Close
Faqja 25 prej 40 FillimFillim ... 15232425262735 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 400
  1. #241
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311
    Citim Postuar më parë nga alko71
    Ok Kilimangjaro ,po i leme keto forma bisedimesh se po vazhduam nuk ndalen kurre.Duhet ditur se ka kendeveshtrime te ndryshme.Une nuk jam per trajtimin e femres si nje lecke pa vlere.Kjo ka ndodhur ne te kaluaren jashtezakonisht shume(para ardhjes se islamit ).Femrat jane shitur ne tregje ,u jane shikuar dhembet si kafsheve,grave te leshuara nga burrat nuk u kane dhene as nje pjese te pasurise se tyre qe u takon,femijet vajza shumicen e rasteve i kane varrosur te gjalla sepse i kane konsideruar si turp.

    Omar ibn Hatabi (halifi i muslimaneve)ka thene "I kujtoj dy gjera nga periudha paraislamike, dhe njera me ben te qeshe ndersa tjetra te qaje.Me ben te qeshe kur e kujtoj se si nga embelsira formonim nje figure dhe e dekoronim dhe i luteshim tere naten si zot ndersa ne mengjes e hanim!
    Ndersa me ben te qaje sa here qe e kujtoj ,kur me pat lindur vajze dhe une e mora per ta groposur dhe gjeresa e leshoja ne grope ma mbante gishtin fort dhe nuk ma leshonte" !!!

    Ndersa me ardhjen e Islamit u crrenjosen keto dukuri duke e ngritur femren larte ne poziten shoqerore.
    Profeti yne thot"Me i miri nga ju eshte ai qe sillet me se miri me gruan e tij"

    Nuk eshte mbulesa dicka e detyruar me force nga burri por dicka qe femra me vetedije te plote dhe me vetedeshire e mban.
    Gruaja e ime nuk mban mbulese dhe nuk e detyroj kurre ta ve ate derisa ajo vete nuk e deshiron ,edhe pse deshira ime do te ishte qe ajo ta veje nga vetedeshira dhe nga te kuptuarit se eshte ne dobi te saje.

    Per motrat mos te flas ,edhe sot e kesaje dite nuk i jepet pjese nga trashegimija te ne shqiptaret edhe pse eshte qarte e shkruar ne Liber pjesa qe i takon.

    Mire qe ta ve ne mendje Allahu te ndalesh nga mbrapshtesirat e tua nganjehere mbase keshtu e permireson poziten tende "ne defenziv" sadopak.
    Keqtrajtimi i femres nuk u ndalua me ardhjen e islamit por vazhdoi edhe pas ardhjes se tij, vecse ne nje tjeter form te maskuar me mjeshtri. Ti thua se "nuk je per trajtim te femres si nje leck e pavlere" e ne te shumten e postimeve tua mund te hasesh ne te kunderten, ne kunderthenie qe as nje adoleshenti nuk duhet t'i rreshqasin nga lapsi. Pikerisht per kete e kemi edhe ne fjalen: Femrat myslimane jane shitur dhe vazhdojne te shiten neper tregjet patriarkale familjare (pa pelqimin e tyre) dhe ate ne mase dhe ne numer te pakufizuar. Atebote u jane shikuar dhembet, ndersa tani u shkulen dhembet poqese permbajne stoli; grat e divorcuara as tani nuk jane ne nje gjendje me te vlefshme sesa me pare. Jo qe nuk u ipet gje, por u kanoset edhe shpata ne fyt ose varja ne litar. Keni parasysh, nje mashkull zihet ne flagranc me nje femer duke quar dashuri dhe per te denuar mashkullin, ´duhet te deshmojne 4 femra te tjera (eshte e mundur te jene 4 femra prezente per te denoncuar rastin? 4 femra jane te pranishme gjate aktit vetem atehere kur gjirohen filma pornografik lal ). Ndersa per te denuar femran, mjafton nje deshmitar ose nese ajo dhunohet mjafton te denoncoj femra ne polici dhe ajo atyperaty, pra automatikisht eshte vetdenoncuar. Une akoma nuk kame degjuar te kete marr nje femer myslimane pas divorcit ate cka i takon sipas Kuranit. Kjo, edhe e pamundur mbase cdo femer qe divorcohet me apo padashje, shpallet fajtore dhe mbetet me gishta ne goje. Ne Boten Islame eshte c'burrerim dhe denigrim te dal nje mashkull fajtor. Femijet vajza i ndaluan te varrosen te gjalla mbase sipas ligjeve qe vuri ne pushtet Allahu, u kanosej burrave mysliman ajo me e keqja: Ajeti - "Martohuni me 1,2,3 apo edhe me shume gra, sa te keni pasuri"! Ndryshe nuk mund te spjegohet kjo. As kjo qe thua nuk qendron fare sepse myslimanet edhe sot si gjithmone parapelqenje te lindin meshkuj dhe ajo qe eshte me tragjike, shkaqet e divorcit jane ne raste jo te rralla moslindja e nje mashkulli nga nje grua. Kjo dukuri tek myslimanet ve prap ne pikepyetje "Bamiresine" (tentativen e maskuar) e Muhametit per te mos i varrosur femijet femra te gjalla. Kah te sillesh arrin prap tek sheshi Skenderbeg Ashtu edhe Muhameti kah eshte sillur dhe sido qe ka manipuluar me shkrime e ligje, del transparente - "kujdesi dhe perparesia e epshit mashkullor".
    Harrova te cek se me ardhjen e islamit u ndalua varrimi i femijeve femra dhe u hapen dyert per varrimin e gjalle e femrave te rritura (gurezimi).

    Profeti yne thot"Me i miri nga ju eshte ai qe sillet me se miri me gruan e tij"

    Profeti nuk ka te drejt te hap gojen per te drejtat e femres te cilat ai vet i cungoi. Ai pik se pari e perdhunoi Ajshen 9 vjec dhe kesaj nuk mund ti them sjellje e mire; Pastaj e tradhtoi gruan e tij dhe e perdhunoi robereshen e tij, Marijen! As kesaj nuk mund t'i theme e mire. Me sjelljet e tija paradokse, perfide, profeti na dualka sikurse nje kriminel, pedofil apo nje perdhunues femrash te na mesaoj per te drejtat e njeriut.

    Shendet

  2. #242
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    Eshte faji te njerezit qe nuk e pasojne c'fare shkruhet ne shpallje e jo te islami.

    Per Ajshjen ka shume te dhena se ka qene me e madhe dhe jo 9 vjeqe .Ja po e sjelle nje artikull mbi kete qeshtje.


    Fatkeqësisht në vazhdimësi shohim përpjekjet e misionarëve të krishterë, të fokusuara primarisht në satanizimin e Islamit më shumë se kurrë më parë. Bashkësitë Evangjeliste kanë botuar literaturë urrejtëse ndaj Islamit dhe Profetit të Fundit në modelin e shkrimeve të Jochen Katz, John Gilchrist, Robert Moorie etj, duke e paraqitur Muhamedin si gënjeshtar, mashtrues, terrorist, pedofil etj. Kështu jemi dëshmitarë të parodive të ndryshme që vijnë nga ta në përpjekjet e tyre për të shtrembëruar, manipuluar dhe abuzuar totalisht faktet historike dhe etimologjike. Një polemikë e tillë jo e ndershme e misionarëve të Krishterë është akuza për pedofili ndaj Profetit Muhamed lidhur me martesën e tij me Ajshen derisa ajo ishte e re. Misionarët përpiqen që ta shpallin Profetin për abuzues fëmijësh, për shkak të pohimit se Ajshja u fejua (zauagj) më moshën 6 vjeçare dhe martesa është përmbushur (nikahu) disa vite më pas, në moshën 9 vjeçare kur ajo ishte në pubertetin e plotë (sipas burimeve të përdorura nga ta). Kohëzgjatja midis zauagj-it dhe nikah-ut të Ajshes qartë tergon se prindërit e saj pritnin që ajo të mbërrinte pubertetin e plotë para se martesa të plotësohej, nëse këtë moshë e marim për të besueshme. Po të mos ishte fakti se disa misionarë të verbër kristianë përsërisin si papagaj këto akuza pa dashur ti kuptojnë arsyet prapa ngjarjes, kurrë nuk do të kishte nevojë për të adresuar këtë çështje. Pohimi i tyre është i bazuar në hamendje dhe në relativizëm etik e jo në fakte. Ky shkrim, me fakte i mohon akuzat e tilla.
    Pikë së pari traditat që thonë se Muhamedi e martoi Ajshen kur ajo ishte në moshën nëntë vjeçare nuk janë traditat e vetme në historinë e hadithit apo narracioneve. Tradita të tjera lënë të kuptojnë se kjo martesë ndodhi kur Ajshja i kishte 14, 17, 18 apo më shumë vite. Sido që të jetë, nga cilido këndvështrim i burimeve që të shikohet nuk ka asnjë bazë të vetme që Muhamedi të akuzohet për diçka.

    Puberteti dhe martesa në moshën e re në kulturën semitike

    Naiviteti i tërë sagës së misionarëve kristianë kur e akuzojnë Profetin për ‘keqpërdorim-abuzim fëmijësh’, është se kjo i kundërvihet faktit themelor se vajza bëhet grua kur ajo fillon ciklin e saj të menstruacioneve. Rëndësia e menstruacioneve është e tillë sa që gjithkush me njohjen më të vogël rreth psikologjisë do ta dijë se kjo është shenjë se vajza po përgatitet për të qenë nënë. Femrat e mbërrijnë pubertetin në moshë të ndryshme prej 8 deri 12 vite, varësisht nga aspektet gjenetike, raca dhe mjedisi. Femrat në mjediset më të nxehta e arrijnë pubertetin në moshë shumë më të re se ato në mjedise të ftofta. Këto janë fakte të njohura mirë në shkencë.
    Martesa në vitet e hershme të pubertetit ishte e pranueshme në Arabinë e shekullit VII sikur që kjo ishte normë sociale në kulturat semitike duke filluar nga Izraelitët deri te Arabët dhe të gjitha kombet tjera midis tyre. Sipas Talmudit i cili nga Hebrenjtë konsiderohet si ‘Tora gojore’, Sanhedrin 76 b thotë se është e preferueshme për femrat që të martohen kur të kenë menstruacionet e para.
    Seksologët e njohur R.E.L. Masters dhe Allan Edwards gjithashtu tregojnë se është normale edhe sod për shumë kultura të Afrikës dhe Azisë që vajzat të martohen më moshë më të vogël se 10 duke qenë se ato e mbërrijnë pjekurinë seksuale shumë më herët se në vende të tjera si rezultat i mjedisit dhe arsyerave të tjera.
    Akuzave kundrejt Muhamedit dhe martesës së tij me Ajshen ju mungojnë dëshmitë themelore. Po të ishte martesa e tij me Ajshen diçka e pazakontë dhe e dyshimtë do të kishte mospajtime si nga ithtarët e tij e aq më tepër nga kundërshtarët e tij. Relacioni i Muhamedit me të besuarit e tij ishte i tillë që nuk linte asnjë fije hamendjeje që ata të kenë guxim ta kritikojnë kur ai do të bënte diçka jashtë rregullave morale, fetare etj. Pa përmendur këtu natyrën e devotshme të Profetit Muhamed. Nuk ka asnjë reagim të kujdoqoftë,e as të kundërshtarëve të tij, ndaj martesës së Muhamedit me Ajshen në traditat që janë në dispozicion. Po të ishte kjo martesë diçka e jashtëligjshme dhe abuzive siç duan ta paraqesin disa të krishterë atëherë kundërshtarët e tij do ta përdornin këtë me gjithë qejf në luftën e tyre propaganduese kundër tij. Por diçka e tillë nuk është regjistruar asnjëherë. Kulturat fetare qartë e lejojnë martesën nëse personat kanë mbërrirë pjekurinë seksuale. Është irelevante mosha e caktuar legalisht në vende të ndryshme kur të rinjëve u lejohet ligjërisht të kenë lidhje seksuale. Edhe këtu ka dallime të shumta. Në Japoni psh mosha prej kur njerëzit ligjërisht mund të kenë lidhje seksuale është mosha 13 kurse në Spanjë mosha 12 vjeçare. Kjo gjithmonë varet nga pjekuria seksuale dhe relacioni i dyanshëm.

    Tradita tjera përmendin moshë tjetër të martesës së Ajshes

    Tradita tjera i kundërvihen transmetimeve se Ajshja u martua në moshën 9 vjeçare
    Të krishterët kur i bëjnë akuzat e sipërpërmendura gjiithmonë i shmangen transmetimeve të tjera sipas të cilave martesa e Muhamedit me Ajshen u bë në moshë shumë më të shtyrë se mosha 9 vjeçare për Ajshen.
    Pikë së pari këtu duhet sqaruar një gjë. Jo gjithmonë dhe jo çdo hadith është për tu marrë si fakt i padiskutueshëm. Është e njohur se në traditën islamike të hadithit (hadith quhen fjalët e transmetuara të Muhamedit të cilat më vonë u shkruan) u kyçën me kohë edhe shumë hadithe të fabrikuara dhe të rreme. Historia e hadithit në një farë mënyre mund të krahasohet me historinë e Biblës, edhe pse për nga autenticiteti krahasimi është larg nga të qenurit i njëjtë. Fjalët e Jezusit të gjendura në Ungjij u transmetuan gojarisht dhe u shkruan shumë kohë pasi që Jezusi nuk rronte më midis Hebrenjëve, kështu që ato na erdhën me gabime të shumta. Njësoj hadithet u kompiluan shumë kohë pasi që Muhamedi e kishte lënë këtë botë. Edhe pse në rastin e hadithit zingjiri i transmetuesve është në shumë raste evident dhe për tu besuar (gjë që nuk mund të thuhet për traditën biblike) prapëseprapë hadithit kurrë nuk iu kushtua rendësia e njëjtë si Kur’anit kështu që normalisht që ishin dhe janë të mundshme gabimet në transmetim dhe bile bile edhe hadithet e rreme. Redaktimet e Buhariut e të tjerëve nxorrën me mijëra hadithe që u konsideruan të dobëta (edhe të fabrikuara) për shkak të zingjirit të dyshimtë të transmetimit.
    Shumica e transmetimeve të cilat thonë se martesa e Muhamedit u bë kur Ajshja i kishte 9 vite vijnë nga Hisham ibn `urwah i cili raporton në autoritetin e të atit të tij. Zingjiri tjetër i transmetuesve pas Hishamit vie nëprëmjet njerëzve të Irakut ku Hisham ibn urwah shkoi të jetonte pasi që më parë kishte jetuar në Medinë. Askush nga transmetuesit e tjerë medinas nuk e përmendë transmetimin e Hishamit dhe kjo ngjarje si gjërësisht e njohur që është, do të duhej të përmendej si e tillë. Tehzibu'l-tehzib, një ndër librat më të besueshëm lidhur me jetën e profetit dhe besueshmërinë e transmetimeve të fjalëve të tij, thotë se sipas Yaqub ibn Shaibah “hadithet e raportuara nga Hishami janë të besueshme përveç atyre që transmetohen nëpërmjet zingjirit të transmetuesve nga Iraku”. Vetë nxënësi i Hishamit Malik ibn Anas i cili jetonte në Medinë, kishte gjithashtu dyshim rreth transmetimeve të Hishamit të bëra nëpërmes Irakut.
    Sipas traditës Ajshja kishte lindur tetë vite para Hixhretit, mirëpo Buhariu në një vend raporton për Ajshen të ketë thënë se ajo ishte një çupë e vogël kur u shpall surja 54 e Kur’anit, ndërsa dihet se kjo sure u shpall nëntë vite para Hixhretit. Pra sipas këtij transmetimi Ajshja jo vetëm që kishte lindur para shpalljes së sures por kur kjo kaptinë u shpall ajo ishte vajzë e re (jariah) e jo fëmijë (sibyah).
    Sipas gati të gjitha transmetimeve dhe historianëve Esma motra e Ajshes ishte dhjetë vite më e vjetër se Ajshja. Është raportuar në Taqri'bu'l-tehzi'b sikur edhe në Al-bidayah wa'l-nihayah se Esma vdiq në vitin 73 të hixhrit në moshën 100 vjeçare. Tash është e qartë se nëse Esma në vitin 73 të hixhrit i kishte 100 vjetë, ajo do ti ketë pasur 27 apo 28 vite në kohën e hixhrit (rreth së cilës datë sillet martesa e Muhamedit me Ajshen). E nëse Esma ishte atëbotë 27 apo 28 vjetë e vjetër, Ajshja e cila i kishte 10 vite më pak duhej të ishte 17 apo 18 vjeçare. Kësthu që nëse Ajsha u martua me Muhamedin në vitin 1 ose 2 pas hixhrit siç thonë të gjitha traditat ajo do të ketë qenë të paktën 18 –19 vjeq në atë kohë.
    Tabariu në trajtimin e tij të historisë Islamike përmendë se Ebu Bekri i ati i Ajshes i kishte katër fëmijë dhe që të gjithë i kishin lindur në kohën e Xhahilijetit (para shpalljes së Muhamedit për profet) dhe nëse Ajshja kishte lindur në periudhën e Xhahilijetit-Injorancës ajo kurrsesi nuk mund të ketë pasur më pak se 14 vite në vitin 1 të hixhrit kur sipas të gjitha gjasave ajo u martua me Profetin.
    Sipas ibn Hishamit Ajshja e pranoi islamin shumë kohë para se këtë ta bënte Omer ibn Hatabi. Duke pasur parasysh kohën kur ai e pranoi Islamin del se Ajsha e kishte bërë pranimin në vitin e parë të Islamit. Kështu që nëse transmetimet për martesën e Ajshes në moshën shtatë apo nëntë vjeqare janë të sakta Ajshja në vitin e pare të Islamit as që do të ishte e lindur apo do të ishte bebe e vockël.
    Dhe për fund edhe vetëm një argment tjetër. Sipas Ibn Haxharit Fatimeja ishte pesë vite më e vjetër se Ajshja. Dihet se Fatimeja lindi në vitin e 35 të jetës së Profetit. Dhe tash kur i bëjmë llogaritjet e thjeshta del sërish se Ajshja në asnjë mënyrë nuk ka mundur të ketë më pak se 14 vite në kohën e hixhretit dhe më pak se 15 a 16 në kohën e Martesës së saj
    .
    Përfundim

    Kështu që kemi parë se abuzimet me profetin Muhamed nga disa njerëz dhe njollosja e tij me epitete të turpshme janë hiç më shumë se rrena të krijuara mbi tradita jo të besueshme dhe jo definitive. Është shumë lehtë që të ngriten akuza dhe storie të tëra mbi vetëm një raport dhe të tjerat të lihen anash. Aq më tepër kemi parë në pjesën e parë se edhe sikur të është e vërtetë ajo në qka bazohen akuzat e misionarëve të krishterë, prapë nuk ka kurrfarë mëkati apo abuzimi në martesën e Muhamedit me Ajshen.
    Njësoj si kjo edhe krejt akuzat tjera për Muhamedin si terrorist, vrasës, jotolerat, mashtrues etj bien si kullë prej letrash kur trajtohen nën dritën e fakteve historike dhe karakterit të tij.

    P.s.Nese eshte e mundur per ty, te debatojme pa ju drejtuar personalishte njeri tjetrit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga alko71 : 31-10-2006 më 05:58
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  3. #243
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    o njeri,
    nuk mjafton qe nje vajze te kete mesturacione per ta matruar,
    pse ne bote nuk lejohet seksi me moshat nen 16-18 vjeç, sepse pavaresisht nga pjekuria seksuale duhet edhe pjekuria psikologjike, dmth qe nje femije nen 16-18 vjeç nuk mund te kosiderohet i pjekur deri ne ate pike sa te pranoje martesen,
    A thua se aishen apo ato te tjerat i pyeten kur e martuan me profetin?

    Pastaj e paskan fajin ata qe nuk ndjekin hadithet apo kushedi çfare,

    a mund te pyetesh nje vajze 9 apo edhe 14 vjeçare qe do te martohet apo jo?

    Mos merr parasysh vetem pjekurine seksuale, se nuk mjafton vetem kjo ,
    dmth per ty mjafton qe nje femer eshte e gatshme te kete femije per ta quajtur te rritur?
    Dhe kur ben krahasime me fiset e egra ne afrike mos harro se nuk jemi njerez te eger si para 10000 vjeteve.

  4. #244
    I DASHURUAR PAS DETIT Maska e FJORIN
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    E.U.** SHQIPTAR DHE JO FETAR
    Postime
    432
    Kam nje pyetje ??

    Po sikur te gjithe te lene mjeker dhe te mbajne shami si ata njeshat,
    CA TE LYEJNE MJEKREN NGJYRA-NGJYRA,dhe disa te tjera te mbajne shamira me ngjyra te ndryshme ,
    biles-biles te vijne dhe me citjanet e plakave si thoni ju..

    C'dote e ndothte me Shqiperine ????????

    Hajde xhungel, hajde



    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga FJORIN : 31-10-2006 më 06:20
    1. ARSYEJA E GRUAS QENDRON NE BUKURINE E SAJ ,BUKURIA E BURIT NE QENDRON NE ARSYEN E TIJ
    2.ESHTE E LEHTE TE BEHESH HOXHE APO PRIFT, POR ESHTE E VESHTIRE TE BEHESH NJERI
    WEN MY LOVE SWEARS THAT SHE IS MADE OF TRUTH, I DO BELIVE HER,THOUGH I KNOW SHE LIES....(W.Shekspire)

  5. #245
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    Citim Postuar më parë nga xfiles
    o njeri,
    nuk mjafton qe nje vajze te kete mesturacione per ta matruar,
    pse ne bote nuk lejohet seksi me moshat nen 16-18 vjeç, sepse pavaresisht nga pjekuria seksuale duhet edhe pjekuria psikologjike, dmth qe nje femije nen 16-18 vjeç nuk mund te kosiderohet i pjekur deri ne ate pike sa te pranoje martesen,
    A thua se aishen apo ato te tjerat i pyeten kur e martuan me profetin?

    Pastaj e paskan fajin ata qe nuk ndjekin hadithet apo kushedi çfare,

    a mund te pyetesh nje vajze 9 apo edhe 14 vjeçare qe do te martohet apo jo?

    Mos merr parasysh vetem pjekurine seksuale, se nuk mjafton vetem kjo ,
    dmth per ty mjafton qe nje femer eshte e gatshme te kete femije per ta quajtur te rritur?
    Dhe kur ben krahasime me fiset e egra ne afrike mos harro se nuk jemi njerez te eger si para 10000 vjeteve.
    Sa vjeqare ka qene Aleksandri kur e mori komanden?
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  6. #246
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga alko71
    Sa vjeqare ka qene Aleksandri kur e mori komanden?
    Aleksandri ishte Aleksandri, nuk eshte se e martuan ne ate moshe,
    thjesht trashegoi fronin,
    pastaj nuk jane te gjithe si Aleksandri i Madh, pastaj mos te themi qe ishte edhe qafir.

    Tani meqe ka ndonje peson te veçante qe eshte gjeni ne matematike ne moshen 6 vjeç , mos duhet qe shkollat fillore te japin Analize matematike te avancuar ?

  7. #247
    Allahu te shikon kudo.... Maska e i fundit
    Anëtarësuar
    22-05-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    244
    Citim Postuar më parë nga FJORIN
    Kam nje pyetje ??

    Po sikur te gjithe te lene mjeker dhe te mbajne shami si ata njeshat,
    ,dhe disa te tjera te mbajne shamira me ngjyra te ndryshme ,
    biles-biles te vijne dhe me citjanet e plakave si thoni ju..
    C'dote e ndothte me Shqiperine ????????
    Hajde xhungel, hajde
    Njehere ne rradhe te pare kjo nuk ndodh se nuk ka mundesi te ndodhe,se njerezit nuk jane te njejte ne llogjike dhe ne mendime,sikur ka te mire qe duan temiren,respektin,te rrine ne pune te vete etj etj ka dhe horra e morracake qe duan vec trazira,te meren me thashetheme qe fytyra u eshte bere sterr etj etj....

    Pastaj sikur te ndodhte tek vajzat me shami ka lezet daje,se ke nje fare kureshtje se si eshte kjo femer,dhe ka dicka te fshehur dhe mashkulli eshte me vigjilent...
    Kurse tek ata qe ti nxjerrin te gjitha ne tabaka nuk ke ctju shohesh tjeter me,dhe te behet normale,saqe dhe kur te jeshe ne shtrat me gruan te duket sikur je ne rruge apo duke pire kafe,skan faj qe shume meshkuj kane probleme seksuale,impotence....
    Pastaj femra e veshur dhe e mbuluar mire ka me shume autoritet dhe potence ne shoqeri....
    Sa per njerezit e xhungles besoj se e din se si jane e? Nuk ma mer medja te keshe aq shume probleme ne formimin tend sa mos ta dishe dhe kete,e ke fjalen per ata fiset e egra qe mund tu themi qe ecin pa rroba fare ose me ndonje gjethe peme para....
    me mire vone sesa kurre....

  8. #248
    Allahu te shikon kudo.... Maska e i fundit
    Anëtarësuar
    22-05-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    244
    Citim Postuar më parë nga xfiles
    Tani meqe ka ndonje peson te veçante qe eshte gjeni ne matematike ne moshen 6 vjeç , mos duhet qe shkollat fillore te japin Analize matematike te avancuar ?
    Ok porse nuk duhet qe ketij personi qe e shte gjeni ti themi ik ti se nuk je i tille ose keto qe din ti nuk jane te drejta pasi nuk ke mbushur moshen e?
    Me preteksin e vetem qe nuk ka mbushur moshen?
    Per historin e ne fjale ti e di mire qe nuk ka qene martesa me nje qellim te plote per femije apo etj etj porse dihet qe moshat e reja kane me shume aftesi te mesojne dhe mbajne mend,keshtu dime qe Aishja ka transmetuar nje numer shume te madh hadithesh....
    me mire vone sesa kurre....

  9. #249
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Kurse tek ata qe ti nxjerrin te gjitha ne tabaka nuk ke ctju shohesh tjeter me,dhe te behet normale,
    Disesi nuk po perputhen keto me parimet islame!!! Njeri thot keshtu tjetri ashtu?! Nuk e di se sa doktrina ka?

    Sa per mendimin tim nuk ka ndonje te keqe nese femrat mbulohen me deshiren e vet, por jo ti mesojne nga mosha 5 vjece se duhet ashtu dhe te iu kercenojne nese nuk bejne ashtu. Si kjo psh.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  10. #250
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anëtarësuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450
    Jo- e din si eshte puna - mos e keqkupto kete qe eshte me siper....
    Tradita familjare ndikon tek njeru si per mire edhe per keq. Nese nje vajz ka te emen e mbuluar dhe te atin e besimtere atehere natyrisht qe ajo ka deshire dhe rritet me fryme islame. Dhe kjo eshte nje pjese e natyres njerzore....

    Ashtu si nje femij i nje budallat e ka shume te veshtire te jete n jeri normal

Faqja 25 prej 40 FillimFillim ... 15232425262735 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Thënie kushtuar femrës.
    Nga ZANOR në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 22-12-2023, 04:38
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. At Donat Kurti O.F.M.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 03:17
  4. Gruaja në Islam
    Nga Acid_Burn në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 22-08-2005, 09:39
  5. 5 Universitetet më të mira në Amerikë
    Nga miri në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 16:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •