėrsa largoheshin nga njėri-tjetri nė drejtime tė ndryshme.
**Mospėrzierja e Deteve me Njėri-tjetrin
Njė nga vetitė e deteve qė ėshtė zbuluar vetėm kohėt e fundit, ėshtė treguar nė njė varg tė Kur'anit si mė poshtė:
Ai i lejoi dy detet tė puqen. Ndėrmjet atyre tė dyve ėshtė njė pengesė qė ata tė dy nuk e kapėrcejnė. (Sure Err-Rrahman: 19-20)
Kjo veti e deteve, qė ata takohen por nuk pėrzihen aspak me njėri-tjetrin, ėshtė zbuluar vetėm kohėt e fundit nga oqeanografėt. Pėr shkak tė forcės fizike tė quajtur "tension sipėrfaqėsor", ujėrat e deteve fqinjė nuk ngatėrrohen. Si pasojė e dendėsive tė ndryshme tė ujėrave tė tyre, tensioni sipėrfaqsor pengon pėrzierjen e tyre, njėsoj si tė kishte njė mur tė hollė mes tyre.68
Nuk e di nese ia vlene te dyehohet ne diqka te tille, ma jep mendimin tend Julius
Krijoni Kontakt